Tag: lokalit

  • Porosi e Talos/ Atentati ndaj Arben Çetës, dëshmitarja zbulon detajet: Një person me maskë qëlloi nga 2 metra largësi

    Porosi e Talos/ Atentati ndaj Arben Çetës, dëshmitarja zbulon detajet: Një person me maskë qëlloi nga 2 metra largësi

    vrasja e arben cetes ne 2014-pamje nga vendi i ngjarjes

    TIRANË- Seanca për dosjen “Plumbi i Artë” është zhvilluar këtë të enjte në GJKKO, ku ka vijuar me dëshminë e një tjetër dëshmitar për atentatin ndaj Arben Çelës në Ebasan, për të cilin janë të akuzuar Talo Çela dhe Nuredin Dumani. Këtë herë, ka dëshmuar ish-e fejuara Armand Hoxhës, kushëririt të Arbenit, si person që ka qenë në vendin ku u bë atentati ndaj Çelës. 
    Ajo ka rrëfyer me detaje se çfarë ndodhi mbrëmjen e atentatit, nëntor 2013, ku sipas saj, ata ndodheshin në një restorant për të darkuar. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi ata janë larguar me makina. Sipas dëshmitares, sapo i janë drejtuar automjeteve të tyre, janë dëgjuar të shtëna në drejtim të makinës së Arbenit. Në atë moment, Arbeni ka vrapur brenda lokalit ndërkohë që të shtënat e ndiqnin nga pas. Dëshmitarja rrëfen se ka arritur të shikojë një person me maskë, i cili ka qëlluar nga dy metra largësi dhe më pas është larguar. 
    “Po darkoja me Armand Hoxhën, ish të fejuarin tim sepse kisha ditëlindjen. Aty ishte Arben Çeta e ka kushëri ish i fejuari im. Në moment të fundit njoftuam Arben Çeta që të darkonte me ne, sepse ai jeton ngjitur me mua. Në dijeninë time, Arben Çeta kishte qenë në burg për një vrasje. Ndenjëm deri në orën 23.00 dhe më pas u larguam. Makinat tona ishin ngjitur, unë dhe Armandi ishim më vete, Çeta më vete. Në momentin që po iknim u qëllua në drejtim të Arben Çetës. Ai hyri njëhere drejt lokalit, ndërsa ne ishim akoma aty. Vazhdonin ta qëllonin ndërkohë që ai u largua drejt lokalit. Ne patëm goditje të lehte në këmbë. Arben Çeta u fut te pjesa e banakut në lokal. Unë u trondita sepse kisha ditëlindjen, më vonë u interesua ish i fejuari im te Arbeni. Ngjarja ndodhi në muajin nëntor 2013, pash vetëm një person me maskë. Ai gjuajti nga dy metra largësi. U futa direkt në makinë për të iku. Nuk e pashë në çfarë drejtimi iku autori. Ishim te restorant “Balla”. Xhamat e lokalit u thyen. Kisha dëgjuar që ai kishte bërë një vrasje dhe që sa kishte dal nga burgu. Nuk vura re ndonjë shqetesim te ai gjatë darkës. Edhe pse u plagosa ishte e vetëdijshme, shkova në spital mjekova plagë njoftova dhe familjen”, është shprehur ajo. 
    Atentati ndaj Arbën Çetës ka ndodhur në nëntor të vitit 2013, ndërsa një vit më vonë në prill të 2014 është ekekutuar. Lidhur me atentatin në 2013, Talo Çela dhe Nuredin Duman janë të akuzuarit kryesor për vrasje me paramendim. Ka qenë vetë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ai i cili ka rrëfyer në GJKKO atentantin për të cilin thotë se e ka urdhëruar Talo Çela./ZËRI

  • “Strike Bet”/ Goditet një rast i aktivitetit të lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit dhe kamerieri

    “Strike Bet”/ Goditet një rast i aktivitetit të lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit dhe kamerieri

    Goditet një tjetër rast i ushtrimit të kundërligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit në Tiranë. Për pasojë janë arrestuar në flagrancë pronari dhe kamarieri i lokalit ku kryhej online kjo veprimtari e paligjshme.
    Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Strike Bet”, gjatë të cilit u konstatua një rast i organizimit të lojërave të fatit online, në kundërshtim me ligjin.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:-E. K., 32 vjeç, pronari i lokalit;-I. Sh., 32 vjeç, kamarier në këtë subjekt.
    Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, në rrugën “Erzen Lita”, u gjetën dhe u sekuestruan 2 aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit online. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Goditet një rast i aktivitetit të lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit dhe kamerieri

    Goditet një rast i aktivitetit të lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit dhe kamerieri

    Goditet një tjetër rast i ushtrimit të kundërligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit në Tiranë.

    Për pasojë janë arrestuar në flagrancë pronari dhe kamarieri i lokalit ku kryhej online kjo veprimtari e paligjshme.
    Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Strike Bet”, gjatë të cilit u konstatua një rast i organizimit të lojërave të fatit online, në kundërshtim me ligjin.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:-E. K., 32 vjeç, pronari i lokalit;-I. Sh., 32 vjeç, kamarier në këtë subjekt.
    Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, në rrugën “Erzen Lita”, u gjetën dhe u sekuestruan 2 aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit online.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Sherr me grushta në Vlorë, dhunohet brenda lokalit të tij 70-vjeçari

    Sherr me grushta në Vlorë, dhunohet brenda lokalit të tij 70-vjeçari

    Një 70-vjeçar, është dhunuar mbrëmjen e kësaj të marte brenda lokalit të tij në Llakatund të Vlorës.

    Mësohet se shtetasi N.H, është dhunuar nga bashkëfshatari i tij i identifikuar me inicialet SH.D rreth 40 vjeç. Sipas raportimeve ky i fundit ka hyrë në lokal dhe për arsye ende të paqarta ka sharë dhe më pas ka qëlluar me grusht disa herë mbi 70-vjeçarin.

    Për pasojë i moshuari ka pësuar disa fraktura, ndërsa 40-vjeçari pas kësaj është larguar. Sipas dëshmitarëve, 40-vjeçari ka qenë i dehur. Policia ndodhet në vendngjarje.

  • Policia në kërkim të autorit që qëlloi me armë në lokal në Fier – arrestohet njëri prej të përfshirëve dhe pronari i lokalit

    Policia në kërkim të autorit që qëlloi me armë në lokal në Fier – arrestohet njëri prej të përfshirëve dhe pronari i lokalit

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, pas një konflikti midis dy shtetasve, njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin e përfshirë në konflikt, M. S., 36 vjeç, banues në Fier. Po ashtu është arrestuar edhe pronari i lokalit, A. B., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërkohë, vijon puna intensive për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë zjarri, R. Ç., 33 vjeç, banues në Fier, i cili është shpallur në kërkim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Të shtënat me armë zjarri në lokalin në Fier/ Në pranga 2 persona, në kërkim autori që qëlloi

    Të shtënat me armë zjarri në lokalin në Fier/ Në pranga 2 persona, në kërkim autori që qëlloi

    Policia e Fierit ka njoftuar arrestimin e dy personave të përfshirë në incidentin e mbrëmjes së djeshme, ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti” u raportuan të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes dy shtetasve. 
    Specialistët për Hetimin e Krimeve kapën dhe arrestuan në flagrancë 36-vjeçarin Mariglen Sinaj, banues në Fier, një nga personat e përfshirë në konflikt, si dhe pronarin e lokalit, 43-vjeçarin A. B., i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. 
    Ndërkohë, vijon puna intensive për kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, 33-vjeçarit Romeo Çako, banues në Fier, i cili është shpallur në kërkim. 
    Sipas të dhënave paraprake, mbrëmjen e së premtes dy persona janë konfliktuar brenda lokalit, dhe situata ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur. 
    Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e rrethanave që çuan në përshkallëzimin e konfliktit. 

  • Të shtënat me armë në Fier mbrëmjen e djeshme, dy të arrestuar! 33-vjeçari që qëlloi në kërkim

    Të shtënat me armë në Fier mbrëmjen e djeshme, dy të arrestuar! 33-vjeçari që qëlloi në kërkim

    Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të përfshirë në konfliktin me zrmë zjarri të ndodhur një natë më parë në Fier.
    Në pranga kanë rënë shtetasit Mariglen Sinaj, 36 vjeç si dhe pronarin e lokalit shtetasin A.B, 43 vjeç, banues në Fier.
    Ndërsa në kërkim u shpall shtetasi Romeo Çako, 33 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri.

    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, pas një konfliktit midis 2 shtetasve, njëri prej tyre gjuajti në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin e përfshirë në konflikt, M. S., 36 vjeç, banues në Fier si edhe pronarin e lokalit, shtetasin A. B., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë zjarri, R. Ç., 33 vjeç, banues në Fier.

  • Sherri me armë zjarri në Fier, policia vë në pranga dy persona, mes tyre edhe pronari i lokalit (EMRI)

    Sherri me armë zjarri në Fier, policia vë në pranga dy persona, mes tyre edhe pronari i lokalit (EMRI)

    pamje nga vendngjarja

    TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier, si të përfshirë në incidentin e mbrëmjes së djeshme, ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti” u raportuan të shtëna me armë zjarri. Në pranga ka rënë 36-vjeçari Mariglen Sinaj, banues në Fier, një nga personat e përfshirë në konflikt, si dhe pronarin e lokalit, 43-vjeçarin A. B., i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit R. Ç., 33- vjeç që qëlloi me armë zjarri.
    Njoftimi:
    Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, pas një konfliktit midis 2 shtetasve, njëri prej tyre gjuajti në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin e përfshirë në konflikt, M. S., 36 vjeç, banues në Fier si edhe pronarin e lokalit, shtetasin A. B., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë zjarri, R. Ç., 33 vjeç, banues në Fier. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

    Siç u raportua më herët, sherri ka nisur mes dy personave që ndodheshin në lokal. Konflikti mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e armës./ZËRI

  • Tritoli ndaj lokalit në Kamëz, gjykata çon në arrest shtëpie ish policin Jeton Lami

    Tritoli ndaj lokalit në Kamëz, gjykata çon në arrest shtëpie ish policin Jeton Lami

    Gjykata e Tiranës liroi nga qelia ish-efektivin e policisë Jeton Lami që dyshohet se hodhi me tirtol lokalin në pronësi të Saimir Sinës në Kamëz.
    Nga hetimet u zbulua se tritoli u vendos në bashkëpunim me Flogert Mezhikën dhe Florin Domin, pasi pronari refuzoi tu jepte 500 mijë euro si gjobëvënie.
    Dy të përfshirët e tjerë, gjykata penale i la në burg pa afat.

    Për të njëjtin krim në kërkim është shpallur Ervis Lami, një person me rekorde të theksuara kriminale, i cili po ashtu në fillim të vitit u përfshi në vrasjen e postierit Lulzim Visha në Kamëz./vizionplus.tv

  • I vunë tritolin lokalit në Kamëz, arrestohen tre gjobëvënësit, mes tyre ish polici Jeton Lami që shoqëroi Martinajn

    I vunë tritolin lokalit në Kamëz, arrestohen tre gjobëvënësit, mes tyre ish polici Jeton Lami që shoqëroi Martinajn

    24 orë pasi hodhen në erë me tritol një lokal në Kamëz, policia e kryqytetit arrestoi tre persona. Në pranga përfunduan ish oficeri i policisë Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, ndërsa një i katërt u shpall në kërkim.
    Shkak u be një gjobe gjysëm milionë euro që pronari i lokalit kishte refuzuar t’ia jepte të arrestuarve. Lokali ishte marre me qira nga dy persona kuneter me njeri- tjetrin.
    Të njëjtat burime sqarojnë se tre të prangosurit mes të cilëve edhe ish- polici Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, ky i fundit jetonte në Itali. Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit. Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.Tritoli shpertheu rreth orës 02:20 të mëngjesit të së shtunës duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale

    Por Jeton Lami, i arrestuar këtë të diel është polici I operacionales që shoqëroi për herë të fundit, Ervis Martinaj, një nga njerëzit më të kërkuar në vend, i shpallur i zhdukur në gusht të 2023. Ai e transportoi ish bosin e lojrave te fatit nga Tirana në Vlorë derisa humbi pa gjurmë.
    Për këtë Jeton Lami u shpall fajtor për shpërdorim detyre, një dënim të cilin ai e shleu me kohën e paraburgim duke u liruar nga qelia në 24 nëntor. Ndërkohë i shpalluri i në kërkim si pjesë e grupi të gjobëvënësve është Ervis Lami i dyshuar për vrasjen e postierit, Lulzim Visha në zonën e Kamzës, janarin e këtij viti. Menjëhërë pas vrasjes, uniformat blu gjetën armë në shtëpinë e tij dhe të xhaxhait./vizionplus.tv