Tag: lubonja

  • Lubonja: Populli duhet të ishte te Kryeministria, janë vjedhur 50 milionë euro vetëm në një tender

    Lubonja: Populli duhet të ishte te Kryeministria, janë vjedhur 50 milionë euro vetëm në një tender

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Fatos Lubonja: Njerëzit duhet të ishin te kryeministria, por më duket se kemi teatër…

    Fatos Lubonja: Njerëzit duhet të ishin te kryeministria, por më duket se kemi teatër…

    “Jemi në një regjim që po i dëbon njerëzit” kështu u shpreh analisti Fatos Lubonja sot në ditën e Rinisë, 8 dhjetorin që simbolizon dhe fillimin e rënies së regjimit komunist në Shqipëri në fillim të viteve ’90.
    “Jetojmë në një regjim që i mpak njerëzit, i poshtëron, i blen, i përdor, i dërgon jashtë njerëzit. Mua më kujtohet në komunizëm si 1 maji apo festa e gruas, festoheshin. Në botën demokratike ishin ditë protestash.

    Gjithashtu Lubonja u shpreh se ka një mungesë të ndjeshmërisë, pavarësisht të gjitha skandaleve të ndodhura.

    “Gjithë populli duhet të ishte te Kryeministria për skandalin e tmerrshëm. Bëhet fjalë për 50 milionë euro vetëm në një tender dhe populli e rinia janë indiferentë. Janë vjedhur miliona euro, dhe rinia është tejet indifirente. Më duket sikur janë të gjithë në një teatër”

  • Grupim i ri brenda PD? Lubonja: Me rrugën e fortë do të dështojnë përballë Berishës

    Grupim i ri brenda PD? Lubonja: Me rrugën e fortë do të dështojnë përballë Berishës

    Analisti Fatos Lubonja komentoi takimin informal të disa prej eksponentëve të Partisë Demokratike që rezultuan ndër më të votuarit në primare dhe në listat e hapura të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, ky takim nuk përbën një lëvizje të strukturuar brenda partisë, por pasqyron një shqetësim të brendshëm të një grupi demokratësh që nuk po arrijnë të artikulojnë hapur mendimet e tyre.“Nuk është lëvizje brenda partisë,” u shpreh Lubonja. “Ka një shqetësim të një grupi brenda PD, të cilët nuk janë aq transparentë. Nuk i thonë të gjitha ato që mendojnë, edhe për arsye politike. Ata i sillen vërdallë problemit, por nuk vendosin dot gishtin mbi i.”Sipas tij, në bazën e gjërë demokratike dhe në shoqëri qarkullon një bindje e thjeshtë: opozita nuk mund të fitojë sa kohë Sali Berisha drejton PD-në. “Nuk thonë shqiptarët ‘na duhet më shumë demokraci’, por thonë ‘kush është lideri që mund t’i japim pushtetin’. Kjo është logjika e popullit të thjeshtë,” theksoi Lubonja.Ai shtoi se shumë prej figurave të përfshira në këtë takim e njohin realitetin, por shmangin ta thonë hapur, pasi Berisha dhe rrethi i tij kanë më shumë pushtet brenda partisë. Për ta, sipas Lubonjës, sfida është si të ngrihet kjo çështje pa shkaktuar një tjetër përçarje të PD-së.“Loja është: çfarë do bëjë Berisha? Sa besim ka Berisha tek këta? A arrijnë këta të krijojnë besim si lidership i ri? A mund të ruhet uniteti dhe të ndryshohet lidershipi? Kjo duhet diskutuar në mënyrë më transparente në strukturat e partisë, të cilat nuk po mblidhen,” – tha analisti.Lubonja argumentoi se lidershipi i Berishës mund të sfidohet në dy forma. E para, “rruga e butë”, përmes sugjerimeve dhe ndërgjegjësimit gradual, ku Berisha mund të tërhiqet vetë. E dyta, “rruga e fortë”, që përfshin sfidim direkt dhe garë të hapur brenda partisë, diçka që, sipas tij, PD-ja nuk e ka të ndërtuar në mënyrë funksionale.“Intuita ime thotë se këta do të dështojnë me rrugën e fortë. Do u thonë që janë blerë nga Rama, etj. Rrugën duhet ta gjejnë vetë, përmes transparencës në parti. Berisha e njeh këtë problem, nuk është se nuk e njeh,” përfundoi Lubonja, duke nënvizuar se kriza brenda PD-së nuk mund të zgjidhet pa debat të hapur dhe pa rikthimin e funksionimit institucional.

  • “Nuk ka drejtësi pa shkuar te Rama”, Lubonja paralajmëron: Kryeministri është kreu i bandës

    “Nuk ka drejtësi pa shkuar te Rama”, Lubonja paralajmëron: Kryeministri është kreu i bandës

    Analisti Fatos Lubonja ishte pasditen e sotme në një studio televizive, teksa foli për çështjen Balluku. Qeveria dërgoi në Kushtetuese pezullimin nga detyra të z.kryeministres, e cila do të shqyrtohet më datë 2 dhjetor.
    Lubonja thekson se rrëmbimi i parave është i dukshëm nga Belinda Balluku dhe vartësit e saj në paracaktimin e fituesve të tenderëve.
    Por ai shton se ka një presion të shtuar ndaj Gjykatës Kushtetuese, që nëse vendos pro qeverisë duke i hequr masën e pezullimit nga detyra, do ishte një gjë flagrante.
    Më tej, analisti tha se SPAK duhet të shkojë te kreu i kësaj bande, siç e quan ai, kryeministrin Rama.
    Fatos Lubonja: Unë nuk besoj, dyshoj, se çfarë do ndodhi. Mendimi im që GJK ka marrë vendime në favor të pushtetit, ka qenë deri 8 me 1. Kam mendimin se kjo është një gjë aq flagrante nëse i japin të drejtë qeverisë, këtu luhet me sa kanë personalitet ata gjyqtarë. Intuita ta thotë, kjo gjykatë gjithsesi ata gjyqtarë e kanë të vështirë të marrin vendim pro qeverisë. Skandali është i dukshëm i grabitjes së parave, shkelja e madhe, shkelja e një barazie në tenderë, rrëmbim parash. E kanë shumë vështirë ti dalin kundër kolegëve në drejtësi. Është një lloj testi i drejtësisë.
    Ka një presion të shtuar. Kur bëhet fjalë për presion të shtuar, në këtë vendin tonë, intriga mund të mendohet se Rama i bën presion sinqerisht drejtësisë sepse ka dhe hallin e vet. Mund të mendohet edhe që këto presione të jenë t shtira nga Rama për ti thënë Ballukut që i bëra të gjitha nuk kam çfarë bëj.
    Këtu vijmë te çështja e drejtësisë sonë, sa shkon te Rama sa nuk shkon. Çdo njeri e di që nuk bëheshin para me këto gjëra. Minimalisht duhet të vinte aty për gjithë këto ministra, zv.kryeministra që i dalin.
    S’mund të ketë drejtësi të plotë nëse nuk shkohet te kryetari i bandës. Pyetja që ngrihet, është kjo a kemi një SPAK të drejtuar me regji. Ca thonë amerikane, që i thotë vepro. A kemi një drejtësi me prokurorë që kanë secili individualitetin e vet dhe nuk i thotë njeri bën kështu apo ashtu. Por njëri ka më shumë guxim tjetri ka më pak. Mendimi im që deri te Kraja, SPAK ka qenë dobët fare. Kur erdhi Dumani pati veprime. Ka guximtarë. A kemi të bëjmë me këtë rast, se dikush ka guxuar më shumë dhe ka shkuar te zv.kryeministrja? apo mos ndoshta dhe Rama vetë e ka lëshuar dhe janë marrë vesh, që edhe Europa të marrë vesh. Apo kjo goditje ndaj Ballukut, ka të bëjmë me dy grupime në PS, njerëzit afër Veliaj dhe Ballukut? Dua të besoj që, këtu kemi të bëjmë me vullnetin e disa individëve që shohin diçka skandaloze.

  • Lubonja: Mënyra e qeverisjes së këtyre është mbajtja me tendera e klientëve të vet

    Lubonja: Mënyra e qeverisjes së këtyre është mbajtja me tendera e klientëve të vet

    Analisti, Fatos Lubonja, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Ballukut i kishte kërkuar vartësit të saj Evis Berberit që ta hiqte nga lista e tenderave një biznesmen të lidhur me PD.

    Ai theksoi se mënyra e qeverisjes së Ballukut-Berberit ishte që të ‘mbajnë klientelën e tyre dhe ta rrisin atë.

    “Këtu bëhet fjalë për mënyrë qeverisje. Unë pashë midis të tjerësh, mesazhe që shkëmbente Balluku me Berberin. Diku bëhej fjalë për një biznesmen që ishte i lidhur me PD. Dhe kjo i thoshte atij që ‘këtë nuk dua më ta shikoj në fare në lista e tenderave’.

    Cila është mënyra e qeverisjes së tyre?
    Mënyra e qeverisjes së tyre është që ne do mbajmë klientelën tonë dhe do rrisim klientelën tonë. Bëjmë atë parimin tonë ‘që vidh që të marrësh pushtet dhe merr pushtet që të vjedhësh’. Pra ky është thelbi i gjësë të kërkosh prova.

  • “Të mjerët shqiptarë”, Lubonja paralajmëron katastrofë te tuneli i Llogarasë: Ka defekte serioze strukturore

    “Të mjerët shqiptarë”, Lubonja paralajmëron katastrofë te tuneli i Llogarasë: Ka defekte serioze strukturore

    Analisti Fatos Lubonja foli sonte në Studio24 mbi parregullësitë sipas tij me ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
    Lubonja renditi disa shkelje në ndërtim, duke filluar nga mungesa e hekurit në tunel, plasjet e shpeshta me eksploziv duke shkelur çdo procedurë.
    Ai shton se duhet një hetim shumë serioz pasi rrezikohen jetë njerëzish.
    Lubonja: Unë sigurisht nuk mundet të jem ekspert, mendoj se kam aftësinë të gjykojë dhe vlerësoj. Pashë që ishte një grek me një kompani që me marrëveshje me Ballukun dhe Berberin kishte supervizimin në tunel. Megjithëse ishte njeri i zgjedhur nga këta. Minimalisht i kanë bërë një nder, s’po i hyj.
    Si qytetar dhe si Fatos, meqë kam kaluar shpesh atje, më ka ngelur në mendje, i takon SPAK ta hetojë, në regjistrimet ishte dhe mungesa e hekurit, është serioze se mund të shembet një ditë dhe humbasin jetë njerëzish. Kishte pasur ca rrjedhje dhe kishin një ekspert italian dhe kishte thënë të mjerët shqiptarë për cilësinë e këtij tuneli. Duhet hetuar.
    Tuneli nuk është hapur siç duhen hapur tunelet moderne me një makineri që kanë shumë turjela, por është hapur me eksploziv. Metodë shumë e vjetër por primitive. Një nga gjërat e tjera, edhe eksplozivi ka rregullat e veta. Nuk mund të bësh dy plasje në 4 orë. Duhet zënë vend lëvizjet nga plasjet. Për të bërë sa më shpejt, kishin bërë plasje shumë më të shpeshta se procedura. Bëhet fjalë mungesë hekuri, mos përdorimi i makinerive, plasjet e shpejta. Mendoj se duke patur parasysh këta njerëz që është bërë ky tender, kërkon një hetim shumë serioz. Për të mos humbur jetë njerëzish.

  • Lubonja: SPAK të tregojë se nga 50 mln euro, sa ka marrë Rama, Balluku dhe sa kanë shkuar për fushatë?

    Lubonja: SPAK të tregojë se nga 50 mln euro, sa ka marrë Rama, Balluku dhe sa kanë shkuar për fushatë?

    Për analistin Fatos Lubonja, vendimi i GJKKO-së për shkarkimin e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk mjafton sa kohë nuk ka ndëshkim për të gjithë rrethin e krimit të paprekur nga SPAK.

    Duke iu referuar një takimi të pazakontë në kryeministri sa i takon kohës së gjatë të qëndrimit të Ballukut në godinën e qeverisë, mbi 8 orë, Lubonja tha se nuk dihet nëse zv/kryeministrja ka ndryshuar metodë në raport me zyrtarët e tjerë të lartë të akuzuar nga SPAK për korrupsion, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj.

    “Vendimi i sotëm i GJKKO ngre pikëpyetje të mëdha se çfarë ka pas saj. A është SPAK që ka një mbështetje ndërkombëtare? A është SPAK që bashkëpunon me Ramën për të eleminuar disa kundërshtarë?”, u shpreh Lubonja në News24.

    Lubonja: Është një goditje që tregon se është një zhveshje e sistemit por pikëpyetje e madhe që ngrihet është kjo, cfarë ka pas. Është SPAK që ka një mbështetje ndërkombëtare, është SPAK që bashkëpunon me Ramën për të eleminuar disa kundërshtarë. Ai që quhet sistem ku kam parasysh të gjithë rrethin e krimit, ai nuk është prekur nga SPAK.

    Pyetja e madhe që ngrihet është ky 50 mln euro ku kanë shkuar, sa prej tyre ka futur në xhep, Balluku apo Rama dhe sa kanë shkuar për fushatën elektorale. Sistemi i vjedhjes, thonë pabarazi në tendera, ku kanë shkuar?

  • Lubonja: Pse për Ramën rasti “Balluku” është ndryshe nga të tjerët

    Lubonja: Pse për Ramën rasti “Balluku” është ndryshe nga të tjerët

    Për shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja, rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku e ka vënë në vështirësi kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për News24, Lubonja tha se ndryshe nga herët e tjera me vartësit e tij, afera e tunelit të Llogarasë lidhet direkt me Ramën.

    “A i duhet shqiptarëve një takim i tillë? Se Ramës i duhet. Meloni është si frymëmarrje për Ramën në këtë rast. Ndërkohë që ne kemi narkoshtetin që po del rrugëve sic doli në Rinas apo sic ka dalë me Ballukun.

    Kjo është një ngjarje që e nxjerr lakuriq dhe Ramën sepse është rasti i parë që është shumë vështirë që Rama të thotë se kanë ngrënë kumbulla prapa meje. Sepse ata të tjerët janë akuzuar për gjëra që nuk lidhen direkt me Ramën, si inceneratori apo akuza të tjera për Beqajn, për Tahirin dikur apo Ahmetajn.

    Këtu kemi të bëjmë me një gjë direkt të lidhur me Ramën. Se askush nuk mund të thotë se atë kompani turke që ndërtoi spitalin për fushatë elektorale Ramës e ka tërhequr ai për ti dhënë ato para jo Balluku, marrëveshja e kapos me vartësit e saj.
    Ka gjetur njeriun që sapo i thotë të bëhet kjo, ajo angazhohet. Ka gjasa që Balluku mund ti ketë thënë se do të them më ke dhënë urdhër ti. Këtu nuk është problemi ca thotë Balluku por cfarë thotë SPAK. Këtu është qartazi që është bërë bashkë Rama-Balluku. Unë mendoj se është detyrë e SPAK të hetojë në të gjitha planet, dhe për sigurinë e tunelit” – tha Lubonja

  • “Rama s’mund të fshihet më pas Ballukut”, Lubonja reagon ashpër: Në këtë aferë doli lakuriq para shqiptarëve

    “Rama s’mund të fshihet më pas Ballukut”, Lubonja reagon ashpër: Në këtë aferë doli lakuriq para shqiptarëve

    Për analistin Fatos Lubonja, rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku e ka vënë në vështirësi kryeministrin Edi Rama, pasi ndryshe nga herët e tjera me vartësit e tij, afera e tunelit të Llogarasë lidhet direkt me të.
    Në një intervistë televizive, Lubonja tha se “askush nuk mund të thotë se atë kompani turke që ndërtoi spitalin për fushatë elektorale të Ramës nuk e ka tërhequr ai për t’i dhënë ato para jo Balluku, marrëveshja e kapos me vartësit e saj”.
    “Ka gjetur njeriun që sapo i thotë të bëhet kjo, ajo angazhohet.
    Ka gjasa që Balluku mund ti ketë thënë se do të them më ke dhënë urdhër ti.
    Këtu nuk është problemi ca thotë Balluku por cfarë thotë SPAK. Këtu është qartazi që është bërë bashkë Rama-Balluku.
    Unë mendoj se është detyrë e SPAK të hetojë në të gjitha planet, dhe për sigurinë e tunelit”, tha analisti Fatos Lubonja.Fatos Lubonja: A i duhet shqiptarëve një takim i tillë? Se Ramës i duhet. Meloni është si frymëmarrje për Ramën në këtë rast. Ndërkohë që ne kemi narkoshtetin që po del rrugëve sic doli në Rinas apo sic ka dalë me Ballukun.
    Kjo është një ngjarje që e nxjerr lakuriq dhe Ramën sepse është rasti i parë që është shumë vështirë që Rama të thotë se kanë ngrënë kumbulla prapa meje. Sepse ata të tjerët janë akuzuar për gjëra që nuk lidhen direkt me Ramën, si inceneratori apo akuza të tjera për Beqajn, për Tahirin dikur apo Ahmetajn, këtu kemi të bëjmë me një gjë direkt të lidhur me Ramën. Se askush nuk mund të thotë se atë kompani turke që ndërtoi spitalin për fushatë elektorale Ramës e ka tërhequr ai për ti dhënë ato para jo Balluku, marrëveshja e kapos me vartësit e saj.
    Ka gjetur njeriun që sapo i thotë të bëhet kjo, ajo angazhohet.
    Ka gjasa që Balluku mund ti ketë thënë se do të them më ke dhënë urdhër ti.
    Këtu nuk është problemi ca thotë Balluku por cfarë thotë SPAK. Këtu është qartazi që është bërë bashkë Rama-Balluku.
    Unë mendoj se është detyrë e SPAK të hetojë në të gjitha planet, dhe për sigurinë e tunelit.

  • Lubonja: Sulmet e opozitës ndaj ambasadorit të BE, të pakuptueshme

    Lubonja: Sulmet e opozitës ndaj ambasadorit të BE, të pakuptueshme

    Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te debati mbi ligjin për barazinë gjinore dhe qëndrimet e opozitës.
    Sipas Lubonjës, ligji për barazinë gjinore është “në përputhje me normat europiane” dhe nuk ka arsye për t’u kundërshtuar. “Ky është një ligj që është në normat evropiane për mendimin tim, dhe nuk arrij ta kuptoj si opozita mban ato qëndrime që sulmon edhe ambasadorin e BE-së, ku më pas i vijnë sulme nga ambasadorët në Shqipëri si pasojë”, deklaroi ai në emisionin “Kjo Javë” në News24,.
    Analisti theksoi se një qasje e tillë nga opozita vetëm sa i shërben kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare. “Kjo i jep një komardare Ramës ndërkombëtarisht, në një kohë kur ai duhet të demaskohet për korrupsionin dhe problemet e qeverisjes,” u shpreh Lubonja.
    Ai shtoi se Shqipëria aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ndërsa opozita duhet të ruajë një qëndrim të qartë pro-europian. “E kuptoj logjikën e opozitës që mendon se mund të bëjë një aleancë me Trump për të nxjerrë Shqipërinë nga bataku, por duke vepruar kështu, ajo përplaset me forcat liberale dhe popullore të BE-së, ku bën pjesë vetë Partia Demokratike,” tha Lubonja.
    Në vijim, ai kritikoi edhe fokusin e partive politike te reforma zgjedhore, duke theksuar se ajo nuk sjell ndryshime të thella. “Pse merren me reformën zgjedhore që nuk zgjidh asgjë dhe e votojnë bashkë?” pyeti Lubonja, duke nënvizuar se mungesa e alternativave reale po e mban vendin në një krizë të vazhdueshme politike.