Tag: luanët

  • Shqipëria luan futboll, Anglia shënon golat! “Tre Luanët” kafshojnë shqiponjat, humbje që nuk dhemb

    Shqipëria luan futboll, Anglia shënon golat! “Tre Luanët” kafshojnë shqiponjat, humbje që nuk dhemb

    Shqipëria ka pësuar një humbje dramatike përballë Anglisë në “Air Albania”, në sfidën e fundit kualifikuese të Kupës së Botës.
    Një sfidë në të cilën kuqezinjtë meritonin më shumë se humbjen 0–2.
    45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, ku ndeshja ishte totalisht e barabartë, me raste nga të dyja skuadrat.

    Në 45 minutat e dyta, kuqezinjtë ndryshuan marsh, duke rrezikuar disa herë seriozisht portën e anglezëve, ku rasti më flagrant ishte ai i minutës së 51-të, kur Arbër Hoxha goditi lehtë dhe në qendër, pas asistit të dhënë nga Uzuni.
    Në momentin më të mirë të kuqezinjve, pikërisht kur Arbër Hoxha “vallëzonte” me topin, erdhi edhe goli i parë i anglezëve me Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 74-t pas një goditjeje këndi.
    Vetëm 8 minuta më pas, sërish Harry Kane do të shënonte golin e dytë për “Tre Luanët”, duke fiksuar të njëjtin rezultat si në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley”.
    Megjithatë, duhet theksuar se për herë të parë kjo humbje nuk “dhemb”, pasi Shqipëria tashmë e ka siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në fazën play-off të kualifikueseve të një Kupe Bote.

  • Na ndëshkon Anglia/ “Tre Luanët” realizojnë dy gola me Harry Kane

    Na ndëshkon Anglia/ “Tre Luanët” realizojnë dy gola me Harry Kane

    Anglia kalon në avantazh në pjesën e dytë ndaj Shqipërisë.
    Pas një goditje këndi, Naser Aliji devijon topin në zonë duke e kthyer në asist për Harry Kane i cili nuk gabon para Strakoshës.
    Rezultati shkon në 0 me 1 për “Tre Luanët”.
    Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë Harry Kane realizon golin e dytë.
    Sulmuesi anglez realizoi me kokë duke mposhtur Strakoshën.
    Rezultati shkon në 0 me 2 për “Tre Luanët”.

  • ‘Kjo shenjë do të sëmuret rëndë…’, Meri Gjini jep lajmin e keq dhe tronditës për këtë shenjë

    ‘Kjo shenjë do të sëmuret rëndë…’, Meri Gjini jep lajmin e keq dhe tronditës për këtë shenjë

    Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit pr pjesën e dytë të javës në një studio televizive.
    Me Hënën te Luanët ka tendencë për të pasur ekzagjerim emocional. Është me ngarkesa jo shumë të qarta, por zbehen sa më shumë i afrohemi të premtes.
    Mërkuri me Marsin në hyrje paralele bën të mundur që nga nesër të mbyllet cikli i ankthit dhe frikërave, duke larguar stresin dhe pasigurinë e kohës.
    Sot Plutoni është kthyer në të drejtë. Kjo, nga njëra anë, lehtëson situatat dhe përshpejton rezultatet që presim, ndërsa nga ana tjetër nxjerr në sipërfaqe pjesën e problematikave me shëndetin.
    Dashi
    Ngarkesë emocionale ditën e sotme dhe nesër, që shkaktohet nga Hëna te Luanët. Për sa i përket punës, do të vazhdojë të ketë pikëpyetjet e veta dhe ngecjet e veta. Nga dreka e ditës së nesërme nis qartësimi dhe përshpejtimi i ritmit.
    Demi
    Duke qenë se kemi një pozicionim jo shumë komod të Plutonit në katërkëndësh, ruani ekuilibrat, sidomos në familje. Lehtësohet nga dreka e ditës së nesërme. Sa më afër fundjavës, aq më shumë ngjyra do të keni emocionalisht. Profesionalisht, java mbyllet mirë.
    Binjakët
    Kanë një hapësirë shumë të mirë për të qenë vetvetja. Agjenda e tyre ka lëvizjet dhe takimet e veta. Vendosja planetare e ditës së sotme shton pasigurinë dhe ankthin ekonomik. Por janë pozitivë dhe optimistë në analizat e tyre.
    Gaforrja
    Kanë Jupiterin në të drejtë, paralelisht me Saturnin. Zhvillimet do të jenë shumë të forta dhe pozitive. Pjesa më e madhe që është në situata të vështira del fitimtare. Të tjerët që marrin iniciativa të reja do të shpërblehen maksimalisht. Për Gaforren, gradualisht nga e hëna do të ndihen më të lehtë dhe më të kthjellët.
    Luani
    Hënën e kanë te vetja. Kanë gjithë mundësinë për të shijuar vëmendjen. Sot dhe nesër do të gjejnë veten në qendër të vëmendjes. Në punë, ky Mars me Mërkurin u jep mundësinë të krijojnë strategji jo shumë të zhurmshme. Megjithatë, do të kenë mundësi ta ndajnë me të tjerët nga nesër e në vazhdim. Kujdes me shëndetin. Merruni me sistemin imunitar.
    Virgjëresha
    Hyrjet planetare janë të gjitha të favorshme për Virgjëreshën. Minimalja e mundshme është që nuk do të kenë pengesa nga universi. Në rastin më të mirë, do të kenë ndihmesa për të pasur evoluimin e tyre në çështjet që u interesojnë. Nëse vendosni prioritet gjërat që doni, do të keni një ritëm të mirë dhe të shpejtë.
    Peshorja
    Kanë Venusin te vetja. Kanë muajin e tyre dhe vëmendjen te vetja. Por do të jenë në vëmendje edhe për strategjitë dhe mënyrën si do të funksionojnë dhe do të vlerësohen profesionalisht. Në këtë periudhë mund të ndërtojnë strategji shumë të suksesshme dhe t’i japin shkëlqimin e nevojshëm. Me hyrjen e Neptunit te Peshqit pas disa ditësh, do të kenë mundësi për të bërë projektime më afatgjata se koha.
    Akrepi
    Duhet ta marrin shtruar ditën e sotme dhe paraditen e nesërme, pasi Mërkuri dhe Marsi te ata sjellin në vesh atë që i shqetëson dhe i tremb. Zgjon frikërat e tyre. Ndryshon atmosfera në vazhdimësi. Në fundjavë do të kenë mundësi të jenë të qetë dhe të qartë, për t’u riorganizuar edhe një herë.
    Shigjetari
    Me këtë Hënë që ka ekzagjerimin e vet, duhet të merren me ekuilibrat e tyre emocionalë, raportet në çift dhe raportet personale. Mërkuri me Marsin nuk është miqësor me ju. Duhet që gjatë kësaj fundjave të merren me veten dhe të sheshojnë lodhjen e tyre.
    Bricjapi
    Nevoja për të ditur ku janë, për të marrë në kontroll agjendën e tyre, xhepin, punën dhe emocionet, ka një tendencë të fortë. Dëshirojnë të kontrollojnë gjithçka dhe ia dalin mbanë me sukses. Nesër janë më të qeshur dhe gati për të qenë socialë dhe argëtues.
    Ujori
    Plutoni është kthyer në të drejtë, kujdes me këmbimet ekonomike. Qartësohuni para se të veproni dhe nuk ka vend për lëvizje të mëdha dhe të rëndësisë jetike. Me Hënën përballë, do të e gjejnë veten si mbështetës ose udhërrëfyes të të tjerëve.
    Peshqit
    Duhet të merren me trupin e tyre. Ata që kanë pasur probleme gjatë 2023-2024 duhet të bëjnë kontrolle, për të mos u përballur më me këto çështje shëndetësore. Saturni do të ndikojë drejtpërdrejt për të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës. Të tjerët, me Hënën te Luanët, do të kenë hapësirë për vëmendje dhe buzëqeshje.

  • Meri Gjini paralajmëron: Ndikimi i Hënës dhe Plutonit këtë javë! Kjo shenjë duhet të ketë kujdes me shëndetin

    Meri Gjini paralajmëron: Ndikimi i Hënës dhe Plutonit këtë javë! Kjo shenjë duhet të ketë kujdes me shëndetin

    Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

    /vizionplus.tv

  • Anglia “shuplakë” Serbisë, “Tre Luanët” shënojnë 5 gola në Beograd – gjunjëzohen ballkanasit

    Anglia “shuplakë” Serbisë, “Tre Luanët” shënojnë 5 gola në Beograd – gjunjëzohen ballkanasit

    Anglia ka shkërmoqur Serbinë në mes të Beogradit. “Tre Luanët” u treguan të pamëshirshëm duke iu shënuar 5 gola.
    I pari erdhi nga kapiteni Kejn dhe pas 2 minutash Madueke dyfishoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë. Në të dytën gjithçka shkoi edhe më keq për kombëtaren e drejtuar nga Stojkoviç.

    Konsa trefishoi shifrat në 52-ën dhe më pas Serbia ngeli me 10 lojtarë për shkak se Milenkoviç u ndëshkua me karton të kuq. Më pas erdhi dhe goli i katërt nga Guehi. Sfida u vulos nga Rashford me penallti në të 90’.
    Me këtë fitore Anglia i bën nder edhe Shqipërisë përsa i përket situatës në grupin K.
    SERBI 0-5 ANGLI
    33′ Kejn, 35′ Madueke, 52′ Konsa, 75′ Guehi, 90′ Rashford (P)
    ()

  • Nuk do ta besoni!/ Ja tri shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të të thyejnë zemrën

    Nuk do ta besoni!/ Ja tri shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të të thyejnë zemrën

    Çdo shenjë e zodiakut ka të metat e veta. Për disa, kjo e metë është paaftësia për të mbajtur lidhjet afatgjata të dashurisë. Natyra e tyre me shpirt të lirë dhe personaliteti shpeshherë i pengon. Sipas astrologjisë këto shenja të zodiakut kanë më shumë shanse t’ju thyejnë zemrën
    Luani
    Nëse ka një gjë që duhet të dini për Luanët, është se ata janë gjithmonë në kërkim të diçkaje më të mirë. Nga trendet te marrëdhëniet romantike, kjo shenjë zjarri lëviz shpejt dhe nuk e ka problem të thyejë disa zemra gjatë rrugës. Luanët gjithashtu e duan vëmendjen e të tjerëve, kështu që ka të ngjarë që sapo të kalojë pëlqimi fillestar i marrëdhënies suaj, ata do të duan dikë tjetër që t’i ‘ndezë’ përsëri.
    Virgjëresha
    Le të jemi të qartë: Virgjëreshat nuk hyjnë në marrëdhënie me qëllimin për t’i thyer zemrën dikujt tjetër. Por, si një shenjë perfeksioniste që e di saktësisht se çfarë dëshiron, mos u habitni nëse i japin fund marrëdhënies suaj pa ndonjë paralajmërim të dukshëm. Virgjëreshat e dinë vlerën e tyre dhe, nëse ndiejnë se nuk po i përmbushni pritshmëritë e tyre, do të ndahen aq shpejt sa nuk do ta vini re fare.
    Akrepi
    Akrepët misteriozë e kanë të vështirë t’i lejojnë njerëzit të afrohen me ta, kështu që ka më shumë të ngjarë t’u afroheni ju sesa ata. Ata janë gjithashtu jashtëzakonisht emocionalë dhe nëse ndihen se po trajtohen jo mirë nga ju, do t’ju lënë menjëherë. Por mos lejoni që ky tipar t’ju ndalojë të përfshiheni emocionalisjt me një Akrep, sepse kur lidhja është e duhura, janë besnik deri në fund. (Për sa kohë që nuk ua thyeni besimin!)

  • Tri shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të të thyejnë zemrën

    Tri shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të të thyejnë zemrën

    Çdo shenjë e zodiakut ka të metat e veta. Për disa, kjo e metë është paaftësia për të mbajtur lidhjet afatgjata të dashurisë. Natyra e tyre me shpirt të lirë dhe personaliteti shpeshherë i pengon.

    Sipas astrologjisë këto shenja të zodiakut kanë më shumë shanse t’ju thyejnë zemrën
    Luani – Nëse ka një gjë që duhet të dini për Luanët, është se ata janë gjithmonë në kërkim të diçkaje më të mirë. Nga trendet te marrëdhëniet romantike, kjo shenjë zjarri lëviz shpejt dhe nuk e ka problem të thyejë disa zemra gjatë rrugës. Luanët gjithashtu e duan vëmendjen e të tjerëve, kështu që ka të ngjarë që sapo të kalojë pëlqimi fillestar i marrëdhënies suaj, ata do të duan dikë tjetër që t’i ‘ndezë’ përsëri.

    Virgjëresha – Le të jemi të qartë: Virgjëreshat nuk hyjnë në marrëdhënie me qëllimin për t’i thyer zemrën dikujt tjetër. Por, si një shenjë perfeksioniste që e di saktësisht se çfarë dëshiron, mos u habitni nëse i japin fund marrëdhënies suaj pa ndonjë paralajmërim të dukshëm. Virgjëreshat e dinë vlerën e tyre dhe, nëse ndiejnë se nuk po i përmbushni pritshmëritë e tyre, do të ndahen aq shpejt sa nuk do ta vini re fare.
    Akrepi – Akrepët misteriozë e kanë të vështirë t’i lejojnë njerëzit të afrohen me ta, kështu që ka më shumë të ngjarë t’u afroheni ju sesa ata. Ata janë gjithashtu jashtëzakonisht emocionalë dhe nëse ndihen se po trajtohen jo mirë nga ju, do t’ju lënë menjëherë. Por mos lejoni që ky tipar t’ju ndalojë të përfshiheni emocionalisht me një Akrep, sepse kur lidhja është e duhura, janë besnik deri në fund.
     
  • Zemërim në Gjermani për kopshtin zoologjik që vrau 12 babuinë dhe i hodhi te luanët

    Zemërim në Gjermani për kopshtin zoologjik që vrau 12 babuinë dhe i hodhi te luanët

    Një kopsht zoologjik në Gjermani ka shkaktuar zemërim, përfshirë kërcënime me vdekje, pasi vendosi të vriste 12 babuinë dhe të ushqente luanët me disa nga trupat e tyre.

    E gjitha filloi kur kopshti zoologjik Tiergarten Nuremberg vendosi në fund të korrikut të vriste 12 babuinë, të cilët përndryshe ishin të shëndetshëm, për shkak të mbipopullimit. Disa nga kufomat e kafshëve u përdorën për qëllime kërkimore dhe disa u dhanë për të ushqyer luanët.
    Sky News raporton se planet për të vrarë disa nga babuinët u njoftuan në fund të vitit 2024, kur numri i tyre kaloi 40 në kopshtin zoologjik.
    Drejtori i kopshtit zoologjik e mbrojti vendimin, duke thënë se përpjekjet për të sterilizuar ose zhvendosur babuinët kishin dështuar.
    “Ne i duam këto kafshë. Ne duam të shpëtojmë një specie. Por për të mirën e specieve, duhet të vrasim disa individë, përndryshe nuk do të jemi në gjendje ta ruajmë popullatën në një zonë të kufizuar”, tha Dr. Doug Enke.
    Sipas tij, policia po heton pasi stafi mori kërcënime me vdekje. “Ne vuajmë nga të gjitha këto mallkime, fyerje dhe kërcënime”, tha Dr. Enke. Siç tha ai, “kërcënimi më i zakonshëm është ‘do t’ju vrasim dhe do t’ju japim luanëve’”. “Por ajo që është vërtet e neveritshme është kur thonë se ky është më i keq se Dr. Mengele i nazistëve. Kjo është vërtet fyese për të gjitha viktimat e Luftës së Dytë Botërore dhe regjimit nazist”, shtoi Enke.

    Top Channel

  • “Luanët e rinj” mundin Gjermaninë në finale/ Anglia U21, kampione e Europës

    “Luanët e rinj” mundin Gjermaninë në finale/ Anglia U21, kampione e Europës

    “Luanët e rinj” janë tashmë katër herë kampionë të këtij turneu, ndërsa kishin gati 40 vjet që prisnin, që pas brezit të madh të viteve 80-të të shekullit të kaluar.
    Pas një pritjeje tepër të gjatë janë kthyer fuqishëm. Futbollistët e Anglisë U21 mbetën në fronin e Europës duke fituar sërish titullin kontinental, pas një finaleje të madhe ndaj Gjermanisë.
    Të besuarit e trajnerit Li Karslej e nisën më mirë ndeshjen dhe u duk se do t’i lanin hesapet shpejt e shpejt me gjermanët. Ylli I Liverpulit, Harvej Eliot, shënoi që në minutën e 5-të, ndërsa Omari Haçinson dyfishoi shifrat në 24’.
    Gjithsesi, Gjermania nuk dorëzohete dhe kur është në versionin e lojtarëve deri 21 vjeç. Sulmuesi gjermano-shqiptar, Nelson Vaiper, goditi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke e bërë finalen më të hapur në të dytën.
    Në stadiumin “Tehelne Pole” të Bratislavës në Sllovaki, Paul Nebel gjeti barazimin 2-2 në minutën e 61-të dhe Gjermania pati mundësi edhe ta fitonte ndeshjen. Jo më kot goditi dy shtylla, por nuk pati fat.
    U deshën shtesat, por “luanët” goditën shpejt. Goli për 3-2 u shënua në 92’ dhe më pas nuk ndryshoi asgjë, ndonëse gjermanët u përpoqën shumë. Anglia U21 është katër herë kampione e Europës, vetëm një titull pas Spanjës dhe Italisë që mbajnë rekordin.

  • Kjo është shenja më fatlume e horoskopit për muajin Korrik

    Kjo është shenja më fatlume e horoskopit për muajin Korrik

    Korriku i vitit 2025 vjen plot me surpriza astrologjike intensive dhe të favorshme për shumë shenja të zodiakut.
    Megjithatë, sipas një analize të bazuar në inteligjencën artificiale dhe lëvizjet planetare, një shenjë duket se do jetë e favorizuara e muajit korrik. Bëhet fjalë për shenjën e Luanit.

    Gjatë gjithë muajit, dhe veçanërisht në gjysmën e dytë të tij, personat e kësaj shenje kanë shansin më të madh për të marrë lajmet më inkurajuese dhe pozitive të vitit.
    Epoka e luanit dhe ndikimet planetare
    Sezoni i Luanit fillon në gjysmën e dytë të korrikut dhe sjell me vete energjinë e fuqishme të Diellit, duke i ofruar shenjës vitalitet, vetëbesim dhe sharm të shtuar.
    Në të njëjtën kohë, kalimi i Venusit në Luan rrit dashurinë për veten, kreativitetin, lidhjet emocionale dhe aftësinë për t’u dalluar si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.
    Jupiteri, planeti i fatit dhe zgjerimit, është në Binjakët, një shenjë e lidhur me Luanin, duke formuar aspekte pozitive astrologjike. Kjo shtrirje hap rrugë për mundësi të reja profesionale, avancim, njohje dhe madje edhe realizimin e planeve të vonuara prej kohësh.
    Cili është lajmi i mirë që sjell korriku për luanët?
    Fushat në të cilat Luanët janë më të favorizuar këtë muaj janë puna, studimet, marrëdhëniet dhe projektet krijuese. Është shumë e mundur që të lindin propozime që do të shënojnë një kërcim cilësor, shpërblime për përpjekjet ose zhvillime të rëndësishme në marrëdhëniet personale që deri më tani dukeshin të “ngrira”.
    Periudha nga 22 korriku e tutje konsiderohet vendimtare . Është një periudhë jo vetëm ndryshimesh të jashtme, por edhe zbulimesh të brendshme, të cilat mund të ndryshojnë mënyrën se si Luanët e shohin dhe e vendosin veten në botë.
    Edhe pse Luani është në qendër të vëmendjes, shenja të tjera të zjarrit, si Dashi dhe Shigjetari, gjithashtu mund të përfitojnë nga të njëjtat lëvizje astrologjike.
    Korriku mund të sjellë lajme të rëndësishme edhe për ta, veçanërisht në çështjet e zhvillimit personal ose profesional.