Tag: lojtarin

  • Sancho transferohet në Serie A

    Sancho transferohet në Serie A

    Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

    Sancho ishte kthyer në objektiv të merkatos të skuadrave si Napoli e Juventusi, me bardhezinjtë sidomos të cilët kishin kërkuar me ngulm lojtarin duke qenë vazhdimisht në kontakt me të.
    Por ata u tërhoqën pasi mësuan për kërkesat ekonomike të futbollistit, i cili ka një rrogë prej 15 milionë eurosh bruto në vit te Manchester United.

    Ajo që ka bërë lëvizjen e duhur ka qenë Roma, e cila ka bindur lojtarin me një kontratë pesëvjeçare, duke i ofruar një rrogë fikse prej 4,5 milionë eurosh neto në vit, plus bonuse të ndryshme që e rritin atë në mënyrë progresive deri në 6 milionë euro në sezon.
    Sancho ka thënë “po” dhe pritet në Itali, ndërsa Manchester United është i lumtur që e sheh të largohet.
    Në arkat e “djajve të kuq” do të derdhen 23 milionë euro, për formulën e cila parashikohet të jetë një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

  • ZYRTARE/ Nga Armenia në Shqipëri,  Partizani prezanton lojtarin e Kombëtares së Kenias

    ZYRTARE/ Nga Armenia në Shqipëri, Partizani prezanton lojtarin e Kombëtares së Kenias

    Partizani ka prezantuar afrimin e ri në merkato. Kryeqytetasit kanë njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” arritjen e marrëveshjes me lojtarin e Kombëtares së Kenias, Obiero Amos Nondin. Ky i fundit ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë zgjatjeje edhe për një tjetër vit.
    “FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin më të ri në merkato Obiero Amos Nondi. Mesfushori nga Kenia njëkohësisht pjesë e përfaqësueses së Kenias ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1. Nondi i bashkohet Partizanit pas dy sezoneve te ekipi Ararat Armenia, ku në kampionatin armen ka spikatur me paraqitjet e tij. 26 vjeçari pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore i është bashkuar ekipit”, ka njoftuar klubi Partizani./Sport Ekspres/

  • Newcastle arrin marrëveshjen personale me lojtarin, Milan refuzon ofertën 30 milionë euro

    Newcastle arrin marrëveshjen personale me lojtarin, Milan refuzon ofertën 30 milionë euro

    6 Gusht 2025

    22:12

    Telesport

    Malick Thiaw, qendërmbrojtësi i Milanit vazhdon të mbetet në qendër të merkatos. Gjermani është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Milan, gjë që ka ngjallur interesin e shumë klubeve të njohura.
    Florian Plettenberg i “Sky Sport Germany” raporton se Newcastle ka arritur marrëveshjen personale me lojtarin, për një kontratë deri në vitin 2029. “Qymyrxhinjtë” i kanë ofruar Milanit 30 milionë euro për të lënë të lirë qendërmbrojtësin gjerman, por drejtuesit e kuqezinjve kanë refuzuar.
    Është trajneri Max Allegri që ka kërkuar qëndrimin e 24-vjeçarit, pasi e sheh si një element të rëndësishëm për sezonin e ri. E vetmja mënyrë që Thiaw të largohet, është që Milan të transferojë më parë një qendërmbrojtës tjetër, gjë që duket e vështirë të ndodhë.
    Po sipas raportimit në fjalë, është edhe Leverkusen që po ndjek situatën e lojtarit dhe po përgatit një ofertë për Milanin ditët në vijim.

  • Bayern Munich gjen te Real Madrid lojtarin e vetëm që i mungon për sezonin e ri

    Bayern Munich gjen te Real Madrid lojtarin e vetëm që i mungon për sezonin e ri

    5 Gusht 2025

    19:55

    Telesport

    Pas largimit të Joao Palhinha te Tottenham, huazim me detyrim blerjeje për 30 milionë euro, Bayern Munich është hedhur në “sulm” për të bërë një përforcim të bujshëm në mesfushë.
    Objektivi i madh i bavarezëve, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat gjermane është francezi i Real Madrid, Eduardo Camavinga. Kontrata e 22-vjeçarit me madrilenët skadon në vitin 2029 dhe ai sezonin e kaluar ka qenë një nga pikat kyçe në formacionin e Carlo Ancelotti-t, gjë që pritet të ndodhë edhe tani që trajner është Xabi Alonso.
    Pavarësisht rëndësisë së tij të jashtëzakonshme në ekip, drejtuesit e Real Madrid nuk e përjashtojnë largimin e tij nëse vjen një ofertë e kënaqshme dhe këtu bëhet fjalë për një shifër 90-100 milionë euro.
    Bayerni, i vetëdijshëm për vështirësinë e marrëveshjes, po shqyrton çdo variabël të mundshëm për të bindur si lojtarin ashtu edhe klubin madrilen. Fuqia e tyre financiare dhe projekti i tyre ambicioz, mund ta bëjnë më të lehtë transferimin e mundshëm të Camavinga drejt Munich-ut.

  • Ylli i Liverpool në udhëkryq: Real Madrid e dëshiron, te “reds” po punojnë për një rinovim kontrate

    Ylli i Liverpool në udhëkryq: Real Madrid e dëshiron, te “reds” po punojnë për një rinovim kontrate

    25 Korrik 2025

    9:24

    Telesport

    Kupa e Botës për klube ka lënë gjurmë te Real Madrid. Pas përvojës së tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te skuadra “Los Blancos” kanë kuptuar se kanë nevojë për ekuilibër.
    Në një ekip me shumë yje, ka pak lojtarë me një natyrë mbrojtëse ose që fitojnë topin. Prandaj, Real Madrid po kërkon një mesfushor të ekuilibruar dhe një mbrojtës qendror.
    Për pozicionin e fundit, emri i preferuar është Ibrahima Konaté, që luan me Liverpool. Kontrata e qendërmbrojtësit francez skadon në vitin 2026, një detaj që Madridi shpreson ta shfrytëzojë për të bindur “reds” të lirojnë këtë vit lojtarin para se ta humbasin falas.
    Megjithatë, raportet nga Anglia janë të sigurta se Liverpool po bën gjithçka që mundet për të siguruar lojtarin 26-vjeçar, duke i ofruar atij një zgjatje bujare të kontratës.
    Topi tani është në fushën e Konaté dhe ai do të duhet të vendosë nëse do të mbetet i përkushtuar ndaj klubit nga “Anfield” apo do t’i bashkohet ish-shokut të ekipit Trent Alexander Arnold, në “Bernabeu”.

  • Goditi dy lojtarë të Romës, gjobitet Zaniolo

    Goditi dy lojtarë të Romës, gjobitet Zaniolo

    Gjobë prej 15 mijë eurosh për Nicolo Zaniolon, sa i takon incidentit në ndeshjen e kampionatit të të rinjve, mes Romës dhe Fiorentinës.
    Asokohe, Zaniolo ishte pjesë e ekipit violë të Serie A, ndërsa ishte larguar nga kryeqytetasit, jo në mënyrë paqësore.

    Zaniolo, pasi hyri në dhomën e zhveshjes së Romës pas ndeshjes, goditi me shuplakë lojtarin Mattia Almaviva, dhe më pas e shtyu lojtarin Marco Litti, duke i shkaktuar lëndime fizike të dyve.
    Si pasojë, 26-vjeçari u akuzua për shkelje të Nenit 4, paragrafi 1, dhe Nenit 38 të Kodit Italian të Drejtësisë Sportive.
    Futbollisti në fillim zgjodhi të justifikohej, por në fund pranoi fajësinë, me çështjen që u mbyll pas më shumë se 45 ditësh.

  • E BUJSHME: Luis Enrique kërkon nga PSG të “vjedhin” objektivin e madh të Real Madridit në merkato

    E BUJSHME: Luis Enrique kërkon nga PSG të “vjedhin” objektivin e madh të Real Madridit në merkato

    14 Korrik 2025

    15:41

    Telesport

    Duke qenë se Ibrahima Konate ka refuzuar rinovimin me Liverpool dhe kontrata e tij skadon pas një viti, kjo ka bërë që francezi të kthehet në objektiv merkatoje për disa klube të mëdha.
    Edhe pse dëshira e qendërmbrojtësit francez është të transferohet te Real Madrid, së fundmi në garë për 26-vjeçarin është futur fuqishëm edhe PSG. Luis Enrique e shikon Konate si lojtarin e duhur për të përforcuar mbrojtjen, sidomos pas humbjes 3-0 ndaj Chelsea-s në finalen e Kupës së Botës për Klube.
    Propozimi i PSG-së jo vetëm që përfshin një pagë tërheqëse, por edhe një projekt ambicioz sportiv që mund ta tundojë lojtarin të ndryshojë mendje dhe të mos transferohet në Madrid.
    Në anën tjetër, Liverpool është gati të lërë të lirë lojtarin që këtë verë, mjafton të paguhet shifra 50 milionë euro. Një shifër mëse normale kur bëhet fjalë për merkaton e PSG-së.

  • Liverpool “i fiksuar” pas sulmuesit, gati oferta mostruoze

    Liverpool “i fiksuar” pas sulmuesit, gati oferta mostruoze

    Emri i Hugo Ekitike, një nga sulmuesit më të përfolur në arenën ndërkombëtare, po qarkullon përsëri në Premier League.
    Francezi, në pronësi të Eintracht Frankfurt, ka pasur një sezon të shkëlqyer, duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar 12 asiste në të gjitha garat. Këto shifra, siç e përmendëm, kanë bërë që disa ekipe të ndjekin lojtarin.

    Në javët e fundit, Manchester United kishte shfaqur gjithashtu interes për lojtarin, por më pas e zhvendosën fokusin në objektiva të tjerë.
    Liverpool duket se dëshiron seriozisht të nënshkruajë me Ekitike, pasi është gati të ofrojë të paktën 75 milionë euro për të Eintracht Frankfurtin për të lënë të lirë lojtarin.
    Vlen të theksohet se 23-vjeçari ishte blerë tashmë nga Paris Saint-Germain nga Stade Reims në vitin 2023 për 28.5 milionë euro, vetëm për t’ia rishitur atë “Eagles” një vit më vonë.

  • Probleme për lojtarin e Milanit, shqetësohen kuqezinjtë

    Probleme për lojtarin e Milanit, shqetësohen kuqezinjtë

    Meksika fitoi titullin e dhjetë të Kupës së Artë duke mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2-1 në finalen e luajtur në stadiumin NRG në Hjuston.
    Megjithatë, ka lajme shqetësuese në Milano në lidhje me gjendjen e Santiago Giménez.

    Lojtari i Milanit ka pësuar një frakturë të mundshme të një gishti, me situatën që do të monitorohet ditë pas dite.
    24-vjeçari, në 14 ndeshje të luajtura me kuqezinjtë, ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. Ai u transferua te kjo skuadër nga holandezët e Feyenoord.

  • Juventusi ‘shtrëngon dhëmbët’, gati të paguajë 30 milionë euro për lojtarin në largim

    Juventusi ‘shtrëngon dhëmbët’, gati të paguajë 30 milionë euro për lojtarin në largim

    Juventusi po përgatitet të shpenzojë 30 milionë euro për të siguruar përfundimisht kartonin e Francisko Konseisaos. Sipas mediave portugeze, klubi bardhezi ka ndryshuar qëndrim për lojtarin dhe tashmë po bën gati ofertën për ta blerë nga Porto.
    Fillimisht, me trajnerin Tudor, Konseisao nuk ishte në planet kryesore të skuadrës dhe pritej që huazimi i tij të përfundonte këtë verë pa u aktivizuar klauzola e blerjes. Por paraqitjet e fundit të lojtarit, veçanërisht dygolëshi ndaj Al Ain në Botërorin e Klubeve në SHBA, i kanë bindur drejtuesit e Juventusit të ndryshojnë qëndrim.
    Klauzola e blerjes së Konseisaos është 30 milionë euro deri më 15 korrik, ndërsa pas kësaj date çmimi rritet në 45 milionë euro. Për këtë arsye, bardhezinjtë synojnë të mbyllin marrëveshjen sa më shpejt për të përfituar nga çmimi aktual.