Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka qëlluar me kosore një person. Sherri mes tyre ka nisur në një lokal në qendër të Bushatit.
59-vjeçari ka qëlluar disa herë me kosore një 39-vjeçar, i cili ka mbetur i dëmtuar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, is edhe ka pësuar thyerje në krahun e djathtë. Ai ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, në qendër të Bushatit ka pasur një konflikt për motive të dobëta, ku shtetasi B. Sh. kishte goditur me mjet prerës (kosore) një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se shtetasi P. V., 39 vjeç, është dëmtuar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka pësuar frakturë (thyerje) në krahun e djathtë, pasi është goditur me mjet prerës (kosore) nga shtetasi B. Sh., gjatë një konflikti për motive të dobëta. Mjeti prerës (kosore) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tag: lokal
-

Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga
-

Të shtëna me armë në një lokal në Karolinën e Jugut, 4 të vrarë dhe 20 të plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar të dielën në një bar në Karolinën e Jugut.
Një person i armatosur hapi zjarr në lokal duke vrarë 4 persona dhe duke plagosur 20 të tjerë, sipas autoriteteve.⚠️ Important
Exclusive visuals of the early morning Mass shooting scene of Beaufort county bar, south Carolina https://t.co/azsfmtqBbc pic.twitter.com/jBJoZI1mPI— Open News© (@OpenNewNews) October 12, 2025
Sipas autoriteteve, 4 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet ende nuk kanë bërë me dije identitetin e viktimave, ndërsa hetimi vazhdon për të identifikuar autorin ose autorët dhe motivet e sulmit./vizionplus.tv -

Shqiptari rikthehet nga Italia për të ndërtuar fermën në Orenjë, Balla: Shembull për komunitetin lokal
Kreu i Grupit Parlamentar dhe drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla promovon një tjetër rast suksesi, një histori frymëzuese nga Orenjë Katundi, në Librazhd.
Pas kthimit nga emigracioni, Artur Balla ka vendosur të investojë në vendlindje, duke ngritur një fermë unike me gomarica.
Arturi e ka nisur me 20 gomarica, ndërsa synimi i tij është të krijojë fermën e parë dhe më të madhe të këtij lloji në zonë. Qumështi i gomaricës i njohur për vetitë e tij kurative, rezulton i shumëkërkuar në treg, duke e kthyer iniciativën e tij në një histori të vërtetë suksesi.
“Shembulli i Arturit dhe familjes së tij tregon se dashuria për vendlindjen mund të shndërrohet në punë, zhvillim dhe shpresë për komunitetin lokal,” shkruan Taulant Balla krahas postimit të kësaj historie në rrjete sociale.
Balla e ka kthyer prej kohësh në mision jo vetëm politik, mbështetjen e emigrantëve që kthehen dhe investojnë në Shqipëri, po ashtu dhe ftesat e herëpashershme për shqiptarët e suksesshëm jashtë, që të hapin degë të bizneseve të tyre në vendlindje. -

Vodhi në lokal çantën e një klienti, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë
Një 65-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi vodhi çantën e një klienti në një lokal në rrugën “Mihal Duri”.
Sipas njoftimit zyrtar, 65-vjeari pasi mori çantën ku ndodhej një shumë e konsiderueshme eurosh, u identifikua dhe u kap menjëherë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti të fshehur në një rrugicë pranë Rrugës së Durrësit çantën me shumën e parave, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Uniformat blu po hetojnë nëse 65-vjeçari ka kryer edhe vjedhje të tjera.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.
Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv
-

VIDEO/ Vodhi në lokal çantën plot me euro të një klienti dhe e fshehu në një rrugicë, arrestohet “skifteri” në Tiranë
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.
Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-

Serbi/ Një e vdekur dhe katër të plagosur nga një sulm me armë në një lokal në Beograd
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Beograd të Serbisë, ku si pasojë e një sulmi me armë ka mbetur e vrarë një grua 51-vjeçare dhe janë plagosur 4 persona të tjerë.
Sipas mediave serbe, autori doli nga një furgon i bardhë i ndaluar përpara lokalit. Ai u fut brenda dhe qëlloi me armë. Më pas u largua sërish me furgonin e bardhë.
Nga të shtënat mbeti e vrarë gruaja 51-vjeçare.
E plagosur ka mbetur një grua tjetër 42-vjeçare dhe tre burra të tjerë të moshave 59, 33 dhe 29 vjeç. Njëri nga burrat e plagosur raportohet të jetë bashkëshorti i viktimës.
Çifti dyshohet që të jenë viktima të pafajshme.
Policia ka rrethuar zonën, ndërsa i gjithë Beogradi është nën alarm dhe janë ngritur postblloqe të shumta për të arrestuar autorin/ët. Po kështu po hetohet edhe për shkakun e sulmit të armatosur.
-

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 4 persona të tjerë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Beograd të Serbisë, ku si pasojë e një sulmi me armë ka mbetur e vrarë një grua 51-vjeçare dhe janë plagosur 4 persona të tjerë.
Sipas mediave serbe, autori doli nga një furgon i bardhë i ndaluar përpara lokalit. Ai u fut brenda dhe qëlloi me armë. Më pas u largua sërish me furgonin e bardhë.
Nga të shtënat mbeti e vrarë gruaja 51-vjeçare.
E plagosur ka mbetur një grua tjetër 42-vjeçare dhe tre burra të tjerë të moshave 59, 33 dhe 29 vjeç. Njëri nga burrat e plagosur raportohet të jetë bashkëshorti i viktimës.
Çifti dyshohet që të jenë viktima të pafajshme.
Policia ka rrethuar zonën, ndërsa i gjithë Beogradi është nën alarm dhe janë ngritur postblloqe të shumta për të arrestuar autorin/ët. Po kështu po hetohet edhe për shkakun e sulmit të armatosur. -

Erion Isai nën hetim/ Neza: Një rast që na siguron për vazhdimësinë e korrupsionit në bashkitë e vendit
Analisti, Sami Neza në një intervistë në Ora News u shpreh se rasti i hetimit të kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai tregon për vazhdimësinë e proceseve korruptive që zhvillohen në administratën qendrore por edhe në pushtetin lokal.
Neza: Është një model i menaxhimit lokal të burimeve financiare të buxhetit lokal nga ana e drejtuesve të bashkisë.
Nuk është as rasti i parë dhe nuk do jetë as rasti i fundit.
Përkundrazi është një rast që na siguron për vazhdimësinë e proceseve korruptive që zhvillohen ashtu si në administratën qendrore, edhe në pushtetin lokal që drejtohet nga e majta nga PS.
Problemi këtu është jo thjesht lufta kundër korrupsionit apo identifikimi i rasteve, incidencave të korrupsionit siç është rasti i kryetarit të bashkisë së Kolonjës.Problemi është se nuk ka kurrfarë angazhimi të strukturave të administratës publike, të strukturave kontrolluese, të strukturave audituese të cilat janë brenda çdo lloj institucioni për të verifikuar, për të kontrolluar dhe për të dërguar përpara përgjegjësisë penale zyrtarë të cilët abuzojnë me fondet e buxhetit të shtetit.
Pra kemi një administratë publike e cila funksionon në mënyrë gati gati autike në raport me korrupsionin, në raport me transparencën dhe në raport me përgjrgjshmërinë që duhet të ketë një administratë për paratë por edhe për publikun.
Problemi më i madh është fakti që ata nuk kanë frikë.
Nuk kanë frikë pavarësisht se ne çdo ditë dëgjojmë për arrestime.
Çdo ditë ne dëgjojmë për hapje procedurash penale.
Fakti që nuk ka frikë do të thotë se edhe proceset hetimore nuk i kanë shkuar deri në fund atik mekanizmi i cili prodhon korrupsionin në administratën publike.
-

“Korrupsion në Bashkitë e vendit”/ Erion Isai nën hetim, reagon gazetari: Ata nuk kanë frikë, nuk është rasti i parë…
Gazetari, Sami Neza në një intervistë televizive u shpreh se rasti i hetimit të kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai tregon për vazhdimësinë e proceseve korruptive që zhvillohen në administratën qendrore por edhe në pushtetin lokal.
Sami Neza: Është një model i menaxhimit lokal të burimeve financiare të buxhetit lokal nga ana e drejtuesve të bashkisë.
Nuk është as rasti i parë dhe nuk do jetë as rasti i fundit.
Përkundrazi është një rast që na siguron për vazhdimësinë e proceseve korruptive që zhvillohen ashtu si në administratën qendrore, edhe në pushtetin lokal që drejtohet nga e majta nga PS.
Problemi këtu është jo thjesht lufta kundër korrupsionit apo identifikimi i rasteve, incidencave të korrupsionit siç është rasti i kryetarit të bashkisë së Kolonjës.
Problemi është se nuk ka kurrfarë angazhimi të strukturave të administratës publike, të strukturave kontrolluese, të strukturave audituese të cilat janë brenda çdo lloj institucioni për të verifikuar, për të kontrolluar dhe për të dërguar përpara përgjegjësisë penale zyrtarë të cilët abuzojnë me fondet e buxhetit të shtetit.
Pra kemi një administratë publike e cila funksionon në mënyrë gati gati autike në raport me korrupsionin, në raport me transparencën dhe në raport me përgjrgjshmërinë që duhet të ketë një administratë për paratë por edhe për publikun.
Problemi më i madh është fakti që ata nuk kanë frikë. Nuk kanë frikë pavarësisht se ne çdo ditë dëgjojmë për arrestime. Çdo ditë ne dëgjojmë për hapje procedurash penale.
Fakti që nuk ka frikë do të thotë se edhe proceset hetimore nuk i kanë shkuar deri në fund atik mekanizmi i cili prodhon korrupsionin në administratën publike. -

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Albana Koçiu, ministrja e Brendshme ka reaguar në lidhje me shkarkimin e zv.ministrin Andi Mahila.
Në reagimin e saj, Koçiu thotë se shkarkimi i Mahilas u bë pas denoncimit nga një qytetarë se ai kishte tymosur cigare në ambientet të mbyllura .
Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit.
Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në Neë York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.
Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.
Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.
I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.