Adriatik BALLA
Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave duket se nuk gjendet në mënyrë unanime, pasi përzgjedhja është pjesë e emocioneve të të gjithë atyre që pyeten për këtë temë. Një ikonë e Ligës së Kampionëve, i cili ka luajtur përkrah Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, duket se e ka ndryshuar mendimin e tij në debatin për lojtarin më të madh të të gjitha kohërave. Mesi dhe Ronaldo konsiderohen gjerësisht si dy prej futbollistëve më të mirë ndonjëherë, me një total prej 13 Topa të Artë dhe nëntë tituj të Ligës së Kampionëve.
Legjenda Deko është një nga ata pak lojtarë që ka pasur fatin të luajë me të dy ikonat e futbollit. Më herët, Deko e kishte përmendur Ronaldinjon si lojtarin “më të mirë” me të cilin kishte luajtur ndonjëherë. “Që në fillim, është e qartë që Leo dhe Kristiano janë më të mëdhenjtë,” kishte thënë Deko më parë. “Sidomos sepse askush nuk e mendonte që ata mund të luanin për kaq shumë vite në këtë nivel, por ai që më bëri më shumë përshtypje, edhe pse jo aq vendimtar, ishte Ronaldinjo.
Për mua, ai gjithmonë do të jetë më i miri. Momentet që kam jetuar me të janë të vështira për t’u krahasuar me ndonjë gjë tjetër. Ai ishte magjik”, theksoi ai. Por duket se Deko ka ndryshuar mendim. Duke folur për “BBC Match of the Day” për yllin e ri Lamine Jamal, drejtori sportiv i Barcelonës e bëri të qartë se kush e mban vendin e parë si “GOAT”-i i futbollit. Ish-mesfushori i Çelsit tha: “Lamine është Lamine. “Leo është Leo. Ai ishte lojtari më i mirë në historinë e këtij klubi dhe, për mua, lojtari më i mirë në histori”, nënvizoi ai më tej. Deko kaloi katër vite te Barcelona midis viteve 2004 dhe 2008, me Mesin që bëri debutimin e tij në ekipin e parë në tetor të vitit 2004.
Në vitin 2006, gjigantët katalanas fituan Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Arsenalin 2-1 në finale. Paraqitjet mbresëlënëse të Dekos atë sezon bënë që ai të shpallej mesfushori më i mirë i UEFA-s. Megjithatë, Mesi nuk arriti të siguronte një vend titullari deri në sezonin 2006/07, kur shënoi 17 gola në të gjitha garat. Kjo bëri që periudha e Dekos te Barcelona të përkonte me fazat e hershme të ngritjes së Mesit në klub. Deko u largua në fund të sezonit 2007/08 për 10 milionë euro (8 milionë paund) për t’u bashkuar me Çelsin.
Ndeshjet e tij përkrah Ronaldos erdhën në nivel ndërkombëtar. Megjithëse Deko ka lindur në Brazil, ai e kaloi karrierën e tij të klubit duke luajtur për ekipe portugeze midis viteve 1997 dhe 2004. Si rezultat, ai plotësoi kriteret për të marrë shtetësinë portugeze, pasi kishte jetuar në vend për gjashtë vite, gjë që i mundësoi të përfaqësonte kombëtaren. Të dy, Ronaldo dhe Deko, debutuan me Portugalinë në vitin 2003.
Tag: lojtarin
-

Deko zgjedh lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, befason emrin, dhe thur elozhe për Jamal
-

Atletico i thotë “stop” Barcelonës: Do lojtarin tonë? Paguaj 500 mln euro
5 Qershor 2025
17:38
Telesport
Barcelona ka disa muaj që po e sheh sulmuesin e Atletico Madrid, Alvarez, si pasuesin perfekt të veteranit Robert Lewandowski.
Katalanasit kanë nisur kontaktet e para me lojtarin, por duket se po lodhen kot. Atletico Madrid ka hedhur poshtë çdo mundësi transferimi, duke përmendur klauzolën e sulmuesit argjentinas, 500 mln euro, e fiksuar për të mos u ndryshuar.
24-vjeçari është në kulmin e karrierës që kur fitoi Kupën e Botës me Argjentinën. Ai nuk po tundohet nga ideja për të ndryshuar skuadër. -

Lojtari më i mirë i kampionatit belg/ Vlerësim për lojtarin shqiptar
Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili aktivizohet në radhët e Clube Brugge, zhvilloi një edicion mjaft të mirë, i pari me fanellën e kësaj skuadre.
Ardon Jashari është vlerësuar si lojtari më i mirë në elitën e kampionatit belg.
Në 35 ndeshje të kampionatit, Jashari realizoi 3 gola ndërsa dhuroi 4 asiste. Me interes të madh, pritet të shihen paraqitjet e tij në sezonin që vjen. -

“Na e sill lojtarin më shpejt!” Real Madrid i ofron 2 mln euro Liverpool-it
18 Maj 2025
10:33
Telesport
Real Madrid planifikon që Alexander-Arnold t’i bashkohet skuadrës para 30 qershorit, kur skadon kontrata e tij aktuale me Liverpool. Kjo, sepse Los Blancos luajnë në Botërorin e klubebeve, që nis nga data 15 qershor.
Klubi madrilen i ka ofruar Liverpool-it një shumë prej 2 milionë eurosh për lirimin e parakohshëm të mbrojtësit të djathtë. Klubi anglez ende nuk ka kthyer përgjigje.
Marrëveshja do t’i lejonte lojtarit të bashkohej më shpejt me skuadrën e tij të re. -

Bayern Munich nuk heq dorë kollaj nga mesfushori, i rinovon me 3 sezone kontratën
23 Prill 2025
9:38
Telesport
Pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të Arsenal për mesfushorin Leroy Sane, drejtuesit e Bayern Munich janë të prirur të mbajë lojtarin 29-vjeçar, kontrata e të cilit skadon në qershor.
Shumë shpejt, siç raporton “Sky Sport De”, të dy palët do të takohen sërish për rinovimin e kontratës, për të mos lejuar një largim të lojtarit me koston zero.
Mediat konfirmojnë se bavarezët do t’i ofrojnë Sane një kontratë tjetër deri në vitin 2028, për një investim total prej rreth 14-16 milionë euro bruto.
Sane luan prej 5 sezonesh në Munih dhe në 216 ndeshje zyrtare ka shënuar 59 gola. Gjithsesi, rikthimi në Premier League, ku më herët ka luajtur me Manchester City, është një plan konkret për lojtarin. -

Arne Slot gjen në La Liga lojtarin që do të zëvendësojë Alexander Arnold
4 Prill 2025
17:20
Telesport
Mungon vetëm zyrtarizimi, gjë që do të ndodhë me siguri direkt në fund të sezonit, por Alexander Arnold tashmë dihet që do të transferohet në verë si lojtar i lirë te Real Madrid.
Te Liverpool janë pajtuar tashmë me këtë gjë dhe po shyrtojnë opsionet e mundshme për të gjetur një zëvendësues të denjë për Arnold. Arne Slot pëlqen shumë Andrei Ratiu, mbrojtësin rumun që po bën një sezon fantastik në La Liga me Rayo Vallecano-n.
Slot beson se mbrojtësi rumun është i përshtatshëm për sistemin e tij dhe klubii kuq ka nisur lëvizjet e duhura për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit. Megjithatë, Liverpool nuk është i vetëm në garën për mbrojtësin e Rayo Vallecano-s. Interesim serioz për Ratiu ka shprehur edhe Barcelona, po ashtu rumuni është edhe në listën e merkatos së Bayer Leverkusen.
Duke përfituar nga interesi i shumë për lojtarin e tyre, Rayo Vallecano është e gatshme të heq dorë prej tij për një shifër rreth 30 milionë euro. -

85 milionë euro, Al-Nassr përgatit ofertën për lojtarin e Premier League
2 Prill 2025
14:40
Telesport
Al-Nassr po forcon interesin e tyre për mesfushorin e West Ham United, Mohammed Kudus.
Al-Nassr bëri disa sondazhe për lojtarin e Ganës në janar, megjithëse West Ham ofroi pak inkurajim për sa i përket negociatave.
Megjithatë, eksperti i transferimeve Ben Jacobs po raporton se Al-Nassr ka ndjekur lojtarin ditët e fundit.
Klubi i Saudi Pro League ka informuar West Hamin se janë të gatshëm të vendosin 85 milionë euro në tavolinë për të nënshkruar me Kudus këtë verë.
West Ham do ta ketë të vështirë të refuzojë një ofertë të tillë.