Tag: lorenc

  • FOTOT / Nga palestra në qeli: Kush janë dy të rinjtë që u përfshinë në “Far West”-in e natës me Policinë, grabitja që shkoi keq…

    FOTOT / Nga palestra në qeli: Kush janë dy të rinjtë që u përfshinë në “Far West”-in e natës me Policinë, grabitja që shkoi keq…

    Ardit Domi dhe Lorenc Cali

    TIRANË – Ardit Domi dhe Lorenc Çali, dy personazhet që shihni në foto, u përfshinë në një përplasje të armatosur me Policinë e Shtetit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
    Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se dy të rinjtë, prej të cilëve njëri ndodhet në ambientet e paraburgimit dhe tjetri në spital, janë të skeduar për disa vjedhje të tjera.
    Por çfarë ndodhi mbrëmë gjatë natës?
    Ajo që nisi si një grabitje, përfundoi keq. Ngjarja që mund të kishte rezultuar tragjike për dy të rinjtë por edhe efektivët që u përballën me rezistencën e tyre të armatosur, nisi në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës–Tiranë, në Sukth, në vendin e njohur si “Çifligu”, ku një patrullë policie dalloi një makinë që ishte denoncuar si e vjedhur më 20 gusht. Kjo makinë, më datë 21 gusht, ishte përdorur në një grabitje në një karburant në Sukth, ku u morën lekët e xhiros ditore.

    Ardit Domi, i plagosuri

    Ardit Domi, i plagosuri

    Ardit Domi, i plagosuri

    Në këtë moment, patrulla iu vu në ndjekje mjetit në autostradë, i cili nuk iu bind shenjës së ndalimit.
    Gjatë rrugës, shpejtësia me të cilën po ecte makina bëri që në Vorë ajo të dilte nga rruga. Por dy të rinjtë nuk ndaluan. Ata nisën të qëllonin me armë zjarri, e dyshohet se përdorën kallashnikov ndaj Policisë së Shtetit.
    Shërbimet që ishin në vendngjarje, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.
    Njëri nga dy të rinjtë, Ardit Domi, 28 vjeç, u plagos dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
    Ndërkohë që Lorenc Çali vijoi rezistencën me armë zjarri. Ai u neutralizua dhe u arrestua. Në automjet u gjet një armë zjarri automatike me 2 krehra.

    Lorenc Cali

    Lorenc Cali

    Por kush janë dy të rinjtë?Nga një vëzhgim i fotove të tyre, shihet se të dy janë të dhënë pas makinave, palestrës dhe veshjeve me brande të dukshme, edhe pse imitime. Tashmë të dy janë nën arrest dhe duhet të përballen në gjykatë me disa akuza, duke nisur nga vjedhja, vjedhja me dhunë, e deri te tentativa për vrasje të punonjësve të shtetit gjatë kryerjes së detyrës./ZËRI

  • SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” Lorenc Hashorva

    SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” Lorenc Hashorva

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një hetim i nisur 1 vit më parë nga SPAK, ka vënë në qendër të verifikimeve disa tendera të zhvilluar pranë Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), që është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se aktualisht ky hetim po ndiqet nga njëri prej drejtuesve të seksioneve në SPAK, i cili ka nisur një procedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit të funksionarëve publikë”.
    Mes personave që po hetohen, është Lorenc Hashorva, drejtori aktual i komanduar i njësisë rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe disa zyrtarë të tjerë, të cilët kanë shërbyer si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në procedurat tenderuese që janë hapur nga ky institucion. “Ora News”, ka mësua se bëhet fjalë për 4 kompani private që kanë kryer kallëzim penal në SPAK, të cilat kanë kërkuar ndjekje penale ndaj ish-drejtorit Lorenc Hashorva dhe punonjësve të tjerë.
    Aktualisht veprimet hetimore janë duke u ndjekur nga një grup hetimor, ndërsa në OSHKSH pritet të tërhequr disa dosje të procedurave tenderuese.
    Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar drejtori rajonal i komanduar në OSHKSH Tiranë, duke pohuar se nuk është thirur asjëherë në SPAK dhe në drejtorinë e tij nuk është paraqitur asnjë oficer për të sekuestruar dokumenta. Lorenc Hashorva, ka shërbyer pranë këtij institucioni si drejtues, ndërsa më parë ka punuar si shefi i njësisë kufitare për inspektimin shëndetësor në Rinas dhe pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë./OraNews

  • SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

    SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

    Një hetim i nisur 1 vit më parë nga SPAK, ka vënë në qendër të verifikimeve disa tendera të zhvilluar pranë Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), që është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
    Mësohet se aktualisht ky hetim po ndiqet nga njëri prej drejtuesve të seksioneve në SPAK, i cili ka nisur një procedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit të funksionarëve publikë”.
    Mes personave që po hetohen, është Lorenc Hashorva, ish-drejtori i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe disa zyrtarë të tjerë, të cilët kanë shërbyer si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në procedurat tenderuese që janë hapur nga ky institucion.
    “Ora News” raporton se bëhet fjalë për 4 kompani private që kanë kryer kallëzim penal në SPAK, të cilat kanë kërkuar ndjekje penale ndaj ish-drejtorit Lorenc Hashorva dhe punonjësve të tjerë.
    Aktualisht veprimet hetimore janë duke u ndjekur nga një grup hetimor, ndërsa në OSHKSH janë tërhequr disa dosje të procedurave tenderuese.
    Lorenc Hashorva, ka shërbyer pranë këtij institucioni si drejtues, ndërsa më parë ka punuar si shefi i njësisë kufitare për inspektimin shëndetësor në Rinas dhe pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.
    /Ora News/

  • Ja dosja e plotë e përplasjes me armë tek zyra e PSD-së, dëshmitë dhe arsyet e sherrit në “Ali Dem”

    Ja dosja e plotë e përplasjes me armë tek zyra e PSD-së, dëshmitë dhe arsyet e sherrit në “Ali Dem”

    Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale të PSD në “Ali Demi”, ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Lorenc Talhellarit, pasi ndaj tij nuk ka vepër penale. Ndërsa babai i Lorencit i përfshirë në konflikt, Arjan Talhellari, është mbyllur në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprën penale të “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”. Të dy akuzat e ngritura ndaj Talhellarit, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 7 vjet heqje lirie.
    Por për shkak të moshës së thyer (67 vjeç) dhe vetë-dorëzimit në polici, prokuroria i ka kërkuar gjyqtarit të Tiranës,Sokol Shehu, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Për këtë ngjarje policia ende nuk ka arritur të gjejë armën e zjarrit, sende të paligjshëm të cilin Arjan Talhellari, nuk e ka treguar se ku e ka fshehur Veç dëshmive të personave prezent në lokal, Talhellari është kapur dhe nga disa pamje filmike të zonës, teksa vrapon me armë në dorë.
    Dosja hetimore
    Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka siguruar dosjen hetimore ku ndryshe nga sa u dyshua fillimisht për konfliktet për bastet sportive, në fakt sebepi i sherrit kanë qënë inatet dhe hatër-mbetjet mes Lorenc Talhellarit dhe Elgin Hoxhës, i cili për disa muaj ka shërbyer si shofer i noteres Sanja Talhellari, që është motra e Lorencit. Fërkimi i parë ka ndodhur mes Lorenc Talhellarit dhe Flois Sula, ky i fundit shok i Elgin Hoxhës. Lidhur me këtë ngjarje që fatmirësisht përfundoi pa viktima, policia e Tiranës ka marë në pyetje, Elgin Goxhën, i cili ka deklaruar se në datën 29 Prill 2025, rreth orës 13:30 ka shkuar të konsumojë kafe në lokalin e basteve “333”. Pasi ka marrë kafen ka shkuar të ulet pak metra më tutje te zyra e PSD. Aty ka ardhur dhe miku i tij Mariglen Duka. Pas disa momentesh ata panë një automjet të markës Land Rover, me targë AB092LV e cila u parkua përballë lokal “333”. Nga makina kanë dalë tre persona të cilët kanë nisur të ofendojnë Elginin dhe Mariglenin duke ju thënë: “…ja ku janë rob q*rat, shkrepe o babe….”. Dy nga këta persona Elgini, thotë se i njeh sepse ata janë babë e bir, Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari. Në kohën që po shkonin drejt tyre, Elgini vuri re se Arjani po mbante në dorë një send që dukej si armë, mitroloz, me trup të shkurtër, me karikator të gjatë. Në kohën që personat kanë qenë afër zyrës së PSD, Arjani e ngriti armën, e karikoi duke e pozicionuar drejt Elginit dhe Mariglenit.
    Menjëherë ata janë ngritur dhe kanë ikur me vrap në pallatet pas zyrave të PSD. Ata janë fshehur në një rrugicë pas pallateve por kanë dëgjuar një zhurmë si ajo e thyerjes se xhamave. Pasi u qetësua pak situata ata janë kthyer sërish dhe kanë parë se Arjani, Lorenci dhe personi tjetër që ata nuk e njohin, hipën në makinë dhe u larguan drejt rreth rrotullimit të Shkozës. Gjithashtu ata vërejtën se xhamat e zyrës së PSD ishin të thyer. Elgini sqaroi se me Lorencin ka miqësi prej 6 vitesh. Ata kishin krijuar dhe hyrje-dalje familjare me njëri-tjetrin. Elgini filloi punë pranë zyrës së noterisë të motrës së Lorencit, shtetases Sanja Telhallari. Më pas Elgini e la punën pasi i shkëputi marrëdhëniet shoqërore me Lorencin. Arsyeja që Elgini ka shkëputur marrëdhëniet me Lorencin është se ai ishte xheloz se përse Elgini shoqërohej me djem të tjerë. Ata nuk kanë pasur asnjëherë konflikt me njëri-tjetrin por në datën 28 Prill 2025, Lorenci ka ndaluar pranë zyrave të PSD-së, ku Elgini ka qenë në rrugë dhe i ka bërë shikime provokuese si atij dhe shokëve të tij.
    Çfarë ndodhi?
    Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Mariglen Duka. Në dëshminë e tij, ai ka treguar se ishte në kafene me dy persona të dy persona të tjerë dhe pas pak minutash Marigleni është ngritur për të marrë kafe në lokalin ngjitur me zyrën e PSD-së. Në kohën që çohet, Mariglen Duka ka parë në trotuar përballë zyrës Lorenc Telhallari, i cili mbante në dorë një shkop bejsbolli dhe po afrohej drejt tavolinës së tyre. Duke u afruar Lorenci, i thirri një personi rreth 50-60 vjeç, i cili ishte shofer në një mjet Land Rover, me ngjyrë gri, duke i thënë: “…shikoji, ja ku i ke robq*rat”. Marigleni sqaroi se personi që doli nga makina mbante në dorë një send në dukje si armë zjarri, me ngjyrë të zezë. Sapo Marigleni ka parë që po afroheshin drejt zyrës së tyre është larguar me vrap për tu fshehur. Duke u larguar me vrap, Marigleni ka dëgjuar Lorencin duke thënë: “…mos ikni me vrap…”.
    Lorenci i ka dalë përballë në një rrugicë dhe i ka thënë se: “…ku ikën ata, se do iu q. .. robt”. Aty ka shkuar dhe personi që mbante sendin si armë zjarri në dorë dhe i ka thënë Mariglenit se çfarë kishte me çunin e tij. Për këtë ngjarje në pyetje është marrë dhe noterja Sanja Talhellari, e cila ka shpjeguar se ishte njoftuar nga Elgin Hoxha, i cili ka qenë shoferi i saj dhe e ka lënë punën para dy muajsh. Elgini, i ka komunikuar Sanjës se kishte ndodhur një konflikt midis Lorencit, vëllait të saj me disa persona të tjerë dhe më pas kishte shkuar babai i saj me një armë zjarri te vendi i ngjarjes. Ajo ka komunikuar me babain dhe vëllain ku i kanë thënë se ishin konfliktuar. Ajo sqaroi se vëllai i saj ishte dhunuar te vendi i ngjarjes. Sipas saj vëllai nuk i njeh personat që është konfliktuar dhe se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të kishte ai. Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë e mundur gjetja e makinës me targë “AB092LV”, ku gjatë këqyrjes në brendësi të saj është gjetur një fishek armë zjarri, me kapsollë të goditur me makerim “PAR mm 93” si dhe një shkop si ai i lojës së bejsbollit.

  • “Ja ku janë, shkrepe o babe…”/ Dosja e plotë e përplasjes me armë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë

    “Ja ku janë, shkrepe o babe…”/ Dosja e plotë e përplasjes me armë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë

    Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale të PSD në “Ali Demi”, ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Lorenc Talhellarit, pasi ndaj tij nuk ka vepër penale.
    Ndërsa babai i Lorencit i përfshirë në konflikt, Arjan Talhellari, është mbyllur në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprën penale të “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.
    Të dy akuzat e ngritura ndaj Talhellarit, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 7 vjet heqje lirie. Por për shkak të moshës së thyer (67 vjeç) dhe vetë-dorëzimit në polici, prokuroria i ka kërkuar gjyqtarit të Tiranës, Sokol Shehu, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
    Për këtë ngjarje policia ende nuk ka arritur të gjejë armën e zjarrit, sende të paligjshëm të cilin Arjan Talhellari, nuk e ka treguar se ku e ka fshehur.
    Veç dëshmive të personave prezent në lokal, Talhellari është kapur dhe nga disa pamje filmike të zonës, teksa vrapon me armë në dorë.
    Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka siguruar dosjen hetimore ku ndryshe nga sa u dyshua fillimisht për konfliktet për bastet sportive, në fakt sebepi i sherrit kanë qënë inatet dhe hatër-mbetjet mes Lorenc Talhellarit dhe Elgin Hoxhës, i cili për disa muaj ka shërbyer si shofer i noteres Sanja Talhellari, që është motra e Lorencit.
    Fërkimi i parë ka ndodhur mes Lorenc Talhellarit dhe Flois Sula, ky i fundit shok i Elgin Hoxhës.
    Lidhur me këtë ngjarje që fatmirësisht përfundoi pa viktima, policia e Tiranës ka marë në pyetje, Elgin Goxhën, i cili ka deklaruar se në datën 29 Prill 2025, rreth orës 13:30 ka shkuar të konsumojë kafe në lokalin e basteve “333”.
    Pasi ka marë kafen ka shkuar të ulet pak metra më tutje te zyra e PSD. Aty ka ardhur dhe miku i tij Mariglen Duka. Pas disa momentesh ata panë një automjet të markës Land Rover, me targë AB092LV e cila u parkua përballë lokal “333”.
    Nga makina kanë dalë tre persona të cilët kanë nisur të ofendojnë Elginin dhe Mariglenin duke ju thënë: “…ja ku janë rob q*rat, shkrepe o babe….”.
    Dy nga këta persona Elgini, thotë se i njeh sepse ata janë babë e bir, Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari. Në kohën që po shkonin drejt tyre, Elgini vuri re se Arjani po mbante në dorë një send që dukej si armë, mitroloz, me trup të shkurtër, me karikator të gjatë.
    Në kohën që personat kanë qenë afër zyrës së PSD, Arjani e ngriti armën, e karikoi duke e pozicionuar drejt Elginit dhe Mariglenit. Menjëherë ata janë ngritur dhe kanë ikur me vrap në pallatet pas zyrave të PSD.
    Ata janë fshehur në një rrugicë pas pallateve por kanë dëgjuar një zhurmë si ajo e thyerjes se xhamave. Pasi u qetësua pak situata ata janë kthyer sërish dhe kanë parë se Arjani, Lorenci dhe personi tjetër që ata nuk e njohin, hipën në makinë dhe u larguan drejt rreth rrotullimit të Shkozës.
    Gjithashtu ata vërejtën se xhamat e zyrës së PSD ishin të thyer. Elgini sqaroi se me Lorencin ka miqësi prej 6 vitesh. Ata kishin krijuar dhe hyrje-dalje familjare me njëri-tjetrin.
    Elgini filloi punë pranë zyrës së noterisë të motrës së Lorencit, shtetases Sanja Telhallari. Më pas Elgini e la punën pasi i shkëputi marrëdhëniet shoqërore me Lorencin. Arsyeja që Elgini ka shkëputur marrëdhëniet me Lorencin është se ai ishte xheloz se përse Elgini shoqërohej me djem të tjerë.
    Ata nuk kanë pasur asnjëherë konflikt me njëri-tjetrin por në datën 28 Prill 2025, Lorenci ka ndaluar pranë zyrave të PSD-së, ku Elgini ka qënë në rrugë dhe i ka bërë shikime provokuese si atij dhe shokëve të tij.
    Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Mariglen Duka. Në dëshminë e tij, ai ka treguar se ishte në kafene me dy persona të dy persona të tjerë dhe pas pak minutash Marigleni është ngritur për të marrë kafe në lokalin ngjitur me zyrën e PSD-së.
    Në kohën që çohet, Mariglen Duka ka parë në trotuar përballë zyrës Lorenc Telhallari, i cili mbante në dorë një shkop bejsbolli dhe po afrohej drejt tavolinës së tyre.
    Duke u afruar Lorenci, i thirri një personi rreth 50-60 vjeç, i cili ishte shofer në një mjet Land Rover, me ngjyrë gri, duke i thënë: “…shikoji, ja ku i ke robq*rat”.
    Marigleni sqaroi se personi që doli nga makina mbante në dorë një send në dukje si armë zjarri, me ngjyrë të zezë. Sapo Marigleni ka parë që po afroheshin drejt zyrës së tyre është larguar me vrap për tu fshehur.
    Duke u larguar me vrap, Marigleni ka dëgjuar Lorencin duke thënë: “…mos ikni me vrap…”. Lorenci i ka dalë përballë në një rrugicë dhe i ka thënë se: “…ku ikën ata, se do iu q. .. robt”.
    Aty ka shkuar dhe personi që mbante sendin si armë zjarri në dorë dhe i ka thënë Mariglenit se çfarë kishte me çunin e tij.
    Për këtë ngjarje në pyetje është marrë dhe noterja Sanja Talhellari, e cila ka shpjeguar se ishte njoftuar nga Elgin Hoxha, i cili ka qenë shoferi i saj dhe e ka lënë punën para dy muajsh.
    Elgini, i ka komunikuar Sanjës se kishte ndodhur një konflikt midis Lorencit, vëllait të saj me disa persona të tjerë dhe më pas kishte shkuar babai i saj me një armë zjarri te vendi i ngjarjes.
    Ajo ka komunikuar me babain dhe vëllain ku i kanë thënë se ishin konfliktuar. Ajo sqaroi se vëllai i saj ishte dhunuar te vendi i ngjarjes. Sipas saj vëllai nuk i njeh personat që është konfliktuar dhe se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të kishte ai.
    Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë e mundur gjetja e makinës me targë “AB092LV”, ku gjatë këqyrjes në brendësi të saj është gjetur një fishek armë zjarri, me kapsollë të goditur me makerim “PAR mm 93” si dhe një shkop si ai i lojës së bejsbollit. /OraNews/

  • Lorenc Vangjeli: Banditi shqiptar në Britani ka një tipologji, demonstron pasurinë dhe kjo e bën të dukshëm

    Lorenc Vangjeli: Banditi shqiptar në Britani ka një tipologji, demonstron pasurinë dhe kjo e bën të dukshëm

    Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin Log. në News 24, duke folur për kriminalitetin shqiptar në Angli dhe shifrave që vijnë nga burgjet në ishull, u shpreh se tani duket se është radha e shqiptarëve, ashtu si më parë kanë qenë komunitete të tjera nga vende të ndryshme të Europës, Azisë apo Afrikës.
    Vangjeli tha gjithashtu se banditi shqiptar ka një tipologji të vetën, ka qejf t’i reklamojë paratë në Instagram, ka qejf të blejë makina të zhurmshme, ka qejf të bëjë pushime luksi, pra të demonstrojë pasurinë e tij dhe kjo e bën të dukshëm.
    Lorenc Vangjeli: “Sëmundje e vjetër e të gjithëve që kanë drejtuar këtë vend, që herët a vonë, por zakonisht herët, fillojnë e mendojnë Shqipërinë si një xhaketë e cila i rri ngushtë shpatullave dhe madhështisë së tyre. Duket sikur aty në foto Rama thotë: nëse do të udhëhiqja unë Britaninë, nuk do të ishte ai vend i errët, ndoshta edhe Londra nuk do të kishte mjegull, mbase do të çonte edhe diellin e mrekullueshëm të Mesdheut atje.
     
    Ky debat duket se është krijuar nga hiçi, sepse mungon shifra themelore, për të cilën nuk bien dakord: sa është shifra reale e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Sa u takon atyre në burg, mund ta them me një fjalë të vetme: është radha e shqiptarëve. Është krijuar miti i shqiptarit bandit dhe kriminel. Dikur ka qenë e somalezëve, e indianëve, e pakistanezëve, e polakëve, e kurdëve gjithashtu, tani është radha e shqiptarëve që stigmatizohen. Banditi shqiptar ka një tipologji të vetën, ka qejf t’i reklamojë paratë në Instagram, ka qejf të blejë makina të zhurmshme, ka qejf të bëjë pushime luksi, pra të demonstrojë pasurinë e tij dhe kjo e bën të dukshëm.
     
    Krimi shqiptar është i dhunshëm, i egër. Është ende në adoleshencë. 3 dekada krim kemi. Është edhe budalla. Banditi shqiptar është me xhaketë të kuqe, me atlete dhe bluzë të bardhë. Pjesa tjetër është me kravatë, e padukshëm dhe nuk përfundon në statistikë. Thelbi i debatit është një çik provincial. Rama dhe Farage, kanë disa gjëra të përbashkëta. Të dy janë populist, narcizistë të dy e yshtin këtë debat. Rama e ka me qejf të dali në median ndërkombëtare. Tjetri luftën ndaj emigracionit e ka gur themel.Rama do thotë nga ishulli na erdhi një turist. Ai tjetri do thotë nga vendi që eksporton banditë shkova për të thënë të vërtetën. Win-Win.”

  • Arrestimi i Lorenc Lalës, Sunday Telegraph: Jetoi në Britaninë e Madhe për 4 vite, Shqipëria e kërkonte

    Arrestimi i Lorenc Lalës, Sunday Telegraph: Jetoi në Britaninë e Madhe për 4 vite, Shqipëria e kërkonte

    Lorenc Lala

    BRITANI E MADHE- Sunday Telegraph i ka dedikuar një artikull arrestimit të Lorenc Lalës, i cili jetoi në Britaninë e Madhe për katër vite rresht, ndërkohë që kërkohej nga drejtësia shqiptare. Në artikull shkruhet se Lala u vu në pranga javën e kaluar pasi forcat e rendit në Shqipëri e gjurmuan atë në Mbretërinë e Bashkuar dhe lëshuan një urdhër arresti që kërkonte arrestimin dhe ekstradimin e tij për gjykim në vendin e tij të lindjes, në Shqipëri. Fotoja e Lalës është publikuar nga Top Channel.
    Lorenc Lala, i njohur edhe si Kristian Lala do të dalë përpara gjykatës të ekstradimeve më 24 Qershor, kur edhe do të vendoset fati i tij.
    Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të SPAK, Artan (Marjus) Tafani, vrasjen e Bashaliut e ka kryer ai së bashku me Lulzim Arapin, Bledar Berberin, Enrico Xhahysën dhe Laert Haxhiun. Shuma financiare, 50 mijë euro, është paguar nga Lala tek Laert Haxhiu. Pasi ka marrë paratë, Haxhiu ka mobilizuar grupin e tij për të kryer vrasjen.
    Tafani, ka pranuar pjesëmarrjen në vrasjen e Bashaliut, duke treguar se këtë krim e ka orkestruar Laert Haxhiu, me financimin e familjes së Ylber Xhahysës, me qëllim hakmarrjen për vrasjen e Ylberit nga Leonard Bashaliu, në vitin 2021.
    Artikulli:
    Një i arratisur shqiptar i kërkuar për urdhërimin e dyshuar të një vrasjeje për gjakmarrje në vendin e tij të lindjes ka jetuar në Britani i pazbuluar për katër vjet.
    Lorenc Lala, 47 vjeç, u arrestua nga policia këtë javë pasi forcat e rendit në Shqipëri e gjurmuan atë në Mbretërinë e Bashkuar dhe lëshuan një urdhër arresti që kërkonte arrestimin dhe ekstradimin e tij për gjykim në vendin e tij të lindjes.
    Ai dyshohet se ka organizuar pagesën prej 50,000 eurosh (42,000 paund) për vrasjen e Albi Bashaliut në vitin 2021, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e mëparshme të një burri tjetër në fshatin Gjocaj të Peqinit.
    Kuptohet që Lala është larguar nga Shqipëria për në Britani me besimin se kjo i siguronte një vendndodhje më të sigurt jashtë mundësive të urdhrit të arrestit evropian.
    Që kur Britania doli nga BE-ja, ajo nuk është më pjesë e sistemit të mandat-arresteve.
    “Një brez i ri shqiptarësh të përfshirë në krimin e organizuar dhe të kërkuar në Shqipëri, Itali, Greqi ose Gjermani po hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht kryesisht në pjesën e pasme të kamionëve”, tha një ekspert për krimin e organizuar shqiptar.
    “Ata po e përdorin Mbretërinë e Bashkuar si një vend të sigurt për të shmangur sa më shumë që të munden çdo urdhër arresti evropian të lëshuar për ta.”
    Chris Philp, sekretari i brendshëm, tha: “Mbretëria e Bashkuar nuk mund të bëhet një lloj strehe e sigurt për kriminelët e rrezikshëm. Ne kemi nevojë për një goditje ndaj sigurisë kufitare për të siguruar që emigrantët e paligjshëm dhe kriminelët e rrezikshëm të mos mund të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.”
    “Jam i shqetësuar se ky i dyshuar shqiptar mund të përpiqet të shfrytëzojë ligjet tona të dobëta për të drejtat e njeriut për të qëndruar këtu. Kjo është arsyeja pse akti i të drejtave të njeriut duhet të shfuqizohet për çështjet e imigracionit.”
    Lala u arrestua nga njësia e ekstradimit të Policisë Metropolitane dhe u paraqit para magjistratëve të Westminsterit me akuzat për komplot për vrasje në Shqipëri.
    Ai aktualisht po mbahet në paraburgim përpara një seance të mëtejshme dëgjimore në korrik, ndërsa Shqipëria kërkon ta ekstradojë atë.
    Në një deklaratë, Policia e Shtetit Shqiptar tha se ai ishte akuzuar në mungesë për dyshimin e tij për “përfshirje në një vrasje për gjakmarrje, krijimin e kushteve për të vrarë dhe për anëtarësim në një grup të krimit të organizuar”.
    “Vrasja e Albi Bashaliut ndodhi në vitin 2021. Lorenc Lala ishte organizatori i asaj vrasjeje, duke financuar të tjerë për ta kryer atë dhe duke krijuar kushtet që krimi të ndodhte. Ai më pas e ndihmoi vrasësin të largohej nga vendi i ngjarjes”, thuhej në deklaratë.
    Pas vrasjes, Lala – i cili njihej edhe me pseudonimin Kristian Lala – iku nga Shqipëria. Ai u fsheh në Mbretërinë e Bashkuar. Vendndodhja e tij në Mbretërinë e Bashkuar u përcaktua përfundimisht nëpërmjet informacionit të ndarë nga policia shqiptare me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.
    Kreshnik Ajazi, kreu i prokurorisë në Elbasan, një qytet në Shqipërinë qendrore, i cili hetoi këtë vrasje tha se e kishin zgjidhur çështjen pasi një anëtar i grupit kriminal vendosi të bashkëpunonte me policinë.
    “Arrestimi i tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekstradimi i mundshëm nga gjykatat britanike është një sukses i madh dhe vazhdon marrëdhënien e shkëlqyer midis autoriteteve tona në aspektin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e drejtësisë penale”, tha ai.
    Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Mbretëria e Bashkuar ka marrëveshje të gjera për të bashkëpunuar me partnerët e zbatimit të ligjit në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë, për të siguruar që Mbretëria e Bashkuar të mos jetë kurrë një strehë e sigurt për ata që kërkojnë t’i shmangen drejtësisë.”
    Një burim nga Ministria e Brendshme tha se kishte marrëveshje zyrtare ekstradimi me Shqipërinë. Përpara se të largohej nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar e kishte në fuqi Urdhërin Europian të Arrestit vetëm me Shtetet Anëtare të BE-së, i cili nuk e përfshinte Shqipërinë.
    Gazeta “The Telegraph” zbuloi në vitin 2023 se si kalimet rekord të paligjshme të Kanalit nga më shumë se 12,000 shqiptarë në vitin 2022 çuan në një rritje të krimit, me 80 emigrantë shqiptarë që u dënuan me 130 vjet burg vetëm në katër muajt e parë të atij viti.
    Një sërë marrëveshjesh midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për të goditur krimin dhe për të përshpejtuar deportimet ka bërë që numri i shqiptarëve që kalojnë kanalin të bjerë në vetëm 630 vitin e kaluar.

  • I ofroi 50 mijë euro Laert Haxhiut për vrasjen e Albi Bashaliut, ekstradimi i Lorenc Lalës në fokusin e medias britanike

    I ofroi 50 mijë euro Laert Haxhiut për vrasjen e Albi Bashaliut, ekstradimi i Lorenc Lalës në fokusin e medias britanike

    Personi në foto është Lorenc Lala, pak ditë pas prangosjes në Londër me qëllim ekstradimi në vendin tonë.
    Arrestimi i tij në Londër si i kërkuar i drejtësisë shqiptare pasqyrohet këtë të diel në gazetën Sunday Telegraph.
    “I dyshuari në konspiracionin për vrasje në Shqipëri ka jetuar për katër vite në Britaninë e Madhe” është titulli kësaj gazete ku tregohet se si Lala pagoi 50.000 euro për vrasjen e Albi Bashaliut në 2021.
    “Gjenerata e re e kriminelëve shqiptarë të përfshirë në krim të organizuar të cilët kërkohen nga drejtësia në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Gjermani futen ilegalisht në Angli me kamionë dhe e përdorin si vend fshehje për të shmangur urdhër arrestet”, citohet në shkrim një ekspert për çështjet e krimit të organizuar.
    Chris Philip ministri hije i opozitës konservatore, ka dhënë një koment për arrestimin e Lorenc Lalës ku ka deklaruar se “Britania e Madhe nuk mund të kthehet në një parajsë për fshehjen e të tillë kriminelëve të rrezikshëm”.
    Ai ka shprehur shqetësimin se Lorenc Lala mbase do të përdorë ligjin e të drejtave të njeriut për mos tu ekstraduar.
    Rroli Lorenc Lalës në vrasjen e Albi Bashaliut duke i paguar 50.000 euro Laert Haxhiu u mësua pasi Artan Tafani pranoi të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë duke dhënë dëshmi përpara prokurorëve në Elbasan, e më pas në Gjykatën e Posaçme në Tiranë GJKKO.
    Kreshnik Ajazi numri një i prokurorisë së Elbasanit që ka hetuar vrasjen e Bashaliut në një prononcim për Sanday Telegraph është shprehur se “ne e zbardhëm këtë vrasje dhe disa të tjerë pasi një anëtar i këtij grupi kriminal pranoii të bashkëpunojë”.
    “Arrestimi i Lorenc Lalës dhe potencialisht ekstradimi në Shqipëri është një sukses i madh në vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer mes autoriteteve tona për çështje të tilla kriminale” është shprehur ai.
    Lorenc Lala u indentifikua nga Interpol Tirana, se prej vrasjes të Albi Bashaliut fshihej në Angli.
    Katër vite më pas nga kjo vrasje në fshatin Gjocaj të Peqinit, Policia Metropolitane e Londrës, prangosi 47 vjeçarin Lala.
    Ai doli përpara gjykatës të ekstradimeve më 19 Qershor duke u lënë në paraburgim, deri në seancën gjyqësore të radhës caktuar më 25 Qershor./ Top Channel

  • Foto ekskluzive/ I ofroi 50 mijë euro Laert Haxhiut për vrasjen e Albi Bashaliut, ekstradimi i Lorenc Lalës në fokusin e medias britanike

    Foto ekskluzive/ I ofroi 50 mijë euro Laert Haxhiut për vrasjen e Albi Bashaliut, ekstradimi i Lorenc Lalës në fokusin e medias britanike

    Ky është Lorenc Lala në këtë foto ekskluzivisht siguruar nga Top Channel pak ditë pas prangosjes në Londër me qëllim ekstradimi në vendin tonë.

    Arrestimi i tij në Londër si i kërkuar i drejtësisë shqiptare pasqyrohet këtë të diel në gazetën Sunday Telegraph.
    “I dyshuari në konspiracionin për vrasje në Shqipëri ka jetuar për katër vite në Britaninë e Madhe” është titulli kësaj gazete ku tregohet se si Lala pagoi 50.000 euro për vrasjen e Albi Bashaliut në 2021.
    “Gjenerata e re e kriminelëve shqiptarë të përfshirë në krim të organizuar të cilët kërkohen nga drejtësia në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Gjermani futen ilegalisht në Angli me kamionë dhe e përdorin si vend fshehje për të shmangur urdhër arrestet”, citohet në shkrim në shkrim një ekspert për çështjet e krimit të organizuar.
    Chris Philip ministri hije i opozitës konservatore, ka dhënë një koment për arrestimin e Lorenc Lalës ku ka deklaruar se “Britania e Madhe nuk mund të kthehet në një parajsë për fshehjen e të tillë kriminelëve të rrezikshëm”.
    Ai ka shprehur shqetësimin se Lorenc Lala mbase do të përdorë ligjin e të drejtave të njeriut për mos tu ekstraduar.
    Rroli Lorenc Lalës në vrasjen e Albi Bashaliut duke i paguar 50.000 euro Laert Haxhiu u mësua pasi Artan Tafani pranoi të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë duke dhënë dëshmi përpara prokurorëve në Elbasan, e më pas në Gjykatën e Posaçme në Tiranë GJKKO.
    Kreshnik Ajazi numri një i prokurorisë së Elbasanit që ka hetuar vrasjen e Bashaliut në një prononcim për Sanday Telegraph është shprehur se “ne e zbardhëm këtë vrasje dhe disa të tjerë pasi një anëtar i këtij grupi kriminal pranoii të bashkëpunojë”.
    “Arrestimi i Lorenc Lalës dhe potencialisht ekstradimi në Shqipëri është një sukses i madh në vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer mes autoriteteve tona për çështje të tilla kriminale” është shprehur ai.
    Lorenc Lala u indentifikua nga Interpol Tirana, se prej vrasjes të Albi Bashaliut fshihej në Angli.
    Katër vite më pas nga kjo vrasje në fshatin Gjocaj të Peqinit, Policia Metropolitane e Londrës, prangosi 47 vjeçarin Lala.
    Ai doli përpara gjykatës të ekstradimeve më 19 Qershor duke u lënë në paraburgim, deri në seancën gjyqësore të radhës caktuar më 25 Qershor.

    Top Channel

  • I kërkuar për vrasje në Shqipëri, si u fsheh për 4 vite në Britani Lorenc Lala? Pagoi 50 mijë € për “kokën” e…

    I kërkuar për vrasje në Shqipëri, si u fsheh për 4 vite në Britani Lorenc Lala? Pagoi 50 mijë € për “kokën” e…

    Lorenc Lala, 47-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim për një vrasje me motiv gjakmarrjeje është arrestuar në Britani, ku kishte jetuar i lirë dhe i padiktuar për katër vite.
    Lala u vu në pranga këtë javë nga policia britanike, pas një operacioni në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Policia e Shtetit kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar dhe kërkonte ekstradimin e tij për ta përballur me drejtësinë në Shqipëri.
    Ai akuzohet se ka organizuar dhe financuar vrasjen e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit, në kuadër të një gjakmarrjeje për një vrasje të mëparshme. Lorenc Lala dyshohet se ka paguar 50 mijë euro (rreth 42 mijë paund) për ekzekutimin e Bashaliut dhe ka ndihmuar autorin që të largohet nga vendngjarja.
    Sipas mediave britanike, Lala besohet të jetë larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar në bindjen se jashtë sistemit të urdhër-arresteve europiane, do të ishte më i sigurt. Që nga dalja e Britanisë nga BE, ajo nuk bën më pjesë në këtë mekanizëm juridik.
    “Një brez i ri shqiptarësh të përfshirë në krimin e organizuar dhe të kërkuar nga Shqipëria, Italia, Greqia apo Gjermania po hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, kryesisht nëpërmjet kamionëve,. Ata po përdorin Britaninë si një vend të sigurt për të shmangur urdhrat e arrestit europian”– tha një ekspert i krimit të organizuar shqiptar për “The Telegraph”.

    Chris Philp, sekretari i brendshëm, u shpreh: “Mbretëria e Bashkuar nuk mund të kthehet në një strehë të sigurt për kriminelë të rrezikshëm. Duhet një goditje e fortë ndaj sigurisë kufitare që të parandalohen emigrantët e paligjshëm dhe kriminelët që hyjnë në vend. Kam shqetësime se ky i dyshuar shqiptar mund të përpiqet të përfitojë nga ligjet tona të dobëta për të drejtat e njeriut për të qëndruar këtu. Prandaj, ligji për të drejtat e njeriut duhet të shfuqizohet për çështjet e emigracionit.”

    Lala, i njohur gjithashtu me emrin Kristian Lala, u arrestua nga njësia e ekstradimeve e Policisë Metropolitane dhe doli para Gjykatës së Magjistraturës së Westminster-it për t’u përballur me akuzën e “komplot për vrasje” në Shqipëri.

    Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, në pritje të seancës tjetër gjyqësore që pritet të zhvillohet në muajin korrik, ndërkohë që Shqipëria ka nisur procedurat për ekstradimin e tij. Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit Shqiptar njoftoi se Lala është akuzuar në mungesë për përfshirje në një vrasje për gjakmarrje, krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    “Vrasja e Albi Bashaliut ndodhi në vitin 2021. Lorenc Lala ishte organizatori i këtij krimi, duke financuar autorët dhe duke krijuar kushtet për realizimin e tij. Më pas ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja,” – thuhet në deklaratën zyrtare.

    Pas krimit, Lala u largua nga Shqipëria dhe u fsheh në Britani, ku qëndroi i padiktuar për katër vite. Vendndodhja e tij u identifikua pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike.

    Kreshnik Ajazi, drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, tha për mediat se çështja u zgjidh pas bashkëpunimit me një anëtar të grupit kriminal që pranoi të flasë me autoritetet.
    “Arrestimi i tij në Britani dhe ekstradimi i mundshëm nga gjykatat britanike përbën një sukses të madh dhe pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve në fushën e drejtësisë penale,” – tha Ajazi.
    Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike deklaroi se “Mbretëria e Bashkuar ka marrëveshje të gjera bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shqipërinë, për të mos lejuar që vendi të bëhet strehë për ata që duan t’i shpëtojnë drejtësisë.”
    Sipas një burimi zyrtar të Home Office, Britania ka marrëveshje të posaçme ekstradimi me Shqipërinë, edhe pse ajo nuk bënte pjesë në sistemin e urdhër-arresteve europiane përpara daljes nga BE.
    Në vitin 2023, The Telegraph raportoi se mbi 12 mijë shqiptarë kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet Kanalit të La Manshit vetëm gjatë vitit 2022. Brenda katër muajve të parë të atij viti, 80 shtetas shqiptarë u dënuan me gjithsej 130 vite burg. Falë marrëveshjeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Britanisë për goditjen e krimit dhe deportimet e përshpejtuara, numri i shqiptarëve që kaluan ilegalisht në 2023 ra në vetëm 630 persona.