Tag: lotët

  • Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, emocionon me lotët për gjyshin e ndjerë

    Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, emocionon me lotët për gjyshin e ndjerë

    Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, ka shkëlqyer sot me dy gola në barazimin 2:2 që Rubin Kazan mori në transfertë ndaj Orenburgut, në kuadër të javës së shtatë të Premier League ruse.

    Në qendër të vëmendjes ishte sidomos goli i parë i Dakut, i cili erdhi nga një goditje e fuqishme nga distanca. Por më shumë se bukuria e golit, emocionoi dedikimi i tij: ai ia kushtoi golin gjyshit të ndjerë, i cili ndërroi jetë vetëm një ditë më parë. Pas shënimit, Daku shpërtheu në lot në fushë, skenë që u pasqyrua gjerësisht në media.

    Portali boshnjak Sportsport shkroi: “Lotët e shqiptarit udhëtojnë nëpër botë!”, duke theksuar momentin e veçantë të golit dhe dhimbjen e futbollistit.

    Me këtë paraqitje, Daku konfirmoi edhe një herë formën e tij të lartë, duke qenë lojtari kryesor i ekipit në këtë ndeshje dhe një nga sulmuesit më premtues të kampionatit rus./KultPlus.com

  • Humbi njeriun e dashur, Daku shënon dopietë dhe nuk i mban dot lotët

    Humbi njeriun e dashur, Daku shënon dopietë dhe nuk i mban dot lotët

    Mirlind Daku gjeti rrugën e rrjetës dy herë, në ndeshjen e Rubin Kazan ndaj Orenburg në kampionatin rus.
    Kjo dopietë vjen në një moment delikat për sulmuesin e Kombëtares. Vetëm një ditë më parë, Daku njoftoi lajmin e hidhur me ndjekësit, për ndarjen nga jeta të gjyshit të tij.
    Pikërisht golat e shënuar sot ishin dedikim për të. Pas realizimit të parë, Daku nuk i mbajti dot lotët, ndërsa u mbështet nga shokët e skuadrës.
    Sa i përket ndeshjes, Daku i dha avantazhin e dyfishtë Rubin Kazan, por skuadra e shqiptarit u barazua në pjesën e dytë, falë dy realizimeve nga Guzina dhe Thompson.

  • Adem Gashi: Kur vetmon përmallshëm me hijet

    Adem Gashi: Kur vetmon përmallshëm me hijet

    lotët m’janë bâ qelqe syzash(edhe liget burri pa çka)e m’del përpara f’tyratë tanë e mbulueme n’pérlaf’tyr’e njasaj praqi kjé lule, pemë e u bâ flatëre muer nji erë qiellnash e s’di ku e lanashti u kthye shpirtshkëndijë oxhakutpa çkaburri edhe ligetkur vetmon përmallshëm me hijet.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ADEM GASHI: IKU NJË VERË E S’TË PASHË

  • “Lotët e Teftës vlejnë më shumë se një mijë fjalë”! Burgim i përjetshëm për Taulant Malajn, reagon avokati i ish-bashkëshortes

    “Lotët e Teftës vlejnë më shumë se një mijë fjalë”! Burgim i përjetshëm për Taulant Malajn, reagon avokati i ish-bashkëshortes

    Pas vendimit të Gjykatës së Foggias, e cila dënoi me burgim të përjetshëm Taulant Malajn për vrasjen makabre të vajzës së tij 16-vjeçare Xhesika dhe fqinjit italian Massimo De Santis, ka reaguar avokati i ish-bashkëshortes së tij, Tefta Lelaj (e cila ka rimarrë mbiemrin e vajzërisë).
    Avokati Roberto De Rossi u shpreh i kënaqur me rezultatin e procesit gjyqësor.
    “Jam padyshim shumë i kënaqur me rezultatin e gjyqit. U dha një dënim shembullor që pranoi plotësisht kërkesat e Prokurorisë. Lotët dhe përqafimi i gjatë i Teftës vlejnë më shumë se një mijë fjalë.”
    Ngjarja tragjike ndodhi në Torremaggiore në vitin 2023, kur Xhesika u vra brutalisht nga i ati ndërsa përpiqej të mbronte nënën e saj nga dhuna e tij.
    Përveç burgimit të përjetshëm, gjykata vendosi që i pandehuri të qëndrojë për 1 vit e 6 muaj në izolim gjatë ditës si pjesë e dënimit. Gjithashtu, iu vendos edhe një masë sigurie me kohëzgjatje trevjeçare.

  • Lotët e arbitrit të finales u kthyen në çështje, Fliku: Të tregojmë kujdes ndaj tyre, duhen trajtuar me respekt

    Lotët e arbitrit të finales u kthyen në çështje, Fliku: Të tregojmë kujdes ndaj tyre, duhen trajtuar me respekt

    Mbrëmjen e nesërme do të luhet “El Klasiko” numër 3 për këtë sezon. Barcelona dhe Reali i Madridit do të përballen në finale të Kupës së Mbretit. Situata nuk ka qenë aspak e qetë në prag të kësaj sfide. Lotët e arbitrit të ndeshjes në konferencë për shtyp për presion të vazhdueshëm nga madrilenët kanë sjellë reagim të ashpër prej këtyre të fundit. I pyetur për deklaratën e gjyqtarit të takimit, Hansi Fliku është shprehur se i gjithë komuniteti i futbollit duhet të tregojë më tepër kujdes për mënyrën se si sillen ndaj arbitrave.
    “Nuk e di se çfarë të them. Është një sport, një lojë. Duhet të tregojmë kujdes ndaj arbitrave. Nuk mund të tregojmë mungesë respekti ndaj tyre. Kjo vlen për të gjithë klubet, trajnerët dhe lojtarët. Dua që ekipi im të ketë respekt për kundërshtarin. Janë 90 minuta. Ndoshta edhe më shumë. Duam të japim gjithçka për të fituar trofeun”, ka deklaruar ndër të tjera Hansi Fliku./Sport Ekspres/

  • Nga loti te lotët…/ Deri në 2013 rrugët inaguroheshin kur fillonin e kur mbaroheshin, sot u zbulua SegmentimiNga Lutfi Dervishi

    Nga loti te lotët…/ Deri në 2013 rrugët inaguroheshin kur fillonin e kur mbaroheshin, sot u zbulua SegmentimiNga Lutfi Dervishi

    Nga loti te lotët…/ Deri në 2013 rrugët inaguroheshin kur fillonin e kur mbaroheshin, sot u zbulua SegmentimiNga Lutfi Dervishi

    Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugurimi bëhej në dy akte të thjeshta:një për fillimin e punimeve dhe një tjetër, kur çuditërisht, punimet përfundonin!

    Por më pas u zbulua një zgjidhje magjike: segmentimi.

    Rruga u nda në lote, faza dhe copëza… dhe për çdo copëz, një gërshërë, një fjongo dhe një kameraman me dron, por pa gazetarë!Ata mund të bënin pyetje të sikletshme, si: “Po kur do mbarojë, realisht?” Sa kushton? Etj etj. Kështu që më mirë kur vetë ministri apo Kryeministri raportojne live nga kantieret! Shembull: unaza e Tiranës!

    Më vonë, inaugurimi i rrugës ndodhte dy apo edhe tre herë për të njëjtin aks.Shikoni Rrugën e Arbrit, një rrugë me më shumë inaugurime sesa tunele, me më shumë fjalime sesa tabela sinjalistike dhe me më shumë inspektime se pemë!

    Dhe pastaj, si çdo shoqëri që ecën me hapa gjigantë drejt progresit: filluam të inaugurojmë edhe ato projekte që nuk nisën kurrë!Trami i Tiranës? Kalimet nëntokësore, Ballkani Hapur …

    Ndërsa tani… e kemi kaluar realitetin.Inaugurojmë foto. Po, FOTO. Pamje të mrekullueshme, me filtra, me dritë, plot shpresë.Rruga Tiranë–Durrës, segmenti më i ngarkuar në vend, është kthyer sot në një ekspozitë pikture dixhitale, ku edhe Van Gogh-u do të kishte dorëzuar penelin.

    Makinat ecin me rend, trafik nuk ka, pemët nuk kanë nevojë për krasitje, lulet nuk thahen kurrë nga dielli. Është një mrekulli e krijuar nga duart e arta në Photoshop.

    Nuk mbaron këtu :

    Pas inagurimit të fotove, kaluam një shkallë më lart: inaugurimi i ideve. Projekt-ideja e trenit Durrës-Prishtinë është shembulli ideal: asnjë tra, asnjë shinë, por plot ndjenja patriotike dhe në mungesë të valëve të kaltra të Adriatikut, një det flamujsh kuq e zi…

    Por evolucioni është i pashpirt, nuk ndalet.

    Faza më e fundit është inaugurimi i dëshirave.Pasaportat europiane për të gjithë shqiptarët, në vitin 2030!Dhe mbërrin momenti që njerëzit nuk shohin më ëndrra, por jetojnë me to.Shqipëria e sotme e halleve dhe e valleve i ka gjithë mirat dhe vetëm një problem:asgjë nuk mbaron, por gjithçka inspektohet dhe inaugurohet.Dhe me këtë ritëm, së shpejti do të presim shiritat në Facebook! Gëzuar!