Tag: luajtur

  • Kishte luajtur edhe në Shqipëri… trajneri boshnjak ndërron jetë gjatë ndeshjes në Serbi

    Kishte luajtur edhe në Shqipëri… trajneri boshnjak ndërron jetë gjatë ndeshjes në Serbi

    Futbolli serb është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi të dielën në kampionati, ku trajneri i Radnicki 1923, Mladen Zizovic, humbi jetën në moshën 44-vjeçare pas një ataku kardiak gjatë ndeshjes ndaj Mladost.
    Zizovic u rrëzua pranë vijës anësore në minutën e 22-të dhe stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, përpara se trajneri të transportohej me urgjencë në spital. Ndeshja u pezullua përkohësisht dhe u rifillua vetëm pasi Zizovic u dërgua në qendër spitalore, shkruan A2 CNN. Por rreth 20 minuta pas rinisjes së lojës, lojtarët dhe stafi morën lajmin e tmerrshëm se trajneri kishte ndërruar jetë.

    Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale treguan skena të dhimbshme, me futbollistët që shpërthenin në lot dhe mbështetnin njëri-tjetrin në fushë. Menjëherë pas kësaj, arbitri vendosi të ndërpriste përfundimisht ndeshjen.
    Mladen Zizovic kishte marrë drejtimin e Radnicki 1923 vetëm më 23 tetor, duke drejtuar skuadrën në tre takime. Ai ishte ish-mesfushor boshnjak, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2016 dhe kishte dy paraqitje me kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës. Gjatë karrierës së tij kishte luajtur gjithashtu në Shqipëri, konkretisht me Tiranën në sezonin 2010–2011, duke zhvilluar 14 takime dhe duke shënuar edhe 1 gol.

    Zizovic la pas tre fëmijë. Federata Serbe e Futbollit shprehu ngushëllime të thella, duke e cilësuar ndarjen nga jeta të Zizovic si “një humbje të jashtëzakonshme për komunitetin e futbollit”. “Pusho në paqe, Mladen. Dashuria jote për futbollin dhe trashëgimia që le pas do të mbetet përgjithmonë”, shkroi Federata Serbe.

  • Eva Golemi rikthehet në skenë/ Pas incidentit me rrëzimin gjatë interpretimit të “La Traviata”, sopranoja: Jam më e fortë

    Eva Golemi rikthehet në skenë/ Pas incidentit me rrëzimin gjatë interpretimit të “La Traviata”, sopranoja: Jam më e fortë

    Një muaj pas incidentit në skenën finale të operas “La Traviata”, që e detyroi të ndërpriste punën për t’u rikuperuar plotësisht, sopranoja Eva Golemi është rikthyer në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

    “E rëndësishme është që ndihem mirë, hera hera kur është moti i keq kam dhimbje sepse pësova një shembje të madhe. Por, rëndësi ka që kur bie të ngrihesh akoma më i fortë. Dua të falënderoj të gjithë kolegët e mi brenda dhe jashtë vendit, të cilët më kanë dhënë një suport të madh”, u shpreh Eva Golemi, soprano e parë, TKOB.
    Sopranoja e parë e Operas ka nisur provat për “Il Trovatore”, pjesë e triologjisë popullore verdiane, së bashku me “La Traviata” e “Rigoletto”, që do të shfaqet për publikun në fillim të dhjetorit.
    Mw tej ajo shtoi “Është një nga ato rolet që nuk e kam luajtur shpesh, jo si Traviatta-n që e kam luajtur 76 herë apo ‘Tosca’, por mendoj se do të dalë shumë mirë dhe do të mirëpritet nga publiku”.
    Këtë herë, Golemi do të interpretojë krah tenorit të madh Josif Gjipali, që rikthehet në skenën e TKOB.
    Eva Golemi – soprano e parë, TKOB – Për mua është e veçantë, pasi është rikthimi i tenorit Josif Gjipali në skenën e TKOB-së, i cili do të luajë Manrikon dhe për këtë jam shumë e kënaqur dhe shumë e lumtur sepse me Josifin kam luajtur një dekadë më parë te ‘Traviatta’.
    Në një intervistë mes nostalgjisë dhe emocioneve për qindra rolet që ka sjellë në skenë, Golemi tregon personazhin e preferuar, ku gjen veten më shumë se çdo operë tjetër.
    “Violeta është rol që kam luajtur më shumë, por Tosca është ajo që kam në zemër, është roli që më përfaqëson ashtu siç jam edhe në jetë”, tha më tej Golemi.
    Pas 3 dekadave në teatrin që për të është bërë shtëpia e dytë, këngëtarja lirike shpreh dëshirën për t’i dhënë jetë disa kryeveprave të tjera botërore.
    “Do doja Medean, do doja Don Carlon dhe Otellon. Janë personazhe që do të doja t’i luaja, shpresoj që të vihen në Teatrin e Operës dhe Baletit”, përfundon Eva Golemi, soprano e parë, TKOB.
    Me karrierën që e nisi që në bankat e shkollës, kur studionte në Akademinë e Arteve, Eva Golemi i ka dhënë frymë protagonisteve të operave më të njohura nga muzika e epokës barok te ajo bashkohore.

    Top Channel

  • Elbasani dhuron spektakël në kryeqytet, Dinamo në Elbasan

    Elbasani dhuron spektakël në kryeqytet, Dinamo në Elbasan

    Mbyllet faza e parë me tre ndeshjet e fundit luajtur sot në Elbasan, Tiranë dhe Vlorë. Rezultate befasuese , gola e spektakël, gara futet në labirinthin e së vëretës.

    Dinamo-Partizani luajtur sot për javën e nëntë Abissnet Superiore u mbyll me fitoren 2-0 të bluve ndërsa Elbasani fitoi në transfertën e Tiranës me shifrat 1-4. Më herët u luajt edhe dueli mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, ku vlonjatët arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0.

    Dinamo- Partizani 2-0 (Atanaskoski 54′ (aut), Neziri 75′)

    Tirana- AF Elbasani 1-4 (Tabeku 65’/Tsague 38′, 42′, Ze Gomez 90+2′, Dialo 90+6′)

    Flamurtari- Vllaznia 1-0 (H. Marku pen 73′

    Vazhdo leximin

  • Pesë sfida në Kategori të Parë, Skënderbeu e Laçi në transfertë

    Pesë sfida në Kategori të Parë, Skënderbeu e Laçi në transfertë

    Niveli i dytë i futbollit shqiptar me emrin Kategoria e Parë zbret sot në fushë për të zhvilluar 5 takimet e mbetura të javës së 9-të të saj. Pas Apolonia- Iliria luajtur dje (0-0), këtë pasdite të gjitha skuadrat pjesëmarrëse do të ndeshen në 5 çifte.

    Kryesusesit Skënderbeu e Laçi janë me përballje jashtë shtëpie ndërsa Besa e fundit në renditje do të presë në Luz të Vogël Kukësin në tentaiven e radhës për të gjetur fitoren e parë sezonale.

    Duel mjaft intersant pritet të zhvillohet në “Liri Ballabani” teksa Burreli dhe Lushnja takohen mes tyre me të përbashktën; tekniku i lagunarëve Ditmar Bicaj ka drejtuar sezonin e kaluar pikërisht matjanët.

    Edhe Korabi- Pogradeci pritet të dhurojë emocione të forta. Dibranët në rast fitorje do të parakalonin pikërisht juglindorët të cilët kanë shpallur objektiv promovimin në Superiore.

    Sot ora 14:00:

    AF Luftëtari – Laçi

    Besa – Kukësi

    Kastrioti – Skënderbeu

    Korabi – Pogradeci

    Burreli – Lushnja

    Luajtur dje:

    Apolonia- Iliria 0-0

    Klasifikimi para ndeshjeve të sotme 29 tetor 2025:

    Vazhdo leximin

  • Dëmtimi shqetësues i Yamal, flet mjeku: Del për të luajtur, por nuk është vetvetja

    Dëmtimi shqetësues i Yamal, flet mjeku: Del për të luajtur, por nuk është vetvetja

    Një tjetër problem për Lamine Yamal, i cili nuk lidhet me polemikat e “El Clásico”, por ka të bëjë me performancën e tij të zbehtë në “Bernabéu”, larg nivelit të zakonshëm. Arsyeja është pubalgjia që po e pengon të shfaqë versionin më të mirë të tij, si lojtar i pakapshëm dhe vendimtar.
    Simptomat e para u shfaqën në shtator, kur Lamine mungoi 21 ditë dhe humbi 4 ndeshje. Problemet u rikthyen gjatë pushimit të fundit, kur mungoi ndaj Sevilla dhe nuk u grumbullua me kombëtaren. Në 5 ndeshjet e fundit me Barcelonën ka shënuar vetëm 1 gol dhe dhënë 2 asiste, duke luajtur vetëm 2 ndeshje plotësisht, ose 351 minuta nga 450 të mundshme.
    Mjeku Ripoll shpjegon: “Pubalgjia nuk e pengon të luajë, por e largon nga niveli më i mirë. Lamine del për të luajtur, por nuk është vetvetja”. Pubalgjia prek sinusin pubik, ku muskujt aduktorë luftojnë me muskujt abdominalë. Kjo e bën lojtarin më të ngadaltë, më pak reaktiv dhe me më pak besim për ta goditur portën.
    Problemi mund të përkeqësohet në muajt e ardhshëm për shkak të lagështisë së fushave dhe rrëshqitjes së këpucëve. Shpesh shoqërohet me hernien e sportistit, që mund të kërkojë operacion. Trajtimi i preferuar është konservativ dhe jep rezultate të larta. Vetëm në raste të rënda mund të nevojitet kirurgjia.
     

  • Asani realizon në Iran, sulmuesi i kombëtares nuk fal

    Asani realizon në Iran, sulmuesi i kombëtares nuk fal

    Jasir Asani protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar sërish me Esteglal, në kampionatin iranian, në ndeshjen e luajtur ndaj Sepasit.
    Asani mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin në rrjetë. Për të, ky është goli i 3-të radhazi.

    Jasir Asani ka luajtur deri më tani 7 ndeshje me Esteghal në kampionat dhe ka shënuar 4 gola.

  • Fitoi 14 trofe duke luajtur vetëm 4 ndeshje, portieri veteran i jep lamtumirën futbollit

    Fitoi 14 trofe duke luajtur vetëm 4 ndeshje, portieri veteran i jep lamtumirën futbollit

    Scott Carson, portieri i njohur i Manchester City dhe “heroi kult” për tifozët, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 40-vjeçare. Ai përfundoi një periudhë 6-vjeçare me klubin nga “Etihad” kësaj vere, duke fituar 4 tituj të Premier League dhe Champions League me skuadrën e Pep Guardiolës (14 trofe në total, duke luajtur vetëm 4 ndeshje).
    Carson debutoi profesionalisht te Leeds United më 2004 dhe ka luajtur për 10 klube gjithsej, duke përfshirë Liverpool, Derby County dhe West Brom, si dhe ka 4 paraqitje me Anglinë. Ai postoi në Instagram: “Pas një udhëtimi të jashtëzakonshëm, është koha ‘t’i var dorashkat’. Futbolli më ka dhënë gjithçka; kujtime, miqësi dhe momente që nuk do t’i harroj kurrë”.
    Te Manchester City, pavarësisht se luajti vetëm 117 minuta si portier i tretë pas Ederson dhe Stefan Ortega, u bë ikonë për tifozët, duke përfshirë tripletën 2023. Paraqitja e tij e fundit konkurruese ishte si zëvendësues në Champions League ndaj Sporting, në mars 2022. Shumë bashkëlojtarë e lavdëruan, përfshirë Manuel Akanji që e quajti “legjendë absolute”, Fernandinho “The Goat”, dhe Erling Haaland “Më mungon shoku, të uroj gjithë të mirat”.
     
     

  • “Jam xheloz që nuk kam luajtur një herë në ‘Air Albania’”, Altin Lala: Ndaj Greqisë kam ndjerë presionin më të madh në jetën time

    “Jam xheloz që nuk kam luajtur një herë në ‘Air Albania’”, Altin Lala: Ndaj Greqisë kam ndjerë presionin më të madh në jetën time

    Altin Lala ka dhënë së fundmi një intervistë për “RTSH 24”, ku është ndalur padyshim te ecuria e Kombëtares shqiptare. I pyetur nëse është ndjerë xheloz që nuk ishte në fushë si lojtar në përballjen kundër Serbisë, ish-kapiteni i kuqezinjve është përgjigjur negativisht. Ai ka theksuar se e ka përjetuar një sfidë të ngjashme në vitin 2004 kundër Greqisë. Lala tregon se kjo përballje ka qenë ajo në të cilën ka pasur presionin më të madh në karrierë. Ish-mesfushori i njohur është shprehur se ka ndjerë xhelozi vetëm për faktin se nuk ka mundur të luajë dot në stadiumin “Air Albania”.
    “Xheloz që nuk isha në ndeshjen me Serbinë? Jo, absolutisht që jo. Unë kam pasur fatin të luaja në 2004-n me Greqinë. Ka qenë ndeshja ku unë kam pasur presionin më të madh në jetën time. Më ka rënë rasti në Gjermani të luaj në stadiume me 80 mijë vende, në Dortmund, në Mynih, në Shalke, në Hamburg. Stadiume të mëdha që kanë shumë tifozllëk, por si në atë ndeshje nuk kam pasur presion më të madh. Kështu që, futbolli është me gjenerata. Unë e kam kaluar atë pjesën time.
    E vetmja gjë për të cilën jam xheloz është që nuk kam luajtur një herë në “Air Albania”. Në kohën time, kur kemi luajtur në “Qemal Stafa” ka qenë më ndryshe. Ka qenë edhe aty atmosferë e paparë. Kemi pasur gjithmonë tifozllëk, por në “Air Albania” do të kisha qejf të luaja. Tifozët janë më afër, bëhet një atmosferë shumë e bukur. Kemi një stadium super të bukur. Në ndeshjen e parë kur u inagurua stadiumi, në ndeshjen me Francën, kam qenë aty. Atëherë e ndjeva veten për herë të parë xheloz. Për gjëra të tjera, absolutisht që jo”, ka thënë Altin Lala./Sport Ekspres/

  • “Në Serbi nuk shkuam për të luajtur, por për të shkruar historinë”/ Ndeshja fenomenale, reagon Uzuni: Krenar si…

    “Në Serbi nuk shkuam për të luajtur, por për të shkruar historinë”/ Ndeshja fenomenale, reagon Uzuni: Krenar si…

    Përballja me Serbinë ishte shumë e rëndësishme dhe futbollistët e dinin shumë mirë se kjo sfidë do të thoshte shumë mbi Kombëtaren tonë dhe vetë ata. Andaj në atë sfidë do të luhej gjithçka për gjithçka dhe të gjithë duhet të jepnin zemrën në fushë për të bërë krenar një komb të tërë.
    E kur përballë ke një rival si Serbia, motivimi te lojtarët është në maksimum. Të “karikuar” si rrallë herë, “djemtë” kuqezi treguan se “shqiponjën” s’e ndalon dot askush që të fluturojë. Një prej “shqiponjave” kuqezi në Leskovac ishte Myrto Uzuni.
    Loja, cilësitë dhe shpirti i tij bënë që të ishte një nga më të mirët ndaj serbëve. Paraqitje kjo që mori duartrokitjet e tifozëve. Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga ajo përballje, ende emocionohemi njëlloj.
    Sulmuesi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se në Leskovac nuk shkuan për të luajtur futboll, por për të bërë historinë dhe ndihet shumë krenar për mënyrën se si ekipi mbrojti flamurin në çdo top. Gjithashtu kjo fitore ishte për të gjithë shqiptarët anembanë botës.
    “Në Leskovac nuk shkuam për të luajtur! Shkuam për të bërë histori. zemër, pasion dhe karakter kuqezi. Krenar për ekipin dhe për mënyrën si e mbrojtëm flamurin në çdo top! M.u 10. Kjo fitore për të gjithë shqiptaret kudo qe ndodhen nëpër Botë dhe Shqipëri!”, ka shkruar Uzuni.

  • Isak para ndeshjes me Kosovën mesazh trajnerit të kombëtares dhe Liverpool: Jam gati të luaj 90 minuta

    Isak para ndeshjes me Kosovën mesazh trajnerit të kombëtares dhe Liverpool: Jam gati të luaj 90 minuta

    13 Tetor 2025

    12:43

    Telesport

    Sulmuesi i Liverpool, Alexander Isak, pak orë para ndeshjes që kombëtarja e vendit të tij do të luajë ndaj Kosovës, thotë se është mjaftueshëm i aftë për të luajtur një ndeshje të plotë.
    Isak ende nuk ka luajtur 90 minuta futboll që kur iu bashkua Liverpool në verë, pas një parasezoni të ndërprerë kur ishte ende te Newcastle.
    Sulmuesi 26-vjeçar ka qenë titular në katër ndeshje për “reds”, por në asnjërën prej tyre nuk ka luajtur për 90 minuta. “Mendoj se jam gati”, tha Isak para ndeshjes me Kosovën.
    “Do t’i marr ndeshjet një nga një. Jam gati të luaj 90 minuta, nëse është e nevojshme“, deklaroi sulmuesi suedez.