Një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës tre të mëngjesit, raporton gazetarja e Klan News Daniela Zisi. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në lokalin përballë shkollës “Sotir Gurra”, ndërkohë që mësohet se shkak për të është bërë një defekt në rrjetin elektrik të objektit.
Për fikjen e tij u angazhuan tre mjete zjarrfikëse dhe forca te shërbimit zjarrfikës. Dëmet në lokal janë të konsiderueshme, sidomos në pjesën e brendshme të tij.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tag: lokal
-

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…
-

Digjet gjatë natës lokali në Korçë
Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Sotir Gura”. Sipas të dhënave ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike.
Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse. Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në funksion të lokalit.
Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.Top Channel
-

Plagosja e 2 të rinjve, shpallen në kërkim 4 persona. 2 pistat e hetimit
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po hetohen dy pista kryesore lidhur me motivin e kësaj ngjarjeje.
Pista e parë ka të bëjë me një konflikt të vjetër për një plazh, ku dy familjet dyshohet se janë përballur më parë për çështje pronësie apo shfrytëzimi të hapësirave përgjatë vijës bregdetare.
Pista e dytë lidhet me një konflikt që mendohet të ketë nisur fillimisht mes dy fëmijëve të mitur, dhe më pas ka agravuar duke përfshirë të rriturit, derisa situata ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit.
Policia po vijon mbledhjen e dëshmive dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim rindërtimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.
KOMUNIKATA E POLICISË
Zbardhet ngjarja me armë zjarri në lokal – Katër persona në kërkim, arrestohet edhe një nga të plagosurit
Policia e Sarandës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e rëndë me armë zjarri të ndodhur më datë 17 korrik 2025, rreth orës 15:00, në një lokal në lagjen nr. 3 të qytetit.
Nga hetimet rezulton se ngjarja nisi pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç, dhe Ernest Lama, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe disa shtetasve të tjerë të pranishëm në lokal. Gjatë konfliktit, Ramadan Zoto, 43 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Hajdarajt dhe Lamës, duke i plagosur rëndë të dy. Aktualisht, ata ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim katër shtetas të përfshirë në këtë ngjarje:
Ramadan Zoto, 43 vjeç, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë.
Erjon Canaj, 36 vjeç;
Artan Murtaj, 43 vjeç;
Klaus Jaçaj, 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj njërit prej të plagosurve, Gëzim Hajdaraj, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, së bashku me një krehër me 9 fishekë. Si pasojë, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga vendngjarja janë sekuestruar si prova materiale 4 gëzhoja arme zjarri, arma tip “Beretta” dhe krehëri me fishekë.
Policia bën me dije se vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. -

Baçi për aksionin e qeverisë: Drejtoritë e pushtetit lokal kanë dështuar, të pranohet zinxhiri i përgjegjësive
Gazetari Agim Baçi ka komentuar aksionet e fundit të qeverisë, përfshirë lirimin e hapësirave publike dhe valën e shkarkimeve të drejtuesve lokalë në bashkitë e vendit. Për të shkarkimet masive tregojnë një dështim të menaxhimit vendor.
”Kanë dështuar shumë drejtori në pushtetin lokal. Kryeministri nuk është kujdesur të rregullojë institucionet më herët. Në momentin që ke shkarkuar të gjithë drejtuesit e njësive administrative dhe drejtorët, ke shkarkuar edhe kryetarët e bashkive, por nuk do të bësh zgjedhje të parakohshme. Pra, ke pranuar dështimin”, u shpreh Baçi.Baçi nënvizon se kjo situatë tregon mungesën e ndarjes së pushteteve dhe përforcon idenë se ekzekutivi po uzurpon kompetencat e pushtetit vendor. Lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike, Baçi tha se mbështet zbatimin e ligjit, por theksoi se ai duhet të jetë i njëtrajtshëm për të gjithë dhe të mos përdoret për qëllime selektive.
”Shteti merr prona vetëm për interes publik, nuk merr tokën e njërit për t’ia dhënë tjetrit. Duhet sqaruar situata e ligjshmërisë në Theth. Në momentin që pranon këtë, duhet të pranosh gjithë zinxhirin e përgjegjësive”,-tha ai në ”News 24”. -

Ndreu: Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim! Aksioni në Theth mund të shtyhej pas sezonit
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku dha këndvështrimin e tij për valën e shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, sezonin turistik në qytetin që ai qeveris, shkarkimet e nënkryetarëve, drejtorëve dhe kryetarëve të njësive administrative në bashkitë e vendit, si dhe rezultatin historik që Partia Socialiste mori në zgjedhjet e 11 majit.
Ndreu theksoi dakordësinë e tij për aksionin e lirimit të hapësirave publike, duke treguar publikisht se subjekti i parë që u prek ishte vëllai i tij, që zotëronte një lokal në bulevardin “Zogu i Zi” në Tiranë.
“Gjithmonë ka pasur ndërhyrje të tilla. Qeveria nuk është ajo që kujdeset për hapësirat publike, e ka pushteti lokal, bashkitë e kanë detyrë. U përmend Lezha dhe unë mendoj se edhe Lezha ka probleme. Lokali i parë që është rrëzuar te bulevardi Zogu i Parë është lokali i vëllait tim, këtu në Tiranë. Ka pas disa vite që paguante taksa, por në fund të fundit ka një filozofi, një mënyrë si trajtohen hapësirat publike. Ka një klauzolë për leje provizore që duhet të rinovohen një herë në vit. Shumica e atyre nuk kanë ardhur për t’i rinovuar. Bashkia nuk mund të lërë leje të përhershme në hapësirë publike. Leje të lehta me rinovim”,- tha Ndreu.
Shembja e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit, për Ndreun është një iniciative e përligjur e qeverisë, por mendon se koha që duhej të zhvillohej do të ishte më e duhur ajo pas sezonit turistik.
“Kam konflikt interesi se Thethi është dashuria ime e pikave malore në Europë. Thethi për mua është diçka që e adhuroj. Jam frekuentues familjarisht i Thethit prej vitesh dhe banorët e Thethit janë më të mirët që kam parë. Nuk janë banorët e Thethit shumica e atyre që kanë hyrë tani në Theth. Janë shumë të tjerë që nuk kanë lidhje me shtëpitë e vjetra të Thethit. Kam frikë se kanë përfituar njerëz në paligjshmëri. Kryeministri u ka thënë që do t’u japë tapitë tokat, të gjitha atyre që kanë paur bujtina, kanë pas një shtëpi. Kisha një vit e sa pa hyrë në Theth, ishte komplet tjetër gjë. Kam ngelur i befasuar nga një bum shumë i madh ndërtimi. Unë mendoj që institucionet që e kanë pasur për detyrë atë punën e kanë pasur përgjegjësinë. Nëse unë shkoj ndërtoj aty dhe nuk më thotë njeri gjë, unë mund të ndërtoj”,- tha Ndreu.
Numri një i qeverisë “shkundi” pushtetin lokal nga Vlora, ku nisi me shkarkim e 27 drejtorëve të Bashkisë dhe më pas me të njëjtin vrull kërkoi edhe nga bashkitë e tjera të vendit “pastrimin” e organikës drejtuese përfshirë drejtorët, nënkryetarët dhe krerët e njësive administrative. Kryebashkiaku i Lezhës tha se kjo “reformë” e Ramës nuk është ndërhyrje në pushtetin lokal, por iniciativë për përmirësimin e qeverisjen vendore.
“Rama të lërë të gjithë hapësirën e nevojshme që të ushtrosh kompetencën tënde. Askujt, as edhe një kryetari bashkie, nuk i thotrë pse e kemi marrë këtë në punë apo pse e ke marrë këtë se është i djathtë apo… Për hir të kësaj sjellje ai kërkon faturën, që fatura është puna. Do që t’i dalësh për zot territorit. Në Lezhë po vlerësojmë, po bëjmë vlerësimin njëherë. 2 nënkryetarë sapo i kam ndërruar. Njëra ka 3 muaj, tjetri ka 6-7 muaj. Janë sapo të ndërruar. Shumica e administratorëve janë të ndryshuar brenda një viti”,- tha Ndreu.
Kreu i pushtetit vendor në Lezhë tha se kryeministri kërkon vetëm që t’i “heqësh dhimbjen e kokës” për qeverisjen e bashkive dhe për mënyrën se si të arrihet kjo ai nuk vendos asnjë kufizim për kryebashkiakët, mjafton që puna të bëhet mirë. -

“Pse po e vononi atë punë”, Skerdi Tase zbardh atentatin ndaj Aredin Beharit: Makinën dhe armët i siguroi Henrik Hoxhaj, i shkuam në lokal
Gjatë seancës së sotme për procesin “Plumbi i Artë” që po mbahet në GJKKO, ka dëshmuar për herë të parë bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase.
Më herët në këtë proces kanë dëshmuar të penduarit Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.
Tase është pyetur nga prokurori i SPAK, Behar Dibra lidhur me atentatin e dështuar ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari në vitin 2017.Në dëshminë e tij Tase tha se makina dhe armët për këtë atentat u siguruan nga Henrik Hoxhaj, të cilin e kishte njohur përmes një shoku të përbashkët.
Skerdi Tase: Me Henkrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët. Ky shtetas Viron Tavanxhiu na foli për një atentat që do t’i bëhej një personi në Fier. Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje këtij personi. Ditën e ekzekutimit, Henriku më tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë “pse po e vononi atë punë”. I shkuam në lokal për ta qëlluar, por u fut poshtë tavolinës dhe më pas brenda në lokal nuk u futa sepse isha pa doreza.
Lajmi ne perditesim… -

VIDEO/ Tepelena: Aksioni i Ramës për hapësirat publike është hipokrizi, në Tiranë po ngrihen 136 kulla
Aktivisti Andi Tepelena ka reaguar ndaj aksionit të fundit të qeverisë për mbrojtjen e hapësirave publike, duke e cilësuar atë si hipokrizi dhe propagandë të pastër. Në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edcvin Parruca, Tepelena tha se ky aksion është i pabesueshëm dhe i motivuar nga interesa të tjera të fshehta.
“Aksioni për mbrojtjen e hapësirave publike nga kryeministri Rama tingëllon shumë hipokrit, sepse në aktivitet e dimë prej vitesh, jemi përballur me këtë fenomen të uzurpimit të hapësirave publike nga vetë Rama, nga vetë shteti,” tha ai.
Sipas Tepelenës, prej vitesh Tirana po vuan nga mungesa e hapësirave publike për shkak të betonizimit masiv dhe ndërtimit të kullave në çdo hapësirë të lirë, përfshirë edhe ato të gjelbra. Ai shtoi se në kryeqytet janë dhënë leje për mbi 4 milionë metër katror ndërtim dhe se pjesa dërrmuese janë kulla, 136 gjithsej, të cilat sipas tij janë ndërtuar pa transparencë për publikun.
“Kjo tregon qartë se Ramës i intereson të bëjë një show në Theth apo zona të tjera, ndërkohë që fsheh marrëzinë që po ndodh në Tiranë,” theksoi ai.
Duke komentuar ndërhyrjen në Theth, Tepelena u shpreh kundër prishjes së banesave të banorëve autoktonë. “Aty flasim për banorë që banojnë në trojet e tyre prej qindra vitesh. Është e drejta e tyre natyrore që të kenë mundësi për të zhvilluar pronën e tyre,” tha ai.
Ai paralajmëroi se Shqipëria po shpopullohet për shkak të pamundësisë që qytetarët të vendosin vetë për pronat e tyre dhe theksoi se ndërhyrja në mes të sezonit turistik në Theth, pa konsultim me pushtetin lokal, është një shkelje e rëndë.
“Sot duket sikur nuk ekziston fare pushteti lokal, çdo gjë vendoset nga Rama me dorë të hekurt, ndërsa institucionet që kanë të drejtën e vendimmarrjes për zhvillimin lokal po dalin jashtë loje,” përfundoi Tepelena.
Tepelena:
Aksioni për mbrojtjen e hapësirave publike nga kryeministri Rama tingëllon shumë hipokrite, sepse në aktivitet e dimë prej vitesh, jemi përballur me këtë fenomen të uzurpimit të hapësirave publike nga vetë Rama, nga vetë shteti.
Prej vitesh Tirana po vuan nga mungesa e hapësirave publike, nga betonimi pa limit i të gjithë sipërfaqeve edhe të gjelbra, fushave sportive e të tjera, e në vend të tyre ngrihen kulla.
Ky aksioni i Ramës duket shumë i pabesueshëm për ne që kemi të gjithë të drejtën morale të besojmë që pas kësaj ka një diçka tjetër që ndodh, një hall të madh.
Fakti që vetëm në Tiranë janë dhënë leje mbi 4 milionë metër katror për ndërtime dhe pjesa më e madhe e tyre janë kulla, 136 kulla, dhe pjesa më e madhe e tyre nuk janë bërë as transparente për publikun.
Kjo tregon qartë se Ramës i intereson të bëjë një show në Theth apo zona të tjera ndërkohë të fshehë të gjithë këtë marrëzi që po ndodh në kryeqytetin shqiptar.
Për sa i përket Thethit unë jam katërcipërisht kundër këtij aksioni sepse e para e punës aty flasim për banorë të cilët banojnë në trojet e tyre prej qindra vitesh, dhe është e drejta e tyre natyrore që të kenë mundësi për të zhvilluar pronën e tyre.
Shqipëria po shpopullohet sepse nuk ka mundësi që të vijë në eficencë pronën e tyre.
Ndërhyrja në mes të sezonit në Theth, pa u konsultuar më parë edhe me pushtetin lokal, se po shohim se ka një uzurpim të kompetencave të pushtetit lokal pra, duket sikur nuk ekziston fare pushteti lokal, çdo gjë vendoset nga Rama me dorë të hekurt dhe po dalin jashtë loje të gjithë institucionet që kanë të drejtën e vendimmarrjes sa i përket zhvillimit lokal.
-

Kanosi në lokal me sëpatë 2 shtetas/ Policia arreston 44-vjeçarin në Durrës
Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë duke kanosur dy persona me një mjet prerës (sopatë), në një lokal në lagjen nr. 17.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit dhe parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Si rezultat i ndërhyrjes, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas akuzohet se ka kanosur me sopatë dy persona, E. A. dhe E. S., banues në Durrës, për motive që dyshohen të jenë të natyrës personale.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., pasi kishte dijeni për konfliktin dhe nuk kishte njoftuar autoritetet.
Mjeti prerës (sopata) është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore. -

Kapet në flagrancë në Elbasan/ Lokal i përshtatur për lojëra fati, 13 të proceduar
Policia e Elbasanit vijon luftën kundër veprimtarive të lojërave të fatit të paligjshme. Një person kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojës së kundërligjshme “Poker”, por kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Procedohen penalisht 13 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur këtë lojë, në lokal. Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, valixhe me fisha, letra bixhozi, dy celular.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Texas Poker 2”.
Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në lokalin që kishte marrë me qira shtetasi Emanuel Zdrava., në fshatin Dëshiran, Belsh, ku u kapën në flagrancë 13 shtetas, duke luajtur lojën “Poker. Në përfundim të veprimeve për këtë rast:
– u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 31 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”;
– nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G. T., A. Z., A. H., K. H., L. Ç., A. Z., F. B., A. K., N. B., G. G., V. Sh., A. S. dhe F. D., për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

44-vjeçari futet në lokal me sëpatë dhe tenton të godasë dy persona (EMRI)
Foto Ilustruese
DURRËS- Një 44-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të godasë dy persona me sëpatë. I identifikuari si Ermal Dhampiraj ka shkuar në një lokal në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar dhe ka kanosur dy persona që ishin ulur në një tavolinë. 44-vjeçari është vënë në pranga. Nuk dihet shkaku i sherrit mes të treve.
Njoftimi i policisë:
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet disa shtetasve, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën. Kanosi në lokal, me sopatë, dy shtetas për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (sopatë).
Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe shtetasen E. S., të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI/