Tag: lojtarë

  • “Unë nuk marr lojtarë që luajnë 10 ndeshje me Realin, por një që…”

    “Unë nuk marr lojtarë që luajnë 10 ndeshje me Realin, por një që…”

    Trajneri Silvinjo doli sot në konferencën për media nga “Shtëpia e Futbollit”, ku prezantoi edhe listën me 25 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat me Andorrën dhe Anglinë.
    Një nga pyetjet më pikante ishte për kriteret që ai vendos kur zgjedh një lojtar. Tema e dytë interesante ishte për Arbnor Mujën.
    “Kriteri ynë ka qenë gjithmonë i tillë: nuk grumbullojmë një lojtar i cili luan 10 ndeshje me Realin, apo se nuk luan me ekipin e tij. Vjen sepse ne na intereson dhe e shohim se si përgjigjet në fushë. Dua të bëj një paralelizëm me situatën e Rey Manajt. Dy muaj më parë Manaj supozohej se duhet të ishte jashtë listës, se humbi penalltinë me Serbinë. Unë mund të flas për Manajn se e njoh që nga viti 2014. Pas 97 ditësh, pas penalltisë së humbur me Serbinë në shtëpi, ishte një lojtar që nuk vlente për kombëtaren, nuk bën, nuk ka lidhje. Por Manaj duhet, u bë hero me golin e shënuar ndaj Serbisë. Nuk ishte as i dobët dhe as hero, është një lojtar që po bën mirë dhe përfaqëson fanellën tonë, si shumë lojtarë të tjerë. Unë si çdo trajner, nuk mund të punoj shumë mbi “më shërben apo jo”. Bajrami është kryegolashënuesi, nuk mund të them “nuk më shërben”. Ne duhet të arsyetojmë e të vendosim besim që të shkojnë në fushë dhe përfaqësojnë fanellën. Në katër sfidat e fundit kemi fituar katër ndeshje. Djemtë më japin besim, i marr dhe në fushë ata po bëjnë mirë. Mendoj se ky është kriteri. Kemi bërë shumë ndryshime në 3 vite, por kjo është pyetje që mund ta diskutojmë edhe në vijim”.
    “Arbnor Muja? Shiko, janë dy gjëra të ndryshme, kriteri dhe karakteristikat e lojtarëve. Muja ka qenë pjesë e Kombëtares gjatë kualifikueseve të Europianit, por është një lojtar i cili ka më shumë karakteristika si një mesfushor i avancuar në krah. Puna e tij është më shumë si ekuilibrues i skuadrës, me aftësi fizike dhe inteligjent me topin. Nga ana tjetër ne na duhen lojtarë që arrijnë të shënojnë gol dhe kanë kapacitet për të prodhuar në fazën ofensive. Te ne Broja ka marrë këtë vend se është sulmues, Asani i cili është një nga golashënuesit. Muja është pak më ndryshe, është më shumë mesfushor që ekuilibron skuadrën. Është çështje karakteristikash. Kemi Brojën dhe Uzunin që kanë më shumë karakteristika sulmuesi”, tha tekniku brazilian.

  • Sylvinho pa surpriza, rikthehet Tuçi, trajneri mbron lojtarët pa minuta me klubet: Me Andorran, e vështirë

    Sylvinho pa surpriza, rikthehet Tuçi, trajneri mbron lojtarët pa minuta me klubet: Me Andorran, e vështirë

    Trajneri i kombëtares Silvinjo publikoi listën me 25 lojtarë që do të ketë në dispozicion për dy takimet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë. Ndër emrat që janë ftuar nga trajneri brazilian i përfaqësues kuqezi bie në sy rikthimi i Ardian Ismajlit që është rikuperuar nga dëmtimi që e mbajti jashtë në sfidat e muajit tetor. Risia e vetme, jo si debutues por si rikthim është Indrit Tuçi. Pas lëvizjes nga Çekia drejt kampionatit turk, sulmuesi po luan mirë dhe po shënon me Kaizerispor dhe trajneri e ka parë të arsyeshme ta ketë në grup për dy duelet e rëndësishme.  Jashtë vazhdon të mbetet për arsye dëmtimi mbrojtësi Marash Kumbulla e në vend të tij u konfirmua Klisman Cake, ndërsa Ernest Muçi konfirmohet një lojtar jo më i pëlqyer nga Silvinjo.  Ky i fundit e ka rrëzuar njëherë mirë standartin se ata që kanë më shumë minuta me klubet janë të favorizuar përballë atyre që nuk kanë fare skuadër.
    “E kam thënë që nuk është ende momenti që të marrim lojtarë që luajnë 100%. Kemi marrë lojtarë edhe jashtë ekipi, ne për fat të keq kemi një limit, nuk është se kemi 70-80 lojtarë, monitorojmë 40-45. Bajrami nuk luan me klube por ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne, është golashënuesi jonë me 7 gola, Bajrami më jep besim kur del në fushë. E vërtetë që nuk jam i kënaqur, as unë e as ai që nuk po luan, por unë duhet të arsyetoj rreth këtyre numrave”, tha Sylvinho .
    Më tej, një analizë të shpejte mbi çka e pret Shqipërinë kundër një rivali në dukje modest si Andorra.

     “Unë  respektoj shumë Andorrën, herën e fundit kanë barazuar në miqësore dhe me Letoninë, kanë humbur në shtëpi me Serbinë por që i mbajtën në barazim për një pjesë. janë ekip që nuk dorëzohen. Nuk pësuan 4-5 apo 6 gola nga Anglia. Une e di dhe lojtarët e dinë që është një ndeshje e vështirë, luajnë me zemër e shpirt, mbrohen 90 minuta, bëjnë 100%. Nuk do të jetë e thjeshtë për të fituar”, deklaroi Sylvinho. 
    Shqipëria do të nisë grumbullimin të hënën në Barcelonë, vend që është afër nga Andorra ku do të luajmë ndeshjen e parë më 13 nëntor./vizionplus.tv

  • “Lojtarët tanë nuk janë me Real Madrid”! Silvinjo: E mbani mend Manajn? Nuk e donin në listë pas Serbisë

    “Lojtarët tanë nuk janë me Real Madrid”! Silvinjo: E mbani mend Manajn? Nuk e donin në listë pas Serbisë

    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të vlefshme për Botërorin 2026 ndaj Andorrës (13 nëntor, ora 20:45, “FAF)) dhe Anglisë (16 nëntor, ora 18:00, “Air Albania”)
    Trajneri Silvinjo doli sot në konferencën për media nga “Shtëpia e Futbollit”, ku prezantoi edhe listën me 25 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e rëndësishme, ku Shqipëria ka mundësinë më të mirë për të siguruar një një biletë historike për në play-off-in e këtij kompeticioni.
    Tekniku brazilian foli dhe sqaroi zgjedhjet e tij për këto dy sfida dhe objektivat e Kombëtares. Më poshtë, konferenca e plotë e trajnerit:
    Lista – Për pak kohë bëhen tre vite që kam marrë drejtimin e kombëtares dhe jemi në një moment shumë të bukur që në mbylljen e këtij viti për kualifikueset e Botërorit jemi ende në lojë për play-offet e Botërorit. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara. Nuk është momenti ynë dhe nuk ka qenë më përpara që të marrim lojtarë që luajnë 100% me klubet e tyre. Nuk kemi mundësi të zgjedhim nga 70-80 lojtarë. Kemi diku te 40-45 lojtarë që i monitorojmë vazhdimisht. Nedim Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne. Dhe dua t’ju bëj një pyëtje se cili ëshë golashënuesi ynë më i mirë në vitet e fundit? Është Bajrami me 7 gola, më pas vjen Asani me 6 gola, Manaj me 4 gola. Bajrami është një lojtar që më jep besim kur del në fushë. Edhe ai vetë nuk është i lumtur që nuk po merr minuta me klubin e tij, por ne kemi pasur edhe më parë lojtarë që i kemi grumbulluar edhe pse kanë qenë përtej listave të klubeve ku luajnë. Tani është momenti për të vlerësuar lojtarët që kam grumbulluar dhe për të punuar me ta.
    Golavarazhi – Do të jetë një ndeshje e vështirë. Unë e respektoj shumë Andorrën si kundërshtar. Në ndeshjet e fundit kanë barazuar në miqësore dje kanë humbur në shtëpi me Serbinë por që i mbajtën në barazim për një pjesë. E pashë ndeshjen, ishte e vështirë dhe Andorra kishte mundësi të qarta për të barazuar me një kundërsulm apo kros majtas. Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse janë një ekip që luajnë me zemër dhe shpirt. Mbrojnë shumë në 100% e tyre, por nuk dua të bëj llogari në këto momente. Kemi bërë një rrugëtim të mirë, kemi një humbje me Anglinë dhe pres që të bëjmë një lojë të mirë. Por e dimë që është një ndeshje e vështirë.
    Shanset e Berishës për të luajtur dhe Gripshit për t’u rikthyer me Kombëtaren – Medon Berishën po shohim që po luan më shumë. Sa më shumë luan, më mirë për ta, për ne, për të gjithë. Ai ka shënuar, bën rolin e organizatorit hibrid, po bën mirë. Jam i lumtur, është lojtar që më pëlqen shumë. E kemi marrë në Europian për të fituar eksperiencën për të ardhmen. Nuk është se një lojtar si ai, kur vjen luan. Herën e fundit për fat të keq nuk e aktivizova, por nuk do të thotë që nuk më pëlqen, përkundrazi, më pëlqen shumë. Më pëlqen që del në fushë, luan, vjen këtu me entuziazëm. Sa i përket Gripshit, është një lojtar që më pëlqeu shumë në miqësore. E njihja pak, teknik, inteligjent në fushë. Bën një rol në krah që hyn brenda, teknik dhe shënon. Kampionati ka mbarur dhe ndeshja e tij e fundit daton më 26 tetor, ka 15 ditë që është me pushime. Kemi folur, i kemi dhënë një plan pune. Por janë ndeshje të rëndësishme dhe na duhen ndeshje që minimalisht po stërviten. Po mendoj vetëm për Andorrën e për Anglinë, dy ndeshje shumë të vështira.
    Rikthimet e Ardian Ismajlit dhe Indrit Tucit, si i komentoni? – Ismajli është kthyer nga dëmtimi. Jam shumë i lumtur për rikthimin e tij dhe po luan. Është një lojtar te i cili kemi besim, po bën një rrugëtim me ne prej tre vitesh së bashku. Sa i përket Tucit, ka bërë dy ndeshje me ne në Nations League, me Gjeorgjinë jashtë dhe në shtëpi ndaj Çekisë, luajti edhe ndaj Ukrainës 10-15 minutat e fundit. Ndërroi skuadër dhe humbi pak kohë nga një dëmtim që kaloi. Më pëlqen si futbollist. Është në rolin e trekuartistit, por mund të bëjë edhe sulmuesin e qendrës. Shënon, është inteligjent, e mendoj si një opsion më shumë në fushë dhe na jep mundësi për të shënuar gol. Ai më pëlqen edhe në aspektin strategjik për dy ndeshjet e radhës.
    Arbnor Muja? – Janë dy gjëra të ndryshme, kriteri dhe karakteristikat e lojtarëve. Muja ka qenë pjesë e Kombëtares gjatë kualifikueseve të Europianit, por është një lojtar i cili ka më shumë karakteristika si një mesfushor i avancuar në krah. Puna e tij është më shumë si ekuilibrues i skuadrës, me aftësi fizike dhe inteligjent me topin. Nga ana tjetër ne na duhen lojtarë që arrijnë të shënojnë gol dhe kanë kapacitet për të prodhuar në fazën ofensive. Te ne Broja ka marrë këtë vend se është sulmues, Asani i cili është një nga golashënuesit. Muja është pak më ndryshe, është më shumë mesfushor që ekuilibron skuadrën. Është çështje karakteristikash. Kemi Brojën dhe Uzunin që kanë më shumë karakteristika sulmuesi.
    Kriteret e listës? – Kriteri ynë ka qenë gjithmonë i tillë, ne nuk grumbullojmë një lojtar i cili luan 10 ndeshje me Realin, apo se nuk luan me ekipin e tij. Vjen sepse ne na intereson dhe e shohim se si përgjigjet në fushë. Dua të bëj një paralelizëm me situatën e Rey Manajt. Dy muaj më parë Manaj supozohej se duhet të ishte jashtë listës, se humbi penalltinë me Serbinë. Unë mund të flas për Manajn se e njoh që nga viti 2014. Pas 97 ditësh, pas penalltisë së humbur me Serbinë në shtëpi, ishte një lojtar që nuk vlente për kombëtaren, nuk bën, nuk ka lidhje. Por Manaj duhet, u bë hero me golin e shënuar ndaj Serbisë. Nuk ishte as i dobët dhe as hero, është një lojtar që po bën mirë dhe përfaqëson fanellën tonë, si shumë lojtarë të tjerë. Unë si çdo trajner, nuk mund të punoj shumë mbi “më shërben apo jo”. Bajrami është kryegolashënuesi, nuk mund të them “nuk më shërben”. Ne duhet të arsyetojmë e të vendosim besim që të shkojnë në fushë dhe përfaqësojnë fanellën. Në katër sfidat e fundit kemi fituar katër ndeshje. Djemtë më japin besim, i marr dhe në fushë ata po bëjnë mirë. Mendoj se ky është kriteri. Kemi bërë shumë ndryshime në 3 vite, por kjo është pyetje që mund ta diskutojmë edhe në vijim.

  • ‘Jemi të lumtur për Ismajlin dhe Tucin’, Sylvinho për listën: Manajn nuk e donin, por më pas u kthye në hero

    ‘Jemi të lumtur për Ismajlin dhe Tucin’, Sylvinho për listën: Manajn nuk e donin, por më pas u kthye në hero

    Trajneri i Kombëtares Sylvinho, publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime, ku risia e vetme ishte Indrit Tuci.

    Në konferencën përpara mediave, braziliani shpjegoi përzgjedhjet e tij dhe objektivat e Kombëtares.
    “Sa më shumë të luajë Medon Berisha, aq më mirë për ne. Më pëlqen shumë si lojtar. E kemi marrë në Europian për të fituar eksperiencën dhe të ndihmojë Kombëtaren. Ka disa limite me ndryshimet gjatë ndeshjeve, madje edhe në miqësore. Është në një moment të mirë me klubin e tij. Gripshi më pëlqeu me Jordaninë. Është inteligjent dhe ka mundësi për të shënuar. Ai ka 15 ditë që është me pushime. Ne na duhen lojtarë që momentalisht po stërviten. Nuk kam kohë të mendojmë për grumbullimet e tjera, por vetëm për ndeshjet me Andorrën e Anglinë.
    Rikthimi i Ismajlit, jam tepër i lumtur. Kishte një dëmtim, por tashmë e ka lënë pas. Sa i përket Tucit, është një lojtar që ka luajtur dy ndeshje në Nations League. Pati një transferim, por humbi kohë sepse ishte i dëmtuar. Është një lojtar që natyralisht është në rolin e trekuartistit, por transformohet në një sulmues qendre. Është një opsion ekstra sepse të jep mundësi të shënojë gol.
    Kriteri ka qenë gjithmonë i tillë. Nuk grumbullojmë një lojtar që mund të luajë 10 ndeshje me Realin. Dua të bëj një paralelizëm me Rey Manajn. Ai humbi një penallti kundër Serbisë dhe të gjithë thanë që nuk duhej grumbulluar më. Pas 97 ditësh u kthye në hero. Ai është një lojtar shumë i mirë. Bajrami nuk luan por është golashënuesi më i mirë që kemi. Duhet të fusim lojtarë që e përfaqësojnë më së miri fanellën e Shqipërisë. Këta lojtarë na japin besim. Ky ka qenë kriteri. Kemi bërë disa ndryshime gjatë këtyre tre vite.
    Ne na duhen lojtarë të cilët shënojnë gol dhe kanë kapacitet për të provuar në fazën ofensive. Broja për shembull që e ka bërë këtë. Asani gjithashtu. Muja ka më shumë karakteristika të një mesfushori. Ne na duhen lojtarë që shënojnë gol dhe ka karakteristika sulmuese. Broja dhe Uzuni i kanë këto karakteristika”, u shpreh Sylvinho.

  • Morën lojtarë të tjerë! Aston Villa hakmerrehet kundër Skënderbeut, fitojnë thellë në shtëpi

    Morën lojtarë të tjerë! Aston Villa hakmerrehet kundër Skënderbeut, fitojnë thellë në shtëpi

    Skënderbeu e ka mbyllur rrugën në UEFA Youth League në fazën e gjysmëfinales. Korçarët fituan thellë kundër Inter Escaldes në dy ndeshjet dhe morën një barazim fantastik kundër Aston Vilës në shtëpi, 1-1.
    Megjithatë anglezët nisën me disa ankesa krejtësisht të pavërteta duke pretenduar se në Shqipëri kishte kore raciste për ta. Pasi nuk e përtypën dot atë rezultat, te Aston Villa përforcuan akoma më shumë ekipin në ndeshjen e dytë, duke marrë edhe disa lojtarë të tjerë nga grupmoshat. Sot Aston Villa U-19 luajti ndeshjen e kthimit ndaj Skënderbeut U-19 dhe fitoi në shifrat e thella 6-0. Në fazën e fundit, Aston Villa do të përballet me Az Alkmar. /Sport Ekspres/

  • E BUJSHME nga Spanja: Flick i lodhur nga disa lojtarë jo profesionalë, mund të largohet në qershor

    E BUJSHME nga Spanja: Flick i lodhur nga disa lojtarë jo profesionalë, mund të largohet në qershor

    Në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Bruges, Hansi Flick deklaroi dashurinë për Barcelonën: “E dua këtë klub dhe këta lojtarë. Jam shumë i lumtur këtu dhe në këtë qytet. Do jap gjithçka”. Por sipas ABC, pas fjalëve të tilla të “sheqerosura” fshihet një pakënaqësi në rritje, që mund ta çojë gjermanin të largohet nga Katalonja në fund të sezonit.
    Flick erdhi në verën e vitit 2024 për të zëvendësuar Xavi, duke fituar në vitin e parë La Liga, “Copa del Rey” dhe Superkupën e Spanjës; ndaj u shpall “trajneri i vitit”. Sezoni i dytë po rezulton më i vështirë. Barça është e dyta në kampionat, 5 pikë prapa Real Madridit, me lojë më pak bindëse. Dëmtimet dhe tensionet e brendshme po rëndojnë atmosferën në dhomën e zhveshjes blaugrana.
    Sipas mediave spanjolle, Flick i ka shprehur stafit dëshirën për të ikur më 2026, një vit para skadencës së kontratës, jo për rezultatet, por për frustrimin ndaj menaxhimit të klubit dhe sjelljes së disa lojtarëve, të cilët i konsideron “jo profesionalë”.
    Në qendër të kritikave është edhe Lamine Yamal, talent i madh, por i mbrojtur tepër nga klubi, si për lejet speciale pas “El Clásicos” dhe disa sjellje të pakujdesshme ndaj stafit. Trajneri gjerman, i njohur për disiplinën dhe rigorozitetin, ndihet i izoluar dhe i lodhur si paqëtues. Nëse situata nuk ndryshon, largimi mund të vijë shumë më herët se pritej.

  • Ancelotti “driblon” sërish Neymar: Nuk kam folur me të, 17-18 lojtarë janë të sigurt për Botërorin…

    Ancelotti “driblon” sërish Neymar: Nuk kam folur me të, 17-18 lojtarë janë të sigurt për Botërorin…

    5 Nëntor 2025

    11:59

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, shpalli listën e lojtarëve për miqësoret e nëntorit ndaj Senegalit (15 nëntor në Londër) dhe Tunizisë (18 nëntor në Lille). Mbi polemikën e fundit të Vinícius Junior, pas reagimit të tij ndaj zëvendësimit nga Xabi Alonso në “El Clásico”, italiani tha: “Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Vinícius. Folëm, i thashë që bëri një gabim dhe ai kërkoi falje. Çështja është mbyllur. Është një lojtar kyç, pa probleme këtu apo në klubin e tij. Jeta e tij personale nuk më intereson; unë jam trajneri i tij, jo babai i tij”.
    Ai komentoi edhe përzgjedhjet e tjera: “Në këtë listë ka lojtarë si Fabinho, Luciano Juba dhe Vítor Roque, që po kalojnë një sezon të madh. Kam thirrur 7 lojtarë nga ‘Brasileirão’; këto testime do të ndihmojnë për ta përcaktuar më mirë ekipin”.
    Për mesfushën: “Dua një profil si Casemiro. Fabinho ka karakteristikat e duhura dhe njeh mirë rolin”. Për Neymar: “Nuk kam folur ende me të. Do të shohim kur do të rikuperohet dhe kthehet në fushë”. Për Botërorin 2026: “Kemi 17-18 lojtarë të sigurt. Lista e marsit do të jetë shumë e ngjashme me atë përfundimtare; për Botërorin do të marr vetëm 26 lojtarë”.
     

  • Kompany ul euforinë: Morëm 3 pikë të rëndësishme ndaj PSG, por trofetë nuk fitohen në nëntor

    Kompany ul euforinë: Morëm 3 pikë të rëndësishme ndaj PSG, por trofetë nuk fitohen në nëntor

    5 Nëntor 2025

    10:13

    Telesport

    Bayern Munich mposhti kampionët në fuqi të Evropës, Paris Saint-Germain, me një fitore 2-1 në Francë. Një ndeshje që bavarezët e mbyllën me 10 lojtarë, pasi Luis Díaz u ndëshkua me të kuq në fund të pjesës së parë, pasi shënoi më herët dy golat e skuadrës mike.
    Trajneri Vincent Kompany ka arritur të ndërtojë një skuadër të mrekullueshme, ende e pamposhtur këtë vit. Ai vlerësoi ekipin e tij dhe përpjekjet e lojtarëve, por vuri në dukje se performanca të tilla dhe mënyra se si do të reagonte ndaj devijimit nga planet e lojës ishin parashikuar.
    “Ne morëm tre pikë, gjë që është pozitive. Por askush nuk fiton trofe në nëntor. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi në ndeshjen tjetër,” tha Kompany, që preferon të qëndrojë me këmbë në tokë pas këtij suksesi.
    “Kohët e fundit u vumë në situata të ndryshme dhe ia dolëm mbanë. Të shtunën bëmë shumë rotacione dhe djemtë ishin aty. Dje na u desh të mbroheshim me 10 lojtarë për 45 minuta dhe ia dolëm mbanë. Kjo na jep shumë besim”, shtoi Kompany.

  • Bajerni mund PSG-në edhe me 10 lojtarë, Realin nuk e shpëtojnë dot as pritjet spektakolare të Kurtuasë

    Bajerni mund PSG-në edhe me 10 lojtarë, Realin nuk e shpëtojnë dot as pritjet spektakolare të Kurtuasë

    Bajerni është larguar me fitore nga Parisi. Bavarezët kanë mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin 1-2. Njeriu kryesor i kësaj suoer sfide ishte padyshim Luiz Diazi. Kolumbiani tundi rrjetën në minutën e 4-t dhe të 32-të, por në fund të pjesës së parë u largua nga fusha me karton të kuq. Pavarësisht disavantazhit numerik, Bajerni arriti të merrte fitoren në fund. Goli i Neveshit nuk mundi të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes për PSG-në.
    Në krahun tjetër, Reali ka dalë me kokën ulur nga “Enfildi”. Madrilenët nuk i kanë shpëtuar dot as pritjet e jashtëzakonshme të Kurtuasë. Ndeshja u vendos nga Mekallisteri në minutën e 61-të./Sport Ekspres/

  • Skandal/ FIFA përjashton shtatë lojtarë, pas çështjes së “falsifikimit dhe manipulimit të dokumenteve”

    Skandal/ FIFA përjashton shtatë lojtarë, pas çështjes së “falsifikimit dhe manipulimit të dokumenteve”

    FIFA ka pezulluar shtatë lojtarë pasi hodhi poshtë apelimin e një federate kombëtare lidhur me një skandal dokumentesh të falsifikuara. Organizata ndërkombëtare e futbollit është përgjegjëse për organizimin e turneve të futbollit në mbarë botën, më e rëndësishmja Kupa e Botës.
    FIFA ka gjithashtu disa parime të tjera kryesore, duke përfshirë promovimin e lojës në nivel global dhe sigurimin që ajo të jetë e disponueshme për këdo që dëshiron të luajë.
    Megjithatë, një nga detyrat e saj më të rëndësishme është të “promovojë integritetin, etikën dhe lojën e ndershme me qëllim parandalimin e të gjitha metodave apo praktikave si korrupsioni, dopingu ose manipulimi i ndeshjeve”.
    Tani, FIFA ka vepruar pasi hodhi poshtë apelimin e Federatës së Futbollit të Malajzisë (FAM) lidhur me çështjen e “falsifikimit dhe manipulimit të dokumenteve”.
    Në fund të shtatorit 2025, FIFA vendosi se disa lojtarë kishin shkelur nenin 22 të Kodit të Disiplinës, i cili ndalon përdorimin e dokumenteve të falsifikuara.
    Shtatë lojtarë të lindur jashtë vendit dyshohet se përdorën dokumente false për të pretenduar se kishin gjyshër me origjinë malajziane, duke i ndihmuar ata të fitonin shtetësinë malajziane.
    Sipas ESPN, lojtarët u konsideruan të kualifikuar për të përfaqësuar Malajzinë në periudha të ndryshme midis marsit dhe qershorit dhe të gjithë morën pjesë në fitoren 4-0 kundër Vietnamit në kualifikueset e Kupës së Azisë të AFC-së.
    Pas hetimit të FIFA-s, federata malajziane e futbollit kërkoi një raport të detajuar mbi vendlindjet “e manipuluara” dhe “origjinale” të gjyshërve të lojtarëve.
    “Pas analizimit të dokumenteve dhe zhvillimit të një seance dëgjimore, Komiteti i Apelit vendosi të hedhë poshtë ankesat dhe të konfirmojë plotësisht sanksionet e vendosura ndaj FAM dhe shtatë lojtarëve”, thuhej në reagimin e FIFA-s.
    Shtatë lojtarët që kanë marrë ndalim 12-mujor nga aktivitetet e lidhura me futbollin janë: Gabriel Palmero, Facundo Garces, Rodrigo Holgado, Imanol Machuca, Joao Figueiredo, Hector Hevel dhe Jon Irazabal.