Analisti Fatos Lubonja foli mbrëmjen e sotme lidhur me atë çka pritet të bëjë PD pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.
Lubonja theksoi se këto zgjedhje hodhën poshtë tezën se Rama fiton se ka Berishën përballë. Sipas tij narko-regjimi ka përpuar shumë, teksa ekuilibri i forcave në vend është prishur.
Duke parë rezultatin e 11 majit, Lubonja vë re se në votat e disa prej kandidatëve socialistë si Sara Mila apo Zegjine Çaushi, ka ndikim krimi.
“Janë dy gjëra që duhen ndara. Një gjë është kush fitoi dhe si fitoi, kush humbi dhe si humbi, dhe pastaj është përgjegjësia që mund të kenë aktorët për humbjen. Unë i ndaj këto të dyja në këtë. E hedh poshtë një tezë, që ka qarkulluar vazhdimisht dhe sipas mendimit tim e hodhën poshtë këto zgjedhje, se Rama fiton se ka Berishën përballë. E hedh poshtë këtë. Krahas me këtë tezë u dha me shifra se PS ka marrë të vetët.
PD-së i kanë ikur. Kjo nuk qëndron. Për shumë arsye, e kam thënë se këtu është një regjim që ka ecur përpara. Nuk është e njëjta gjë si në zgjedhjet me parë. Është prishur ekuilibri i forcave. Edi Rama ka marrë të gjitha pushtet. Rezultati i votës do shpjegohet me këtë. Një pjesë i ka thënë ODIHR. Është dhe një faktor, faktori se këtu është një narko regjim, pastrimi i parave të krimit i lidhur me këtë regjim, Sara Mila apo Zegjineja që nuk kanë marrë dhe për vete por edhe për partinë. Janë vota për partinë, kanë nxjerrë nga 3 deputetë në atë qytet. Janë votat e krimit.”
Lubonja shton se debati tanimë nuk duhet të jetë se çfarë duhet bërë në PD apo me Berishën. Sipas tij, edhe sikur të vijë më i miri nuk mund të fitojë përballë narko-shtetit. Debati për Lubonjën, tani e tutje duhet të jetë si do ja bëjmë me regjimin.
“Ideja që PS ka të vetët gjithmonë, që janë shtuar, kjo megjithë këto krime, skandale inceneratorët, që i dimë të gjithë, arrestimet me radhë, Veliaj në burg, këtyre i ngelkan të vetët sikur nuk jemi në demokraci. Vetëm te ne rrinë sikur të jenë me yll në ballë. Është një argument e rrejshme. Mirë Berisha paska të gjitha ato dhe nuk merr dot më shumë, por ky populli kushte alternativë të majta dhe të qendrës. Edhe atat nuk morën. Pse të ecim nga logjika që duhet të marrin vetëm nga PD-ja. Veliaj doli hajdut Ahmetaj doli hajdut. Ato parti qenkan formuar që të mos lenë Berishën të fitojë, apo janë formuar të sfidojnë Ramën. Nokës i kam thënë herën e fundit, mungesë sensi realiteti, u ndamë duke na thënë ne do fitojmë. Po humbe i thashë mos hajde, ai erdhi.
Debati nuk duhet të jetë PD-ja, duhet të jetë regjimi. Si do ja bëjmë të shpëtojmë? Akoma të themi e ka fajin PD-ja se fito Edi Rama. Nuk e ha njeri këtë. Më i miri të vijë këtu, aq më keq do luftohet. Nëse gara bëhet kush ka më shumë para dhe pushtet, ai merr më shumë votues, ka mbaruar gara.”, tha Lubonja në News 24.
Tag: lubonja
-

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha
-

“PD duhet të kishte krijuar një front të përbashkët”/ Fatos Lubonja: Prioriteti kryesor, denoncimi i masakrës zgjedhore
Në një lidhje të drejtpërdrejtë një emision televiziv ishte i ftuar analisti Fatos Lubonja i cili ka diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve në 11 maj. Sipas tij prioriteti kryesor duhet të jetë denoncimi i masakrës zgjedhore dhe se jo vetëm Partia Demokratike por edhe partitë e tjera duhet të denoncojnë. Lubonja më tej shtoi se opozita ka hyrë në zgjedhje duke premtuar fitoren, por sipas tij ishte vetëm një teknikë manipulimi për qytetarët.
“Prioriteti kryesor të jetë denoncimi i masakrës zgjedhore Jo vetëm Partia Demokratike por edhe partitë e tjera duhet të denoncojnë.Analiza e zgjedhjeve duhet të jetë shumë e gjerë.Unë mendoj se kjo cështje ka mbetur e hapur. Hyrja në zgjedhje me premtimin që do të fitonin për mendimin tim ishte një teknikë manipulimi”, tha Lubonja.
Ai u ndal më tej edhe tek humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit në të cilën theksoi se përgjegjësia e kreut të opozitës ishte mungesa e një strategjie dhe ideje më të qartë.Sipas tij duhet të ishte krijuar një front i përbashkët opozitar e cila do të funksiononte për krijimin e ideve në zgjedhjet e 11 majit.
“Përgjegjësia e kreut të opozitës ishte mungesa e një strategjie dhe ideje më të qartë. Besoj se duhet të ishte krijuar një front i përbashkët opozitar për të krijuar ide dhe strategji të reja”, theksoi Lubonja -

BIRN: A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në pushtet fitoi një mandat të katërt në krye të vendit, ndërsa numri i deputetëve të saj shkoi në 83, duke siguruar mazhorancën më të madhe që nga viti 1997.
Aleanca për një Shqipëri Madhështore, një koalicion partish opozitare i udhëhequr nga Partia Demokratike, doli e dyta dhe zgjodhi 50 deputetë. Partia Socialdemokrate mori 3 deputetë dhe tre parti të reja fituan gjithsej 4 përfaqësues.Partia Demokratike nuk e ka pranuar rezultatin, ndërsa lideri i saj, Sali Berisha, deklaroi se vota është manipuluar dhe se dhjetëra kandidatë janë zgjedhur me ndikimin e krimit të organizuar.
Ndërkohë, partitë e reja opozitare u ankuan se manipulimi më i madh vinte nga vetë sistemi zgjedhor, i cili u ka shpërndarë më pak ulëse në Kuvend në krahasim me përqindjen e votave të marra.
Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet nuk i arritën standardet ndërkombëtare, pasi u zhvilluan në një terren të pabarabartë, si rrjedhojë e keqpërdorimit masiv të burimeve shtetërore, frikësimit të zgjedhësve dhe kontrollit të lirisë së medias.
Studiuesit dhe analistët vendas janë gjithashtu të shqetësuar, ndërsa peshojnë ndikimin që fitorja e socialistëve do të ketë mbi demokracinë shqiptare dhe institucionet e saj.
“Praktikisht, socialistët dhe më saktësisht Edi Rama, kanë gjithçka në dorë,” tha Ermal Hasimja, ndërsa shtoi se një shumicë kaq e madhe parlamentare do të përbënte një sfidë për çdo vend.
Zgjedhjet e 11 majit janë hera e dhjetë që shqiptarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991. Në tri dekadat e fundit, vendi është përfshirë në një tranzicion të vështirë dhe shpesh të zhurmshëm drejt një shteti demokratik.
Sipas shkrimtarit dhe ish-të burgosurit politik, Fatos Lubonja, regjimet mund të sigurojnë rritje votash në mandatin e katërt, edhe pas një qeverisjeje të mbushur me skandale korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar.
“Në Shqipëri ka një regjim, nuk ka demokraci,” tha ai. “Ky (rezultati) do të thotë më shumë kontroll të mediave, të drejtësisë, të institucioneve që duhet të kontrollojnë shtetin e së drejtës dhe përdorim gjithnjë e më të madh të organeve shtypëse si policia apo presioni ekonomik,” shtoi Lubonja.
Hasimja shprehet se shënjestra e parë e mazhorancës së re socialiste mund të jetë sistemi i ri i drejtësisë dhe në veçanti Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, e cila – në varësi të kë pyet, ka treguar shenja pavarësie nga politika dhe vullnet për të goditur paligjshmërinë në nivele të larta.
“Tek e vetmja pikë ku mund të mobilizohej opinioni publik më lehtësisht, në mbrojtje të SPAK-ut dhe drejtësisë, fatkeqësisht Rama ka dakordësinë e Berishës, dhe rrjedhimisht edhe aty e ka derën e hapur për ta hequr qafe ose kontrolluar,” tha ai.
Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion si pjesë e një afere për zhvillimin e një kompleksi pallatesh në ish-qendrën sportive të klubit ‘Partizani’ në Tiranë. I akuzuar në krah të tij është edhe dhëndri, Jamarbër Malltezi. Të dy i mohojnë me forcë akuzat dhe i kanë cilësuar ato si të nxitura politikisht nga Edi Rama.
Edhe ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni, është e shqetësuar për qasjen që mazhoranca do të mbajë ndaj pushtetit gjyqësor. Ajo i tha BIRN se pushteti i madh rrezikon ta kthejë drejtësinë në një mjet të tijin.
“Kur kontrolli mbi legjislacionin, drejtësinë dhe burimet publike përqendrohet në një dorë, nuk jemi më në një rend demokratik funksional, por në një terren ku institucioneve u kërkohet ligjërisht bindje, jo balancim,” tha ajo.
Masiviteti i shumicës, që i mundëson socialistëve të ndërmarrin të vetëm ndryshime ligjore që kërkojnë kompromis, është sipas saj “një shkelje syri e rrezikshme me idenë se pushteti është mirë të përforcohet, e jo të kufizohet”.
Analistët i druhen faktit se kjo fuqi, e prodhuar nga një proces zgjedhor me probleme, mund ta shtyjë vendin – që deri tani vlerësohet si një demokraci me probleme, edhe më tej në autoritarizëm, pasi opozita, edhe më herët e dobët, del nga këto zgjedhje e shkatërruar.
“Pakësimi i opozitës është edhe më i madh dhe një pjesë e mirë (e votuesve) kanë ikur apo s’kanë votuar,” tha Lubonja.
Edhe Gjoni ngre shqetësimin se dobësimi i mëtejshëm i opozitës është një rrezik i madh për vendin.
“Shqetësuese nuk është vetëm fitorja, por më shumë humbja e një busulle për ç’është e mirë e ç’është e rrezikshme në politikë,” tha ajo, ndërsa shtoi se “tani kemi një Shqipëri që po mësohet të jetojë pa opozitë reale, pa debat, pa balancë”.
Gjoni thotë se qytetarët kanë filluar të heshtin si instinkt vetëmbrojtjeje dhe se kjo sjellje dëshmon që nuk jemi në një demokraci funksionale.
“Është një iluzion i saj, i zbukuruar me fletëvotimi,” tha ajo.
Sipas Hasimes, numrat e mazhorancës së re e bëjnë rezistencën ndaj pushtetit të saj një sfidë për forcat demokratike.
“Mekanizmat më të besueshëm të kundërvënies në këto kushte janë eventualisht partitë e reja, nëse ia dalin të fuqizohen, dhe shoqëria civile, nëse ia del të ngrihet nga gjumi,” tha ai.
Gjoni mendon se kontrolli mbi shumicën mund të vijë vetëm nga jashtë sistemit dhe nga një aktivizëm më i madh i shoqërisë civile.
“Ai (sistemi) është kalbur i gjithë,” thotë Gjoni. “Ndaj edhe segmentet e ndryshme të biznesit, intelektit, mjekësisë, parisë, duhet të refuzojnë të nënshtrohen,” shtoi ajo.
Lubonja, nga ana tjetër, është edhe më pesimist mbi pasojat e këtij rezultati dhe pushtetin që ai i jep Ramës. Shkrimtari thotë se mbështetja që sistemi merr nga jashtë e bën atë të pakontrollueshëm.
“Për mua është bërë edhe më i pakontrollueshëm edhe për shkak të mbështetjes që i jep Europa, ose politikanë të BE-së, që kanë provuar se janë të dështuar në vendin e tyre,” tha Lubonja, ndërsa shtoi se “këtu po rriten liderë autoritarë gjithëandej dhe po bashkëpunohet me ta”.
Sipas shkrimtarit, që kaloi një pjesë të jetës së tij si i dënuar politik në burgjet e diktaturës, e vetmja shpresë e mbetur është që regjimi, siç e quan ai, të shembet nga mëkatet e veta, por kjo sipas tij do të vijë me pasoja të rënda për vendin.
“Ky regjim do të bjerë nga dështimi i vet, dhe kjo do të jetë e keqe për Shqipërinë, sepse do të sjellë një katastrofë,” paralajmëroi ai. -

Analistët: Në Shqipëri ka një regjim, nuk ka demokraci
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në pushtet fitoi një mandat të katërt në krye të vendit, ndërsa numri i deputetëve të saj shkoi në 83, duke siguruar mazhorancën më të madhe që nga viti 1997.
Aleanca për një Shqipëri Madhështore, një koalicion partish opozitare i udhëhequr nga Partia Demokratike, doli e dyta dhe zgjodhi 50 deputetë. Partia Socialdemokrate mori 3 deputetë dhe tre parti të reja fituan gjithsej 4 përfaqësues.
Partia Demokratike nuk e ka pranuar rezultatin, ndërsa lideri i saj, Sali Berisha, deklaroi se vota është manipuluar dhe se dhjetëra kandidatë janë zgjedhur me ndikimin e krimit të organizuar.
Ndërkohë, partitë e reja opozitare u ankuan se manipulimi më i madh vinte nga vetë sistemi zgjedhor, i cili u ka shpërndarë më pak ulëse në Kuvend në krahasim me përqindjen e votave të marra.
Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet nuk i arritën standardet ndërkombëtare, pasi u zhvilluan në një terren të pabarabartë, si rrjedhojë e keqpërdorimit masiv të burimeve shtetërore, frikësimit të zgjedhësve dhe kontrollit të lirisë së medias.
Studiuesit dhe analistët vendas janë gjithashtu të shqetësuar, ndërsa peshojnë ndikimin që fitorja e socialistëve do të ketë mbi demokracinë shqiptare dhe institucionet e saj.
“Praktikisht, socialistët dhe më saktësisht Edi Rama, kanë gjithçka në dorë,” tha Ermal Hasimja, ndërsa shtoi se një shumicë kaq e madhe parlamentare do të përbënte një sfidë për çdo vend.
Zgjedhjet e 11 majit janë hera e dhjetë që shqiptarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991. Në tri dekadat e fundit, vendi është përfshirë në një tranzicion të vështirë dhe shpesh të zhurmshëm drejt një shteti demokratik.
Sipas shkrimtarit dhe ish-të burgosurit politik, Fatos Lubonja, regjimet mund të sigurojnë rritje votash në mandatin e katërt, edhe pas një qeverisjeje të mbushur me skandale korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar.
“Në Shqipëri ka një regjim, nuk ka demokraci,” tha ai. “Ky (rezultati) do të thotë më shumë kontroll të mediave, të drejtësisë, të institucioneve që duhet të kontrollojnë shtetin e së drejtës dhe përdorim gjithnjë e më të madh të organeve shtypëse si policia apo presioni ekonomik,” shtoi Lubonja.
Hasimja shprehet se shënjestra e parë e mazhorancës së re socialiste mund të jetë sistemi i ri i drejtësisë dhe në veçanti Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, e cila – në varësi të kë pyet, ka treguar shenja pavarësie nga politika dhe vullnet për të goditur paligjshmërinë në nivele të larta.
“Tek e vetmja pikë ku mund të mobilizohej opinioni publik më lehtësisht, në mbrojtje të SPAK-ut dhe drejtësisë, fatkeqësisht Rama ka dakordësinë e Berishës, dhe rrjedhimisht edhe aty e ka derën e hapur për ta hequr qafe ose kontrolluar,” tha ai.
Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion si pjesë e një afere për zhvillimin e një kompleksi pallatesh në ish-qendrën sportive të klubit ‘Partizani’ në Tiranë. I akuzuar në krah të tij është edhe dhëndri, Jamarbër Malltezi. Të dy i mohojnë me forcë akuzat dhe i kanë cilësuar ato si të nxitura politikisht nga Edi Rama.
Edhe ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni, është e shqetësuar për qasjen që mazhoranca do të mbajë ndaj pushtetit gjyqësor. Ajo i tha BIRN se pushteti i madh rrezikon ta kthejë drejtësinë në një mjet të tijin.
“Kur kontrolli mbi legjislacionin, drejtësinë dhe burimet publike përqendrohet në një dorë, nuk jemi më në një rend demokratik funksional, por në një terren ku institucioneve u kërkohet ligjërisht bindje, jo balancim,” tha ajo.
Masiviteti i shumicës, që i mundëson socialistëve të ndërmarrin të vetëm ndryshime ligjore që kërkojnë kompromis, është sipas saj “një shkelje syri e rrezikshme me idenë se pushteti është mirë të përforcohet, e jo të kufizohet”.
Analistët i druhen faktit se kjo fuqi, e prodhuar nga një proces zgjedhor me probleme, mund ta shtyjë vendin – që deri tani vlerësohet si një demokraci me probleme, edhe më tej në autoritarizëm, pasi opozita, edhe më herët e dobët, del nga këto zgjedhje e shkatërruar.
“Pakësimi i opozitës është edhe më i madh dhe një pjesë e mirë (e votuesve) kanë ikur apo s’kanë votuar,” tha Lubonja.
Edhe Gjoni ngre shqetësimin se dobësimi i mëtejshëm i opozitës është një rrezik i madh për vendin.
“Shqetësuese nuk është vetëm fitorja, por më shumë humbja e një busulle për ç’është e mirë e ç’është e rrezikshme në politikë,” tha ajo, ndërsa shtoi se “tani kemi një Shqipëri që po mësohet të jetojë pa opozitë reale, pa debat, pa balancë”.Gjoni thotë se qytetarët kanë filluar të heshtin si instinkt vetëmbrojtjeje dhe se kjo sjellje dëshmon që nuk jemi në një demokraci funksionale.
“Është një iluzion i saj, i zbukuruar me fletëvotimi,” tha ajo.
Sipas Hasimes, numrat e mazhorancës së re e bëjnë rezistencën ndaj pushtetit të saj një sfidë për forcat demokratike.
“Mekanizmat më të besueshëm të kundërvënies në këto kushte janë eventualisht partitë e reja, nëse ia dalin të fuqizohen, dhe shoqëria civile, nëse ia del të ngrihet nga gjumi,” tha ai.
Gjoni mendon se kontrolli mbi shumicën mund të vijë vetëm nga jashtë sistemit dhe nga një aktivizëm më i madh i shoqërisë civile.
“Ai (sistemi) është kalbur i gjithë,” thotë Gjoni. “Ndaj edhe segmentet e ndryshme të biznesit, intelektit, mjekësisë, parisë, duhet të refuzojnë të nënshtrohen,” shtoi ajo.
Lubonja, nga ana tjetër, është edhe më pesimist mbi pasojat e këtij rezultati dhe pushtetin që ai i jep Ramës. Shkrimtari thotë se mbështetja që sistemi merr nga jashtë e bën atë të pakontrollueshëm.
“Për mua është bërë edhe më i pakontrollueshëm edhe për shkak të mbështetjes që i jep Europa, ose politikanë të BE-së, që kanë provuar se janë të dështuar në vendin e tyre,” tha Lubonja, ndërsa shtoi se “këtu po rriten liderë autoritarë gjithëandej dhe po bashkëpunohet me ta”.
Sipas shkrimtarit, që kaloi një pjesë të jetës së tij si i dënuar politik në burgjet e diktaturës, e vetmja shpresë e mbetur është që regjimi, siç e quan ai, të shembet nga mëkatet e veta, por kjo sipas tij do të vijë me pasoja të rënda për vendin.
“Ky regjim do të bjerë nga dështimi i vet, dhe kjo do të jetë e keqe për Shqipërinë, sepse do të sjellë një katastrofë,” paralajmëroi ai./ BIRN -

“Procesi në diasporë nuk ishte transparent”/ Lubonja: Zgjedhjet nuk ishin të ndershme
Analisti Fatos Lubonja foli mbrëmjen e sotme në një studio televizive për përfundimin e procesit të numërimit të votave preferenciale të diasporës.
Lubonja theksoi se procesi me diasporën nuk është transparent.“Kam bërë një parantezë nuk besoj në këtë sistem zgjedhor. Nuk besoj se Shqipëria bën zgjedhje të ndershme me këtë regjim. Ku diskutoj për këtë më duket sikur i bëj fasadën regjimit. Do marr pjesë, se kjo është jo vetëm puna, por fjala na ka mbetur. Kam thënë se diaspora për një arsye të thjeshtë është tregues i asaj që është zhvilluar në Shqipëri.
Forca, shteti që kontrollon procesin që ka në kontroll administratën, ekonominë, nuk është treg i lirë. Që ka në kontroll drejtësinë, krimin e organizuar, që nuk ka nevojë për opozitën, policinë. Të gjitha këto bëjnë që zgjedhjet të mos jenë të ndershme. I tha dhe OSBE ODIHR. Në këtë, kur kontrollohet ky proces, edhe mbledhja e votës së diasporës, ishte e qartë, kam thënë do ketë kolpo në diasporë. Me një kontroll merren votat.”
Lubonja shtoi më tej, se edhe procesi i votimeve në diasporë mund të jetë manipuluar, pasi administratës i është kërkuar të japin emra të të afërmve të tyre që jetojnë jashtë vendit përpara fushatës elektorale.
“Kemi të dhëna, njerëz që na flasin. Një nga format, njerëzit që punojnë në administratë u është thënë na sjell emrat e atyre që ke jashtë. Na sill 5 apo 10. Mundësitë ekonomike që ka pushteti për të shkuar atje. Vetë procesi i seleksionimit të votuesit të diasporës. Dikujt i ka shkuar zarfi, dikujt jo. Këta kanë njerëzit e tyre gjithandej. I ka regjimi. Do bëjmë këtë analizë.” -

Samiti i Tiranës, Lubonja: Ne jemi narko-regjim, po e përdorin Shqipërinë si kazan plehrash
Fatos Lubonja komentoi në News 24 Samitin e Komunitetit Politik Evropian të zhvilluar sot në Tiranë me pjesëmarrës pothuaj të gjithë liderët e kontinentit evropian.
Lubonja u shpreh disi skeptik për zhvillimin e këtij Samiti në Tiranë pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit.
“Burri botës ka 4 mandate dhe sa më shumë zullume aq më shumë fiton. Kjo skenografia i shërben legjitimimit të Edi Ramës. Në 2021 fill pas zgjedhjeve kishte ca manovra të NATO në Shqipërisë që të imponon vazhdimësinë e projektit të këtij.
Dhe doli ambasadorja amerikane, pa dalë ODIHR përgëzoi fitoren. Si këto, që uruan fitoren. Ndërkohë që këtu krimi i organizuar po ngre kulla hapur. Këtu është narko-regjim dhe këta bëjnë sikur nuk shikojnë.”
Sipas Lubonjës, vendet e mëdha europiane e përdorin emrin e Shqipërisë si në rastin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë, ku lokacioni i Shqipërisë shërben edhe si dekurajim për të ardhur këtu.
“Këta e përdorin Shqipërinë si kazan plehërash. Duhet të çlirohemi nga kompleksi i ndërkombëtarëve, na erdhën ndërkombëtarët. Na përdorin si deterrencë. Na përdorin si komb. Turp i madh.”
Skenografinë me liderët europianë, Lubonja e sheh edhe si një mashtrim të politikës, për të legjitimuar sipas tij narko-shtetin.
“Historikisht ne, ky është organizim i Edi Ramës. Duhet të kërkojmë edhe llogari sa ka kushtuar. Ai është ofruar ta bëjë për qëllime e veta. Fitojmë ne apo Rama? Nëse është fjala të miklojmë krenarinë kombëtare, që është problem i shqiptarëve. Por kjo është pikërisht mashtrimi që na bën politika.
Në vend të mburrjes kombëtare duhet të ndryshojmë realitetin, jo duke u dukur. Nuk mendoj fare se jemi bërë realitet europian, jemi një narko shtet. Për sigurinë, ky është një problem, bëhet fjalë për sigurinë europiane. Ka shumë analiza për luftën në Ukrainë.
Bëj pjesë ndër ata, të cilët e konsiderojnë të dështuar këtë grupimin e këtyre europian me Von der Leyen dhe Macron që po na fusin në pasiguri, në luftë botërore. Këta thonë të armatoset Europa. Pse? Se kemi gjasme Rusinë atje. Në vend që të bëjnë politika paqe dhe marrëdhëniesh të mira, këta për siguri, po na përgatisin luftë, jo siguri.
Shqipëria është një pjesë e vogël e kësaj perandorie. Këta duan ta zgjerojnë Shqipërinë pikërisht për ta përdorur si Ukraina, ndërkohë që këtej matanë ke SHBA që po tërhiqen. Këto takimet e tyre janë më shumë shou, se kanë dështuar. Ky Macron i ka apo nuk i ka as 7% në Francë. Është copë-copë. Ky do na bëhet udhëheqësi i Europës. Çështja sigurisë është vënë në rrezik nga këta.”
Lubonja thekson se duhet parë realiteti ku jemi dhe jo lavdinë virtuale që servir Rama me samite.
“Edhe në kohën e Enver Hoxhës ishim të njohur ne. Se i rezistonte Bashkimit Sovjetik. Po ishim diktaturë këtu. Do shohim rrënimin ku jemi, apo do shohim lavdinë virtuale që na bën ky këtu.” -

”S’ka rotacion”, analisti Fatos Lubonja: PD do të ketë kontestim të zgjedhjeve
Analisti i njohur Fatos Lubonja, thotë se pas denoncimit të bandave nga Berisha, tha se Shqipërisë i ka ikur shansi për të bërë rotacione me këtë regjim. Lubonja tha se është e pamundur që në një shtet normal të fitosh mandatin e katërt i vetëm. “PD do të ketë një lloj mosnjohje të zgjedhje, kontestim të zgjedhjeve. Mendoj gjithsesi ka vend për kontestim”, theksoi Lubonja.
-

‘Politika në Shqipëri është personalizuar’, Lubonja: Opozita nën kontrollin e kryeministrit
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një intervistë televizive, ka dhënë një panoramë të zymtë mbi aktualitetin politik në vend. Ai tha se politika shqiptare është thellësisht individualizuar, ku partitë nuk veprojnë më në interes të qytetarëve, por ndjekin përfitime personale.
Sipas tij, në vend të dialogut mes palëve, po mbizotëron denigrimi i kundërshtarit, gjë që përshkruan një klimë degradimi të përgjithshëm shoqëror. Lubonja vuri në dukje se nuk ka më reagim publik për padrejtësitë dhe fyerjet, ndërsa nënvizoi mungesën e reagimit edhe nga intelektualët dhe biznesmenët, të cilët sipas tij janë “blerë”.
“Qëllimi i kundërshtarit është denigrimi i kundërshtarit. Programi është sulmo dhe pastaj sundo. Ky popull e ka humbur, nuk indinjohet. Ka nënshtrim,” u shpreh Lubonja.
Ai theksoi se në këtë realitet, opozita nuk ka arritur të përbëjë një alternativë të vërtetë dhe sipas tij, është pjesërisht “nën kontrollin e kryeministrit”.
“Opozita e ka terrorizuar këtë situatë duke bërtitur. Mund të themi se ato janë në kontroll të kryeministrit dhe duhet të kishte bërë gjithçka ndryshe,” përfundoi ai. -

‘Fushata është teatër, mungesë komunikimi me njerëzit’, Lubonja: Zgjedhjet i fiton ai që ka më shumë para
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv, komentoi fushatën zgjedhore për 11 majin, duke e cilësuar si një proces me mungesë serioze të komunikimit real me qytetarët. Sipas tij, ajo që po ndodh është më shumë një fasadë dhe teatër politik, ku dominuese janë mashtrimet dhe manipulimet.
“Ne si shqiptarë kemi nevojë të ndryshojmë me njëri-tjetrin. Ka plot gënjeshtra në fushata, nuk ka të sinqertë me njerëzit dhe me hallet e tyre. Ka manipulime, nuk bisedojnë dhe të dëgjojnë.”
Lubonja kritikoi qeverinë për premtimin për “pasaportën evropiane”, duke e cilësuar si mashtrimin e radhës, ndërkohë që edhe partitë e vogla, sipas tij, nuk janë imunë ndaj gënjeshtrave.
“Më duket më shumë fasadë. Për mua, këtu në Shqipëri zgjedhjet i fiton kush ka para më shumë. Edhe pushteti natyrisht ndikon në këtë që po them.”
Ai shtoi se komunikimi gjatë fushatës është “skandaloz”, me gjuhë fyese nga të gjitha palët. Në veçanti, vuri në dukje kontradiktat brenda Partisë Demokratike:
“PD ndërkohë ka thënë se me Edi Ramën nuk bëhen zgjedhje të lira, ndërsa tani thotë se do të fitojmë, të sigurt për përmbysjen e regjimit.”