Tag: londo

  • Bardhyl Londo: Mesnatë në Korçë

    Bardhyl Londo: Mesnatë në Korçë

    Poezi nga Bardhyl Londo

    E dua këtë qytet. Dhe ai më do herë pas here.Kur jemi larg krahët tundim drejt njëri-tjetrit si mullinj ere.

    Kur jemi pranë qeshim, heshtim, qajmë,Malli mbi katedralen e qytetit tingëllon kambanë.

    Tani kalldrëmeve eci i vetëm në mesnatë,pa një kitarë malli, pa një mall serenate.

    Pa shokë, pa miq shpërndarë nëpër botë për jetëme një hënë të huaj që nuk di ç’ndriçon as vetë.

    Hapuni porta, u bërtas, s’më njihni? Jam miku juaj.Është vonë, thonë ato, ç’kërkon kaq vonë o i huaj?

    Mbi kalldrëmet e ashpër si me gurë strrallinuk shkel këmba ime por ngadalë zvarritet malli.

    S’ka një tavernë hapur, një pijetore zhurmëshume,i verbër si Homeri ngjan qyteti, do verbohem edhe unë.

    Të desha, i bërtas dhe ti më doje herë pas here,pse më fshihesh tani, pse s’më hapet asnjë derë?

    Në këmbanore do ngjitem, kambanës ti bie pa pra,në këtë qytet nuk kam më asgjë, në këtë qytet kam gjithçka.

    Korçë, qershor 2020

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    RRËFIMI I BARDHYL LONDOS PËR LETËRSINË EDHE POLITIKANËT QË VRASIN ËNDRRAT E SHQIPTARËVE ÇDO DITË

    Vëllimi poetik “Prilli i hidhur” e pati rikthyer muaj më parë autorin (tashmë të ndjerë) pranë lexuesit me disa cikle poetike. Nuk munguan në të vargjet për Skënderbeun, aktualitetin e trishtë shqiptar në këto 30 vite tranzicion, por edhe për pandeminë Covid 19.

    Për “ReportTV” poeti Bardhyl Londo pati treguar zymtësinë, në të cilën po jetojnë shqiptarët për shkak të mungesës së vizionit të politikanëve. Nënvlerësimin e kulturës, por edhe përpjekjet që bëri si kryetar i ish-Lidhjes së Shkrimtarëve në fillim të viteve ’90 për një organizëm, që ishte krijuar për një sistem tjetër, siç ishte regjimi socialist…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Bardhyl Londo: Petro Marko e kish lënë amanet t’mos i bëhej asnjë nderim shtetëror…

    Bardhyl Londo: Petro Marko e kish lënë amanet t’mos i bëhej asnjë nderim shtetëror…

    Nga Bardhyl Londo

    Petro Marko mbylli sytë një ditë të premte. U ktheva rreth orës tetë të mbrëmjes në shtëpi kur mora vesh lajmin e hidhur. Atëherë drejtoja gazetën “Drita” dhe duhej shkruar diçka patjetër. Por koha ishte shumë e shkurtër. Kompjutera ende nuk kishim, shtypshkronja punonte ende me radhitje me dorë. Unë e njihja mirë jetën dhe vetë Petro Markon dhe nuk e pata të vështirë shkrimin. Shkrimtari që mundi tre diktatura. Më vonë shkrimi u botua në librin tim “Panteoni”, brenda dhe jashtë.Por nga nxitimi kisha bërë një gabim: nuk ishin tre regjimet që kishte luftuar shkrimtari i madh, por katër: kisha harruar luftën e tij kundër diktaturës së Frankos në Spanjë.Petro Marko si republikan ishte nga gazetarët më aktivë kundër mbretërisë së Zogut, si antifashist u internua në pushtimin fashist, ndërsa në regjimin komunist provoi burgun por sidomos censurën e rafinuar komuniste një nga censurat më të tmerrshme që ka njohur njerëzimi. Librat e tij pasi botoheshin (jo të gjitha) pas shumë peripecive, disa ndaloheshin, bëheshin karton siç ndodhi me romanin “Një emër në mes të katër rrugëve”. Por goditjen më të tmerrshme ia dhanë me të birin, Jamarbërin të cilën e burgosën në moshë shumë të njomë në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Më vone Jamarbri vrau veten.Kur vdiq Petro Marko e kish lënë amanet të mos i bëhej asnjë nderim shtetëror, të mos përcillej nga asnjë zyrtar dhe të varrosej në vendlindje, në Dhërmi. Ndonëse është nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjuhës shqipe ai nuk pranoi deri sa vdiq asnjë dekorim shtetëror.

    Lexo edhe:

    LAJM I HIDHUR, NDËRROI JETË POETI I NJOHUR, BARDHYL LONDO

  • Bardhyl Londo: Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër…

    Bardhyl Londo: Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër…

    Bardhyl Londo

    Dal nga një trishtim, hyj në një tjetër,Dita mbi dritare si perde tymnxirë.Ti tund qortueshëm ujvarën e flokëve.Di, vallë ti, një botë më të mirë?Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër.Qielli në dritare kallkan i ngrirë.Ti kapsallit qortueshëm konstelacionin e syve.Di vallë ti një botë më të mirë?Dal nga një vdekje, hyj në një tjetër.Kamzhiku i shiut dritaren rreh pa mëshirë.Ti duart shtrin dhe lutesh për mua.Di vallë ti, një Zot më të mirë?

    *Titulli i origjinalit: “Kushtim”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUR BARDHYL LONDO FLISTE PËR HAVZI NELËN: NUK E NJOHIM AKOMA ASHTU SIÇ DUHET TA NJOHIM

    Nga Bardhyl Londo

    Mirëdita, përshëndetje të gjithëve!Në fakt nuk isha përgatitur fare për të folur.E vërteta është kjo, që sot është një datë për të cilën sa krenohemi aq edhe duhet të mendohemi, aq duhet t’i vëmë dhe gishtin kokës, aq duhet të ndiejmë dhe dhimbje të thellë në shpirt.I ngjan pak 27 janarit që është edhe ditë e Holokaustit dhe ditëlindja e Moxartit. Dhe meqë Preç Zogaj e filloi me polakët, disidentët polakë unë po përmend Sakajevskin dhe ai thotë pikërisht për 27 janarin: Nuk dimë ç’të bëjmë thotë, të gëzohemi apo të hidhërohemi se janë dy data krejt të ndryshme.

    Megjithatë unë mendoj që ajo që lënë Havzi Nela, ajo që ka shkruar, ajo që tregoi me jetën, me vargjet e tij, është aq e madhe sa e mbyt gjithçka tjetër. Është diçka e përjetshme, aq tragjike, por edhe historinë e re nuk e kemi më pak të dhimbshme.Havziu është një shembull që na mëson që t’i besojmë gjithnjë virtytit dhe të mos përkulemi para asgjëje.Mund të thuhen shumë fjalë për Havziun, por unë mendoj që deri tani pothuajse nuk është thënë asnjë gjë.Edhe ne që mblidhemi kështu bëjmë mirë, por gjithësesi ne nuk e njohim akoma Havzi Nelën ashtu siç duhet ta njohim.Unë duhet të falënderoj dhe përshëndes për punën që ka bërë Petrit Palushi nëpërmjet të cilit jemi njohur me portretin deri diku të plotë të Haxziut, por mendoj se është shumë shumë e pakët gjithçka që është bërë deri tani.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Bardhyl Londo: Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti…

    Bardhyl Londo: Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti…

    Bardhyl Londo

    Poezi nga Bardhyl Londo

    Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti,herë zbardh, herë zverdh si vrer veremi.Një rrugë të ndjell për nga apokalipsi,tjetra për nga Jeruzalemi.

    Një kryq gjithkënd e pret. i rëndë, i lehtë,në agim të rrugës a në të ngrysur.Jeta mund të jetë Dhjatë e Vërtetëpor mund të jetë dhe dhjatë e përmbysur.

    Kryqin nuk mund ta shmangësh. Golgotajote mund të jetë mal, mund të jetë e vogël sa gishti,në rrugën tënde gjithmonë hapur Kerkaporta*

    Pret e bardhë a e verdhë vrer veremi.Brenda teje lind dhe vdes Apokalipsi,brenda teje Jeruzalemi.

    __________

    *)Një portë e vogël dhe fare e parëndësishme në Konstantinopojë, e cila u harrua fatalist hapur dhe nëpërmjet saj otomanët hynë dhe pushtuan kryeqytetin e Bizantit.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JE E MOSHUAR, JE E SHËNDOSHË, SHKURTOJ FLOKËT…MJAFT ME KËSO KOMENTE!

    Nga Mara Venier

    “Nuk i duroj dot më komentet e tipit: “je e moshuar”, “je e shëndoshë”, “shkurtoji flokët, se të janë rritur”.

    Në një fundjavë që kalova në bregdet me tim shoq, postova një foto pranë tij gjatë kohës së perëndimit. Ndihesha e lumtur dhe të dy ishim duke pirë koktejl mojito. Nuk mund të mungonin komente të tilla si: “Priji flokët, se je e moshuar”, “Mos pi alkool, nis dietën se je shëndoshur”.

    Fillimisht u ndjeva keq, mëpas fillova të mendohesha nëse ia vlente të mërzitesha dhe nisa të reagoja ndaj çdo komenti negativ”, thotë Mara Venier, aktore dhe prezentuese italiane.

    “Ka kaq shumë ligësi në qarkullim. Ato lidhur me flokën, apo me moshën, janë më të padurueshmet. Dhe më e bukura është se ua thonë vetëm grave. Askush nuk kapet me moshën, apo shëndetin e meshkujve…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Kur Bardhyl Londo fliste për Havzi Nelën: Nuk e njohim akoma ashtu siç duhet ta njohim

    Kur Bardhyl Londo fliste për Havzi Nelën: Nuk e njohim akoma ashtu siç duhet ta njohim

    Bardhyl Londo

    Nga Bardhyl Londo

    Mirëdita, përshëndetje të gjithëve!Në fakt nuk isha përgatitur fare për të folur.E vërteta është kjo, që sot është një datë për të cilën sa krenohemi aq edhe duhet të mendohemi, aq duhet t’i vëmë dhe gishtin kokës, aq duhet të ndiejmë dhe dhimbje të thellë në shpirt.I ngjan pak 27 janarit që është edhe ditë e Holokaustit dhe ditëlindja e Moxartit. Dhe meqë Preç Zogaj e filloi me polakët, disidentët polakë unë po përmend Sakajevskin dhe ai thotë pikërisht për 27 janarin: Nuk dimë ç’të bëjmë thotë, të gëzohemi apo të hidhërohemi se janë dy data krejt të ndryshme.Megjithatë unë mendoj që ajo që lënë Havzi Nela, ajo që ka shkruar, ajo që tregoi me jetën, me vargjet e tij, është aq e madhe sa e mbyt gjithçka tjetër. Është diçka e përjetshme, aq tragjike, por edhe historinë e re nuk e kemi më pak të dhimbshme.Havziu është një shembull që na mëson që t’i besojmë gjithnjë virtytit dhe të mos përkulemi para asgjëje.Mund të thuhen shumë fjalë për Havziun, por unë mendoj që deri tani pothuajse nuk është thënë asnjë gjë.Edhe ne që mblidhemi kështu bëjmë mirë, por gjithësesi ne nuk e njohim akoma Havzi Nelën ashtu siç duhet ta njohim.Unë duhet të falënderoj dhe përshëndes për punën që ka bërë Petrit Palushi nëpërmjet të cilit jemi njohur me portretin deri diku të plotë të Haxziut, por mendoj se është shumë shumë e pakët gjithçka që është bërë deri tani.Por duhet të theksoj dhe gjënë tjetër që Havziu u vra njëherë, po me ato që bëjmë jo ne, po ndoshta të tjerët, akoma vazhdojnë ta vasin atë dhe martirët e tjerë.Sepse duke mos treguar të vërtetën e tij duke përhapur lloj lloj gjërash që nuk kanë fare lidhje me Havziun apo me martirët e tjerë, neve po mundohemi ti vrasim për së dyti ata.Nuk është e rastit që të hapim debat, siç u hap për atë burgun, kampin e famshëm të Tepelenës se arritën ta quajnë gati si kamp pushimi.Çfarë është kjo?Është t’i vrasësh prapë ata martirët, ata vuajtës atë që kanë hequr aty në kampin e Tepelenës.Ose edhe për Havziun e si vëllezërit e tij martirë, mundohen të përhapin lloj lloj gjërash, që ta zvogëlojnë sa më shumë figurën e tij madhore.Por një gjë duhet ta dinë mirë që këta do të jenë gjithmonë këtu, të tjerët do të ikin e do të vijnë, të tjerët do të harrohen shumë shpejt, Havziu dhe martirët e tjerë nuk kanë për t’u harruar kurrë. Sepse ata na mësojnë gjithmonë siç na kanë mësuar dhe do të vazhdojnë të na mësojnë.Ju faleminderit!

    *Fjalimi u shkëput nga libri Shkrimtarët për Havzi Nelën me titull “SHPIRTI I LIRË I LUMËS”, Klubi i Poezisë, Tiranë 2018.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    HAVZI NELA: KURRË S’U ULËM NË NJI SOFËR, KURRË, O NANA IME…

  • “Çfarë pa Kryeshërbëtorja”/ Regjisori Kiço Londo rikthehet me komedinë e famshme pas 50 vitesh në Elbasan

    “Çfarë pa Kryeshërbëtorja”/ Regjisori Kiço Londo rikthehet me komedinë e famshme pas 50 vitesh në Elbasan

    Regjisori Kiço Londo kthehet në Elbasan pas 50 vitesh, për rastësi me premierën e tij të 50.

    Komedia “Çfarë pa Kryeshërbëtorja” e cila kombinon mjeshtërisht humorin absurd me realitetin tronditës të marrëdhënieve njerëzore, është pritur nga publiku elbasanas me plot të qeshura e duartrokitje.
    Vepra e autorit britanik Joe Orton erdhi si lojë e shkëlqyer e aktorëve Helidon Fino, Egla Ceno, Linda Jarani, Mario Elezi, Ëngjell Hoxha dhe Livjon Aliaj.
    Shfaqja solli një galeri karakteresh që luhaten mes çmendurisë, dëshirës dhe absurditetit, duke bërë publikun të qeshë, të mendojë dhe të reflektojë.
    “Çfarë pa Kryeshërbëtorja”, do të shfaqet në teatrin “Skampa” të Elbasanit deri në datën 16 maj.

    Top Channel

  • Premiera teatrore në “Skampa”, kryetari i bashkisë Gledian Llatja pret në takim regjisorin Londo dhe aktorët

    Premiera teatrore në “Skampa”, kryetari i bashkisë Gledian Llatja pret në takim regjisorin Londo dhe aktorët

    Komedia “Çfarë pa kryeshërbëtorja” premierë në teatrin “Skampa” të Elbasanit. Veprën e autorit Joe Orton e sjell në skenë regjisori i mirënjohur Kiço Londo. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja përpara premierës në skenë priti në një takim regjisorin Londo dhe aktorët e komedisë së bashku me drejtorin e teatrit “Skampa”. Llatja shprehet se në teatrin “Skampa” publikun e presin të papritura dhe humor. “Një takim i ngrohtë me regjisorin legjendar Kiço Londo dhe aktorët fantastikë të premierës “Çfarë pa Kryeshërbëtorja?”. Nga data 11 deri më 16 Prill, në skenën e teatrit “Skampa” ju presin të papritura, humor i guximshëm dhe shumë argëtim.
    Mos e humbisni”, shkruan Llatja në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe foto nga ky takim që zhvilloi me regjisorin dhe aktorët e shfaqjes teatrore. Në skenë interpretojnë aktorët: Helidon Fino, Egla Ceno, Linda Jarani, Mario Elezi, Ëngjëll Hoxha, Livjon Aliaj. Komedia “Çfarë pa kryeshërbëtorja” do të vijojë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan në datat 12, 13, 14, 15, 16 prill në orën 19:00. Në komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja”, një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes së krevatit, zonjë elegante e mbytur në alkool dhe përqafime të paligjshme, profesor i psikiatrisë me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve dhe polici që hyn në hapësirën e tyre…Dhe e gjithë kjo në një mjegull të krijuar nga puroja e Çurçillit… Vepra e autorit Joe Orton që vjen në skenë nga Londo është përkthyer nga Artur Lena.
    Në shfaqje drejtor ekzekutiv Kliton Kapaj, m. produksioni Zhaneta Ruçaj, kostumografia Ersa Kana, dekori Fabio Rapushaj, shef teknik Maksim Qosja; ekipi pas skenës: as. regjisor Olgert Mataj, as. kostumografe Klara Fyshku, ndriçimi Helidon Gremi, audio Ali Zena dhe Met Çera.

  • Në datat 11-16 prill, komedia e çmendur “Çfarë pa kryeshërbëtorja” në teatrin “Skampa” të Elbasanit

    Në datat 11-16 prill, komedia e çmendur “Çfarë pa kryeshërbëtorja” në teatrin “Skampa” të Elbasanit

    Nga Julia Vrapi
    “Çfarë pa kryeshërbëtorja”, një festë komike që kalon çdo kufi! Komedia vjen premierë në teatrin “Skampa” të Elbasanit. Veprën e autorit Joe Orton e sjell në skenë regjisori Kiço Londo. Ishte një ftesë e bërë nga teatri i Elbasanit, që regjisori Kiço Londo të niste punën për këtë shfaqje teatrore, që vjen me një kast aktorësh të njohur për publikun dhe që premtojnë një spektakël në skenë. Shfaqja është produksion i teatrit “Skampa” të Elbasanit, por për Kiço London në aktivitetin e tij si regjisor është premiera e 50-të.  “Çfarë pa kryeshërbëtorja” edhe pse e shkruar në vitet ’60-të të shekullit të kaluar, sipas regjisorit të mirënjohur Kiço Londo ajo mbetet aktuale dhe për kohën që jetojmë.
    “Në vepër i kam mëshuar kaosit, pushtetit, familjes, marrëdhënieve prind-fëmijë edhe seksit. Vepra edhe pse e shkruar në vitet ’60-të të shekullit të kaluar tingëllon shumë bashkëkohore dhe për këtë është punuar shumë”, thotë regjisori Kiço Londo. Në skenë interpretojnë aktorët: Helidon Fino, Egla Ceno, Linda Jarani, Mario Elezi, Ëngjëll Hoxha, Livjon Aliaj. Komedia “Çfarë pa kryeshërbëtorja” do të jetë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan në datat 11, 12, 13, 14, 15, 16 prill në orën 19:00. Regjisori Kiço Londo ndërsa shprehet për punën që është bërë për të sjellë këtë komedi premierë në skenë, tregon dhe ku qëndron e veçanta e saj në aktivitetin e tij me teatrin.  “Komedia është produksion i teatrit të Elbasanit. Ishte një ftesë nga ky teatër, në role aktorë të këtij teatri dhe me një përzierje me aktorë të Teatrit Kombëtar edhe të Teatrit Shëtitës “Çajupi”. Kjo është premiera e parë e teatrit të Elbasanit këtë vit. Por në karrierën time si regjisor kjo është premiera e 50-të në skenë”, thotë regjisor Londo.
    “Çfarë pa kryeshërbëtorja”
    Në komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja”, një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes së krevatit, zonjë elegante e mbytur në alkool dhe përqafime të paligjshme, profesor i psikiatrisë me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve dhe polici që hyn në hapësirën e tyre…Dhe e gjithë kjo në një mjegull të krijuar nga puroja e Çurçillit… Vepra e autorit Joe Orton që vjen në skenë nga Londo është përkthyer nga Artur Lena.
    Në materialin e teatrit rreth komedisë thuhet se Orton sjell pasionet, pritshmëritë romantike, fotot rozë, epshet e nxehta, rastet e shpërdorimit të pushtetit, thurjen e marrëdhënieve të çuditshme dhe komplekse të gjashtë njerëzve në një hiperrealitet, të botës tjetër, e butë, por thellësisht prekëse dhe e vërtetë. Teatri “Skampa” i Elbasanit shprehet se kjo shfaqje është një eksperiencë teatrale unike. “Një përzierje tronditëse, sensualiteti dhe humori, që do t’ju mbajë të mbërthyer nga fillimi deri në fund !”, thuhet nga teatri. Në shfaqje drejtor ekzekutiv Kliton Kapaj, m. produksioni Zhaneta Ruçaj, kostumografia Ersa Kana, dekori Fabio Rapushaj, shef teknik Maksim Qosja; ekipi pas skenës: as. regjisor Olgert Mataj, as. kostumografe Klara Fyshku, ndriçimi Helidon Gremi, audio Ali Zena dhe Met Çera.