Tag: lojtarë

  • Kompany i zhgënjyer: Fatkeqësisht, na mungonin shumë lojtarë titullarë ndaj Interit

    Kompany i zhgënjyer: Fatkeqësisht, na mungonin shumë lojtarë titullarë ndaj Interit

    Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, analizoi për “UEFA.com” dhe në konferencë shtypi eliminimin ndaj Interit: “Duhet të mendojmë për çështjen kryesore përpara ndeshjeve me Interin, mungesat për shkak dëmtimesh. Pavarësisht kësaj, besoj se bëmë mirë.
    Patëm keqardhje për ndeshjen e parë, edhe më shumë për të dytën. Sonte bëmë shumë gjëra pozitive. Kishim mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët. Në dy dy momente mund të kishim bërë më mirë, por duhet pranuar cilësia e Interit. Mendoj se krijuam më shumë raste për gol se Interi”.
    Në përgjithësi, Interi ishte më efektiv…Po, por nuk është vetëm çështje rezultati. Në të dyja ndeshjet u përballëm me një skuadër shumë të mirë. Ishim pa shumë lojtarë: Neuer, Musiala, Upamecano, Davies, Coman, etj. Kemi ndjenja të përziera, nuk do ta luajmë finalen në shtëpinë tonë. Kjo është e dhimbshme, por jemi krenarë për performancën.
    Kalendari ndikoi te dëmtimet…Kalendarin nuk e vendos unë. Ka shumë udhëtime e presion, çka rritet me mungesat. Është diçka për t’u analizuar.
    Çfarë ju mungoi për të shënuar më shumë në “San Siro”?Patëm shumë raste në ndeshjen e parë, video-analizat ishin të gjata, por Interi është ekip shumë i mirë. Do të riluanim njësoj, por rezultati mbetet keqardhja jonë e madhe.
    A mund ta mposhtë Barcelonën ky Inter në gjysmëfinale?Të dyja janë ekipe shumë të forta. Nuk më takon mua të gjykoj.
    Kim Min-Jae, te Napoli ishte ndryshe…Çdokush ka mendimin e tij. Unë e di që ai është i përqendruar për ta fituar kampionatin, siç bëri me Napolin. Nuk do flas keq për asnjë lojtar.

  • “Nuk mund të presim gjithnjë që Vini dhe Mbapeja të driblojnë nga 3 lojtarë”, Kurtua tregohet i sinqertë: Të luajmë si ekip

    “Nuk mund të presim gjithnjë që Vini dhe Mbapeja të driblojnë nga 3 lojtarë”, Kurtua tregohet i sinqertë: Të luajmë si ekip

    Reali i Madridit ka ndërprerë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve në fazën çerekfinale. Gjigantët spanjollë u eleminuan nga Arsenali me rezultat të përgjithshëm 5-1. Kurtua është treguar i sinqertë në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të ndeshjes. Ai ka thënë se nuk duhet të varen të gjitha shpresat te aftësitë individuale të Viniciusit dhe Mbapesë, por duhet të zhvillohet një lojë ekipore.
    “Nuk mendoj se ka një diferencë mes Real Madridit dhe Arsenalit sa për 1-5. Nuk mund të presim gjithmonë që Vini ose Mbapeja të driblojnë nga 3 lojtarë dhe të shënojnë një gol të shkëlqyer. Ndoshta duhet të gjejmë më shumë zgjidhje si ekip. Hodhëm shumë krosime në zonë, por nuk e kemi Hozelun këtë sezon. Ndoshta duhet të luanim më shumë futboll në ekip”, ka deklaruar Tibu Kurtuaja./Sport Ekspres/
     

  • Igli Tare drejt Milanit

    Igli Tare drejt Milanit

    Zbulon talente, lojtarë të lançuar në skenën e madhe dhe… fitime të rëndësishme për arkat e klubit. Igli Tare është emri në “pole position” për t’u bërë drejtori i ri sportiv i Milanit, një pozicion që ka mbetur vakant prej disa kohësh në klubin kuqezi.
    Një drejtues me përvojë, që e njeh mirë Serinë A dhe që preferon testimin në terren sesa të dhënat dhe algoritmet. Në pesëmbëdhjetë vjet si Drejtor Sportiv i Lazios, shqiptari ka pasur një intuitë të madhe, duke arritur shpesh të blejë lojtarë me çmime të arsyeshme që kanë rimbushur arkat e klubit ose që janë treguar të dobishëm për kauzën.
    Një shembull i qartë është Ciro Immobile: mbërriti në Romë për 9 milionë, ai rishkruan historinë e Lacios duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Por Tare është gjithashtu një mjeshtër i tregtimit të lojtarëve.
    Operacioni simbolik në këtë kuptim përfaqësohet nga Keita Balde: i ardhur për pak më shumë se 300 mijë euro, senegalezi u rishitur për 30 milionë te Monako. Por ka shumë operacione të suksesshme nga ish-drejtuesi i Lazios, ja disa që ia vlen të përmenden: Milinkovic-Savic, de Vrij, Zarate, Correa apo Klose.

  • Laçi në kaos, 5 titullarë braktisin mbledhjen

    Laçi në kaos, 5 titullarë braktisin mbledhjen

    Vijin kaosi te skuadra e Laçit. Mesohet se në takimin e zhvilluar mbrëmë mes skuadrës dhe drejtuesëve ka patur diskutime të forta ku përgjegjësia e gjendjes katastrofike në tabelë ishte temë kryesore.

    Në fakt presidenti Laska pasi ka lajmëruar që në mbledhjen e paradites se në orën 18:00 do kishte masa, është përballur me disa situata të reja pasi 4-5 lojtarë titullarë nuk kanë denjuar të asistojnë në takim.

    Përballë këtij fakti janë njoftuar po aq lojtarë nga moshat pasi të shtunën luhet akti i 35-të i Abissnet Superiore me Dinamon.

    Kjo do të thotë që sot stafi mund të nxjerrë në terren grupin aktual për të zhvilluar një seancë përgatitore.

    Te kurbinasit tani ka pllakosur heshtja dhe përfundimi i këtij edicioni më shumë ngjan si angari…/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Chelsea nxjerr në shitje 17 lojtarë për 500 mln euro! Ku ishte parë kjo ndonjëherë?!

    Chelsea nxjerr në shitje 17 lojtarë për 500 mln euro! Ku ishte parë kjo ndonjëherë?!

    15 Prill 2025

    16:38

    Telesport

    Chelsea nuk ia doli me merkaton. Edhe pse në vitet e fundit është përfolur se skema e ndjekur nga klubi anglez duke blerë shumë yje me kontrata afatgjata do të funksionojë, nuk rezultoi kështu.
    Në Londër janë penduar. Drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur të shesin 15 deri në 17 lojtarë në merkaton e verës. Objektivi është që të fitojnë rreth 500 mln euro.
    Ndër emrat që do të dalin në shitje janë Reece James, Wesley Fofana, Noni Madueke, Mykhailo Mudryk dhe Christopher Nkunku. Kush e priste këtë? Me siguri, askush.
    Për Reece James ka patur interes Real Madrid që në 2023, por tani, me Alexander-Arnold, Los Blancos vështirë se do t’i rikthehen kësaj piste. Me shumë mundësi, anglezi do të transferohet te City.
    Për Nkunku shfaqi interes Bayern në merkaton e janarit, por lëvizja nuk u krye. Ndoshta mund të ndodhë këtë verë.

  • Marotta u “mbyll derën” 30-vjeçarëve: Ja ku do të fokusohet merkato e Inter këtë verë

    Marotta u “mbyll derën” 30-vjeçarëve: Ja ku do të fokusohet merkato e Inter këtë verë

    10 Prill 2025

    9:49

    Telesport

    Për mjaft nga lojtarët aktualë tek Inter ky mund të jetë sezoni i fundit me fanellën zikaltër. Këtë gjë e konfirmon presidenti Beppe Marotta, që ka shpjeguar udhëzimet e merkatos së verës.
    “Për të fituar, ne kemi nevojë për lojtarë të rinj dhe me përvojë, si dhe një bërthamë me lojtarë italianë”, shpjegoi ai për “Sky Sport”.
    I pyetur nëse tek Inter po vlerësojnë profile si Salah apo De Bruyne, presidenti i Inter sqaroi: “Objektivi është të rinovojmë skuadrën dhe të ulim faturën e pagave, por ne nuk i përçmojmë lojtarët e rinj sepse duam të krijojmë asete”.

  • Mposhti Aston Villa 3-1, Luis Enrique: Mund të përmirësohemi ende, ky është një projekt i madh

    Mposhti Aston Villa 3-1, Luis Enrique: Mund të përmirësohemi ende, ky është një projekt i madh

    10 Prill 2025

    8:25

    Alfred Lleshi

    Luis Enrique, trajneri i PSG-së, dha një intervistë për “Sky Sport”, pas fitores 3-1 ndaj Aston Villa në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
    Çfarë ndeshjeje ishte?Gjendja shpirtërore është e rëndësishme, në çdo aspekt të futbollit. Luajtëm në një mënyrë tërheqëse për tifozët tanë, duam të arrijmë rezultate të mira në këtë mënyrë. Nuk është një objektiv që e ndjekim për kotësi.
    A jeni i kënaqur me këtë skuadër?E nisa vitin e kaluar me PSG-në dhe është interesante të kesh mundësinë për të afruar lojtarë të rinj me ambicie. Mendoj se skuadra ka një ekuilibër të mirë mes përvojës dhe rinisë.
    Sa ju kujton ky ekip parizien Barcelonën tuaj?Ka lojtarë krejtësisht ndryshe. Te Barça kisha një skuadër të përbërë nga top-lojtarë, ndërsa këtu kemi një projekt ndryshe, po rritemi hap pas hapi. Kemi një projekt për disa vite dhe ekziston mundësia për ta përmirësuar ekipin.

  • Arsenali shet 3 lojtarë për të arritur objektivat e merkatos! Duhen 200 mln paundë për 3 yje

    Arsenali shet 3 lojtarë për të arritur objektivat e merkatos! Duhen 200 mln paundë për 3 yje

    9 Prill 2025

    16:40

    Telesport

    Arsenali nuk bën shaka. Fitorja me Real Madrid në Champions League (3-0) gjithashtu nuk ishte rastësi.
    Ashtu si Liverpool dhe Manchester City, radhën për t’u afirmuar si klubi numër 1 në Angli e ka pikërisht Arsenali, i cili po rritet dhe po formon skuadrën perfekte.
    Trajneri Arteta ka kërkuar tri blerje të mëdha për merkaton e verës: Martin Zubimendi i Real Sociedad, Nico Williams i Athletic Bilbao dhe Viktor Gyokeres i Sportingut të Lisbonës.
    Këto blerje kushtojnë mbi 200 mln paundë, kështu që Arsenali ka vendosur edhe se kush do të shitet. Lista nis me Kieran Tierney dhe Oleksandr Zinchenko, për të mbaruar me Leandro Trossard.

  • Përballja me Bayern: Interi me 4 mungesa, por 3 janë lojtarë stoli. Sa keq që nuk luan Asllani!

    Përballja me Bayern: Interi me 4 mungesa, por 3 janë lojtarë stoli. Sa keq që nuk luan Asllani!

    7 Prill 2025

    16:36

    Telesport

    Kemi pritur me padurim ta shohim Kristjan Asllanin në një ndeshje magjike në Champions League dhe ajo e nesërma me Bayern do të ishte idealja, por mesfushori është i pafat.
    Ai nuk do të luajë (pezullim), ashtu si tre lojtarë të tjetër zikaltër (të dëmtuar), Denzel Dumfries, Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi.
    Federico Dimarco sot u stërvit veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës, por do të jetë gati kundër Bayern. Ndërkohë, Alessandro Bastoni po stërvitet me skuadrën dhe duket 100% gati.
    Interi do të luajë në “Allianz Arena” për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër një skuadre të cunguar në Mynih. Neuer, Upamecano, Davies dhe Musiala janë katër titullarë që Bayern nuk do t’i ketë në dispozicion për shkak dëmtimesh.

  • “Conte, trajner i jashtëzakonshëm. Po rivalizon denjësisht me Interin, që vlen tri-katër herë më shumë”

    “Conte, trajner i jashtëzakonshëm. Po rivalizon denjësisht me Interin, që vlen tri-katër herë më shumë”

    Në një intervistë për “Radio Capri”, legjenda e trajningut italian Arrigo Sacchi foli për momentin aktual të Napolit dhe në përgjithësi garën për titull, ku Napoli po përpiqet të qëndrojë në hap me Interin. Për Napolin: “Ka bërë shumë mirë, sepse po jep gjithçka që posedon. Kur ndodh kjo, hiqini kapelen…”
    Për Milanin: “Fatkeqësisht, shumë lojtarë kanë humbur motivimin dhe nuk janë më një skuadër. Shpresoj që të rikthejnë shpirtin e duhur. Conceição është trajner i mirë, por ka gjetur një situatë të vështirë. Në karrierën time gjithmonë kam zgjedhur lojtarë të besueshëm dhe inteligjentë.
    Ju napoletanët keni pasur fatin të merrni një trajner të madh. Antonio Conte është i jashtëzakonshëm, ka bërë një kryevepër, pavarësisht rezultatit përfundimtar të sezonit. Te Milani, ndoshta janë blerë lojtarë jo të përshtatshëm, ose që kanë humbur disi motivimin”.
    Për garën e titullit: “Duhet parë, por nëse Interi fiton edhe një herë, nuk kapet më. Në fakt, janë tri-katër skuadra që shpenzojnë shumë në Serie A. Prandaj, është e drejtë që të fitojnë nëse investojnë më shumë.
    Komplimente për djemtë e Napolit, që ndaj Milanit m’u dukën të lodhur. Shumë komplimente për Antonio Conte, një trajner i madh. Edhe pse me burime të kufizuara, po përballet denjësisht me Interin që vlen tri-katër herë më shumë”.