Tag: lojtarë

  • Dy lojtarë të Serbisë tërhiqen nga sfida me Shqipërinë

    Dy lojtarë të Serbisë tërhiqen nga sfida me Shqipërinë

    Shqipëria merr lajme të mira nga rivali i ditës së shtunë Serbia. Kjo lidhet me mungesat e fundit të njoftuara nga mediat sportive se titullarët Vanja Milinkoviç-Saviç dhe Ivan Iliç janë detyruar të tërhiqen nga skuadra e Serbisë për shkak të lëndimeve.

    Nëse këto lajme janë të mira për Shqipërinë e kundeerta ngjet me skuadrën serbe përpara ndeshjeve të tyre të dyfishtë kundër Shqipërisë dhe Andorrës në kualifikueset e Kupës së Botës në Grupin K.

    Kështu trajneri Dragan Stojkoviç ndërsa ka ftuar dy lojtarë të tjerë do të jetë pa dy lojtarë kyç: Vanja Milinkoviç-Saviç dhe Ivan Iliç.

    Portieri i Napolit dhe mesfushori i Torinos po përjetojnë probleme fizike ndërsa koha e mundshme e rikuperimit pritet të vijë para ndeshjeve të Serie A në program pas dy javëve./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ndeshja ndaj San Marinos / Trajneri i Kombëtares U21, Bushi: Çdo miqësore është si një ndeshje Europiani për ne, jam shumë i kënaqur me grupin e lojtarëve

    Ndeshja ndaj San Marinos / Trajneri i Kombëtares U21, Bushi: Çdo miqësore është si një ndeshje Europiani për ne, jam shumë i kënaqur me grupin e lojtarëve

    Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dhënë një prononcim për fshf.org pas publikimit të listës me 21 lojtarë të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet më 10 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.
    Tekniku kuqezi shpjegoi zgjedhjet e tij, duke komentuar edhe mungesat e detyruara për shkak dëmtimi si Rashica, Muça, Alili dhe Osmani.
    “Janë lojtarë kryesorë, që kanë qenë gjatë gjithë kohës bazë. Lojtarë formacioni, shumë të rëndësishëm për ne. Do të ishte mirë që t’i kishim në ekip, sepse ne jemi një ekip që nuk kemi shumë kohë për të ndenjur me njëri-tjetrin dhe çdo mundësi që na jepet në çdo grumbullim, mundohemi që të forcohemi sa më shumë, si nga ana e lojës, ashtu edhe nga ana e kolektivit dhe atmosferës. Por lojtarët që kanë ardhur, që nuk kanë qenë herën e kaluar, janë të nivelit të mirë, lojtarë që mendoj se do të bëjnë mirë, dhe ndeshja me San Marinon është një sfidë që të jep mundësinë të shprehësh potencialin që ke”, – tha Bushi, i cili u shpreh i kënaqur me grupin aktual të lojtarëve, duke theksuar rëndësinë e disiplinës dhe përqendrimit në çdo grumbullim. Ai shtoi se ndeshja ndaj San Marinos është një mundësi për çdo lojtar për të treguar veten.
    “Ne, si trajnerë të ekipit kombëtar, e kemi shumë të vështirë sepse pothuajse kemi ndeshje një herë në dy muaj dhe lojtarët janë në aktivitet në klubet e tyre. Sa herë që vijnë, u kërkoj të japin maksimumin, sepse i gjithë stafi i U-21 është dy muaj duke pritur një ndeshje dhe nuk lejoj asnjë tolerim, si nga ana e disiplinës, ashtu edhe nga ana taktike.Por gjithnjë, gabimet në mendim janë shumë problem, ose nënvlerësimi i kundërshtarit. Këto gjëra nuk duhet t’i lejojmë në ekip, sepse ne jemi ekip që jemi kualifikuar në Europian si vend organizator, dhe çdo ndeshje miqësore për ne është Europiani, edhe San Marino është Europiani. Unë do të shikoj në këtë ndeshje se cili lojtar është i denjë për të luajtur në Europian. E dinë shumë mirë që nga kjo ndeshje varet shumë edhe prezenca e tyre në ndeshjet e ardhshme”.
    Trajneri Bushi u ndal edhe te kundërshtari, duke theksuar se çdo miqësore për Shqipërinë U-21 ka peshën e një ndeshjeje Europiani. Ai vlerësoi karakterin e grupit, përkushtimin dhe përmirësimin e lojtarëve në ndeshje të forta si ato ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës, ndërsa nënvizoi rëndësinë e tifozëve në përballjen ndaj San Marinos.
    “Me grupin jam shumë i kënaqur. Janë lojtarë të përulur që japin maksimumin, nuk kemi asnjë problem nga kjo anë. Lojtarë me kualitet të mirë, por po përmirësohen dhe po rriten dita-ditës.Kemi bërë dy ndeshje me Gjermaninë dhe Zvicrën, të mira. Pavarësisht nga humbja, ne kemi qenë në lojë deri në minutën e 90-të. Kjo tregon që ne jemi ekip që jemi aty dhe pretendojmë të ndeshemi me çdo lloj kundërshtari dhe të ballafaqohemi ashtu siç duhet. Jam shumë i kënaqur për këtë. Mendoja se ky grup do ta kishte pak me vonesë ambientimin dhe konkretizimin e gjërave, por e kanë bërë shumë shpejt. Për këtë jam shumë i kënaqur. E pres edhe ndeshjen me San Marinon, pavarësisht se kundërshtari është modest. Për ne nuk ka asnjë kundërshtar modest, janë gjithmonë ndeshje Europiani, këto miqësore.
    Ndeshja është në “Air Albania”, orari është i përshtatshëm, mendoj që tifozët duhet të vijnë. Shqipëria është në Europian dhe rëndësi ka që të ketë tifozë që t’i mbështesin, sepse është një ekip që ka nevojë për mbështetje”, – përfundoi trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.

  • Bushi flet para miqësores së radhës: Për ne është si ndeshje Europiani, shumë i kënaqur me grupin e lojtarëve

    Bushi flet para miqësores së radhës: Për ne është si ndeshje Europiani, shumë i kënaqur me grupin e lojtarëve

    Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dhënë një prononcim për fshf.org pas publikimit të listës me 21 lojtarë të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet më 10 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.
    Tekniku kuqezi shpjegoi zgjedhjet e tij, duke komentuar edhe mungesat e detyruara për shkak dëmtimi si Rashica, Muça, Alili dhe Osmani.
    “Janë lojtarë kryesorë, që kanë qenë gjatë gjithë kohës bazë. Lojtarë formacioni, shumë të rëndësishëm për ne. Do të ishte mirë që t’i kishim në ekip, sepse ne jemi një ekip që nuk kemi shumë kohë për të ndenjur me njëri-tjetrin dhe çdo mundësi që na jepet në çdo grumbullim, mundohemi që të forcohemi sa më shumë, si nga ana e lojës, ashtu edhe nga ana e kolektivit dhe atmosferës. Por lojtarët që kanë ardhur, që nuk kanë qenë herën e kaluar, janë të nivelit të mirë, lojtarë që mendoj se do të bëjnë mirë, dhe ndeshja me San Marinon është një sfidë që të jep mundësinë të shprehësh potencialin që ke”, – tha Bushi, i cili u shpreh i kënaqur me grupin aktual të lojtarëve, duke theksuar rëndësinë e disiplinës dhe përqendrimit në çdo grumbullim. Ai shtoi se ndeshja ndaj San Marinos është një mundësi për çdo lojtar për të treguar veten.
    “Ne, si trajnerë të ekipit kombëtar, e kemi shumë të vështirë sepse pothuajse kemi ndeshje një herë në dy muaj dhe lojtarët janë në aktivitet në klubet e tyre. Sa herë që vijnë, u kërkoj të japin maksimumin, sepse i gjithë stafi i U-21 është dy muaj duke pritur një ndeshje dhe nuk lejoj asnjë tolerim, si nga ana e disiplinës, ashtu edhe nga ana taktike.Por gjithnjë, gabimet në mendim janë shumë problem, ose nënvlerësimi i kundërshtarit. Këto gjëra nuk duhet t’i lejojmë në ekip, sepse ne jemi ekip që jemi kualifikuar në Europian si vend organizator, dhe çdo ndeshje miqësore për ne është Europiani, edhe San Marino është Europiani. Unë do të shikoj në këtë ndeshje se cili lojtar është i denjë për të luajtur në Europian. E dinë shumë mirë që nga kjo ndeshje varet shumë edhe prezenca e tyre në ndeshjet e ardhshme”.
    Trajneri Bushi u ndal edhe te kundërshtari, duke theksuar se çdo miqësore për Shqipërinë U-21 ka peshën e një ndeshjeje Europiani. Ai vlerësoi karakterin e grupit, përkushtimin dhe përmirësimin e lojtarëve në ndeshje të forta si ato ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës, ndërsa nënvizoi rëndësinë e tifozëve në përballjen ndaj San Marinos.
    “Me grupin jam shumë i kënaqur. Janë lojtarë të përulur që japin maksimumin, nuk kemi asnjë problem nga kjo anë. Lojtarë me kualitet të mirë, por po përmirësohen dhe po rriten dita-ditës. Kemi bërë dy ndeshje me Gjermaninë dhe Zvicrën, të mira. Pavarësisht nga humbja, ne kemi qenë në lojë deri në minutën e 90-të. Kjo tregon që ne jemi ekip që jemi aty dhe pretendojmë të ndeshemi me çdo lloj kundërshtari dhe të ballafaqohemi ashtu siç duhet. Jam shumë i kënaqur për këtë. Mendoja se ky grup do ta kishte pak me vonesë ambientimin dhe konkretizimin e gjërave, por e kanë bërë shumë shpejt. Për këtë jam shumë i kënaqur. E pres edhe ndeshjen me San Marinon, pavarësisht se kundërshtari është modest. Për ne nuk ka asnjë kundërshtar modest, janë gjithmonë ndeshje Europiani, këto miqësore.
    Ndeshja është në “Air Albania”, orari është i përshtatshëm, mendoj që tifozët duhet të vijnë. Shqipëria është në Europian dhe rëndësi ka që të ketë tifozë që t’i mbështesin, sepse është një ekip që ka nevojë për mbështetje”, – përfundoi trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.

  • “Duhet të jemi gjallë për Botërorin pas Serbisë”, Silvinjo tregon pse la jashtë Anis Mehmetin: Nuk është momenti i një 21-vjeçari

    “Duhet të jemi gjallë për Botërorin pas Serbisë”, Silvinjo tregon pse la jashtë Anis Mehmetin: Nuk është momenti i një 21-vjeçari

    Shqipëria do të luajë kundër Serbisë më 11 tetor në ora 20:45, në stadiumin e Leskovacit sfidën më të rëndësishme të këtij rrugëtimi në kualifikueset e Botërorit 2026. Pasi shpalli listën me 25 lojtarët e grumbulluar, trajneri Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media në ”Shtëpinë e Futbollit”.
    Tekniku brazilian shpjegoi për gazetarët zgjedhjet e tij në këtë grumbullim, ndërsa theksoi se përballja e 11 tetorit ndaj Serbisë është sfida më e vështirë dhe më e rëndësishme e grupit dhe skuadra duhet të jetë e përqëndruar 100%. Drejt Leskovcit, skuadra do të udhëtojë vetëm për të marrë një rezultat pozitiv. Ndër të tjera, ai shpjegoi edhe pse nuk ka ftuar lojtarë si Seferi, Gripshi, Mehmeti, Muçi dhe Berisha.
    “Kemi grumbulluar 25 lojtarë. Kemi një situatë pak më ndryshe këtë herë. Katër ditë më parë, Ismajli ka pasur një dëmtim dhe nuk ka luajtur. Për ndeshjen e fundjavës nuk do të udhëtojë me ekipin drejt Romës për ndeshjen me Lazion. Mjekët e ekipit të tij do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me doktorin tonë, për të parë dhe për të vlerësuar gjendjen e tij. Do të presim fundjavën për të marrë një vendim”.
    A besoni te skuadra? – Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne i njohim shumë mirë lojtarët. Për shkak edhe të dëmtimeve, kemi grumbulluar këtë herë Klisman Caken, i cili hyn në grup. Sepse është momenti i lojtarëve me eksperiencë, nuk është momenti i një djali 21-22 vjeçar, duke qenë se është një ndeshje e rëndëishme. Besoj dhe jam i kënaqur me listën e të grumbulluarve.
    Si do ta fitojë Kombëtarja këtë ndeshje? – Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë, për të dyja skuadrat sepse jemi të dyja në moment për t’u kualifikuar. Skuadra e tyre është shumë e fortë dhe me eksperiencë, por në futboll luhet për 90 minuta. Nuk vendoset një ndeshje nga 15 apo 20 minuta. Sigurisht që do të jemi të fokusuar për 90 minuta për të bërë më të mirën. Jemi koshientë për atë që duhet të bëjmë. E thashë edhe më përpara, besoj shumë tek ekipi im, te lojtarët që kur u jep besim, krijohet edhe një atmosferë shumë e mirë te dhomat e zhveshjes. Besoj që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Kemi bërë edhe më parë performanca të mira, si në Pragë, në Varshavë dhe do jemi 100% të përqëndruar për të bërë 90 minuta të mira.
    A është kjo ndeshja që na lë jashtë Botërorit nëse nuk marrim rezultat? – Është një ndeshje e rëndësishme për të qëndruar ”gjallë” dhe të jemi drejt objektivit për të shkuar në Botëror. Nuk është ndeshje definitive, sepse janë edhe dy ndeshje të tjera, përveç ndeshjes me Serbinë për të përfunduar këtë rrugëtim. Duhet të jemi shumë të përqëndruar për të marrë fitoren. Duhet të paraqitemi shumë mirë që të kemi rezultat shumë të mirë. Nëse çdo gjë shkon mirë është edhe “play-off”. Objektivi në këtë moment është të përfundojmë në vendin e dytë, duke qenë se Anglia është një ekip shumë i fortë. Tani duhet të përqëndrohemi 100% te Serbia.  Është pengesë e vështirë, por që do të japim maksimumin.
    Çfarë duhet të bëjnë më shumë Seferi, Gripshi dhe Mehmeti për të qenë pjesë e skuadrës? – Fillimisht kemi ndeshje të dytë dhe mund të kemi ndryshime në vazhdim. Nuk kisha dëshirë që në Serbi të shkoja me 26-27-28 lojtarë, preferoj të përqëndrohem në 24 ose 25 lojtarë. Sepse edhe nga eksperienca ime si ish-lojtar, të dërgosh lojtarë në tribunë është e shëmtuar dhe të mërzit. Preferoj të flas për lojtarët që kam grumbulluar, por gjithsesi mund të them që Gripshi është një lojtar të cilin e ndjek prej 6 muajsh dhe më pëlqen shumë. Mehmetin e kam vizituar dhe në Bristol, por siç e kam thënë dhe më parë, kemi shumë ‘trafik’ në krahun e majtë si Hoxha, Bajrami, Uzuni. Mehmeti me ne ka luajtur në të djathtë, por me ekipin e tij luan në krahun e majtë. Ai ka luajtur ndeshjet e para me ne, e kemi pozicionuar në të djathtë. Është një lojtar shumë i mirë, nuk kam gjë kundër tij, por preferoj mos të shkoj me 26-27 lojtarë. Jam shumë i kënaqur me lojtarët të cilët kemi grumbulluar. Sa i përket Seferit, ai ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me Kombëtaren tonë. Por jam i kënaqur me lojtarët që kemi grumbulluar. Dua të përmen edhe Çokën, i cili më ka pëlqyer shumë në ndeshjen e fundit. I ekuilibruar dhe taktik, por në thelb kjo është lista dhe lojtarët që kemi grumbulluar.
    Si është gjendja emocionale dhe psikologjike e lojtarëve për këtë ndeshje? – E kam parë ndeshjen e 11 viteve më parë. Ne jemi të përgatitur për të bërë një ndeshje futbolli, për të pasur një ndeshje të bukur nga të dyja palët. Duhet të përgatitemi mirë për të dhënë 100% tonë. E theksova dhe më parë që kemi grumbulluar 25 lojtarë në mënyrë që të jemi të përqëndruar në atë që duam të japim. Pjesë e punës me ekipin është edhe aspekti psikologjik, por nuk do ta quaja aspekt psikologjik. Më tepër preferoj të japim mesazhe tek ekipi, që duhet të punojmë fort dhe të jemi të përqëndruar në këtë pjesë. Kemi disa ditë punë radhazi me ekipin, që do të ketë hapësirë për të punuar në aspektin individual.
    Etrit Berisha? – Tre portierët që kemi grumbulluar për këtë ndeshje kanë dhënë performanca shumë të mira, si në ndeshje, po ashtu në stërvitje. Ia kam thënë Ilir Bozhiqit, përgatitësit tonë, më ka pëlqyer stërvitja e tyre. Dajsinani po bën shumë mirë. Simoni është lojtar për të ardhmen. Kur e mora në Europian, e bëra sepse te Simoni kam besim shumë që në të ardhmen mund të marrë një vend në këtë Kombëtare dhe të ecë shumë para. Kemi lojtarë të rinj, nëse shikojmë ka gjithmonë lojtarë të rinj që ftohen. Në futboll ndodh kështu, ka ndryshim brezash. Jemi shumë të lumtur me këta lojtarë dhe do të përgatisim ndeshjet me këto portierë.
    Presidenti Duka ka thënë se kjo ndeshje vendos fatin. A mendon se ka rëndësi të dyfishtë, si për Kombëtaren dhe për ju? – Ne duhet të përqendrohemi 100 % te ndeshja me Serbinë. Për të ardhmen duhet të mendoj unë, por nuk është momenti. Nuk më shqetëson aspak, duhet të përqendrohemi te Serbia. Vetëm aty jemi të fokusuar. Nuk duhet të harxhojmë energji me gjëra të tjera. Për të ardhmen mendoj unë, nuk është momenti sipas meje. Ndeshja me Serbinë nuk është e rëndësishme, por shumë e rëndësishme.
    Pse mungon Muçi dhe nëse Ismajli do jetë i dëmtuar, do të ketë zëvendësues? – Muçi ka një rrugëtim të ri me një klub të ri, por siç e thashë ka shumë lojtarë në krahun e majtë. Duhet të zgjedh lojtarët. E zgjedh unë të shkoj me 25 lojtarë, jo me 28 në Serbi. Kjo ka qenë zgjedhja ime përsa i përket kësaj ndeshje. Nëse Ismajli nuk ia del, duhet ta mendojmë. Kemi fundjavën përpara dhe duhet të presim. Do të shohim gjendjen e tij dhe të lojtarëve të tjerë, sepse të gjithë lojtarët luajnë këtë fundjavë. Mund të flasim të dielën në mbrëmje për këtë, por tani duhet të presim. Ka një mundësi për të shkuar me 24, do shikojmë.
    Ndryshimi i stadiumit për ndeshjen me Serbinë, është më mirë për ne, apo jo? – Nuk ndryshon asgjë ndryshimi i stadiumit. Është një stadium i ri, më i vogël. Ata janë mësuar duke luajtur në atë stadium. Kanë luajtur ndaj Andorrës, ndaj Danimarkës, etj. Në rastin tonë nuk ndryshon asgjë.
    Ashtu siç është bërë e ditur, sipas marrëveshjes së arritur para nisjes së edicionit kualifikues, nuk do të ketë tifozë shqiptarë në Leskovac, ashtu siç nuk kishte tifozë serbë në Tiranë.

  • LIVE/ “Ndeshje vendimtare, por edhe për ata”, Sylvinho para Serbisë: Kam besim te këta lojtarë

    LIVE/ “Ndeshje vendimtare, por edhe për ata”, Sylvinho para Serbisë: Kam besim te këta lojtarë

    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj ndeshjen vendimtare me Serbinë, e vlefshme për Grupin K kualifikues për Botërorib 2026. Pas publikimit të listës me 25 lojtarë të thirrur nga tekniku Sylvinho, ku vihet re risia e grumbullimit për herë të parë të Klinsman Cakes dhe mungesa e Ernest Muçit, ka qenë vetë braziliani që ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për shtyp, për të dhënë shpjegime pikërish për lojtarët e thirrur si dhe se çfarë presim nga dy sfidat e radhës ajo ndaj Serbisë dhe miqësores ndaj Jordanisë.
    “Pikë së pari, është një listë me 25 lojtarë dhe kemi një situatë pak më ndryshe, e dini që Ismajli pësoi një dëmtim katër ditë më parë, nuk luan në fundjavë, nuk udhëton për ndeshjen ndaj Lacios. Ne presim stafin mjekësor të klubit, të bien dakord me doktorin Stesina, Është i dëmtuar, të shohim në fundjavë situatën për të kuptuar sa më qartësisht. Nuk ka çfarë të fshihet këtu.

    “Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne njohim shumë mirë lojtarët. Padyshim që për dëmtim kemi Klisman Caken që hyn në grup. Sepse është momenti i lojtarëve me eksperiencë, jo për ata me 20-21-22 vjet. Besoj shumë te të gjithë, jam absolutisht i kënaqur nga kjo listë lojtarësh të grumbulluar”.
    “Është një ndeshje shumë e vështirë për të dy skuadrat, e rëndësishme. Ne shkojmë atje në garë, në gjendje për t’u kualifikuar, ata janë të fortë, me shumë eksperiencë. Siç e themi gjithmonë, futbolli luhet 90 minuta, nuk fitohet në 10-15-25. Duhet të bëjmë një ndeshje të plotë 90 minuta, është ndeshje e rëndësishme e jemi të ndërgjegshëm çfarë duhet të bëjmë. Unë kam shumë besim te ky grup. Lojtarët kur janë në këtë nivel besimi dhe një grup që më kënaq, që mund të shkojë kudo e bëjë ndeshje të shumë të bukur, e kemi bërë në Pragë, Varshavë, kudo. Jemi të përqendruar 100% në këtë ndeshje, e përsërit që janë 90 minuta shumë të rëndësishme për ne, për të dy skuadrat”, tha ndër të tjera trajneri.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Sylvinho: Kemi luajtur mirë në Pragë, Varshavë, kudo. Shkojmë për fitore ndaj Serbisë

    Sylvinho: Kemi luajtur mirë në Pragë, Varshavë, kudo. Shkojmë për fitore ndaj Serbisë

    Kombëtarja jonë kuqezi do të përballet më 11 tetor me Serbinë, një ndeshje vendimtare për kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri Sylvinho ka publikuar listën me 25 lojtarë, ku spikat thirrja e parë e Klinsman Cakes dhe mungesa e Ernest Muçit. Braziliani theksoi se ka besim të plotë te grupi i lojtarëve. Ai vuri në dukje rëndësinë e ndeshjes, duke theksuar se futbolli luhet 90 minuta dhe Shqipëria duhet të japë maksimumin për të mbetur në garë për kualifikim. Për lojtarët e rinj si Seferi, Gripshi dhe Mehmeti, trajneri shpjegoi se do të ketë mundësi në ndeshjet e ardhshme, por aktualisht ka zgjedhur të punojë me grupin prej 25 futbollistësh:
    “Pikë së pari, është një listë me 25 lojtarë dhe kemi një situatë pak më ndryshe. E dini që Ismajli pësoi një dëmtim 4 ditë më parë, nuk luan në fundjavë, nuk udhëton për ndeshjen ndaj Lazios. Ne presim stafin mjekësor të klubit, të bie dakord me doktorin tonë Stesina. Ai është i dëmtuar, të shohim në fundjavë situatën për të kuptuar më qartë. Nuk ka çfarë fshihet këtu”.Mbi listën e publikuar sot: “Besoj absolutisht te lojtarët tanë, nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm kualifikimi, i njohim shumë mirë lojtarët. Padyshim që prej dëmtimeve kemi Klisman Cake, që hyn në grup. Është momenti i lojtarëve me eksperiencë, jo për ata 20-21-22 vjeç. Besoj shumë te të gjithë, jam absolutisht i kënaqur nga kjo listë lojtarësh të grumbulluar”.
    Ndeshja ndaj Serbisë: “Do të jetë shumë e vështirë për të dyja skuadrat, edhe shumë e rëndësishme. Ne shkojmë atje në garë, në gjendje për t’u kualifikuar. Serbët janë të fortë, me shumë eksperiencë. Siç e them gjithmonë, futbolli luhet 90 minuta, nuk fitohet në 10-15-25 minuta. Duhet të bëjmë një ndeshje të plotë, 90 minuta. Është ndeshje shumë e rëndësishme, jemi të ndërgjegshëm çfarë duhet të bëjmë. Unë kam shumë besim te ky grup. Lojtarët, kur janë në këtë nivel besimi, më kënaqin. Mund të shkojmë kudo e të luajmë shumë të bukur. E kemi bërë në Pragë, Varshavë, kudo. Jemi të përqendruar 100% në këtë ndeshje, e përsëris se janë 90 minuta shumë të rëndësishme për ne, për të dyja skuadrat”.
    A vendos kjo ndeshje nëse shkojmë në Botëror: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ta mbajtur gjallë objektivin e kualifikimit në Botëror. Nuk është definitive, sepse janë edhe dy ndeshje të tjera, përveçse me Serbinë. Duhet ta kalojmë me sukses këtë ndeshje të vështirë. Sipas meje është një ndeshje shumë e rëndësishme, duhet të përgatitemi për fitore. Nuk është shansi i fundit. Nëse çdo gjë shkon mirë, është edhe “play-off”. Objektivi në këtë moment është të përfundojmë në vendin e dytë, Anglia është shumë e fortë. Tani duhet të përqëndrohemi 100% te Serbia. Është pengesë e vështirë, por do të japim maksimumin”.

    Çfarë duhet të bëjnë më shumë Seferi, Gripshi dhe Mehmeti për t’u përfshirë në skuadër: “Unë zgjedh për të mos shkuar me 28 lojtarë në Serbi. Preferoj të punoj me aq lojtarë, 25. T’i dërgoj lojtarët në tribunë është e shëmtuar. Gripshin e kam parë prej 6 muajsh dhe më pëlqen. Mehmetin e kemi vizituar, por kemi shumë lojtarë në krahun e majtë. E kemi pasur Mehmetin këtu, ka luajtur në të djathtë. Me ekipin e tij luan në krahun e majtë, ne e kemi pozicionuar në të djathtë. Bëhen shumë lojtarë, nuk mund të marr 27-28 lojtarë në Serbi, është zgjedhja ime. Seferi ka bërë mirë, por jam shumë i kënaqur me të gjithë. Çokaj më ka pëlqyer shumë, por në thelb kjo është lista”.
    Si duhet të jetë përgatitja psikologjike para Serbisë: “11 vite më parë ndodhi një incident, mendoj se futbolli ka bërë një hap para në të gjithë drejtimet. Ne do të përgatitemi të shkojmë e të luajmë një ndeshje futbolli. Do të shohim ndeshje të bukur nga të dyja palët. Do ta përgatitim ndeshjen mirë. Të thuash që është një ndeshje normale … Do të shkojmë që të luajmë me përqendrim 100%. Nuk shkojmë me 26-27 lojtarë, pasi duhet të jemi të përqendruar vetëm te ndeshja. Unë preferoj mesazhin për ekipin. Kemi 5-6 ditë radhazi për të punuar me të gjithë, edhe në nivel individual”.
    Pse nuk thirret Berisha: “Ne shkojmë me këto tre portierë që kanë bërë mirë. Ia kam thënë Ilir Bozhiqit, përgatitësit tonë, më ka pëlqyer stërvitja e tyre. Dajsinani po bën shumë mirë. Simoni është i ri, duhet ta përgatisim për të ardhmen. Kur e mora në Europian, e bëra sepse te Simoni kam besim shumë, në të ardhmen mund të marrë një vend në këtë kombëtare. Në futboll ndodh kështu, ka ndryshim brezash”.
    Sipas presidentit Duka, kjo ndeshje vendos fatin e kualifikimit dhe të ardhmen tuaj: “E ka thënë këtë presidenti? Duhet të përqendrohemi 100 përqind te Serbia. Për të ardhmen time duhet të mendoj vetë, por nuk është momenti. Nuk më shqetëson aspak e ardhmja, duhet të përqendrohemi te Serbia. Ndeshja me Serbinë nuk është e rëndësishme, por shumë e rëndësishme”.
    Pse mungon Muçi: “Ka nisur rrugëtim të ri në rang klubi, por siç e thashë ka shumë lojtarë në krahun e majtë. Duhet t’i zgjedh lojtarët, do të shkoj me 25 lojtarë, jo me 28 në Serbi”.
    A do të grumbullohet zëvendësues, nëse Ismajli nuk ia del: “Nëse Ismajli nuk ia del, duhet ta mendojmë. Ka një mundësi për të shkuar me 24 lojtarë. Në fundjavë, praktikisht do të luajnë të gjithë me klubet, pastaj do ta shikojmë situatën”.
    Ndryshimi i stadiumit: “Nuk ndryshon gjë ndryshimi i stadiumit nag Serbia. Ata janë mësuar tek ai stadium, për ne nuk ndryshon asgjë”.
    Befason Sylvinho, fton mbrojtësin e Shkëndijës së Tetovës. Publikon listën për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë

    Serbia me “armatën” e Serie A ndaj Shqipërisë, grumbullohet për herë të parë Stankovic

  • Silvinjo lë jashtë Muçin, tekniku: Është momenti i eksperiencës

    Silvinjo lë jashtë Muçin, tekniku: Është momenti i eksperiencës

    Shqipëri- Serbi për kualifikueset e Botërorit 2026 është në prag. FSHF ka publikuar listën me lojtarët e ftuar nga Silvinjo, ndërsa në orën 11:00 Silvinjo foli në një konferencë për shtyp.

    Padyshim që risitë e ftesave të brazilianit këtë radhë janë mungesa e Ernest Muçit ndësa në hyrje ajo ka emrin e mbrojtësit Klisman Cake.

    Silvinjo:

    “Pikë së pari, është një listë me 25 lojtarë dhe kemi një situatë pak më ndryshe, e dini që Ismajli pësoi një dëmtim katër ditë më parë, nuk luan në fundjavë, nuk udhëton për ndeshjen ndaj Lacios. Ne presim stafin mjekësor të klubit, të bien dakord me doktorin Stesina, Është i dëmtuar, ët shohim në fundjavë situatën për të kuptuar sa më qartësisht. Nuk ka çfarë të fshihet këtu.

    Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne njohim shumë mirë lojtarët. Padyshim që për dëmtim kemi Klisman Caken që hyn në grup. Sepse është momenti i lojtarëve me eksperiencë, jo për ata me 20-21-22 vjet. Besoj shumë te të gjithë, jam absolutisht i kënaqur nga kjo listë lojtarësh të grumbulluar.Është një ndeshje shumë e vështirë për të dy skuadrat, e rëndësishme. Ne shkojmë atje në garë, në gjendje për t’u kualifikuar, ata janë të fortë, me shumë eksperiencë.

    Siç e themi gjithmonë, futbolli luhet 90 minuta, nuk fitohet në 10-15-25. Duhet të bëjmë një ndeshje të plotë 90 minuta, është ndeshje e rëndësishme e jemi të ndërgjegshëm çfarë duhet të bëjmë. Unë kam shumë besim te ky grup. Lojtarët kur janë në këtë nivel besimi dhe një grup që më kënaq, që mund të shkojë kudo e bëjë ndeshje të shumë të bukur, e kemi bërë në Pragë, Varshavë, kudo. Jemi të përqendruar 100% në këtë ndeshje, e përsërit që janë 90 minuta shumë të rëndësishme për ne, për të dy skuadrat.

    A vendos kjo ndeshje nëse shkojmë në Botëror dhe çfarë do i thonit lojtarëve?

    Është një ndeshje shumë e rëndësishme, për të mbetur gjallë në objektivin për t’u kualifikuar në Botëror. Nuk është definitive sepse janë edhe dy të tjera përveçse me Serbinë. Duhet të kalojmë këtë ndeshje, e vështirë sigurisht. Sipas meje është një ndeshje shumë e rëndësishme, duhet të përgatitemi për fitoren si në çdo ndeshje. Nuk është e fundit. Nëse çdo gjë shkon mirë është edhe “play-off”. Objektivi në këtë moment është të përfundojmë në vendin e dytë, Anglia është shumë e fortë. Tani duhet të përqëndrohemi 100% te Serbia.  Është pengesë e vështirë, por që do të japim maksimumin.

    Çfarë duhet të bëjnë më shumë Seferi, Gripshi dhe Mehmeti për t’u përfshirë në skuadër?

    Fillimisht kemi ndeshje të dytë dhe mund të kemi ndryshime. Unë zgjedh për të mos shkuar me 28 lojtarë në Serbi. Preferoj me aq lojtarë të punoj, me 25. Me lojtarë në tribunë është e shëmtuar. Gripshin e kam parë prej 6 muajsh dhe më pëlqen. Mehmetin e kemi vizituar, por ne kemi shumë lojtarë në krahun e majtë. Ne e kemi marrë Mehmetin këtu, ka luajtur në të djathtë. Me ekipin e tij luan në krahun e majtë, ne e kemi pozicionuar në krahun e djathtë. Bëhen shumë lojtarë. Nuk mund të dërgoj 27-28 lojtarë në Serbi, është zgjedhja ime. Seferi ka bërë mirë, por jam shumë i kënaqur me të gjithë. Çokaj më ka pëlqyer shumë, por në thelb kjo është lista.

    Përgatitje psikologjike? 11 vite më parë ndodhi një incident, mendoj se futbolli ka bërë një hap para në të gjithë drejtimet. Ne do të përgatitemi të shkojmë të bëjmë një ndeshje futbolli. Mendoj se do të shohim një ndeshje të bukur nga të dy palët. Do të përgatitim ndeshjen mirë. Të thuash që është një ndeshje normale, nuk luhet… Do të shkojmë që të luajmë me përqendrim 100%. Nuk shkojmë me 26-27 lojtarë, pasi duhet të jemi të përqendruar vetëm te ndeshja. Unë preferoj mesazhin për ekipin, mund të shkosh fort, e përgatitësh mirë ndeshjen. Kemi 5-6 ditë radhazi për të punuar me të gjithë edhe në nivel individual.

    Berisha? Ne shkojmë me këta tre portierë që kanë bërë mirë, ia kam thënë Ilir Bozhiqit, përgatitësit tonë, më ka pëlqyer stërvitja e tyre. Dajsinani po bën shumë mirë. Simoni është një lojtar që duhet të përgatitemi për të ardhmen. Kur e mora në Europian, e bëra sepse te Simoni kam besim shumë që në të ardhmen mund të marrë një vend në këtë Kombëtare dhe të ecë shumë parë. Në futboll ndodh kështu, ka ndryshim brezash. Edhe mua, një trajner i rëndësishëm më tha Silvio… Shoh listën dhe sa shumë të rinj ka, jemi shumë të lumtur me këta njerëz dhe do të shkojmë me këta lojtarë të përgatitim ndeshjen, do të shkojmë me këta portierë.

    Presidenti Duka ka thënë se kjo ndeshje vendos fatin. A mendon se ka rëndësi të dyfishtë, si për Kombëtaren dhe për ju  

    E ka thënë presidenti? Duhet të përqëndrohemi 100 përqind te Serbia. Për të ardhmen duhet të mendoj unë, por nuk është momenti. Nuk më shqetëson aspak, duhet të përqëndrohemi te Serbia. Për të ardhmen mendoj unë, nuk është momenti sipas meje. Ndeshja me Serbinë nuk është e rëndësishme, por shumë e rëndësishme.

    Pse mungon Muçi dhe nëse Ismajli do jetë i dëmtuar do të ketë zëvendësues?

    Muçi ka rrugëtim të ri, por siç e thashë ka shumë lojtarë në krahun e majtë. Duhet të zgjedh lojtarët. E zgjedh unë të shkoj me 25 lojtarë, jo me 28 në Serbi. Nëse Ismajli nuk ia del, duhet ta mendojmë. Në princip është një fundjavë. Ka një mundësi për të shkuar me 24. Në fundjavë praktikisht do luajnë të gjithë. Do shikojmë.

    Ndryshimi i stadiumit-

    Nuk ndryshon gjë ndryshimi i stadiumit. Ata janë mësuar tek ai stadium, në rastin tonë nuk ndryshon asgjë.

    Vazhdo leximin

  • “Është një ndeshje shumë e vështirë”/ Trajneri Sylvinho para Serbisë: Kam besim te këta lojtarë, jemi të përqëndruar

    “Është një ndeshje shumë e vështirë”/ Trajneri Sylvinho para Serbisë: Kam besim te këta lojtarë, jemi të përqëndruar

    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj ndeshjen vendimtare me Serbinë, e vlefshme për Grupin K kualifikues për Botërorib 2026. Pas publikimit të listës me 25 lojtarë të thirrur nga tekniku Sylvinho, ku vihet re risia e grumbullimit për herë të parë të Klinsman Cakes dhe mungesa e Ernest Muçit, ka qenë vetë braziliani që ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për shtyp, për të dhënë shpjegime pikërish për lojtarët e thirrur si dhe se çfarë presim nga dy sfidat e radhës ajo ndaj Serbisë dhe miqësores ndaj Jordanisë.
    “Pikë së pari, është një listë me 25 lojtarë dhe kemi një situatë pak më ndryshe, e dini që Ismajli pësoi një dëmtim katër ditë më parë, nuk luan në fundjavë, nuk udhëton për ndeshjen ndaj Lacios. Ne presim stafin mjekësor të klubit, të bien dakord me doktorin Stesina, Është i dëmtuar, të shohim në fundjavë situatën për të kuptuar sa më qartësisht. Nuk ka çfarë të fshihet këtu.
    “Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne njohim shumë mirë lojtarët. Padyshim që për dëmtim kemi Klisman Caken që hyn në grup. Sepse është momenti i lojtarëve me eksperiencë, jo për ata me 20-21-22 vjet. Besoj shumë te të gjithë, jam absolutisht i kënaqur nga kjo listë lojtarësh të grumbulluar”.
    “Është një ndeshje shumë e vështirë për të dy skuadrat, e rëndësishme. Ne shkojmë atje në garë, në gjendje për t’u kualifikuar, ata janë të fortë, me shumë eksperiencë. Siç e themi gjithmonë, futbolli luhet 90 minuta, nuk fitohet në 10-15-25. Duhet të bëjmë një ndeshje të plotë 90 minuta, është ndeshje e rëndësishme e jemi të ndërgjegshëm çfarë duhet të bëjmë. Unë kam shumë besim te ky grup. Lojtarët kur janë në këtë nivel besimi dhe një grup që më kënaq, që mund të shkojë kudo e bëjë ndeshje të shumë të bukur, e kemi bërë në Pragë, Varshavë, kudo. Jemi të përqendruar 100% në këtë ndeshje, e përsërit që janë 90 minuta shumë të rëndësishme për ne, për të dy skuadrat”, tha ndër të tjera trajneri.

  • Momenti që mund t’ju ketë shpëtuar, 7 lojtarë të Napoli-t me zor ndalojnë Leao-n (video)

    Momenti që mund t’ju ketë shpëtuar, 7 lojtarë të Napoli-t me zor ndalojnë Leao-n (video)

    Milan fitoi 2-1 ndaj Napoli-t në “San Siro”, duke marrë fitoren e katërt rresht në Serie A. Pjesën e dytë, kuqezinjtë luajtën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të marrë Pervis Estupinan, megjithatë napolitanët nuk arritën të përfitonin nga fakti që kishin një lojtar më shumë në fushë.
    Përveç fitores, një tjetër lajm i mirë për Milanin ishte edhe rikthimi në fushë i Rafael Leao, portugezi u fut në fushë në pjesën e dytë dhe direkt u bë protagonist.
    Në një moment, pas një topi të marrë nga Luka Modric, Leao merr topin në gjysmën e fushës së Milanit dhe avancon i vetëm deri te zona e rreptësisë së Napoli-t dhe u ndal në fund nga Gutierrez, pak para se të godiste drejt portës. Plot 7 lojtarë të Napoli-t u vunë në ndjekje të Leao-s, si Miguel Gutierrez, Luca Marianucci, Stanislav Lobotka, Eljif Elmas, Giovanni Di Lorenzo, Juan Jesus dhe David Neres dhe me shumë fat, njëri prej tyre, Gutierrez e ndaloi në fund.
    Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale dhe tregon dhe njëherë tjetër se Rafael Leao është një nga sulmuesit anësorë më të shpejtë në botë.
    SHIKOVIDEON

  • Milani mund Napolin edhe me 10 lojtarë, Alegri çon kuqezinjtë në krye të Serisë A

    Milani mund Napolin edhe me 10 lojtarë, Alegri çon kuqezinjtë në krye të Serisë A

    Projekti i Milanit po shkon në rrugën e duhur. Masimiliano Alegri e ka dërguar Milanin në krye të Serisë A pas 5 javëve të para të kampionatit. Kuqezinjtë kanë mposhtur sot kampionët në fuqi të Italisë me rezultatin 2-1.
    Saelemakersi ka tundur rrjetë që në minutën e 3-të të takimit, ndërsa në të 31-tën Pulisiçi ka dyfishuar shifrat. Në pjesën e dytë të lojës detyrohet të luajë me 10 lojtarë. Estupinani la fushën e lojës në minutën e 57 pas ndëshkimit me karton të kuq. Kevin De Brujni ngushtoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit./Sport Ekspres/