Kemi hyrë zyrtarisht në muajin e Kombëtares, pasi kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës.
Në datën 13 nëntor, mund të vendoset gjithçka, në ditën që kuqezinjtë luajnë ndaj Andorrës. Për të siguruar biletën për në “Play Off”, Shqipëria duhet të fitojë në Andorra e njëkohësisht, Anglia të marrë një fitore kundër Serbisë në Londër. Por, Kombëtarja A nuk do të jetë skuadra e vetme që zbret në fushë duke qenë se edhe Shqipëria U19 ka kualifikueset e Europianit, të cilat luhen në Tiranë.
KOMBËTARJA A- Kuqezinjtë do të synojnë për herë të parë që të kualifikohen dhe kanë shanse reale për të siguruar vendin e dytë në grupin K. Fitorja e pak kohëve më parë në Leskovc, i ka mundësuar Shqipërisë që të ketë gjithçka në dorën e saj për në Botëror. Në datën 7 nëntor, trajneri Silvinjo do të publikojë listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës, ndërkohë që në datën 10 nëntor do të nisin zyrtarisht përgatitjet për sfidën e 13 nëntorit. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Barcelonë për ndeshjen e parë dhe pasi të mbyllin sfidën me Andorrën, do të kthehen në Tiranë për Anglinë. Shqipëria U21- Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të luajnë 2 ndeshje miqësore në muajin nëntor. Fillimisht, Shpresat do të përballen me Moldavin U21 në transfertë në datën 13 nëntor, duke nisur nga ora 15:00, teksa në datën 17 nëntor, kuqezinjtë luajnë miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj. Shqipëria do të luajë në “Elbasan Arena” kundër Ukrainës U21, takim që do të nisë në orën 18:00. Shqipëria U21 është zyrtarisht e kualifikuar për në Europianin e vitit 2027 dhe deri atëherë, Bushi do të ketë mundësi që të testojë ekipin vetëm në ndeshje miqësore.
SHQIPËRIA U19- Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj do të kenë një rrugëtim të rëndësishëm për në Europian. Shqipëria bën pjesë në grupin e pestë, ku në grup do të jetë së bashku me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Ukrainën. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi, do të luhen në vendin tonë duke i dhënë kështu një përparësi të madhe Shqipërisë në luftën për një vend në “Elite Round”. Kuqezinjtë e nisin aventurën e tyre më 12 nëntor ku përballë do të kenë Ukrainën në stadiumin “Niko Dovana”. 3 ditë më vonë, Shqipëria do të luajë në Durrës kundër Sllovakisë, teksa po në Durrës, Shqipëria luan ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi në datën 18 nëntor. Për Ahmatajn, kjo është një mundësi e mirë për të tentuar kalimin, duke parë se është një grup pa emra të mëdhenj.
SHQIPËRIA U17- Kuqezinjtë e drejtuar nga Fatjon Tafaj, do të luajnë shanset e tyre për në Europian në mesin e muajit nëntor. Shqipëria është në grup me Kroacinë, e cila do të organizojë edhe turneun, me Kazakistanin dhe me Holandën. Rrugëtimi ynë nis pikërisht ndaj tulipanëve, ndërkohë që ndeshja e dytë do të jetë me Kroacinë dhe në sfidën e fundit, kuqezinjtë do të kenë përballë Kazakistanin. Këto takime, do të luhen në datat 11, 14 dhe 17 nëntor.
SHQIPËRIA VAJZA- Pas fitores ndaj Qipros që i siguroi qëndrimin në Ligën B, Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore në fund të muajit. Skuadra e drejtuar nga Grima do të përballet me Turqinë në datën 28 nëntor në Stamboll dhe sërish me turqit, do të luajë më 1 dhjetor.
SHQIPËRIA U19 VAJZA- Ekipi i Shqipërisë U19, luan në fund të muajit shanset për në Europian. Turneu që do të zhvillohet në Shqipëri për grupin tonë, do të ketë përballje interesante, aty ku Shqipëria është në grup me Lihtenshteinin, Luksemburgun dhe Sllovakinë.
Tag: luajnë
-

Muaji vendimtar për Shqipërinë, shansi për Botëror
-

“Leao dhe Nkunku? Jam kurioz t’i shoh të luajnë së bashku. Roma e meriton vendin e parë”
Pas barazimeve me Pisa dhe Atalanta, kuqezinjtë do të përballen me Romën kryesuese, me synimin për t’u rikthyer te fitoret. Allegri tha në konferencë për shtyp: “Duhet të rikuperojmë energjitë, sepse luajnë më shumë ose më pak të njëjtët lojtarë.
Roma po bën shumë mirë; Gasperini i ka dhënë identitet karakterial dhe taktikal. Leao? Është mirë, stërvitet normalisht. Tomori dhe Gimenez janë në vlerësim, Estupinan është rikuperuar, Jashari do të jetë në stol. Pulisic mund të jetë para Parmës gati, Rabiot është shumë e vështirë”.
Për Nkunku: “Mund të jetë titullar, ka teknikë të madhe. Na duhet lojë ekipore, duke përmirësuar mbrojtjen. Leao me Nkunku? Jam kurioz t’i shoh duke luajtur së bashku, mund të krijojnë kombinime të papritura”. Për Romën: “Ka lojtarë shumë të mirë, ka pësuar vetëm 4 gola dhe është e rrezikshme. Duhet të rikuperojmë lojtarët pas pushimit të kombëtareve për të qenë gati”.
Për Dybala: “Ka mesatare golash të lartë, duhet kujdes ndaj tij. Edhe Soulé, Cristante e Pellegrini janë të rrezikshëm”. Për objektivat e Milanit: “Synimi ynë është zona Champions, të kemi ekuilibër, pa e ekzagjeruar. Kampionatin mund ta fitojë më i miri”. -

Largimi i Tudor, Del Piero: Nuk ishte problemi te trajneri, jam i bindur
Juventus largoi nga pankina Igor Tudor, për shkak të rezultateve të dobëta. Ky vendim është konsideruar i gabuar nga legjenda e “Zonjës së Vjetër”, Alessandro del Piero.
‘Tudor konfuz? E njoh mirë si futbollist dhe si njeri, por nuk ka konfuzion-u shpreh Del Piero për mikrofonin e Sky Sport-është diçka më komplekse, si është strukturuar skuadra, çfarë rendimenti ka dhe rezultatet që të trishtojnë pak.
Nuk besoj se me një trajner tjetër kjo skuadër mund të fitojë kampionatin. Tudor nuk e ka ende futbollistët titullarë dhe jo sepse nuk do ai, por se aty janë vetëm 2-3 futbollistë konstantë si Yildiz dhe Thuram, të tjerët kanë vështirësi, luajnë 1 apo dy ndeshje mirë dhe pastaj luajnë keq, kështu je i detyruar të bësh rotacion’.
‘Juventus lufton për të fituar ndeshjet dhe vendin e parë-shtoi Del Piero-nëse renditesh në vendin e dytë, është disfatë. Është ajo që kam përjetuar unë kur isha i ri dhe gjatë gjithë historisë sime me fanelën bardhezi. Është ADN e Juventusit, por prej disa vitesh historia ka ndryshuar. Ndoshta, kjo është një skuadër që nuk mund të ketë atë mentalitet, por që duhet ta ndërtojë hap pas hapi’. -

Plas skandali i madh në Turqi. Mbi 350 arbitra të përfshirë në baste, 150 prej tyre luajnë bixhoz rregullisht
27 Tetor 2025
18:54
Telesport
Një skandal i madh ka tronditur Turqinë së fundmi. Një numër i madh arbitrash kanë rezultuar të përfshirë në baste sportive, shumë prej tyre luajnë rregullisht. Federata e Futbollit e Turqisë thotë se do të nisë procedura disiplinore pasi qindra gjyqtarë profesionistë ndeshjesh u gjetën të kenë llogari bastesh.
Një hetim pesëvjeçar zbuloi se 371 nga 571 gjyqtarë ndeshjesh kanë llogari bastesh, 152 prej tyre që luajnë bixhoz rregullisht.. Ndërsa disa kishin vënë baste vetëm një herë, 42 kishin vënë baste në më shumë se 1,000 ndeshje futbolli dhe një gjyqtar që u zbulua se kishte vendosur 18,227 baste.
Duke folur në një konferencë për mediat në Stamboll, presidenti i federatës turke të futbollit (TFF) Ibrahim Ethem Haciosmanoglu, nuk i zbuloi emrat e gjyqtarëve, por tha se lista përfshinte 7 gjyqtarë kryesor dhe 15 gjyqtarë ndihmës nga dy divizionet kryesore të Turqisë, pjesa tjetër nga kategoritë e ulëta.
“Nëse duam ta sjellim futbollin turk në vendin që meriton, duhet të pastrojmë çdo papastërti që ka,” tha Haciosmanoglu. Ai shtoi se zyrtarët përgjegjës do t’i referohen bordit disiplinor të TFF-së dhe “do të përballen me dënimet e nevojshme”. -

E Para/ Gjashtë sfida të ekuilibruara, debutojnë Çela e Devolli
Nëse ka një javë e gjitha për t’u eksploruar ajo përkon me këtë raund të 7-të të Kategorisë së Parë. Dy skuadrat kryesuese Skëndërbeu e Laçi luajnë jashtë përkatësisht me Luftëtarin e Kukësin e Bledar Devollit të rikthyer në timon (e ka drejtuar Kukësin në 2024). Aty ku askush nuk di të thotë se si mund të shkojnë.
Pa harruar Ilirinë e Fushë Krujës që ka po aq pikë sa kurbinasit, 10-të. Në kalendar edhe ekipi i Dritan Smajlit figuron udhëtues mirpo paraprakisht ata luajnë në shtëpi pasi derbin me Kastriotin e luajnë në stadiumin e tyre.
Sfidë interesante edhe ajo ndërmjet Apolonisë dhe Burrelit me skuadrat që ndahen me vetëm një pikë. Po me një pikë diferencë përballen në Peshkopi, Korabi me Lushnjën.
Ndërkohë kryesifda, nëse do kërkohet një e tillë, zhvillohet në Luz të Vogël të Kavajës. Besa e Shpëtim Duros pret Pogradecin që nga kjo ndeshje drejtohet nga Emiljano Çela. Ndoshta shansi i fundit për kavajasit për të qëndruar në ‘garë’ e për t’u afruar me skuadrat e kreut. Verdhezinjtë gjithë pretendime, ende pa fitore.
Kategoria e Parë, java e 7-të:
14:00
Apolonia-Burreli
AF Luftëtari- Skënderbeu
Kukësi- Laçi
Besa- Pogradeci
Korabi- Lushnja
Kastrioti- Iliria/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

“Disa e nisin titullarë dhe pse nuk luajnë”, trajneri i përgjigjet sulmuesit shqiptar: Lojtarët nuk duhet të flasin për shokët
Franko Foda ka folur sot në konferencë për shtyp, ndërsa Kosova është në prag të ndeshjeve me Slloveninë dhe Suedinë.
Foda kishte një koment edhe për Emir Sahiti. Ky i fundit ka folur më parë për shokët e skuadrës te Kosova, duke thënë se disa e nisin titullarë dhe pse nuk luajnë prej muajsh.“Sa i përket Emir Sahitit, është e rëndësishme që lojtarët të mos flasin publikisht për bashkëlojtarët e tyre.
Çdokush mund të ketë pakënaqësi, por vendimet e trajnerit duhet të respektohen. Nuk kam asnjë problem personal me askënd, por në këtë fazë kemi zgjedhur lojtarët që janë më të përshtatshëm për këto dy ndeshje”, u shpreh Foda për lojtarin e përfaqësueses
Çfarë deklaronte Sahiti-
“U ftova, por zgjodha të mos shkoj. Nuk kam problem me shokët e skuadrës. Disa e nisin titullarë edhe pse nuk luajnë prej muajsh. Unë luaj për Hamburgun dhe ndihem mirë. Nëse e meritoj, dua të luaj. Për këtë arsye nuk shkova këtë herë.
© BalkanWeb -

Tudor sfidon BVB: Champions-i është privilegj. Të gjithë duan ta luajnë, edhe me njërën këmbë
16 Shtator 2025
8:24
Alfred Lleshi
Igor Tudor, pas fitores 4-3 ndaj Interit, foli për sfidën e radhës në Champions, kundër Borussia Dortmundit (BVB): “Nuk mund të gëzojmë as dy ditë, duhet të rikuperojmë shpejt. Interi është skuadra më e fortë në Serie A, për mua edhe më i fortë se Napoli. Ne nuk ishim në maksimum, mungonin disa lojtarë, por fituam dhe kjo është shenjë e mirë”.
Për Dortmundin u shpreh: “Është skuadër serioze dhe e nivelit të lartë, do të jetë shumë e vështirë, por bukur të luajmë në shtëpi. Champions-i është privilegj, të gjithë duan ta luajnë, edhe me njërën këmbë”.
Tudor vlerësoi edhe të rinjtë: “Yildiz nuk duhet krahasuar çdo ditë me Del Pieron, lëreni të rritet”. Për formacionin la gjithçka të hapur: “Do ta vendosim ditën e ndeshjes. Me ritmin e sotëm çdo detaj bën diferencën”. Mbi filozofinë e lojës: “Më pëlqen futbolli ofensiv, por mbi të gjitha rëndësi ka fitorja. Edhe golat nga stoli janë vendimtarë. Nuk ekzistojnë më rezervat, të gjithë janë pjesë e lojës”. -

Ja pse fëmijët duhet të luajnë në natyrë…
Nga Marsel LelaDepresioni dhe ankthi tek fëmijët janë pasojë e jetës së mbyllur, larg natyrës, kafshëve dhe lojrave në grup, makar edhe atyre të rrezikshme. Një jete të “sigurt” në të katërta anët, ku për çdo gjë sulen në ndihmë prindërit duke mos u lënë kohë as të mendojnë. Fëmijë të tillë rriten me idenë se bota u detyrohet për gjithçka dhe kur hasin vështirësitë e para në jetë menjëherë fillojnë të fajsojnë të tjerët për dështimet e tyre. Një sistem i tillë nuk rrit burra e gra që i shërbejnë njerëzimit, por një brez të tërë të viktimizuarish.Unë jam rritur si një shpend i egër dhe nuk mund të imagjinoj një fëmijëri më të lumtur, më të plotë.
Fëmijë që kërcejnë mbi dyshekë të konsumuar. (Angli, 1980)
ObserverKult
Lexo edhe:
MARSEL LELA: KUSH JAM UNË
-

Annalena Baerbock: Paqeruajtësit e OKB-së mund të luajnë një rol domethënës në Ukrainë
Presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Annalena Baerbock, tha se forcat paqeruajtëse të OKB-së mund të luajnë një rol në mbështetjen e një zgjidhjeje paqësore për luftën në Ukrainë.
“Nëse arrihet një traktat paqeje, ai duhet të sigurohet sa më mirë që të jetë e mundur”, tha Baerbock për Bild.“Dhe nëse shumica e shteteve anëtare thonë se për këtë nevojiten edhe helmetat blu, atëherë kjo është diçka që shpresojmë të sigurojë paqe të qëndrueshme”, shtoi ish-ministrja e Jashtme gjermane.
Aleatët e Ukrainës kanë punuar prapa skenave për muaj të tërë mbi planet për të siguruar një fazë të re të mundshme në luftë, e cila mund të shkojë nga një armëpushim në një traktat paqeje.
Megjithatë, përpjekje të tilla do të kërkonin së pari gatishmërinë e Moskës për të hyrë në negociata.
Ukraina është mbrojtur kundër një pushtimi të plotë rus që nga shkurti i vitit 2022 dhe po kërkon garanci sigurie në rast të një pauze ose përfundimi të armiqësive.
ATSH -

Djokovic i dorëzuar: S’heq dorë nga një tjetër grand slam, por ata të dy luajnë në një nivel tjetër
Për Novak Djokovic duket se tashmë nuk ka më asnjë shans të fitojë ndonjë grand slam. Për të dytin vit me radhë, 4 turnetë më të mëdhenj të tenisit u ndanë mes italianit Jannik Sinner dhe spanjollit Carlos Alcaraz (nga dy secili).
Udhëtimi i serbit, fitues i 24 grand slam në karrierë, po ndalet thuajse gjithnjë në gjysmëfinale, kur humbet ndaj njërit apo tjetrit. “Këta djem janë të fortë dhe luajnë në një nivel vërtet të lartë”, tha Novak Djokovic.
“Jam i kënaqur me nivelin tim, për moshën time, por tani është një çështje fizike. Unë nuk heq dorë nga fitimi i një tjetër grand slam”, tha serbi, aktualisht numri 4 në botë.
Ai ka objektiva të qarta për të ardhmen: “Do të vazhdoj të luftoj për të arritur një finale tjetër dhe për të fituar një titull tjetër, edhe nëse e di se kjo do të jetë një detyrë shumë e vështirë”.
Lidhur me angazhimet e tij të ardhshme, Djokovic vazhdoi: “Australia është shumë larg. Në këtë pikë të karrierës sime, nuk po mendoj aq larg. Do të luaj në Athinë, kjo është e sigurt, por përtej kësaj, ku do të shkoj dhe çfarë do të bëj janë ende dy pyetje të mëdha.”