Tag: lookman

  • Ademola Lookman me destinacion të ri, gati transferimi tek ekipi “jo elitar” që ka pretendime të mëdha këtë sezon

    Ademola Lookman me destinacion të ri, gati transferimi tek ekipi “jo elitar” që ka pretendime të mëdha këtë sezon

    18 Nëntor 2025

    18:14

    Telesport

    Pasi ishtë shumë afër largimit nga Atalanta në merkaton e verës, por në fund u detyrua të qëndronte te bergamaskët, Ademola Lookman duket se do të largohet njëherë e mirë gjatë merkatos së janarit.
    Fabrizio Romano raporton se destinacioni i ri i sulmuesit nigerian do të jetë Galatasaray, por klubi turk nuk është i vetmi që interesohet për 28-vjeçarin.
    Galatasaray e sheh nigerianin si një lëvizje ideale për të forcuar akoma edhe më shumë sulmin dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave për këtë sezon. Klubi turk transferoi për 75 milionë euro verën e fundit Victor Osimhen, duke treguar që ka ambicie të mëdha. Ndërsa në merkaton e janarit synimi i madh është një tjetër yll nigerian si Ademola Lookman.
    Edhe pse nuk bën pjesë në kampionatet elitare, Galatasaray ka synime të qarta këtë sezon, ku përveç titullit kampion në Turqi, synon edhe suksesin në Europë.

  • Nuk ka më vend për Lookman tek Atalanta, gati transferimi në Madrid për 60 milionë euro

    Nuk ka më vend për Lookman tek Atalanta, gati transferimi në Madrid për 60 milionë euro

    11 Nëntor 2025

    20:01

    Telesport

    Ademola Lookman ishte një nga personazhet kryesore të merkatos së fundit, por pavarësisht gjithçkaje që ndodhi, nigeriani qëndroi tek Atalanta, edhe pse pa dëshirën e tij.
    Sulmuesi me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos së janarit. Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid interesohet seriozisht për nigerianin dhe është gati të paguajë 60 milionë euro për kartonin e tij, shifër brenda pritshmërive të Atalantës.
    “Colchoneros” po kërkojnë një sulmues të gjithanshëm, i aftë të luajë si në krah ashtu edhe në qendër, dhe Ademola Lookman duket se është profili i duhur që ata po kërkojnë. Në anën tjetër, lojtari nuk ka më vend tek Atalanta dhe po pret janarin për t’u larguar njëherë e mirë.
    Për nigerianin interesohet edhe Tottenham, por deri tani pista më konkrete është ajo e Atletico Madridit.

  • Gjimshiti në stol, Lookman jashtë. Atalanta nuk e diskuton Lecce-n e Ramadanit dhe Berishës. Udinese fiton sërish në transfertë (video)

    Gjimshiti në stol, Lookman jashtë. Atalanta nuk e diskuton Lecce-n e Ramadanit dhe Berishës. Udinese fiton sërish në transfertë (video)

    Pas dy barazimeve në dy javët e para, Atalanta ka marrë fitoren e parë për këtë sezon, pasi mundi në Bergamo 4-1 Lecce-n. Trajneri Ivan Juric e nisi këtë sfidë pa Berat Gjimshitin, i cili e pa takimin nga stoli. Nuk dihet ende nëse ishte një zgjedhje e Juric për ta lënë pushim Gjimshitin, pas angazhimit me Kombëtaren, apo një vendim taktik. Ademola Lookman vazhdon të mos jetë pjesë e ekipit, edhe pse nigeriani ishte pjesë e listës së lojtarëve të thirrur për Champions League.
    Giorgio Scalvini zhbllokoi shifrat në minutën e 36-të, duke shënuar me kokë pas krosimit nga këndi nga Nicola Zalewski. Charles De Ketelaere dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, pas një aksioni të bukur dhe asistit të Nikola Krstovic.
    Nicola Zalewski tregon gjithë vlerat e tij dhe shënon golin e parë me fanellën e Atalantës dhe të tretin për këtë takim. Polaku shënoi një gol fantastik, pas një goditjeje plot klas në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 74-të, Charles De Ketelaere shënoi golin e katërt për Atalantën dhe të dytin personal për këtë takim, pasi përfitoi nga një top i humbur nga mbrojtësi mik. Konan Ndri shënoi golin e vetëm për Lecce-n në minutën e 80-të. Te Lecce, Ylber Ramadani luajti si titullar, ndërsa Medon Berisha ishte në stol. Rezultati final 4-1 për Atalantën.
    Pasi mundi Interin në “San Siro”, Udinese ka marrë një tjetër fitore në transfertë, këtë herë 0-1 ndaj Pisa. Vendimtar goli i Iker Bravo në minutën e 14-të.
    SHIKOGOLATATALANTA-LECCE

  • Ademola Lookman ndryshon mendje nga “halli”, nigeriani bën prapakthehu dhe tani pret ftesën e Atalantës

    Ademola Lookman ndryshon mendje nga “halli”, nigeriani bën prapakthehu dhe tani pret ftesën e Atalantës

    10 Shtator 2025

    18:26

    Telesport

    Ademola Lookman ka qenë padyshim një nga “telenovelat” kryesore të merkatos së verës së kaluar. Nigeriani kërkoi largimin nga Atalanta dhe arriti marrëveshjen personale me Interin, por oferta e zikaltërve nuk u pranua nga klubi bergamask.
    Lojtari vendosi të fshijë çdo kujtim nga klubi duke hequr të gjitha postimet nga rrjetet sociale. Në dy javët e para të Serie A, nigeriani nuk është ftuar nga Atalanta, ndërsa për habinë e të gjithëve ai është futur në listën e lojtarëve për Champions League.
    Mediat italiane raportojnë se pas përfundimit të angazhimit me ekipin kombëtar, Lookman ka vendosur të rikthehet në stërvitje me Atalantën dhe tani pret të ftohet për ndeshjen e fundjavës.
    Mesa duket mes lojtarit dhe klubit ka më në fund “paqe”, e detyruar nga rrethanat për të dy palët.

  • Galatasaray do të përdorë taktikën që ndoqi me Osimhen për të nënshkruar me Lookman

    Galatasaray do të përdorë taktikën që ndoqi me Osimhen për të nënshkruar me Lookman

    Ademola Lookman ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë merkato verore. Sulmuesi nigerian gjeti gjuhën e përbashkët për kushtet personale me Interin, por oferta e klubit zikatër për të disatën herë nuk u pranua nga Atalanta.
    Edhe pse më pas ka pasur interes edhe nga klube të tjera si Bayern, Tottenham, Arsenal etj, Ademola Lookman vazhdon të jetë lojtar i Atalantës, kur duhen edhe pak minuta nga mbyllja zyrtare e afatit të merkatos verore.
    Megjithatë, e ardhmja e Lookman pritet të jetë në Stamboll, aty ku merkato mbyllet më 12 shtator. Galatasaray duket se do ëprdorë të njëjtën taktikë që ndoqi vjet me Victor Osimhen, të cilin këtë merkato e transferoi në formë përfundimtare për 75 milionë euro.
    Ndërsa klubet e Serie A nuk do të jenë në gjendje të transferojnë lojtarë (përveç agjentëve të lirë) pas mbrëmjes së së hënës, ato do të jenë ende në gjendje të shesin lojtarë në vendet në të cilat ende nuk është mbyllur merkato dhe një nga këto është Turqia.
    Ditën e fundit të merkatos së vitit të kaluar, Osimhen ishte mes Chelsea dhe Al-Ahli, por në fund nuk u transferua tek asnjë nga këto dy ekipe, të cilat nuk ranë dakord me kushtet e Napolit. Edhe pse në Serie A u mbyll merkato, Galatasaray gjeti gjuhën e përbashkët me Napolin për huazimin e Osimhen për një sezon dhe më pas e bleu përfundimisht. Këtë taktikë, ekipi turk pritet ta përdorë edhe në rastin e Ademola Lookman. Nëse nuk bie dakord me Atalantën për shifrën e kërkuar 50 milionë euro, Galatasaray do të kërkojë huazimin e sulmuesit nigerian me të drejtë ose detyrim blerje në verën e ardhshme.

  • Bayern kërkon Lookman, propozimi i bavarezëve nuk pranohet nga Atalanta. Dy klube të tjera në garë për nigerianin

    Bayern kërkon Lookman, propozimi i bavarezëve nuk pranohet nga Atalanta. Dy klube të tjera në garë për nigerianin

    31 Gusht 2025

    17:28

    Telesport

    Ademola Lookman ka qenë padyshim një nga “telenovelat” e kësaj merkatoje verore dhe tashmë kemi ardhur në seritë e fundit. “SportItalia” dhe “Sky Sport Italia” raportojnë se Bayern Munich ka kontaktuar së fundmi Atalantën për transferimin e mundshëm të Ademola Lookman.
    Propozimi i bavarezëve ka qenë huazim me të drejtë blerje, por që është refuzuar menjëherë nga Atalanta. Klubi bergamask pranon vetëm shitjen përfundimtare të lojtarit për shifrën 50 milionë euro.
    Ndërkohë, dy klube të tjera vazhdojnë të jenë shumë të interesuara për sulmuesin nigerian: Galatasaray dhe Tottenham. Më i favorizuar duket Tottenham, që mund të pranohet edhe nga vetë lojtari. Në këto orë të mbetura të afatit të merkatos verore pritet të ketë një ofertë zyrtare nga klubi londinez në drejtim të Atalantës.

  • Tifozët, pankarta për Lookman në qendrën sportive të Atalantës: Asnjë gabim tjetër nuk do të justifikohet

    Tifozët, pankarta për Lookman në qendrën sportive të Atalantës: Asnjë gabim tjetër nuk do të justifikohet

    22 Gusht 2025

    11:59

    Alfred Lleshi

    “Fanella duhet nderuar. Një gabim tjetër nuk do të justifikohet”. Kështu shkruhej në një pankartë të vendosur nga tifozët e Atalantës gjatë natës jashtë qendrës sportive “Bortolotti” në Zingonia, drejtuar Ademola Lookman, pas ngjarjeve të njohura të javëve të fundit ku lojtari nuk ishte paraqitur në stërvitje për 15 ditë.
    Tifozët e organizuar të klubit bergamask dëshironin të dërgonin një mesazh të qartë për nigerianin, i cili u rikthye në stërvitje në fillim të kësaj jave, por jo me pjesën tjetër të grupit, sipas vendimit të Atalantës.
    Sinjal megjithatë për një hapje drejt rivendosjes së marrëdhënies, me paralajmërimin se kjo do të jetë hera e fundit që tifozët e “Curva Nord” të Atalantës do t’i bëjnë “sytë qorr” ndaj sjelljeve jashtë rregullave nga ana e lojtarit.

  • Inter reflekton mbi goditjen kryesore; mes Lookman dhe një surprize të mundshme

    Inter reflekton mbi goditjen kryesore; mes Lookman dhe një surprize të mundshme

    Përplasja e papritur e Romës me Manu Koné ka ndryshuar përsëri planet e Interit në merkato. Zikaltrit, që po mendonin ta përdornin shumicën e buxhetit të paracaktuar për Lookman te mesfushori verdhekuq, po i “peshojnë” mirë gjërat. Ka hapësirë për një transferim të rëndësishëm, por duhet gjetur profili i duhur, si në aspektin teknik, ashtu edhe ekonomik.
    Negociatat për Lookman janë të bllokuara, por jo të mbyllura ende përfundimisht. Sulmuesi është kthyer në Portugali dhe pret lajme nga zikaltrit. Atalanta vazhdon të qëndrojë e fortë, por ka pak mundësi që ta llogarisë përsëri Ademola, pasi trajneri Juric e sheh largimin e nigerianit si vendim tashmë të marrë.

    Interi duhet të bëjë një tentativë të re me klubin bergamask, ndërkohë që merkatoja ofron ato “mundësi të famshme” që mund t’i ndryshojnë të gjithë skenarët. Manu Koné është një nga këto mundësi, shumë shpejt mund të ketë të tjera. Pas këtij momenti, vendimi mbetet te Marotta dhe Ausilio: të përpiqen t’i kapin, ose të vazhdojnë të shpresojnë te Lookman.
    Orët e fundit po qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm të Benjamin Pavard. Lille e ndjek nga afër francezin, pa harruar ofertat nga Arabia Saudite dhe Neom. Nëse ish-lojtari i Bayernit largohet, hapen dyert për një forcim të ri në mbrojtje, me Solet si një nga preferencat kryesore për ta forcuar repartin e pasëm. “Sondazhi” i parë është bërë me Udinese, ndërsa hapat vijues do të varen nga e ardhmja e Pavard.

  • Krizë mes Atalantës dhe Lookman, ndërhyn Federata Afrikane e Futbollit! Drogba mbërrin në Itali me peticion zyrtar për transferimin e nigerianit

    Krizë mes Atalantës dhe Lookman, ndërhyn Federata Afrikane e Futbollit! Drogba mbërrin në Itali me peticion zyrtar për transferimin e nigerianit

    Një divorc i tensionuar po trondit marrëdhëniet mes Ademola Lookman dhe klubit italian Atalanta, me situatën që po kalon kufijtë e Serie A dhe ka tërhequr vëmendjen e Federatës Afrikane të Futbollit (CAF).

    Sipas raportimeve të African Hub, CAF, përmes legjendës së futbollit afrikan Didier Drogba, ka mbërritur në Itali gjatë orëve të fundit për të ndërhyrë në mbrojtje të fituesit aktual të Topit të Artë Afrikan. Federata ka dorëzuar një peticion prej 50 faqesh pranë Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku kërkon që çështja e transferimit të Lookman të trajtohet në mënyrë “të drejtë dhe transparente”.
    Ky veprim vjen pas javësh tensionesh dhe konflikti të plotë mes lojtarit dhe klubit bergamask, ku marrëdhënia mes palëve duket se ka hyrë në një rrugë pa kthim. Burime pranë CAF-it shprehen se ekziston frika reale që Lookman të përfundojë i “ngrirë”, pa luajtur për një kohë të pacaktuar, gjë që do të ishte një goditje jo vetëm për karrierën e tij, por edhe për imazhin e futbollit afrikan.
    Didier Drogba, si përfaqësues zyrtar i CAF në këtë ndërhyrje, ka marrë përsipër të negociojë zgjidhjen e situatës, duke theksuar se është e papranueshme që një lojtar me këtë profil të mbahet jashtë fushave për shkak të përplasjeve me klubin.
    Nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, rasti pritet të marrë përmasa më të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare. Për momentin, as Atalanta dhe as FIGC nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj peticionit të CAF-it. Situata mbetet në zhvillim.

    Top Channel

  • Inter e harron Lookman dhe hedh sytë nga ylli i ri i Bundesligës

    Inter e harron Lookman dhe hedh sytë nga ylli i ri i Bundesligës

    12 Gusht 2025

    19:05

    Telesport

    Mesa duket Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron tek Atalanta. Drejtuesit e klubit bergamask refuzuan ofertën zyrtare të Interit, 45 milionë euro.
    Mesa duket është e pamundur të gjehet gjuha e përbashkët mes dy palëve, ndaj drejtuesit e Inter-it po shohin alternativa të tjera për sulmin. “La Gazzetta dello Sport” raporton se emri që po ndiqet më shumë kujdes nga drejtuesit e klubit zikaltër është norvegjezi i Leipzig, Antonio Nusa.
    20-vjeçari konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe. Ai luan si anësor sulmues dhe si mesfushor sulmues. Për të ka pasur interes edhe më parë nga Barcelona, por klubi katalanas u tërhoq se kishte objektiva të tjera në merkato.
    Deri tani jemi ende në fazën fillestare dhe kemi të bëjmë thjesht me një interesim nga ana e zikaltërve. Cristian Chivu e pëlqen shumë norvegjezin dhe ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij. Mbetet për t’u parë si do shkojnë negociatat mes palëve.