Tag: lojtarin

  • Asllani në modë, për lojtarin dardan ka klauzolë lirimi

    Asllani në modë, për lojtarin dardan ka klauzolë lirimi

    Fisnik Asllani ishte sensacioni i Kosovës, në kualifikueset e Kupës së Botës. Interesi për sulmuesin dardan ka qenë i lartë, me disa skuadra të mëdha që janë në garë për lojtarin e Hoffenheim.
    Tashmë mediat kanë shkruar se 23-vjeçari ka një klauzolë lirimi, e cila nëse paguhet, mund të bëjë që lojtari të largohet para fundit të kontratës, në vitin 2029.

    Fisnik Asllani ka një kauzolë lirimi midis 25 dhe 29 milionë eurosh. Ai ka luajtur 12 ndeshje në këtë sezon.

  • E bujshme/ Premier Liga është më afër për Vatën! Dy klube të elitës angleze kërkojnë lojtarin shqiptar, në garë edhe Gallatasarai

    E bujshme/ Premier Liga është më afër për Vatën! Dy klube të elitës angleze kërkojnë lojtarin shqiptar, në garë edhe Gallatasarai

    Emri i Roko Vatës ka nisur të qarkullojë në zyrat e klubeve angleze dhe jo vetëm për një transferim të mundshëm të tijin. Premier Liga duket më afër për lojtarin shqiptar, por jo me fanellën e Uatfordit.
    Mësohet se dy klube nga elita e futbollit britanik kanë hyrë në garë për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës. Bëhet fjalë për Kristal Palasin dhe për Fulhamin, të cilat duket se po binden nga cilësitë e shpalosura nga Roo Vota. Ndërkohë listës së skuadrave të interesuara për talentin 2-vjeçar i është shtuar edhe gjiganti turk, Gallatasarai./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin

    VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin

    Një episod i pakëndshëm ndodhi në ndeshjen Marseill-Atalanta, e vlefshme për Champions League.
    Kur sulmuesi i ekipit italian, Ademola Lookman, u zëvendësua nga Yunus Musah në minutën e 75, ai u ndal me forcë nga trajneri Ivan Juric, i cili iu afrua nigerianit dhe i kapi krahun duke i folur ashpër.
    Përpara se tensioni të përshkallëzohej, ndërhyrja e De Roon dhe disa anëtarëve të stolit i ndau, duke e dërguar futbollistin përsëri në stol.
    Pas ndeshjes, trajneri i Atalantës shpjegoi se çfarë ndodhi me lojtarin në momentin e zëvendësimit: “Janë gjëra të zakonshme, si De Bruyne në Napoli apo diku tjetër. Lojtarët ndonjëherë nuk e pranojnë daljen nga loja, ka reagime të tepruara dhe aty mbaron, zgjidhet në dhomat e zhveshjes. Të gjithë i kemi përjetuar këto situata. Ajo që ka rëndësi është Atalanta dhe skuadra. Për të mirën e ekipit duhet të sillesh siç duhet; pastaj unë e kuptoj, nuk është problem. Për mua gjithçka kalon”.

     

  • Barcelona dëshiron ta mbajë Rashford por nuk mund ta përballojë pagën, i propozon ulje të rrogës

    Barcelona dëshiron ta mbajë Rashford por nuk mund ta përballojë pagën, i propozon ulje të rrogës

    3 Nëntor 2025

    11:28

    Telesport

    Sulmuesi Marcus Rashford po rikthehet në një protagonist te Barcelona këtë sezon. Talenti i anglezit është rikthyer të shkëlqejë në Katalonjë pas disa muajsh të vështirë tek Manchester United.
    Për pasojë, klubi “blaugrana”, i cili ka nënshkruar me Rashford në huazim nga “djajtë e kuq”, po kërkojnë ta blejnë përgjithmonë lojtarin. Megjithatë, problemi kryesor për katalanasit mbetet ana financiare.
    Rashford fiton rreth 14 milionë euro bruto në vit, një shifër që Barça nuk mund ta përballonte. Prandaj, sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, ka ardhur një propozim i klubit katalanas për lojtarin.
    Objektivi i Barcelonës do të ishte që pagën e Rashford ta shpërndante gjatë viteve të mbetura të kontratës së tij për një periudhë më të gjatë, duke e zvogëluar ndjeshëm ndikimin e saj në buxhetin aktual.

  • Presidenti i UEFA-s tregon lojtarin e tij të preferuar: “Është mbrojtës, por e shoh si më të mirin në botë”

    Presidenti i UEFA-s tregon lojtarin e tij të preferuar: “Është mbrojtës, por e shoh si më të mirin në botë”

    9 Tetor 2025

    15:49

    Telesport

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duket se ka një lojtar të preferuar.
    Gjatë një konference të rastit në Portugali, ai ka vlerësuar mbrojtësin e majtë të Paris Saint-Germain, Nuno Mendes. “Do ta quaja ndoshta lojtarin më të mirë në botë aktualisht”, ka deklaruar Ceferin.
    “Sipas meje, Nuno Mendes është fantastik, ndoshta lojtari më i mirë aktualisht, por është mbrojtës dhe nuk vlerësohet shumë krahasuar me yjet e sulmit, të cilët shënojnë gola”, ka thënë Ceferin.

  • Xabi Alonso zbulon lojtarin që e ka befasuar më shumë për mirë te Real Madrid

    Xabi Alonso zbulon lojtarin që e ka befasuar më shumë për mirë te Real Madrid

    22 Shtator 2025

    16:52

    Telesport

    Real Madrid nën drejtimin e Xabi Alonso e ka nisur shumë mirë këtë sezon, duke marrë katër fitore rresht në La Liga dhe një në Champions League. Në një intervistë të fundit pas fitores 2-0 ndaj Espanyol, Xabi Alonso ka zbuluar lojtarin i cili e ka befasuar më shumë për mirë te Real Madrid.
    “Alvaro Carreras me ka befasuar më shumë. Është për t’u habitur sa shpejt është përshtatur në pozicionin e tij. Bën shumë pak gabime, ka një mentalitet fituesi dhe më ka bërë shumë përshytpje personaliteti i tij”, tha Alonso.
    Kujtojmë që Alvaro Carreras u transferua gjatë merkatos së kësaj vere për 50 milionë euro nga Benfica. 22-vjeçari mbulon krahun e majtë dhe deri tani ka treguar që nuk ka konkurrencë.

  • Sylvinho sot zbuloi lojtarin e kampionatit shqiptar që mund të kapë kombëtaren

    Sylvinho sot zbuloi lojtarin e kampionatit shqiptar që mund të kapë kombëtaren

    29 Gusht 2025

    16:14

    Telesport

    Përveç Dajsinanit dhe Alijit, a ka ndonjë futbollist tjetër që mund të merret nga Abissnet Superiore?
    Kjo ishte një pyetje që iu bë sot trajnerit Sylvinho në konferencë për shtyp. Tekniku i kombëtares shqiptare përmendi emra.
    “Klevi Qefalija është një lojtar që ka bërë ndeshje të mira, e pashë edhe mbrëmë. Ai nuk luajti shumë se pati një dëmtim të lehtë, është teknik, luan me këmbën e majtë, ka një dalje të bukur, taktikisht është lojtar inteligjent, është në listën e madhe, por nga dëmtimet dhe pas një diskutimi me klubin, nuk u grumbullua. Egnatia, Tirana, Dinamo dhe Partizani kanë lojtarë që ne mund t’u referohemi dhe mund të jenë pjesë e Kombëtares, sigurisht në vazhdim. Dajsinani është një portier i mirë me këmbë, ka personalitet, vlerësohen të gjitha elementet”.

  • Milan gjen sulmues në Bundesligë. Arrihet marrëvesha me lojtarin, tani duhet bindur klubi i tij

    Milan gjen sulmues në Bundesligë. Arrihet marrëvesha me lojtarin, tani duhet bindur klubi i tij

    20 Gusht 2025

    18:46

    Telesport

    Milan duket se e ka gjetur më në fund sulmuesin që po e kërkon prej kohësh për sezonin e ri. Pavarësisht se janë përfolur disa emra deri tani, kuqezinjtë janë shumë afër transferimit të Victor Boniface.
    Gianluca Di Marzio raporton se Milan ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me Leverkusen. Madje, sipas raportimit në fjalë Milan i ka dërguar ofertën e parë zyrtare klubi gjerman, Leverkusen po emrr kohën e duhur për ta vlerësuar atë.
    Boniface shënoi vetëm 11 gola në sezonin e kaluar, por kaloi shumë kohë i dëmtuar. Vlera e nigerianit në Transfermarkt.com është 40 milionë euro. Ndërkohë që propozimi i Milanit thuhet të jetë mes 25-30 milionë euro.
    Prej ditësh, Milan ka qenë në kontakte me Manchester United për transferimin e Rasmus Hojlund, por danezi duket ka vendosur përfundimisht të qëndrojë në Premier League. Në këtë situatë, drejtuesit e Milanit kanë aktivizuar planin B: Victor Boniface.

  • ZYRTARE/ Nga Elbasani në shkodër, Vllaznia pëeforcon mesfushën me ish-lojtarin e verdhebluve

    ZYRTARE/ Nga Elbasani në shkodër, Vllaznia pëeforcon mesfushën me ish-lojtarin e verdhebluve

    Vllaznia ka zyrtarizuar sot afrimin në të ri në skuadër. Kuqeblutë janë përforcuar me ish-lojtarin e Elbasanit, Cristian Drosin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Drosi e njeh mirë “Abissnet Superiore”-n dhe do të japë kontributin e tij në mesin e fushës së Vllaznisë për 2 vitet e arshshme.
    “KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur akordin me futbollistin Cristian Dros. Mesfushori që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Elbasankt, tashmë do të jetë kuqeblu deri në vitin 2027. Welcome Cristian”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Sport Ekspres/

  • Barcelona regjistron lojtarin, gati për debutimin

    Barcelona regjistron lojtarin, gati për debutimin

    Të reja të rëndësishme te Barcelona. Klubi katalanas ka regjistruar Joan Garcian. Portieri është gati për të debutuar, në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Mallorcas këtë të shtunë.
    Situata u zgjidh pasi Komisioni Mjekësor i La Ligës konfirmoi se dëmtimi i Ter Stegen konsiderohet mungesë afatgjatë, e cila pritet të zgjasë të paktën pesë muaj.

    Ndërkohë shqetëson çështja e Rashford, me sulmuesin e ardhur nga United që ende nuk është regjistruar.