Tag: lokal

  • VIDEO – “PSD do të jetë në mbështetje të PS”, partia e Tom Doshit “kupton gabimin” e 11 majit 2025…

    VIDEO – “PSD do të jetë në mbështetje të PS”, partia e Tom Doshit “kupton gabimin” e 11 majit 2025…

    “Partia Socialdemokrate do të jetë në mbështetje të Partisë Socialiste”. Kështu u shpreh anëtarja e Këshillit Bashkiak Rezarta Pode, pas përfundimit të mbledhjes së radhës të parlamentit të vogël të Shkodrës.
    Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka gjetur dakortësinë dhe me shumicë votash kanë kaluar rendin e ditës, ku PSD-ja i dha fund bojkotit dhe i dha dritën jeshile bashkëpunimit, mes të cilave më e rëndësishmja ishte dhënia e së drejtës dhe caktimi i përgjegjësisë së menaxhimit, administrimit dhe mirëmbajtjes së plazheve publike nga shoqëria aksionere në pronësi të Bashkisë Shkodër.
    
    “PSD ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të PS. Edhe pse në 11 maj garuam të vetëm, vazhdimësia do të jetë e përbashkët. Çdo projekt vendim i mirë për Shkodrën do të jetë në mbështetje në PS. Në zgjedhjet vendore të 2027 do të jemi në mbështetje të PS”, tha anëtarja e PSD, Rezarta Pode.
    Më pas këshilltarët kaluan një shtesë në buxhetin e vitit 2025, planin për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor në Bashkinë Shkodër.
    Janë dashur diçka më shumë se 2 javë që PSD- ja të “kuptojë gabimin” në zgjedhjet e 11 maj 2025. Qendrimi i saj, në nivel lokal por edhe qendror, ishte i pashpjegueshëm, përsa kohë kur jo zyrtarisht, PSD- ja ishte në bashkëqeverisje në nivel rajonal e lokal, të paktën në Shkodër, me PS-në. Ndërkohë, kjo qasje jep edhe një argument më shumë për të kuptuar se morali nuk ka asnjë vlerë në politikë, teksa “armiqtë” kthehen në “miq” sa hap e mbyll sytë.
    Të gjitha akuzat që iu bënë PS- së, Ramës apo edhe Becit nga Tom Doshi apo nivele të tjera politike, paskan qenë thjesht dhe vetëm “limonata elektorale”. Kështu të paktën i ka konsideruar para disa viteve, një politikan shumë i fortë i këtij vendi. Lëvizja më e fundit mund të shihet si servilizëm lokal ndaj PS- së, e cila në nivel të qeverisjes qendrore, pas rezultatit të 11 maj 2025, nuk ka asnjë nevojë për PSD- në apo ndonjë parti tjetër.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Zbardhen detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse gjatë natës në Berat, lokali jashtë funksionit prej dy vitesh! Djemtë e pronarit plagosën me thikë…

    Zbardhen detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse gjatë natës në Berat, lokali jashtë funksionit prej dy vitesh! Djemtë e pronarit plagosën me thikë…

    Një shpërthim me eksploziv tronditi Beratin në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

    Lënda plasëse ishte hedhur në derën e lokalit të Sali Fetiu, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ky lokal ka rreth dy vite që nuk është në përdorim, çka e shtyu grupin hetimor të mendojnë për një konflikt të mundshëm të pronarëve të tij  dhe jo për konflikt biznesi.
    Rezulton se dy djemtë e pronarit të këtij biznesit, janë në kërkim nga policia sepse më 24 mars të këtij viti të jenë përfshirë në një plagosje me thikë. Asllan Fatiu, 37 vjeç, dhe i vëllai plagosën me thikë 85-vjeçarin, Todi Biçaku në një lokal në lagjen “Çelepias”.
    Ngjarja u trajtua si konflikt I çastit ku Asllan Fetiu hyri në lokal dhe u konfliktua verbalisht me klientë dhe kamerierët dhe 85-vjeçari që ishte rastësisht aty ndërhyri për ta qetësua, por autori iu përgjigj duke e goditur me thikë.

    Top Channel

  • Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

    Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

    Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Berat.
    Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”. Sasia e lëndës palësëse ishte vendosur në derën e lokalit të shtetasit S. F.
    Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Alizoti: Ç’duan fletët e votimit, lista me vulë e një institucioni shtetëror në një lokal?

    Alizoti: Ç’duan fletët e votimit, lista me vulë e një institucioni shtetëror në një lokal?

    Alizoti: Ç’duan fletët e votimit, lista me vulë e një institucioni shtetëror në një lokal?

    Gjatë konferencës për shtyp të kryetarit të PD, Sali Berisha, me kryetarin e degës së PD Elbasan, Blendi Himçi dhe drejtuesin Politik i PD në Elbasan, deputetin Tomorr Alizoti, ky i fundit shtroi pyetjen: ç’duan fletët e votimit, lista me vulë e një institucioni shtetëror në një lokal? Alizoti tha se, na japin këto rezultate të cilat përngjajnë me kohën e Maos dhe Koresë së Veriut.

    Sali Berisha: Pra të grabisim me çdo çmim zgjedhjet, i garantoj se do të mbrojmë me çdo çmim votën.

    Tomorr Alizoti: Le të shkojmë pak llogjikë, ç’duan fletët e votimit, lista me vulë e një institucioni shtetëror në një lokal? Ne nuk jemi hetues, ne jemi njerëz që bëjmë politikë. Kjo është për të treguar nivelin e zgjedhjeve në Shqipëri.

    Ju si njerëz, si media që mbani perceptimin e lartë demokratik, bashkë me ne duhet të jeni të shqetësuar, ç’duan fletët e votimit, listat e institucionit shtetëror, në një lokal çfarë duan. Na japin këto rezultate të cilat përngjajnë me kohën e Maos dhe Koresë së Veriut.

    Kjo është logjika, çfarë duan këto në një lokal. Dhe këto janë ato që janë kapur sot, po sa mund të jenë në të gjithë Elbasanin, në të gjithë Shqipërinë, të pakapura.

    Blendi Himçi: Unë nuk kam parë vula se nuk e kam kthyer nga mbrapa, por më duket se vula nuk kishin.

  • Berisha: “Tren bullgar” në Elbasan! Kreu i PD thotë se janë gjetur fletë votimi e lista votuesish në një lokal

    Berisha: “Tren bullgar” në Elbasan! Kreu i PD thotë se janë gjetur fletë votimi e lista votuesish në një lokal

    Partia Demokratike akuzoi mazhorancën së në zgjedhjet ë 11 majit përdori skemën e “trenit bullgar” për të deformuar rezultatin në qarkun e Elbasanit, duke kërkuar qeveri teknike e zhvillimin e zgjedhjeve të reja.
    Kandidati i PD në këtë qark, Bledi Himçi, ka shkuar sot në një lokal në fshatin Pekisht, në pronësi të kryeplakut të fshatit, Dervish Beqiri, vëzhgues i PS, ku ka gjetur fletë votimi, lista zgjedhësish e një sasi parash, euro dhe paund.
    Kryetari i PD, Berisha, i shoqëruar nga Tomor Alizoti e Bledi Himçi, kanë treguar pamjet e filmuara në këtë lokal, duke pretenduar së të gjitha këto materiale janë përdorur për të blerë dhe kontrolluar votën.

    “Tani e shikoni tavolinën plot me euro, karta identiteti, bollëk i madh. Kjo është tavolina e krimit elektoral. Këto janë listat. Janë 117 fletë listash votimi me vula, siç e shihni. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Krimineli në krye të bashkisë është mentori i kriminelëve të tjera për të realizuar ‘trenin bullgar’ në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese”, tha Berisha.
    Treni bullgar është një metodë e përdorur në Bullgari në vitin 2009, dhe sipas kësaj metode, jashtë qendrës së votimit i jepet zgjedhësit një fletë e plotësuar, duke i kërkuar të hedhë në kuti këtë fletë votimi e të nxjerrë jashtë fletën që i ka dhënë komisioni, të paplotësuar, duke krijuar kështu zinxhirin e kontrollit të votës. PD deri tani ka denoncuar se kjo metodë është përdorur në Tiranë, Fier e Elbasan.
    “Ata që mendojnë se mund të imponojnë qytetarëve shqiptarë në këtë mënyrë vullnetin e tyre dhe mund të qëndrojnë mbi karrige, gabojnë shumë, shumë rëndë. Ka vetëm një zgjidhje, zgjidhja është emergjente, krijimi i një qeverie teknike, zhvillimi i zgjedhjeve të reja, shqiptarët votojnë të lirë”, tha Berisha.
    Për këtë rast, PD ka thirrur policinë, por nuk ka shkuar të bëjë denoncim në SPAK, pasi, sipas Berishës, Prokuroria e Posaçme arkivon çdo dosje për qeverinë.
    “E ka marrë vesh çdo shqiptar, që ata i fusin në turshi. Kanë hapur ca kazanë të mëdhenj që i fusin në turishi. Çdo dosje për qeverinë e fusin aty”, tha kreu i PD.
    Berisha akuzoi SPAK-un edhe për operacionin “Ura” të zhvilluar një ditë më parë, pasi, sipas tij, Prokuroria e Posaçme qëllimisht e shtyu nisjen e operacionit pas zgjedhjeve, për t’u dhënë kohë bandave të ndikonin në rezultatin e 11 majit./vizionplus.tv

  • Terror në një lokal në Itali/ Shqiptari dhunon brutalisht ish-partneren e tij ukrainase, i gjendet armë zjarri dhe kaçavidë pas arrestimit

    Terror në një lokal në Itali/ Shqiptari dhunon brutalisht ish-partneren e tij ukrainase, i gjendet armë zjarri dhe kaçavidë pas arrestimit

    Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjën e djeshme rreth orës 20:30, brenda një lokali në qendër të Parete-s në Itali. Një shqiptar ka dhunuar brutalisht ish-partneren e tij, një shtetase ukrainase, duke e goditur me shqelma dhe grushte në fytyrë para klientëve të pranishëm në klub.

    Sipas dëshmitarëve, gruaja hyri në lokal në një gjendje të panikosur, duke kërkuar ndihmë, ndërsa burri e ndoqi dhe ka vazhduar me dhunën ndaj saj. Disa klientë u përpoqën të ndërhynin për ta mbrojtur atë, por shqiptari ka reaguar edhe më keq, duke shkatërruar disa nga orenditë e lokalit. Ukrainasja arriti diltë jashtë lokalit, ku ndaloi një patrullë karabinierësh. 

    Shqiptari u vu në pranga nga policia italiane, ndërsa mediat vendase raportojnë se gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri dhe një kaçavidë e madhe. Gruaja, ende në gjendje shoku, i kërkoi policisë të shkonte në shtëpinë e saj për të kontrolluar gjendjen e djalit të saj të vogël, nga frika se ai mund të ishte i përfshirë. Për fat të mirë, fëmija u gjet i padëmtuar.

  • Terror në një lokal në Itali! Shqiptari dhunon brutalisht ish të dashurën

    Terror në një lokal në Itali! Shqiptari dhunon brutalisht ish të dashurën

    Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjën e djeshme rreth orës 20:30, brenda një lokali në qendër të Parete-s në Itali.
    Një shqiptar ka dhunuar brutalisht ish-partneren e tij, një shtetase ukrainase, duke e goditur me shqelma dhe grushte në fytyrë para klientëve të pranishëm në klub.
    Sipas dëshmitarëve, gruaja hyri në lokal në një gjendje të panikosur, duke kërkuar ndihmë, ndërsa burri e ndoqi dhe ka vazhduar me dhunën ndaj saj. Disa klientë u përpoqën të ndërhynin për ta mbrojtur atë, por shqiptari ka reaguar edhe më keq, duke shkatërruar disa nga orenditë e lokalit. Ukrainasja arriti diltë jashtë lokalit, ku ndaloi një patrullë karabinierësh.
    Shqiptari u vu në pranga nga policia italiane, ndërsa mediat vendase raportojnë se gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri dhe një kaçavidë e madhe. Gruaja, ende në gjendje shoku, i kërkoi policisë të shkonte në shtëpinë e saj për të kontrolluar gjendjen e djalit të saj të vogël, nga frika se ai mund të ishte i përfshirë. Për fat të mirë, fëmija u gjet i padëmtuar.

  • Mjeku që sfidon politikën – intervistë me kandidatin Vasil Llajo

    Mjeku që sfidon politikën – intervistë me kandidatin Vasil Llajo

    1. Kush është Vasil Llajo për qytetarët e Sarandës?Unë jam një bir i këtij qyteti. Kam lindur dhe jam rritur në Sarandë, ku kam shërbyer për vite me radhë si mjek urgjence, përballë çdo situate dhe çdo familjeje që kishte nevojë. Sot, rikthehem me një tjetër mision – të jem zëri i qytetarëve të mi në Parlament.
    2. Çfarë ju shtyu të hyni në politikë?Ndjeshmëria ndaj problemeve që përballojnë qytetarët çdo ditë. Si mjek kam parë qe mund te behet me shume në sistemin shëndetësor dhe si qytetar kam përjetuar investimet në infrastrukturë, turizëm dhe zhvillim lokal por per to kemi detyre te bejme edhe me shume. Dua të ndihmoj që zëri i Sarandës të dëgjohet fort në Parlament.

    3. Cilat janë tri prioritetet kryesore që keni për Sarandën?E para, përmirësimi i sistemit shëndetësor dhe aksesit në shërbime mjekësore cilësore. E dyta, zhvillimi i turizmit gjithëvjetor përmes infrastrukturës dhe promovimit kulturor. Dhe e treta, më shumë investime për të rinjtë – në arsim, punësim dhe sipërmarrje dhe infrastrukture ne bashkepunim te forte me pushtetin lokal.
    4. Si mendoni t’i realizoni këto?Duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe me komunitetin lokal. Prioritet do t’i japim fondeve për infrastrukturë spitalore, subvencioneve për bizneset turistike dhe krijimit të një qendre multifunksionale për të rinjtë.
    5. Si i konsideroni pritshmëritë e qytetarëve ndaj jush si kandidat?Më njohin si mjekun që nuk ka munguar kurrë kur është thirrur. Tani pres të më shohin edhe si përfaqësuesin që nuk do t’i lërë vetëm, që do t’u japë zë dhe zgjidhje çështjeve të tyre.
    6. Cila është lidhja juaj me Partinë Socialiste dhe çfarë përfaqëson ajo për ju?Partia Socialiste përfaqëson një forcë progresi dhe zhvillimi. Është forca që ka investuar më shumë në jugun e vendit dhe që garanton stabilitet për vazhdimësinë e projekteve. Unë besoj në vizionin e saj për një Shqipëri Evropian më të fortë dhe një Sarandë më të zhvilluar dhe te integruar ne BE.
    7. Nëse do të kishit vetëm një mesazh për votuesit tuaj, cili do të ishte ai?Të më besojnë si një njeri i vendosur për t’i shërbyer. Nuk vij nga jashtë politikës për të premtuar, por nga terreni i realitetit dhe i biznesit për të realizuar.
     

  • Plas sherri në kryeqytet/ 35-vjeçarit i ngulin th*kën, si paraqitet gjendje e të riut?

    Plas sherri në kryeqytet/ 35-vjeçarit i ngulin th*kën, si paraqitet gjendje e të riut?

    Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme pas një sherri në një lokal në Tiranë.
    Policia bën me dije se shtetasi me iniciale K.K, 30 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se së bashku me një person tjetër ende të paidentifikuar kanë plagosur me mjet prerës, shtetasin M. P., 35 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
    Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Zydi Herri”. Gjithashtu, ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për tre shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi, ndërsa për të njëjtën vepër penale u shpall në kërkim një 47-vjeçar.
    Policia po punon për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast.

  • E rëndë në Itali/ 26-vjeçari plagos rëndë dy shqiptarë, pas sherrit në lokal

    E rëndë në Itali/ 26-vjeçari plagos rëndë dy shqiptarë, pas sherrit në lokal

    Gjatë natës pati momente frike për shkak të një sherri në një klub në Ravina, ku një shtetas italian 26-vjeçar me origjinë marokene, i rënduar nga dënime të shumta të mëparshme, goditi me thikë një 42-vjeçar shqiptar, pa precedentë penalë.
    Oficerët e policisë ndërhynë në vendngjarje dhe e gjetën viktimën e sulmit – i vetëdijshëm, pavarësisht se ishte goditur nga disa goditje me thikë në shpinë dhe një pranë zonës së qafës – dhe u transportua menjëherë në urgjencë me një kod të kuq, ku aktualisht ndodhet në kujdes intensiv, pasi kishte marrë një prognozë fillestare prej 30 ditësh.
    Në një përpjekje për të ndaluar sulmin, një shtetas tjetër 41-vjeçar shqiptar pësoi prerje të lehta në dorë. Agresori u identifikua nga makinat e patrullës jo shumë larg dhe përpjekjet për t’u fshehur ishin të kota. Hetimet hetimore janë duke u zhvilluar për të rindërtuar motivin e sulmit. Njëzet e gjashtë vjeçari u arrestua më pas me akuzën e sulmit dhe plagosjes së rëndë dhe, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor, do të dërgohet në burgun lokal, në pritje të seancës së vlefshmërisë.