Tag: lokal

  • E plotë/“Far West”-i në Manzë me dy të rinj të vrarë, si ndodhi ngjarja pranë postës policore?

    E plotë/“Far West”-i në Manzë me dy të rinj të vrarë, si ndodhi ngjarja pranë postës policore?

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 01:25 të së mërkurës, në fshatin Manëz, në lokalin në pronësi të familjes së ish-administratorit të njësisë administrative të Manzës. Brenda në lokal ndodheshin 5 persona, mes tyre viktima Flori Paluçi dhe tre persona të tjerë dhe kamerieri i mitur. 
    Më pas në lokal në një moment ka hyrë 21-vjeçari Daniel Pepa. Sapo ka hyrë në lokal Daniel Pepa i ka kërkuar kamerierit që t’i bëjë një kafe, por i mituri është përgjigjur se ishte fikur ekspresi dhe nuk mund të bënte kafe. 
    Aty më pas Daniel Pepa ka nisur debatin me kamerierin dhe dyshohet se e ka qëlluar me një çantë krahu që e mbante me vete. Pas këtij veprimi ka ndërhyrë Flori Paluçi duke i thënë Daniel Pepës që të mos merrej me kamerierin. Midis tyre ka pasur debat, por kanë ndërhyrë personat e tjerë. 
    I gjithë shkaku i konfliktit është bazuar në dëshmitë e personave prezent, edhe pse policia po heton edhe pista të tjera. Pas këtij momenti Daniel Pepa është larguar me makinë dhe është rikthyer pas 3-4 minutash, bashkë më dy shokët e tij Ergi Kadiun dhe Aranit Kurtin. 
    Daniel Pepa pasi ka mbërritur sërish ka tentuar të futet në lokal me dy shokët që e shoqëronin, por persona e tjerë kanë ndërhyrë duke mos e lënë të futej në lokal që të mos konfliktohej me Florin Paluçin, por 21-vjeçari Pepa ka nisur të ofendonte Flori Paluçin nga jashtë lokalit. 
    Në këtë moment Flori Paluçi ka dalë nga lokali me pistoletën në dorë dhe ka qëlluar në tokë, për të trembur 21-vjeçarin. Por pasi ka qëlluar Flori Paluçi, menjëherë Daniel Pepa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Flori Paluçin duke e plagosur në shpinë. Më pas Aranit Kurti ka qëlluar me grusht Flori Paluçin, i cili me armën në dorë ka qëlluar sërish në drejtim të Daniel Pepës dhe Aranit Kurtit. 
    Një nga plumbat ka kapur pas shpine Aranit Kurtin duke e plagosur rëndë, i cili më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu kanë hipur në automjet dhe janë larguar. Flori Paluçi ka tentuar ta ndjekë, për ta qëlluar sërish dhe një nga plumbat ka kapur edhe makinën. 
    Pasi janë larguar nga vendngjarja Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu, Flori Paluçi është futur në makinën e tij duke tentuar që të shkojë vetë me makinë në spital, por është gjetur i vdekur në timon. 
    Ajo që kamerat e sigurisë kanë pikasur është se disa minuta pas ngjarjes është shfaqur sërish Daniel Pepa, në vendin e ngjarjes, bashkë me Gëzim Allçin, i cili mbante në dorë një send që sipas policisë është armë zjarri pistoletë. Daniel Pepa dhe Gëzim Allçi janë djem tezesh me njëri-tjetrin. Bashkë më ta kanë qenë edhe Taulant Beqaj dhe Emirjan Beqaj. Kanë qëndruar pak dhe më pas janë larguar me makinë drejt Maminasit. 
    PoIicia ende nuk ishte lajmëruar edhe pse stacioni i postës policore të Manzës është shumë pranë lokalit ku ndodhi ngjarja. Pasi është sinjalizuar policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Në vendngjarje policia ka 1 fishek kalibër 7.65 mm, 1 gëzhojë fisheku kalibër 7.65 mm, 2 fishekë kalibër 9 mm dhe 1 predhë arme zjarri kalibër 9 mm. 
    Pasi ka këqyrur kamerat e sigurisë dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët, policia ka zbardhur ngjarjen duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim dy prej tyre. Policia e Durrësit për këtë ngjarje kanë shpallur në kërkim, Daniel Pepën, lindur në Argis, Greqi dhe banues në Manëz, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje” dhe Gëzim Allçin, lindur në Durrës dhe banues në Manëz, për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”. 
    Në pranga ranë Ergi Kadiu, lindur dhe banues në Manëz, Taulant Beqja, lindur dhe banues në Manëz dhe Emirjan Beqja, lindur dhe banues në Manëz. Të tre kanë qenë me 21-vjeçarin Daniel Pepa. Në pranga ra edhe Erald Cani, lindur në Durrës dhe banues në Manëz, i cili ka qenë në lokal me Flori Palushin. 
    Të katër të arrestuarit janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”. Policia po vijon kërkimet për arrestimin e të dyshuarit kryesor 21-vjeçarit Daniel Pepa dhe Gëzim Allçi. 
     
     

  • Në kërkim për vrasjen e 33 vjeçarit në Manzë pas sherrit në lokal, ky është Daniel Pepa

    Në kërkim për vrasjen e 33 vjeçarit në Manzë pas sherrit në lokal, ky është Daniel Pepa

    Personi që shihni në foto është Daniel Pepa, 21-vjeçari i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e 33-vjeçarit Flori Paluçi në Manzë. 
    Pepa vrau Paluçin pas një sherri në një lokal për një kafe, pasi kamerieri iu tha se ekspresi është i fikur dhe nuk mund t’ua shërbente. 
    Katër persona janë vënë në pranga nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti. Në pranga u vunë Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi. 
    Në kërkim përveç autorit të vrasjes së Paluçit, Daniel Pepa është shpallur edhe 30-vjeçari Gëzim Allci me akuzat e armëmbajtjes pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autori të krimit. 
    21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe është debatuar me kamarierin dhe me Flori Paluçin, i cili shoqërohej në lokal me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Erald Cani i arrestuar për moskallëzim krimi. Pepa debatoi pasi kërkoi kafe ndërsa kamarieri  Alteo Pepa i tha se ekspresi është fikur. Pas konfliktit verbal, Daniel Pepa është larguar me automjet dhe më pas është kthyer bashkë me Ergi Kadiu dhe Aranit Kurtin. Teksa ata kanë tentuar që të hyjnë sërish në lokal, ka dalë Flori Paluçi dhe ka qëlluar me armë zjarri në tokë. 
    Në këtë moment, Daniel Pepa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Paluçit duke e plagosur, ndërsa Aranit Kurti e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Paluçi, sipas policisë, ka qëlluar ndaj të dyve. Nga plumbat mbetën të vrarë Aranit Kurti që u qëllua nga Paluçi, ndërsa ky i fundit u vra nga Daniel Pepa. 
     

  • U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

    U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

    Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit.

    Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.
    Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndezë ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit të cilin e njihte. Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.
    Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin. Vrasjet të dyja jashtë lokalit, pas nisjes së sherrit brenda në lokal.

    Top Channel

  • E PLOTË/ Dy vrasje për një kafe në Durrës, zbardhet dinamika si ndodhi konflikti që u mori jetën të rinjve, dëshmia e kamerierit: I thashë ekspresi është fikur, më shau!

    E PLOTË/ Dy vrasje për një kafe në Durrës, zbardhet dinamika si ndodhi konflikti që u mori jetën të rinjve, dëshmia e kamerierit: I thashë ekspresi është fikur, më shau!

    Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ku një sherr për kafen, u mori jetën dy të rinjve.

    Ora shënonte 1:30 në një lokal pranë një karburanti, përballë komisariatit të policisë në Manëz, ku dy të rinjtë, Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç ulen në tavolinë dhe i kërkojnë kafe kamerierit.
    Kamerieri Alteo Pepa ishte ulur me Flori Paluçin, 33 vjeç, dhe i thotë dy të rinjve se nuk mund tu shërbente kafe, pasi ekspresi ishte i fikur.
    Kjo i ka irrituar të rinjtë, dhe sherri mes tyre ka vijuar me ofendime dhe sharje. Sipas dëshmisë së kamerierit, në këto momente ka ndërhyrë Flori, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh pasi kamerieri është ulur në tavolinë me mua.
    Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, rreth orës 01:45,  i pari që ka qëlluar ishte Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin. Vrasjet të dyja jashtë lokalit, pas nisjes së sherrit brenda në lokal.
    Shtatë persona janë shoqëruar për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes. Daniel Pepa, pasi vrau Flori Paluçin duke marrë hak për shokun e tij, është arratisur. Një nga viktimat, Paluçi, ishte me precedent penal, i arrestuar për tentativë vrasjeje. Edhe Daniel Pepa rezulton i arrestuar më parë për plagosje.
    Policia thotë se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit, ndërsa gjithçka është regjistruar në kamerat e sigurisë.
    11:00 U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

    Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit.
    09:51 “I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e plotë e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: Flori ndërhyri për të më dalë në krah…
    “Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë. Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”- tregon kamerieri.
    09:50 “Më thanë mos u afro”/ Flet punonjësi i karburantit ku u vranë dy të rinjtë: Kam ndenjur…
    Punonjësi i karburantit ku ndodhi vrasja e dy të rinjve ka rrëfyer për mediat atë që gjeti në vendin ku punon pas ngjarjes. Ai ka deklaruar se policia nuk e ka lënë të afrohet, teksa tregon që viktimat ishin të sjellshëm. “Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar me shiritin skenë krimi. Më thanë ka ndodhur një ngjarje mos u afro, kam ndenjur atje derisa iku policia. Nuk i njoh ata që janë vrarë. Njëri është nga
    09:42 7 persona të shoqëruar në polici për vrasjen e dyfishtë në Manëz
    Shtatë persona janë shoqëruar për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.
    08:49 Shirita dhe forca të shumta policore, çfarë mbeti në karburantin ku u vranë dy të rinjtë
    Teksa ende nuk kanë kaluar 12 orë që nga vrasja me armë zjarri e dy të rinjve në Manëz, policia ende ndodhet në vendin e ngjarjes. Ajo që ka mbetur pas është heshtja dhe shirita të autoriteteve hetimore. Në karburantin ku ndodhi ngjarja ende ka forca policore, të cilat po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave.
    08:47 Mbeti i vrarë pas sherrit për një kafe në Manëz, zbulohet e shkuara e Flori Paluçit, autori njihej si problematik në zonë
    Sipas burimeve policore, një nga viktimat, Flori Paluçi ka qenë me probleme jashtë vendit për krime. Ndërsa i kërkuari Pepa njihet si i ri problematik në zonë.
    08:24 Qëlloi për vdekje 33-vjeçarin që i vrau shokun, zbulohet emri i autorit të shpallur në kërkim
    Daniel Pepa është autori i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë në Manëz të Durrësit. 21-vjeçari qëlloi për vdekje Flori Paluçin 33 vjeç, pasi ky i fundit i vrau shokun, Aranit Kurti 23 vjeç. Viktima Aranit Kurti, u vra nga Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.
    08:10 “Pse i flet kamerierit”/ Sherri për një kafe la dy të vdekur në Manëz, zbardhet dinamika
    Nga të dhënat e deritanishme rezulton se konflikti me dy të vdekur mbrëmë në Durrës, ishte banal. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Manëz rreth orës 01:45, ku njëri prej viktimave ka kërkuar kafe, por nuk i është shërbyer për shkak të ekspresit të fikur. Irritimi i klientit me kamerierin, ka nxitur palën tjetër dhe kaq ka mjaftuar për sherrin që ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
    07:41 Si nisi konflikti që shënoi dy viktima në Durrës, sherri me kamerierin…
    Dyshohet se dy personat që mbetën të vrarë në Durrës, u konfliktuan për shkaqe banale. Sherri mes tyre ka nisur në një lokal në Manëz, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi. Një konflikt me kamerierin e lokalit nga njëra prej palëve, ka nxitur reagimin e tjetrit. Kaq ka mjaftuar që të nisë konflikti, që degradoi në përdorimin e armës.
    07:33 Zbulohen emrat e viktimave në Durrës/ 33-vjeçari vrau të riun, por u qëllua edhe ai për vdekje
    Aranit Kurti dhe Flori Paluçi janë dy viktimat e përplasjes me armë të ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, dhe një konflikt i çastit dyshohet se përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy personave.
    07:22 Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës/ Konflikti pranë një karburanti në Manëz, në kërkim autori
    Dy të rinj janë vrarë me armë zjarri pas një konflikti në Manëz. Ngjarja e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm Manzën në Durrës. Rreth orës 01:45, pranë një karburanti, një konflikt i çastit dyshohet se përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy personave.

    Top Channel

  • Arrestohet Ismet Gaxherri, pronar i lokal ‘Muraga’, në 2015 u plagos nga Ervis Martinaj

    Arrestohet Ismet Gaxherri, pronar i lokal ‘Muraga’, në 2015 u plagos nga Ervis Martinaj

    Iu gjet pistoletë në makinë, në pranga Ismet Gaxherri, pronar i lokal ‘Muraga’. Në 2015 u plagos nga Ervis Martinaj.
    Grupi i hetimit i policisë dhe prokurorisë ne ate kohe ka marrë në pyetje të riun e plagosur në ngjarjen e ndodhur në zonën e Dajtit.
    Ndryshe nga çfarë ishte pretenduar se shkak për ngjarjen ka qenë një borxh 200 mijë euro, që Gaxheri ia kishte Ervis Martinajt, i plagosuri e ka mohuar këtë fakt. Ai ka thënë se nuk ka asnjë çështje borxhi mes tij dhe personit tashmë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në parkingun e lokalit që ndodhet në Linzë, rrugës për në Dajt.
    “Nuk kam asnjë detyrim ndaj asnjërit prej personave që kanë qenë aty atë ditë”, mësohet të ketë dëshmuar i plagosuri Ismet Gaxherri. Ai ka thënë se kur mbërriti në lokal, ka parë grupin prej pesë personash që u afrua te parkingu dhe filloi konfliktin me Enton Nikajn. Gaxherri ka pretenduar se e vetmja lidhje e tij me ngjarjen, është se hyri të ndante konfliktin që Ervis Martinaj dhe katër personat që e shoqëronin filluan me 30-vjeçarin, Enton Nikaj, i cili mbeti i vrarë më pas me një plumb në qafë. “Isha në Tiranë dhe pak pas drekës kam shkuar me makinë te lokali. Sapo kam parkuar, erdhën ata djemtë, 4-5 veta sa ishin, dhe filluan të debatonin me Enton Nikajn. Pasi kam parkuar makinën, u afrova të interesohesha çfarë kishin”, mësohet të ketë thënë i plagosuri.
    Në momentin kur ai ka qenë pranë grupit të personave që po konfliktoheshin, Ismet Gaxherri pretendon se njëri nga djemtë i ka vendosur armën në kokë (pasi ka parë fotot, Gaxherri identifikoi Emiljano Tashon si autor i këtij veprimi).
    Pas arrestimit tri ditë më parë në Tiranë, mësohet se Emiljano Tasho ka pranuar se ka plagosur me tytën e pistoletës Ismet Gaxherrin.

  • U vranë për një kafe të pashërbyer, publikohen fotot e viktimave të Manzës

    U vranë për një kafe të pashërbyer, publikohen fotot e viktimave të Manzës

    Dy personat në foto janë viktimat Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Ata mbetën të vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit.
    Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.
    Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndezë ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit të cilin e njihte.
    Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.
    Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
    Sipas dinamikës paraprake i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

  • U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del FOTOJA e Aranit Kurtit

    U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del FOTOJA e Aranit Kurtit

    23-vjeçari Aranit Kurti,

    DURRËS- Personi që shihni në foto është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit. Sipas të dhënave nga hetimet e para dhe dëshmia e kamarierit të lokalit ku ndodhi ngjarja, 23-vjeçari ka qenë i ulur me 21-vjeçarin Daniel Pepa. Ky i fundit i ka kërkuar kafe kamerierit, por ai nuk ia ka bërë për shkak se ekspresi ka qenë i fikur.

    Të dy ata kanë insistuar për ndezjen e ekspresit, teksa kanë fyer kamarierin. Pas kësaj, personi që ishte ulur me kamerierin, 33-vjeçari Flori Paluçi, ndërhyri në debat dhe mori armën, duke qëlluar ndaj Aranit Kurtit dhe duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, Daniel Pepa, shoku i Kurtit ka reaguar duke vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Paluçi.
     

  • “I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë

    “I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë

    Për hetuesit është konsideruar një dëshmi kyçe ajo e kamerierit të lokalit në Manzë të Durrësit, ku pas një sherri për motive banale, dy të rinj u vranë.
    Ai tha se në momentin kur ndodh ngjarja ishin 5 veta në lokal.
    “Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Bashkë me Daniel Pepën ishte edhe një shok i tij. I thashë që nuk ta bëj dot kafenë se ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, më tej nuk shërbejmë. Kur i thashë se nuk ta bëj dot kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi t’ia bëja kafenë. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi. Flori Paluçi i tha Daniel Pepës që të mos më fyente. Paluçi dhe Pepa debatuan me njëri-tjetrin, më pas dolën te dera”, deshmoi kamarieri.
    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Flori Paluçi ka qenë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme, dhe më herët ka qenë pjesë e një grupi grabitësish, që vepronte në territorin italian.
    Nga ana tjetër, autori i dyshuar i vrasjes, 21-vjeçari Daniel Pepa, është një emër i njohur për komunitetin lokal dhe policinë si një i ri problematik. Ai njihej për përfshirje në konflikte të ndryshme dhe sjellje të dhunshme në zonë. Aktualisht, Pepa është në kërkim nga policia, e cila ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
    Ngjarja tragjike me dy viktima ndodhi rreth orës 01:45 të mëngjesit në një lokal pranë një karburanti në Manëz të Durrësit. Konflikti nisi kur Flori Paluçi, 33 vjeç, kërkoi një kafe, por kamarieri i lokalit i tha se ekspresi ishte i fikur, duke shkaktuar përplasje verbale mes tyre.
    Në debat ndërhyri Aranit Kurti, 23 vjeç, shok i kamarierit dhe kushëri i Daniel Pepës, 21 vjeç. Gjatë përplasjes, Flori Paluçi qëlloi me armë dhe vrau Aranit Kurtin. Pak çaste më vonë, në vendngjarje mbërriti Daniel Pepa, i cili në shenjë hakmarrjeje vrau Flori Paluçin.

  • Zbardhet vrasja e 23 vjeçarit shqiptar në Itali/ U godit me thikë në fyt duke mbrojtur vëllain, shkak i sherrit u bë…

    Zbardhet vrasja e 23 vjeçarit shqiptar në Itali/ U godit me thikë në fyt duke mbrojtur vëllain, shkak i sherrit u bë…

    Ajo që nisi si një mbrëmje argëtimi me muzikë, shoqëri dhe drink në një lokal studentor të Perugias, përfundoi në një tragjedi të tmerrshme. Një sherr i nisur për një arsye të parëndësishme, por i ndezur nga alkooli dhe nervozizmi, përfundoi me përdorimin e armëve të ftohta dhe me një të vdekur: Hekuran Cumani, 23 vjeç, me origjinë shqiptare, por qytetar italian dhe banues në San Donato të Fabrianos.
    “Një djalë i qetë, larg problemeve,” thonë ata që e njihnin mirë. Hekurani punonte herë pas here, së fundmi kishte kaluar verën në Senigallia si kamarier. Kishte pasion për palestrën dhe tatuazhet.
    Si ndodhi ngjarja?
    Të premten mbrëma, ai kishte dalë me rreth 10 shokë nga zona e Fabrianos, përfshirë vëllain e tij më të vogël, Samuele, për të kaluar mbrëmjen në “100Dieci Cafè”, një lokal shumë i frekuentuar nga studentët, pranë Departamentit të Matematikës në Universitetin e Perugias.
    Në lokal nisi një përplasje me një grup të rinjsh me prejardhje nga Tunizia dhe Maroku (të gjeneratës së dytë, banues në Ponte San Giovanni). Nuk ka pasur lidhje me drogë apo çështje universitare, dyshohet se gjithçka nisi për një koment ndaj një vajze, një shikim apo fjalë të hedhur në ajër.
    Në ambientin e brendshëm nuk kishte armë, hyrja kontrollohej me metal detector. Konflikti u duk se u shua aty për aty. Por më vonë, rreth orës 4:30 të mëngjesit, teksa grupi nga Fabriano po largohej, ata u përballën sërish me grupin tjetër në një parkim pranë Departamentit të Informatikës.
    Njëri nga të rinjtë tunizianë ishte armatosur dhe, sipas dëshmitarëve, kishte me vete dy thika. Ndodhi një përleshje fizike. Samuele Cumani u plagos në këmbë, ndërsa Hekurani, duke u përpjekur ta mbronte, u godit me thikë në fyt dhe në kraharor plagë fatale, shkruajnë mediat italiane.
    Grupi i agresorëve u arratis, ndërsa miqtë e Hekuranit thirrën menjëherë ndihmën. Por për të riun 23-vjeçar nuk kishte më asnjë shpresë. Mjekët e emergjencës mundën vetëm të konfirmonin vdekjen.
    Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, prokurorja Gemma Miliani, hetuesit e policisë shkencore dhe mjekja ligjore Anna Maria Verdelli. Familja e Hekuranit dhe vëllait të tij mori një telefonatë tronditëse në orët e para të mëngjesit dhe u nis menjëherë drejt Perugias.
    Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë brenda dhe jashtë lokalit. Janë marrë në pyetje dhjetëra persona, përfshirë miqtë e viktimës dhe disa nga të rinjtë e dyshuar. Autori i vrasjes mendohet të jetë një djalë rreth 22-24 vjeç, me origjinë tuniziane. Sipas burimeve hetimore, ndalimi i tij mund të jetë çështje kohe.

  • Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

    Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

    Një efektiv policie është proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Tiranës, pasi ka kanosur me armën e shërbimit disa persona me të cilët ishte konfliktuar në një lokal në kryeqytet.
    AMP ka referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të policisë E. H., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.5, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë, mbrëmjen e djeshme është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me disa persona në ambientet e një lokali në Tiranë, ku më pas situata ka agravuar dhe punonjësi i policisë ka kanosur me armën e shërbimit personat që po konfliktohej.
    AMP ka nisur hetimin disiplinor administrativ ndaj punonjësit të policisë duke vijuar edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.