Tag: lokal

  • Sherr në një lokal në Thumanë, një person qëllon me armë dhe ‘zhduket’, policia në kërkim të tij

    Sherr në një lokal në Thumanë, një person qëllon me armë dhe ‘zhduket’, policia në kërkim të tij

    Të shtëna me armë zjarrin në Thumanë.

    Policia bën me dije se rreth 11:00, në Thumanë, në parkimin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit K. M. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
    Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar me një automjet, i cili është i identifikuar nga ana e policisë, por për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht gjatë këqyrjes së saj ka gjetur e sekuestruar dy gëzhoja. Punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

    Top Channel

  • Detaje nga plagosja në Tiranë/ Shtatë persona u përfshinë në konflikt, ngjarja ndodhi në një lokal…

    Detaje nga plagosja në Tiranë/ Shtatë persona u përfshinë në konflikt, ngjarja ndodhi në një lokal…

    Detaje të reja mësohen në lidhje me të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.
    Pranë zonës së Liqenit Artificial, në një lokal, ka ndodhur një plagosje.
    Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se i plagosuri është dërguar menjëherë për kurim në një spital privat.
    Raportohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri ka qëlluar me armë zjarri.

  • Në lokal me kokainë në Vlorë, pranga 48-vjeçarit, gjenden edhe fishekë luftarakë

    Në lokal me kokainë në Vlorë, pranga 48-vjeçarit, gjenden edhe fishekë luftarakë

    DVP Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë inteligjencës policore.
    Fshihte kokainën në lokalin e tij dhe e ndante në doza për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari.
    Sekuestrohen 55 doza kokaine dhe municion luftarak.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe kreu kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, Vlorë, në posedim të një shtetasi që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike.
    Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. T, 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.
    Gjatë kontrollit personal dhe në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë.
    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.

  • Tepelenë, digjet një lokal në fshatin Dhëmblan

    Tepelenë, digjet një lokal në fshatin Dhëmblan

    POLICIA E SHTETIT
    Më datë 07.04.2025, në fshatin Dhëmblan, është djegur pjesërisht lokali në pronësi të shtetasit F. M. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Vlorë – Finalizohet operacioni policor “Next”, zbulohet një rast tjetër i lojërave të fatit të paligjshme në lokal

    Vlorë – Finalizohet operacioni policor “Next”, zbulohet një rast tjetër i lojërave të fatit të paligjshme në lokal

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër aktivitetit të jashtëligjshëm të lojërave të fatit, të koduar “Next”.

    Gjatë këtij operacioni, forcat e policisë kanë zbuluar një lokal në lagjen “Isa Boletini”, ku ushtrohej aktivitet i paligjshëm përmes organizimit të lojërave të fatit me pajisje kompjuterike dhe tavolinë pokeri. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi A. S., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”. Ai akuzohet për organizim të lojërave të palejuara të fatit në ambientet e biznesit të tij.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri si dhe një mjet prerës (thikë).

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

    Policia e Vlorës vijon kontrollet intensive në kuadër të luftës kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112 ose në Komisariatin Digjital.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Vritet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar, autori një bashkatdhetar

    Vritet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar, autori një bashkatdhetar

    Një shqiptar 43 vjeç është vrarë me armë zjarri nga një bashkëatdhetar i tij mbrëmjen e 6 prillit, në një lokal në zonën e Fontanafredda-s të Italisë.
    Sipas raportimit nga mediat fqinje, viktima është identifikuar si V. Topjana, një shofer në një kompani, i cili kishte dalë për të ndjekur ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.

    Bëhet me dije se autori i dyshuar, gjithashtu shqiptar 30 vjeç u arratis pas krimit me një “Audi” të bardhë, por se u vu në pranga disa orë më pas.
    Mësohet se mes dy shqiptarëve ka pasur një sherr të dhunshëm. Klientët në lokal kanë tentuar të ndajnë dy personat e përfshirë në sherr, por duket se ka qenë e kotë. 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë 47-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.

  • Shkrumbohet gjatë natës një lokal në kryeqytet, dyshimet e para

    Shkrumbohet gjatë natës një lokal në kryeqytet, dyshimet e para

    Një zjarr ka përfshirë një lokal në Tiranë gjatë natës, duke e shkrumbuar atë plotësisht. Lokali është në pronësi të shtetasit E. A., dhe si pasojë e flakëve, ai ka pësuar dëme të mëdha.
    Sipas policisë, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një difekt teknik. Forcat e policisë dhe të shërbimit të zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Njoftimi i Policisë:
    Rreth orës 03:25, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E.A. Si pasojë, lokali është djegur plotësisht. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Vlorë – Zbulohet një rast i basteve sportive në një lokal, vihet në pranga një organizator, një tjetër shpallet në kërkim

    Vlorë – Zbulohet një rast i basteve sportive në një lokal, vihet në pranga një organizator, një tjetër shpallet në kërkim

    Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Basti i Fundit”, duke goditur një rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive, në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”.

    Në pranga ra shtetasi J. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xh. Ll., 41 vjeç, gjithashtu banues në Vlorë, është shpallur në kërkim. Të dy dyshohen se organizonin aktivitetin e paligjshëm në ambientet e lokalit përmes kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Po ashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë F. Ç., 21 vjeç, kamarier në lokal, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë e paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi disa kompjuterë dhe telefona të përdorur për organizimin e basteve.

    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Shoqërimi i Alimadhit, policia jep detaje: Do të procedohet penalisht! Nuk zbatoi urdhrat e efektivëve

    Shoqërimi i Alimadhit, policia jep detaje: Do të procedohet penalisht! Nuk zbatoi urdhrat e efektivëve

    Policia ka dhënë detaje nga shoqërimi i kreut të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi në një lokal në rrugën e “Dibrës”.
    Sipas bluve, ndaj Adriatik Alimadhi ka nisur procedimi penale për veprën “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, pasi ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë/
    Policia informon se kreu i Ballit Kombëtar ka kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht, si edhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.
    Blutë raportojnë se kontrolli u ushtrua nga shërbimet e Policisë në lokal pas informacioneve të marra se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive.
    Njoftimi i policisë:
    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
    Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.
    Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë.

  • Kundërshtoi efektivët në lokal, policia jep detaje për kreun e Ballit Kombëtar: Hetim në gjendje të lirë

    Kundërshtoi efektivët në lokal, policia jep detaje për kreun e Ballit Kombëtar: Hetim në gjendje të lirë

    Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, është shoqëruar nga Policia, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Në një video që Flamur Noka ka publikuar, dallohet edhe momenti i shoqërimit të Alimadhit nga forcat e policisë në ambientet e një lokali në rrugën e Dibrës. Alimadhi është edhe aleati i Berishës në zgjedhjet e 11 majit.
    Reagimi i plotë nga Drejtoria e Policisë Tiranë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
    Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.
    Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë.