Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv, ka ndarë vizionin e tij për të ardhmen e Tiranës, nëse do të kandidonte ndonjëherë për kryetar bashkie. Ai ngriti akuza të forta ndaj mënyrës si po zhvillohet qyteti dhe denoncoi atë që e quajti një “masakër urbane”.
Sipas Lubonjës, në Tiranë ka një prishje të thellë të ekuilibrit mes ndërtimit dhe gjelbërimit, duke theksuar se nuk bëhet më fjalë për zhvillim të zakonshëm, por për kapje të tregut nga interesa klienteliste.“Këtu raporti ndërtim-gjelbërim është masakrues. Nuk është më çështje kërkese dhe oferte normale, por kemi të bëjmë me manipulim të tregut dhe kapje të tij,” tha Lubonja.
Ai theksoi se një nga masat e para që do të merrte nëse do të kishte mundësinë për të drejtuar Tiranën, do të ishte rikthimi i pushtetit të ligjit përmes një plani urbanistik të mirëfilltë, të ndërtuar nga ekspertë të pavarur dhe të ndershëm.
“Do të ktheja pushtetin e ligjit me një plan urbanistik. Ky ishte premtimi i parë i Edi Ramës, që e quante kushtetutën e qytetit. Qendra historike duhet të ruhet, ndërsa ndërtimet e larta të zhvendosen përtej bulevardit,” u shpreh ai.
Lubonja kritikoi ashpër mënyrën si është katandisur çdo njësi urbane në Tiranë, duke u kthyer, sipas tij, në një “shesh ndërtimi”, pa asnjë kujdes për infrastrukturën publike si lulishte, kopshte apo shkolla.
“Ata kurrë nuk e bënë një plan të mirëfilltë urbanistik, sepse ai do të frenonte korrupsionin. Sot, Edi Rama vendos ku do të shembet një ndërtesë dhe ku do të ngrihet një gradaçelë,” shtoi Lubonja.
Ai e përshkroi situatën aktuale si “jashtë çdo norme njerëzore” dhe bëri thirrje për një ndërgjegjësim politik gjithëpërfshirës për të ndalur këtë model dhe për të rindërtuar qytetin mbi baza të reja ligjore dhe profesionale.
“Këtu duhet një ndërgjegjësim i gjithë klasës politike për ta frenuar këtë dhe për të bërë diçka nga e para,” përfundoi analisti.
Tag: lubonja
-

Si do të vepronit nëse do të ishte kryebashkiak? Ja si përgjigjet Lubonja
-

Mentaliteti i Hitlerit dhe nxitimi i Edi Ramës për zgjedhjet në Tiranë -Nga Fatos Lubonja
Analisti Fatos Lubonja, u shpreh se vendimi i Kushtetueses për të pezulluar dekretin për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, tregoi ngutin e Ramës për të kryer zgjedhjet për kreun e ri të bashkisë.
Lubonja tha se në Shqipëri vijon tradita e zotërimit të gjithë pushteteve në duart e një njeriu, duke e krahasuar me mentalitetin e Hitlerit.“Me bonsensin e një njeriu që gjykon nxjerr ca deduksione, gjëja e parë e shtrembër përderisa GJK e mori për gjykim, mund të thoshte nuk është kompetence e jona, atëherë mund të procedoj, fakti që e mori, minimalisht presidenti duhej të priste vendimin dhe të caktonte datën e zgjedhjeve, nguti kështu është shumë i thellë. Ky është problemi.Ç’domethënë ky nguti i Ramës? Është, Hitleri dhe fashizmi një nga gjërat kur doli u luftua demokracia sistemi. Luftonin demokracinë si sistem. Thoshte ç’janë këto vonesa diskutime në parlament. E marrim pushtetin dhe ecim përpara se kemi punë. Në Shqipëri këtë traditë kishim.Ai që fiton zgjedhjet i merr të gjitha. E mori Berisha në 97 dhe mësuan të tjerët mos ti marrin të gjitha. Ky njeriu që kemi këtu, që mori dhe zgjedhjet e katërta. Kjo që ka bërë presidenti, është çështje servilizmi. Është nënshtruar e gjitha. S’do me pyet ligjin fare. Kështu kjo është normale në një vend autoritar. Nëse pranojmë se jemi në demokraci është anormale” – tha Lubonja. -

Lubonja: Mentaliteti i Hitlerit dhe nguti i Ramës për zgjedhjet në Tiranë
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log.” u shpreh se vendimi i sotëm i Kushtetueses për të pezulluar dekretin për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, tregoi ngutin e Ramës për të kryer zgjedhjet për kreun e ri të bashkisë.
Lubonja tha se në Shqipëri vijon tradita e zotërimit të gjithë pushteteve në duart e një njeriu, duke e krahasuar me mentalitetin e Hitlerit.
“Me bonsensin e një njeriu që gjykon nxjerr ca deduksione, gjëja e parë e shtrembër përderisa GJK e mori për gjykim, mund të thoshte nuk është kompetence e jona, atëherë mund të procedoj, fakti që e mori, minimalisht presidenti duhej të priste vendimin dhe të caktonte datën e zgjedhjeve, nguti kështu është shumë i thellë. Ky është problemi.
Ç’domethënë ky nguti i Ramës? Është, Hitleri dhe fashizmi një nga gjërat kur doli u luftua demokracia sistemi. Luftonin demokracinë si sistem. Thoshte ç’janë këto vonesa diskutime në parlament. E marrim pushtetin dhe ecim përpara se kemi punë. Në Shqipëri këtë traditë kishim.
Ai që fiton zgjedhjet i merr të gjitha. E mori Berisha në 97 dhe mësuan të tjerët mos ti marrin të gjitha. Ky njeriu që kemi këtu, që mori dhe zgjedhjet e katërta. Kjo që ka bërë presidenti, është çështje servilizmi. Është nënshtruar e gjitha. S’do me pyet ligjin fare. Kështu kjo është normale në një vend autoritar. Nëse pranojmë se jemi në demokraci është anormale” – tha Lubonja.
-

Kandidimi i Binajt për Tiranën, Lubonja: Nuk jam optimist, PD ruajti veten nga kandidimi
Analisti Fatos Lubonja komentoi qasjen e PD-së për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, ku do kandidojë përballë socialistes Ogerta Manastirliu, aktori Florian Binaj nën siglën e demokratëve dhe aleatëve të saj.
Lubonja e shikon me dyshim këtë kandidim, pasi më tepër i duket sikur PD kërkon të ruajë figurat dhe deputetët e saj nga kandidimi pasi është e sigurt humbja dhe zgjodhi të konsumojë një figurë jashtë politike.
“E shikoj një ndjenjë nevojë për tu bashkuar. Merret rasti i Tiranës si provë. Pastaj është vizioni. Mendoja se në bashkim do hynte dhe Lëvizja Bashkë. Tendenca për bashkim më duket pozitive, por shohim edhe dështimin aty. Ai që hodhi idenë e parë është tërhequr se kërkonte një kandidat tjetër. Pastaj çështje tjetër çfarë tregon me këtë partia më e madhe, PD.
Hapet vërtet? Apo ruhen kandidatët se kanë mosbesim se nuk fiton. Pra konsumohet një figurë dhe ruhen deputetët tanë. Besoj se është kjo frikë. Një kandidat si Tabaku apo Alimehmeti mund ta kishin bërë këtë hap por nuk e bënë. Hapja shumë e rëndësishme. Mos duhet të hapet dhe partia për njerëz të tjerë?
Zgjedhja e kandidatit është një zgjedhje që siç e gjykoj unë pse ndikon sa i besueshëm është për palën njëri apo tjetri. Duhet të një kandidat i besueshëm për të gjithë. Është një provë që do e shohim në fund rezultatin. Nuk jam optimist”, tha Lubonja -

Kandidimi i Binajt për Tiranën, Lubonja: PD ruajti deputetët nga frika se nuk fitojnë
Analisti Fatos Lubonja komentoi qasjen e PD-së për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, ku do kandidojë përballë socialistes Ogerta Manastirliu, aktori Florian Binaj nën siglën e demokratëve dhe aleatëve të saj.
Lubonja e shikon me dyshim këtë kandidim, pasi më tepër i duket sikur PD kërkon të ruajë figurat dhe deputetët e saj nga kandidimi pasi është e sigurt humbja dhe zgjodhi të konsumojë një figurë jashtë politike.
“E shikoj një ndjenjë nevojë për tu bashkuar. Merret rasti i Tiranës si provë. Pastaj është vizioni. Mendoja se në bashkim do hynte dhe Lëvizja Bashkë. Tendenca për bashkim më duket pozitive, por shohim edhe dështimin aty. Ai që hodhi idenë e parë është tërhequr se kërkonte një kandidat tjetër. Pastaj çështje tjetër çfarë tregon me këtë partia më e madhe, PD.
Hapet vërtet? Apo ruhen kandidatët se kanë mosbesim se nuk fiton. Pra konsumohet një figurë dhe ruhen deputetët tanë. Besoj se është kjo frikë. Një kandidat si Tabaku apo Alimehmeti mund ta kishin bërë këtë hap por nuk e bënë. Hapja shumë e rëndësishme. Mos duhet të hapet dhe partia për njerëz të tjerë?
Zgjedhja e kandidatit është një zgjedhje që siç e gjykoj unë pse ndikon sa i besueshëm është për palën njëri apo tjetri. Duhet të një kandidat i besueshëm për të gjithë. Është një provë që do e shohim në fund rezultatin. Nuk jam optimist”, tha Lubonja në rubrikën informative të drekës në News24. -

Alfred Lela propozon Fatos Lubonjën si kandidat të PD: Pse i duhet Tiranës si kryebashkiak
Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka dalë në mbështetje të një emri konkret për kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, përballë Ogerta Manastirliut të mazhorancës.
Sipas Lelës, Fatos Lubonja është një kandidat i rezistencës transversale dhe i qytetit horizontal, dhe Partia Demokratike nuk ka një tjetër të ngjashëm me të.
Ai shton se gara më 9 nëntor nuk është kundër Manastirliut, por ndaj regjimit të Ramës.
Nga Alfred Lela
Gara për bashkinë e Tiranës nuk është, në fakt, për qeverisjen e qytetit, dhe as një sfidë për të treguar se, kush ka alernativën më të mirë në këtë degë të pushtetit lokal në Shqipëri, më të madhen në vend.
Është një garë për të demontuar Edi Ramën, sepse është një sfidë kundër tij, kundër mbipushtetit, diktaturës autokratike, epshit prej kafshe politike për të kontrolluar çdo kënd të çdo pushteti në vend.
Kush e sheh këtë si një garë të pastrimit, trafikut, karrikeve në trotuare, e pesë me hiçeve të tjerë, nuk bën gjë tjetër veçse e lejon Edi Ramën që ta shtrijë më tej edhe putrën edhe filozofinë e tij mbi kryeqytetin dhe Shqipërinë.
Është, pra, një betejë e filozofisë politike dhe urbane, e polity më shumë se policy, e political design më shumë se urban design.
Pasë thënë këtë, pa dashur me fyer askënd, nuk është betejë për asnjë prej emrave të paraqitur deri më tash.
Sepse, të gjithë kandidatët që kanë shprehur dëshirë, vetësakrificë apo dhe ata që janë tërhequr, nuk do të ndesheshin me Ogerta Manastirliun, por me Edi Ramën.
Në këtë kuptim, Partisë Demokratike i duhet të kthehet aty ku ka qenë njëherë. Në vitin 2003, kur përballë Ramës vetë, kandidoi Spartak Ngjelën, asokohe një nga njerëzit pranë Berishës, por jo një ‘besnik’, dhe një prej elokuentëve të opozitës. Jo tek Avokati, të kuptohemi, por te një i ngjashëm në profil publik, që e lufton Ramën nëpërmjet Edi Ramës, nga skutat e tij të ndërgjegjes e nënndërgjegjes, të së shkuarës dhe të së tashmes.
Këtë profil, më mirë se askush, e plotëson Fatos Lubonja.
Lubonja është, sigurisht, më shumë se kaq. Në një Shoqëri të Rrafshët, të cilën Edi Rama ka luftuar shumë për të montuar në Shqipëri, ai është një prej shumë pak relieveve të mbetura.
Ai ka burgun, rezistencën dhe mbijetesën kundër diktaturës në kurrikulën e jetës, ka betejën e ‘97 ës kundër Sali Berishës dhe të djathtës, dhe ka thuajse 2 dekada që lufton arketipin autoritarist të Edi Ramës, dikur mik i tij.
Në këtë kuptim, ai është një kandidat i rezistencës transversale dhe i qytetit horizontal, dhe Partia Demokratike, nëse don të jetë e ndershme me veten, nuk ka të ngjashëm në gjirin e vet.
Kandidatura e Lubonjës nuk është një përballja me Manastirliun, por kundër-kandidatura e Ramës. Lubonja e mund Ramën, sepse ai mund t’i bëjë publikut me dije, me anë të thellësisë dhe vërtetësisë së kontrastit, se kush është në të vërtetë Edi Rama.
Të tjerët do të përpihen nga vakuumi i poshtërsisë së ngritur nga vetë Rama dhe makina e tij propagandistike ‘ne nuk jemi më të mirët, por nuk ka më të mirë se ne’, apo ‘jemi të gjithë njëlloj, por të paktën unë jam argëtues’.
Partia Demokratike, me Lubonjën, del nga radhët e veta, por futet në qytet. I kam të qarta qindra buzët e rrudhura në pakënaqësi nga demokratët, por konteksti politik është i tillë, saqë paradigma nuk mund të jetë tjetër veçse ‘nëse nuk fiton dot PD, gjëja e dytë më e mirë është që dikush të mundë Edi Ramën’.
Sa i takon komunikimit publik, që është edhe shqetësimi i të nënshkruarit, Lubonja nuk ka nevojë të paketohet, të brandohet, të komunikohet. Ai është një zë publik i besuar, që tingëllon edhe për të majtët, edhe për gritë, edhe për demokratët, me të cilët prej një dekade ai ndan betejën anti-Ramë.
Në kushtet fatale të kohës së shkurtër për këtë përballje, kjo vlen sa nuk thuhet.
Lubonja është kandidati i duhur, edhe se gjendja e qeverisë dhe PS në Tiranë, pas burgosjes së Veliajt, pas 5D, pas inceneratorëve, është pikërisht ajo që ai ka përshkruar për vite me radhë. Teoria e tij e vjetër ‘e 2 bandave’, ku kishte parasysh dy partitë e mëdha, ka rënë, sepse tashmë ka vetëm 1 Bandë. Si qytetar dhe intelektual, është detyra dhe nderi i tij, që të angazhohet kundër Unibandës në pushtet.
Edhe nëse nuk e fiton bashkinë, kontrasti që ai do të sigurojë do të jetë portreti më i saktë i Edi Ramës dhe një telegram për fundin e pushtetit të tij.
Nuk kërkohet, pra, një ogert apo ogertë për Ogertën e Ramës, por një anti-Ramë, dikush që e bën duelin të duket i barabartë dhe i fitueshëm.
Opozitës, në Tiranë, i duhet një duel, jo një lojë luftash në grup. -

“PD-së i duhet një duel me Ramën, jo një Ogert”, ja emri që propozon drejtori i komunikimit të Berishës
Alfred Lela, drejtori i Komunikimit i kreut të PD-së, Sali Berisha ka propozuar sot analistin Fatos Lubonja si kandidatin më të mirë të opozitës për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë.
Përmes një analize, ai thotë se PD-së “i duhet një duel me Ramën, jo një ogert apo ogerta e radhëve të veta”.
Nga Alfred Lela
Gara për bashkinë e Tiranës nuk është, në fakt, për qeverisjen e qytetit, dhe as një sfidë për të treguar se, kush ka alernativën më të mirë në këtë degë të pushtetit lokal në Shqipëri, më të madhen në vend.
Është një garë për të demontuar Edi Ramën, sepse është një sfidë kundër tij, kundër mbipushtetit, diktaturës autokratike, epshit prej kafshe politike për të kontrolluar çdo kënd të çdo pushteti në vend.
Kush e sheh këtë si një garë të pastrimit, trafikut, karrikeve në trotuare, e pesë me hiçeve të tjerë, nuk bën gjë tjetër veçse e lejon Edi Ramën që ta shtrijë më tej edhe putrën edhe filozofinë e tij mbi kryeqytetin dhe Shqipërinë.
Është, pra, një betejë e filozofisë politike dhe urbane, e polity më shumë se policy, e political design më shumë se urban design.
Pasë thënë këtë, pa dashur me fyer askënd, nuk është betejë për asnjë prej emrave të paraqitur deri më tash.
Sepse, të gjithë kandidatët që kanë shprehur dëshirë, vetësakrificë apo dhe ata që janë tërhequr, nuk do të ndesheshin me Ogerta Manastirliun, por me Edi Ramën.
Në këtë kuptim, Partisë Demokratike i duhet të kthehet aty ku ka qenë njëherë. Në vitin 2003, kur përballë Ramës vetë, kandidoi Spartak Ngjelën, asokohe një nga njerëzit pranë Berishës, por jo një ‘besnik’, dhe një prej elokuentëve të opozitës. Jo tek Avokati, të kuptohemi, por te një i ngjashëm në profil publik, që e lufton Ramën nëpërmjet Edi Ramës, nga skutat e tij të ndërgjegjes e nënndërgjegjes, të së shkuarës dhe të së tashmes.
Këtë profil, më mirë se askush, e plotëson Fatos Lubonja.
Lubonja është, sigurisht, më shumë se kaq. Në një Shoqëri të Rrafshët, të cilën Edi Rama ka luftuar shumë për të montuar në Shqipëri, ai është një prej shumë pak relieveve të mbetura.
Ai ka burgun, rezistencën dhe mbijetesën kundër diktaturës në kurrikulën e jetës, ka betejën e ‘97 ës kundër Sali Berishës dhe të djathtës, dhe ka thuajse 2 dekada që lufton arketipin autoritarist të Edi Ramës, dikur mik i tij.
Në këtë kuptim, ai është një kandidat i rezistencës transversale dhe i qytetit horizontal, dhe Partia Demokratike, nëse don të jetë e ndershme me veten, nuk ka të ngjashëm në gjirin e vet.
Kandidatura e Lubonjës nuk është një përballja me Manastirliun, por kundër-kandidatura e Ramës. Lubonja e mund Ramën, sepse ai mund t’i bëjë publikut me dije, me anë të thellësisë dhe vërtetësisë së kontrastit, se kush është në të vërtetë Edi Rama.
Të tjerët do të përpihen nga vakuumi i poshtërsisë së ngritur nga vetë Rama dhe makina e tij propagandistike ‘ne nuk jemi më të mirët, por nuk ka më të mirë se ne’, apo ‘jemi të gjithë njëlloj, por të paktën unë jam argëtues’.
Partia Demokratike, me Lubonjën, del nga radhët e veta, por futet në qytet. I kam të qarta qindra buzët e rrudhura në pakënaqësi nga demokratët, por konteksti politik është i tillë, saqë paradigma nuk mund të jetë tjetër veçse ‘nëse nuk fiton dot PD, gjëja e dytë më e mirë është që dikush të mundë Edi Ramën’.
Sa i takon komunikimit publik, që është edhe shqetësimi i të nënshkruarit, Lubonja nuk ka nevojë të paketohet, të brandohet, të komunikohet. Ai është një zë publik i besuar, që tingëllon edhe për të majtët, edhe për gritë, edhe për demokratët, me të cilët prej një dekade ai ndan betejën anti-Ramë.
Në kushtet fatale të kohës së shkurtër për këtë përballje, kjo vlen sa nuk thuhet.
Lubonja është kandidati i duhur, edhe se gjendja e qeverisë dhe PS në Tiranë, pas burgosjes së Veliajt, pas 5D, pas inceneratorëve, është pikërisht ajo që ai ka përshkruar për vite me radhë. Teoria e tij e vjetër ‘e 2 bandave’, ku kishte parasysh dy partitë e mëdha, ka rënë, sepse tashmë ka vetëm 1 Bandë. Si qytetar dhe intelektual, është detyra dhe nderi i tij, që të angazhohet kundër Unibandës në pushtet.
Edhe nëse nuk e fiton bashkinë, kontrasti që ai do të sigurojë do të jetë portreti më i saktë i Edi Ramës dhe një telegram për fundin e pushtetit të tij.
Nuk kërkohet, pra, një ogert apo ogertë për Ogertën e Ramës, por një anti-Ramë, dikush që e bën duelin të duket i barabartë dhe i fitueshëm.
Opozitës, në Tiranë, i duhet një duel, jo një lojë luftash në grup.Top Channel
-

Tallja e Ramës me Trump, Lubonja: Mund të ndodhë një e papritur që të na lerë me gojë hapur…
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Log. tha se ironia e Edi Ramës me Donald Trump, në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, ishte një veprim i papeshuar.
Sipas tij, ky episod nuk dihet se çfarë pasojash mund të ketë, ndërsa nuk kurseu ironinë ndaj kryeminstrit Rama, për ndonjë të paritur të tij që mund të na lerë me gojë hapur.
Po të shikosh reagimin e Macronit që është president i një shteti të fuqishëm si Franca, qeshi pak dhe nuk e ‘ushqeu’.
Ndërsa mund të konsiderohet guxim të një lideri të madh. Kemi një vend që vasalitetin me SHBA, e ka perfeksionuar.
Kjo ishte një batutë që nganjëherë i shpëton nga batuta dhe pesha politike, pa e peshuar politikisht se çfarë pasojash mund të ketë.
Mund të interpretohet si hall nga Trump dhe ndihmë nga Evropa.
Është paradoksale që të të shpëtojë Trump nga Edi Rama, është një e papritur e madhe që mund të na lerë me gojë hapur.
-

“Ça do ndodhë pas 9 nëntorit?”, Lubonja ironizon: Të lumtur në betoni, të mbytur nga politika
Analisti Fatos Lubonja ishte pasditen e sotme në studion e News24 teksa foli për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës.
Ai u pyet për 3 kandidaturat e opozitës që kanë dalë si më të favorizuarit për të përfaqësuar PD-në dhe aleatët përballë Ogerta Manastirliut. Bëhet fjalë për Fatjon Hackaj, Edlira Çepani dhe Ermal Hasimja.
Lubonja e shikon me pikëpyetje pjesëmarrjen e opozitës, pasi sipas tij ata kanë luftuar gjithnjë që të mos futen në zgjedhje me Ramën kryeministër dhe nga ana tjetër për këto zgjedhje duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse shkarkimi i Veliajt është i drejtë apo jo.
“Që të gjykoj për këta, nuk dua të futem as te programi. Çështja e parë kandidat i përbashkët. A është i përbashkët. A janë marrë vesh me të gjitha partitë? Çështja e dytë, këtej është kontradikta a duhet futur në zgjedhje, sepse duhet pritur vendimi i GJK. Ndërkohë që ke kontestuar zgjedhje dhe me Edi Ramën nuk bëhen zgjedhje.”
Më tej, Lubonja thekson se kemi të bëjmë me një regjim që sa vjen e i shtohen zullumet, por edhe votat.
“Provat kanë thënë që regjimi vjen duke u forcuar edhe pse i shtohen zullumet, zgjedhjet që i merr 83 deputetë, ndërkohë që në 2013 i duhet Ilir Meta që të kalonte 70-ën. Edhe në Rusi te Putini hyn në zgjedhje opozita. Dikush tjetër mund të thuhet se bëhet si në serbi. Kemi ne studentë si në Serbi? Provat na tregojnë se duhet të bjerë regjimi. Kjo është prova rri në regjim, derisa të bjerë regjimi me zullumet e tija. Opozita është e papërfillur. Si mundet që një popull që e ka sjellë Erion Veliaj me zero premtime ndërtim. Ishte zëro ndërtime, dhe tani shtojnë votat jo me zero ndërtime, por me maksimumin e ndërtimeve që janë pastrim parash. Është absurde, nuk është çështje a voton apo jo ky popull.”
Në fund, me humor tregoi se çfarë pritet të ndodhë pas datës 9 nëntor në Tiranë.“Në datën 9 nëntor do fitojë Ogerta Manastirliu dhe ne do marshojmë të lumtur në betonizimin e mëtejshëm të Tiranës derisa betoni të na ngecet në fyt.” -

“Veliaj ka të drejtë të ankimojë shkarkimin në GJK”, Lubonja: Presidenti po vepron si noter i Kryeministrisë!
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News24, ka diskutuar mbi aktualitetin politik në Shqipëri, duke u ndalur te zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, si dhe duke komentuar situatën juridike të Erion Veliajt dhe mundësinë e një kandidati të përbashkët të opozitës.
Lubonja theksoi se Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të vendosë nëse Erion Veliaj mbetet ose jo kryetar i bashkisë së Tiranës, pasi ai ka apeluar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij. Ai theksoi se nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk del para datës 9 nëntor, do të kemi një situatë të pazakontë me dy kryetarë bashkie, një të ri të zgjedhur dhe Veliajn që nuk është shkarkuar ende përfundimisht.
“Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk del para zgjedhjeve të 9 nëntorit, atëherë mund të kemi dy kryetarë bashkie, atë që do të zgjedhjet në zgjedhjet e pjesshme dhe Veliajn, i cili ende nuk është shkarkuar përfundimisht,” shpjegoi Lubonja.
Lubonja shtoi se, pavarësisht problemeve të mundshme që mund të ketë Veliaj, ai ka të drejtë të shkojë deri në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shkarkimin e tij. Sipas analistit, Presidenti i Republikës ka “marrë atributet e GJK-së” dhe ka firmosur vendime që, sipas tij, janë shkelje të ligjit, duke e krahasuar Presidentin me një “noter të kryeministrisë”.
“Ky president nuk ka thënë asnjëherë jo për vendimet e qeverisë. Kemi të bëjmë me një noter të kryeministrisë, jo me një president të pavarur,” u shpreh Lubonja.
Lubonja u ndal edhe te situata e opozitës, duke theksuar se një nga çështjet kryesore është nëse do të ketë një kandidat të përbashkët të opozitës për zgjedhjet e Tiranës. Ai ngriti pyetje mbi koordinimin e partive opozitare dhe arsyetimin e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke e lidhur këtë me kundërshtimin e opozitës ndaj zgjedhjeve të fundit që u zhvilluan në Shqipëri.
Lubonja u shpreh skeptik për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, kur kjo e fundit ka kontestuar gjithashtu rezultatin e zgjedhjeve të fundit me kryeministrin Edi Rama.
Analisti gjithashtu kritikoi opozitën për mungesën e protestave të fuqishme ndaj qeverisë dhe për mosorganizimin e lëvizjeve masive të qytetarëve. Ai e krahasoi situatën e Shqipërisë me protestat që zhvillohen në vende si Italia, ku qytetarët dalin në rrugë për të protestuar për kauza ndërkombëtare, siç është rasti i Palestinës.
“Në Itali dalin në protesta për Palestinën dhe bllokojnë rrugët. Ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë veten tonë këtu,” përfundoi Lubonja.