Tag: lojtarit

  • Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, ka vetëm një kusht për largimin e tij

    Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, ka vetëm një kusht për largimin e tij

    3 Gusht 2025

    20:21

    Telesport

    E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor, është drejt largimit nga Real Madrid për shkak të konkurrencës së fortë në mesfushë.
    Real Madrid ka marrë edhe ofertën e parë zyrtare për Brahim Diaz, që vjen nga Benfica. Klubi portugez ka kërkuar huazimin e lojtarit, me të drejtë blerjeje.
    Drejtuesit e Real Madrid janë të gatshëm të lejojnë largimin e marokenit, por ata duan shitjen përfundimtare të lojtarit, në shifrën 40 milionë euro. Propozimet e tjera, vështirë se mund të pranohen.
    Javën që vjen pritet të vendoset përfundimisht e ardhmja e Brahim Diaz, ku pritet të ketë një takim mes përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve të Real Madrid.

  • Jashtë planeve të Chivu, por refuzon çdo ofertë. Inter-Asllani, përplasja po acarohet

    Jashtë planeve të Chivu, por refuzon çdo ofertë. Inter-Asllani, përplasja po acarohet

    “Gjembi” në mesfushën e Interit është Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar është në merkato, por e ardhmja e tij është kthyer në një rebus të vërtetë. Kjo, sepse Interi ka humbur tashmë 15 milionë euro pas refuzimit të lojtarit për t’u transferuar dhe situata rrezikon të përsëritet nëse qëndrimi i Asllanit nuk ndryshon.
    Në javët e fundit, klubi zikaltër kishte arritur marrëveshje me Real Betis për shitjen përfundimtare të mesfushorit, por ai refuzoi transferimin në Spanjë. Arsyeja? Asllani dëshiron të vazhdojë të luajë në Serie A dhe për momentin nuk është i gatshëm të pranojë destinacione jashtë Italisë.
    Problemi? Nuk ka asnjë klub italian që për momentin është i gatshëm të përmbushë kërkesat ekonomike të Interit. Asllani, i cili u shfaq i buzëqeshur në grumbullimin e ekipit zikaltër në “Appiano”, ka kërkesa nga jashtë Italisë, atje ku Interi mund të përfitojë një shumë të përafërt me vlerësimin e lojtarit. Sidoqoftë, këmbëngulja e mesfushorit për të qëndruar në Itali e ndërlikon gjithçka.
    Jashtë planeve – Drejtuesit e Interit kanë qenë të qartë me të që në fillim. Në një repart tashmë të mbipopulluar dhe të përforcuar me afrimin e Sucic, që do të ketë hapësirë, Asllani është jashtë projektit. Kjo situatë i është komunikuar personalisht lojtarit shqiptar në disa raste; në fund të sezonit të kaluar dhe sërish gjatë Kampionatit Botëror për Klube në SHBA.
    Nëse Asllani nuk ndryshon qëndrim, e vetmja alternativë mbetet huazimi, një zgjidhje që Interi do donte ta shmangte. Ndaj kemi përplasje force, nëse nuk ka kthesë, rreziku i një qëndrimi të ashpër nga klubi është gjithnjë e më pranë.

  • Mashtrimi i dytë, që rëndon si poshtërim. Zemërim i madh te Barça ndaj Nico Williams

    Mashtrimi i dytë, që rëndon si poshtërim. Zemërim i madh te Barça ndaj Nico Williams

    Te Barça mbetën të shokuar nga njoftimi i rinovimit të Nico Williams me Athletic, një goditje që nuk e prisnin, pasi ishin të bindur se javën e ardhshme do të mund të mbyllnin marrëveshjen, nëse lojtari pranonte pagesën e klauzolës së lirimit.
    Gjithçka ishte gati, por klubi katalanas e mori vesh vendimin e sotëm të lojtarit vetëm nga zyrtarizimi i rinovimit, megjithëse orët e fundit kishin filluar të ndjenin se diçka nuk po shkonte. Zemërimi i klubit blaugrana me lojtarin dhe rrethin e tij është i jashtëzakonshëm, pasi ndihen të përdorur dhe besojnë se ai nuk ka vepruar me sinqeritet në orët e fundit, duke i lënë në baltë pas 15 ditësh negociata intensive.
    Ndjenja që mbizotëroi te Barça ishte ajo e mosbesimit, njësoj si vitin e kaluar kur Nico u paraqit me fanellën e re të Athletic, ndërkohë që në videokonferenca iu siguronte drejtuesve të Barçës se donte të firmoste për ta. Atëherë vendosi të qëndronte duke i zhgënjyer blaugranat, por këtë vit negociatat ishin shumë më të avancuara. Ishte arritur marrëveshja për pagën deri në vitin 2031 dhe po përgatitej pagesa e klauzolës së lirimit javën e ardhshme.
    Te Barça besojnë se rrethi i Nico Williams nuk ka luajtur ndershëm dhe ka shfrytëzuar ofertën e Barçës për të arritur rinovimin e tij të madh me Athletic, me një rritje të konsiderueshme të pagës. Fakti që nuk paralajmëroi as për vendimin përfundimtar shihet si një manovër e fundit që i la blaugranat të papërgatitur, duke shkaktuar habi dhe zemërim, pas kontakteve të vazhdueshme të ditëve të fundit.
    Operacioni nisi të ndërlikohej kur “SPORT” zbuloi takimin në Barcelonë më 13 qershor mes agjentit të lojtarit, Félix Tainta, dhe drejtorit sportiv të Barçës, Deco. Në atë takim, përfaqësuesi i lojtarit komunikoi gatishmërinë e Nico për të avancuar me transferimin dhe angazhimin se anësori dëshironte të vishte fanellën blaugrana pas zhgënjimit të vitit të kaluar.
    Bërja publike e këtij takimi bëri që Athletic të ushtronte presion të madh mbi lojtarin dhe rrethin e tij, duke e ndërlikuar vendimin përfundimtar të Nico. Madje, klubi bask bëri ankesë zyrtare te La Liga dhe kërkoi kontroll financiar të llogarive të Barçës.
    Qëndrimi i Nico Williams dukej aq i vendosur sa optimizmi te Barça u rrit. Aq më tepër kur ai dhe rrethi i tij pranuan kushtet financiare të kontratës. Çdo gjë dukej se ishte e mbyllur, por problemet nisën.
    Rrethi i Nico, që madje kishte lënë të kuptohej se mund të kishte lehtësira në pagesën e klauzolës, filloi papritur të kërkonte garanci të forta për regjistrimin e lojtarit. Më pas, pranuan të riformulonin marrëveshjen me zgjidhje të pranueshme për Barçën, si mundësia e shitjes ose huazimit gjatë muajit gusht, nëse regjistrimi do të bëhej i vështirë.
    Të gjitha këto përparime bënë që te Barça të besonin se këtë verë transferimi ishte i mundur, por përgjigjja përfundimtare e Nico vonohej. Pagesa e klauzolës u shty për javën e ardhshme për t’i dhënë më shumë kohë përfaqësuesit dhe lojtarit.
    Derisa erdhi njoftimi i rinovimit të lojtarit me Athletic deri në vitin 2035, vendim që i la të habitur drejtuesit e Barçës. Që janë të indinjuar është pak të thuhet, por tashmë po punojnë me urgjencë për të vazhduar përforcimet e skuadrës.

  • Agjenti i Weah shpërthen në akuza ndaj Juventus: Turp, askush s’mund ta trajtojë si kukull

    Agjenti i Weah shpërthen në akuza ndaj Juventus: Turp, askush s’mund ta trajtojë si kukull

    Timothy Weah një hap larg Nottingham Forest? Të paktën kështu mendon Badou Sambague, agjenti i lojtarit, i cili është qartësisht i mërzitur me Juventus.
    “Weah është një lojtar fantastik dhe një shok skuadre fantastik. Të shohësh njerëz që sillen kështu për parà dhe egoizëm është një turp. Juventus më ka zhgënjyer shumë”, tha menaxheri i lojtarit që luan për Amerikën.
    Më tej, ai shtoi: “Sidoqoftë, askush nuk mund ta trajtojë një nga lojtarët për të cilët kujdesem duke e dërguar majtas ose djathtas si një kukull”.
    “Jam i lumtur që Timo ka një arsim të shkëlqyer dhe një personalitet që i lejon atij të qëndrojë i përqendruar në ndeshje“, tha menaxheri i Timothy Weah, i zhgënjyer nga bardhezinjtë.
    Ajo që deri pak ditë më parë merrej si e mirëqenë, përkatësisht shitja e amerikanit në Angli për të mbledhur parà dhe për t’i riinvestuar ato në marrëveshjen e Jonathan David, duket evidente.
    Juve dhe agjenti i lojtarit, së shpejti do të duhet të takohen për të identifikuar një strategji të përbashkët. Bardhezinjtë nuk e konsiderojnë më Weah pjesë të projektit, por destinacioni i zgjedhur për të nmga klubi italian nuk do të pranohet domosdoshmërisht me dëshirë.
    Megjithatë, koha po mbaron, sepse marrëveshja për David duhet të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Do të jetë në dorë të Juves të përmirësojë marrëdhëniet me agjentin e Timothy Weah dhe të arrijë një marrëveshje që i kënaq të gjithë.

  • E rëndë në Itali! Grabitet vila e ish-lojtarit të Interit, goditet në kokë një prej rojeve të sigurisë

    E rëndë në Itali! Grabitet vila e ish-lojtarit të Interit, goditet në kokë një prej rojeve të sigurisë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në Cantù, ku një bandë kriminale tentoi të grabiste vilën e ish-lojtarit të Interit, Marko Arnautovic.

    Vila ndodhet në zonën rezidenciale të Via delle Ginestre dhe në momentin e sulmit, nuk kishte asnjë anëtar të familjes Arnautovic brenda.
    Sipas raportimeve, një nga rojet e sigurisë u sulmua brutalisht nga grabitësit, duke u goditur me shkop në kokë. Dy roje të tjerë, arritën të bllokonin hyrjet brenda në shtëpi, duke parandaluar hyrjen e të dyshuarve.
    Ndërhyrja e rojës së katërt në momentin e fundit bëri që banda të tërhiqej dhe të largohej me shpejtësi nga vendngjarja.
    Menjëherë pas alarmit, në vilë mbërritën forcat e Karabinierëve të Cantù dhe një ambulancë që i dha ndihmën e parë rojës së plagosur.
    Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima dhe nuk raportohet për dëme të tjera të mëdha.
    Marko Arnautovic, kontrata e të cilit me Interin skadoi në fund të këtij sezoni, nuk ndodhej në Itali në momentin e ngjarjes. Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e kësaj tentative grabitjeje.

  • Humbi shikimin në njërin sy, historia prekëse e lojtarit në Botërorin e Klubeve

    Humbi shikimin në njërin sy, historia prekëse e lojtarit në Botërorin e Klubeve

    Botërori për Klube vazhdon të sjellë histori të veçanta si ajo e Georgi Minoungou, lojtarit 23-vjeçar të Seattle Sounders me origjinë nga Bregu i Fildishtë.
    Minoungou ka humbur shikimin në njërin sy, si pasojë e një infeksioni të pësuar gjatë një turi ndeshjesh miqësore. Megjithatë, ai ka vazhduar karrierën e tij futbollistike, duke arritur të luajë në nivele të larta.
    Vetë lojtari ka rrëfyer se kjo ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, në një kohë kur shpresonte të siguronte një kontratë me ekipin e parë të Seattle Sounders. Ai ka treguar se humbja e pjesshme e shikimit ka ndodhur gradualisht dhe ndërhyrja kirurgjikale nuk ka sjellë rezultat.
    “Ishte një nga momentet më të vështira të jetës sime. Kam shpresuar vetëm të siguroja një kontratë me ekipin e parë të Seattle. Nuk mund të shpjegoj se çfarë ndodhi. Ajo që di është se syri im, pak nga pak, pushoi se punuari. Unë kam vetëm një sy, por mund të bëj më mirë se dikush që ka dy. Doja të arrija nivelet më të larta, punova shumë dhe ia dola”, tha Minoungou.
    Minoungou, i cili ka kaluar më parë nga klubet MFK Vyskov dhe Tacoma Defiance, debutoi në Botërorin për Klube kundër Atletico Madrid.

  • Juventus zyrtarizon blerjen 100% të lojtarit që kishte ardhur në formë huazimi nga Milan

    Juventus zyrtarizon blerjen 100% të lojtarit që kishte ardhur në formë huazimi nga Milan

    5 Qershor 2025

    10:50

    Telesport

    Pierre Kalulu është bërë 100% një lojtar i Juventus. Ky është njoftimi i klubit bardhezi, që ka ushtruar të drejtën për të blerë kartonin e lojtarit, duke paguar te Milan një tarifë prej 14.3 milionë eurosh (do të paguhet në tre vite).
    Priten gjithashtu bonuse jo më shumë se 3 milionë, me arritjen e objektivave të caktuara sportive. Për Kalulu, është kështu një ditëlindje për t’u mbajtur mend: francezi feston sot ditëlindjen e tij të 25-të duke nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2029.
    Lojtari aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren franceze, pasi luan në Nations League. Por, më pas, ai do të kthehet në bazë për të filluar aventurën e tij në Kupën e Botës për klube së bashku me Juventus.

  • Liverpool gati të investojë për Wirtz, por kërkon garanci dhe i vendos një kusht lojtarit

    Liverpool gati të investojë për Wirtz, por kërkon garanci dhe i vendos një kusht lojtarit

    20 Maj 2025

    12:57

    Telesport

    Liverpool është i interesuar për nënshkrimin e Florian Wirtz, por ata fillimisht duan të marrin garanci nga vetë lojtari. Skuadra e “Reds” është e gatshme të bëjë një ofertë vetëm nëse ai dëshiron të largohet nga Gjermania.
    Pritshmëria, për momentin, është që lojtari të qëndrojë te Bayer Leverkusen, ku ka një kontakt deri në vitin 2027. Në garë është edhe skuadra e Bayern Munich, që i ofron mundësinë të qëndrojë dhe të luajë në Gjermani.
    Leverkusen e vlerëson Wirtz 150 milionë euro. Kështu që, një transferim i tillë do t’i kushtonte Liverpool dukshëm më shumë se sa rekordi i klubit: 70 milionë euro që paguan te Southampton për Virgil van Dijk, në vitin 2017.
    Edhe pse duket më e mundshme që Wirtz të qëndrojë në Gjermani, klubi i Liverpool nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të nënshkruar me 22-vjeçarin këtë verë. Garancia e vetme që kampionët e Anglisë kërkojnë është dëshira e lojtarit para se të investojnë.

  • Luka Modric merr oferta marramendëse nga Katari, Real Madrid nuk reagon

    Luka Modric merr oferta marramendëse nga Katari, Real Madrid nuk reagon

    6 Prill 2025

    12:50

    Telesport

    Luka Modric në verë pritet t’i japë fund aventurës së tij spektakolare te Real Marid. Deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt mes klubit dhe lojtarit për rinovim kontrate.
    Kjo, në fakt, ndodhi edhe vjet. Në fund, kroati vendosi të rinovojë. Kjo nuk pritet të ndodhë në verën që po vjen, sepse mesfushori ka plane të tjera.
    Disa klube nga Katari kanë shfaqur interes për Modric dhe ky i fundit po joshet nga ideja për ta mbyllur karrierën me më shumë para dhe me më pak presion.
    Real Madrid nuk po bën përpjekje për ta mbajtur dhe duket se ia ka lënë vetë në dorë lojtarit. Veterani, me siguri, do të zgjedhë largimin.

  • Disiplina/ Gjobë AF Elbasanit e Tiranës

    Disiplina/ Gjobë AF Elbasanit e Tiranës

    Disiplina/ Gjobë AF Elbasanit e Tiranës – Sporti im

    Skip to content

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 04.04.2025

    AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1/b, 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.FK Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.KS Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2/b 17/1/c dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.Lojtari i KS Butrinti, Florian Selmani, për sulm ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritëLojtari i KS Butrinti, Indrit Sejko, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.Lojtari i KF Turbina, Redin Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Lojtari i KF Turbina, Markovanbasten Cema, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.Lojtari i KF Turbina, Orsi Ageja, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.KF Shkumbini, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.Zyrtari i KF Maliqi, Ervis Avdolli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.KF Oriku, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.Lojtari i KF Delvina, Donald Mehmeti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.Olimpic Shkodra, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër UET, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.AFF Elbasani Femra U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore Femra U-17, kundër FC Kinostudio Femra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL 2018, Jerli Hatellari, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL 2018, Driand Dushku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL 2018, Henri Likaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Gaia Triumph, Klaidi Shala, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Alojs Vernozi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-17, Klaus Qefalia, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC U-17, Hizidjon Sulejmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Antonio Brisku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Alkid Toska, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Ramon Tafa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Daut Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

    Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

    Vazhdo leximin

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!