Nata po dukej e keqe për Barcelonën në “Ciutat de València”, me disavantazhin 2-0 në pushimin mes dy pjesëve të lojës, por Hansi Flick nuk priti për të bërë ndryshime. Gjermani bëri dy zëvendësime taktike, që ndikuan deri në fund dhe sollën përmbysjen e madhe (3-2), ndërsa mbrapa përdori linjën prej tre lojtarësh. Trajneri blaugrana diti ta ndryshojë planin duke shfrytëzuar thellësinë e skuadrës me shumë alternativa.
Ndryshimet krahasuar me ndeshjen pararendëseFlick mbajti në fushë 9 titullarë nga ndeshja pararendëse, me Casadó dhe Rashford në vend të De Jong, i cili qëndroi në Barcelonë për shkak të ardhjes në jetë të fëmijës së dytë, dhe Fermín. Anglezi luajti si “skaj” i majtë, duke zhvendosur Raphinha në mesfushën ofensive.
Plani A nuk funksionoi, me shumë posedim (85%), “lojë e ngadaltë”, siç e përmendi Pedri, por pak pasime mes linjave kundër një Levante, për të cilën Flick kishte paralajmëruar: “Mbron mirë dhe është e rrezikshme në kundërsulme”. Kështu ndodhi. Manu Sánchez kontrolloi Lamine Yamal dhe organizoi golin e 1-0 pa lejuar që Barcelona të ndihej komode në fushë.
Reagimi dhe Pedri i spostuar më lartPas ndeshjes, Pedri foli për ndryshimet e pozicioneve. Flick nuk ndryshoi skemën (4-2-3-1), por disa lojtarë kur futi Gavi dhe Dani Olmo në minutën 46-të, në vend të Casadó dhe Rashford. Eric Garcia luajti më në qendër për t’i dhënë linja pasimi Araujos, që kombinoi 15 herë me të dhe 15 me Pedri, ndërsa Gavi u hap më shumë në mesfushë, ndryshe nga Casadó, më afër Pedri në pjesën e parë dhe me më pak hapësirë për t’i ndaluar kundërsulmet vendase.
Pa De Jong, vertikaliteti ishte minimal me Casadó. Me një Barcelonë më të rregullt, prania e Gavi i dha më shumë hapësirë Pedri për të fituar metra (dhe shënoi golin e 2-1 nga distanca) dhe kombinuar mes linjave. Ai bashkëpunoi me Raphinha nga e majta, tashmë pa Rashford, duke zbritur në zonën qendrore.
Dani Olmo, shumë më komod se braziliani, luajti si ndërlidhës. Olmo luajti pothuajse si “9 fals”, duke u lidhur ngushtë me Ferran Torres për ta zgjatur skuadrën në fushë dhe mbyllur më mirë Levante. Goli i 2-2 i valencianit nga një këndore, në minutën 52-të, riktheu qetësinë te Barça.
Dy sulmues dhe linja prej tre lojtarëshGoli i përmbysjes finale 2-3 nuk po vinte, ndaj Flick bëri një tjetër ndryshim në minutën e 76-të duke futur Lewandowski për Balde dhe Christensen për Araujo. Skema 4-2-3-1 u transformua në 3-3-4, me polakun si “9” dytësor pranë Ferran. Cubarsí, jo shumë i fortë në pjesën e parë, qëndroi mbrapa me danezin si libero dhe Eric mbylli nga e djathta.
Barcelona u vendos më shumë në zonën kundërshtare. Në minutën e 86-të, Koundé zëvendësoi Eric e lodhur, pa hequr dorë nga sulmi, me një gjuajtje që preku shtyllën. Barça (82% posedim në fund, 8-26 në gjuajtje dhe 5-10 në portë) përfitoi nga akumulimi dhe me Lamine më të rrezikshëm pas zëvendësimit të Manu Sánchez ia doli mbanë.
Goli vendimtar fajëson edhe Elgezabal, që e pasoi gabimisht topin në portë. Ishte minuta e 91-të, por Lamine kërkoi edhe golin e 2-4. Fantazmat e “San Siros” u ndjenë dhe Raphinha nuk hezitoi të jepte gjithçka, duke përfunduar si mbrojtës i majtë në një tjetër rregullim taktik në “Ciutat de València”.