Analisti Lorenc Vangjeli analizoi mbrëmjen e sotme dinamikat e fushatës elektorale që po shkon drejt fundit përpara zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, gara brenda Partisë Socialiste në listat e hapura është jashtëzakonisht e ashpër, por kandidatët socialistë kufizohen nga autoriteti i fortë i kryeministrit Edi Rama, që ua vështirëson daljen jashtë zonave të tyre.
Vangjeli tha se ndryshe nga demokratët, ku kandidatët konkurrojnë hapur dhe kërkojnë vota në çdo cep të qarkut, socialistët janë të përmbajtur për shkak të një “frike politike” ndaj Ramës, çka i ndalon të ndërhyjnë në territoret e kolegëve të tyre.
“Gara më e egër është brenda llojit. Socialistët kanë ndarë zonat thuajse me dhunë dhe për shkak të hijes së rëndë të Ramës, pakkush e kalon vijën. Ka përplasje, por nuk guxojnë të shkelin më tej. Nuk është çështje dashurie, është çështje frike,” tha ai.
Për demokratët, Vangjeli theksoi se strategjia është ndryshe dhe më e hapur. “Një demokrat i thjeshtë mund të vizitohet nga disa kandidatë të PD-së që kërkojnë votën, çka ndihmon për të maksimalizuar rezultatin elektoral.”
Sipas tij, kjo diferencë në mënyrën e zhvillimit të fushatës mes dy kampeve mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin final të zgjedhjeve.
Tag: lorenc
-

PD kallëzon në SPAK Tërmet Peçin/ Nga e motra te drejtorët, si njerëzit e kryebashkiakut përfituan miliona euro
Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili garon për deputet nën siglën e PS-së për zgjedhjet e 11 Majit.
Kallëzimi është bërë referuar emisionit “Plug” ku denoncoi se drejtori i Bashkisë së Tepelenës Lorenc Bami në vitin 2017 në emër të bashkëshortes Aleksandra Bami dhe në bashkëpunim me shtetasin Hekuran Hoxha,themeluan kompaninë “NG STRUCTURES shpk”.
Kjo kompani ka marrë 18 milionë euro tendera nga bashkia e Tepelenës dhe Gjirokastrës dhe 66 milion euro tendera në total nga institucionet publike, ku spikasin ato të rindërtimit.
Gjithashtu, “NG STRUCTURES” rezulton që të jetë kompania e përzgjedhur dhe nga “IUMENTIS shpk”, kjo e fundit me firmën e Tërmet Peçit ka përfituar tokë publike dhe leje ndërtimi për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër, e më pas kalon paratë tek kompania e gruas së Lorenc Bamit.
Ndërkohë, pas largimit si aksionere nga shoqëria NG STRUCTURES, Aleksandra Bami, gruaja e drejtorit Lorenc Bami themelon kompanië “Artreum Generation” me ortak themelues Mateo Shehu, i biri i Gjolek Shehu pronarit të “IUMENTIS”. Kompania “Artreum Generation” ka marrë nënkontraktimin e një tjetër tenderi në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e Ujësjellësit.
Gjithashtu, motra e Tërmet Peçit, Manjola Haska, një mësuese, drejtoreshë shkolle, është shndërruar në investitore dhe përfituese e fondeve të AZHBR, pasi me VKB të posaçme, i vëllai kryebashkiak i ka dhuruar mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe ka përfituar një fond në vlerën 220.000 euro nga fondet e IPARD
Kandidati i PD-së për Gjirokastrën, Arben Ristani, i cili bëri deklaratën nga selia blu, tha se kjo megavjedhje 5T, e cila ka lënë me gojë hapur edhe arkitektët e 5D dhe 5B.
Deklarata e Ristanit:
Emisioni investigativ PLUG, denoncoi një skemë tjetër korruptive në një ndër qarqet më të varfra të Shqipërisë, në Bashkinë e Tepelenës.
Tërmet PUBLIÇITARI dhe drejtori i tij kamikaz Lorenc Bami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë korruptive për të përfituar 18 milionë euro të ardhura nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Konkretisht në vitin 2017 Lorenc Bami, nëpërmjet gruas së tij themelon kompaninë NG STRUCTURES dhe menjëherë firmosën tendera publikë në Bashkinë Tepelenë dhe Gjirokastër.
Kjo kompani, e vetme dhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë, ka rezultuar fituese në tendera me vlerë 66 milionë euro, ku spikasin tenderat e rindërtimit.
NG STRUCTURES rezulton që të jetë kompania e përzgjedhur dhe nga IUMENTIS shpk, kjo e fundit me firmën e Tërmet Publiçitarit ka përfituar tokë publike dhe leje ndërtimi për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër, e më pas kalon paratë tek kompania e Drejtorit të Bashkisë.
Por abuzimi nuk mbaron me kaq, Lorenc Bami në vitin 2019 themelon dhe një tjetër kompani, Artreum Generation nëpërmjet të cilës ka marrë nënkontraktimin e një tjetër tenderi në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e Ujësjellësit, një tjetër procedurë e denoncuar nga Partia Demokratike.
Tërmeti i partisë nuk mund të ishte ndryshe nga shokët e Rilindjes.
Me VKB të posaçme, ai i ka dhuruar motrës së tij mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe, për financimin sigurisht i vjen në ndihmë shoqja tjetër rilindase Frida Krifca, me një financim në vlerën 220.000 euro me fondet e IPARD.
Për thertoren dhe Agroturizmin e motrës, Frida Krifca ka dhënë rreth 1 milionë euro nga fondet, të cilat duhet të shkonin për fermerët.
Kjo pra është thertorja korruptive në të cilën Tërmeti i partisë i futi paratë e qytetarëve të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Memaliajt.
Kjo kasaphanë korruptive me paratë e shqiptarëve do të marrë fund më 11 maj.
Sot në emër të Partisë Demokratike, depozitova pranë SPAK kallëzimin penal për këtë megavjedhje 5T, e cila ka lënë me gojë hapur edhe arkitektët e 5D dhe 5B.
Partia Demokratike zotohet se do t’i çojë para ligjit të gjithë ata që kanë futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë si dhe do të konfiskojë çdo pasuri të vënë në kurriz të shqiptarëve, për t’i kthyer ato para në buxhetin e shtetit. -

Shefi i Rrugores u ndalua nga SPAK, Lorenc Shehu zëvendëson përkohësisht Roven Zekën
Lorenc Shehu do të zëvendësojë përkohësisht Roven Zekën në pozicionin e drejtorit të Policisë Rrugore, i cili u ndalua më parë nga SPAK.Kujtojmë se GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka.
Ky i fundit u arrestua për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim. -

Drejtori i Policisë Rrugore u ndalua nga SPAK, Lorenc Shehu zëvendëson Roven Zekën
GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka, i cili u arrestua pÓr kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.
Raportohet se përkohësisht në detyrën e tij do të shërbejë Lorenc Shehu. Sipas organit të akuzës, Zeka u arrestua pasi i ka marrë ryshfet 2 mijë euro një shofereje që u përfshi në një aksident rrugor në Tiranë më 16 prill së bashku me shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun -

SKANDALI I MADH/ Tërmet Peçi ‘futi duart’ te fondet IPARD, 750 mijë euro për thertore
SKANDALI I MADH/ Tërmet Peçi ‘futi duart’ te fondet IPARD, 750 mijë euro për thertore
18 milionë euro të marra drejtëpërsëdrejti, nga tenderat dhe fondet publike nëpërmjet kompanisë NG STRUCTURES dhe 66 milionë euro të tjera, ku kjo kompani ka pjesën takuese. Nëse për SPAK është bezdisëse fakti që burri i firmos tendera gruas, mund të veproj, në të kundërt mund të duartorkasë aktivitetin ‘publiçitar’. Por jo vetëm kaq, në vijim do t’ju tregojmë se tenderat nuk kanë qenë aktiviteti i vetëm ku Tërmet Peçi apo drejtori i tij ka shkëlqyer. Fondet e bujqësisë, tashmë të bllokuara nga BE kanë qenë të lakmuara nga Tërmeti, ku bashkë me abuzimin me fondet, i janë bashkangjitur edhe abuzimi me mijra metra katrorë toke shtetërore që u janë dhënë familjarëve apo njerëzve të lidhur me ta.
Në datën 10.01.2019, shtetasi Gjolek Shehu themeloi kompaninë IUMENTIS shpk. Menjëherë pas themelimit, kjo kompani lidh një kontratë qiraje për një pronë publike me Bashkinë Tepelenë. Ky veprim u bë me propozimin e Tërmet Peçit, kryebashkiakut të Tepelenës.
Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tepelenës, datë 25.01.2019, lidhja e kontratës noteriale “Kontratë Qiraje” është miratuar, dhe kjo kontratë mban firmën e Lorenc Bamit, personazhi kryesor i këtij investigimi që duket se lëviz milionat e siguruara për Tërmetin e premtuar nga kryebashkiaku Peçi.
Për më tepër, brenda 5 ditësh nga lidhja e kontratës, Tërmet Peçi dhe Lorenc Bami miratojnë lejen e ndërtimit për ndërtimin e një Thertoreje Rajonale nga kompania IUMENTIS. Ky fakt është audituar nga KLSH (Kontrolli i Lartë i Shtetit) dhe është dokumentuar në një raport zyrtar.
Në mars të vitit 2019, kompania IUMENTIS lidh një kontratë me subjektin NG STRUCTURES, kompani e drejtuar nga gruaja e Lorenc Bamit. Ky subjekt lëshon një faturë prej 140.000 eurosh për projektimin e Thertores Rajonale, një shërbim që kompania e Lorenc Bamit e realizon për llogari të IUMENTIS. Kjo fature është zbuluar nga postimet e Aleksandra Bamit në rrjetet sociale, ku ajo publikoi foto të projektit dhe emrin e kompanisë.
Në tetor të vitit 2019, kompania IUMENTIS aplikon dhe miratohet për një fond prej 758.000 eurosh nga fondet IPARD. Ky fond u miratua për ndihmën e zhvillimit të Thertores Rajonale në Tepelenë, një proces që ka tërhequr vëmendjen për përfitimin e fondeve publike në mënyrë të dyshimtë. Madje dyshimet u ngriten edhe me shume gjate inspektimit nga vetë kryeministri EdI Rama, i cili teksa pyet Frida Krifcën dhe Tërmet Peçin se kush e përfitoi këtë investim, dy zyrtarët pasi ngecin, në përgjigje, shprehen se pronari nuk është këtu për momentin.
Në vitin 2021 kjo kompani dhe pse tashme ishte në aktivitet të plotë kishte vetëm 4 të punësuar. Gjolek Shehu Administrator, Myrto Tafilaj Veteriner, Aldo Shehu Shef sektori dhe Julian Çela Ekonomist. Sigurisht si në çdo kompani ekonomisti është një njeri i aftë dhe i besuar i pronarit por në këtë rast situate është pak më ndryshe. Meqënësë Lorenc Bami përveç se u kujdes që Gjolek Shehu te lidhte një kontratë qeraje me Bashkinë Tepelene, brenda 2 javëve nga themelimi I kompanisë, u kujdes dhe ti miratonte në kohë record lejen e ndërtimit. Madje në një kohë record, u kujdes që ti jepte edhe djalin e dajës së tij, shtetasin Julian Çela si ekonomist, që tja mbante mire llogarite pasi në Tepelenë mungojnë të tillë.
Në shkurt të vitit 2024 me propozimin e Tërmet Peçit, mbi relacionin e Lorenc Bamit, Këshilli Bashkiak Tepelenë miraton një tjetër kontratë për dhënie me qera të disa pronave të tjera publike për shoqërinë IUMENTIS. Por lidhja mes tyre nuk mbetet thjeshte te miratimi i lejeve, pronave dhe projektet në Bashkinë Tepelenë. Pas largimit si aksionere nga shoqëria NG STRUCTURES, Aleksandra Bami themelon një tjetër kompani. Artreum Generation themelohet në ditën kur shiti aksionet e tjera, në 01.05.2019, me ortak themelues Mateo Shehu i biri I Gjolek Shehu pronarit të IUMENTIS dhe Aleksandra Bami. Secili zotëron në kompani 50% të aksioneve. Administrator fillimisht do të jetë Aleksandra Bami dhe Aldo Shehu.
Në shkurt të vitit 2020, kompania regjistron një adresë dytësore në vendin ku po ndërtohej Thertora Rajonale IUMENTIS, në rrugën Nacionale Tepelenë – Vlorë, pranë urës së Bënçës, një fakt që e lidh drejtpërdrejt me kompaninë IUMENTIS. Pra me pak fjale Lorenc Bami së bashku me Tërmet Peçin i japin kësaj kompanie tokë shtetërore më qëra, për 5 ditë i miratojnë lejë ndërtimi më pas e ndihmojnë të përfitojë 760.000 euro fonde nga AZHBR dhe në fund themelojnë kompani për të bërë ndërtimin e thertores.
Në vitin 2021, kompania IUMENTIS shënon një tjetër adresë dytësore në Memaliaj, duke fituar nënkontraktimin për një tender për ndërtimin e ujësjellësit rajonal për fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, dhe Ane Vjosë. Kjo adresë hapet pasi siç është denoncuar dhe më parë nga Albana Voksi kompania ka marrë nënkontraktimin e tenderit për Ujësjellësin Memaliaj.
Në datën 1 shtator 2022, Aleksandra Bami dhe Mateo Shehu kanë shitur 100% të aksioneve të kompanisë IUMENTIS te Lorenc Bami për një vlerë prej 1000 eurosh, megjithëse kompania ishte fitimprurëse. Ky veprim ka ngjallur dyshime të forta, pasi është e papranueshme që një kompani me pasuri dhe aktivitete fitimprurëse të shitet për një shumë kaq të ulët. Pas këtij veprimi, drejtori i Tërmet Peçit, ka vendosur të mos fshihet më pas gruas dhe miqve të tij, duke emëruar si administrator të kompanisë kushëririn e tij,ekonomistin e kompanisë IUMENTIS shtetasin Julian Çela. Tashmë Lorenc Bami drejton jo vetëm drejtorinë kryesore të bashkisë Tepelenë por i del koha për të drejtuar dhe një super biznes.
-

“Parashikoj dy javë përvëluese”, Lorenc Vangjeli: Politika, e njëjta supë e vjetër që na serviret në tenxhere të re
Analisti Lorenc Vangjeli komentoi çeljen e fushatës së PD-së ditën e sotme në Tiranë.
Për emisionin Log të Endri Xhafos në News 24, Vangjeli shprehet se e njëjta supë po u jepet sërish njerëzve por tashmë në një tenxhere të re.
Për praninë e LaCivitas në krah të Berishës, Vangjeli thotë se nuk do sjellë ndonjë ndryshim tek votuesi shqiptar, pasi nuk garon ai përballë Ramës por Berisha.
E njëjta supë e vjetër që na shfaqet në tenxhere të reja. Klasa politike nuk është më zgjidhja, për të zgjidhur problemet, por vetë problemi për tu zgjidhur. Është një oii e zgjatur, si vaj jugu. Nuk është se ka për tu ndryshuar ndonjë gjë e madhe.
Dy javët e tjera do kalojmë në një spirale tensioni, besoj se do jetë përvëlues. -

“Berisha ende nuk e ka kaluar oqeanin”, Lorenc Vangjeli: Rama ka thënë se ka një surprizë! Pushteti në Tiranë vendoset nga…
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Log.” në News 24, ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe ndikimin e saj në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vangjeli theksoi se aktualisht Shqipëria nuk është në agjendën e Uashingtonit dhe se gjithçka do të vendoset nga vota e shqiptarëve. Ai përmendi se kreu demokrat Sali Berisha ende nuk ka arritur të kalojë Oqeanin dhe se Rama ka paralajmëruar një surprizë. Vangjeli beson se votat që do të merren në Shqipëri do të kenë ndikim në situatën politike. Ai shtoi se neutraliteti i SHBA-së shkon më shumë pro Ramës.
Lorenc Vangjeli: Dr Berisha ende nuk e ka kaluar Oqeanin. Rama ka thënë se ka një surprizë për të bërë. Besoj se nuk jemi në agjendën e SHBA për momentin. Votat merren në Tiranë. Edhe non grata e Berishës kalon nga votat e shqiptarëve. Edhe vizita e Ramës në të ardhmen kalon nga kutia e votimit. Neutraliteti i SHBA shkon në favor të Ramës, sepse Berisha është i godituri.

