Tag: lokal

  • Lihet në burg picieri që vrau kolegun në lokal në Tiranë

    Lihet në burg picieri që vrau kolegun në lokal në Tiranë

    Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg 41 vjeçarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij picier Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit.
    Në deklarimet që ka bërë para togave të zeza të Gjykatës se Tiranës, 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër. Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra, ka deklaruar 41 vjeçari.

    Ai ka thënë që nga ana e viktimës acarohej dhe sipas tij viktima mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj kokën fare për ty. E njëjta situatë sipas tij ka ndodhur edhe ditën e ngjarjes ku janë konfliktuar

    Ndërkohë 41 vjeçari e ka mësuar një ditë më parë që Indrit Ismaillari ka humbur jetën pasi e dinte vetëm që ishte plagosur dhe ka shprehur ngushëllime familjarëve.

    Avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar. Ai ka paraqitur dhe një dokumentacion mbi kurimin e Filip Shehut qe nga viti 2013. Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor. Mësohet se 41 vjeçari ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë.

  • Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri pas goditjes me thikë (Emri)

    Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri pas goditjes me thikë (Emri)

    Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ka marrë përmasa tragjike.
    Raportohet se personi i plagosur gjatë konfliktit ka ndërruar jetë.
    Viktima, i identifikuar si Indrit Salillari, ishte kamarier në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja. Ai u godit me thikë nga kuzhinieri, Filip Shehu, pas një sherri të momentit.
    Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit.

  • Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri

    Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri

    Një incident është shënuar pak momente më parë në zonën e Komunën e Parisit në Tiranë.

    Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërsa mësohet se ka të plagosur me thikë një kamerier, i cili ka humbur jetën në spital. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Indrit Ismaillari, ndërsa autori është Filip Shehu.
    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se sherri ka ndodhur mes punonjësve të lokalit.

    Top Channel

  • Vrasje në Tiranë: Picieri ther për vdekje kuzhinierin pas një sherri në lokal

    Vrasje në Tiranë: Picieri ther për vdekje kuzhinierin pas një sherri në lokal

    Një person është vrarë me thikë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.
    Ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu dhe kuzhinierit Indrit Salimllari, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga goditjet me thikë.
    Autori i plagosjes është arrestuar nga blutë, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se mes autorit dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh. Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Salimllari e bullizonte

  • Përmbytjet në Vau Dejës, reagon Boçi: Pasojë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të pushtetit

    Përmbytjet në Vau Dejës, reagon Boçi: Pasojë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të pushtetit

    Vetëm disa orë reshje shiu kanë mjaftuar që Bashkia e Vaut të Dejës të përballet me përmbytje, ndërsa ligjvënësi demokrat Luçiano Boçi ka reaguar ashpër ndaj situatës, duke akuzuar pushtetin lokal dhe atë qendror për papërgjegjshmëri dhe keqadministrim.
    Sipas Boçit, përmbytjet në zonën e Glinës, ku qindra banesa janë nën ujë dhe jeta e banorëve është rrezikuar, nuk janë pasojë e “sulmit të natyrës”, por e mungesës së masave mbrojtëse dhe investimeve të domosdoshme.

    “Përroi i Glinës ka përmbytur qindra shtëpi dhe po rrezikon jetë njerëzish, jo sepse ‘natyra po sulmon’, por sepse nuk është marrë asnjë masë paraprake apo investuese për mbrojtje”, – shkruan Boçi në një postim në rrjetet sociale.

    Deputeti demokrat thotë se kryebashkiaku Shkreli është justifikuar me faktin se projekti për argjinaturat nuk ka marrë miratimin e qeverisë prej pesë vitesh, ndërsa qeveria në anën tjetër ia hedh përgjegjësinë pushtetit lokal.

    “Kryebashkiaku justifikohet se projekti është ndërhyrë në argjinaturat e tij dhe prej pesë vitesh nuk ka marrë dritë jeshile nga Rama. Ndërkohë, qeveria ia le topin bashkisë”, – shkruan Boçi.

    Sipas tij, fondet e bashkisë janë shpërdoruar gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa tani situata e përmbytjeve i ka gjetur institucionet pa kapacitete për ndërhyrje emergjente.

    “Ky pushtet lokal i shkriu fondet për fushatë dhe tani ka ngelur me sytë nga qielli. Korrupsioni dhe paaftësia po bien mbi qytetarët”, – thekson Boçi.

    Deputeti i PD-së apelon për ndërhyrje të menjëhershme emergjente dhe kërkon që përgjegjësit, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, të mos fshihen pas justifikimeve.

  • Problemet nga moti në Shkodër/ Boçi akuzon: Keqmenaxhim total, qeveria ia lë topin pushtetit lokal

    Problemet nga moti në Shkodër/ Boçi akuzon: Keqmenaxhim total, qeveria ia lë topin pushtetit lokal

    Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka reaguar pak minuta më parë lidhur me problematikat e krijuara këtë të diel nga reshjet e shumta të shiut në Qarkun Shkodër.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi thekson se kjo situatë nxjerr në pah keqmenaxhimin dhe korrupsionin e pushtetit lokal e qendror.
    Boçi shprehet se duhet të bëhen ndërhyrje emergjente, pasi pasojat bien gjithmonë mbi qytetarët.
    “ U deshën vetëm pak orë shi stinor në Qarkun Shkodër, Bashkinë Vau Dejës, për të nxjerrë më pah papërgjegjshmërinë, paaftësinë, keqmenaxhimin e korrupsionin e pushtetit lokal dhe atij qendror.
    Përroi i Glinës ka përmbytur qindra shtëpi e po ve në rrezik jetë njerëzish, jo sipas justifikimit se “natyra po sulmon”, por sipas realitetit që nuk është marrë asnjë masë paraprake e investuese për t’u mbrojtur.
    Kryebashkiaku Shkreli justikohet se projekti, për të ndërhyrë në argjinaturat përgjatë tij, prej 5 vitesh nuk ka marrë dritë jeshile nga Rama.
    Ndërsa qeveria ia le topin pushtetit lokal.
    Ky i fundit fondet e veta i shkriu për fushatë me fryrje punësimesh të pajustifikuara e rrugë elektorale e tani ka ngelur me sytë nga qielli.
    Përpos kësaj, abuzimet me shtratin e përroit janë lejuar “pa duar”, për qëllime fitimi dhe votash nga të dyja pushtetet.
    Prandaj është kjo situatë e papërgjegjshme nga pushtetet që rrezikon, nëse reshtjet vazhdojnë, të kthehet në një katastrofë.
    Pasojat e korrupsionit bien gjithmonë mbi qytetarët.
    Ndërhyrjet emergjente për të parandaluar më të keqen, duhet të bëhen pa vonesë dhe me kapacitetet e duhura.
    Përgjegjësit e situatës qendrore e lokale nuk mund t’ia hedhin me justifikime dhe me ngritje shpatullash”,-shkruan Boçi.

  • Përmbytjet në Vaun e Dejës/ Boçi: Pasojë e paaftësisë, keqadministrimit e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror!

    Përmbytjet në Vaun e Dejës/ Boçi: Pasojë e paaftësisë, keqadministrimit e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror!

    Mjaftuan vetëm pak orë shi në Qarkun e Shkodrës, që Bashkia e Vaut të Dejës të përmbytej.

    Ky ishte reagimi i ligjvënësi demokrat Luçiano Boçi e konsideron një situatë të tillë, pasojë të papërgjegjshmërinë, paaftësinë, keqadministrimin e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror.

    ‘Kryebashkiaku Shkreli justifikohet se projekti është ndërhyrë në argjinaturat e tij, nga 5 vite nuk ka marrë dritë jeshile nga Rama’, shkruan Boçi.

    Statusi

    U deshën vetëm pak orë shi stinor në Qarkun Shkodër, Bashkinë Vau Dejës, për të trajtuar më parë papërgjegjshmërinë, paaftësinë, keqadministrimin e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror.

    Përroi i Glinës ka përmbytur qindra shtëpi e po në rrezik jetë njerëzish, jo sipas justifikimit se “natyra po sulmon”, por sipas realitetit që nuk është marrë asnjë masë paraprake e investuese për t’u mbrojtur.

    Kryebashkiaku Shkreli justifikohet se projekti është ndërhyrë në argjinaturat e tij, nga 5 vite nuk ka marrë dritë jeshile nga Rama.

    Ndërsa qeveria ia le topin pushtetit lokal.

    Ky i fundit fondet e veta i shkriu për fushatë me fryrje pune të pajustifikuara e rrugës zgjedhore e tani ka ngelur me sytë nga qielli.

    Përpos kësaj, mundet me shtratin të jetë lejuar “pa duar”, për qëllime fitimi dhe vota nga të dyja pushtetet.

    Prandaj është kjo gjendje e papërgjegjshme nga pushtetet që rrezikon, nëse do të rimëkëmbet, do të kthehet në një katastrofë.

    Pasojat e korrupsionit bien gjithmonë mbi.

    Ndërhyrjet emergjente për të gjithë më të keqen, duhet të jetë pa vonesë dhe me kapacitetet e duhura.

    Përgjegjësit e nuk mund të qëndrojnë qendrore e lokale t’ia hedhin me justifikime dhe me ngrit shpatullash.

  • Vrasja e dy të rinjve në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

    Vrasja e dy të rinjve në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

    Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 4 shtetas, të cilët ishin arrestuar dy ditë më parë, si persona që kanë përkrahur autorin e krimit të ndodhur në Manëz, Daniel Pepa, dhe kanë penguar zbardhjen e të vërtetës. Në seancën e zhvilluar të shtunën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 4 të ndaluarve, është vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashte shtetit për 4 të arrestuarit.
    Të arrestuarit ishin Ergi Kadiu, lindur dhe banues në Manëz, Taulant Beqja, lindur dhe banues në Manëz dhe Emirjan Beqja, lindur dhe banues në Manëz. Të tre kanë qenë me 21-vjeçarin Daniel Pepa. Ndërsa i arrestuari tjetër, Erald Cani, lindur në Durrës dhe banues në Manëz, i cili ka qenë në lokal me Flori Palushin.
    Të katër të arrestuarit janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”. Policia po vijon kërkimet për arrestimin e të dyshuarit kryesor 21-vjeçarit Daniel Pepa dhe Gëzim Allçi.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 01:25 të së mërkurës, në fshatin Manëz, në lokalin në pronësi të familjes së ish-administratorit të njësisë administrative të Manzës. Brenda në lokal ndodheshin 5 persona, mes tyre viktima Flori Paluçi dhe tre persona të tjerë dhe kamerieri i mitur.
    Më pas në lokal në një moment ka hyrë 21-vjeçari Daniel Pepa. Sapo ka hyrë në lokal Daniel Pepa i ka kërkuar kamerierit që t’i bëjë një kafe, por i mituri është përgjigjur se ishte fikur ekspresi dhe nuk mund të bënte kafe.
    Aty më pas Daniel Pepa ka nisur debatin me kamerierin dhe dyshohet se e ka qëlluar me një çantë krahu që e mbante me vete. Pas këtij veprimi ka ndërhyrë Flori Paluçi duke i thënë Daniel Pepës që të mos merrej me kamerierin. Midis tyre ka pasur debat, por kanë ndërhyrë personat e tjerë.
    Sipas gazetarit të A2 CNN Igli Çelmeta, gjithë shkaku i konfliktit është ky sherr, bazuar në dëshmitë e personave prezent, edhe pse policia po heton edhe pista të tjera. Pas këtij momenti Daniel Pepa është larguar me makinë dhe është rikthyer pas 3-4 minutash, bashkë më dy shokët e tij Ergi Kadiun dhe Aranit Kurtin.
    Daniel Pepa pasi ka mbërritur sërish ka tentuar të futet në lokal me dy shokët që e shoqëronin, por persona e tjerë kanë ndërhyrë duke mos e lënë të futej në lokal që të mos konfliktohej me Florin Paluçin, por 21-vjeçari Pepa ka nisur të ofendonte Flori Paluçin nga jashtë lokalit.
    Në këtë moment Flori Paluçi ka dalë nga lokali me pistoletën në dorë dhe ka qëlluar në tokë, për të trembur 21-vjeçarin. Por pasi ka qëlluar Flori Paluçi, menjëherë Daniel Pepa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Flori Paluçin duke e plagosur në shpinë. Më pas Aranit Kurti ka qëlluar me grusht Flori Paluçin, i cili me armën në dorë ka qëlluar sërish në drejtim të Daniel Pepës dhe Aranit Kurtit.
    Një nga plumbat ka kapur pas shpine Aranit Kurtin duke e plagosur rëndë, i cili më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu kanë hipur në automjet dhe janë larguar. Flori Paluçi ka tentuar ta ndjekë, për ta qëlluar sërish dhe një nga plumbat ka kapur edhe makinën.
    Pasi janë larguar nga vendngjarja Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu, Flori Paluçi është futur në makinën e tij duke tentuar që të shkojë vetë me makinë në spital, por është gjetur i vdekur në timon.

  • Baste sportive në lokal/ Durrës, arrestohet pronari, kishte edhe kanabis. Nën hetim 4 të tjerë

    Baste sportive në lokal/ Durrës, arrestohet pronari, kishte edhe kanabis. Nën hetim 4 të tjerë

    Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13 Plazh, viheshin baste sportive, me celularë, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:

    -arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Durrës;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K., H. K., F. P. dhe A. B., të gjithë banues në Durrës.

    Në lokalin e 32-vjeçarit, 4 të proceduarit u kapën duke vënë baste sportive, me celularë.
    Më tej, gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj pronarit të subjektit, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

  • Ma*akra për një kafe, si ndodhi ngjarja pranë postës policore?

    Ma*akra për një kafe, si ndodhi ngjarja pranë postës policore?

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 01:25 të së mërkurës, në fshatin Manëz, në lokalin në pronësi të familjes së ish-administratorit të njësisë administrative të Manzës. Brenda në lokal ndodheshin 5 persona, mes tyre viktima Flori Paluçi dhe tre persona të tjerë dhe kamerieri i mitur. Më pas në lokal në një moment ka hyrë 21-vjeçari Daniel Pepa. Sapo ka hyrë në lokal Daniel Pepa i ka kërkuar kamerierit që t’i bëjë një kafe, por i mituri është përgjigjur se ishte fikur ekspresi dhe nuk mund të bënte kafe.
    Aty më pas Daniel Pepa ka nisur debatin me kamerierin dhe dyshohet se e ka qëlluar me një çantë krahu që e mbante me vete. Pas këtij veprimi ka ndërhyrë Flori Paluçi duke i thënë Daniel Pepës që të mos merrej me kamerierin. Midis tyre ka pasur debat, por kanë ndërhyrë personat e tjerë. I gjithë shkaku i konfliktit është bazuar në dëshmitë e personave prezent, edhe pse policia po heton edhe pista të tjera. Pas këtij momenti Daniel Pepa është larguar me makinë dhe është rikthyer pas 3-4 minutash, bashkë më dy shokët e tij Ergi Kadiun dhe Aranit Kurtin.

    Daniel Pepa pasi ka mbërritur sërish ka tentuar të futet në lokal me dy shokët që e shoqëronin, por persona e tjerë kanë ndërhyrë duke mos e lënë të futej në lokal që të mos konfliktohej me Florin Paluçin, por 21-vjeçari Pepa ka nisur të ofendonte Flori Paluçin nga jashtë lokalit. Në këtë moment Flori Paluçi ka dalë nga lokali me pistoletën në dorë dhe ka qëlluar në tokë, për të trembur 21-vjeçarin. Por pasi ka qëlluar Flori Paluçi, menjëherë Daniel Pepa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Flori Paluçin duke e plagosur në shpinë. Më pas Aranit Kurti ka qëlluar me grusht Flori Paluçin, i cili me armën në dorë ka qëlluar sërish në drejtim të Daniel Pepës dhe Aranit Kurtit.

    Një nga plumbat ka kapur pas shpine Aranit Kurtin duke e plagosur rëndë, i cili më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu kanë hipur në automjet dhe janë larguar. Flori Paluçi ka tentuar ta ndjekë, për ta qëlluar sërish dhe një nga plumbat ka kapur edhe makinën. Pasi janë larguar nga vendngjarja Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu, Flori Paluçi është futur në makinën e tij duke tentuar që të shkojë vetë me makinë në spital, por është gjetur i vdekur në timon.

    Ajo që kamerat e sigurisë kanë pikasur është se disa minuta pas ngjarjes është shfaqur sërish Daniel Pepa, në vendin e ngjarjes, bashkë me Gëzim Allçin, i cili mbante në dorë një send që sipas policisë është armë zjarri pistoletë. Daniel Pepa dhe Gëzim Allçi janë djem tezesh me njëri-tjetrin. Bashkë më ta kanë qenë edhe Taulant Beqaj dhe Emirjan Beqaj. Kanë qëndruar pak dhe më pas janë larguar me makinë drejt Maminasit.
    PoIicia ende nuk ishte lajmëruar edhe pse stacioni i postës policore të Manzës është shumë pranë lokalit ku ndodhi ngjarja. Pasi është sinjalizuar policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Në vendngjarje policia ka 1 fishek kalibër 7.65 mm, 1 gëzhojë fisheku kalibër 7.65 mm, 2 fishekë kalibër 9 mm dhe 1 predhë arme zjarri kalibër 9 mm.
    Pasi ka këqyrur kamerat e sigurisë dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët, policia ka zbardhur ngjarjen duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim dy prej tyre. Policia e Durrësit për këtë ngjarje kanë shpallur në kërkim, Daniel Pepën, lindur në Argis, Greqi dhe banues në Manëz, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje” dhe Gëzim Allçin, lindur në Durrës dhe banues në Manëz, për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”. /A2cnn/