Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zbardhjen e bisedave mes zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, pasi ajo është marrë si e pandehur nga SPAK për çështjen e tenderit të tunelit të Llogarasë. Lubonja e cilësoi gjuhën dhe sjelljen e Ballukut në këto komunikime si “diskredituese” dhe si një “banalitet i frikshëm”.
“Ngjarja që ka ndodhur, gjuha që ka përdorur Balluku në ato regjistrime dhe ato hapat që kemi parë të hidhen me drejtorin e vete dhe me atë tjerët që përmend dhe u vë pseudonime që nuk po i gjejmë kush janë, njëri është Edi Rama, po ai palloshi tjetër nuk e di kush është.
Janë shumë diskredituese për këtë parti që pretendon që është më e mirë se çdo parti që ka qeverisur Shqipërinë këto 30 vite. Është një banalitet i frikshëm, boll të kem parasysh gjuhën që përdor Balluku me vartësin e vet, për shefin e vet, se janë institucione këto, nuk janë individë. Janë si bandë injorantësh”, tha ai.
Lubonja nënvizoi se gjithçka varet nga veprimi real i drejtësisë, duke shtuar se në një vend demokratik “mjafton të veprojë drejtësia dhe këta rrëzohen vetë”.
“Se këtu flitet për protesta, por në një vend demokratik mjafton të veprojë drejtësia dhe këta rrëzohen. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që prapa ballukut është Edi Rama”, tha ai.
Lubonja: Ngjarja që ka ndodhur, gjuha që ka përdorur Balluku në ato regjistrime dhe ato hapat që kemi parë të hidhen me drejtorin e vete dhe me atë tjerët që përmend dhe u vë pseudonime që nuk po i gjejmë kush janë, njëri është Edi Rama, po ai palloshi tjetër nuk e di kush është. Janë shumë diskredituese për këtë parti që pretendon që është më e mirë se çdo parti që ka qeverisur Shqipërinë këto 30 vite. Është një banalitet i frikshëm, boll të kem parasysh gjuhën që përdor Balluku me vartësin e vet, për shefin e vet, se janë institucione këto, nuk janë individë. Janë si bandë injorantësh.
Kjo sjell në një deligjitimim brenda një opinioni publik, por jo detyrimisht sjell dobësimin politik. Këtu kemi problemin se sa vepron drejtësia. Se këtu flitet për protesta, por në një vend demokratik mjafton të veprojë drejtësia dhe këta rrëzohen. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që prapa ballukut është Edi Rama. Jemi në një situatë që forca e tyre që kanë kapur pushtetin dhe kontrollojnë drejtësinë në një shkallë të madhe, bën që këta të qëndrojnë në pushtet. Këtu është loja.
ZBARDHJA E SMS-ve
Balluku dhe Berberi komunikojnë përmes aplikacionit “Signal Private Messenger” lidhur me vlerësimin e ofertave për projektin e tunelit të Llogarasë. Në një moment, kreu i ARRSH në atë kohë Ervis Berberi njofton Ballukun se do te beje publik tenderin e Llogarasë, por ministrja i thote te presë pasi do të njoftojë një person, që siç thote ajo “e kërcënon”.
“Ok Per pak nxjerr tunelin”, i shkruan Berberi, Belinda Ballukut. Kjo e fundit i kthen pergjigje, duke i thene: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”.
Me pas Belinda Balluku i kërkon kreut të ARRSH, që te beje publike tenderin dhe me pas ai i pergjigjet, “ok per pak”.
Pjese e dosjes
Në datën 28.08.2021, në orën 09:07 – 09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo?”.
Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes, “.
Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek unë ne perballe me zyren tende”. Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.
Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Ne darke o zemer. Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”. Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Une jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.
Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”. Në orën 19:56, Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.
Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha per pak”. Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.
Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”. Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem ne garazh 23 Hajde lart me mire Shkalla H’.Në orën 21:03, Evis Berberi: “Ketu jam Ok”. Më pas, në orën 22:07, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasen Arta Gurabardhi.
Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete ?”. Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqit”. Në orën 12:17, Belinda Balluku: “Ok”
Në datën 07.09.2021, në orën 12:04, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, ku vihen re emrat e operatorëve ekonomikë që kanë ofertuar në procedurën e prokurimit.
Në orën 12:20, Belinda Balluku: “Po oferta”.
Në orën 12:26, Evis Berberi: “Kinezi 185 754 927 ml euro mbi 200 miliard lek, Limak 18 690 597 185, Albania Glob affaire 18 000 000 000 lek, inter 17 036 526 000 lek dhe Albbuilding 15 848 808 298”.
Në orën 12:27, Belinda Balluku: “Oenkemi shkelqyer me pak fſale”.
Në orën 12:28-12:29, Evis Berberi: “I pari me te dytin 10 milion euro diference super fare Po I shohim me detaje dhe te bej nje permbledhje”.
Në orën 12:34, Belinda Balluku: “Sigurisht ka hyre skandal poshte, por nuk ploteson kushtet sigurishf’.
Në orën 12:37, Evis Berberi: “Eshte afersisht me te njejten oferte”.
Në orën 13:57, Belinda Balluku: “Si jane ndare ne %Asl me intercar”.
Në orën 13:58, Evis Berberi: “70 me 30”. Në orën 13:59, Belinda Balluku: “Kur mbyllet vleresimi”.
Në orën 14:00, Evis Berberi: “Po them ta leme mbi 10 dite se heren e pare e mbajtem mbi 15 dite dhe 5 kompani kishim te duket qe po vleresojme Nese duhet shpejt e bejme”.
Në orën 14:02, Belinda Balluku: “Ok lere 15 dite po me jep dt e sakte”. Në orën 14:03, Evis Berberi: “Dt 22 behen 15 dite”.
Në orën 14:03, Belinda Balluku: 24 “Ca te ndodh me afatet? Po ta mbyllim ne dt 16?”.
Në orën 14:04, Evis Berberi: “Asgje E kemi me afer kontraten Jemi ok me 16. 9 dite vleresim mjaftueshem”
Në datën 01.10.2021, në orën 10:52, Berberi i shkruan Ballukut: “Ok Per pak nxjerr tunelin”.
Në orën 10:53, Balluku i përgjigjet: “Prit dhe pak”, duke ndjekur më pas një bisedë të shkurtër për procedurat.
Në orën 10:54, Balluku i shkruan Berberit: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”, me përgjigjen e Berberit: “Ok”.
Në orën 13:37, Balluku i kërkon: “Nxirre tunelin”, dhe Berberi përgjigjet në 13:43: “Ok Per pak”.
Më pas, në orën 16:06, Berberi konfirmon: “Tuneli u nxorr Sapo”.
Tag: lubonja
-

“Prit t’i çoj fjalën atij kurvës!” / Komunikimet e Ballukut, Lubonja: Janë si bandë injorantësh! Banalitet i frikshëm
-

Lubonja: Akuza ndaj Ballukut zhvesh Ramën lakuriq
Lubonja: Akuza ndaj Ballukut zhvesh Ramën lakuriq
Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimin nga SPAK ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas Lubonjës, rasti ngre shumë pikëpyetje serioze për integritetin e qeverisë dhe përgjegjësinë politike të kryeministrit.
Ka shumë pikëpyetje rreth këtij rasti. Akuza ndaj Ballukut për 50 milionë euro të marra, njeriu dy i qeverisë, në një farë mënyre e zhvesh fare lakuriq kryeministrin në kuptimin e asaj që thotë ‘hanë kumbulla pas meje’. Tani del dhe kjo dhe është shumë për t’u mbrojtur. Moralisht është e rëndë për qeverinë,” u shpreh Lubonja.
Ai shtoi se nëse pretendimet për përfitime korruptive janë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me korrupsion politik në nivelet më të larta të qeverisjes.
“Unë sot ngre pyetjen kryesore: Balluku ato 50 milionë që i ka dhënë asaj kompanisë turke i ka bërë në kokë të vetë, pa përmendur që kanë shkuar bashkë me kryeministrin atje në Turqi? Këtu kemi të bëjmë me korrupsion politik. Sarkozy për gjëra të tilla është arrestuar, se ka marrë ca para nga Libia,” tha ai.
“Nëse ky akt do shkojë deri në fund, deri te kryetari i qeverisë, do kemi drejtësi. Nëse jo, do ketë dyshime gjithmonë: mos ja ka bërë grupi i Veliajt, apo mos Rama do ta heqë se ajo i ka thënë ‘palloshi i gjatë’, etj,” tha analisti.
Sipas Lubonjës, Partia Demokratike duhej të kërkonte dorëheqjen e Ballukut, ashtu siç kishte vepruar më parë me figura të tjera të mazhorancës, por kjo nuk po ndodh për shkak të interesave të ndërsjella që lidhen me strukturën oligarkike të ngritur prej vitesh nga të dy krahët politikë.
“Duhej të kërkohej dorëheqja e Ballukut, sepse edhe kur protestuan për Veliajn, kërkohej dorëheqja e Ramës. Tani që çështja është te Balluku, Berisha ka thënë jo. Intuita ime më thotë se padyshim sistemin e kanë ngritur bashkë oligarkia që bashkëpunonte me të dyja partitë, që secila kishte oligarkët e vet,” deklaroi Lubonja.
Ai shtoi se mund të ketë ndërveprime të fshehta mes interesave ekonomike të afërta me Berishën dhe lidhjeve të tyre me Ballukun, që mund të kenë ndikuar në vendimin e opozitës për të mos reaguar ashpër ndaj saj.
“Ndoshta një nga oligarkët e Berishës, që i ka bërë ndere por ka marrë ndere nga Balluku, për hir të atyre ndereve i ka thënë: ‘Mos i bini shumë në qafë kësaj’. Kjo provon tezën se partitë e kanë ndërtuar sistemin oligarkik bashkë,” theksoi analisti.
Lubonja argumentoi se sistemi politik në Shqipëri ka pësuar një mutacion të thellë nën drejtimin e Edi Ramës, pasi sipas tij, ndryshe nga më parë, tashmë mungon rotacioni politik, që ishte një element i brendshëm i ekuilibrit të këtij sistemi.
“Ky sistem ka pësuar një mutacion me Ramën, sepse më parë nënkuptonte rotacion politik. Mutacioni që ka ndodhur është se tani nuk ka më rotacion,” përfundoi Lubonja./BW -

Lubonja: Korrupsion në të gjitha nivelet, drejtësia duhet të shkojë deri te kreu i qeverisë
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimin nga SPAK ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas Lubonjës, rasti ngre shumë pikëpyetje serioze për integritetin e qeverisë dhe përgjegjësinë politike të kryeministrit.
“Ka shumë pikëpyetje rreth këtij rasti. Akuza ndaj Ballukut për 50 milionë euro të marra, njeriu dy i qeverisë, në një farë mënyre e zhvesh fare lakuriq kryeministrin në kuptimin e asaj që thotë ‘hanë kumbulla pas meje’. Tani del dhe kjo dhe është shumë për t’u mbrojtur. Moralisht është e rëndë për qeverinë,” u shpreh Lubonja.
Ai shtoi se nëse pretendimet për përfitime korruptive janë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me korrupsion politik në nivelet më të larta të qeverisjes.
“Unë sot ngre pyetjen kryesore: Balluku ato 50 milionë që i ka dhënë asaj kompanisë turke i ka bërë në kokë të vetë, pa përmendur që kanë shkuar bashkë me kryeministrin atje në Turqi? Këtu kemi të bëjmë me korrupsion politik. Sarkozy për gjëra të tilla është arrestuar, se ka marrë ca para nga Libia,” tha ai.
“Nëse ky akt do shkojë deri në fund, deri te kryetari i qeverisë, do kemi drejtësi. Nëse jo, do ketë dyshime gjithmonë: mos ja ka bërë grupi i Veliajt, apo mos Rama do ta heqë se ajo i ka thënë ‘palloshi i gjatë’, etj,” përfundoi Lubonja.
-

Lubonja: Balluku e pandehur për korrupsion politik, qeveria ka rënë moralisht
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log” ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimin nga SPAK ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas Lubonjës, rasti ngre shumë pikëpyetje serioze për integritetin e qeverisë dhe përgjegjësinë politike të kryeministrit.
“Ka shumë pikëpyetje rreth këtij rasti. Akuza ndaj Ballukut për 50 milionë euro të marra, njeriu dy i qeverisë, në një farë mënyre e zhvesh fare lakuriq kryeministrin në kuptimin e asaj që thotë ‘hanë kumbulla pas meje’. Tani del dhe kjo dhe është shumë për t’u mbrojtur. Moralisht është e rëndë për qeverinë,” u shpreh Lubonja.
Ai shtoi se nëse pretendimet për përfitime korruptive janë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me korrupsion politik në nivelet më të larta të qeverisjes.
“Unë sot ngre pyetjen kryesore: Balluku ato 50 milionë që i ka dhënë asaj kompanisë turke i ka bërë në kokë të vetë, pa përmendur që kanë shkuar bashkë me kryeministrin atje në Turqi? Këtu kemi të bëjmë me korrupsion politik. Sarkozy për gjëra të tilla është arrestuar, se ka marrë ca para nga Libia,” tha ai.
“Nëse ky akt do shkojë deri në fund, deri te kryetari i qeverisë, do kemi drejtësi. Nëse jo, do ketë dyshime gjithmonë: mos ja ka bërë grupi i Veliajt, apo mos Rama do ta heqë se ajo i ka thënë ‘palloshi i gjatë’, etj,” përfundoi analisti.
-

“Ndoshta një nga oligarkët e Berishës…”/ Reagon ashpër analisti: Duhet të kërkohej dorëheqja e Ballukut
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike dhe reagimin e opozitës ndaj hetimit të SPAK për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas Lubonjës, Partia Demokratike duhej të kërkonte dorëheqjen e Ballukut, ashtu siç kishte vepruar më parë me figura të tjera të mazhorancës, por kjo nuk po ndodh për shkak të interesave të ndërsjella që lidhen me strukturën oligarkike të ngritur prej vitesh nga të dy krahët politikë.
“Duhej të kërkohej dorëheqja e Ballukut, sepse edhe kur protestuan për Veliajn, kërkohej dorëheqja e Ramës. Tani që çështja është te Balluku, Berisha ka thënë jo. Intuita ime më thotë se padyshim sistemin e kanë ngritur bashkë oligarkia që bashkëpunonte me të dyja partitë, që secila kishte oligarkët e vet,” deklaroi Lubonja.
Ai shtoi se mund të ketë ndërveprime të fshehta mes interesave ekonomike të afërta me Berishën dhe lidhjeve të tyre me Ballukun, që mund të kenë ndikuar në vendimin e opozitës për të mos reaguar ashpër ndaj saj.
“Ndoshta një nga oligarkët e Berishës, që i ka bërë ndere por ka marrë ndere nga Balluku, për hir të atyre ndereve i ka thënë: ‘Mos i bini shumë në qafë kësaj’. Kjo provon tezën se partitë e kanë ndërtuar sistemin oligarkik bashkë,” theksoi analisti.
Lubonja argumentoi se sistemi politik në Shqipëri ka pësuar një mutacion të thellë nën drejtimin e Edi Ramës, pasi sipas tij, ndryshe nga më parë, tashmë mungon rotacioni politik, që ishte një element i brendshëm i ekuilibrit të këtij sistemi.
“Ky sistem ka pësuar një mutacion me Ramën, sepse më parë nënkuptonte rotacion politik. Mutacioni që ka ndodhur është se tani nuk ka më rotacion,” përfundoi Lubonja. -

Fatos Lubonja: Ç’është ky popull, është budalla që voton akoma Edi Ramën?
Fatos Lubonja foli mbi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
Lubonja thekson se ndërkombëtarët në Shqipëri nuk kanë qenë një arbitër i mirë në garën politike, por shumë i keq.
Sipas tij, ata e konsiderojnë Shqipërinë shtet të dorës së dytë, ndërsa nuk kanë vendosur ende një standard se kur zgjedhjet duhet të quhen të pavlefshme.
Sakaq, shton se me gjithë këto skandale të qeverisë është e pamundur që Rama të marrë mandatin e katërt me 83 deputetë.
“Mendoj që në nëse do marrim për arbitër ndërkombëtarët, nuk mund të quhen arbitër i mirë, por shumë i keq. Sepse e kam thënë dikur kur bëheshin zgjedhjet. Pyetja që ngrihet është kur quhen të pavlefshme zgjedhjet.
Në Austri 2 QV, njëra u mbyll në orën 3 se nuk kishte njerëz dhe një tjetër QV që ishte dhe ajo për një arsye shumë banale, dikush kërkoi se këtu është shkelur ligji zgjedhor, e çuan në GJK dhe u rikthyen zgjedhjet. Këto janë standarde.
Cili është standardi për të thënë që këto janë të pavlefshme? Ky lloj arbitrimi mungon. Ne na konsiderojnë si shtet të dorës së dytë. Mirë e kanë këtë Ramën si Bin Selmanin e Arabisë.
Si ka mundësi në mandatin e katërt 83 deputetë? Me zv.kryeministrin të arratisur, me kryebashkiakun vjedhës serial.
Ç’është ky popull? Është budalla që të voton akoma? Refuzoj të flasë që ndryshon Kodi Zgjedhor dhe Rama ndryshon.
Rotacioni është më i rëndësishëm se çdo gjë. Berisha gjënë më të rëndë që ka bërë në politikë, ka qenë 97.
Kur u bë fushata e 2005-ës, PS kulmin e propagandës anti Berisha kishte 97. Dhe e votuan Berishën.
Ai fitoi se donte të dënonte korrupsionin. Ndryshon diskursi im e ka fajin Berisha”, tha Lubonja. -

‘Ndërkombëtarët, arbitër shumë i keq’/ Lubonja: Cili është standardi që zgjedhjet të quhen të pavlefshme?
Analisti Fatos Lubonja foli mbi raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, duke i quajtur ato të pabarabarta dhe nuk dallohej kufiri midis partisë dhe shtetit.
I ftuar në News24, Lubonja thekson se ndërkombëtarët në Shqipëri nuk kanë qenë një arbitër i mirë në garën politike, por shumë i keq.
Sipas tij, ata e konsiderojnë Shqipërinë shtet të dorës së dytë, ndërsa nuk kanë vendosur ende një standard se kur zgjedhjet duhet të quhen të pavlefshme.
Gjithashtu Lubonja shton se me gjithë këto skandale të qeverisë është e pamundur që Rama të marrë mandatin e katërt me 83 deputetë.
Lubonja: Mendoj që në nëse do marrim për arbitër ndërkombëtarët. Nuk mund të quhen arbitër i mirë, por shumë i keq. Sepse e kam thënë dikur kur bëheshin zgjedhjet. Pyetja që ngrihet është kur quhen të pavlefshme zgjedhjet. Në Austri 2 QV njëra u mbyll, në orën 3 se nuk kishte njerëz dhe një tjetër qv që ishte dhe ajo për një arsye shumë banale, dikush kërkoi se këtu është shkelur ligji zgjedhor e çuan në GJK dhe u rikthyen zgjedhjet. Këto janë standarde. Cili është standardi për të thënë që këto janë të pavlefshme? Ky lloj arbitrimi mungon. Ne na konsiderojnë si shtet të dorës së dytë. Mirë e kanë këtë Ramën si Bin Selmanin e Arabisë.
Si ka mundësi në mandatin e katërt 83 deputetë? Me zv.kryeministrin të arratisur me kryebashkiakun vjedhës serial. Ç’është ky popull? Është budalla që të voton akoma? Refuzoj të flasë që ndryshon Kodi Zgjedhor dhe Rama ndryshon. Rotacioni është më i rëndësishëm se çdo gjë. Berisha gjënë më të rëndë që ka bërë në politikë ka qenë 97.
Kur u bë fushata e 2005-ës PS kulmin e të propagandës anti Berisha kishte 97. Dhe e votuan Berishën. Ai fitoi se donte të dënonte korrupsionin populli PS-së. Ndryshon diskursi im e ka fajin Berisha.
-

Lubonja pas raportit të OSBE/ODIHR: Shqipëria, nën kontrollin e partisë-shtet
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke theksuar se dokumenti i publikuar sot nxjerr në pah dominimin e një “partie-shtet” që kontrollon institucionet dhe përdor pushtetin për avantazh elektoral.
Sipas Lubonjës, raporti i ODIHR pasqyron qartë problematikat thelbësore që e deformojnë garën zgjedhore në Shqipëri:
“Përdorimi i administratës, presioni mbi punonjësit publikë, përdorimi i parave të buxhetit, faljet e gjobave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar – të gjitha këto e prishin barazinë e garës.”
Ai theksoi se problemi nuk qëndron te Kodi Zgjedhor, por te mënyra se si pushteti politik e përdor sistemin në interes të vet.
“Nuk është më çështje kodi. Edhe me këtë kod, Rama pati avantazh, pasi hoqi koalicionet. Por thelbi është se pushteti e përdor çdo mekanizëm për të ruajtur kontrollin.”
Lubonja shtoi se deformimi i zgjedhjeve nuk ndodh në mënyrë të barabartë midis forcave politike:
“Kemi një parti që është shndërruar në shtet. Kjo parti kontrollon gjithçka dhe ka arritur të marrë 83 deputetë në mandatin e katërt, këtu është problemi.”
Sipas tij, Partia Socialiste mban përgjegjësinë kryesore për gjendjen aktuale, ndërsa raporti i OSBE/ODIHR, ndonëse e përmend këtë dominim, “nuk e pasqyron në shkallën reale të problemit”.
Analisti përfundoi se demokracia shqiptare po zbehet për shkak të mungesës së konkurrencës së ndershme dhe të barabartë, duke theksuar se “kur një parti kontrollon shtetin, zgjedhjet humbasin kuptimin e tyre.” -

Lubonja paralajmëron: Tirana duhet ribërë dhe kryebashkiaku të rikthejë kompetencat me GJK
Analisti Fatos Lubonja, gjatë një interviste të dhënë ditën e sotme për News24, ngriti shqetësimin për situatën urbanistike dhe mungesën e hapësirave të gjelbra në Tiranë. Në vlerësimin e tij, Tirana ka degraduar në një qytet ku është thuajse e pamundur të përmbushet standardi minimal prej 18 m² gjelbërim për banor, për shkak të betonizimit të pakontrolluar dhe mungesës së një vizioni urbanistik.
Lubonja theksoi se rikthimi i kompetencave të kryebashkiakut përmes Gjykatës Kushtetuese është një domosdoshmëri për të pasur një qeverisje vendore reale dhe jo të centralizuar në duart e kryeministrit. Në këtë kontekst, ai solli në vëmendje premtimin e pambajtur të Erion Veliajt për “zero ndërtime”, duke e cilësuar si një tjetër shfaqje mashtruese për qytetarët.
Fatos Lubonja:
Pra duhet të ketë 18 metra katrorë, kemi në një Tiranë ku atje ku banoj ka apo s’ka fusha. Prapa Piazës, tani jam në Petrelë. E di sa kemi ne aty, asanjë metër katror për banorë. A mund ta kthejmë dot një Tiranë normale për ti dhënë çdo qytetari 18 m2. E pamundur. Po që të shtosh metra2 gjelbërim ,duht studim thelbësor. Duhet ribërë Tirana. Duhet projekt urbanistik, kjo kërkon moratorium për gjithë ndërtimet. Lali Eri kur tha zero ndërtime, unë thashë bravo. Pse nuk e realizoi, çështje tjetër.
Gjëja e parë që do bëja në një fushatë dhe do kërkoja nëse fitoj, kthimi përmes GJK i të drejtës së kryebashkiakut të marrë kompetencat. Kur i flisja lali Erit, i kam thënë të ka zgjedhur populli. Nuk mund t’ja japësh Ramës.
-

Lubonja paralajmëron: Tirana duhet ribërë dhe kryebashkiaku të rikthejë kompetencat me Gjykatën Kushtetuese