Tag: lojtarë

  • Inzaghi: Kërkova sakrificë dhe u shpërbleva ndaj Milanit, jam krenar për lojtarët e mi

    Inzaghi: Kërkova sakrificë dhe u shpërbleva ndaj Milanit, jam krenar për lojtarët e mi

    “Ishte një ndeshje e vështirë, si të gjithë derbet. Mund të kishim kaluar në avantazh në pjesën e parë, pastaj në të dytën ishte një episod në favor të tyre, i cili për çudi na ndihmoi ta përballonim më mirë pjesën e dytë, pasi krijuam shumë kundër një skuadre të fortë, me lojtarë të mëdhenj.
    Nuk është e lehtë të luash kundër Milanit, kishim vetëm 14 lojtarë në dispozicion, plus disa nga ekipi i të rinjve. Kërkova një sakrificë të madhe nga të gjithë. U zemërova për mënyrën si e pësuam golin, por më pas nuk u shpërbëmë. Maignan ishte i jashtëzakonshëm”.
    Këto ishin fjalët e para të trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, pas barazimit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit. “Nuk bëmë llogari duke lënë jashtë Dimarco dhe Arnautovic, por ishte më mirë të mos rrezikonim, pasi për 48 orë do të jemi në udhëtim për në Parma.
    Champions League? Ky është një muaj vendimtar. E dimë këtë, kemi mbërritur në prill me krenari të madhe, kemi luajtur me shumë përkushtim në ndeshje të ngjeshura. Shpresojmë t’i rikuperojmë disa lojtarë.
    Kam fatin të drejtoj një grup me gatishmëri të jashtëzakonshme, jam krenar që i drejtoj këto lojtarë, – shtoi Inzaghi. – Ëndrra ime si trajner është të kem të gjithë lojtarët në dispozicion. Po presim edhe Lautaron dhe Dumfries, shohim me besim drejt së ardhmes.
    Një vlerësim për Correa dhe Thuram? Luajtën mirë, kishin luajtur bashkë edhe në Verona dhe aty kishin bërë një ndeshje të shkëlqyer. Më pas patën disa probleme fizike, por janë çift shumë komplementar. E dinin që duhej të menaxhonin forcat, pasi nuk kisha zëvendësime në sulm. I falënderova për sakrificën e tyre”.

  • Kompani me “dhimbje koke” para ndeshjes me Interin

    Kompani me “dhimbje koke” para ndeshjes me Interin

    Situata me futbollistët në Mynih po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Veçanërisht mbrojtja po i shkakton dhimbje koke trajnerit Vinsent Kompani. Aktualisht, fokusi është kryesisht te Min-xhae Kim. Qendërmbrojtësi ende vuan nga një dëmtim i “tendinit të Akilit” që nuk është shëruar plotësisht.
    Sipas “tz”, ai po ndihet pak më mirë, por është shumë larg formës së plotë. Përveç kësaj, Kim ishte kohët e fundit ishte në fushë kundër St.Pauli, pavarësisht një dhimbje të fytit dhe një kollë të fortë. Si rezultat, ai tani ka probleme me shpinën, të cilat po e ngarkojnë më shumë. Koreani nuk u stërvit me ekipin të martën në mëngjes. Me Alfonso Dejvis, Daiot Upamekano dhe Hiroki Ito, Bajernit i mungojnë tre lojtarë të rëndësishëm me tipare mbrojtëse.
    Kjo panoramë e detyron Kompaninë të vazhdojë të përdorë lojtarë të lënduar si Min-xhae Kim, edhe pse i duhet urgjentisht pushim. Në fitoren 3-2 ndaj St.Paulit, 28-vjeçarit iu desh të kalonte ndeshjen e plotë. Probleme me personelin ka edhe në mesfushë. Leon Gorecka vazhdon të luftojë me dhimbjet e shpinës dhe aktualisht po bën vetëm stërvitje individuale. Aleksandar Pavloviç është jashtë për shkak të sëmundjes.

    Kingsli Koman është gjithashtu i padisponueshëm për shkak të acarimit të këmbës. Edhe pse Xhamal Musiala dhe Mishel Olize u rikthyen në stërvitjen e ekipit të martën në mëngjes pasi më parë iu dha një pushim për arsye të menaxhimit të ngarkesës, skuadra e përgjithshme mbetet e dobët. Kjo e vë trajnerin belg në një dilemë, a duhet të vazhdojë të mbështetet te Kim dhe lojtarë të tjerë të dëmtuar dhe të rrezikojë që dëmtimet e tyre të përkeqësohen?
    Përndryshe, ai mund të vendosë Josip Stanisiç së bashku me Erik Daier në mbrojtjen qendrore. Për të stabilizuar më tej linjën mbrojtëse, Zhoao Palhinja do të ishte gjithashtu një opsion në mesfushën mbrojtëse. Vendimi se si Kompani do të formojë mbrojtjen në ndeshjet e ardhshme ka të ngjarë të varet shumë nga niveli i fitnesit të lojtarëve të dëmtuar. Kundër Augsburg dhe veçanërisht në çerekfinalen e Champions-it ndaj Interit, Bajerni do të ketë nevojë për një mbrojtje të fortë dhe sa më të përshtatshme.
    Por kriza aktuale e dëmtimeve mund ta detyrojë “timonierin” e bavarezëve të marrë rreziqe. Një opsion mund të jetë rreshtimi me tre qendërmbrojtës, ama duket e vështirë që Vinsent të ndryshojë sistemin te klubi më i titullar në tokën gjermane karshi Interit, aty ku varen fatet e rrugëtimit në kompeticionin më elitar në rang klubesh.

  • “Vjen një trajner serb, merr 7 lojtarë serbë me vete”! Këshilla e Sokol Kushtës: Bravo Gaz Demi, Skënder Gega i pastër si Valbona

    “Vjen një trajner serb, merr 7 lojtarë serbë me vete”! Këshilla e Sokol Kushtës: Bravo Gaz Demi, Skënder Gega i pastër si Valbona

    Sokol Kushta ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”. Legjenda e futbollit shqiptar ka vlerësuar zgjedhjen e bërë nga presidenti Gaz Demi për të marrë në skuadër si trajner Skënder Gegën. Për të, kjo ishte zgjedhja më e mirë e mundshme dhe në fakt Gega e nisi me këmbë të mbarë, debutim me fitore ndaj një ekipi si Laçi, që nuk është aspak kundërshtar i lehtë. Gjithashtu një detaj shumë i bukur i Kushtës është fakti se kur trajnerët e huaj vijnë në Superiore, ata marrin edhe shumë lojtarë të së njëjtës kombësie. Sipas Kushtës, këta trajnerë bëjnë edhe menaxherin, gjë e padrejtë dhe që dëmton shumë cilësinë e kampionatit tonë, duke treguar mos seriozitet.
    “Gaz Demi ka bërë një lëvizje të shkëlqyer me Skënder Gegën, duhej ta kishte bërë më para, ka dalë kampion, kjo është statistika e atij personi. Nuk ke se çfarë të kuptosh, ai iku si kampion. Në anën e karakterit Gega është i pastër si Valbona se është nga Tropoja. Gjithashtu morën edhe Sokol Haxhian, goditje e mirë. Gaz Demi e ka kuptuar të mirën dhe të keqen tani. Trajneri është bashkëaksioner në klub, ose të rrit aksionet, ose të zbret aksionet, ky është trajneri. Ne bëjmë një gabim të madh me trajnerët në Superiore. Vjen një trajner nga Serbia, një nga Brazili, marrin 7 lojtarë serbë, 7 lojtarë brazilianë. Trajneri nuk është menaxher, pastaj familjarizohet me këta lojtarë dhe nuk ka kërkesë llogarie. Nëse një trajner do një lojtar specifik në një pozicion të caktuar, ia kërkon klubit dhe ia sjellin ata më pas. Trajneri thotë vetëm dua dy mesfushor, një sulmues, një mbrojtës, më pas klubi vepron, presidenti paguan, kështu funksionin klubi”, tha Kushta. /Sport Ekspres/

  • Nisin hetimet për katër lojtarë të Real Madrid

    Nisin hetimet për katër lojtarë të Real Madrid

    Katër lojtarë të Real Madridit, përfshirë Kylian Mbappé dhe Vinicius Junior, janë nën hetim për “sjellje të papërshtatshme” gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atlético Madrid, njoftoi UEFA të enjten.
    UEFA njoftoi se Antonio Rudiger dhe Dani Ceballos gjithashtu janë vënë nën hetim pas ndeshjes së luajtur më 12 mars në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
    Disa video kanë qarkulluar në rrjetet sociale ku tregohen katër lojtarë të Real Madridit duke festuar para lojtarëve të Atléticos pas fitores 4-2 në penallti.

    Gazeta spanjolle “MARCA” raporton se Rudiger është duke u hetuar në lidhje me një gjest të “vënës së dorës rreth qafës”, Mbappe për “prekjen e organeve gjenitale” dhe Vinicius Jr për një “konfrontim me turmën” para dhe pas ndeshjes.
    Për skena të ngjashme në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar, lojtari i Real Madridit, Jude Bellingham u pezullua për një ndeshje dhe u gjobit me 30,000 euro.

  • Sonte sfida me Anglinë, tre lojtarë të Shqipërisë përfundojnë në tribunë

    Sonte sfida me Anglinë, tre lojtarë të Shqipërisë përfundojnë në tribunë

    Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni nuk do të jenë në dispozicion të Silvinjos për mbrëmjen e sotme. Të tre këto lojtarë do e ndjekin ndeshjen nga tribuna e stadiumit “Wembley”.
    Hadroj, ish-lojtari i Partizanit, duhet të presë për debutimin në një ndeshje zyrtare. Brruti, që ishte afrimi i bujshëm nga Kosova U-21, po ashtu nuk do të ketë mundësinë e debutimit. Portieri 20-vjeçar, Simoni, mund të quhet i sakrifikuari tjetër, nga katër portierët e ftuar për ndeshjet e marsit.
    Silvinjo ka 26 të ftuar në total për sfidat e marsit. Këto zgjedhje ishin të detyruara, pasi vetëm 23 mund të jenë të gatshëm në një ndeshje.
    Gjithçka do të nisë në orën 20:45. Ky është dueli i parë për dy skuadrat në Grupin K dhe ka vlerë për kualfikueset e Botërorit 2026.