Tag: luajtur

  • Guardiola: Herë të tjera kemi luajtur më mirë dhe nuk kemi fituar këtu

    Guardiola: Herë të tjera kemi luajtur më mirë dhe nuk kemi fituar këtu

    11 Dhjetor 2025

    8:49

    Alfred Lleshi

    Pep Guardiola analizoi fitoren e Manchester City ndaj Real Madridit duke vlerësuar shumë nivelin e kundërshtarit dhe vështirësinë e “Bernabéu”. “Deri te goli nuk e kontrollonim ndeshjen, nuk ishim agresivë. Rodrygo na dëmtoi shumë, por goli na zgjoi”, – tha ai, duke theksuar se për shumë lojtarë ishte përvoja e parë në këtë stadium. Guardiola u shpreh mirënjohës: “Kam përjetuar shumë beteja këtu. Shpesh kemi luajtur më mirë dhe nuk kemi fituar. Në fillim madrilenët ishin shumë më të mirë”.
    Ai kujtoi aftësinë e Real Madridit për t’i kthyer ndeshjet: “Në tre sekonda topi përfundon në zonën tënde. Këtu lindin përmbysjet”. Pep rrëfeu se City duhet të përmirësohet për t’i synuar gjysmëfinalet: “Në janar, shkurt e mars duhet nivel më i lartë, kaq nuk mjafton”.
    Ai vlerësoi lojtarët e rinj dhe ritmin e City këtë sezon: “Kemi 13 pikë, jemi më mirë se vjet. Kemi dëshirë dhe mund të rritemi”. Për paraqitjen e Realit tha: “Kishte shumë mungesa. Ishte më mirë se ne derisa gjetëm golin”. Për penalltinë u shpreh: “Ishte shumë e qartë, VAR e konfirmoi”.

  • Portieri i njohur thotë mjaft, lë futbollin e luajtur

    Portieri i njohur thotë mjaft, lë futbollin e luajtur

    Rui Patrício thotë mjaft në moshën 37-vjeçare. Portieri i njohur, i cili ka luajtur për ekipe si Sporting e Roma dhe ka kontribuar edhe për kombëtarem portugeze, është larguar nga futbolli i luajtur.
    Ky njoftim u bë publik së fundmi, nga Federata Portugeze e Futbollit.

    “Sezonin e kaluar, Rui Patricio, i cili fitoi Kampionati Europian dhe një Ligë të Kombeve me Portugalinë (respektivisht në 2016 dhe 2019), luajti për Atalantën. Përpara kësaj, ai veshi fanellat e Romës, Ëolves dhe Sporting Lisbon. Ai gjithashtu fitoi një Ligë të Konferencës me Romën, dhe me Sporting, dy Superkupa, dy Kupa Portugeze dhe një Kupë të Ligës”- shkruhet aty.

  • Triumfojnë Orlando dhe New York, avancojnë në gjysmëfinalet e NBA Cup

    Triumfojnë Orlando dhe New York, avancojnë në gjysmëfinalet e NBA Cup

    10 Dhjetor 2025

    8:07

    Telesport

    Janë luajtur sot ndeshjet e radhës së NBA Cup. Ekipi i Orlando fitoi 117-108 ndaj Miami, duke avancuar në fazën gjysmëfinale.
    Të gjithë titullarët e Orlando realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Desmond Bane me 37 pikë. Ndërsa te Miami mungoi lojtari lider.
    Në ndeshjen tjetër, skuadra e New York ka befasuar Toronto, duke fituar 117-101 në sfidën e luajtur në Kanada.
    Jalen Brunson me 35 pikë udhëhoqi nju-jorkezët në këtë triumf të rëndësishëm, dnërsa 31 pikët e Ingram për kanadezët mbetën për statistikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Orlando – Miami, 117-108
    Toronto – New York, 101-117

  • Luis Díaz merr pushimet, Kompany: I ka luajtur të gjitha ndeshjet mes Bayernit dhe Kolumbisë

    Luis Díaz merr pushimet, Kompany: I ka luajtur të gjitha ndeshjet mes Bayernit dhe Kolumbisë

    9 Dhjetor 2025

    9:25

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, foli për situatën e Luis Díaz, i cili është me pushime, pasi u pezullua për dy ndeshje të Champions League, mbas ndërhyrjes ndaj Hakimi. Kompany theksoi: “Luis i ka luajtur të gjitha ndeshjet për ne dhe kombëtaren. Ka udhëtuar shumë, ka luajtur shumë në Angli dhe nuk ishte kurrë i lirë për Krishtlindje. Është e arsyeshme që të marrë disa ditë pushimi dhe të rikuperojë”.
    Belgu shtoi se Díaz do të kthehet në formë të plotë mendore dhe do të vazhdojë aty ku e la: “Do të kthehet për ndeshjen kundër Union SG më 21 janar. Disa ditë pushimi nuk do të thonë pushim total, pasi lojtarët kanë programe individuale dhe vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Ata punojnë pothuajse çdo ditë, kanë edhe fizioterapistë privatë”.
    Kompany u shpreh gjithashtu për menaxhimin e lojtarëve gjatë sezonit: “Ndonjëherë japim më shumë ditë pushim, por gjithmonë brenda një plani të kontrolluar. Kjo e ndihmon ekipin të qëndrojë i freskët gjatë sezonit”.

  • Ter Stegen në dilemë të madhe, ja çfarë duhet të bëjë për të luajtur në Botërorin 2026

    Ter Stegen në dilemë të madhe, ja çfarë duhet të bëjë për të luajtur në Botërorin 2026

    Marc ter Stegen (33 vjeç) është në fazën përfundimtare të rikuperimit, pas operacionit të shpinës dhe, sipas “Mundo Deportivo”, pritet të marrë lejen mjekësore për ndeshjen e kampionatit, të shtunën ndaj Osasuna. Megjithatë, kapiteni i Barcelonës do të ketë vështirësi për të luajtur minuta, pasi Hansi Flick ka vendosur se portieri titullar është Joan Garcia, duke lënë të paqartë të ardhmen e gjermanit në klub.
    Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse Ter Stegen dëshiron të ketë një vend për Botërorin 2026. Sipas “SportBild”, nuk përjashtohet transferimi dimëror i Ter Stegen si një mundësi për të marrë minuta dhe ritëm, për të arritur në Botëror në kushte optimale. Përmendet se disa klube turke janë të interesuara, por ende nuk ka oferta konkrete.
    Gjendja personale e Ter Stegen, duke pasur kujdestarinë e dy fëmijëve pas ndarjes, por jetuar afër ish-gruas për të lehtësuar bashkëjetesën, do të ndikojë në vendimin e tij. Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, tha se Ter Stegen mund të jetë portieri i tretë deri në fund të sezonit, por prioritet mbetet rikuperimi i tij, ndërsa vendimi për të ardhmen do të merret më pas.

  • Neuer: Ai është një nga sulmuesit më të mirë që kam luajtur ndonjëherë, i jashtëzakonshëm

    Neuer: Ai është një nga sulmuesit më të mirë që kam luajtur ndonjëherë, i jashtëzakonshëm

    5 Dhjetor 2025

    12:13

    Telesport

    Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka folur me superlativa për sulmuesin anglez Harry Kane, shokun e tij të skuadrës. Ai po shkëlqen në Mynih dhe në dy sezone ka qenë vendimtar me golat e tij.
    “Ai është një nga lojtarët më të mirë sulmues me të cilët kam luajtur ndonjëherë. Kane është një vrasës i vërtetë para portës. Ai mund të shënojë me çdo pjesë të trupit të tij. Ai gjithmonë e di se ku është portieri“, tha Neuer.
    “Harry është një lojtar i gjithanshëm. Ai gjithashtu ka një kohë të shkëlqyer kur përfundon dhe hapin e duhur mbi mbrojtësin kur mund të gjuajë midis këmbëve të tij. Ai është i mirë edhe kur gjuan me kokë”, shtoi më tej portieri veteran.
    Më tej, Neuer tha: “Ai ka inteligjencë të jashtëzakonshme loje si brenda ashtu edhe jashtë zonës. Ai mbrohet mirë dhe është një nga ata lojtarë që kthehet. Kane ka gjithçka që i duhet një sulmuesi. Gjithmonë dëshiron të konkurrosh me më të mirët dhe është e qartë se jemi të lumtur që kemi Harry Kane në radhët tona”.

  • Më i miri në Serie A, Ramadan i pari për kilometrat në fushë

    Më i miri në Serie A, Ramadan i pari për kilometrat në fushë

    Ylber Ramadani ka luajtur 13 ndeshje me fanellën e Lecces në këtë sezon të Serie A. Edhe pse nuk është shndërruar ende në protagonist, mesfushori i kombëtares është lojtari që ka vrapuar më shumë deri tani.
    Ylber Ramadani ka përshkruar 151.7 km në fushë deri tani, duke mbajtur kështu vendin e parë. Në statistikat e nxjerra nga faqja zyrtare e Serie A, Di Lorenzo mban vendin e dytë.

    Ai luan sezonin e 3-të me fanellën e Lecces. Më herët, ka luajtur për Velje në Danimarkë dhe Aberdeen në Skoci.

  • Mbrojtësi/ Aliji drejt Gjermanisë për rikuperim, do t’i mungojë Dinamos disa javë

    Mbrojtësi/ Aliji drejt Gjermanisë për rikuperim, do t’i mungojë Dinamos disa javë

    Në ndeshjen që Shqipëria luajti kundër Anglisë trajneri Silvinjo kishte përzgjedhur në mbrojtje edhe Naser Alijin. Futbollisti nuk ishte ftuar për ca kohë, por muajt e fundit u pa e arsyeshme nga Silvinjo që mbrojtësi të ishte në grumbullim, pasi ka përvojë dhe siguri taktike.
    Ai luajti mirë në ato minuta kur iu dha mundësia e ndaj Anglisë luajti titullar. Pati paraqitje të mirë. Ndërkohë, duhet theksuar se pavarësisht se kishte luajtur titullar në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë, ai luajti edhe në kampionat me Dinamon, ku u aktivizua për 90 minuta në ndeshjen ndaj Elbasanit. Por, Aliji ka luajtur i dëmtuar për shkak të shqetësimeve që i ka dhënë pubalgjia. Kështu, mbrojtësi udhëtoi drejt Gjermanisë, ku edhe do të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për shqetësimin që ka pasur. Mbrojtësi do t’i mungojë Dinamos për disa javë dhe me shumë gjasa do të rikthehet në fushë vetëm në muajin janar pasi rikuperimi do të duhet të marrë kohën e vet. Gjatë javës, Aliji do t’i nënshtrohet operacionit dhe operacione të tilla, zakonisht shkojnë deri në 2 muaj rikuperim, për t’u kthyer që të jenë të gatshëm për të luajtur. Aliji ka qenë padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Dinamos këtë sezon, por edhe sezonin e shkuar duke luajtur si qendërmbrojtës së bashku me Bruno Ditën. Te Dinamo, tashmë shpresojnë që të rikthehet sa më shpejt Dita, për të pasur të plotë prapavijën, ku pritet të rreshtohet së bashku me Teikseirën, që duket se ka fituar vendin e titullarit dhe në ndeshjet e fundit ka bindur.
    Trajneri Ilir Daja shpreson që këto dëmtime të kalojnë sa më shpejt dhe Dinamo të rikthehet në garë për titull, pra të qëndrojë sa më pranë dyshes kryesuese që janë Vllaznia e Elbasani. Me Alijin në mbrojtje siguria për objektivat rritet.

  • Neymar dëmtohet rëndë, Botërori vihet në dyshim

    Neymar dëmtohet rëndë, Botërori vihet në dyshim

    Neymar mbyll përpara kohe sezonin me Santos, për shkak të një dëmtimi. 33-vjeçari humbi ndeshjen e së hënës kundër Internacional, me testet që konfirmuan se ai ka një dëmtim të meniskut në gjurin e majtë.
    Sipas Globo Esporte nëpërmjet Mail Sport, O’Ney do të humbasë ndeshjen vendimtare të ardhshme kundër Sport dhe dy sfidat e fundit të sezonit.

    Dëmtimet e shpeshta kanë kushtëzuar paraqitjet e tij, duke bërë që ai të ketë vetëm shtatë gola në të gjitha garat në vitin 2025.
    Probleme të tilla të vazhdueshme fizike hedhin dyshime mbi  gjasat e tij për të luajtur për Brazilin në Botërorin 2026, pasi nuk ka luajtur për Selecao që nga tetori i vitit 2023.

  • Botërori në dyshim/ Neymar dëmtohet rëndë

    Botërori në dyshim/ Neymar dëmtohet rëndë

    Neymar mbyll përpara kohe sezonin me Santos, për shkak të një dëmtimi. 33-vjeçari humbi ndeshjen e së hënës kundër Internacional, me testet që konfirmuan se ai ka një dëmtim të meniskut në gjurin e majtë.
    Sipas Globo Esporte nëpërmjet Mail Sport, O’Ney do të humbasë ndeshjen vendimtare të ardhshme kundër Sport dhe dy sfidat e fundit të sezonit.
    Dëmtimet e shpeshta kanë kushtëzuar paraqitjet e tij, duke bërë që ai të ketë vetëm shtatë gola në të gjitha garat në vitin 2025.
    Probleme të tilla të vazhdueshme fizike hedhin dyshime mbi gjasat e tij për të luajtur për Brazilin në Botërorin 2026, pasi nuk ka luajtur për Selecao që nga tetori i vitit 2023.