Tag: lokal

  • Të shtënat me armë në Fier, policia identifikon autorët

    Të shtënat me armë në Fier, policia identifikon autorët

    Policia e Fierit ka reaguar lidhur me ngjarjen në një lokal të qytetit, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

    Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në një lokal në lagjen “8 Shkurti”.

    Dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit Romeo Çako, 33 vjeç, dhe shtetasit Mariglen Sinaj, Romeo Çako ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.

    Pas episodit dy personat e përfshirë në ngjarje janë arratisur.

    Ndërkohë Policia po vijon kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.

    Njoftimi i policisë

    Fier/Informacion paraprak

    Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.

    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Sherri në Fier agravon në të shtëna me armë zjarri, 33-vjeçari qëllon në lokal

    Sherri në Fier agravon në të shtëna me armë zjarri, 33-vjeçari qëllon në lokal

    pamje nga vendngjarja

    FIER-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Fier. Dy persona janë përfshirë në një konflikt të çastit teksa ndodheshin në një lokal, sherr i cili ka degraduat deri në përdorimin e armës. Mësohet se njëri prej tyre shetasi R.Ç 33 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
    Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim dy personat e përfshirë në konflikt.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Qëlloi për vdekje 33-vjeçarin që i vrau shokun për një kafe, vetëdorëzohet pas rreth një muaji Daniel Pepa

    Qëlloi për vdekje 33-vjeçarin që i vrau shokun për një kafe, vetëdorëzohet pas rreth një muaji Daniel Pepa

    Rreth një muaji pas vrasjes së dyfishtë në një lokal në Manzë, është dorëzuar autori i shpallur në kërkim për vrasjen e  Flori Paluçin, Daniel Pepa.

    21-vjeçari qëlloi për vdekje Flori Paluçin 33 vjeç, pasi ky i fundit i vrau shokun, Aranit Kurti 23 vjeç.
    “Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin Manëz, Njësia Manëz, Durrës.
    Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të datës 14.11.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 622/1, datë 13.11.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj këtij shtetasi, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.
    Këto veprime lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 22.10.2025, ku janë vrarë shtetasit F. P. dhe A. K., në Manëz, Durrës, ngjarje në të cilën ky shtetas rezulton i implikuar, i dyshuar si autor.
    Gjatë veprimeve procedurale, këtij shtetasi i është sekuestruar një armë zjarri. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njofton policia.
    Ngjarja: 
    Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta (për një kafe dhe ekspresin që ishte fikur në lokal), është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin Flori Paluçi, i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari Erald Cani.
    Pas konfliktit verbal, 21-vjeçari është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar Ergi Kadiu dhe nga shtetasi Aranit Kurti.

    Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, Flori Paluçi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë.

    Në këtë moment Danieli dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Florit të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve Danielit dhe Aranitit (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, Paluçin). Si pasojë u vranë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.
    Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin Daniel Pepa.

    Top Channel

  • Vr*sja për kafe, Daniel Pepa dorëzohet në polici

    Vr*sja për kafe, Daniel Pepa dorëzohet në polici

    Kronikë E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 16:55
    Daniel Pepa i përfshirë në ngjarjen e rëndë në një lokal në Manëz, ku mbetën të vrarë dy persona, është dorëzuar në Polici këtë të mërkurë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 22 tetorit në fshatin Manëz, në lokalin në pronësi të familjes së ish-administratorit të njësisë administrative. Sherri ka nisur në lokal mes Daniel Pepës dhe kamerierit të cilit i kërkonte të ndizte ekspresin për të bërë kafe.
    Aty më pas Daniel Pepa ka nisur debatin me kamerierin dhe dyshohet se e ka qëlluar me një çantë krahu që e mbante me vete. Pas këtij veprimi ka ndërhyrë Flori Paluçi duke i thënë Daniel Pepës që të mos merrej me kamerierin. Midis tyre ka pasur debat, por kanë ndërhyrë personat e tjerë. Pas këtij momenti Daniel Pepa është larguar me makinë dhe është rikthyer pas 3-4 minutash, bashkë më dy shokët e tij Ergi Kadiun dhe Aranit Kurtin.

    Daniel Pepa pasi ka mbërritur sërish ka tentuar të futet në lokal me dy shokët që e shoqëronin, por persona e tjerë kanë ndërhyrë duke mos e lënë të futej në lokal që të mos konfliktohej me Florin Paluçin, por 21-vjeçari Pepa ka nisur të ofendonte Flori Paluçin nga jashtë lokalit. Në këtë moment Flori Paluçi ka dalë nga lokali me pistoletën në dorë dhe ka qëlluar në tokë, për të trembur 21-vjeçarin. Por pasi ka qëlluar Flori Paluçi, menjëherë Daniel Pepa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Flori Paluçin duke e plagosur në shpinë. Më pas Aranit Kurti ka qëlluar me grusht Flori Paluçin, i cili me armën në dorë ka qëlluar sërish në drejtim të Daniel Pepës dhe Aranit Kurtit.

    Një nga plumbat ka kapur pas shpine Aranit Kurtin duke e plagosur rëndë, i cili më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu kanë hipur në automjet dhe janë larguar. Flori Paluçi ka tentuar ta ndjekë, për ta qëlluar sërish dhe një nga plumbat ka kapur edhe makinën. Pasi janë larguar nga vendngjarja Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu, Flori Paluçi është futur në makinën e tij duke tentuar që të shkojë vetë me makinë në spital, por është gjetur i vdekur në timon.

    Ajo që kamerat e sigurisë kanë pikasur është se disa minuta pas ngjarjes është shfaqur sërish Daniel Pepa, në vendin e ngjarjes, bashkë me Gëzim Allçin, i cili mbante në dorë një send që sipas policisë është armë zjarri pistoletë. Daniel Pepa dhe Gëzim Allçi janë djem tezesh me njëri-tjetrin. Bashkë më ta kanë qenë edhe Taulant Beqaj dhe Emirjan Beqaj. Kanë qëndruar pak dhe më pas janë larguar me makinë drejt Maminasit.

  • Dorëzohet në polici Daniel Pepa, autori i dyshuar i vrasjes në Manzë

    Dorëzohet në polici Daniel Pepa, autori i dyshuar i vrasjes në Manzë

    Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit Daniel Pepa, i cili ndodhej në kërkim për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë, pas një sherri për një kafe në lokal.
    Ngjarja e rëndë ndodhi me 22 tetor , në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluci  dhe 23-vjeçari Aranit Kurti . 21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe është debatuar me kamarierin dhe me Flori Paluçin, i cili shoqërohej në lokal me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Erald Cani i arrestuar për moskallëzim krimi.
    Pepa debatoi pasi kërkoi kafe ndërsa kamarieri  Alteo Pepa i tha se ekspresi është fikur. Pas konfliktit verbal, Daniel Pepa është larguar me automjet dhe më pas është kthyer bashkë me Ergi Kadiu dhe Aranit Kurtin. Teksa ata kanë tentuar që të hyjnë sërish në lokal, ka dalë Flori Paluçi dhe ka qëlluar me armë zjarri në tokë.
    Në këtë moment, Daniel Pepa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Paluçit duke e plagosur, ndërsa Aranit Kurti e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Paluçi, sipas policisë, ka qëlluar ndaj të dyve. Nga plumbat mbetën të vrarë Aranit Kurti që u qëllua nga Paluçi, ndërsa ky i fundit u vra nga Daniel Pepa.

  • Vrasja për ekspresin në Manëz, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa (FOTO)

    Vrasja për ekspresin në Manëz, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa (FOTO)

    Është vetëdorëzuar në polici i riu Daniel Pepa, i përfshirë në ngjarjen e rëndë në një lokal në Manëz, ku mbetën të vrarë dy persona.
    Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 22 tetorit Manëz, në lokalin në pronësi të familjes së ish-administratorit të njësisë administrative.
    Sherri ka nisur në lokal mes Daniel Pepës dhe kamerierit të cilit i kërkonte të ndizte ekspresin për të bërë kafe.
    Aty më pas Daniel Pepa ka nisur debatin me kamerierin dhe dyshohet se e ka qëlluar me një çantë krahu që e mbante me vete. Pas këtij veprimi ka ndërhyrë Flori Paluçi duke i thënë Daniel Pepës që të mos merrej me kamerierin. Midis tyre ka pasur debat, por kanë ndërhyrë personat e tjerë.
    Pas këtij momenti Daniel Pepa është larguar me makinë dhe është rikthyer pas 3-4 minutash, bashkë më dy shokët e tij Ergi Kadiun dhe Aranit Kurtin.
    Daniel Pepa pasi ka mbërritur sërish ka tentuar të futet në lokal me dy shokët që e shoqëronin, por persona e tjerë kanë ndërhyrë duke mos e lënë të futej në lokal që të mos konfliktohej me Florin Paluçin, por 21-vjeçari Pepa ka nisur të ofendonte Flori Paluçin nga jashtë lokalit.
    Në këtë moment Flori Paluçi ka dalë nga lokali me pistoletën në dorë dhe ka qëlluar në tokë, për të trembur 21-vjeçarin. Por pasi ka qëlluar Flori Paluçi, menjëherë Daniel Pepa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Flori Paluçin duke e plagosur në shpinë. Më pas Aranit Kurti ka qëlluar me grusht Flori Paluçin, i cili me armën në dorë ka qëlluar sërish në drejtim të Daniel Pepës dhe Aranit Kurtit.
    Një nga plumbat ka kapur pas shpine Aranit Kurtin duke e plagosur rëndë, i cili më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu kanë hipur në automjet dhe janë larguar. Flori Paluçi ka tentuar ta ndjekë, për ta qëlluar sërish dhe një nga plumbat ka kapur edhe makinën.
    Pasi janë larguar nga vendngjarja Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu, Flori Paluçi është futur në makinën e tij duke tentuar që të shkojë vetë me makinë në spital, por është gjetur i vdekur në timon.
    Ajo që kamerat e sigurisë kanë pikasur është se disa minuta pas ngjarjes është shfaqur sërish Daniel Pepa, në vendin e ngjarjes, bashkë me Gëzim Allçin, i cili mbante në dorë një send që sipas policisë është armë zjarri pistoletë.
    Daniel Pepa dhe Gëzim Allçi janë djem tezesh me njëri-tjetrin. Bashkë më ta kanë qenë edhe Taulant Beqaj dhe Emirjan Beqaj. Kanë qëndruar pak dhe më pas janë larguar me makinë drejt Maminasit.

  • “Arma i ngeci kur po më qëllonte…” Aredin Behari dëshmon për dy atentatet që i bënë vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj

    “Arma i ngeci kur po më qëllonte…” Aredin Behari dëshmon për dy atentatet që i bënë vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj

    Ardian Behari: Isha në lokal ulur, te Astrit Merkaj në Fier. Unë isha në katin e parë te lokalit. Lokali ishte me xhama, kishte pamje nga jashtë-brenda. Unë e pash nga jashtë që shpëtova. Isha ulur me Astrit Merkajn dhe me dy persona të tjerë. Ora ka qenë rreth 19.00-20.00. Në atë kohë kam patur një Ford 2002.
    Personi nuk hyri në lokal, qëndroi te dera që ishte gjysmë e hapur. Nuk hyri sepse u tremb, gjuajti direkt nga xhami. Në atë pozicion qëlloi direkt te unë. Se si më vajti instikti pash personin që po nxirte armën dhe kur i ngeci u ula poshtë tavolinës dhe shpëtova. Qëlluan katër herë, njëri plumb kapi cepin e tavolinës plumbat e tjerë kapën murin. Unë nuk pësova dëmtim fizik. Pastaj lajmërova policinë. Personi u largua menjehërë.
    Autori kishte trup të gjatë dhe të dobët. U largua në këmbë. Ishte me maskë, tuta sportive dhe bluzë me kapuç. Nuk të them dot se kush ishte. U qetësova me thënë drejtën. Lidhur me këtë ngjarje nuk jam pyetur në prokurorinë e Fierit. Policia erdhi i dhash shpjegime se ccfarë ndodhi. Te ky lokali ulesha gjithmonë. Albert dhe Ardian Pashaj më shihnin që rrija në atë lokal. Jam pyetur nga policia dhe i thash se dyshoj për Ardian dhe Albert Pashajn.
    Kisha konflikt shtëpie me ta. Pas 5 ditësh më ndodhi atentati. Isha i ndërgjegjshëm se kush ma kishte bërë. Me Ardianin jam takuar pas ngjarjes. Unë me dy vëllezërit isha në konflikt për një apartament, në gjykatën e Apelit e fitova gjyqin për banesën, Gjykata e Lartë e riktheu në Apel.
    Në nëntor 2019 më ndodhi atentati tjetër. Vjen një makinë në një moment kur unë po ikja në këmbë për në shtëpi. Vjen makina dhe po ecte ngadalë më pas dëgjova krisma kallashi, breshëri. Makina ishte në ecje përbri meje. Ai qëlloi rreth 3-4 herë, i shpëtova plumbave. Qëlloi pasagjeri nga sedilja e pasme.
    Ata goditën nga brenda pa hapur xhamin. Mbaj mend që kam bërtitur me të madhe dhe ika. Shkoj në prokurori dhe me nxjerin dy emra “Buzi” dhe një tjetër. Nuk njoh njeri i thash. Nuk mendoja që e kishin me mua. Falenderoj Zotin. Unë isha në lokal, te Dashamiri deri në orën 9 ndenja. Isha me një person dhe më pas kalova rrugën të ikja në shtëpi. Makina ishte ngjyrë bojqielli. Pas ngjarjes së dyte nuk u takova as me Ardianin as me Albertin.
    Deri në vitin 2016 ne s bëheshin fare, pastaj unë fitova gjyqin për shtëpinë dhe magazinën. Dyshimin e kam ende sot që atentatet me ka ardhur nga dy vëllezërit.  Në 2023 i jam falenderues shtetit sepse dolën dyshimet e mia. Shkaktari është Ardian Pashaj për të gjitha problemet që më janë krijuar. Une Albert Pashajt i kam bërë dy shtëpi në Tiranë me paratë e mia.
    Astrit Ademi: Në 2013 punoja kambist në rrugë. Kam qenë vetëm në një varrezë makinash në Marikaj, punoja aty. Ishte dhe një roje, një burrë i vjetër. Më morën lekët që kisha në makinë. Nuk pash njeri, nuk njoha njeri. Ishin njerëz të maskuar, erdhën me makinë me një Benz të vjetër. Unë pash një person, nuk e di sa ishin në total. I pash kur më erdhën përballë, nuk e njoh kush është. Më tha mos lëviz, e falenderoj që nuk më bëri gjë, mund dhe të me vrisnin. E falenderoj me gjithë zemër. Më mori disa lekë, nuk mbaj mend sa ishin, kanë kaluar vite.
    I thash urdhëro ccelsin e makinës, që të mos ma thyenin makinën. Mua dhe rojes na kontrolluan nëpër xhepa. Më morën rreth 30 mijë euro në makinë. Në xhëp kisha dy mijë euro. Unë për ccerek ore nuk e ngrita kokën, nuk i pash fare as kur u larguan. Një person mori një balestër në tokë dhe më tha mos lëviz, kaq. Poshtë sediles së shoferit kisha një marsup të vogël dhe pak lekë kisha në bagazh.
    Prokuroria kundërshton pjesërisht dëshminë e Ademit: Më heret ka deklaruar se kanë qenë 3 persona me maska në fytyrë dhe të armatosur.
    Prokuroria citon pjesë nga dëshmia: Njëri prej tyre na tha mos lëvizni se ju vrava dhe mbante në dorë një kallashnikov.
    Prokuroria: Kundërshtoj dëshminë edhe për shumën e parave. “Na kontrolluan xhepat dhe mua më morën 7 mijë euro që kisha. Personi që drejtonte automjetin hapi bagazhin dhe më mori 9 mijë euro dhe 760 mijë lekë të reja.”
    Dëshmitari 2, Bardhyl Zeneli: Xhemali Licin e njoh. Në 2012 kam punuar në një shkollë, ndërsa Xhemaliu kishte një dyqan të vogël aty. Dëgjova në një moment të bërtiste “O më vranë”. U mblodhëm për ti dhënë ndihmën e parë, ishte te një shtyllë aty. Xhemaliu ishte dëmtuar në qafë, ishte i gjakosur. Nuk kthente përgjigje kur e pyesja se ccfarë ndodhi. Të gjithë komshinjtë u mblodhën aty, po nuk morëm vesh gjë ça ndodhi.
    Më mbrapa mora vesh që i kishin vjedhur lekët. Më njoftoi një roje e gjimnazit. Policia erdhi shpejt nuk vonoi, na mori dhe ne na pyeti. Ngjarja ndodhi në 19.12.2012. Unë isha brenda një klase në shkollë, na thërrisnin për të riparuar kufjet që përdornin fëmijët. Pash 4 veta që ishin afër Xhemaliut, pasi u plagos. Nuk pash njeri të vraponte, as ndonjë makinë. Policia u njoftua me telefonin Fix të sekretarisë së shkollës. Me mbiemër Sharra ka shumë në Elbasan. Gentjan Sharrën e kam dëgjuar në televizor, nuk e njoh as nuk e kam parë atë ditë në vendin e ngjarjes.
    Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, grabitja e kambistit Xhemal Liçi ishte porosi e Talo Çelës. Ngjarja në fjalë ndodhi më datë 19 nëntor të vitit 2012 në Elbasan, ndërkohë që Liçit, i cili ishte kambist, iu vodh një shumë prej 12 300 000 lekësh.
    Pasi qëlluan me armë në drejtim të ‘objektivit’ të tyre, autorët e ngjarjes janë larguar me një mjet të bardhë i markës opel në drejtim të panjohur. Asokohe Liçi mbeti i plagosur, ndërsa u dërgua me urgjencë në spital ku iu mbijetoi plagëve të marra.
    gijotina.com/

  • 80 mijë euro për ta vrarë/ U shpëtoi 2 atentateve nga ‘ushtari’ i Dumanit, Aredin Behari: E kisha prej vëllezërve Pashaj

    80 mijë euro për ta vrarë/ U shpëtoi 2 atentateve nga ‘ushtari’ i Dumanit, Aredin Behari: E kisha prej vëllezërve Pashaj

    Aredin Behar

    TIRANË-Në seancën e sotme gjyqësore të çështjes “Plumbi i Artë” ka dëshmuar Aredin Behari. Ky i fundit u ka shpëtuar 2 atentateve, në 2017 dhe 2019  për të cilat tregoi rrethanat e ngjarjeve. Biznesmeni ka theksuar se që në fillim ka qenë i bindur se planet për eliminimin e tij ishin të organizuara nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj.
    Aredin Behari: Isha në lokal ulur, te Astrit Merkaj në Fier. Unë isha në katin e parë te lokalit. Lokali ishte me xhama, kishte pamje nga jashtë-brenda. Unë e pash nga jashtë që shpëtova. Isha ulur me Astrit Merkajn dhe me dy persona të tjerë. Ora ka qenë rreth 19.00-20.00. Në atë kohë kam patur një Ford 2002. Personi nuk hyri në lokal, qëndroi te dera që ishte gjysmë e hapur. Nuk hyri sepsë u tremb, gjuajti direkt nga xhami. Në atë pozicion qëlloi direkt te unë. Se si më vajti instikti pash personin që po nxirte armën dhe kur i ngeci u ula poshtë tavolinës dhe shpëtova. Qëlluan katër herë, njëri plumb kapi cepin e tavolinës plumbat e tjerë kapën murin. Unë nuk pësova dëmtim fizik. Pastaj lajmërova policinë. Personi u largua menjehërë. Autori kishte trup të gjatë dhe të dobët. U largua në këmbë. Ishte me maskë, tuta sportive dhe bluzë me kapucc. Nuk të them dot se kush ishte. U qetësova me thënë drejtën. Lidhur me këtë ngjarje nuk jam pyetur në prokurorinë e Fierit. Policia erdhi i dhash shpjegime se ccfarë ndodhi. Te ky lokali ulesha gjithmonë. Albert dhe Ardian Pashaj më shihnin që rrija në atë lokal. Jam pyetur nga policia dhe i thash se dyshoj për Ardian dhe Albert Pashajn. Kisha konflikt shtëpie me ta. Pas 5 ditësh më ndodhi atentati. Isha i ndërgjegjshëm se kush ma kishte bërë. Me Ardianin jam takuar pas ngjarjes. Unë me dy vëllezërit isha në konflikt për një apartament, në gjykatën e Apelit e fitova gjyqin për banesën, Gjykata e Lartë e riktheu në Apel.
    Në nëntor 2019 më ndodhi atentati tjetër. Vjen një makinë në një moment kur unë po ikja në këmbë për në shtëpi. Vjen makina dhe po ecte ngadalë më pas dëgjova krisma kallashi, breshëri. Makina ishte në ecje përbri meje. Ai qëlloi rreth 3-4 herë, i shpëtova plumbave. Qëlloi pasagjeri nga sedilja e pasme. Ata goditën nga brenda pa hapur xhamin. Mbaj mend që kam bërtitur me të madhe dhe ika. Shkoj në prokurori dhe me nxjerin dy emra “Buzi” dhe një tjetër. Nuk njoh njeri i thash. Nuk mendoja që e kishin me mua. Falenderoj Zotin. Unë isha në lokal, te Dashamiri deri në orën 9 ndenja. Isha me një person dhe më pas kalova rrugën të ikja në shtëpi. Makina ishte ngjyrë bojqielli. Pas ngjarjes së dyte nuk u takova as me Ardianin as me Albertin. Deri në vitin 2016 ne s bëheshin fare, pastaj unë fitova gjyqin për shtëpinë dhe magazinën. Dyshimin e kam ende sot që atentatet me ka ardhur nga dy vëllezërit.  Në 2023 i jam falenderues shtetit sepse dolën dyshimet e mia. Shkaktari është Ardian Pashaj për të gjitha problemet që më janë krijuar. Une Albert Pashajt i kam bërë dy shtëpi në Tiranë me paratë e mia.
     

  • VIDEO/ Po i ikte policisë, i riu përfundon me makinë në lokal, 4 viktima dhe 11 të plagosur

    VIDEO/ Po i ikte policisë, i riu përfundon me makinë në lokal, 4 viktima dhe 11 të plagosur

    Katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur, pasi një 22-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në një lokal.

    Ngjarja ka ndodhur në Florida, ku një 22-vjeçar në tentativë për t’i shpëtuar policisë që po e ndiqte, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lokal.

    Të paktën 11 persona u plagosën, njëri prej të cilëve është shtruar në spital në gjendje kritike. Ndërkohë, pas aksidentit, i riu është vënë në pranga.

  • Tragjike/ 22-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lokal, 4 të vdekur dhe 11 të plagosur

    Tragjike/ 22-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lokal, 4 të vdekur dhe 11 të plagosur

    Katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur, pasi një 22-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në një lokal.

    Ngjarja ka ndodhur në Florida, ku një 22-vjeçar në tentativë për t’i shpëtuar policisë që po e ndiqte, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lokal.
    Të paktën 11 persona u plagosën, njëri prej të cilëve është shtruar në spital në gjendje kritike.
    Ndërkohë, pas aksidentit, i riu është vënë në pranga.

    4 dead, 11 injured after speeding car plows through crowd in Ybor in Tampa, Florida pic.twitter.com/xJz4LLKuBe
    — Rapid Report (@RapidReport2025) November 8, 2025

    Top Channel