Tag: lojtarë

  • Tre yje të Real Madridit presin me padurim që Ancelotti të shkarkohet

    Tre yje të Real Madridit presin me padurim që Ancelotti të shkarkohet

    28 Prill 2025

    16:43

    Telesport

    Defensa Central raporton se tre lojtarë të Real Madridit po presin me padurim largimin e trajnerit Carlo Ancelotti.
    Në artikullin me titull “Tre lojtarë të Real Madrid do të festojnë largimin e Ancelottit”, në listë përmenden Endrick (18 vjeç), Arda Güler (20 vjeç) dhe Brahim Díaz (25 vjeç).
    Në një konferencë të fundit për shtyp, Ancelotti falenderoi pa përjashtim yjet e skuadrës Los Blancos. “Kam kaluar kohë të mrekullueshme me ta. Më kanë ndihmuar të fitoj trofe dhe i falenderoj shumë”.

  • “E çfarë të them unë, është i zgjuar Sinan Idrizi tani?”! Kritika nga Sokol Kushta: Humbi 300 mijë euro me futbollistë që nuk luajtën 1 sekondë 

    “E çfarë të them unë, është i zgjuar Sinan Idrizi tani?”! Kritika nga Sokol Kushta: Humbi 300 mijë euro me futbollistë që nuk luajtën 1 sekondë 

    Flamurtari është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Sokol Kushta ishte i ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës Albania”, ku përveç Partizani, ka folur edhe për Flamurtarin. Kushta ka dhënë kritika për Sinan Idrizin, përtej komplimenteve, duke thënë se ka bërë disa gabime. 
    “Një nga problemet e Flamurtarit, mora nja 5 lojtarë që nuk i përdori fare. Sado i zgjuar të jesh në jetën e përditshme, në biznes, futbolli është labirint, një errësirë. Sinani nuk do ta kuptojë kurrë nëse do të eci me njerëz të paaftë, që të marrin 7 lojtarë që ka paguar 300 mijë euro Sinani dhe nuk luajtën 1 sekondë në fushë. Cfarë të them unë, është i zgjuar Sinani? Është i zgjuar për punët e tij, ne jemi në futboll këtu.
    Ai ka humbur 300 mijë euro për këta lojtarë. Erdhi Murataj, super lojtar, por ishte i dëmtuar. Sinani pagoi lekët, cfarë t’i them unë, bravo Sinanit që pagoj lekët? Mirë bëri, po përse i pagoj? Erdhi Telushi që nuk luajti, cfarë t’i them unë, veprove drejt? T’i them që jam i gëzuar që doli në vendin e dytë? Nuk jam i gëzuar, Flamurtari duhej të ishte 10 pikë para Vorës me ata lojtarë që bleu”, tha Kushta. /Sport Ekspres/  ?

  • “Të më kishin thënë në vitin 2001 kur e fituam…”, Sinani: Në Shkodër nuk kënaqen me vendin e dytë…

    “Të më kishin thënë në vitin 2001 kur e fituam…”, Sinani: Në Shkodër nuk kënaqen me vendin e dytë…

    Zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Vioresin Sinani, ka theksuar se vendi i dytë për shkodranët cilësohej si pozitiv, edhe pse tifozët kërkonim me çdo kusht vendin e parë dhe titullin. bandicam 2025-04-27 18-26-18-643“Besoj se është sezon pozitiv, vendi i dytë nuk është i kollajtë të arrihet, por besoj që njerëzit në Shkodër duan vendin e parë. Uroj e shpresoj shumë që “Final Four” të flasë për ne, e të gëzojmë këta njerëz për titullin kampion. Nuk është e lehtë, është e vështirë, janë skuadra të forta, “Final Four” është më skuadra të forta. Përballja nuk do të jetë e lehtë, uroj që Vllaznia të triumfojë.
    Besoj se Vllaznia ka një formacion fillestar, pavarësisht që bënë pushim 3-4 lojtarë. Vllaznia në krah ka 4-5 lojtarë për 2 vende dhe janë të gjithë lojtarë që kanë dhënë e ndihmuar ekipin për të arritur këtu, kanë kontributin e vet. Në këtë repart është e ngarkuar më shumë. Por Vllaznia ka një bosht ekipi ku bazohet dhe në fund shpresojmë të arrijmë më të mirën që të gjithë bashkë.
    Vendi i parë? Të them të drejtën besoj që në çdo ndeshje shkojmë për tre pikët, hyjmë për të fituar. Ndoshta 3-4 lojtarë që ishin pak më të lodhur, kishin nevojë për të pushuar këtë ndeshje. Ato rastet ishin, fitorja ishte më afër nesh. Nuk i kemi parë rezultatet e ndeshjeve të tjera dhe u munduam maksimalisht, vendi i dytë është luftë për t’u fituar. Por në Shkodër të them të drejtën, më vjen mirë që nuk kënaqen me vendin e dytë, duan të parin. Nuk mund të bëj premtime, por do të bëjmë maksimumin që titulli të vijë në Shkodër. E them përsëri që vendi i dytë është i vështirë për t’u fituar, është objektiv i mirë, edhe për favorin që ka në “Final Four”. Por në fund qyteti gëzohet për “Final Four”. Të më kishin thënë në 2001 kur e fituam herën e fundit që në 2025 nuk kemi marrë ende titullin, nuk do ta kisha besuar, por shpresojmë.
    Të gjithë kanë bërë maksimumin për të fituar ndeshjen sot. Padyshim rastet u krijuan, portieri i tyre bëri pritje të bukura, edhe lojtarët tanë nuk ishin të qetë para portës, pasi i fundit ndoshta mungoi. Por rastet u krijuan, me një shans merr tre pikë. Por të gjithë dhanë maksimumin, disa lojtarë kishin nevojë për të pushuar. Por ne ishim afër fitores dhe e them me bindje, pavarësisht respektit maksimal për Laçin se ishte ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Laçi ka dhënë bonusin e kampionatit këto vite, duke marrë pjesë në Europë shumë herë. Më vjen keq për ata”, tha Sinani për RTSH pas ndeshjes.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Kjo nuk është e drejtë! Një tjetër gazetar italian “sulmon” shqiptarin: Me Taremin dhe Asllanin, Interi luajti me 9 lojtarë kundër Milanit

    Kjo nuk është e drejtë! Një tjetër gazetar italian “sulmon” shqiptarin: Me Taremin dhe Asllanin, Interi luajti me 9 lojtarë kundër Milanit

    Tashmë është bërë e udhës që në Itali të paragjykojnë ndeshjet e Kristjan Asllanit. Nuk po flasim vetëm për mendime tifozësh, por edhe të mediave apo gazetarëve. “La Gazzetta dello Sport” i dha Asllanit notën 4 kundër Milanit, ndërsa për Sofascore, ishte i dyti më i mirë duke u vlerësuar me notën 7.
    Sigurisht që vlerësimi i Sofascore nuk është për t’u marrë në konsideratë deri në fund pasi bazohet vetëm në statistika, por nga nota 7 te nota 4 ekziston një diferencë e madhe që tregon gjithë paragjykimin e italianëve karshi Asllanit.
    Dje Kristjani ka nxjerrë një nga ndeshjet e tij më të mira me Interin dhe sërish e shpallën si më të dobëtin, për një humbje që nuk ishte aspak përgjegjësi e tij. Imagjinoni se cfarë do të ndodhte nëse Asllani do të kishte peshën e fajit te kjo humbje. Edhe gazetari italian, Filippo Tramontana, nuk u përmbajt aspak ndaj shqiptarit.
    “Derbi u mbyll në mënyrë katastrofë. E pësuam me goditjen e parë në portë. Pjesa e dytë ishte shumë e keqe dhe linja e dytë tregoi se nuk është për Interin. Asllani nuk është në nivelin e Interin, Taremi nuk ishte fare në fushë. Ne luajtëm me 9 lojtarë. Ka një zhgënjim të madh, jam i shqetësuar për anën fizike”, tha Tramontana. /Sport Ekspres/

  • Ja gjashtë lojtarët që trajneri Ruben Amorim i ka kërkuar klubit t’i shesë këtë verë

    Ja gjashtë lojtarët që trajneri Ruben Amorim i ka kërkuar klubit t’i shesë këtë verë

    24 Prill 2025

    11:25

    Telesport

    Trajneri Ruben Amorim i ka dhënë klubit të Manchester United “dritën jeshile” për të shitur gjashtë lojtarë. Shuma që do të mblidhet nga shitja e tyre do të përdoret për investime në merkaton e verës.
    Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, në listën e trajnerit portugez janë 6 lojtarë, shumica e të cilëve aktualisht të huazuar në klube të tjera. Ai nuk ka dëshirë që ata të rikthehen në klub, ndaj kërkon largimin përfundimtar të tyre.
    Mes tyre edhe dy lojtarë që janë aktualisht të “djajtë e kuq”, si Casemiro dhe Garnacho, që duket se nuk bëjnë pjesë në planet e Amorim. Kjo është lista që The Mirror raporton se do të dalë në shitje këtë verë:
    Lista e lojtarëve
    Marcus Rashford, i huazuar te Aston Villa
    Jadon Sancho, i huazuar te Chelsea
    Antony, i huazuar te Real Betis
    Tyrell Malacia, i huazuar te PSV Eindhoven
    Casemiro
    Alejandro Garnacho

  • UEFA ndan 233 milionë euro për klubet europiane, ja shifrat që përfituan skuadrat shqiptare

    UEFA ndan 233 milionë euro për klubet europiane, ja shifrat që përfituan skuadrat shqiptare

    UEFA ka publikuar sot shpërndarjen e fondeve për 901 klube nga 55 federata anëtare, të cilat kontribuan me lojtarë në ndeshjet e ekipeve kombëtare gjatë ciklit që shkon nga Liga e Kombeve 2020/21 deri në finalet e Euro 2024. Në total, është regjistruar një shifër rekord prej 233 milionë eurosh.
    Kjo shumë përfshin përfitimet për klubet që dhanë lojtarë për:

    Ligën e Kombeve 2020/21 dhe 2022/23
    Kualifikueset për Euro 2024
    Finalet e Euro 2024

    Megjithatë, ky bujarim i UEFA-s nuk është reflektuar në mënyrë domethënëse për klubet shqiptare. Vetëm tre klube të Kategorisë Superiore kanë përfituar, me një total prej 150 mijë eurosh – një shumë shumë më e ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit apo edhe me ciklin e mëparshëm.
    Ja ndarja për kampionatin shqiptar:

    Tirana: 84 mijë euro
    Egnatia: 36.500 euro
    Partizani: 29 mijë euro

    Këto shifra janë cilësuar si “lëmoshë”, duke pasur parasysh që në të kaluarën klubet shqiptare kanë përfituar më shumë nga ky mekanizëm.

  • Ancelotti: Sezon i ndërlikuar, por klubi është i vetëdijshëm. Presioni shërben si “karburant” për mua

    Ancelotti: Sezon i ndërlikuar, por klubi është i vetëdijshëm. Presioni shërben si “karburant” për mua

    Carlo Ancelottit doli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Getafes dhe në prag të finales së Kupës së Mbretit, duke pranuar presionin e shtuar në maksimum, sepse tashmë “korren” frytet e punës së një sezoni të tërë.
    Për Getafen: “E dimë të gjithë si luan Getafe, futboll intensiv dhe shumë të organizuar. Një skuadër e fortë me ide shumë të qarta. Jemi të përgatitur, sepse sa më shumë i afrohemi fundit të sezonit, aq më të rëndësishme bëhen ndeshjet për të gjitha ekipet”.
    Për “4 fantastikët” dhe problemet këtë sezon: “Problemet janë të qarta: kemi humbur dy lojtarë kyç në mbrojtje, të cilët ka qenë e vështirë t’i zëvendësojmë. E kemi ndryshuar mënyrën e lojës për të përfshirë lojtarë me karakteristika të ndryshme, por kemi vuajtur për të gjetur ekuilibrin. Shpresoj ta gjejmë tani. Pa të, do të jetë e vështirë të fitojmë”.
    Për Mbappé dhe Mendy: “Nuk janë gati për këtë ndeshje, por do stërviten dhe besoj se do jenë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës”.
    Për rotacionet: “Formacioni do të bazohet vetëm në paraqitjen e së dielës. Disa lojtarë janë ende pak të lodhur, por kjo është normale”.
    Nëse fiton diçka, a do të largohet: “Në futboll gjithçka është e mundur. Çdo gjë mund të ndodhë”.
    A dëshiron të qëndrojë për një ‘hakmarrje’: “Sinqerisht nuk kam asgjë kundër askujt. E dua këtë pankinë. Shpresoj të qëndroj sa më gjatë. Kur të mbarojë, do të jem mirënjohës dhe do të përulem para këtij klubi”.
    Për bisedën me Mbappé pas fishkëllimave ndaj tij: “Ai është i lënduar, ndaj nuk mund ta ndihmojë skuadrën. Do të bëjë gjithçka për të qenë i gatshëm të shtunën”.
    Më shumë minuta për Endrick: “Asgjë nuk duhet të ndryshojë. Ai po përparon shumë dhe tani ka një rol më të rëndësishëm. Në disa ndeshje na nevojiten fuqia dhe cilësia e tij”.
    Fitimi i Kupës, a ndihmon për kampionatin: “Nëse duam t’i fitojmë të dyja, duhet të mposhtim Barcelonën. Kjo është e qartë. Pastaj duhet të dalim më të fortë dhe të fokusohemi te finalja. Besojmë se mund t’ia dalim, por duhet të ndryshojmë diçka”.
    Vetë duket i qetë: “Klubi e di që ky ka qenë një sezon më i ndërlikuar. Pengesat e përballojmë bashkë. Jam shumë i lumtur, shumë i kënaqur. Stresi? Është karburant për mua, më jep më shumë energji. Kur zgjohem në mëngjes, gjithçka është në rregull”.
    A do të ishte më i ashpër në gusht, po të rikthehej pas: “Nuk jam i atij tipi. Më pëlqen të ndërtoj marrëdhënie ndryshe. Jam zemëruar shpesh këtë sezon, por gjithmonë me respekt. Nuk jam rritur me ‘kamxhik’, nuk di ta përdor dhe nuk mendoj se është rruga e duhur”.
    A po mendon për merkaton e verës: “Nuk mendojmë për blerje gjatë sezonit. Klubi merret me to në fund të sezonit”.
    A e priste këtë numër problemesh në fillim të sezonit: “Duhet të marr përgjegjësi për disa gabime, por këto janë analiza për në fund të sezonit. Shpresoj të mos kenë më rëndësi atëherë”.
    ‘Outsider’ kundër Barçës: “Nuk më pëlqen shumë të jem i tillë, por kështu është. Katalanasit duken më të mirë se ne, por një finale është gjithmonë e paparashikueshme. Të na quajnë ‘outsider’ më duket e tepruar”.

  • Moncada për rinovimin e Theo Hernandez: Po negociojmë, nuk jemi shumë larg

    Moncada për rinovimin e Theo Hernandez: Po negociojmë, nuk jemi shumë larg

    21 Prill 2025

    8:45

    Alfred Lleshi

    Geoffrey Moncada, drejtori teknik i Milanit, foli për mikrofonët e DAZN: “Trajneri ka një muaj që punon me këtë modul. Kemi lojtarë që përshtaten me të. Pavlovic luan kështu edhe me kombëtaren, kemi dy lojtarë anësorë shumë ofensivë. Walker mund të luajë edhe si anësor i avancuar”.
    A do të rinovojë Theo Hernandez?Mua më pëlqen shumë, është në gjendje të zhvillojë ndeshje të mëdha. Jemi duke biseduar, nuk jemi shumë larg dhe shpresoj që ky modul i ri loje ta bëjë edhe më të fortë.
    Jovic është ideal për të liruar zonat…Luka di ta mbajë mirë topin, nuk luan si një 9 klasik dhe krijon hapësira për Leao e Pulisic. Pastaj kemi në stol Abraham, Gimenez dhe Camarda, që mund të bëhet shumë i rëndësishëm për ne.
    A mund të jetë i dobishëm Saelemaekers me këtë modul të ri?Jam i lumtur për Alexis, sepse ka luajtur në këtë pozicion që në kohën e Anderlecht. Do të flasim me Romën në fund të sezonit, janë dy huazime shumë të ndryshme.

  • Kryebashkiaku trazon Spanjën: “Real Madrid kujtoi se do dominonte duke blerë lojtarë me ngjyrë”

    Kryebashkiaku trazon Spanjën: “Real Madrid kujtoi se do dominonte duke blerë lojtarë me ngjyrë”

    18 Prill 2025

    17:38

    Telesport

    Kryebashkiaku i Ourense, një qytet spanjoll me 100 mijë banorë, i quajtur Gonzalo Perez Jacome, ka krijuar një bujë të madhe negative me një deklaratë të fundit raciste.
    Pas dështimit të Real Madridit në çerekfinalet e Champions League kundër Arsenalit, Jacome ka bërë një reagim të turpshëm në rrjetin social “X”. Sipas tij, Ancelotti gaboi duke u mbështetur te lojtarët me ngjyrë.
    “Real Madrid ka menduar se, duke nënshkruar me shumë lojtarë me ngjyrë, do të ishte më dominues në fushë. Kjo do të thotë të mos kesh asnjë ide për futbollin apo atletikën”, ka shkruar kryebashkiaku.
    Ai u është referuar yjeve si Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Antonio Rudiger.
    Deklarata e tij nuk është pritur aspak mirë. “Si dreqin të kanë votuar ty?!” – shkruajnë qytetarët spanjollë në postimin që është bërë viral prej dy ditësh.

  • Tudor me sytë nga infermieria, Juventus me 6 lojtarë në dilemë për ndeshjen ndaj Parma

    17 Prill 2025

    12:12

    Telesport

    Te Juventus ka disa lojtarë për t’u monitoruar përpara ndeshjes të së hënës në mbrëmje në Parma. McKennie dhe Koopmeiners, të cilët dolën të lënduar nga ndeshja kundër Lecce, vazhduan stërvitje më vete, por gjendja e tyre nuk duket shqetësuese.
    Atyre iu bashkuan Yildiz dhe Renato Veiga, gjithashtu të dëmtuar. Situata më problematike duket me turkun, i cili gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të së mërkurës pësoi një traumë në kofshën e djathtë.
    Situata e tij do të vlerësohet dita-ditës, me shpresën se do të rikuperohet. Gjithsesi, prania e tij në Tardini është në dyshim. Ndërsa mbrojtësi portugez nuk u stërvit për shkak të simptomave të gripit. Perin dhe Mbangula gjithashtu vazhduan përgatitjen veçmas.