Tag: lojtarë

  • Kreu i CBF zbulon prapaskenat me Ancelottin: Ja pse zgjodhëm trajner të huaj për kombëtaren e Brazilit

    Kreu i CBF zbulon prapaskenat me Ancelottin: Ja pse zgjodhëm trajner të huaj për kombëtaren e Brazilit

    Pak para se të shkarkohej nga posti i presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit nga gjykatat braziliane, Ednaldo Rodrigues dha një intervistë për “UOL Esporte”, ku zbuloi detajet e marrëveshjes me Carlo Ancelottin dhe Real Madridin për drejtimin e përfaqësueses braziliane.
    “Fillimisht nuk fola drejtpërdrejt me trajnerin. E respektoj institucionin dhe duhej ta nisja nga Real Madridi. Nuk kishte asgjë konkrete, gjithçka ishte në ndërtim. E zgjodhëm për karrierën e tij si lojtar dhe si trajner, për mënyrën si sillet me lojtarët, për autoritetin e tij pa qenë autoritar. Marrëveshja u finalizua rreth 20 ditë më parë, kur Real Madridi më dha leje të flisja me Carlon”.
    Kontrata deri më 2026: “Nëse të dyja palët bien dakord për rinovimin, atëherë do të ndodhë. Qëllimi i tij është të bëhet kampion bote me Brazilin. Pastaj do të ketë gjëra që do të shqyrtohen. Rinegocimi është i mundur, për aq kohë sa ka marrëveshje nga të dyja palët”.
    Mbështetja nga lojtarët: “Kam folur me lojtarë të kombëtares dhe me të tjerë që kanë punuar me të në të kaluarën. Asnjëri nuk më la dyshime. Të gjithë thanë të njëjtën gjë: Është një zgjedhje fantastike, por e vështirë për t’u realizuar. Njerëzit mendonin se ishte e pamundur”.
    Stafi teknik i Ancelottit: “Do të ketë një ndihmës, një përgatitës atletik, një analist performance dhe një trajner për goditjet standarde, gjithsej katër, me mundësi për një tjetër. Do të përdorim gjithashtu edhe strukturën tone teknike”.
    Mundësia për Kaka në staf: “Ancelotti foli për grupin që do të punojë me të. Nëse ai e dëshiron Kaka në staf dhe është për të mirën e projektit, CBF do ta mbështesë”.
    Jeta në Brazil: “Carlo më tha: Dua të jetoj në Brazil dhe të shikoj ndeshjet. Më tha se ka shumë lojtarë që kalojnë pa u vënë re, jo vetëm në elitën tonë, ndaj dëshiron t’i njohë, sepse mund të ketë futbollistë të rëndësishëm në kampionatin brazilian”.
    Marrëdhënia me Ancelottin: “Perceptimi im është për një person të sjellshëm, por me ritmin e tij. Ndonjëherë është shumë i matur dhe diskret, por edhe i gëzueshëm dhe i dashur. E njeh futbollin dhe është shumë i apasionuar pas futbollit brazilian. Foli për shumë lojtarë aktualë dhe për disa që nuk janë më aktivë. Foli për Zico dhe Falcão. Foli për trajnerë si Parreira, që dëshiron ta takojë sërish, dhe për Felipão (Scolari)”.
    Njoftimi i parakohshëm: “Në fakt, do ta zyrtarizonim të premten. Ajo që ndodhi të hënën ishte ajo që ndodh gjithmonë. Pati rrjedhje informacioni dhe as CBF, as trajneri nuk donin ta mohonin më”.
    Trajneri i parë i huaj për Brazilin: “Nuk kam paragjykime. Ashtu si kombet e tjera mirëpresin lojtarët dhe trajnerët tanë, ashtu mund të bëjmë edhe ne. Kemi fituar pesë Kupa Bote me trajnerë brazilianë dhe kemi humbur gjithashtu me brazilianë. E kuptuam që ai ishte emri më i mirë, pavarësisht kombësisë.
    Është një person që nuk do të ketë konflikte me lojtarët dhe as vështirësi për t’u shprehur, sepse ata e kuptojnë shumë mirë gjuhën e tij. Shumica e lojtarëve flasin edhe gjuhë të tjera. Nuk do të ketë paqartësi. Besimi që lojtarët kanë tek ai bën ndryshimin e madh”.

  • Kohë e madhe spastrimesh te Barcelona, gati të largohen 8 lojtarë dhe 1 “i pa prekshëm”, vetëm Lamine Yamal… 

    Kohë e madhe spastrimesh te Barcelona, gati të largohen 8 lojtarë dhe 1 “i pa prekshëm”, vetëm Lamine Yamal… 

    Ky ka qenë një sezon shumë i mirë për Barcelonën, pavarësisht dështimit të tyre në Champions League. Skuadra e Hansi Flick është aktualisht përpara Real Madridit, me shtatë pikë dhe me 3 ndeshje para fundit. Përveç kësaj, fituan Superkupën e Spanjës, si dhe Kupën e Mbretit dhe pothuajse me siguri do të fitojnë La Ligën.  
    Vera po afrohet e bashkë me të edhe afati kalimtar dhe pritet të largohen tetë lojtarë nga Barcelona. Sipas Diario Sport, këta janë Inaki Pena, Ronald Araujo, Hector Forto, Fermin Lopez, Pablo Gavi, Pablo Torre, Pau Victor dhe Ansu Fati të cilët do të shiten këtë verë. Më parë, Gavi konsiderohej i paprekshëm, por ai i doli nga kombinimet me Flick dhe dëshiron ta shesë këtë verë.  
    Sa i përket Fatit, pritej shumë prej tij, por muajt e fundit ai nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe Flick kërkon ta largojë. Thuhet se në Barcelonë janë të gatshëm të dëgjojnë çdo ofertë që u vjen në adresën e tyre, përveç Lamine Yamal, i cili nuk është në shitje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Deco nis “spastrimin” te Barcelona, do largohen të paktën 9 lojtarë. Ja lista

    Deco nis “spastrimin” te Barcelona, do largohen të paktën 9 lojtarë. Ja lista

    13 Maj 2025

    18:06

    Telesport

    Barcelona është shumë afër titullit në La Liga për këtë sezon, por katalanasit nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë filluar që tani nga puna për të përgatitur ekipin për sezonin e ardhshëm.
    Katalanasja “Sport” raporton se drejtori sportiv, Deco, ka përgatitur një listë me të paktën 9 lojtarë, të cilët pritet të largohen nga Barcelona këtë verë. Klubi ka nevojë për përforcime (një mbrojtës krahu, një mesfushor sulmues dhe një sulmues i gjithanshëm), por te Barcelona janë të vetëdijshëm se para se të nënshkruajnë, duhet të shesin. Situata financiare kërkon gjenerimin e të ardhurave dhe vendimet e vështira nuk përjashtohen. Deco e ka bërë të qartë se askush, përveç Lamine Yamal, nuk është i paprekshëm.
    Sipas raportimit të “Sport”, emrat që mund të largohen nga Barcelona këtë verë janë: Inaki Pena, Araujo, Hector Fort, Fermin Lopez, Gavi, De Jong (nëse nuk rinovon), Pablo Torre, Pau Victor dhe Ansu Fati. Objektivi është i qartë: të lirohen pagat dhe të sigurohen të ardhura për të bërë të mundur transferime të nivelit të lartë për të arritur për të plotësuar nevojat e Hansi Flick.

  • “United i duhen 9 ose 10 lojtarë”, Giggs: Ja dy blerjet që do të bëja unë

    “United i duhen 9 ose 10 lojtarë”, Giggs: Ja dy blerjet që do të bëja unë

    Ryan Giggs shprehu mendimin se Manchester United duhej të nënshkruante nëntë ose dhjetë lojtarë të rinj përpara sezonit të ardhshëm.
    Ai shtoi se Liam Delap i Ipswich dhe Matheus Cunha i Wolves do të ishin një përmirësim në krahasim me opsionet aktuale.
    Duke folur për Webby & O’Neill, Giggs u pajtua me idenë se Manchester United kishte nevojë për deri në dhjetë fytyra të reja në klub.
    Ai tha: “Ne kemi nevojë për nëntë ose 10 lojtarë. Por nuk do t’i marrim ata në këtë merkato të verës. Kjo është dilema.
    “Ne kemi nevojë për sulmues. Është shaka që Manchester United ka marrë vetëm një sulmues të njohur; ne kemi pasur tre ose katër në të kaluarën.
    “Jo vetëm tre ose katër, tre ose katër qendërsulmues cilësorë. Pra, nëse dëmtohesh, humbet forma, ke një lojtar tjetër që vjen.
    “Dhe nëse të dy janë në formë, stimulojnë njëri-tjetrin, kështu që është fitore për të dyja palët. Kjo do të kërkojë kohë. Ky është futbolli modern”.
    Për transferimin e mundshëm të Delap dhe Cunha te Manchester United, ai shtoi:
    “Do të ishte një përmirësim, padyshim. Të dy kanë përvojë në Premier League, që është një plus i madh. Ata kanë provuar tashmë se dinë të shënojnë gola.
    “Kur je në atë dhomën e zhveshjes para fillimit të sezonit dhe lojtarë më të mirë vijnë, kjo jo vetëm që u jep një shtytje tifozëve, por u jep edhe lojtarëve shtytje.
    “Pra, nëse i sheh ata lojtarë (Delap dhe Cunha) që vijnë, do të entuziazmohesh sepse është një përmirësim dhe ata janë lojtarë të mirë”.

  • Barcelona fitoi sërish ndaj tyre, Real Madrid nxjerr në shitje 4 lojtarë pas humbjes në “El Clasico”

    Barcelona fitoi sërish ndaj tyre, Real Madrid nxjerr në shitje 4 lojtarë pas humbjes në “El Clasico”

    Edhe pse e nisi në mënyrë perfekte sfidën duke kaluar në avantazh të dyfishtë, Real Madrid u mund për herë të katërt këtë sezon nga rivali i tyre historik, Barcelona. Pas humbjes në “El Clasico-n” e djeshme, klubi madrilen është gati të nxjerrë në shitje katër lojtarë të cilët duket se nuk kanë më vend në ekip dhe do të “sakrifikohen” për të sjellë elementë të rinj.
    Gjëja pozitive është se Real Madrid mund të përfitojë plot 400 milionë euro nga shitja e këtyre katër lojtarëve. Një nga emrat më të spikatur është Aurelien Tchouameni. Mesfushori francez, i cili e filloi sezonin si një nga lojtarët më premtues, ka pasur një rënie të ndjeshme në perfomancat e tij. Në “El Clssico-n” e djeshme, performanca e tij u kritikua shumë, veçanërisht për mungesën e vendosmërisë në duelet një-me-një dhe lehtësinë me të cilën Raphinha e kalonte. Vlera aktuale e tij në treg është 80 milionë euro, por te Reali presin oferta për të në shifrat 90-100 milionë euro. Interesi për francezin është shumë i lartë sidomos nga disa nga klubet e Premier League, por nuk mungon interesi as nga liga arabe.
    Fran Garcia është një tjetër lojtarë që do nxirret në shitje. Reali pret të përfitojë 15-20 milionë euro nga kartoni i tij, ekipi më i interesuar deri tani është Bournemouth. Dani Ceballos është një tjetër emër që do largohet në fund të këtij sezoni. Edhe pse kishte mundësinë e artë këtë sezon të tregonte vlerat e tij, duke pasur parasysh problemet dhe mungesat e shumta që ka pasur Real Madrid në repartin e mesfushës, sërish 28-vjeçari nuk ka arritur të bindë stafin drejtues, ndaj largimi i tij është i pashmangshëm. Reali pret oferta për të në shifrat 10-15 milionë euro, por nuk përjashtohet as mundësia e huazimit, por me të drejtë blerjeje. Një gjë është e sigurt, Dani Ceballos nuk do jetë lojtar i Realit sezonin e ri.
    Lojtari i katërt që pritet t’i japë fund aventurës në Madrid është Vinicius Junior. Tashmë është e qartë që ka një krisje mes brazilianit dhe drejtuesve të Real Madridit, të cilët janë të pakënaqur me paraqitjet e Vinicius këtë sezon. Gjithashtu arsye tjetër që ka ndikuar në prishjen e marrëdhënieve janë tekat e brazilianit dhe kërkësat e tij të shumta në lidhje me rinovimin, gjë që duket se ka shtyrë drejtuesit e “Los Blancos” të mendojnë shitjen e tij. Për brazilianin ka interes të madh nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme të ofrojnë deri në 300 milionë euro për kartonin e tij.

  • Kroos: “Dy lojtarë që janë më të mirë se Araujo i kushtuan humbjen Barçës në Champions”

    Kroos: “Dy lojtarë që janë më të mirë se Araujo i kushtuan humbjen Barçës në Champions”

    10 Maj 2025

    19:02

    Telesport

    Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka përmendur dy lojtarë që i kushtuan Barcelona-s humbjen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Interit.
    Duke folur në podkastin Einfach mal Luppen me vëllanë e tij Alex, ish-mesfushori fajësoi dyshen mbrojtëse Inigo Martinez dhe Pau Cubarsi për humbjen e Barcelona-s.
    “Inigo Martínez dhe Cubarsi janë shumë më të mirë se Araujo, por u mungon shpejtësia e tij. Kjo e bën edhe më të rrezikshme kur ata kalohen nga kundërshtari.
    “Ky është rreziku që Barcelona mori – shpesh sjell sukses të madh dhe fitore mbresëlënëse.
    “Por gjithmonë mendoja se do të vinte një ditë kur ky rrezik do të ndëshkohej, dhe ndodhi kundër Inter-it”.

  • Flick “ul në stol” Lewandowskin: Le të argëtohemi ndaj Interit, Yamal është një gjeni

    Flick “ul në stol” Lewandowskin: Le të argëtohemi ndaj Interit, Yamal është një gjeni

    Hansi Flick prezantoi sfidën kundër Interit, teksa në lojë është finalja e Mynihut: “Mua më pëlqen ta shoh skuadrën time të argëtohet, uroj ta shijojë këtë ndeshje. Është një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve dhe duhet ta shijojmë. Nuk është çështje presioni, thjesht duhet të argëtohesh dhe të përfitosh nga çdo moment. Shpresoj të mund të luajmë si një skuadër e bashkuar”.
    Mbi ndryshimet e mundshme në krahasim me ndeshjen e parë: “Duhet të përshtatemi me lojtarët që do të kemi përballemi, ka gjëra që duhet t’i bëjmë më mirë”.
    Ndryshe nga ndeshja e parë, kthehet Lewandowski: “Mendoj se është më mirë që ta nisë nga stoli, por ai është gati, e ka treguar këtë edhe në stërvitje këto ditë. Mendoj se pas kësaj mungese për shkak të një dëmtimi, nuk është zgjidhja më e mirë ta nisë si titullar ndaj Interit. Ndoshta do të luajë që nga fillimi në ndeshjen tjetër kundër Real Madridit”.
    Mbi Yamal: “Gjithmonë flitet për Lamine, është një lojtar fantastik, një gjeni. Ajo që bën me topin është me të vërtetë e pabesueshme. Edhe në një ndeshje të rëndësishme si ajo e javës së kaluar, na ktheu në lojë me mënyrën e tij. Sidoqoftë kemi edhe lojtarë të tjerë të jashtëzakonshëm, si Pedri dhe Raphinha”.
    Dani Olmo tha që lojtarët e rinj e jetojnë këtë fund sezoni si një festë. Si e menaxhoni grupin?Çfarë duhet të bëj sipas jush? Të ushtroj presion ndaj tyre? Për mua, kur e nisëm sezonin, askush nuk e kishte idenë se çfarë mund të arrinim. Tani kemi fituar dy tituj dhe po hyjmë në javët më të rëndësishme. Në këtë nivel, presioni është normal. Dua që skuadra ime të vlerësojë gjithçka dhe të punojë si grup. Dua që të bëjnë krenar klubin dhe tifozët, mendoj se këtë ka dashur të thotë edhe Dani”.
    Në ndeshjen e parë keni vuajtur presionin e Dumfries dhe goditjet standarte. A do të ndryshoni diçka në mbrojtje?Unë dhe stafi im kemi analizuar gjithçka. Nga jashtë duket se kemi luajtur mirë, por e dimë që na mungojnë disa lojtarë kyç. Mbi goditjet standarte jam dakord, duhet të mbrohemi më mirë.
    Lewandowski titullar apo në stol?Folëm dje, gjithçka po shkon mirë dhe ai është më mirë sesa prisnim. Është gati për të qenë në stol, nëse do të kemi nevojë për të, do të hyjë në lojë.
    Si e shihni Yamal pas asaj paraqitjeje në ndeshjen e parë?Shpresoj që tashmë më njihni, jam këtu prej 8-9 muajsh. Kemi lojtarë të jashtëzakonshëm dhe Lamine është ndër ta, është një gjeni. Ajo që bën me topin është e pabesueshme, çdo pasim i tij është i saktë. Për mua, ndeshja e parë ishte fantastike dhe e dimë që ai mund t’i bëjë ato gjëra.
    A ka skuadra juaj përvojën e duhur për këto ndeshje?Kemi fituar dy tituj tashmë. Çdo lojtar përmirësohet në çdo ndeshje që luan. Jemi në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe duhet ta shijojmë, të argëtohemi duke luajtur së bashku. Mendoj se futbollistët po e bëjnë këtë, po e shijojnë dhe nuk dorëzohen kurrë.
    Inzaghi foli me superlativa për Yamal. A ka ndonjë lojtar të Interit që ju ka lënë përshtypje?Unë mendoj gjithmonë për ekipin. Interi ka një grup të shkëlqyer, por edhe disa lojtarë shumë të fortë. Për mua gjithçka varet nga grupi.
    Të luash me katër mbrojtës qendrorë për shkak të dëmtimeve, si ndikon kjo?Nuk mund t’i ndryshojmë dëmtimet. Nuk jam i lumtur për to, por nuk mund të bëjmë asgjë. Kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë ata që mungojnë. Balde dhe Koundé janë shumë të rëndësishëm për ne, por kemi alternativa.
    Çfarë ndryshimesh prisni krahasuar me ndeshjen në Montjuic?Mendoj se do të përshtaten ata, edhe ne gjithashtu. Do të përpiqemi të përmirësohemi, por në fund gjithçka do të varet nga menaxhimi i topit dhe faza mbrojtëse.
    A do të jenë më vendimtare talenti i lojtarëve apo vendimet e trajnerëve?Futbolli është kompleks, ka shumë aspekte për të menduar. Edhe zëvendësimet janë të rëndësishme. Gjithçka varet nga performanca në fushë, ky është futbolli.
    A mund t’i shmangni kaq shumë goditje nga këndi?Do të ishte një ide e mirë (qesh). Nuk mund t’i shmangim plotësisht, sigurisht, por lojtarët e dinë çfarë duhet të bëjnë dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.

  • Ka ende jetë në “planetin Inter”… Të martën në “San Siro” për gjithçka, ose asgjë

    Ka ende jetë në “planetin Inter”… Të martën në “San Siro” për gjithçka, ose asgjë

    Ka ende jetë në “planetin Inter”. Kjo është diagnoza pas një sfide që, në letër, dukej më e pamundur se kurrë, përballë një Barcelone që ecën me ritme marramendëse, gjithmonë dhe ndaj kujtdo. Një paradoks i vogël: seria e humbjeve u ndërpre pikërisht duke dhënë më të mirën, në mbrëmjen më të rrezikshme.
    Ishte një natë pothuajse magjike, me një mrekulli të prekur me dorë dhe me shumë shpresa për takimin e kthimit gjysmëfinal. Por kujdes: në “San Siro” nuk do të jetë më e lehtë. Do të jetë një betejë po aq e egër, vuajtje pa fund. Një nga ato netë ku duhet të jesh hero si, dhe ndoshta më shumë se në “Montjuïc”, sepse fitorja është e vetmja rrugë. Edhe nëse do të duhet për ta çuar gjithçka te penalltitë.
    Nuk kishte rrugë tjetër për ta përballuar këtë transfertë. Kundër Barcelonës mund të luash vetëm në një mënyrë: sa më shumë lojtarë pas topit për sa më shumë minuta të jetë e mundur. Mbyll çdo hapësirë dhe shpreso që të mos shpërthejë ndonjë aksident nga ndonjë rikoshet.
    Barça është një makineri e pamëshirshme golash, mund të shënojë sa të dojë, si të dojë dhe kundër kujtdo. Statistikat nuk gënjejnë. Tjetër dogmë përballë skuadrës së Flick: vëmendje maksimale në tranzicion, kalimi nga faza mbrojtëse në atë sulmuese duhet të çojë në kundërsulme rrufe. Pikërisht kështu lindi goli i parë i Marcus Thuram, ndoshta paksa shumë herët.
    Nga ndeshja në “Montjuïc” dalin disa të vërteta që nuk kundërshtojnë aspak atë që kemi parë këtë sezon. E para: Interi ka lojtarë të pazëvendësueshëm. E lehtë kjo për t’u identifikuar: dy sulmuesit titullarë, Thuram dhe Lautaro, regjisori Calhanoglu dhe krahu më i kompletuar, Dumfries. Pa këta të katër nuk është i njëjti Inter, jo vetëm teknikisht, por edhe fizikisht.
    Nuk ka “alter ego” për ta, kjo është e padiskutueshme. E vërteta e dytë: skuadra si tërësi është dukshëm e lodhur, gjë më se e kuptueshme. Lojtarë si Dimarco dhe Bastoni nuk kanë më qartësinë që i karakterizoi në fazën qendrore të sezonit. Sidoqoftë, këtë herë zëvendësimet dhanë ndihmën e tyre, veçanërisht Carlos Augusto.
    Kështu që, ndryshe nga zakonisht, kur pas një ore loje Interi bie ndjeshëm, kësaj here diti t’i kufizojë dëmet. E vërteta e tretë, jo më pak e rëndësishme: Simone Inzaghi ka ende nevojë për shumë kohë për të bërë rregullime taktike.
    Pas slalomëve të pandalshëm të Lamine Yamal në fillim, duhej bërë diçka për ta kufizuar, të paktën për ta provuar. Kjo është e vetmja vërejtje për trajnerin zikaltër në këtë ndeshje. Gjysmë vërejtje, për të qenë të saktë, sepse me futjen e Carlos Augusto në vend të një Dimarco të rraskapitur, Yamal u kufizua disi.
    Në atë natë spektakolare mbeten sigurisht edhe disa pengje për Interin. I pari: dy herë u hodh në avantazh dhe dy herë e shpërdoroi atë. Në rregull, ai avantazh i parë ishte shumë i hershëm për t’u mbrojtur për 70 minuta, por ai 3-2 duhej ruajtur më mire, ndoshta pa u shtypur kaq shumë në goditjen nga këndi që solli 3-3 e Raphinha.
    Pengu i dytë: të paktën dy raste të shkëlqyera për të shënuar golin e katërt, në një fazë ku Barcelona linte hapësira të mëdha. Dhe më pas, goli i anuluar i Mkhitaryan, ai me majë këpuce në pozicion jashtë loje. Një mallkim që të ndodh një herë në një miliard ndeshje.
    Tani ka mbetur ndeshja e kthimit, në një “San Siro” që do të shpërthejë me zë dhe shpirt për t’i mbështetur idhujt e vet. E marta do të jetë një natë që, në një mënyrë apo tjetër, do të hyjë në histori: për gjithçka ose për asgjë.

  • Amorim: Duam lojtarë që ta nderojnë fanellën e United dhe jo për të luajtur disa ndeshje në Champions

    Amorim: Duam lojtarë që ta nderojnë fanellën e United dhe jo për të luajtur disa ndeshje në Champions

    1 Maj 2025

    10:50

    Telesport

    Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur që tani për atë që pret nga merkato e verës. Ai tha se dëshiron vetëm lojtarë që “duan të luajnë për klubin”, pavarësisht nga konkurrenca.
    Deklaratë që erdhi pasi u pyet për Viktor Gyokeres, sulmuesin që ai e ka patur deri para disa muajsh te Sporting. Lojari suedez është lidhur prej kohësh me një ribashkim me ish-trajnerin e tij në Old Trafford.
    Megjithatë, Gyokeres përfaqëson gjithashtu një nga sulmuesit më të kërkuar në treg dhe konkurrenca për të është e madhe. “Nuk kam folur me të. Nëse një lojtar dëshiron të vijë në Manchester United vetëm për të luajtur në Champions League, atëherë ai nuk do të vijë”, tha Amorim.
    “Ne duam lojtarë që duan të përfaqësojnë United, që e duan këtë fanellë, jo lojtarë që duan të luajnë në gara të caktuara”, shtoi më tej trajneri portugez. Nën drejtimin e Amorim, Gyokeres shënoi 66 gola dhe 23 asist. Ai ka një klauzolë lirimi prej 83 milionë stërlinash, por mund të jetë i disponueshëm për rreth 50-55 milionë stërlina.

  • “Nuk kam parë si Jamali, i vumë 3 lojtarë pas! Ai lind një herë në 50 vjet”, Inzagi krenohet: Luajtëm ndaj ekipit më të bukur në botë

    “Nuk kam parë si Jamali, i vumë 3 lojtarë pas! Ai lind një herë në 50 vjet”, Inzagi krenohet: Luajtëm ndaj ekipit më të bukur në botë

    Interi ka marrë një rezultat mjaft pozitiv në Barcelonë. Zikaltrit kanë bërë befasinë, duke barazuar me rezultatin 3-3. Inzagi ka shprehur hapur kënaqësinë e tij me rezultatin, teksa ka theksuar se ekipi i tij u përball sot me skuadrën më të bukur dhe më sulmuese në botë. Trajneri i Interit nuk i ka kursyer elozhet për Lamin Jamalin, për të cilin thotë se është një fenomen që lind një herë në 50 vjet.
    “Të martën do të jetë një finale. Ka kënaqësi të madhe. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer kundër ekipit më të mirë në botë. E kemi pak peng avantazhin e dyfishtë dhe golin e anulluar. Nuk kam parë një lojtar si Lamin Jamali në 8 apo 9 vitet e fundit. Duhet të vendosnim 3 lojtarë pas tij. Është një fenomen që lind një herë në 50 vjet.
    Strategjia e Barcelonës është paksa e rrezikshme, por atyre po i shpërblehet. Kanë shënuar mbi 150 gola, kanë fituar 2 tituj dhe janë ende duke garuar për 2 të tjerë. Ndeshja jonë ishte në një nivel shumë të lartë. Dua t’i përgëzoj djemë e mi. Jam një ekip me lojtarë fantastikë. Të luajturit në këtë mënyrë kundër Barcelonës duhet të na bëjë krenarë. U përballëm me ekipin më të bukur dhe më sulmues në botë”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/