Tag: lojtarit

  • Agjenti i lojtarit: S’ka asnjë shans që ai të largohet nga Milan në merkaton e janarit

    Agjenti i lojtarit: S’ka asnjë shans që ai të largohet nga Milan në merkaton e janarit

    3 Dhjetor 2025

    13:22

    Telesport

    Thashethemet për transferime vazhdojnë të qarkullojnë rreth Santiago Gimenez. Agjentja e tij, Rafaela Pimenta, po e mban lojtarin të sigurt.
    “Nëse Premier League e dëshiron, nuk jam e befasuar që e duan. Më duket normale që një, dy ose tre klube janë të interesuara, por ideja e largimit të tij nga Milan nuk ekziston“, tha ajo për ESPN.
    “Nuk ka pasur asnjë moment ku Milan më ka thënë se diçka nuk shkon. Sa herë që shtypi entuziazmohet shumë, unë telefonoj Milan dhe ata gjithnjë më përgjigjen: ‘Jo, jemi mirë, gjithçka është në rregull, faleminderit.’”, tha Pimenta.

  • Vllaznia humb gjyqin në FIFA, ja cili lojtar i ka kushtuar merkaton për 1 vit e gjysmë shkodranëve

    Vllaznia humb gjyqin në FIFA, ja cili lojtar i ka kushtuar merkaton për 1 vit e gjysmë shkodranëve

    Sezoni mjaft i mirë i Vllaznisë deri në këto momente, ku ndan vendin e parë me Elbasanin në Kategorinë Superiore, duket të jetë tronditur nga lajmi i kësaj të hëne.

    FIFA ka publikuar vendimin për klubin shkodran, duke i shtangur këta të fundit pasi njofton humbjen e gjyqit që kanë pasur me një nga lojtarët që nuk është më në ekip.
    Top Channel mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për futbollistin kroat Marko Juriç, i cili ka qenë lojtar i shkodranëve që nga sezoni i vitit 2022 deri në prag të fillimit të këtij viti.
    Diskutimet financiare në ndarjen e palëve me sa duket kanë qenë pretendimi i lojtarit kroat, i cili e ka çuar këtë çështje deri në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FIFA. Me sa duket, qeveria e futbollit botëror ka vendosur t’i japë drejtë lojtarit duke penalizuar klubin shkodran.
    Sipas vendimit të FIFA-s, shkodranëve u është bllokuar merkatoja për 3 sesionet e ardhshme. Ky penalizim ndalon drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë të bëjnë lëvizje lojtarësh dhe regjistrimin e të rinjve deri në arritjen e një marrëveshjeje për shlyerjen e detyrimit ndaj lojtarit.

    I pyetur nga Top Channel, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, siguron: “Është një gjyq që kemi humbur me lojtarin Marko Juriç dhe shumë shpejt kemi filluar të marrim masat për zgjidhjen e ngërçit, për të pasur në muajin janar merkaton e zhbllokuar për ndonjë lëvizje të mundshme,” – siguron numri 1 i shkodranëve.
    Sa i përket sezonit aktual, “kuqeblutë” po bëjnë mjaft mirë. Pas 12 javëve kampionat, Vllaznia ndan vendin e parë me Elbasanin, ku të dy ekipet kanë nga 24 pikë.

  • Ibra dëshiron Levandovskin te Milan, Tare ende pa përgjigje

    Ibra dëshiron Levandovskin te Milan, Tare ende pa përgjigje

    Një nga emrat që mund të ndezë tregun e transferimeve është sulmuesi i Barcelonës Robert Levandovski. Për polakun kontrata me Blaugranët skadon në qershor mirpo lajmet e lidhin që tani me Milan në Serie A. Kuqezinjtë po punojnë për të, pjesërisht me sugjerimin e Zlatan Ibrahimoviç, i cili po shtyn përpara për ardhjen e sulmuesit polak.

    Sipas Sky Sport CH, ka pasur kontakte midis rrethit të lojtarit dhe menaxhmentit të kuqezinjëve. Një faktor që luan në favor të AC Milan është agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, i cili gjithashtu merret me interesat e Kristopher Nkunku.

    Plani i AC Milan është t’i ofrojë Robert Levandovskit një kontratë dyvjeçare, deri në qershor 2028, për të demonstruar besimin e tyre tek ai.

    Vazhdo leximin

  • Jamal/ “Mollë sherri”, Spanja nuk e fton 18-vjeçarin dhe rindez tensionet me Barçën

    Jamal/ “Mollë sherri”, Spanja nuk e fton 18-vjeçarin dhe rindez tensionet me Barçën

    Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) njoftoi se e ka liruar Lamine Jamal nga ndeshjet e ardhshme të ekipit kombëtar kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë. Vendimi u mor nga shërbimet mjekësore spanjolle për të mbrojtur shëndetin e lojtarit, por masa ka shkaktuar pakënaqësi të konsiderueshme brenda federatës, e cila lëshoi ​​një deklaratë kritike ndaj Barçës, pa e përmendur drejtpërdrejt lojtarin.
    “Shërbimet Mjekësore të RFEF-së dëshirojnë të shprehin habinë dhe zhgënjimin e tyre pasi mësuan në orën 13:47 të së hënës, më 10 nëntor, ditën e fillimit të kampit zyrtar stërvitor me ekipin kombëtar, se lojtari Lamine Jamal i ishte nënshtruar një procedure invazive me radiofrekuencë për të trajtuar problemet e tij pubike po atë mëngjes. Kjo procedurë u krye pa u komunikuar paraprakisht stafit mjekësor të ekipit kombëtar, me detaje që u mësuan vetëm përmes një raporti të marrë në orën 22:40 të mbrëmjes së kaluar, i cili tregonte rekomandimin mjekësor për një periudhë pushimi 7-10 ditësh. Në këtë kontekst, dhe duke pasur shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e lojtarit si përparësi kryesore në çdo kohë, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit ka vendosur ta lirojë lojtarin nga kjo thirrje. Ne besojmë se ai do të ketë një shërim të mbarë dhe i urojmë një shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në deklaratën e RFEF-së.
    Incidenti nxjerr në pah edhe një herë klimën e tensionuar midis Barçës dhe ekipit kombëtar, menaxhimi nga klubi katalanas i trajtimit invaziv (dhe pushimit të mëvonshëm) pa informuar trajnerin e kombëtares ka gjeneruar pakënaqësi, veçanërisht duke pasur parasysh se lojtari, i cili është i shëndetshëm, ishte përfshirë në skuadër.

    Marrëdhënia midis Barçës dhe ekipit mjekësor të RFEF duket kështu e tendosur, me Jamalin në qendër të një polemike që filloi në shtator, kur Flik akuzoi De la Fuenten se nuk arriti ta mbronte në mënyrë të përshtatshme talentin e ri. Situata mbetet e tensionuar dhe mund të ketë pasoja në thirrjet e ardhshme të lojtarit.

  • Saka pranë marrëveshjes me Arsenal për rinovimin e kontratës, do të bëhet më i paguari në historinë e klubit

    Saka pranë marrëveshjes me Arsenal për rinovimin e kontratës, do të bëhet më i paguari në historinë e klubit

    27 Tetor 2025

    11:51

    Telesport

    Sipas “Football Insider”, sulmuesi anglez Bukayo Saka është gjithnjë e më afër një rinovimi kontrate me Arsenal, klub me të cilin ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij (73 gola në 272 ndeshje zyrtare).
    Kontrata aktuale e lojtarit 24-vjeçarskadon në qershor 2027, por “topçinjtë” duan ta sigurojnë Saka përgjithnjë. Ndaj, negociatat midis klubit dhe rrethit të lojtarit janë duke u zhvilluar mirë dhe pa pengesa.
    Jo vetëm kaq, por Saka së shpejti mund të bëhet lojtari më i paguar në historinë e klubit. Paga e tij, në fakt, thuhet se arrin në 344,000 euro në javë. Një shifër e merituar për një lojtar që pol ë gjurmë në këtë klub.

  • Inter i bindur nga forma dhe aftësitë e Akanji, klubi bën gati lëvizjen për të blerë kartonin e lojtarit

    Inter i bindur nga forma dhe aftësitë e Akanji, klubi bën gati lëvizjen për të blerë kartonin e lojtarit

    7 Tetor 2025

    10:24

    Telesport

    Manuel Akanji i është bashkuar Inter në huazim me opsion blerjeje në orët e fundit të afatit kalimtar të merkatos së verës nga Manchester City, pas shitjes së Pavard te Marseille.
    Në vetëm dy muaj, mbrojtësi zviceran është përshtatur në mënyrë të përkryer me mbrojtjen zikaltër, si teknikisht ashtu edhe në aspektin e shpirtit të ekipit.
    Ky nënshkrim ka fituar mbështetjen e trajnerit Christrian Chivu, klubit dhe tifozëve, aq sa zikaltërit që tani po punojnë për të aktivizuar opsionin e blerjes së lojtarit. Edhe vetë lojtari është dakord me këtë lëvizje.
    Bëhet fjalë për një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro. Akanji, 30 vjeç, pritet të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2029 me Inter, me një pagë prej 4.5 milionë eurosh.

  • Humb shërbimet e lojtarit të rëndësishëm/ Serbia ‘goditet’ para përballjes me Shqipërinë

    Humb shërbimet e lojtarit të rëndësishëm/ Serbia ‘goditet’ para përballjes me Shqipërinë

    Serbia duket se po merr goditje njëra pas tjetrës, sepse nga Gjermania njoftohet për dëmtimin e një tjetër lojtari të kombëtares së këtij vendi.
    Ky është Kosta Nedeljkoviç, mbrojtës i rëndësishëm ekipit, i cili pësoi lëndim gjatë stërvitjes me Leipzigun dhe sipas revistës “Kiker” do të mungojë disa javë. Koha duket tepër e shkurtër për riaftësim siç e thekson edhe media serbe “Sport Arena”.
    Ndeshja Serbi-Shqipëri luhet në 11 tetor, pra mbeten edhe vetëm 16 ditë, që do të thotë pak më shumë se dy javë. Trajneri Dragan Stojkoviç kishte që më parë dy mungesa të sigurta, dhe kjo për shkak kartonësh,
    Kapiteni Milenkovic mori karton të kuq në duelin e humbur me shifrat 5-0 në Beograd ndaj Anglisë, pra nuk mund të luajë, dhe po ashtu i pezulluar është mesfushori që luan në Premierligën angleze me Nottinghamin, Sasha Lukiç.

  • Phil Foden: I vendosur për t’u rikthyer në nivelin e dy sezoneve më parë

    Phil Foden: I vendosur për t’u rikthyer në nivelin e dy sezoneve më parë

    15 Shtator 2025

    11:56

    Telesport

    Mesfushori anglez Phil Foden ishte protagonist në fitoren 3-0 që Manchester City arriti në derbi ndaj United. Ai shënoi golin e parë, pasuar më pas nga një dygolësh i Haaland.
    Foden ka premtuar se është i vendosur për t’u rikthyer në nivelin e lojës që e pa të fitonte çmimin e Lojtarit të Sezonit në Premier League në sezonin 2023/24.
    “Ka pasur shumë thashetheme për mua, është e pamundur të mos i shohësh. Çdo gjë që shoh për momentin është negative, por kjo është bota në të cilën jetojmë“, tha Foden.
    “Kur vjen pas fitimit të Lojtarit të Sezonit, standardet janë më të larta. E kuptoj këtë. Bëhet fjalë për leximin e këtyre komenteve dhe reagimin, për t’u rikthyer në nivelin tim më të mirë”, tha Foden.

  • Arsenali i prish punë Interit, ndërhyn për Lookman! Zbulohet oferta e anglezëve

    Arsenali i prish punë Interit, ndërhyn për Lookman! Zbulohet oferta e anglezëve

    10 Gusht 2025

    12:46

    Telesport

    Ademola Lookman është në qendër të vëmendjes këtë merkato vere, me Arsenalin që ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për të. Kjo shumë përputhet me kërkesat e Atalantës për shitjen e kartonit të lojtarit.
    Mesfushori ofensiv ka prishur marrëdhëniet me klubin italian dhe ka refuzuar të stërvitet, duke kërkuar largimin e menjëhershëm. Edhe Interi ka bërë një ofertë serioze prej 42 milionë eurosh plus 3 milionë bonuse.
    Megjithatë, Atalanta nuk dëshiron ta shesë brenda kampionatit italian. Tashmë gjithçka varet nga vendimi përfundimtar i lojtarit. Arsenal shihet si destinacioni më i mundshëm nëse Lookman pranon transferimin.

  • ZYRTARE/ Dinamoja humb lojtarin e rëndësishëm në prag të sfidës me Hajdukun, njofton largimin e sulmuesit

    ZYRTARE/ Dinamoja humb lojtarin e rëndësishëm në prag të sfidës me Hajdukun, njofton largimin e sulmuesit

    Peter Itodo Mandela nuk do të jetë më pjesë e Dinamos. Klubi shqiptar ka komunikuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” arritjen e marrëveshjes me Metalist 1925 për transferimin e lojtarit. Dinamoja humb kështu një nga pikat kyçe të skuadrës në prag të sfidës mjaft të vështirë kundër Hajdukut të Splitit.
    “Faleminderit Itodo Mandela! Klubi i Dinamo City bën me dije se ka arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit Peter Itodo Mandela në Ukrainë, te skuadra e Metalist 1925. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderojnë sulmuesin për kontributin e dhënë me fanellën blu sezonin e kaluar, ku ai spikati.Gjithashtu, i urojmë lojtarit suksese me skuadrën e tij të re”, ka njoftuar klubi Dinamo./Sport Ekspres/