Deputetja e PS, Iris Luarasi, ka zbuluar se është kërcënuar me jetën e fëmijëve. Sipas saj, këto kërcënime vijnë vetëm pse mbështeti projektligjin për Barazinë Gjinore.
“Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve.
Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes? Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2.”, tha ajo.
Tag: luarasi
-

“Më kanë kërcënuar me prerjen e kokës së fëmijëve”, Iris Luarasi: Jam nënë vetë. Nuk do të doja të më thërrisnin…
-

Deklarata për ‘Barazinë Gjinore’, Iris Luarasi: Më kanë kërcënuar me prerjen e kokës së fëmijëve
Iris Luarasi
TIRANË-Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka zbuluar se është kërcënuar me jetën e fëmijëve, pas deklaratës ku komentoi miratimin në Kuvend me 77 vota pro ligjit. Në deklaratën për shtyp deputetja u shpreh se ligji nuk prek konceptin e dy gjinive “burrë dhe grua”, por garanton barazi dhe dinjitet të tyre në jetën publike dhe sociale. Ndër të tjera ajo i cilësoi si dezinformim deklaratat e opozitës që këmbëngul në të kundërtën për gjini fluide dhe theksoi se shtetet e BE me vetëm dy gjini nuk janë shembull për t’u ndjekur.
Pas këtyre komenteve, Luarasi deklaron se këtë herë kërcënimet kanë qenë si asnjëherë më parë duke përfshirë fëmijët e saj. Deputetja sqaron se i ka denoncuar rastet dhe thekson se edhe ajo vetë është kundër termave prindi 1 dhe 2.“Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve. Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes? Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2”,- deklaroi deputetja për News24.
Ligji për “Barazinë Ligjore” u votua në Kuvend në seancën e 6 nëntorit me 77 vota pro të Partisë Socialiste dhe 36 vota kundër. Projektligji kaloi vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi opozita votoi kundër./ZËRI -

Iris Luarasi: “Shtetet me dy gjini s’janë shembull për ne!” – Po për kë janë, vallë?
Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi e cila e mori mandatin qyl, ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me 77 vota në Kuvend. Sipas saj ligji nuk i hap rrugë identiteteve të shumëfishta siç pretendon opozita dhe shoqëria civile.
“Soristja e thekur” Iris Luarasi, teksa përmendi vendet anëtare të BE që nuk e kanë këtë ligj, tha se shtetet që kanë vetëm 2 gjini, nuk janë shembujr për t’u ndjekur.
“Janë permendur disa here nga kolege te opozites ne komisione shembuj nga disa vende europiane. Është e vërtetë që 2-3 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, kanë miratuar apo propozuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “dy sekse biologjike”. Por, këto nuk janë shembuj për t’u ndjekur nga një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, pasi janë shkelje të parimeve themelore të së drejtës së Bashkimit Evropian.
Ashtu sic eshte e vertete se Komisioni Evropian ka hapur procedura shkeljeje ndaj disa prej këtyre shteteve dhe ka paralajmëruar sanksione financiare sipas nenit 260 të Traktatit për Funksionimin e BE-së. Nëse shtetet refuzojnë të korrigjojnë shkeljet, ato rrezikojnë gjoba ditore, pezullim të fondeve të BE-së, apo përjashtim nga programet e bashkëpunimit. Pra, nuk kemi të bëjmë me “shembuj të mirë” que duhen ndjekur, por me shkelje që po diskutohen në gjykatat evropiane si cenim i parimeve themelore të së drejtës evropiane”, u shpreh Luarasi. -

Ligji për barazinë gjinore, Luarasi: Nuk ka gjini të reja dhe as prind 1 e as prind 2
Një ditë pasi Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për barazinë gjinore, të kontestuar nga opozita dhe shoqëria civile, deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka sqaruar se ky ligj nuk prek konceptin e dy gjinive “burrë dhe grua”, por garanton barazi dhe dinjitet të tyre në jetën publike dhe sociale. Në një konferencë për mediat, deputetja socialiste thekson se ligji nuk prek familjen tradicionale, ndërsa i cilësoi si dezinformim deklaratat e opozitës që këmbëngul në të kundërtën për gjini fluide.
Deputetja sqaron se ligji nuk prek familjen tradicionale, ndërsa i cilësoi dezinformim dhe mosnjohje të ligjit deklaratat e opozitës.
“Për shkak të gjuhës së urrejtjes dje në parlament është e rëndësishme të adresojmë debatin që ky ligj ka shkaktuar. Ishte e qartë që shumë kolegë kishin më shumë kohë të lexonin ato që thuheshin në rrjetet sociale sesa lexim të vërtetë të pr.ligjin. Janë shprehu shqetësime për terminologjinë e përdorur duke pretenduar se kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive. Në realitet ky ligj nuk krijon asnjë produkt të ri ligjor, asnjë gjini të re vetëm synon të garantojë barazinë reale midis burrave dhe grave. Nëse dikush do të donte të prezantonte gjini të reja, do të duheshin reforma të thella ligjore duke nisur nga ndërhyrjet për ligjin për gjendjen civile apo një kuadër ligjor për njohjen e identiteteve ligjore. Narrativa se po legalizohen 70 gjini në Shqipëri është gënjeshtër e qëllimshme sa disa filluan ta besonin ky ligj nuk shton asnjë gjini tjetër. Nuk krijon gjini të reja”, u shpreh Luarasi.
Sipas saj termi përkatësi e shumëfishtë nuk lidhet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore
“Koncepti i përkatësisë së shumëfishtë nënkupton diskriminimin është për shkak të moshës, origjinës, vendbanimit rural, aftësive të kufizuar apo statusit social ekonomik. Ky nuk lidhet me atë që dëgjuam dje përkatësi e shumëfishtë gjinore. Ky togfjalësh nuk ekziston”.
Luarasi u dha përgjigje edhe deklaratave se ligji synon zëvendësimin e shprehjes nëna e babai me prindi një e prindi dy.
“Dëgjuam që pr/ligji detyronte duke zëvendësonte shprehjen nënë e baba me shprehje neutrale si prindi një e prindi dy. As unë e asnjë koleg i PS nuk do të votonte kurrë një ligj që nuk do të na jepte mundësinë që fëmijët të na jepnin mundësinë të na thërrisnin nën e baba. Kjo është gënjeshtër nga at që nuk e kanë lexuar ligjin. Koncepti i gjinisë është i përfshirë në Konventën e Stambollit, e cila është nënshkruar edhe nga Parlamenti shqiptar, edhe kur drejtohej nga opozita e sotme. Ai nuk flet për shumë gjini, por për ndjeshmëri gjinore dhe për korrektësi gjinore në përdorimin e termave, në mënyrë që kolegët të mos nënvlerësohen në punë për shkak të gjinisë së tyre”, theksoi Luarasi.
Sipas saj ky ligj nuk është eksperiment social, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe sociale që korrigjon padrejtësi historike.
“Ky nuk është një eksperiment social, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe sociale. Politikat gjinore nuk kërcënojnë familjen, por e mbështesin atë dhe krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë. Ato nuk krijojnë privilegje, por korrigjojnë padrejtësi historike.
Shqipëria nuk humbet identitetin e saj duke paguar gratë njësoj si burrat; përkundrazi, shoqëria ecën përpara kur gratë trajtohen me dinjitet dhe barazi. Të gjithë ata që dezinformojnë dhe nxisin urrejtje nuk janë mbrojtës të familjes, por pengues të progresit. Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me diskriminim dhe pabarazi, por duhet të ecë përpara me barazi dhe dinjitet për të gjithë”, u shpreh Luarasi.
Duke përmendur disa nga shembujt e dhënë nga opozita për vendet e BE që kanë sanksionuar në Kushtetutë njohjen e vetëm dy gjinive, Luarasi u shpreh se vetë BE i ka cilësuar ato në shkelje të parimeve themelore të të drejtave të njeriut.
“Shumë herë nga opozita janë përmendur shembuj nga Evropa. Disa shtete kanë miratuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë njohjen vetëm në dy gjini, por kjo nuk është një shembull që duhet ndjekur nga një vend që aspiron të hyjë në BE. KE ka hapur çështje ndaj tyre për shkelje të të drejtave themelore, dhe nëse shtetet nuk i korrigjojnë këto shkelje, rrezikojnë gjoba ditore ose refuzimin e fondeve të BE-së. Pra, nuk duhet të na ofrohen shembuj jo të mirë.
Ndërsa problemet imagjinare nuk duhet të jenë fokusi ynë, duhet të flasim për problemet reale: çdo ditë, 7 gra raportojnë dhunë në familje. Gratë paguhen 4.5% më pak për çdo punë të kryer. Rreth 30% e grave dhe vajzave nuk kërkojnë punë sepse i dedikohen vetëm shtëpisë, duke marrë vetëm 2% të të ardhurave. Kjo është një traditë familjare që disa duan ta ruajnë, ku gruaja mbetet e izoluar dhe e pa paguar”, tha ajo.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e së enjtes projektligjin për Barazinë Gjinore, me 77 vota pro, pas një seance maratonë të shoqëruar nga debate të forta politike. -

Teatri i politikës shqiptare/ Iris Luarasi: Kafja e parlamentit shuan çdo armiqësi PD-PS
Ka qëndruar për vite përballë studentëve dhe po aq gjatë ka ndjekur politikën dhe foltoren e Kuvendit si analiste. Për Iris Luarasin, kalimi nga një “aula” në tjetrën është një udhëtim mes dy realiteteve që flasin gjuhë të ndryshme.Nuk i ka provuar ende emocionet dhe ndjesitë e foltores së Kuvendit, sepse kjo legjislaturë ka nisur me shumë debate në sallën e Parlamentit të Shqipërisë.Gjuha konfliktuale dhe e urrejtjes vazhdon ta dominojë atë sallë, një fjalor që shpesh përzien arrogancën me banalitetin. Në atë sallë, siç vëren Luarasi, “rehatia e disave prej tyre nuk vjen nga argumenti, por nga fakti që ke dekada në atë karrige”. Një grup që nuk lëviz, që di të mbijetojë në çdo rotacion pushteti, duke u bërë pjesë e “klubit të përjetshëm” të politikës shqiptare.Si deputete për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë, ajo po e sheh nga brenda politikën se si funksionon në realitet. Në korridoret e Kuvendit, jashtë kamerave, politika është më e butë.“Kafja e parlamentit është vendi ku zgjidhen të gjitha armiqësitë politike,” thotë ajo. Një realitet i njohur për gazetarët që e ndjekin politikën nga afër: aty ku fjalët e mëdha shuhen si shkumë mbi filxhanin e kafesë, dhe debati i ashpër kthehet në shaka mes personazhesh të shfaqur si “armiq” në sallën e Kuvendit.Numri i konsiderueshëm i të rinjve dhe grave në parlamentin aktual është një lajm i mirë për Iris Luarasin.Prej të rinjve ajo pret të ndryshojnë gjuhën e urrejtjes dhe të zbusin konfliktet mes mazhorancës dhe opozitës.Kuotat gjinore, sipas Luarasit, kanë sjellë më shumë gra, por jo domosdoshmërisht e kanë përkthyer këtë në cilësi.Iris Luarasi flet për “diktatin e rreshtit” në grupin parlamentar dhe për atë pjesë të lirisë së mendimit që detyrohesh ta lësh kur vendos t’i bashkohesh një force politike.Si analiste, ajo e sheh ende shumë të vështirë situatën e opozitës për shkak të krizave të thella që ka kaluar, duke theksuar domosdoshmërinë për një opozitë të fortë e të qenësishme si element vendimtar për demokracinë.
-

Seanca e parë e Kuvendit dhe roli i opozitës/ Luarasi zbulon skenarin e pengimit të Ramës: E kishte paramenduar…
Deputetja socialiste Iris Luarasi ishte e ftuar në Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën ku foli për seancën e parë të kuvendit dhe caktimin e saj si nënkryetare e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut.
Në këtë komision, Luarasi gjen si drejtuese Jorida Tabaku për të cilën foli me vlerësime të larta duke e cilësuar si një person që nuk i pengon reformat për integrimin.
“Besoj se do të bashkëpunoj shumë mirë më zonjën Tabaku. Kam gjithë respektin për zonjën Tabaku si një politikane me eksperiencë dhe në drejtimin e komisionit të integrimit. E kam parë si një person jo pengues dhe për reformat që kanë të bëjë me integrimin.
Mendoj që do të ketë të njëjtën performancë. Për sa kohë do të drejtojë komisionin për mjetet e informimit dhe të drejtat e njeriut, besoj do jetë një bashkëpunim shumë i mirë. Ajo sjell një eksperiencë në politikbërje”, tha Luarasi.
Në lidhje me seancën e Kuvendit ku u miratua pa debat programi qeverisë, Luarasi u shpreh se opozita e kishte paramenduar të gjithë skenarin për të penguar fjalën e kryeministrit. -

Dudushi përplaset me deputeten e PS për Manastirliun: Me kë e konsultoi Rama? Luarasi: S’kishte nevojë…
Ogerta Manasatrilu do të hyjë në garë për bashkinë e Tiranës, pasi Edi Rama e caktoi si kandidate të PS, teksa Erion Veliaj është në arrest në burg. Alban Dudushi u përplas me deputeten e PS, Iris Luarasi në lidhje me propozimin e sotshëm të kryeministrit Edi Rama, që Manastriliu të garojë për Tiranën. Dudushi komentoi reagimin e Manastirliut, duke thënë se kryeministri duhet ta kishte konsultuar më herët me të. Kjo gjë u kundërshtua nga Luarasi, e cila tha se nuk kishte nevojë.
Pjesë nga debati në studio:Luarasi: Manastirliu është zgjedhja mes këtyre njerëzve. Nga pikëpamja emocionale më duket më njerëzorja në botë. Emocioni është natyrisht i natyrshëm. Nuk mendoj se është e emocionuar negativisht, përkundrazi është e emocionuar pozitivisht.
Dudushi: Të surprizojë Manastirliun që do jetë e zonja e punës, kjo është… Që të mos e konsultojë njëherë… Më kë e konsultoi? Apo e mendoi vetë dhe e poqi!?
Luarasi: Tani mos përfito nga fjalët. Është qeveria Rama…


