Tag: lokalin

  • VIDEO – Tregtonte “mall” në lokalin e tij, arrestohet 32- vjeçari nga Vau Dejësi (emri)

    VIDEO – Tregtonte “mall” në lokalin e tij, arrestohet 32- vjeçari nga Vau Dejësi (emri)

    Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”.

    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Klemjan Perndreu, 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan.
    Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • U ‘shërbente’ drogë klientëve në lokalin e tij, pranga 32-vjeçarit në Vaun e Dejës

    U ‘shërbente’ drogë klientëve në lokalin e tij, pranga 32-vjeçarit në Vaun e Dejës

    Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi shiste kanabis në lokalin e tij në Vaun e Dejës.

    Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”.
    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan.
    Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

    Top Channel

  • VIDEO/ Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari në fshtin Kapedan

    VIDEO/ Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari në fshtin Kapedan

    Në Vaun e Dejës policia njofton se ka finalizuar operacionin policor te koduar “SHADOW”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

    “Shiste lëndë narkotike kanabis, në lokalin e tij, në fshatin Kapedan, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
    Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis që e posedonte 32-vjeçari.

    Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”.

    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan.

    Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.

     Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge””, njofton policia.

  • Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

    Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

    VAU I DEJËS- Një 39-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës pasi kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim droge dhe për lojëra fati. 
    Në pamje shihet edhe momenti kur Policia ka ushtruar kontrolle në bar kafen, ku u sekuestrua sasi kanabisi e fshehur në ambientet e lokalit, si edhe një valixhe me çipsa pokeri dhe letra bixhozi, të cilat përdoren për lojëra fati. 
    Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis dhe një mjet prerës (thikë). 
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”, “Organizim i lojërave të fatit”. 
     

  • Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës

    Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës

    Një 39-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës pasi kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim droge dhe për lojëra fati.
    Në pamje shihet edhe momenti kur Policia ka ushtruar kontrolle në bar kafen, ku u sekuestrua sasi kanabisi e fshehur në ambientet e lokalit, si edhe një valixhe me çipsa pokeri dhe letra bixhozi, të cilat përdoren për lojëra fati.
    Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis dhe një mjet prerës (thikë).
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”, “Organizim i lojërave të fatit”.

  • I vunë tritolin biznesit në Kamëz, lirohen dy nga të arrestuarit

    I vunë tritolin biznesit në Kamëz, lirohen dy nga të arrestuarit

    Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit për tre të arrestuarit lidhur me vendosjen e tritolit në një biznes në Kamëz.
    F.M. do të qëndrojë në burg, ndërsa J.L. dhe F.D. janë lënë n՞ masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
    F.D. ka ofruar një garanci pasurore prej 6 milion lekësh të vjetra, dhe në rast se shuma depozitohet, masa e sigurimit mund të ndryshohet, për shkak të rrethanave familjare, raporton për Klan News gazetarja Glidona Daci.
    Para gjykatës, të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime, por janë mbrojtur nga avokatët e tyre.
    Grupi i gjobvënësve konflikte për lokalin, nuk donin t’ua linin kunetërve
    Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj ka zbuloi të tjera detaje mbi ngjarjen. Ai raportoi më 16 nëntor se autorët e shpërthimit me tritol dhe dy kunetërit me inicialet K. M. dhe B. E., që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të njëjtit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.
    Të njëjtat burime sqarojnë se tre të arrestuarit, mes të cilëve edhe ish-oficeri J. L., i kishin vendosur gjobën 500 mijë euro pronarit të lokalit, S. S., i cili jetonte në Itali.
    Arsyeja ishte se autorët i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve, K. M. dhe B. E., dhe e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata, do të duhej t’u paguante gjobën.
    Çfarë thoshte Policia?
    “Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale në fasadën e biznesit. Personi në kërkim me inicialet E.L, nuk është i panjohur për policinë, pasi ka qenë në kërkim lidhur me armën e krimit të përdorur në rastin e vrasjes së postierit në Kamëz, Lulëzim Visha.

  • DETAJET/ Si e paralajmëruan pronarin emigrant të lokalit Jeton Lami dhe 2 të tjerët: Na jep 500 mijë euro ose…

    DETAJET/ Si e paralajmëruan pronarin emigrant të lokalit Jeton Lami dhe 2 të tjerët: Na jep 500 mijë euro ose…

    Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që u shënua në Kamëz dy ditë më parë.
    Sipas burimeve, mësohet se autorët, ish oficeri i policisë Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika dhe dy kunetërit që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të njëtit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.Lexo edhe :Related Posts
    Të njëjtat burime sqarojnë se tre të arrestuarit mes të cilëve edhe ish oficeri Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, ky i fundit jetonte në Itali.

    Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit.
    Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.

  • Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për përdorim të drogës, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

    Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për përdorim të drogës, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

    Një 43-vjeçar është kapur në në flagrancë nga policia e Lezhës këtë të shtunë.
    Ai kishte përshtatur lokalin e marrë me qira, për përdorim të drogës, përpunim e fshehje të saj, me qëllim shitjen në qytetin e Lezhës.
    Sipas njoftimit, 43-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi çantën në lumin Drin, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.

    Gjatë kontrollit në çantën që u gjet në lumë, Policia i gjeti doza me lëndë narkotike kanabis.
    “Në vijim të operacionit, Policia gjeti dhe një çantë tjetër të fshehur në lokalin e marrë me qira nga 43-vjeçari, ku brenda saj kishte qindra doza me lëndë narkotike, gati për shitje.
    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitorja”.
    Në kuadër të operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., alias K. Sh., 43 vjeç, banues në Lezhë.
    Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me biçikletë dhe ka hedhur çantën e dorës në lumin Drin. Pas disa minutash kërkime, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e çantës dhe kapjen e 43-vjeçarit.
    Gjatë kontrollit të çantës së dorës, Policia gjeti doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje.
    Në vijim të operacionit, Policia gjeti edhe një çantë tjetër, të fshehur nga ky shtetas në lokalin e marrë me qira, ku brenda saj kishte qindra doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Ktheu lokalin në laborator droge! 43-vjeçari tenton t’i ikë Policisë, hedh çantën me kanabis në Drin

    Ktheu lokalin në laborator droge! 43-vjeçari tenton t’i ikë Policisë, hedh çantën me kanabis në Drin

    DROGA E SEKUESTRUAR

    LEZHË-Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Lezhë, i cili dyshohet se ktheu lokalin e tij në një laborator droge. Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, ai hodhi një çantë me lëndë narkotike në lumin Drin, por u kap nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit u zbuluan doza me kanabis të gatshme për shitje brenda çantës, si dhe qindra doza të tjera të fshehura në lokalin e marrë me qira.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitorja”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike.
    Kapet në flagrancë në shëtitore dhe vihet në pranga 43-vjeçari që kishte përshtatur lokalin e marrë me qira, për përdorim të drogës, përpunim e fshehje të saj, me qëllim shitjen në qytetin e Lezhës. 43-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi çantën në lumin Drin, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.
    Gjatë kontrollit në çantën që u gjet në lumë, Policia i gjeti doza me lëndë narkotike kanabis.
    Në vijim të operacionit, Policia gjeti dhe një çantë tjetër të fshehur në lokalin e marrë me qira nga 43-vjeçari, ku brenda saj kishte qindra doza me lëndë narkotike, gati për shitje.
    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitorja”.
    Në kuadër të operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., alias K. Sh., 43 vjeç, banues në Lezhë.
    Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me biçikletë dhe ka hedhur çantën e dorës në lumin Drin. Pas disa minutash kërkime, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e çantës dhe kapjen e 43-vjeçarit. Gjatë kontrollit të çantës së dorës, Policia gjeti doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje.
    Në vijim të operacionit, Policia gjeti edhe një çantë tjetër, të fshehur nga ky shtetas në lokalin e marrë me qira, ku brenda saj kishte qindra doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • (Emri)Ktheu lokalin në laborator droge/ Tentoi t’i largohej policisë me biçikletë dhe hodhi çantën me kanabis në lumë, pranga 43 vjeçarit

    (Emri)Ktheu lokalin në laborator droge/ Tentoi t’i largohej policisë me biçikletë dhe hodhi çantën me kanabis në lumë, pranga 43 vjeçarit

    Gjatë operacionit, forcat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me “Shqiponja”-t dhe Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë një 43-vjeçar nga Lezha, i identifikuar me inicialet Krenar Berisha, alias Krenar Shabani. 
    Sipas Policisë, i arrestuari kishte përshtatur lokalin që kishte marrë me qira si ambient për përdorim, përpunim dhe fshehje të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre. 
    Në momentin që ka vënë re shërbimet policore, 43-vjeçari ka tentuar të largohet me biçikletë dhe ka hedhur një çantë në lumin Drin. Pas ndjekjes dhe kërkimeve disa minutëshe, Policia arriti të kapë personin dhe të gjejë çantën e hedhur në lumë, brenda së cilës u gjetën doza të kanabisit gati për shitje. 
    Kontrollet vijuan edhe në lokalin që ai përdorte, ku u gjet një çantë tjetër e fshehur, në të cilën ndodheshin qindra doza të ndara të lëndës narkotike kanabis, të gatshme për shpërndarje. 
    Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.