Tag: lokalit

  • Baste sportive dhe kokainë në lokal, arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër në Tiranë

    Baste sportive dhe kokainë në lokal, arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër në Tiranë

    Një person është arrestuar dhe dytë tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë.

    Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale R.U., 34 vjeç, u kap duke vënë baste sportive me celular në një ambient lokali në rrugën “Mikel Maruli”.
    Ndërsa shtetasit me iniciale E. P.(T.), 32 vjeç, në çantën e tij (lënë në ambientet e lokalit), u gjet një sasi Kokaine. Po ashtu është proceduar edhe pronari i lokalit, i cili e ishte vënë ambientin në dispozicion të paligjshmërie.
    Njoftimi:
    Identifikohen 2 shtetas që kryenin paligjshmëri në një lokal në rrugën “Mikel Maruli”.
    Procedohet penalisht pronari i ambientit.
    Sekuestrohen një sasi Kokaine, 1 celular me të cilin viheshin baste sportive dhe disa mjete identifikimi.
    Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, të kryera në kuadër të operacionit “Multiple”, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
    -arrestuan shtetasin R. U., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vënë baste sportive, me celular, në ambientet e një lokali në rrugën “Mikel Maruli”;-shpallën në kërkim shtetasin E. P.(T.), 32 vjeç, pasi në çantën e tij (lënë në ambientet e lokalit), u gjet një sasi Kokaine. Punohet për kapjen e shtetasit E. P.(T.);-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit të vënë në dispozicion të këtyre paligjshmërive, shtetasin I. K., 32 vjeç.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Përfundojnë në prangat e policisë dy shtetas/ Përshtatën lokalin për lojëra fati të kundërligjshme

    Përfundojnë në prangat e policisë dy shtetas/ Përshtatën lokalin për lojëra fati të kundërligjshme

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 2”.
    Zbulohet një lokal në rrugën “5 Maji”, që ishte përshtatur për lojëra fati të kundërligjshme. Si pasojë janë arrestuar pronari dhe punonjësi i lokalit.
    Blutë kanë sekuestruar 3 pajisje kompjuterike dhe 2 celularë që shërbenin për këtë veprimtari.
    Njoftim i Policisë:
    Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, shërbimet e komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Game over 2”.
    Gjatë operacionit, në rrugën “5 Maji”, u zbulua një lokal që ishte përshtatur për lojëra fati të kundërligjshme. Në lokal u gjetën 3 pajisje kompjuterike dhe 2 celularë që shërbenin për këtë veprimtari dhe shuma parash të dyshuara të përfituara prej saj.
    Në përfundim të veprimeve hetimore për rastin, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara, shtetasit: O. B., 31 vjeç, pronar i lokalit dhe U. D., 51 vjeç, punonjës i lokalit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Del VIDEO / Momenti kur Ragip Gila largohet me BMW në mes të Shkodrës pas masakrës

    Del VIDEO / Momenti kur Ragip Gila largohet me BMW në mes të Shkodrës pas masakrës

    Këto janë pamjet kur autori Ragip Gila 29 vjeç largohet me makinën tip BMË, që ia vodhi një qytetari nën kërcënimin e armës, pasi kishte kryer masakrën me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër.
    Në këtë video duket qartë makina tip BMW ngjyrë gri (në rreth të kuq), e cila drejtohet nga Ragip Gila, dhe qarkullon në mes të Shkodrës në tentativë për t’u arratisur pas krimit të rëndë.
    29-vjeçari u largua me makinën BMW deri në lagjen Skënderbeg. Për shkak të ndjekjes nga policia, bëri aksident duke u përplasur me disa mjete.
    BMW-në e braktisi dhe u largua në këmbë duke tentuar të kalonte lumin Kir. Por aty u kap nga forcat Shqiponja.
    Ragip Gila vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë mëngjesin e kësaj të hëne (8 shtator) në një lokal pranë bashkisë së qytetit. Ai ishte i armatosur me dy armë dhe antiplumb.
    29-vjeçari mbërriti para lokalit me një motor. Hyri brenda lokalit dhe hapi zjarr duke shkaktuar masakrën. Më pas doli nga dera e dytë e lokalit dhe eci në këmbë për disa metra, pasi motorin e kishte braktisur.
    Nga kjo masakër me armë mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra.
     

  • Video pak çaste pas masakrës së Shkodrës në mes të lokalit, klientët largohen të tmerruar

    Video pak çaste pas masakrës së Shkodrës në mes të lokalit, klientët largohen të tmerruar

    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne ku si pasojë e një atentati mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

    Viktimë ka mbetur Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës dhe ish punonjës i IMT, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos.
    Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.
    Sikurse duket në videon e siguruar nga Top Channel pak çaste pas të shtënave, klientët largohen të tmerruar nga lokali që ndodhej pranë bashkisë.

    Top Channel

  • Atentati në Shkodër/ Autori i maskuar mbërriti me motor në lokal, pas largimit pësoi aksident! Kapet pas tentativës për t’u arratisur në lumin Kir

    Atentati në Shkodër/ Autori i maskuar mbërriti me motor në lokal, pas largimit pësoi aksident! Kapet pas tentativës për t’u arratisur në lumin Kir

    Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur këtë të hënë në Shkodër, ku mbeti një person i vrarë dhe tre të plagosur.
    Mësohet se autori i ngjarjes ka mbërritur fillimisht në vendngjarje me një motor, të cilin e ka lënë ende të ndezur pranë lokalit. I maskuar, ai ka hyrë brenda lokalit dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.Lexo edhe :Related Posts
    Pas atentatit, autori është larguar me vrap në këmbë dhe më pas është futur në një automjet tip “Volkswagen” që e kishte parkuar pranë lokalit. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai ka pësuar një aksident në dalje të Shkodrës, pranë urës së trenit.
    Më pas, autori ka tentuar t’i shpëtojë policisë duke u hedhur në lumin Kir, por është kapur dhe arrestuar nga forcat “Shqiponja”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e krimit, një kallashnikov.
    /vizionplus.tv

  • Përleshja e dhunshme në Korçë, 10 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës

    Përleshja e dhunshme në Korçë, 10 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës

    Një përleshje masive e shoqëruar me përdorimin e armëve të ftohta ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës. Lidhur me këtë, 10 të arrestuarit kanë dalë sot para gjykatës se Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.
    Akuzat me të rënda rëndojnë ndaj Dritan Pinos, për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë me dashje, plagosje e lehtë me dashje, shkatërrimi i pronës, deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore, prishja e qetësisë publike dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta ndërsa gjithë të tjerët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, plagosje e lehtë me dashje dhe akuza të tjera me të lehta.
    Sipas policisë, konflikti mendohet të ketë nisur fillimisht mes dy personave, në hyrje të tualetit të lokalit e me vonë ka degraduar në konflikt brenda lokalit ku janë përfshirë 10 persona, pjesë e dy grupeve të cilët kanë përdorur mjete të forta, objekte të lokalit si dhe sende të tjera përfshrë dhe një thikë

  • Lokali “arenë lufte”/ Grushte dhe karrige kokës, dalin pamjet e sherrit në Korçë

    Lokali “arenë lufte”/ Grushte dhe karrige kokës, dalin pamjet e sherrit në Korçë

    Pamje nga vendi i ngjarjes

    KORÇË- Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më parë, 31 Gusht, në një lokal në zonën e parkut të Korçës. Siç duket edhe në video, pamja e qetë e këtij lokali u kthye në pak minuta në një skenë dhune që çoi në plagosjen me thikë të dy personave, Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro. Gjithçka ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit ku ndodheshin edhe klientë të tjerë të cilët janë larguar të tmerruar.

    Sherri nisi fillimisht në përplasje verbale dhe më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të thikës e shkopave të bejsbollit. Pas konfliktit në pranga janë vendosur 10 persona, mes tyre edhe vetë të plagosurit. Në pranga ranë: Dritan Pino 54 vjeç, Petrika Ropi 28 vjeç, Ilir Shukulli, 51 vjeç, Rafail Kocaqi 21 vjeç, Salvi Asllan 21 vjeç, Mihal Zhidro 31 vjeç, Serxhio Mema 25 vjeç, Gersi Dervishi 37 vjeç, Sotiraq Shkurti 31 vjeç. Kristi Lamçe, 29 vjeç.

    Dritan Pino 54 vjeç akuzohet për “Vrasja me dashje” (mbetur në tentativë), “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Të nëntë personat e fundit akuzohen për: “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Një tjetër person u shpall në kërkim, ndërsa pronari i lokalit u procedua penalisht për punësim të paligjshëm./ZËRI

  • ‘Lazio gol”/ Baste në mes të Tiranës, arrestohet pronari i lokalit në Xhamllik, e pësojnë dhe klientë

    ‘Lazio gol”/ Baste në mes të Tiranës, arrestohet pronari i lokalit në Xhamllik, e pësojnë dhe klientë

    pamje nga arrestimi

    TIRANË-Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër lojërave të fatit të paligjshme, të koduar “Rezultati”, duke vënë në pranga pesë shtetas të përfshirë në organizimin dhe ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale. Krahas administratorit Arsen Zebi, dhe klientëve Florian Çela, Erigest Alisha dhe Ergest Lloci, në pranga ra edhe Njulent Palaj, pronari 28-vjeçar i lokalit, ku viheshin bastet, me vendodhje në zonën e Xhamllikut. Përveç arrestimeve, policia ka sekuestruar edhe 6 celularë të cilët përdoreshin për vënien e basteve online.
    Njoftimi i policisë:
    U kap në flagrancë duke vënë baste, në lokalin e tij në zonën e Xhamllikut, vihet në pranga 35-vjeçari.
    Gjithashtu në pranga, administratori i lokalit dhe 3 shtetas, të cilët u kapën duke kryer të njëjtën veprimtari të kundërligjshme.
    Sekuestrohen 6 celularë.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore, të kryera me qëllim konstatimin e ambienteve të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, finalizuar operacionin “Rezultati”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit Nj. P., 28 vjeç, A. Z., 35 vjeç, F. Ç., 41 vjeç, E. Ll., 36 vjeç dhe E. A., 24 vjeç.
    Në lokalin në pronësi të 28-vjeçarit, që administrohej nga 35-vjeçari, në rrugën “Sadik Petrela”, u kapën këta të dy dhe 3 të arrestuarit e tjerë, duke vënë baste sportive, me celularë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Sherri masiv mes dy grupeve në Korçë, dalin pamje nga konflikti i dhunshëm

    Sherri masiv mes dy grupeve në Korçë, dalin pamje nga konflikti i dhunshëm

    Foto e më sipërme demonstron sherrin e dhunshëm mes dy grupeve të rinjsh në një lokal në Korçë, i cili përfundoi me disa të plagosur dhe me të paktën 9 persona të arrestuar nga policia.
    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe është shoqëruar me skena të dhunshme që kanë alarmuar klientët dhe stafin e lokalit.
    Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Korçës, konflikti ka nisur fillimisht me një debat verbal mes dy grupeve, i cili më pas ka degjeneruar në përleshje fizike. Në përplasjen e dhunshme janë përdorur karrige të lokalit, shkopinj bejsbolli dhe dyshohet se në një moment është përdorur edhe mjet prerës.
    Janë sekuestruar të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja.
    Deri në këtë moment janë arrestuar nëntë persona, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e të tjerëve që mund të kenë marrë pjesë në sherrin masiv. Dyshohet se edhe disa nga të plagosurit ndodhen mes të arrestuarve.
    Paraprakisht, mendohet se shkaku i përplasjes kanë qenë motive banale, ndërsa një pjesë e të përfshirëve kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

  • 1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali/ GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së

    1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali/ GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së

    GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së, Klajdi Zhilla i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
    Zhilla dyshohet se i ka kërkuar ryshfet 1 mijë euro një biznesmeni në zonën e Kombinatit, me qëllim moskryerjen e veprimeve ligjore për tendën e lokalit që kishte zbatuar hapësirën publike.
    Përpara GJKKO, Klajdi Zhilla ka pretenduar se kishte shkuar për të takuar dhe për t’i marrë paratë biznesmenit, personi i cili ka bërë gjithashtu dhe denoncimin, me qëllim për të zbatuar urdhrin e inspektorit Geraldo Fuçia, i lënë në burg me vendim gjykate për të njëjtën çështje.
    Ky i fundit dyshohet si personi që i propozoi qytetarit skemën e korrupsionit, me qëllim marrjen e parave dhe mos heqjen e tendës së lokalit. Inspektori Klajdi Zhilla ka përgënjeshtruar dëshminë e kolegut Geraldo Fuçia, i cili dy ditë më parë në gjykatë u shpreh se nuk kishte dijeni për ryshfetin, biznesmenin apo për skemën korruptive për të cilën po hetohet.
    Zhilla u vetëdorëzua në polici më datë 30 gusht i shoqëruar nga avokati i tij, Andi Skënderi, ndërsa deklaroi se nuk kishte dijeni që ishte shpallur në kërkim dhe se lajmin e mësoi nga mediat.
    Punonjësit i IMT-së u kallëzuan nga vetë pronari i lokalit, se i kishin ofruar një marrëveshje që të mos ia prishnin tendën, kundrejt 1 mijë eurove. Policia, me miratimin e SPAK-ut, nisi përgjimet dhe më pas simuloi dhënien e parave.
    Në kohën kur 1 mijë eurot iu dorëzuan punonjësit Klajdi Zhilla, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali tjetër aty pranë. Policia ndërhyri menjëherë në lokal dhe në ato momente inspektorët i fshehën paratë në një gotë në banakun e lokalit.
    Inspektori Klajdi Zhilla arriti të largohej me një automjet tip “Audi”, ndërsa 3 të tjerët u ndaluan. Prej tyre, në arrest në burg u la vetëm Geraldo Fuçia, si personi që kishte kërkuar ryshfetin, ndërsa Zhilla u shpall në kërkim pasi ishte ai që mori paratë nga pronari i objektit.
    Dy të tjerët, një inspektor dhe menaxheri i lokalit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e parave, po hetohen në gjendje të lirë.
    Policia sekuestroi paratë që u gjetën në banakun e lokalit, të cilat korrespondonin me numrat serialë të kartëmonedhave që i dha kallëzuesit. Por, krahas tyre, u gjetën edhe 3 mijë euro dhe 27 mijë lekë, të cilat dyshohet se mund t’u jenë marrë subjekteve të tjera, në këmbim të mosprishjes së tendave pa leje.