Deklaratat e fundit të Jennifer Lopez, e cila tha se “nuk ka qenë kurrë vërtet e dashur” pavarësisht katër martesave, kanë hapur një front të ri përballjeje me ish-burrin e saj të parë, Ojani Noah. 51-vjeçari ka reaguar me një postim të gjatë në Instagram, duke ringjallur çështjen e bujshme të të ashtuquajturës “kasetë seksuale” dhe duke e akuzuar këngëtaren për padi të rreme, shpifje dhe përpjekje për t’i shkatërruar karrierën.
Pse shpërtheu konflikti sërish?
Shkak u bë një intervistë e Lopez me Howard Stern, ku ajo u shpreh se në thelb “nuk ka qenë kurrë e dashur” në marrëdhëniet e saj. Noah, me të cilin Lopez ishte martuar në vitet 1997–1998, reagoi fillimisht duke thënë se “ajo ishte ajo që nuk përmbahej”. Më pas ai publikoi një rrëfim të gjatë, duke e akuzuar yllin e muzikës se ka dhënë dëshmi të rreme kundër tij dhe madje ka tentuar ta çojë në burg me pretendime të pavërteta.
Dokumentari i diskutuar dhe akuzat për “kasetën rozë”
Noah shpjegon se në vitin 2009 po punonte për një dokumentar autobiografik, që do të përfshinte fëmijërinë e tij në Kubë, arratisjen drejt SHBA-së, jetën e tij të re si emigrant dhe kapitullin e shkurtër të martesës me Lopez. Për këtë projekt ai kishte planifikuar të përdorte “video shtëpiake” momente personale nga fejesa, dasma, muaji i mjaltit dhe jeta pas divorcit.
Ai këmbëngul se në asnjë prej këtyre materialeve nuk kishte skena intime, duke deklaruar se “nuk ekziston asnjë kasetë rozë”. Sipas tij, Lopez nisi një padi 10 milionë dollarëshe duke pretenduar se ai po planifikonte të publikonte materiale seksuale që do t’i dëmtonin karrierën – diçka që ai e quan “gënjeshtër të pastër”.
Çfarë ndodhi në gjyq?
Sipas rrëfimit të Noah, kur çështja shkoi në gjykatë: Gjyqtari kërkoi prova nga ekipi i Lopez, por, sipas tij, asnjë provë nuk u paraqit kurrë, ndërsa pala e këngëtares vijonte të dorëzonte dokumente me “akuza të rreme”.
Noah thotë se gjyqtari James Chalfant dha një urdhër të përkohshëm duke ndaluar publikimin e çdo materiali privat të Lopez, duke paralajmëruar edhe burg në rast shkeljeje. Por ai pretendon se kur avokatët e Lopez panë privatisht kasetat, ata pranuan se “nuk kishte asnjë video seksi”, madje i përshkruan pamjet si “të mërzitshme”.
Në postimin e tij, Noah sulmon edhe nënën e Jennifer Lopez, Guadalupe, duke e quajtur “vjehrra më e keqe që kam pasur ndonjëherë”. Ai pretendon se ajo e akuzonte se kishte vendosur kamera të fshehura në shtëpi për të regjistruar momente intime të çiftit – diçka që ai e quan “plotësisht të pavërtetë, e dëmshme dhe raciste”.
Noah madje përmend indirekt skandalin aktual të Diddy-t, duke thënë se nëse ekziston diku ndonjë kasetë intime me Lopez, ajo “do të ishte nga periudha kur ajo ishte me Diddy-n, pas divorcit tonë”. Ai përmend dokumente të vjetra gjyqësore, ku Lopez kishte akuzuar Suge Knight për blerjen e një videoje seksuale, duke pretenduar se ajo vetë kishte deklaruar se “nuk kujton” të ketë bërë ndonjë të tillë.
Në përfundim, Noah akuzon ish-bashkëshorten se për “gati pesë vjet” e ka dëmtuar publikisht me “gënjeshtra dhe akuza dashakeqe”, duke shtuar se ajo tentoi “ta çonte në burg për diçka që e dinte se nuk ekzistonte”.
Edhe gjatë divorcit, Lopez nuk ka qenë kursyer në deklarata ndaj tij. Në intervistat e kohës, ajo e kishte cilësuar Noah si “njeri që nuk e përmbushi potencialin” dhe kishte theksuar se suksesi i saj ishte i vështirë për t’u pranuar, sidomos nga “burrat latino që janë rritur të jenë shtylla e familjes”.
Tag: lopez
-

Jennifer Lopez në hall! Burri i saj i parë e sulmon, e akuzon për pabesi me Diddy-n
-

Maxi López nuk harron: Mauro Icardi e meritonte një grusht, një gjë nuk do t’ia fal kurrë
6 Dhjetor 2025
9:05
Alfred Lleshi
Kanë kaluar vite që nga trekëndëshi i famshëm i dashurisë Maxi López–Mauro Icardi–Wanda Nara, por plagët nuk janë shëruar plotësisht. Në një intervistë për SQP, Maxi López u rikthye te periudha e dhimbshme e ndarjes nga Wanda dhe tradhtia e ish-mikut Icardi. Ai kujtoi: “Icardi në shtëpinë time? E ndihmoja, si shumë djem të tjerë argjentinas…, ishte normale për mua”.
Max nuk futet në detaje për fundin e lidhjes me Wanda, por thekson se kurrë nuk do t’ua falë një gjë: “E vetmja gjë që nuk më pëlqeu është se futën fëmijët në mes për të më bërë keq”.
Nuk e quan urrejtje ndaj Icardit, por e sheh sjelljen e tyre si të ndryshme. Ai thekson se edhe Icardi tani po përjeton situatë të ngjashme pas ndarjes me Wanda: “Ka shumë gjëra që nuk i ndaj me Mauro, disa po…, por kur nuk më linin të shihja fëmijët, ishin të dy”.
López pranon se, edhe pse “Icardi e meritonte një grusht”, nuk veproi për hir të shembullit ndaj fëmijëve: “Kur po ndaheshim, ai më telefononte dhe përfshinte fëmijët në situata ku s’duhej të ishin… Ka shumë gjëra që s’i kam treguar kurrë”. -

Dasma me 6.7 milionë njerëz në Indi/ Shfaqja e Lopez, torta e famshme 5 metra e lartë dhe të ftuarit e zgjedhur
Një dasmë madhështore, që tashmë ka bërë xhiron e botës, u zhvillua në qytetin piktoresk të Udaipur në Indi, ku miliarderi Vamsi Ganhirju dhe Netra Madena – vajza e Rama Raju Madena, një figure të njohur në industrinë farmaceutike kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni që rivalizon edhe skenat e filmave të Bollywood-it.
Dasma, e mbajtur në një nga pallatet më të famshme të rajonit, i cili njihet edhe si skenografia e filmit të James Bond “Octopussy” (1983), u shndërrua në një spektakël të vërtetë luksi. Sipas “Daily Mail”, kostoja totale kap shifrën e rreth 6.7 milionë dollarëve, një detaj që ka shkaktuar debat të fortë midis banorëve vendas, të cilët kritikojnë shpenzimet marramendëse në një vend ku kontrastet ekonomike janë të theksuara.
Pallati i ndriçuar, dekorimet ekstravagante dhe një tortë gjigante 4.5 metra e lartë e dizajnuar në formën e një pallati ishin vetëm disa prej elementëve që e kthyen festën në një event të paprecedentë. Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë foto dhe video që tregojnë çdo detaj, nga zbukurimet mbresëlënëse te performancat e artistëve botërorë.
E veçanta e kësaj nate ishte prania e yllit ndërkombëtar Jennifer Lopez, e cila performoi hitet e saj të njohura si “Waiting for Tonight” dhe “Get Right”. Këngëtarja, e veshur me krijime të Elie Saab – të njëjtin stilist që kishte veshur edhe nusen “ndezu” skenën mes duartrokitjeve të të ftuarve. Në festë ishte i pranishëm edhe DJ Tiësto, i cili kujdesi për atmosferën e muzikës dhe ndau momente ekskluzive në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Lista e të ftuarve ishte po aq impresionuese: ndër ta, Donald Trump Jr. i shoqëruar nga e dashura e tij Bettina Anderson, së bashku me personalitete të tjera të botës së biznesit dhe politikës.
Megjithëse dasma u vlerësua për shkëlqimin dhe organizimin perfekt, ajo ndezi edhe diskutime për pabarazinë ekonomike dhe shpenzimet e tepruara. Por pa dyshim, mbetet një nga eventet më të komentuara të vitit një përzierje e luksit ekstrem, traditës indiane dhe spektaklit global. -

Media meksikane: Si i pastronte miku i Ramës, Luftar Hysa milionat e kartelit Sinaloa
Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara thekson se këto biznese të vendosura në Kuliakán, Mazatlán, Los Mochis dhe Guamúchil janë pjesë e një rrjeti kompanish që i përkasin familjes Hysa, me origjinë shqiptare, e cila që prej vitit 2021 është identifikuar si e lidhur me grupe kriminale.
Nga Roxana Vivanco, RIO DOCE
Mes viteve 2017 dhe 2024, dhjetë kazino – përfshirë Mirage në Kuliakán – dhe tre degë të kazino Midas në Mazatlán, Los Mochis dhe Guasave, të operuara nga familja Hysa, lehtësuan pastrimin e më shumë se 2 milionë dollarëve për Kartelin e Sinaloas, sipas FinCEN të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Këto biznese, duke përfshirë Midas në Agua Prieta, Sonora dhe Rosarito, Baja California; Palermo në Nogales dhe Skampa në Ensenada, Baja California dhe Villahermosa, Tabasko, sipas SHBA-së kontrollohen dhe mbikëqyren nga drejtuesit e lartë të Midas Casino në Mazatlán. Nga 2021 deri në 2023, ata kryenin pagesa mujore për Kartelin e Sinaloas përmes depozitave në para të gatshme në llogari të ndryshme bankare në Meksikë.
“Prej vitesh, bizneset e lojërave të fatit, përfshirë drejtuesit e tyre, u kanë dërguar pagesa anëtarëve të lartë të kartelit për të shmangur zbulimin. FinCEN vlerëson se drejtuesit e këtyre bizneseve kanë marrë udhëzime të detajuara nga Karteli i Sinaloas për mënyrën e shmangies së kontrolleve kundër pastrimit të parave,” deklaroi agjencia.
Drejtuesve të kazinove u kërkohej të kryenin një ose dy transaksione drejt llogarive të bankave të zgjedhura nga një anëtar shumë me ndikim i Kartelit të Sinaloas, dhe të lejonin që paratë të merreshin fizikisht në Midas në Mazatlán.
Për të shmangur zbulimin, karteli kërkonte që të bëheshin dy depozita për çdo llogari, jo më shumë se 90,000 peso secila (4,354 dollarë), në ditë jo të njëpasnjëshme, për të mos aktivizuar sinjalet e bankave.
FinCEN e quan këtë një operacion të sofistikuar, të krijuar për të shmangur çdo lidhje të dokumentueshme mes bizneseve të lojërave të fatit dhe Kartelit të Sinaloas.
Në një rast, një anëtar me ndikim i kartelit dha mbi 30 llogari bankare të kompanive në Meksikë që të përdoreshin për depozitat në para të gatshme.
Sipas FinCEN-it, këto pagesa hynë në sistemin financiar meksikan me dokumentacion minimal ose pa dokumentacion, gjë që përbën rrezik për integritetin e sistemit financiar amerikan, i cili është shumë i lidhur me bankat meksikane.
Sanksionet dhe pasojat
“Vëllimi, kohëzgjatja dhe natyra e përsëritur e kësaj veprimtarie tregojnë se këto biznese janë burim i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm i fondeve dhe lehtësues të pastrimit të parave për Kartelin e Sinaloas”.
Vetëm në vitin 2024, tregtia SHBA–Meksikë arriti 935 miliardë dollarë, dhe një pjesë e parave të pastruara nga kazinotë përfundoi në banka meksikane me lidhje direkte me bankat amerikane.
Karteli i Sinaloas mbetet një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë, që transporton sasi të mëdha fentanili dhe heroine drejt SHBA-ve.
Dokumenti i datës 13 nëntor ndalon bankat amerikane të mbajnë llogari korrespondente me banka të huaja të lidhura me kazinotë e sanksionuara.
Sanksioni u publikua një ditë pasi Omar García Harfuch deklaroi se 13 kazino fizike dhe virtuale në disa shtete të Meksikës kishin bërë transaksione të pajustifikuara në para të gatshme dhe transferta ndërkombëtare.
Pati bllokime llogarish, pezullime aktivitetesh, kallëzime penale dhe bllokim të faqeve elektronike.
Qeveria nuk publikoi emrat e kazinove, por biznesmeni Ricardo Salinas Pliego konfirmoi se dy prej kazinove virtuale ishin të kompanive të tij.
Ministria e Financave deklaroi se, në bashkëpunim me OFAC dhe FinCEN, u pezulluan aktivitetet e kompanive të lidhura me një grup të krimit të organizuar me lidhje me Kartelin e Sinaloas, si dhe entitete të huaja që operonin rrjete pastrimi parash në Meksikë, SHBA dhe Evropë.
OFAC shpalli si Grup të Krimit të Organizuar Hysa anëtarët Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa, si dhe Eselda Baku dhe meksikanin Gilberto López López, së bashku me 19 kompani. UIF identifikoi edhe pesë të tjera, duke çuar në 31 persona të bllokuar.
Analiza tregoi se 24 kompani dhe 7 individë operonin struktura dhe rrjete ndërkombëtare financiare për të transferuar dhe fshehur fonde të paligjshme, përmes lëvizjeve shumë milionëshe dhe triangulimit të flukseve mbi 1 miliard peso midis Meksikës, SHBA-ve, Kanadasë, Belize-s, Panamasë, Rumanisë, Polonisë dhe Shqipërisë.
UIF paraqiti kallëzime për pastrim parash dhe përdorim të kompanive fantazmë për të justifikuar të ardhura të rreme.
Midas-i i Mazatlán dhe familja Hysa
Sipas SHBA-ve, kazinoja Midas në lagjen Alameda në Mazatlán, si dhe nëntë kazinotë e tjera të sanksionuara, operohen nga familja Hysa, kryesisht përmes kompanisë Entretenimiento Palermo SA de CV, themeluar më 13 shkurt 2006 në Sonora dhe zhvendosur në Mazatlán në 2024.
Partnerët themelues ishin Miguel Ángel Valdez Estrada dhe Arben Hysa. Më pas u bashkuan Luftar Hysa dhe Marcelo Falce García, dhe në 2021 Gilberto López López u bë komisioner.
Gilberto López López, nga Culiacán, është aksioner edhe në El Arte de Cocinas y Beber SA de CV dhe Cucina del Porto SA de CV, të dyja të themeluara në 2023, si dhe Operadora Alejil SA de CV, themeluar në 2014 në Nuevo León.
Tre nga kompanitë e përfshira janë pjesë e grupit prej 19 të sanksionuar nga SHBA, të cilat thuhet se operohen nga familja Hysa, anëtarët e së cilës jetojnë në Meksikë, Kanada dhe Shqipëri.
Nuk është hera e parë që familja Hysa akuzohet për lidhje me krimin e organizuar. El Universal raportoi në 2022 se një hetim kundër tyre për pastrim parash përmes kazinove dhe restoranteve ishte hapur që dy vite më herët.
Pas shpalljes së sanksioneve, kazinotë Midas në Guamúchil, Mazatlán dhe Los Mochis u pezulluan. Ndërkohë, Mirage në Culiacán ka qenë jashtë funksionit të paktën për tre vite.
-

Media meksikane: Si i pastronte familja Hysa paratë e Sinaloas, ja udhëzimet që kishte marrë nga karteli

“Mafia siçiliane donte ta hiqte qafe Icardin, për shkak..” Ja rrëfimi tronditës
Në vitin 2008, Wanda Nara u martua me Maxi Lopez, por ajo kishte filluar tashmë një lidhje paralele me Mauro Icardin, shokun e skuadrës së Lopezit te Sampdoria. Martesa Lopez – Nara përfundoi në vitin 2013. Në vitin 2014, Icardi dhe Nara, protagonistët e skandalit të lidhjes së paligjshme, u martuan. Edhe pse kjo martesë përfundoi në vitin 2025, detaje të reja vazhdojnë të dalin nga skandali.
Ish-sulmuesi argjentinas Gonzalo Bergessio ka bërë një rrëfim befasues mbi periudhën kur luante te Catania me Maxi Lopez. Në një intervistë për “Más de una Copa” në “DSports Radio”, ai zbuloi se mafia siçiliane kishte ndërhyrë pas skandalit mes Mauro Icardit, Maxi Lopez dhe Wanda Narës.
Sipas tij, disa anëtarë të organizatës kriminale vendase donin “ta hiqnin qafe” Icardin për shkak të lidhjes së tij me ish-bashkëshorten e Lopez. “Ata i thanë Maxit, ‘do që ta qërojmë atë tipin?’ Lopez u përgjigj, ‘jo, jo, qetësohuni’. Po, po, isha aty, e dëgjova vetë gjithçka”. Bergessio shtoi se “po, Maxi i shpëtoi jetën Icardit, në kuptimin e plotë të fjalës”.
Sot, Wanda Nara ka marrëdhënie të mira me Maxi Lopez për shkak të tre fëmijëve të përbashkët, ndërsa me Icardin po përballet në një betejë ligjore për kujdestarinë e dy vajzave. Edhe Pablo Alvarez, ish-lojtar i Catanias, ka pranuar se mafia kishte ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e ekipit të futbollit.
-

Bergessio trondit: Mafia siçiliane donte “ta hiqte qafe” Icardin prej Wanda Narës. Maxi Lopez i shpëtoi jetën
7 Nëntor 2025
8:41
Alfred Lleshi
Ish-sulmuesi argjentinas Gonzalo Bergessio ka bërë një rrëfim befasues mbi periudhën kur luante te Catania me Maxi Lopez. Në një intervistë për “Más de una Copa” në “DSports Radio”, ai zbuloi se mafia siciliane kishte ndërhyrë pas skandalit mes Mauro Icardit, Maxi Lopez dhe Wanda Narës.
Sipas tij, disa anëtarë të organizatës kriminale vendase donin “ta hiqnin qafe” Icardin për shkak të lidhjes së tij me ish-bashkëshorten e Lopez: “Ata i thanë Max-it: Do që ta qërojmë atë tipin? Lopez u përgjigj: Jo, jo, qetësohuni. Po, po, isha aty, e dëgjova vetë gjithçka”. Bergessio shtoi se “po, Maxi i shpëtoi jetën Icardit, në kuptimin e plotë të fjalës”.
Sot, Wanda Nara është sërish në marrëdhënie të mira me Maxi Lopez për shkak të tre fëmijëve të përbashkët, ndërsa me Icardin po përballet në një betejë ligjore për kujdestarinë e dy vajzave. Edhe Pablo Álvarez, ish-lojtar i Catania, ka pranuar se mafia kishte ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e ekipit të futbollit. -

“Mendo për 3 fëmijët, do bëhesh shumë i pasur”, SHBA kërkoi të joshte pilotin e Nicolás Maduros për të tradhtuar udhëheqësin venezuelas. Zbulohen mesazhet
Agjenti federal kishte një ofertë të guximshme për pilotin kryesor të Nicolás Maduro: Gjithçka që ai duhej të bënte ishte të devijonte fshehurazi avionin e presidentit venezuelas drejt një vendi ku autoritetet amerikane mund të kapnin udhëheqësin e fortë.
Në këmbim, i tha agjenti pilotit në një takim të fshehtë, aviatori do të bëhej një njeri shumë i pasur.Biseda ishte e tensionuar dhe piloti u largua pa u angazhuar, megjithëse i dha agjentit, Edwin Lopez, numrin e tij të celularit — një shenjë se ai mund të ishte i interesuar të ndihmonte qeverinë e SHBA-së.
Gjatë 16 muajve të ardhshëm, edhe pasi u tërhoq nga puna e tij qeveritare në korrik, Lopez vazhdoi përpjekjet, duke biseduar me pilotin përmes një aplikacioni të mesazheve të enkriptuara.
Saga e patreguar dhe plot intrigë se si Lopez u përpoq të rekrutojë pilotin ka të gjitha elementet e një trillimi spiunësh të Luftës së Ftohtë — avionë privatë luksozë, një takim sekret në një hangar aeroporti, diplomaci me rrezik të lartë dhe joshja delikate e një nëpunësi kyç të Maduros. Kishte madje edhe një manovër finale të synuar për të tronditur presidentin venezuelas rreth besnikërisë së vërtetë të pilotit.
Në një plan më të gjerë, skema zbulon shkallën — dhe shpesh mënyrën e pakujdesshme — me të cilën SHBA-ja është përpjekur prej vitesh të rrëzojë Maduros, të cilin e fajëson për shkatërrimin e demokracisë së vendit të pasur me naftë, ndërsa u siguron mbështetje trafikantëve të drogës, grupeve terroriste dhe Kubës komuniste.Që kur është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka mbajtur një qasje edhe më të ashpër. Këtë verë, presidenti ka vendosur mijëra trupa, helikopterë sulmues dhe anije luftarake në Karaibe për të sulmuar anijet e peshkimit të dyshuara për kontrabandë kokaine nga Venezuela. Në 13 sulme, përfshirë disa në Oqeanin Paqësor lindor, ushtria amerikane ka vrarë të paktën 57 persona.
Këtë muaj, Trump autorizoi CIA-n të kryejë veprime të fshehta brenda Venezuelës, dhe qeveria amerikane gjithashtu ka dyfishuar shpërblimin për kapjen e Maduros mbi akuzat federale për narkotrafik, një lëvizje që Lopez u përpoq ta shfrytëzonte në një tekst mesazhi dërguar pilotit.“Ende po pres përgjigjen tënde”, i shkroi Lopez pilotit më 7 gusht, duke bashkangjitur një link të një deklarate për shtyp të Departamentit të Drejtësisë ku njoftohej se shpërblimi ishte rritur në 50 milionë dollarë.
Detajet e planit, i cili përfundimisht dështoi, janë nxjerrë nga intervista me tre zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të SHBA-së, si dhe një kundërshtar të Maduros. Të gjithë folën me kusht anonimiteti sepse ose nuk ishin të autorizuar të diskutonin përpjekjen ose frikësoheshin nga hakmarrja për zbulimin e saj. Associated Press gjithashtu shqyrtoi — dhe autentifikoi — shkëmbimet e mesazheve midis Lopez dhe pilotit.Përpjekjet për të gjetur pilotin, gjeneralin venezuelas Bitner Villegas, nuk patën sukses.Departamenti Amerikan i Sigurisë së Atdheut dhe Departamenti i Shtetit nuk komentuan. Qeveria venezuelase nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Filloi me një informacion për avionët e Maduros
Komploti u përgatit kur një informator u paraqit në Ambasadën e SHBA-së në Republikën Dominikane më 24 prill 2024, kur Joe Biden ishte president. Informatori pretendoi se kishte informacion rreth avionëve të Maduros, sipas tre zyrtarëve të njohur me çështjen.Lopez, 50 vjeç, në atë kohë ishte një atashe në ambasadë dhe agjent për Hetimet e Sigurisë së Atdheut, pjesë e Departamentit të Sigurisë së Atdheut.
Një ish-Ranger i Ushtrisë Amerikane nga Porto Riko, Lopez po drejtonte hetimet e agjencisë për rrjete kriminale transnacionale me prani në Karaibe, pas një karriere të shquar duke shkatërruar banda droge, pastrues parash dhe mashtrues. Puna e tij për të çmontuar një operacion të paligjshëm këmbimi parash në Majami madje i solli atij një qortim publik në vitin 2010 nga Hugo Chávez, paraardhësi i Maduros. Detyra në ambasadë do të ishte e fundit para pensionimit.
Ambasada ishte e mbyllur, megjithëse Lopez ishte ende në zyrë. Atij iu dorëzua një kartë e vogël me emrin dhe numrin e telefonit të informatorit. Kur e telefonoi, informatori pretendoi se dy avionë të përdorur nga Maduro ndodheshin në Republikën Dominikane duke iu nënshtruar riparimeve të kushtueshme.Lopez u intrigua: Ai e dinte se çdo mirëmbajtje me shumë gjasë do të përbënte një shkelje kriminale sipas ligjit amerikan, sepse do të kishte përfshirë blerjen e pjesëve amerikane, të ndaluara nga sanksionet ndaj Venezuelës. Avionët ishin gjithashtu subjekt i sekuestrimit — për shkeljen e atyre sanksioneve.Identifikimi i avionëve ishte i lehtë — ishin të vendosur në aeroportin ekzekutiv La Isabela në Santo Domingo. Lidhja e tyre me Maduro do t’u merrte hetuesve federalë muaj. Ndërsa ata ndërtonin çështjen, mësuan se presidenti venezuelas kishte dërguar pesë pilotë në ishull për të rimarrë avionët shumë milionë dollarësh — një Dassault Falcon 2000EX dhe Dassault Falcon 900EX.
Formohet plani
Lopez pati një epifani, sipas zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve të njohur me operacionin: Po sikur ai të mund të bindte pilotin të fluturonte Maduros drejt një vendi ku SHBA-ja mund ta arrestonte?Maduros i ishte ngritur padi në vitin 2020 për akuza federale për narco-terrorizëm, duke e akuzuar atë për përmbytjen e SHBA-së me kokainë.
Agjenti i DHS-së siguroi lejen nga eprorët e tij dhe autoritetet dominikane për të intervistuar pilotët, duke kapërcyer shqetësimet e zyrtarëve për krijimin e një përplasje diplomatike me Venezuelën.Në hangarin e aeroportit, pak metra larg avionit, Lopez dhe agjentë të tjerë i kërkuan secilit pilot të bashkohej veçmas me ta në një dhomë të vogël takimesh. Nuk kishte agjendë, thanë agjentët. Thjesht donin të bisedonin.Agjentët bënë sikur nuk e dinin që pilotët e kalonin kohën duke pasur në bord Maduron dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Ata folën me çdo pilot për rreth një orë, duke ruajtur objektivin më të madh për në fund: Villegas, për të cilin agjentët kishin përcaktuar se ishte piloti i rregullt i Maduros.
Villegas ishte anëtar i gardës së nderit presidenciale dhe kolonel në forcat ajrore të Venezuelës. Një ish-zyrtar venezuelas që udhëtonte shpesh me presidentin e përshkroi atë si miqësor, të rezervuar dhe të besuar nga Maduro. Avionët që ai pilotonte përdoreshin për ta transportuar Maduros nëpër botë — shpesh drejt kundërshtarëve të SHBA-së si Irani, Kuba dhe Rusia. Në një video të dhjetorit 2023 të postuar në internet nga Maduro, Villegas mund të shihet duke mbajtur një radio në kabinë ndërsa presidenti shkëmben parulla patriotike me pilotin e një avioni luftarak rus Sukhoi.
Lopez e thirri Villegasin në dhomë, dhe ata biseduan për pak për avionin që piloti kishte transportuar, shërbimin e tij ushtarak dhe llojet e avionëve që ai ishte i licencuar të pilotonte, sipas dy personave të njohur me operacionin. Pas rreth 15 minutash, piloti filloi të bëhej nervoz dhe këmbët i filluan të dridheshin.Agjenti u fut më thellë: A kishte fluturuar piloti ndonjëherë për Chávez ose Maduro? Villegas fillimisht u përpoq t’i shmangej pyetjeve, por përfundimisht pranoi se kishte qenë pilot për të dy liderët. Villegas u tregoi agjentëve foto në telefonin e tij me të dhe dy presidentët në udhëtime të ndryshme. Ai gjithashtu dha detaje për instalimet ushtarake venezuelase që kishte vizituar. Pa dijeninë e Villegas, një nga kolegët e Lopez regjistroi bisedën në një celular.
Ndërsa biseda po mbyllej, dy personat thanë se Lopez bëri ofertën: Në këmbim të transportimit fshehurazi të Maduros në duart e Amerikës, piloti do të bëhej shumë i pasur dhe i dashur nga miliona bashkatdhetarë të tij. Takimi mund të ishte në zgjedhjen e pilotit: Republika Dominikane, Porto Riko ose baza ushtarake amerikane në Gjirin e Guantanamos, Kubë.Villegas nuk tregoi qëndrim. Megjithatë, para se të largohej, ai i dha Lopezit numrin e tij të celularit.
‘Një thesar informacioni’Villegas dhe pilotët e tjerë u kthyen në Venezuelë pa avionët, të cilëve u ishte thënë se u mungonin autorizimet e duhura.
Ndërkohë, qeveria e SHBA-së po përgatiste një çështje konfiskimi federal për të sekuestruar avionët. Njërin prej tyre, të regjistruar në mikroshtetin europian të San Marinos në pronësi të një kompanie fiktive nga Shën Vincenti dhe Grenadinet, e sekuestroi në shtator 2024.
Tjetrin e sekuestroi në shkurt gjatë udhëtimit të parë jashtë vendit nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio si diplomati kryesor i SHBA-së.
Në një konferencë për shtyp në aeroportin në Republikën Dominikane, Lopez informoi sekretarin para mediave. Lopez i tha Rubios se avioni përmbante një “thesar informacioni,” duke përfshirë emrat e oficerëve të forcave ajrore venezuelase dhe informacione të detajuara rreth lëvizjeve të tij. Lopez ngjiti urdhrin e sekuestrimit në avion.Qeveria e Maduros reagoi me zemërim, duke publikuar një deklaratë që akuzonte Rubion për “vjedhje të pacipë.”
Edhe në pension, Lopez vazhdoi përpjekjet
Ndërsa punonte për sekuestrimin në bashkëpunim me agjenci të tjera federale, Lopez u fokusua tek bindja e Villegas të bashkohej me komplotin e tij.
Detyra nuk do të ishte e lehtë. Maduro e ka bërë tepër të kushtueshme për këdo që kthehet kundër tij. Që kur mori detyrën në vitin 2013, ai ka shtypur brutalisht protestat, duke çuar në dhjetëra arrestime, ndërsa ka burgosur madje edhe aleatë dikur të fuqishëm të dyshuar për tradhti.Megjithatë, Lopez nuk u dorëzua. Të dy shkëmbyen mesazhe në WhatsApp dhe Telegram disa herë. Por bisedat dukeshin se nuk çonin askund.
Në korrik, Lopez doli në pension. Por ai nuk mund ta linte Villegasin. Ai kërkoi udhëzim nga komuniteti i ngushtë i liderëve të opozitës në mërgim, të cilët i kishte njohur gjatë karrierës si agjent. Njëri prej tyre e përshkroi ish-agjentin si të fiksuar me sjelljen e Maduros para drejtësisë.
“Ai ndjente se kishte një mision të papërfunduar për të përmbushur,” tha një anëtar në mërgim i opozitës së Maduros, i cili foli me kusht anonimiteti nga frika për sigurinë e tij. Ai shtoi se ky përkushtim e bën Lopez “më të vlefshëm për ne se shumë prej kundërshtarëve më të mëdhenj të Maduros brenda Venezuelës.”
Pas mesazhit të gushtit për shpërblimin prej 50 milionë dollarësh, Lopez dërgoi një tjetër duke thënë se kishte “ende kohë për të qenë heroi i Venezuelës dhe për të qenë në anën e duhur të historisë.” Por nuk mori përgjigje.Më 18 shtator, Lopez po shikonte lajmet për shtimin e forcave të Trump-it në Karaibe, kur pa një postim në X nga një vëzhgues anonim avionësh që kishte ndjekur nga afër lëvizjet e avionëve presidencialë të Maduros ndër vite, sipas tre personave të njohur me çështjen. Përdoruesi, @Arr3ch0, një lojë me fjalë nga zhargoni venezuelas për fjalën “i tërbuar,” postoi një pamje të hartës së ndjekjes së fluturimit që tregonte një Airbus presidencial duke bërë një kthesë të çuditshme pasi u nis nga Karakasi.
“Ku po shkon?” shkroi Lopez, duke përdorur një numër të ri telefoni.“Kush je?” u përgjigj Villegas, ose duke mos e njohur numrin ose duke bërë sikur nuk e njihte.Kur Lopez këmbënguli për atë që kishin diskutuar në Republikën Dominikane, Villegas u bë konfliktual, duke e quajtur Lopez një “frikacak.”
“Ne venezuelasit jemi prej një materiali tjetër,” shkroi Villegas. “Gjëja e fundit që jemi, është tradhtarë.”Lopez i dërgoi një foto ku ata shiheshin duke folur të ulur në një divan të kuq lëkure në hangarin e avionëve vitin e kaluar.“A je i çmendur?” u përgjigj Villegas.“Pak…,” shkroi Lopez.
Dy orë më vonë, Lopez provoi për herë të fundit, duke përmendur tre fëmijët e Villegas me emër dhe një të ardhme më të mirë që ai tha se i priste në SHBA.
“Dritarja për të marrë një vendim po mbyllet,” shkroi Lopez, pak para se Villegas të bllokonte numrin e tij. “Së shpejti do të jetë tepër vonë.”
Përpjekja për të tronditur Maduros
Duke kuptuar që Villegas nuk do të bashkohej me planin, Lopez dhe të tjerë në lëvizjen anti-Maduro vendosën të përpiqeshin të shqetësonin udhëheqësin venezuelas, sipas tre personave të njohur me operacionin.Një ditë pas shkëmbimit të ashpër të mesazheve në WhatsApp midis Lopez dhe Villegas, Marshall Billingslea – një aleat i afërt i opozitës venezuelase – ndërmori veprim. Një ish-zyrtar i sigurisë kombëtare në administratat republikane, Billingslea kishte javë që e tallte Maduron. Tani e solli Villegasin në qendër të ngacmimeve të tij kibernetike.
“Feliz cumpleaños ‘General’ Bitner!” shkroi ai në një urim tallës për ditëlindje në X ditën kur Villegas mbushi 48 vjeç.
Billingslea përfshiu dy foto krah për krah që me siguri do të ngrinin pikëpyetje. Njëra ishte e njëjta foto që Lopez i kishte dërguar Villegas një ditë më parë në WhatsApp, përveçse agjenti ishte prerë nga imazhi. Tjetra ishte një foto zyrtare e forcave ajrore me një yll të artë të vendosur në epoleten e shpatullës që tregonte gradën e tij të re.Postimi në X u publikua në orën 15:01 — një minutë para se një Airbus tjetër i sanksionuar që dihet se përdoret nga Maduro të ngrihej nga aeroporti i Karakasit. Njëzet minuta më vonë, avioni u kthye papritur në aeroport.
Urimi për ditëlindje, i parë nga pothuajse 3 milionë njerëz, shkaktoi tronditje në rrjetet sociale venezuelase, teksa kundërshtarët e Maduros spekulonin se piloti ishte urdhëruar të kthehej për t’u marrë në pyetje. Të tjerë pyeteshin nëse do të burgosej. Askush nuk pa apo dëgjoi për Villegasin për disa ditë. Pastaj, më 24 shtator, piloti u rishfaq, me uniformë fluturimi të forcave ajrore, në një emision shumë të ndjekur televiziv të drejtuar nga ministri i Brendshëm Diosdado Cabello.
Cabello qeshi me çdo sugjerim se ushtria e Venezuelës mund të blihej. Ndërsa lavdëronte besnikërinë e Villegas, duke e quajtur atë një “patriot të pandalshëm, të hatashëm,” piloti qëndronte në heshtje, duke ngritur grushtin në shenjë besnikërie.Top Channel