Tag: lorik

  • Dënohen m 189 vite burg 5 vrasësit e shqiptarit në Angli, mes tyre një i ri nga Kosova

    Dënohen m 189 vite burg 5 vrasësit e shqiptarit në Angli, mes tyre një i ri nga Kosova

    Pesë burra janë dënuar me një total prej 189 vitesh burg, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e dy të rinjve, përfshirë shqiptarin Klevi Shekaj, dhe përpjekjen për të vrarë një tjetër person në Archway, Londër, në vitin 2023.

    Sipas Metropolitan Police që i referohet Top Channel, të dënuarit janë: Lorik Lupqi, 21 vjeç, nga St John’s Way, N19; Abel Chunda, 29 vjeç, nga Caldy Walk, N1; Jason Furtado, 28 vjeç, nga Halton Road, N1; Eden Clark, 29 vjeç, nga Huddleston Road, N7; Xavier Poponne, 21 vjeç, nga Halton Road, Islington, N1.

    Ata u paraqitën në Gjykatën e Lartë të Old Bailey më 26 shtator, pas një procesi 15-javor, ku u shpallën fajtorë për vrasje të dyfishtë dhe tentativë vrasjeje.

    Dy viktimat ishin: Leonardo Reid, vetëm 15 vjeç, dhe Klevi Shekaj, 23 vjeç, shtetas shqiptar.

    Ngjarja ndodhi më 29 qershor 2023, kur grupi i të dënuarve sulmoi një turmë të rinjsh që ishin mbledhur në një lagje të Londrës për të xhiruar një videoklip muzikor. Sipas policisë, Leonardo dhe Klevi nuk kishin asnjë lidhje me grupet kriminale, por u sulmuan gabimisht pasi u ngatërruan me rivalë të bandës së të dënuarve.

    Leonardo u vra në vendin e ngjarjes, ndërsa Klevi ndërroi jetë në spital nga plagët e marra me thikë. Edhe një tjetër person mbeti rëndë i plagosur nga sulmi.

    Lorik Lupqi, një anëtar bande nga Islington, ishte nismëtari i sulmit. Ai kishte parë mbledhjen dhe shkroi mesazh: “opps (rivalët) janë jashtë”. Pasi koordinuan përmes më shumë se 50 thirrjeve telefonike në dy orë, pesëshja u shfaq në vendngjarje dhe kreu sulmin.

    Pas ngjarjes, Lupqi u arratis në mënyrë të paligjshme në Kosovë. Ai u ekstradua në Britani në nëntor 2024, me ndihmën e autoriteteve kosovare dhe NCA-së britanike.

    Poponne, një tjetër nga autorët, u kap me tekstet e një kënge “drill” ku përshkruante detaje të sulmit që vetëm autorët mund t’i dinin. Ai gjithashtu ndryshoi emrin në rrjete sociale në “X3”, duke iu referuar numrit të viktimave të goditura me thikë.

    Të gjithë të pandehurit u dënuan me burgim të përjetshëm, me periudha minimale që duhet të vuajnë para se të mund të kërkojnë lirimin me kusht:

    Lorik Lupqi – minimum 39 vite;

    Eden Clark dhe Abel Chunda – minimum 38 vite secili;

    Jason Furtado – minimum 37 vite;

    Xavier Poponne – minimum 37 vite, gjithashtu u dënua për posedim droge dhe armësh të ftohta.

    Në gjykatë, nënat e viktimave ndanë dhimbjen e tyre.

    Nëna e Klevi Shekajt tha: “Asnjë dënim nuk mund ta kthejë djalin tim, por një vendim i drejtë ndoshta do të shërbejë si paralajmërim për të tjerët. Ai më tha se do të vinte në shtëpi për pesë minuta… në vend të kësaj, policia erdhi në derë me një lajm që më ndryshoi jetën përgjithmonë.”

    Nëna e Leonardos u shpreh: “Leo ishte një djalë i mrekullueshëm, i mençur dhe plot jetë. Vrasja e tij ka qenë një akt i ftohtë, i pamëshirshëm. Asnjë numër vitesh nuk e shlyen këtë krim.”

    Hetuesi kryesor, Detektiv Jim Barry, deklaroi: “Çdo burrë në këtë grup ka luajtur një rol në këtë sulm mizor. Qoftë duke mbajtur thikën, duke qëlluar, apo duke ndihmuar në fshehjen e të tjerëve, të gjithë janë përgjegjës. Ata do të kalojnë pjesën më të madhe të jetës pas hekurave, siç edhe meritojnë.”

  • 189 vite burg 5 vrasësve të shqiptarit në Angli, mes tyre një i ri nga Kosova

    189 vite burg 5 vrasësve të shqiptarit në Angli, mes tyre një i ri nga Kosova

    Top Channel

  • “Po vijmë me gjysmën e forcës, pasi tjetrën…”, batuta e Lorik Canës me gazetarin serb

    “Po vijmë me gjysmën e forcës, pasi tjetrën…”, batuta e Lorik Canës me gazetarin serb

    E gjithë vëmendja është e fokusuar në “Arenën Kombëtare”, aty ku Shqipëria mat forcat me Serbinë. Një sfidë që gjithmonë ka rezultuar më shumë se një ndeshje futbolli, me kuqezinjtë që do tentojnë ta kthejnë në një festë.
    Lorik Cana, “ikona” e njohur ka treguar për News 24 një batutë me një gazetar që provuar ta kontaktojë për mediat serbe.
    “Pata një batutë me një gazetar që u mundua të më kontaktojë për mediat serbe. Ai kishte besim te fitorja e serbëve, unë shpreha besimin se do fitojmë ne.
    I thashë që jemi duke ardhur me gjysmë-force, pasi gjysmën tjetër e kemi në krahun tjetër për momentin”- tha Cana, që i kujton Kosovën gazetarit.

  • Trafiku i drogës/ Megaoperacioni i madh i Speciales në Kosovë, raportohen të arrestuar

    Trafiku i drogës/ Megaoperacioni i madh i Speciales në Kosovë, raportohen të arrestuar

    Dy biznesmenët Lorik Tigani dhe Onur Vizdik janë në mesin e personave të arrestuar në një megaoperacion të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, lidhur me dyshimet për kontrabandë me substanca narkotike.
    Burimet bëjnë me dije se zbërthimi i aplikacionit të komunikimeve të koduara Sky ECC ka qenë kyç për identifikimin dhe goditjen e këtij rrjeti të dyshuar kriminal. Aksioni është zhvilluar mëngjesin e të martës në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit dhe me pjesëmarrjen e rreth 500 zyrtarëve policorë.
    Lorik Tigani dhe Onur Vizdik, ky i fundit shtetas turk, janë ortakë në kompaninë “Tada Group” Sh.P.K., e cila operon në sektorin e restoranteve dhe furnizimit me ushqim, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).
    Nuk është hera e parë që emri i Tiganit del në lidhje me rastet e trafikimit të drogës. Në vitin 2022, ai ishte ndaluar nga Prokuroria e Ferizajt për dyshime të ngjashme, në një rast ku u kap në Han të Elezit, bashkë me një person tjetër, për trafikim të narkotikëve nga Maqedonia e Veriut.
    Krahas Tiganit dhe Vizdikut, janë arrestuar edhe persona të tjerë në këtë operacion të gjerë që shënjestron një rrjet të organizuar që dyshohet se ka qenë aktiv në trafikun e drogës.

  • Etrit Berisha zyrtarizohet tek Hackeni, Cana “voton” Taren tek Milani

    Etrit Berisha zyrtarizohet tek Hackeni, Cana “voton” Taren tek Milani

    Adriatik BALLA
    Portieri i përfaqësueses tonë, Etrit Berisha, i mos grumbulluar prej dy vitesh në radhët e kuqezinjve, është zyrtarizuar te skuadra e Hackenit në elitën e futbollit të Suedisë. Lajmi është bërë i ditur të premten nga klubi suedez, një ditë pasi u raportua se portieri i parë i skuadrës, Andreas Linde, ka pësuar lëndim dhe pritet të mungojë për kohë të gjatë. Berisha ka thënë se do të mundohet që ta jap më të mirën për klubin dhe të fitojë sa më shumë që mundet. “E njoh Hackenin mirë, e ndjek ende Allsvenskan dhe Suedia është si shtëpi për mua. E di se Hackeni ka bërë hapa para vazhdimisht. Kjo më ka interesuar dhe për këtë kam ardhur, për ta ndihmuar klubin në sukseset e reja”, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të klubit. 36-vjeçari ka karrierë të pasur, që nisi te 2 Korriku i Prishtinës. Ai ka luajtur edhe për Kalmarin, Lacion, Atalantan, SPAL-in, Torinon e Empolin së fundmi. Nga Empoli u largua në korrik të vitit të kaluar. Berisha ka 163 paraqitje në Serie A, teksa i ka zhvilluar 80 ndeshje me Shqipërinë. Me “kuqezinjtë” ishte dy herë pjesëmarrës në Kampionate Evropiane, në “Euro 2016” në Francë dhe në “Euro 2024” në Gjermani.
    Lorik Cana e dëshiron Igli Taren drejtor sportiv të Milanit
    Lorik Cana thotë se Igli Tare është i duhuri për Drejtor Sportiv te Milani dhe se rezultatet flasin vetë për ish-numrin 2 të klubit të Lacios. Duke për mediat italiane ish-mbrojtësi i Lacios, Lorik Cana tregoi përvojat e tij të përbashkëta me Igli Taren, në klubin roman dhe një nga kandidatët kryesorë për të marrë frenat e merkatos te 7 herë kampionët e Evropës. “Ne njihemi prej 25 vitesh. Për mua në radhë të parë ai është një mik dhe padyshim që konsideron ime për të qenë shumë e lartë, para së gjithash në personale. Si menaxher, faktet flasin për të. të ardhmen, por ne shqiptarët i urojmë më të mirën, sepse është një pikë referimi në aspektin sportiv në vend”, deklaroi Lorik Cana ndër të tjera.
    Kosovë/ Ballkani fiton duelin me Dukagjinin, ngjitet i dyti
    Kosova vijon të rrisë cilësinë e kampionatit të saj, duke dëshmuar se po bën progres edhe në paraqitjet e klubeve të saj në garat e UEFA-s, duke marrë për këtë shembull skuadrën e Ballkanit. Pikërisht ky i fundit, ka shënuar fitore shumë të thellë ndaj Dukagjinit në Klinë. Të premten në stadiumin “18 Qershori”, kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë fitoi me rezultatin 5:0. Nga dy gola shënuan Sunday Adetunji dhe Bleart Tolaj, kurse Bernard Karrica e shtoi një tjetër. Adetunji realizoi në minutën e katërt e të 32-të, ndërsa Tolaj në minutën e 49-të dhe të 64-t. Në minutën e fundit të ndeshjes për 5:0 realizoi Karrica. Ballkani me këtë fitore tani ka 50 pikë në vendin e dytë, dhjetë më pak se Drita lidere që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Dukagjini që po lufton për mbetje në elitë, mbetet me 35 pikë pas 28 ndeshjeve. 35 pikë i ka edhe Prishtina me një ndeshje më pak të zhvilluar. Në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit, Suhareka ka 32 pikë, ndërsa Llapi i nënti, i parafundit, ka 30 pikë. Suhareka luan kundër Prishtinës të shtunën, ndërsa të dielën janë ndeshjet Malisheva-Drita dhe Gjilani-Llapi. Edhe këto ballafaqime nisin në orën 15:00.