Tag: londrimi

  • Dashuria në ajër? Londrimi dhe Klodi shohin sytë e njëri-tjetrit

    Dashuria në ajër? Londrimi dhe Klodi shohin sytë e njëri-tjetrit

    Showbiz E Shtunë, 29 Nëntor 2025 19:23
    Momente interesante po ndodhin mes Londrimit dhe Klodit brenda shtëpisë së ”Big Brother Kosova Vip 4”. Të dy banorët kanë nisur të shprehin vlerësimin për njëri-tjetrin në mënyra të sinqerta dhe miqësore, duke kapur vëmendjen e shikuesve.
    Gjatë një bisede të fundit, Londrimi i drejtohet Klodit dhe i thotë: “I ke sytë të kafkë?”. Klodi përgjigjet: “Jo, janë si ngjyrë lajthie”. “Shumë i ke të bukur”, shton Londrimi, duke theksuar sa tërheqëse janë për të. Klodi shprehet se kjo ngjyrë është shumë e rrallë dhe se nën rrezet e diellit syrit i tij marrin nuanca të gjelbërta, duke i dhënë një shkëlqim të veçantë.
    Londrimi tregon se sytë e tij janë kafe të errët, ndërsa Klodi i tregon që janë shumë të rrallë dhe që tërheqin vëmendjen, veçanërisht kur ai është pranë Klodit. Shikuesit kanë komentuar shpesh se afërsia dhe bisedat e dyshes gjatë ditës nxisin mjaft kuriozitet rreth marrëdhënies së tyre. Çdo moment i vogël i këtyre komplimenteve duket se e afron çiftin më shumë dhe nuk kalon pa u vënë re nga fansat.

  • Ç’po ndodh në ‘BBVK’? Banori kapet nga flokët, ç’masë do merret nga produksioni?

    Ç’po ndodh në ‘BBVK’? Banori kapet nga flokët, ç’masë do merret nga produksioni?

    Një moment që fillimisht u duk si lojë ka përshkallëzuar në një situatë të nxehtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë një prekje të çastit, Londrimi, nje nga banoret u pa duke kapur Klodianin për flokësh, veprim që menjëherë ndryshoi atmosferën në shtëpi.
    Klodiani reagoi ashpër, duke u ngritur në këmbë dhe duke e pyetur me ton të tensionuar: “Kujt po ia kap ti flokët ashtu?”
    Në atë moment, qetësia u zëvendësua nga një ndjesi e fortë përplasjesh mes dy banorëve.
    Pas incidentit, Klodiani iu drejtua Vëllait të Madh me një koment të qartë shqetësimi:
    “Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi flokët…”

    Fjalët e tij lanë të kuptohej se kjo nuk ishte situata e vetme ku ai është ndier i cenuar fizikisht nga Londrimi.
    Veprime të tilla, që prekin integritetin personal, konsiderohen shkelje të rënda në rregulloren e “Big Brother VIP Kosova”. Në edicionet e kaluara, incidente të ngjashme kanë çuar deri në masa ekstreme, përfshirë edhe përjashtime të menjëhershme.
    Publiku tashmë është në pritje të vendimit të Vëllait të Madh, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Londrimi do të përballet me penalitete apo nëse tensioni mes dy banorëve do të përshkallëzohet më tej në ditët në vijim.
    The post Ç’po ndodh në ‘BBVK’? Banori kapet nga flokët, ç’masë do merret nga produksioni? appeared first on iconstyle.al.