Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e ‘play off’-it për në Kupën e Botës. Julian Shehu ka komentuar këtë përballje në një intervistë për “Goal.pl”. Mefushori shqiptar i konsideron shanset të barabarta për të dyja ekipet dhe është i mendimit se fituesi do të vendoset nga detajet.
“Sinqerisht, në ‘play off’, çdo kundërshtar është i fortë. Polonia ka lojtarë vërtetë shumë të mirë, por këto janë ato lloj ndeshjesh për të cilat ëndërron si një lojtar profesionist. Polonia është një ekip shumë i mirë, me futbollistë shumë të mirë dhe me një trajner të shkëlqyer, të cilin e kujtoj që nga koha e tij te Gornik Zabërze. Mendoj se detajet e vogla do të vendosin se cili do ta fitojë ndeshjen.
Të luajturit në shtëpi është gjithmonë një avantazh. Por ‘play off’-et kanë rregullat e tyre dhe gjithçka mund të ndodhë. Do të thoja se shanset janë thuajse 50/50. Të dyja skuadrat kanë cilësi dhe janë shumë të motivuara. Levandovski është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ajo që ka bërë ai për këtë vend është e pabesueshme. Gjithashtu edhe ne kemi lojtarë vërtetë të mirë, me një ndikim jashtëzakonisht të madh si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, ka deklaruar Julian Shehu./Sport Ekspres/
Tag: lojtarë
-

Shehu komenton shortin në Poloni: Ne kemi lojtarë shumë të mirë, gjithçka mund të ndodhë
-

Spalletti drejt Fiorentinës: Të tregojmë karakter, siç i ka hije Juventusit
21 Nëntor 2025
12:46
Alfred Lleshi
Pas pushimit të kombëtareve dhe barazimeve të dobëta ndaj Sporting e Torino, skuadra bardhezi përgatitet për ndeshjen e vështirë në “Franchi”, kundër Fiorentinës. Spalletti tha se gjatë stërvitjeve me pak lojtarë ka vënë re përkushtimin dhe disponueshmërinë e ekipit. Ai theksoi rëndësinë e stabilitetit të skuadrës dhe zhvillimit të një baze të fortë për lojën.
Trajneri vuri në dukje cilësitë e Koopmeiners dhe adaptueshmërinë e tij në mesfushë, si dhe rikthimin e mbrojtësve të rëndësishëm Kelly e Cabal. Për rikthimin në Firence, Spalletti është i qetë dhe pret një ndeshje të fortë, duke kërkuar që ekipi të tregojë karakter siç i ka hije Juventusit. Ai nuk përjashton mundësinë e kalimit në mbrojtjen me 4 lojtarë, por thekson se duhen më shumë stërvitje dhe lojtarë të gatshëm.
Spalletti nënvizoi rëndësinë e cilësive njerëzore dhe unitetit të grupit për sukses, duke e përmendur Yildiz si lider të ekipit. Për kombëtaren, ai siguroi mbështetje totale: “Juventusi është i gatshëm ta ndihmojë Italinë në çdo mënyrë për t’u kualifikuar në Botëror”. -

“Dua Sllovakinë për Shqipërinë, vetëm Irlanda jo”! De Biazi: I vura Odise Roshin te Coentrao i Real Madridit, kështu mundëm Portugalinë
De Biazi ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” dhe moderohet nga Gerti Carcani. Ish-trajneri i Kombëtares ka folur gjatë për kujtimet e së shkuarës, por ka bërë edhe një analizë mesa mundet për Shqipërinë e tanishme. Gjithmonë i rezervuar pasi nuk kërkon të preket Silvinjo ashtu si dikur nuk i pëlqente kur të tjerët kishin opinione të ndryshme për Shqipërinë e tij, por De Biazi ishte i sinqertë kur thotë se Shqipëria e tanishme nuk ka asnjë të përbashkët me Shqipërinë e tij. Megjithatë tregohet diplomat kur kërkon vetëm Berat Gjimshitin nga Kombëtarja e tanishme si për të “larë” pengun e Europianit të Francës që nuk e mori me vete.
“Megjithë respektin për lojtarët e mi, të kohës time te Shqipëria, por kjo Kombëtare tani ka diferencë të madhe me lojtarët që kisha unë. Sot ke shumë lojtarë të Shqipërisë në Serinë A, unë kisha vetëm një lojtar të jashtëzakonshëm, Ledian Memushaj. Unë kisha një ekip punëtorësh, ata lojtarë që përvishnin mëngët kur futeshin në fushë dhe jepnin gjithçka aty, por ky ekip i tanishëm nuk mund të krahasohet në cilësi me skuadrën tonë. Dhe praseprapë ia dolëm, shkuam në Europian. Kë do të doja nga ky grup te Shqipëria ime? Berat Gjimshitin e tanishëm do të doja të parin, në ato kohë nuk ishte në këtë formë dhe nivel te Atalanta, nuk luante atje, sot është ndryshe. Lojtar tjetër nuk marrë pasi më mjaftojnë ata që kisha atëherë.
Botërori? Me ekipet që janë për momentin në POT 2, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe kualitetet për të fituar. Ndeshjet janë në mars, ajo që duhet është të ketë takime të shpeshta me lojtarët, të ketë udhëtime dhe biseda të shpeshta me ta për t’i treguar që jemi një grup. Ajo që ne duam të arrijmë është shumë e madhe dhe duhet vepruar kështu. Nuk është kaq e lehtë gjëja, ne ikëm tani dhe shihemi pas tre muajsh prapë. Jo, është nëntori aty, është dhjetori aty, janari, shkurt, pra është shumë kohë pa takime. Kë nuk do të doja për Shqipërinë? Nga lista që shoh nuk do të doja fare që të na binte Irlanda, por as Skocia. Më e favorshmja pastaj më duket Sllovakia, e kam mundur edhe me Azerbajxhanin. Zgjedhjet janë të trajnerit, është e vështirë kur ke disa lojtarë të mirë dhe që janë të njëjtë. Janë disa vlerësime që duhen bërë kur ke lojtarë të njëjtë, që lidhen edhe me kundërshtarin. Më kujtohet kundër Portugalisë kur fituam me golin e Balajt, e dinim që do të vuanim shumë atë ndeshje sepse ata mbanin 80 minuta topin.
Ata kishin në krahë të majtë Coentraon, një lojtar të Real Madrid që ishte i jashtëzakonshëm në fazë sulmuese, por në fazë mbrojtëse calonte shumë. Prandaj ne kishim Odise Roshin aty, Odise Roshi i iku tre herë në pjesën e parë, i iku tre herë në pjesën e dytë dhe një nga ato raste, Balaj shënoi gol. Por duhet pasur fat, këllqe dhe jo vetëm. Unë them gjithmonë që kualiteti i lojtarëve është shumë i rëndësishëm. Mund të cosh Mourinhon te Mongolia, por nuk bën dot rezultat. Pas meje te Azerbajxhani erdhi Fernando Santos, trajner që fitoi Europianin me Portugalinë. Mori 9 barazime dhe 2 humbje, e shkarkuan. Ideja është t’i marrësh maksimumin lojtarëve që ke pasi me lojtarë të mirë, janë të gjithë të aftë. E ardhmja ime? Isha shumë afër të merrja një klub me rëndësi dhe peshë në Itali, por pastaj fituan dy ndeshjet e radhës dhe nuk ndodhi.
Pak më parë isha në darkë me presidentin Armand Duka dhe gjatë gjithë darkës atje kam folur vetëm për Brojën. Fola sepse për mua është lojtar që duhet fituar, është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Sic është edhe Rei Manaj që unë e kam marrë dhe larguar disa herë, ishin kohë të tjera, por ishte i pamaturuar atëherë, jo si sot. Më kujtohet një ndeshje miqësore Shqipëri-Kosovë, nuk e mbaj mend rezultatin sesa ishte. Ngre nga stoli dhe fus në fushë Rei Manaj dhe i them: “Futu dhe bëj më të mirën tënde”. Më kthehet thjeshtë: “Do bëj gol”. Futet dhe pak sekonda më vonë, goditje këndi për ne, me kokë dhe Manaj bën gol.
Nuk bëhet fjalë për Brojën thjesht puna e pozicionit, nuk dua të futem më shumë në detaje se nuk më përkasin. Ideja është që duhet të jetë në harmoni të plot me 10 lojtarët e tjerë, kjo është e gjitha, jo se luan majtas apo se luan djathtas. E pashë edhe ndeshjen Angli-Shqipëri kur hyri Broja, luajti mirë, ka potencial, publiku e pret si fenomen me ovacione, shumë shpërthime për të. Por në fund ka një matës dhe ato janë shifrat, statistikat, sa gola ka shënuar, sa pasime bëri, sa asist dha, sa topa humbi.Nuk është etike që të them unë tani se cfarë duhet bërë me Brojën se nuk jam te stafi teknik. Por janë disa detaje, mund të kaloja edhe një fundjavë me Brojën për të kuptuar jetën e tij, për të kuptuar dinamikën e tij, për të kuptuar peceptimin e tij. Do të bëja disa lëvizje të tilla për të kuptuar realisht se cfarë po ndodh me Brojën. Këtë i thashë edhe Dukës, duhet gjetur mënyra për ta rikuperuar Brojën, sesi nuk e di, por duhet ta gjejnë”, tha De Biazi. /Sport Ekspres/ -

5 lojtarë rrezikojnë fazën “play-off”, Sylvinho “sakrifikon” 2 titullarë, i dërgon në tribunë
Me kualifikimin në “xhep” për fazën “play-off”, Shqipëria pret e qetë Anglinë, një test luksi, prestigji, për kuqezinjtë e Sylvinho-s. Për teknikun kuqezi, Anglia nuk është një test për ndeshjet e fazës “play-off”, pasi bëhet fjalë për një rival që është favorit për të fituar Botërorin. Kjo është një ndeshje jo e lehtë për t’u përgatitur pasi Sylvinho duhet të llogaritë edhe me 5 lojtarë që rrezikojnë fazën “play-off” për shkak të numrit të kartonëve.
Në rrezik janë titullarë si Rey Manaj, Juljan Shehu, Mario Mitaj, Bajrami dhe Arlind Ajeti. Për të minimizuar sa do pak rreziqet, Sylvinho ka vendosur që për ndeshjen me Anglinë të dërgojë në tribunë pikërisht 2 nga 5 lojtarët që rrezikojnë, bëhet fjalë për Juljan Shehun dhe Mario Mitajn, dy titullarë të paprekshëm në sytë e tij.
Mbetet për t’u parë se çfarë plani ka për 3 lojtarët e tjerë pasi sigurisht Sylvinho nuk mund të bëjë një rotacion kaq të gjerë përballë një rivali si Anglia. -

Pesë lojtarë rrezikojnë Play Off-in, Silvinjo eviton “kartonët” për dy lider kuqezi
Kombëtarja e Shqipërisë edhe pse ndaj Anglisë luan pa shumë presion teksa ka biletën e gjysmëfinales së Play Off -it ka në plan të dërgojë juliaj Shehun dhe Mario Mitajn në tribunë.
Figurojnë pesë futbollistë të Kombëtares me kartonë ndërsa që rast ndëshkimi ndaj Anglisë, humbasin gjysmëfinalen e “play off”-it në marin e ardhëshëm. Mitaj dhe Shehu ishin pjesë e tyre.
Ata konsiderohen të paprekshëm nga Silvinjo ndaj kjo mund t’i shpëtojë zyrtarisht. Te lista e lojtarëve që rrezikojnë janë dhe Nedim Bajrami, Rei Manaj e Arlind Ajeti.
Vazhdo leximin
-

Xabi Alonso, marrëdhënie aspak idilike me shumë lojtarë. Klubi i shqetësuar për situatën
Xabi Alonso po përjeton fazën e parë të vështirë si trajner i Real Madridit. Ish-mesfushori, i zgjedhur për të zëvendësuar Carlo Ancelottin, ka tentuar të riorganizojë skuadrën dhe repartin ofensiv. Nën drejtimin e tij, Mbappé është bërë lider i padiskutueshëm, Arda Güler rikthehet si referencë në mesfushë, ndërsa Vinicius Jr, Endrick dhe Rodrygo po ndiejnë pasiguri.
Rodrygo mund të largohet në janar, Endrick mund të shkojë te Lyon. Sportivisht, rezultatet janë pozitive. Në La Liga, Reali ka 10 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, duke fituar edhe “El Clasico” pas 4 disfatash radhazi sezonin e kaluar. Në Champions ka 3 fitore dhe 1 humbje, por renditet i shtati.
Megjithatë, disa lojtarë si Lunin, Garcia, Endrick dhe Ceballos janë të pakënaqur me trajtimin nga trajneri i ri. Kësaj situate i shtohet edhe menaxhimi i yjeve, përfshirë përplasjen me Vinicius Jr në “El Clasico”. Sipas “El Chiringuito”, durimi i drejtuesve po vihet në sprovë, e ardhmja e Alonso varet nga 6 ndeshjet e ardhshme, ku ajo e 10 dhjetorit kundër Manchester City konsiderohet kyçe.
-

“Janar i heshtur” për Arsenal, trajneri Arteta nuk dëshiron asnjë afrim apo largim nga skuadra
Ekipi i Arsenal, aktualisht lider në Premier League, nuk pritet të bëjë një merkato të bujshme në janar. Burime brenda klubit konfirmojnë se do të ndërhyhet vetëm nëse ka një dëmtim serioz afatgjatë ose një mundësi unike që shfaqet në treg.
Në fakt, janari nuk është një dritare e merkatos në të cilën Arsenal është zakonisht aktiv. Herën e fundit që ata nënshkruan lojtarë në janar ishte viti 2023 kur erdhën Leandro Trossard, Jorginho dhe Jakub Kiwior.
Në janarin e vitit të kaluar, “topçinjtë” u përpoqën të nënshkruanin Ollie Watkins nga Aston Villa, por vendosën të mos ndiqnin një marrëveshje për shkak të çmimit dhe ndikimit që do të kishte pasur në planet e tyre të verës.
Arsenal aktualisht ka disa lojtarë të dëmtuar si Viktor Gyokeres, Gabriel Martinelli, kapiteni Martin Odegaard, Noni Madueke, Kai Havertz dhe Gabriel Jesus. Por, të gjithë futbollistët e lënduar po i afrohen një rikthimi.
Disa madje mund të jenë të disponueshëm pas pushimit ndërkombëtar. Gjithashtu, largimet shihen si të pamundura, me trajnerin Mikel Arteta që sugjeron se Jesus do të jetë një pjesë e rëndësishme e planeve të tij pasi u rikthye në stërvitje javën e kaluar. -

Tronditet futbolli turk, mbi 1 mijë futbollistë të përfshirë në baste
Futbolli turk vazhdon të tronditet nga skandali i madh i basteve të paligjshme, që përfshin lojtarë futbolli dhe gjyqtarë.
Federata Turke e Futbollit (TFF) njoftoi sot një zhvillim që tejkalon çdo imagjinatë: 1,024 lojtarë profesionistë të futbollit po i referohen Komitetit Disiplinor (PFDK), pasi u zbulua se ata ishin përfshirë në aktivitete të paligjshme bastesh. Më herët ishin referuar mbi 500 gjyqtarë të të gjitha sporteve, nga të cilët 145 u pezulluan.
Referimi bëhet bazuar në Nenin 57 të Rregullores Disiplinore të Futbollit. Emra të mëdhenj janë përfshirë në aktakuzë. Lojtarët e emëruar përfshijnë figura kyçe nga klubet më të mira të vendit.Ata përfshijnë Ersin Destanoglu dhe Necip Yusal të Besiktas, Metehan Baltaci dhe Eren Elmali të Galatasaray, dhe Boran Baskan dhe Salih Malkocoglu të Trabzonspor.
Komiteti i Çështjeve Ligjore i TFF-së tha se do të merren masa disiplinore në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Për shkak të mundësisë së një mungese serioze lojtarësh në listat e klubeve, TFF njoftoi se ka filluar tashmë bisedimet me FIFA-n për të marrë lejen për të mbajtur një “dritare të jashtëzakonshme” transferimesh 15-ditore për transferimet vendase, të cilat do t’i shtohen sezonit të rregullt dimëror.
Në të njëjtën kohë, Federata vendosi të shtyjë ndeshjet e Divizionit të 2-të dhe të 3-të të TFF për dy javë, ndërsa programet e Süper Lig dhe Divizionit të 1-rë do të vazhdojnë si zakonisht.
TFF vuri në dukje se rastet që përfshijnë 47 lojtarë që vendosën vetëm një bast do të rishqyrtohen, ndërsa hetimi mund të zgjerohet, bazuar në informacionin që merr nga autoritetet shtetërore. -

Roma në krye të Serie A, buzëqesh Gasperini: Një ekip që po rritet, po luan dhe beson te vetja
Trajneri Gian Piero Gasperini duket se i ka rikthyer identitetin ekipit të Romës, që rikthehet në krye të renditjes në Serie A, me pikë të barabarta me Inter. Skuadra verdhekuq mundi 2-0 Udinese. “Ishte një performancë bindëse. Jam shumë i kënaqur sepse janë një ekip që po rritet, po luan dhe po beson“, tha Gasperini.
Pasi ngjiti Atalanta në majat e Serie A, ai po bën të njëjtën gjë edhe me Romën: “Ata po luajnë, po rriten dhe po zbatojnë mësimet e lojës. Kjo nuk ka ndodhur më parë, por ne kemi parë tashmë disa gjëra të shkëlqyera. Është një moment i mirë për ne dhe për dy javë do të jemi në krye dhe mund të rikuperojmë lojtarë”.
“Është sigurisht e vështirë tani, pasi kemi humbur lojtarë sulmues si Bailey, Dybala, Ferguson, madje edhe Dovbyk. Megjithatë, mendoj se skuadra ka fituar referenca të ndryshme në stilin sulmues krahasuar me javë më parë. Jemi në gjendje të jemi të rrezikshëm me më shumë lojtarë”, shtoi Gasperini.
“Kemi pasur avantazhin të luajmë shumë ndeshje, përfshirë edhe në Europa League. Kjo na ka lejuar të përmirësojmë detaje dhe jemi në gjendje të ndërtojmë më shumë. Kjo po na sjell rezultate, por është një skuadër që beson në vetvete dhe më ndjek mua. Kjo është thelbësore kur luan dhe je i kënaqur me atë që po bën”, deklaroi Gasperini. -

Silvinjo zbulon listën e Kombëtares, ndaj Andorrës dhe Anglisë premton maksimumin
Adriatik BALLA
Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, nga zyrat e FSHF-së doli dje në konferencë shtypi, ku prezantoi edhe listën me 25 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e rëndësishme, ku Shqipëria ka mundësinë më të mirë për të siguruar një biletë historike për në “play-off”-in e këtij kompeticioni. Tekniku brazilian foli dhe sqaroi zgjedhjet e tij për këto dy sfida dhe objektivat e Kombëtares. Më poshtë, konferenca e plotë e trajnerit. “Për pak kohë bëhen tre vite që kam marrë drejtimin e kombëtares dhe jemi në një moment shumë të bukur që në mbylljen e këtij viti për kualifikueset e Botërorit jemi ende në lojë për “play-off”-et e Botërorit. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara. Nuk është momenti ynë dhe nuk ka qenë më përpara që të marrim lojtarë që luajnë 100% me klubet e tyre. Nuk kemi mundësi të zgjedhim nga 70-80 lojtarë. Kemi diku te 40-45 lojtarë që i monitorojmë vazhdimisht. Nedim Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne. Dhe dua t’ju bëj një pyetje se cili është golashënuesi ynë më i mirë në vitet e fundit? Është Bajrami me 7 gola, më pas vjen Asani me 6 gola, Manaj me 4 gola. Bajrami është një lojtar që më jep besim kur del në fushë. Edhe ai vetë nuk është i lumtur që nuk po merr minuta me klubin e tij, por ne kemi pasur edhe më parë lojtarë që i kemi grumbulluar edhe pse kanë qenë përtej listave të klubeve ku luajnë. Tani është momenti për të vlerësuar lojtarët që kam grumbulluar dhe për të punuar me ta”, theksoi Silvinjo.
Ndeshjet
Më tej trajneri kuqezi foli për duelin ne radhës, atë ndaj Andorrës. “Do të jetë një ndeshje e vështirë. Unë e respektoj shumë Andorrën si kundërshtar. Në ndeshjet e fundit kanë barazuar në miqësore dje kanë humbur në shtëpi me Serbinë por që i mbajtën në barazim për një pjesë. E pashë ndeshjen, ishte e vështirë dhe Andorra kishte mundësi të qarta për të barazuar me një kundërsulm apo kros majtas. Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse janë një ekip që luajnë me zemër dhe shpirt. Mbrojnë shumë në 100% e tyre, por nuk dua të bëj llogari në këto momente. Kemi bërë një rrugëtim të mirë, kemi një humbje me Anglinë dhe pres që të bëjmë një lojë të mirë. Po mendoj vetëm për Andorrën e për Anglinë, dy ndeshje shumë të vështira”, nënvizoi ai.
Rikthimi i Ismajlit dhe Tucit
Silvinjo komentoi edhe kthimin e mbrojtësit, Ardijan Ismajli në Kombëtare. “Ismajli është kthyer nga dëmtimi. Jam shumë i lumtur për rikthimin e tij dhe po luan. Është një lojtar te i cili kemi besim, po bën një rrugëtim me ne prej tre vitesh së bashku. Sa i përket Tucit, ka bërë dy ndeshje me ne në Nations League, me Gjeorgjinë jashtë dhe në shtëpi ndaj Çekisë, luajti edhe ndaj Ukrainës 10-15 minutat e fundit. Ndërroi skuadër dhe humbi pak kohë nga një dëmtim që kaloi. Më pëlqen si futbollist. Është në rolin e trekuartistit, por mund të bëjë edhe sulmuesin e qendrës. Shënon, është inteligjent, e mendoj si një opsion më shumë në fushë dhe na jep mundësi për të shënuar gol. Ai më pëlqen edhe në aspektin strategjik për dy ndeshjet e radhës”, përfundoi Silvinjo.