Tag: loredana

  • “Loredana e meriton më shumë finalen”/ Gerta kritikon ashpër Jozin për banoren: I bën lavazh truri!

    “Loredana e meriton më shumë finalen”/ Gerta kritikon ashpër Jozin për banoren: I bën lavazh truri!

    Gerta ka komentuar sot raportin mes Loredanës dhe Jozit, duke kritikuar ashpër Jozin.

    Sipas banorës, Jozi e ul shumë Loredanën dhe lojën e saj dhe nuk e motivon. Ajo u shpreh se Loredana e meriton më shumë të arrijë në finale, se sa Jozi.

    Gerta: Loredana ka më shumë vlera se sa Jozi për mënyrën si ka luajtur në shtëpi. E mertion më shumë finalen se Jozi, sepse ai bën vetëm intriga. Përpiqet të bëjë lojë dallaveresh, e mbi të gjitha, i bën lavash truri Loredanës. E orienton si të përgjigjet, si të luajë. Por ama nuk e motivon, i thotë gënjeshtra që të dalë vetë përpara. Përpiqet ta ulë Loredanën duke i ulur vetbesimin edhe si vajzë edhe si lojtarë.

  • “Luftë kush t’ia fusë tjetrit”/ Opinionistët komentojnë raportin Loredana- Jozi: Blasfemi…

    “Luftë kush t’ia fusë tjetrit”/ Opinionistët komentojnë raportin Loredana- Jozi: Blasfemi…

    Dy opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari komentuan sot debatin e krijuar së fundmi mes Loredanës dhe Jozit.

    Sipas Arbër Hajdarit, dyshja e ka lënë mënjanë raportin dashuror dhe tashmë ka nisur një luftë mes tyre, pasi të dy duan finalen. Nga ana tjetër, Neda Balluku tha se Jozi i imponohet vazhdimisht Loredanës, duke shtuar se faj ka dhe banorja pasi e ka lejuar.

    Arbër Hajdari: Të dy duan finalen dhe mendojnë se po e rrezikojnë finalen. E kanë hedhur poshtë raportin dhe kanë filluar një luftë të ashpër kush t’ia fusë tjetrit. Ti Loredana doje ta fusje në sherr me Gjestin. Por nga kjo luftë do hubmin të dy.

    Neda Balluku: Dëgjoj Jozin se nuk i është imponuar, kur nuk i foli për 3 javë vetëm sepse pasi dole ti, ajo ndenji me Rozanën dhe Gjesti kur ti sot po rri vetëm me të. Blasfemi. I je imponuar shumë herë. Por Loredana mendo edhe që njerëzit gjejnë dhe bëjnë, kështu që ai e ka bërë të gjithë këtë sepse ti nuk e ke lejuar.

  • Loredana përfshihet në një incident të rrezikshëm në BBVA, si paraqitet gjendja e saj (Video)

    Loredana përfshihet në një incident të rrezikshëm në BBVA, si paraqitet gjendja e saj (Video)

    Një situatë e papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Loredana ka pësuar një incident të rrezikshëm pranë pishinës.
    Teksa Egli dhe Gjesti po diskutonin për situatat e fundit mes tyre, Loredana ka qenë duke vrapuar dhe ka tentuar të kërcejë nga një krah në tjetrin për të shmangur rënien në ujë.
    Mirëpo, tentativa e saj ka rezultuar e pasuksesshme, pasi ajo ka rrëshqitur dhe është përplasur fort me këmbën në murin rrethues të pishinës.
    Dukshëm e lënduar, dhimbja ka qenë e menjëhershme, duke bërë që Loredana të shpërthejë në lot. Egli ishte e para që reagoi, duke iu afruar dhe përqafuar atë për ta qetësuar.

  • Loredana rrëzohet, Gjesti: Të thashë mos hyj nëpër ujë

    Loredana rrëzohet, Gjesti: Të thashë mos hyj nëpër ujë

    Showbiz E Mërkurë, 2 Prill 2025 20:57
    Loredana pësoi sot një incident të papritur. Teksa po ndiqte Gjestin nëpër oborr, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua kur po përpiqej të kapërcente pishinën. Kjo situatë bëri që modelja të pësonte një lëndim në gju.
    Në ato momente pranë saj ndodhej Egli, e cila nuk hezitoi t’i gjendej afër dhe ta ndihmonte derisa ajo po përpiqej të merrte veten.

    Loredana e mbërthyer nga dhimbja u pa duke shtrënguar gjurin me duar, për të qetësuar disi lëndimin, ndërsa rënkonte nga sikleti i momentit.
    Gjesti u mundua të zbuste situatën duke i bërë asaj një reagim komik. ”Të thashë mos hyj nëpër ujë”, i thoshte Gjesti asaj, duke u munduar ta kthente situatën në humor.

    @shqipet4u._ #fermavip #bigbrothervipalbania #bigbrotherkosova #albania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kosova #gjesti ♬ Originalton – ВⷡВⷡVͮ AͣLвaͣNiaͣ 4

  • Loredana poston fotografinë simpatike të Hanës me Adeyemin

    Loredana poston fotografinë simpatike të Hanës me Adeyemin

    Loredana sigurohet që bashkëshorti, Karim Adeyemi, dhe vajza e saj, Hana, të kenë raporte të mira së bashku.
    Artistja nuk ka shumë kohë që është martuar me futbollistin gjerman, teksa ka një vajzë nga lidhja me reperin Mozzik.
    Duket se Hana po rritet nën përkujdesje të mirë nga njerku.
    Loredana ka postuar një video të shkurtër nga një ecje me Adeyemin, Hanën dhe qenushin e tyre.
    Ajo gjithashtu ka shpërndarë edhe një fotografi të Hanës në shpinën e Adeyemit, që e përshkruan si një “çantë të re” në krahët e tij.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Aldo debaton me Loredanën: Je bër si ky kok tuli jot, të të vi turp…!

    Aldo debaton me Loredanën: Je bër si ky kok tuli jot, të të vi turp…!

    Loredana ka diskutuar me Aldon dhe i ka shprehur se:
    Dyfytyrsh, skuth, ke shkelur mbi veten
    Jozi: Nuk e prisja prej teje, duke ju përulur Gjestit
    Loredana: Ti nuk je mirë.
    Aldo:
    O Lori nëse nuk kishe ndonjë vlerë tani e çove në zero. Ti mendon se mua më intereson mendimi yt? Ti nuk argumenton dot, nuk ke mend. Je bër dallavere si partneri yt. Qenke si ky kok tuli jot. Ti sipas teje paske dhënë më shumë në shtëpi se ata katër emrat që dhash unë për finale. E keni egon në qiell

  • Aldo debaton me Loredanën: “Je bër si ky kok tuli jot, të të vi turp…”!

    Aldo debaton me Loredanën: “Je bër si ky kok tuli jot, të të vi turp…”!

    Loredana ka diskutuar me Aldon dhe i ka shprehur se:
    Dyfytyrsh, skuth, ke shkelur mbi veten
    Jozi: Nuk e prisja prej teje, duke ju përulur Gjestit
    Loredana: Ti nuk je mirë.
    Aldo:
    O Lori nëse nuk kishe ndonjë vlerë tani e çove në zero. Ti mendon se mua më intereson mendimi yt? Ti nuk argumenton dot, nuk ke mend. Je bër dallavere si partneri yt. Qenke si ky kok tuli jot. Ti sipas teje paske dhënë më shumë në shtëpi se ata katër emrat që dhash unë për finale. E keni egon në qiell

  • “Fizikun nuk kam ç’ti komentoj”, Mami i Loredanës flet për Jozin: Na pëlqen

    “Fizikun nuk kam ç’ti komentoj”, Mami i Loredanës flet për Jozin: Na pëlqen

    Mamaja e Loredanës, Shpëtime Brati, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku foli për takimin e saj me të bijën dhe Jozin. Ajo u shpreh është ndjerë e entuziazmuar kur ka takuar të bijën pasi kishte 7 muaj pa e takuar.
    Ndërkohë e pyetur në lidhje me Jozin, Brata tregoi dhe cilësitë e tij që i pëlqejnë.
    “Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë”, tha ajo.
    Pjesë nga intervista:
    -Jozi ka thënë ‘vdeksha unë për vjehrrën time’ si u ndjetë ju përballë kësaj?
    -Ishte një batutë shumë e bukur, më pëlqeu.
    Na e përshkruan dot, e dimë që kishe kohë pa takuar vajzën, dhe kur i takove të dy në shtëpinë e “Big Brother VIP” si ishte për ty kjo përvojë e të hyrit aty, të qenit pjesë e spektaklit?
    -Një eksperiencë shumë e bukur dhe emocionuese. U entuziazmova shumë se kisha 7 muaj pa parë Loredanën. E pritja jashtë te porta kur dëgjoja dhe zërin e saj se isha shumë afër, më emocionoi jashtë mase.
    Të kishte marrë malli?
    -Po shumë
    A pe diçka ndryshe tek ajo?

    -Po. Fytyra e saj më tregonte se ishte e gëzuar, e kënaqur me eksperiencën e saj. Sytë nuk gënjejnë.
    Duket shumë e lumtur edhe pranë Jozit, apo jo?
    Mendoj se po.
    Loredana po bën më shumë se 90 ditë aty, ku ka patur të qeshura dhe lot, si e keni ndjekur ju këtë rrugëtim të saj në aventurën e Big Brother si familje?
    Sa herë Loredana ka qarë kemi qarë dhe ne. Sa herë ka qenë e trishtuar Loredana, kemi qenë dhe ne të trishtuar. Megjithatë këto janë eksperienca që të forcojnë.
    Ishte një moment në fund të takimit ku Lori tha ‘do takohemi në Itali’ dhe Jozi kërkon që të vijë bashkë me të. Ju jeni gati që t’a prisni dhëndrin e ri në shtëpi?
    Në shtëpi jo akoma
    Për vizitë po themi ne
    Për një kafe po. Dhe në shtëpi një kafe s’ka problem, ne mirëpresim të huajt jo më shqiptarët.
    A të pëlqen Jozi si djalë për Loredanën?
    Kohët e fundit po më pëlqen se ka ndryshuar mënyrën e të menduarit, respektin ndaj Loredanës, ndaj banorëve të tjerë.
    Na thuaj tre gjëra që të pëlqejnë te Jozi?
    Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë.

  • “Nuk e kam mohuar ndjenjën time”/ Loredana dhe Jozi ribashkohen me njëri-tjetrin: Dashuria triumfon mbi çdo gjë

    “Nuk e kam mohuar ndjenjën time”/ Loredana dhe Jozi ribashkohen me njëri-tjetrin: Dashuria triumfon mbi çdo gjë

    Duket se marrëdhënia mes Loredanës dhe Jozit ka marrë sërish një rrjedhë tjetër, me banorët që janë rikthyer së bashku.

    Gjatë Prime-t, ata pranuan se e kanë falur njëri-tjetrin dhe se ka ende dashuri mes tyre.

    Loredana: Nuk e kam mohuar kurrë ndjenjën time dhe nuk do vazhdoj ta mohoj. Nuk ka qenë e thjeshtë kjo periudha, por e ndjej që ia vlen. Kam akoma nevojë për pak kohë. Normal ajo që ka bërë me Olën, nuk e përtyp dot aq kollaj. Kam frikë, sepse ajo që ka bërë Jozi, unë nuk do e bëja, t’i hapja derën askujt.

    Ledion Liço: A e ke falur Jozin?

    Loredana: E kam falur.

    Ledion Liço: Jozi, ti a e ke falur Loredanën?

    Jozi: Po. Të them të drejtën ndihem mirë. Por prisja më shumë në ditëlindjen time. Të isha unë në vendin e Loredanës, i kisha lënë mënjanë të gjitha ato gjëra. Mu desh mua t’i shkoj dhe të bëja atë hapin. Kur ka dashuri, nuk ka asnjë vështirësi. Sado të mundohen të flasin gojët e liga, mendoj se është dashuria ajo që triumfon mbi çdo gjë.

    Loredana: Në shumicën e rasteve, ne kemi mendime të ndryshme dhe për këtë na bëjnë me faj në shtëpi.