Tag: lokal

  • U kap me lojëra fati në lokal, 61-vjeçari godet efektivët dhe tenton të largohet

    U kap me lojëra fati në lokal, 61-vjeçari godet efektivët dhe tenton të largohet

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
    Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.
    Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë.

    Top Channel

  • Pse u shoqërua forcërisht Adriatik Alimadhi? Policia: Ishte në një lokal ku vendoseshin baste sportive, kundështoi efektivët

    Pse u shoqërua forcërisht Adriatik Alimadhi? Policia: Ishte në një lokal ku vendoseshin baste sportive, kundështoi efektivët

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
    Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.
    Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë.

  • Shiko se çfarë mbanin në lokal! Policia i arreston (video)

    Shiko se çfarë mbanin në lokal! Policia i arreston (video)

    Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Mix” janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës.
    Shpallet në kërkim pronari i lokalit që kishte përshtatur lokalin për shitje e përdorim droge dhe në lokal mbante armë zjarri pa leje.

    Arrestohet gjatë operacionit “Mix” punonjësi i lokalit, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme.
    Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta që u gjetën në lokal të cilat  pronari i lokalit i mbante pa leje.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, në kuadër të operacionit policor “Mix” arrestuan shtetasin L. T., 18 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. C., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
    Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.
    Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Përfshihet nga flakët një lokal në plazhin e Darëzezës, shkrumbohet brenda pak minutash

    Përfshihet nga flakët një lokal në plazhin e Darëzezës, shkrumbohet brenda pak minutash

    Një lokal në plazhin e Darëzezës është përfshirë nga flakët këtë të diel, duke u shkrumbuar plotësisht brenda pak minutash. Pamjet e siguruara nga FieriWeb tregojnë shtellunga të mëdha tymi dhe disa banorë që përpiqen të shuajnë flakët me mjete rrethanore.

    Pas disa minutash, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat nisën menjëherë operacionin për të vënë situatën nën kontroll. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkaqet e zjarrit.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Digjet një lokal në bregdetin e Darzezës

    Digjet një lokal në bregdetin e Darzezës

    Pamje nga zjarri

    FIER- Një lokal në bregdetin e Darzezës është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, i gjithë lokali i ndërtuar me materiale druri është shkrumbuar totalisht. Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë rënien e zjarrit, ndërsa tymi ka përfshirë zonën.
    Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Pritet që hetimet të zbulojnë shkakun e vërtetë të rënies së zjarrit.
    Fier/Informacion paraprak
    Rreth orës 18:50, në Darëzezë, ka rënë zjarr në një subjekt tregtar (lokal veror), në pronësi të shtetases M. B., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit./ZËRI

  • Digjet plotësisht një lokal në Darzezë, tymi mbulon zonën

    Digjet plotësisht një lokal në Darzezë, tymi mbulon zonën

    Një lokal në bregdetin e Darzezës ka rënë pre e flakëve, duke u djegur tërësisht.
    Nuk janë bërë të ditura ende shkaqet e zjarrit, por siç shikohet nga pamjet, tymi ka mbuluar zonën. Zjarrfikësit janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Aktualisht, autoritetet po hetojnë për shkakun e këtij incidenti.
    Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar deri tani.

  • Drogë dhe armë në lokal, arrestohet punonjësi dhe shpallet në kërkim pronari (Emrat)

    Drogë dhe armë në lokal, arrestohet punonjësi dhe shpallet në kërkim pronari (Emrat)

    Dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës janë goditur nga policia në Tiranë.
    Si rezultat, policia ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit Shpallet në kërkim pronari i lokalit, Gentian Cenaj, që kishte përshtatur lokalin për shitje e përdorim droge dhe në lokal mbante armë zjarri pa leje. Arrestohet gjatë operacionit “Mix” punonjësi i lokalit, Ledjon Tosku, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme.
    Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.
    Njoftimi i policise
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, në kuadër të operacionit policor “Mix” arrestuan shtetasin L. T., 18 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. C., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
    Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.
    Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Drogë dhe armë në lokal, arrestohet punonjësi dhe shpallet në kërkim pronari

    Drogë dhe armë në lokal, arrestohet punonjësi dhe shpallet në kërkim pronari

    Dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës janë goditur nga policia në Tiranë.
    Si rezultat, policia ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit që kishte përshtatur lokalin për shitje e përdorim droge dhe në lokal mbante armë zjarri pa leje dhe ka arrestuar punonjësin, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme.
    Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.
    Njoftimi i policise
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, në kuadër të operacionit policor “Mix” arrestuan shtetasin L. T., 18 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. C., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
    Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.
    Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Ky është personi që dyshohet se shtiu mbrëmë me armë në Prishtinë

    Ky është personi që dyshohet se shtiu mbrëmë me armë në Prishtinë

    Dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri mbrëmë në një lokal në Prishtinë në rrugën “Rrustem Hyseni”.
    Për pasojë ka ndërruar jetë Naser Gashi që ndodhej brenda lokalit e që s’kishte të bënte me rastin.
    I dyshuari për sulmin me armë është Alban Gashi që është futur në lokal i maskuar bashkë me një person tjetër.
    Ky është Alban Gashi i cili vazhdon të jetë në arrati.
    Të njëjtit i është bastisur shtëpia mbrëmë nga Policia e Kosovës.
    Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit mes dy palëve.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Zjarri shkrumbon një lokal në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

    Zjarri shkrumbon një lokal në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

    Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme (25 mars) në fshatin Novoselë të Vlorës.
    Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, informon se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, kurse forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
    Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, teksa do pritet edhe ekspertimi piroteknik për të vërtetuar dhe në rrugë shkencore. Gjithashtu po merret edhe dëshmia e pronarit të lokalit.