Tag: lojtarë

  • Flick: Është budallallëk të thuhet se klubi më detyroi ta aktivizoja Yamal kundër PSG-së

    Flick: Është budallallëk të thuhet se klubi më detyroi ta aktivizoja Yamal kundër PSG-së

    Hansi Flick foli këtë të premte në prag të ndeshjes së nesërme kundër Girona në Montjuïc. Trajneri gjerman konfirmoi rikthimin e Lamine Yamal dhe Fermín López, mbrojti profesionalizmin e Lewandowskit, kritikoi idenë e ndeshjes kundër Villarreal në Miami dhe reagoi ashpër ndaj thashethemeve se klubi e detyroi të aktivizonte Yamal kundër PSG-së, pavarësisht se kishte mbërritur me vonesë.
    Ndeshja – “Girona bëri një sezon fantastik, të kaluarin. Më pëlqen shumë filozofia e trajnerit të tyre. Nuk e nisën mirë këtë sezon, por janë përmirësuar në tri ndeshjet e fundit. Edhe pse kanë mungesa, ne duhet ta fillojmë mirë, ndryshe nga Sevilla, ku nuk ishim në nivelin tonë. Dua të luajmë në maksimum”.
    Flick shtoi se do të duhet ta menaxhojë rikthimin e Yamal dhe Fermín: “Nuk mund të luajnë 90 minuta, do ta menaxhojmë. Nëse jemi në formën më të mirë, mund të fitojmë ndaj kujtdo”.
    Lëndimet – “Na kanë munguar disa lojtarë në sulm. Sapo kthehen, nuk mund të luajnë menjëherë gjithë ndeshjen. Mund të përdorim lojtarë nga ‘La Masia’, do të shohim”.
    Lewandowski – “Robert më tha se pas pjesës së parë luajti me fashë, por nuk ndjeu dhimbje. Ai kujdeset shumë për trupin e tij, si Cristiano Ronaldo. Është shumë profesionist. Nuk ka problem serioz”.
    Formacioni – “Frenkie de Jong ka pushuar disa ditë, Pedri më pak, por është në formë të mirë. Do t’i ruajmë, sepse janë lojtarë të nivelit botëror”.
    Mbi thashethemet për Yamal: “Më pëlqen të di nga ka dalë ky thashethem. Është një mashtrim total. Me Deco dhe stafin kam marrëdhënie të shkëlqyera. Askush nuk më ka detyruar të aktivizoj askënd. Kush e ka thënë, ka gënjyer”.
    Raphinha – “Shpresojmë të rikthehet për ‘El Clásico’, po ecën mirë me rikuperimin”.
    Jeta personale e Yamal – “Për mua ka rëndësi që kur është këtu, të punojë fort. Kjo është ajo që kërkoj. Çfarë bën në kohën e lirë është jeta e tij private, nuk ndërhyj”.

  • Reja zbulon prapaskenat e bujshme: Asllani donte Italinë, ndërsa Mitaj preferonte Greqinë

    Reja zbulon prapaskenat e bujshme: Asllani donte Italinë, ndërsa Mitaj preferonte Greqinë

    Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ka folur hapur për suksesin aktual të kuqezinjve dhe për rolin që ai ka pasur në ndërtimin e skuadrës, që sot po shkruan histori. Shqipëria është shumë pranë një arritjeje madhore, sigurimit të “play off”-it të Botërorit 2026, pas fitores madhështore në Serbi me rezultatin 1-0.
    Në një intervistë për “Klan News”, Reja ka analizuar momentin e artë të kombëtares sonë, duke zbuluar edhe disa prapaskena interesante rreth lojtarëve kyç të saj. Veterani italian theksoi se baza e kësaj skuadre është formuar që në periudhën e tij:
    “Nuk ka lojtarë të rinj në këtë kombëtare. Ishin të gjithë më mua. Kush janë ata që kanë thënë se Sylvinho ka sjellë lojtarë të rinj? Asani ishte zbulim i ri, Shehu dhe Hoxha që luan te Dinamo Zagreb?! Këto ishin lojtarë të rinj kur drejtoja unë, kam nxjerrë 50 lojtarë te Shqipëria”.

    Megjithatë, Reja e ka bërë të qartë se e respekton punën e pasardhësit të tij: “Kam respekt për Sylvinhon dhe nuk dua që puna e tij të mos duket. Pas periudhës sime, ka siguruar rritjen maksimale të skuadrës. Ka meritë të jashtëzakonshme, por të gjithë janë lojtarët e mi. Nuk është aspak e vërtetë që janë lojtarë të rinj”.
    Reja ka zbuluar edhe dy episode vendimtare që mund të kishin ndryshuar fatin e kombëtares sonë, për Kristjan Asllanin dhe Mario Mitajn: “Asllanin gjithashtu e mora unë, edhe pse ishte pranë kalimit tek Italia. Fola me menaxherin e tij dhe e binda të vinte te Shqipëria. Punova një vit që të vinte.
    “Mitaj, gjithashtu, donte të shkonte te Greqia. Fola me babain e tij, ai preferonte Greqinë. Një meritë i shkon grupit të punës, që e bindëm. Tani të gjithë janë të pjekur dhe po luajnë mirë për skuadrat e tyre”.
    Deklaratat e Rejës tregojnë krenarinë e një trajneri që e ndjen veten ende pjesë të kësaj kombëtare. Një skuadër që e ndihmoi të formësohej dhe sot po shkon drejt një tjetër faqeje historike për futbollin shqiptar.

  • “Po kush janë të rinjtë e Silvinjos, Gjimshiti me Ajetin”?!Reja: Asllani po firmoste me Italinë dhe Mitaj me Greqinë, unë i solla te Shqipëria

    “Po kush janë të rinjtë e Silvinjos, Gjimshiti me Ajetin”?!Reja: Asllani po firmoste me Italinë dhe Mitaj me Greqinë, unë i solla te Shqipëria

    Edi Reja ka dhënë një intervistë për “Klan News”, ku tema e diskutimit ka qenë Kombëtarja shqiptare. Trajneri italian ka vlerësuar punën e kryer nga Silvinjo, por ka theksuar se është kulmi i një proçesi të nisur prej tij. Ish-kreu i pankinës së Shqipërisë ka kujtuar faktin se ka pasur një grup prej 50 lojtarësh te kuqezinjtë, të cilët janë tashmë në urdhërat e Silvinjos. Reja nuk është një mendje me zërat se trajneri brazilian ka sjellë emra të rinj në Kombëtare, si dhe shprehet se ka qenë ai i cili ka bindur Asllanin dhe Mitajn për të zgjedhur ngjyrat kuqezi.
    “Kam qenë shumë afër Botërorit. Më mjaftonte një barazim me Poloninë dhe mund të kishim hyrë në Botëror shumë vite më parë. Nuk shkoi kështu, por i uroj Shqipërisë që të arrijë atje vitin që vjen.
    Lojtarët e rinj të Silvinjos? Po cilët janë këta të rinj?! Strakosha, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Mitaj, Asllani, Laçi, Manaj, edhe Broja, ishin të gjithë me mua. Vetëm Shehu është i ri. Të gjithë të tjerët janë të gjithë lojtarë që kanë luajtur me mua. Jam kureshtar ta di se cili ka thënë që Silvinjo ka futur lojtarë të rinj. Asani po. Ishte një zbulim i ri. Edhe Hoxha. Por këta ishin lojtarë shumë të rinj atëherë. Kam nxjerrë 50 lojtarë te Shqipëria. Më duket e çuditshme që thonë se Silvinjo ka nxjerrë lojtarë të rinj. Kam respekt për Silvinjon, sepse ka bërë një rritje maksimale për vlerat e kësaj skuadre. Por ajo skuadër që fitoi me Serbinë është kryesisht me lojtarë që kanë qenë me mua. Ka ndryshuar aspekti taktik, por skuadra është ajo. Por që dikush të thotë se këta janë lojtarë të rinj… jo, kjo nuk është e vërtetë.
    Raporte të këqija me Brojën? Jo, nuk është e vërtetë. Broja me mua ka luajtur gjithmonë. Ka qenë titullar më shumë se sa një herë. Por kisha edhe sulmues të tjerë. Kisha Cikalleshin dhe Manaj. Një trajner i Kombëtares duhet t’i alternojë njëri me tjetrin nëse janë mundësitë. Rëndësi ka që ta duan fanellën e Shqipërisë. Nuk kam luajtur me fenomenë, por me lojtarë të rëndësishëm, që janë të lidhur me fanellën.
    Asllanin e doja unë, sepse ishte duke firmosur me Italinë. Fola me menaxherin dhe e bëra të të vinte me Shqipërinë. Kam qenë një vit pas kësaj pune për të bindur që të vinte. Edhe Mitaj po ashtu, donte të luante me Greqinë. Fola me babain dhe ai donte ta dërgonte me Shqipërinë. Ndoshta kishte edhe ide të tjera, por menjëherë erdhi dhe tregoi që kishte aftësi shumë të mira. Një pjesë e madhe e meritës i takon grupit tim, të cilët e bindën dhe e pritën që të rritej. Bëj tifozllëk për Shqipërinë. Dua të jetë një skuadër që të luftojë dhe të ketë ambicien për të shkuar në Kampionatin Botëror. Ka aftësi të jashtëzakonshme. Është një kënaqësi shumë e madhe për Silvinjon, por edhe për mua. Nuk kam këshilla për Silvinjon. Ai është shumë i zoti. I uroj suksese”, është shprehur Edi Reja./Sport Ekspres/

  • “Kam qenë shumë afër Botërorit, do kishim hyrë vite me parë”, Reja sqaron raportin me Brojën: Me mua luante titullar

    “Kam qenë shumë afër Botërorit, do kishim hyrë vite me parë”, Reja sqaron raportin me Brojën: Me mua luante titullar

    Edi Reja ka dhënë një intervistë për “Klan News”, ku tema e diskutimit ka qenë Kombëtarja shqiptare. Trajneri italian ka vlerësuar punën e kryer nga Silvinjo, por ka theksuar se është kulmi i një proçesi të nisur prej tij. Ish-kreu i pankinës së Shqipërisë ka kujtuar faktin se ka pasur një grup prej 50 lojtarësh te kuqezinjtë, të cilët janë tashmë në urdhërat e Silvinjos. Reja nuk është një mendje me zërat se trajneri brazilian ka sjellë emra të rinj në Kombëtare, si dhe shprehet se ka qenë ai i cili ka bindur Asllanin dhe Mitajn për të zgjedhur ngjyrat kuqezi.
    “Kam qenë shumë afër Botërorit. Më mjaftonte një barazim me Poloninë dhe mund të kishim hyrë në Botëror shumë vite më parë. Nuk shkoi kështu, por i uroj Shqipërisë që të arrijë atje vitin që vjen.
    Lojtarët e rinj të Silvinjos? Po cilët janë këta të rinj?! Strakosha, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Mitaj, Asllani, Laçi, Manaj, edhe Broja, ishin të gjithë me mua. Vetëm Shehu është i ri. Të gjithë të tjerët janë të gjithë lojtarë që kanë luajtur me mua. Jam kureshtar ta di se cili ka thënë që Silvinjo ka futur lojtarë të rinj. Asani po. Ishte një zbulim i ri. Edhe Hoxha. Por këta ishin lojtarë shumë të rinj atëherë. Kam nxjerrë 50 lojtarë te Shqipëria. Më duket e çuditshme që thonë se Silvinjo ka nxjerrë lojtarë të rinj. Kam respekt për Silvinjon, sepse ka bërë një rritje maksimale për vlerat e kësaj skuadre. Por ajo skuadër që fitoi me Serbinë është kryesisht me lojtarë që kanë qenë me mua. Ka ndryshuar aspekti taktik, por skuadra është ajo. Por që dikush të thotë se këta janë lojtarë të rinj… jo, kjo nuk është e vërtetë.
    Raporte të këqija me Brojën? Jo, nuk është e vërtetë. Broja me mua ka luajtur gjithmonë. Ka qenë titullar më shumë se sa një herë. Por kisha edhe sulmues të tjerë. Kisha Cikalleshin dhe Manaj. Një trajner i Kombëtares duhet t’i alternojë njëri me tjetrin nëse janë mundësitë. Rëndësi ka që ta duan fanellën e Shqipërisë. Nuk kam luajtur me fenomenë, por me lojtarë të rëndësishëm, që janë të lidhur me fanellën.
    Asllanin e doja unë, sepse ishte duke firmosur me Italinë. Fola me menaxherin dhe e bëra të të vinte me Shqipërinë. Kam qenë një vit pas kësaj pune për të bindur që të vinte. Edhe Mitaj po ashtu, donte të luante me Greqinë. Fola me babain dhe ai donte ta dërgonte me Shqipërinë. Ndoshta kishte edhe ide të tjera, por menjëherë erdhi dhe tregoi që kishte aftësi shumë të mira. Një pjesë e madhe e meritës i takon grupit tim, të cilët e bindën dhe e pritën që të rritej. Bëj tifozllëk për Shqipërinë. Dua të jetë një skuadër që të luftojë dhe të ketë ambicien për të shkuar në Kampionatin Botëror. Ka aftësi të jashtëzakonshme. Është një kënaqësi shumë e madhe për Silvinjon, por edhe për mua. Nuk kam këshilla për Silvinjon. Ai është shumë i zoti. I uroj suksese”, është shprehur Edi Reja./Sport Ekspres/

  • Silvinjo i lumtur, tekniku: Ditë speciale për shifrat dhe skuadrën

    Silvinjo i lumtur, tekniku: Ditë speciale për shifrat dhe skuadrën

    Pas fitores në miqësore me Jordaninë 4-2 në “Air Albania” trajneri i Shqipërisë Silvinjo u shpreh se ndihet i lumtur për rezultatin dhe futbollistët e tij.

    “Sot është një ditë speciale, për rezultatin e djemtë. Por edhe për Hysjan, se është një rekord i rëndësishëm për vendin e federatën. Ai është një lojtar që na jep gjithmonë gjithçka. Si shumë lojtarë bën mirë apo jo, por ai po bën një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe komplimente atij dhe familjes së tij.

    Nuk është e thjeshtë se duhet menduar për gjithë ekipin, të fitosh e bësh mirë. Nuk duhet të gabosh se nuk ka shumë miqësore dhe në kombëtare e dini që gjërat janë të shpejta. Dajsinani bëri shumë mirë, më pëlqeu edhe Klisman (Cake; red), Gripshi në skuadrën e tij bën diçka ndryshe. Por teknikisht është i rëndësishëm. Sot provuam Bajramin djathtas, kemi parë gjëra interesante, por edhe për rezultatin jemi të kënaqur.

    Kjo është një dhimbje koke e mirë për një trajner. E kam thënë që kombëtarja është e hapur, ndjekim Gripshin, Klisman e të tjerë. Kemi një listë me 10 lojtarë që i ndjekim, ndonjë mund të afrohet, i lumtur për ta. Sa më shumë dhimbje koke një trajner, aq më mirë, është shenjë e mirë. Ata duhet të luajnë, të bëjmë mirë, pastaj të shohim, por jam i lumtur për të gjithë ata.

    Hoxha po bën mirë me skuadrën e tij, para 10 ditësh kishte një dëmtim të lehtë, e thirrëm dhe e pamë. Ai erdhi, bëri punë me ne, nuk humbi asnjë stërvitje, ai po bën mirë, me Serbinë hyri mirë> Sot  bëri një ndeshje shumë të kompletuar, krenarë për të, po rritet si futbollist, po bën më shumë ndeshje, shënon, jam shumë i lumtur.

    Mihaj? Unë kam parë gjithë ekipin mirë, është momenti për të, një mundësi, jo një test. Është një mundësi që një lojtar të shohë veten. Nuk besoj se duhen hedhur të gjithë 11 që nuk kanë luajtur bashkë, ndaj bëj 4-5-6 zëvendësime. Ai ka një rrugëtim prej dy vitesh me ne, është i sigurt, inteligjent, njeh konceptet tona, ka bërë Europianin me ne. Ai është një mbrojtës qendre si të tjerë që kemi, ka bërë një ndeshje të mirë.

    Mehmeti? Duhet të jem i kujdesshëm kur të flas për një lojtar që nuk kam. Kam 24 lojtarë për të cilët kam përgjegjësi, pastaj për grumbullimet flasin të gjithë. Ne kemi 45-50 lojtarë, për çdo 23 që merr, ka të tjerë jashtë. Ne shkojmë sipas kundërshtarëve dhe pastaj karakteristikave. Unë kam marrë avionin e kam shkuar ta shoh te Bristol në Championship, ai luan në të majtën, nuk është i djathë.

    Në të majtën kemi mbingarkesë, janë Hoxha, Uzuni, Bajrami, edhe Broja mund ta bëjë, Muçi luan në atë krah, Mehmeti është një tjetër. Kemi 6 që mund ta bëjnë, ndërsa në të djathtën kemi Asanin, Brojën e ndoshta Muçollin. Kërkoj ndjesë, nuk është momenti ky. Por janë të gjithë në konsideratë, pastaj bëhet një zgjedhje”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas ndeshjes fituar me Jordaninë 4-2.

    Vazhdo leximin

  • “Kam parë gjëra interesante për skuadrën”, Silvinjo për Mehmetin: E kam ndjekur nga afër në Angli, kemi 5 lojtarë në rolin e tij

    “Kam parë gjëra interesante për skuadrën”, Silvinjo për Mehmetin: E kam ndjekur nga afër në Angli, kemi 5 lojtarë në rolin e tij

    Shqipëria ka mposhtur sot me shifrat 4-2 Jordaninë. Kuqezinjtë janë argëtuar me gola mbrëmjen e sotme, duke konfirmuar formën e mirë dhe frymën pozitive që po gëzojnë së fundmi. Pas përfundimit të ndeshje, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Super Sport”-in.
    Silvinjo: “Kemi parë gjëra interesante për skuadrën. Jam i lumtur edhe për rezultatin, edhe për mënyrën se si është prezantuar skuadra. Jam shumë i kënaqur edhe me debutimet si Dajsinani, Gripshi dhe Cake. Dilema për zgjedhjet e lojtarëve? Kjo është një dhimje e mirë koke për trajnerin. Çdo fundjavë vëzhdojmë nga 10 lojtarë, të cilët mund t’i marrim në Kombëtare. Hoxha po luan mirë me skuadrën e tij. Para 10 ditësh pati një lëndim të vogël. E telefonuam për ta pyetur dhe nuk ishte problematike. Sot bëri një paraqitje shumë të mirë. Ai po rritet shumë si lojtar në muajt e fundit. Doja ta përmendja.
    Një ndeshje është një mundësi që një lojtar të duket. Mihaj ka bërë një rrugëtim prej dy vitesh për ne. Lojtar i sigurtë dhe inteligjent. Ishte në Europian me ne. Ka shumë lojtarë të pozicionuar në qendrën e mbrojtjes, të cilët mund t’i zgjedhim. Mehmeti? Duhet të jem shumë i kujdesshëm kur flas për një lojtar që nuk është me ne. Ne kemi 25 lojtarë. Ne shohim kundërshtarët dhe në bazë të karakteristikave të tyre zgjedhim lojtarët. E kam ndjekur Mehmetin. Kam marrë një avion dhe kam shkuar për ta vizituar në Angli. Ai është një lojtar që luan në të majtë. Vetëm në të majtë, jo në të djathtë. Por aty kemi një mbingarkesë. Kemi Hoxhën, Uzunin, Bajramin, Muçin, edhe Broja mund të luajë në të majtë”.
    Hysaj: “Është momenti më i bukur i jetës sime. Jam shumë i lumtur për golat, sepse donim ta fitonim këtë ndeshje. Nuk donim të humbnim, sepse do të ngjante pak keq. Po më vjen momenti edhe mua për të qenë veteran. Është gjithmonë bukur të luash në Kombëtare. Ndjenja është e njëjtë, si fëmijë, si tani. Nuk mund ta vendos unë se sa ndeshje do të luaj. Mund të ndodhin gjëra gjatë rrugës. Kur ta shoh se nuk do të mund të jap më për Kombëtaren do të hap rrugën. Por është ende herët”./Sport Ekspres/

  • “Fituam me armën e tyre më të fortë”, Alliu tregon detajin interesant: Kanë 5 lojtarë mbi 1.90 dhe ne i shënuam me goditje standarte

    “Fituam me armën e tyre më të fortë”, Alliu tregon detajin interesant: Kanë 5 lojtarë mbi 1.90 dhe ne i shënuam me goditje standarte

    Ilirjan Alliu ishte ftuar në studion e “Mega Sport” në “A2 CNN” për të disjutuar rreth asaj fitoreje historike kundër Serbisë. Ish-lojtari i Kombëtares ka vënë në dukje një detaj mjaft interesant. Ai është shprehur se këtë herë kuqezinjtë kanë fituar me armën më të fortë të serbëveme goditjet standarte.
    “Teknikisht kemi fituar me armën e tyre më të fortë, me një goditje standarte. Kemi fituar me një pas të gjatë, me një asist perfekt të Gjimshitit në dyluftimin në ajër. Ata në fushë kishin 5-6 lojtarë mbi 1.90. Janë lojtarë që luajnë në atë Kombëtare pikërisht sepse kanë atë shtatlartësi. Ne i kemi rrahur me mjetin e tyre më të fortë”, ka thënë Ilir Alliu./Sport Ekspres/

  • Silvinjo: Ndaj Serbisë? Çdo gjë mund të ndodhë në 90′

    Silvinjo: Ndaj Serbisë? Çdo gjë mund të ndodhë në 90′

    Trajneri i Shqipërisë Silvinjo i shoqëruar nga mbrojtësi Hysaj u shfaq sot para mediave në Leskovac për të folur rreth përgatitjeve dhe situatës së skuadrës Kombëtare para duelit deçiziv me Serbinë në program nesër në orën 20:45.

    Ndeshja e vlefshme për Botërorin 2026 (eliminatoret e zonës UEFA, Grupi K).Tekniku një mjeshtër i ‘fjalës’, diti të japë një përgjigje për notën 10-të kur i’u konstatua se homologu Stojkoviç e di se si luan Shqipëria…

    Silvinjo:

    A mund të quhet kjo ndeshja më e rëndësishme për ju? Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur. Besoj do jetë e bukur.

    A keni punuar me sulmin? Siç e thashë është ndeshje e bukur dhe ndryshe. Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdor videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar. Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes. Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë. Nuk më shqetëson mungesa e golit, është pika e fundit e futbollit. Sigurisht që ndërtohet për të shkuar te goli. Kam besim te gjithë lojtarët dhe të gjithë mund të përgjigjen atyre që kemi përgatitur gjatë stërvitjeve.

    Trajneri i tyre di si rreshtohemi? Sa i përket ndeshjes, edhe në e dimë për ta si rreshtohen. Luajnë me 3 mbrojtës në qendër, dy në krah, tre mesfushorë, njëri mengjërash dhe dy sulmues. Unë nuk është se kam dyshime, por kemi edhe një stërvitje, ndërsa nesër në mëngjes skuadra është gati. Surpriza? Nuk mund ta them, se ata dinë shumë.

    Shanset për fitore? Futbolli është i paparashikueshëm, e përsërit këtë. Për këtë arsye nuk mund të vendosim baste. Unë jam një trajner, kam qenë lojtar 15-16 vite, me modesti them në nivelet më të larta. Kam bërë një Botëror si asistent dhe një Europian me Shqipërinë. Nuk kam parë kurrë një ndeshje që fitohet pa e nisur. Kjo është skuadër e fortë me vlerë të rëndësishme individuale në kampionate të rëndësishme. Ne në shtëpi kemi luajtur dhe jemi rritur shumë pas një Europiani ku bëmë eksperiencë. Çdo gjë mund të ndodhë në 90 minuta, e dimë ne dhe ata, sipas meje nuk ka përqindje, por vetëm të dalësh me intensitet e luash me zemër e shpirt. Pastaj të shohim, unë kam besim të plotë te skuadra jonë.

    Do i jepni shansin e fundit atyre që nuk kanë qenë siç e keni pritur? Ndeshja më e rëndësishme në këtë moment është kjo. Nuk më intereson cilin moment po kalon lojtari, nëse është i gatshëm për të dhënë për Kombëtaren, mund të luajë. Kemi bërë rrugëtim për të arritur te kjo ndeshje, nëse do vinim me 3 pikë nuk do flisnim për një rëndësi të tillë. Dhe nëse fiton këtë dhe merr 0 pikë, je i eliminuar. Nuk është se kemi 50 lojtarë nga ku mund të zgjedhim vazhdimisht. Kemi lojtarë të cilët në 3 vite ka pasur ndryshime. Skuadra ka ndryshuar, sidomos edhe në Europian pati ndryshime. Besoj te të gjithë lojtarët e mi gjithmonë. Duhet të bëj zgjedhjet e mia në varësi jo të momentit të lojtarit, por të asaj që jep në fushë.

    Si përjetohet një sfidë e tillë? Ne që jemi këtu dhe lojtarët janë të mësuar me presionin, është i bukur, se ndryshe nuk do ishin këtu. E mëson që 15, vjeç, që 18 kalon në ekipin e parë, në 22-23 mund të luash në derbi. Unë jam nga San Paolo, e kam përjetuar në Londër me Arsenalin. Ne jemi të mësuar, është një motivim ekstra për ne, e kam thënë që Letonia ishte e rëndësishme që të vinim këtu në kushtet e duhura për kualifikim. Nesër është shumë e rëndësishme, kush fiton siguron një përqindje të rëndësishme për të shkuar para. E dinë ata dhe ne. Pastaj është ndeshje e mirë, e kemi menaxhuar mirë përgatitjen për 3-4 ditë, ndoshta shumë e bukur, shpresojmë të bëjmë më të mirën dhe të shkojmë te fitorja.

    A i frikësohet shkarkimit nëse humbet? Kjo ka pak lidhje me futbollin, për të ardhmen time mendoj unë. E kam thënë dhe më parë që kam qenë te Arsenali, Barcelona, në kombëtaren braziliane. Jam i lumtur te Shqipëria, por ashtu si një lojtar, e ardhmja është një ditë këtu, një ditë atje. Nuk jemi të përjetshëm.

    Ata janë një skuadër shumë e fortë, lojtarë individualisht luan në kampionate të forta, shënojnë, luajnë një lojë të fortë fizike, janë të mirë në një kundër një, në fazën ofensive janë lojtarë të rëndësishëm, që shënojnë, kanë agresivitet. Më kujtohet në 2018, Brazili bëri Botërorin, në ndeshjen e tretë në Rusi me Serbinë, studiuam të gjitha ekipet. Është një ekip ndryshe tani, por Kostiç është. Ky është një ekip që ka shumë kualitet, një ekip i mirë, mund të them 2-3 emra por janë 5-6-7 të tillë. A kanë lojtarë të fortë? Po.

    Vazhdo leximin

  • “Nuk i keni vetëm ju, ne kemi Broja, Hoxha, Asani…Daku”! Silvinjo flet në Serbi: Kjo është ndeshje emblematike

    “Nuk i keni vetëm ju, ne kemi Broja, Hoxha, Asani…Daku”! Silvinjo flet në Serbi: Kjo është ndeshje emblematike

    Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e nesërme kundër Serbisë. Një ndeshje e cila do të luhet në orën 20:45 dhe do të vendos shumë sa i përket vendit të dytë në grupin tonë. Ndërkohë para këtij takimi, në konferencën për shtyp ishte trajneri Silvinjo dhe Elseid Hysaj. Në fillim ai që foli ishte Elsi Hysaj, ku tregoi se djemtë tanë janë gati për këtë finale të madhe.
    “Për mua emocionalisht është e njëjta gjë si në 2014, po e përjetoj shumë emocionalisht edhe tani dhe mezi po pres të futem në fushë nesër. Këto masa sigurie kanë qenë edhe herën e kaluar, e kanë për sigurinë e tyre më shumë, por na jep më shumë karikim për nesër.Të gjithë lojtarët e kanë parë vetë dhe e kanë kuptuar sesi është kjo ndeshje nesër, panë çdo gjë nga hoteli kur dolëm deri këtu kur erdhëm. Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim as për humbje, nuk na dalin as 100%, duhet të japim 120%”, tha Hysaj.?Ndërkohë menjëherë pas tij, Silvinjo tha: “Ndeshja më e rëndësishme e karrierës time kundër Serbisë? është gjithmonë ndeshja e radhës, po për tani, është Serbia. Më përpara ishte Letonia. Po të mos fitonim me Letoninë, kishim mbyllur punët me kualifikimin dhe nuk do ishim në garë kundër Serbisë.
    Unë kam shumë besim te lojtarët e mi, kemi bërë një stërvitje të nivelit të lartë. Po mund të them se ndeshja nesër është shumë emblematike. Frikë nga shkarkimi? E ardhmja ime varet nga unë, kam qenë te Barcelona, Arsenal, Brazili, kam qenë kudo dhe tani jam shumë i lumtur që jam te Shqipëria.
    Kjo është puna jonë, sot jemi këtu dhe nesër diku tjetër, nuk jemi të përjetshëm. Por mund t’iu them se nuk ka vetëm Serbia lojtarët e fortë, dhe unë kam lojtarë shumë të fortë, kam Asanin, Broja, Hoxhën, Dakun, kemi shumë lojtarë të fortë. Kombëtarja nuk është klub, është histori tjetër. Ka lojtarë që në klube bëjnë shumë mirë, por kur vijnë këtu, nuk performojnë dot si në klub. Pastaj ka lojtarë të tjerë që në klube nuk bëjnë mirë, por kur vijnë në Kombëtare shkëlqejnë. Nesër do të futemi me shpirtin dhe pasionin për të dhënë gjithcka në fushë, pastaj mbetet të shihet, futbolli nuk ka asnjëherë siguri”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

  • Simeone buzëqesh, 3 lojtarë të dëmtuar rikthehen në grup pas dëmtimeve të gjata

    Simeone buzëqesh, 3 lojtarë të dëmtuar rikthehen në grup pas dëmtimeve të gjata

    Pushimi i kampionatit për shkak të kombëtareve mund të jetë një frymëmarrje për Atletico Madrid, pasi trajneri Diego Simeone shpreson të ketë sërish në dispozicion tre lojtarë kyç: José Giménez, Thiago Almada dhe Rodrigo Cardoso. Të tre kanë pasur një sezon të vështirë deri më tani për shkak të lëndimeve.
    Giménez nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani. Qendërmbrojtësi uruguaian u lëndua më 20 qershor gjatë Kupës së Botës për Klube kundër Seattle Sounders dhe nuk ka luajtur që atëherë. Ai tani ka rifilluar stërvitjen me grupin dhe qëllimi i stafit të trajnerëve të Diego Simeone është ta rikthejë atë menjëherë pas pushimit.
    Cardoso, një nga nënshkrimet e Atletico në merkaton e verës, përballet me një situatë të ngjashme. Sezoni i tij është penguar nga një shtrembërim i kyçit të këmbës që pësoi në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpool. Lëndimi e detyroi gjithashtu të humbasë ndeshjet kundër Mallorca, Rayo Vallecano, Real Madrid, Eintracht dhe Celta, pasi ka luajtur vetëm 185 minuta në tre ndeshje deri më tani.
    Së fundmi, Almada u lëndua ndërsa luante për ekipin e tij kombëtar gjatë pushimit të mëparshëm ndërkombëtar dhe nuk ka luajtur që nga 30 gushti kundër Alavés. Ai ka luajtur vetëm 209 minuta këtë sezon. Tashmë ka rifilluar stërvitjen me grupin, përfshirë punën me topin.
    Kthimi i këtyre tre lojtarëve do të rrisë ndjeshëm thellësinë dhe konkurrueshmërinë e skuadrës, duke i dhënë Simeone më shumë mundësi për pjesën e mbetur të sezonit midis La Ligës dhe garave evropiane.