Tag: lojtarë

  • “Tronditet” futbolli turk nga skandali i basteve, arrestohen lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasarai

    “Tronditet” futbolli turk nga skandali i basteve, arrestohen lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasarai

    Prokurorët turq kanë urdhëruar ndalimin e 46 personave, përfshirë futbollistë nga klubet e kategorisë së parë, presidentë klubesh, komentatorë dhe të tjerë, si pjesë e një hetimi gjithnjë e më të gjerë për baste të brendshme në ligat profesionale të Turqisë.
    Hetimi i vazhdueshëm çoi në arrestimin e disa futbollistëve, mes tyre lojtarë të gjigantëve të Stambollit, Fenerbahçe dhe Galatasaray.
    Skandali i basteve sportive që po trondit futbollin turk vazhdon të shpaloset me zhvillime të reja. Më i fundit ndodhi të premten, kur Prokuroria nisi një operacion të madh që rezultoi me 46 urdhër-arreste për lojtarë, trajnerë dhe gjyqtarë.
    Ndër të dyshuarit është Mert Hakan Yandaş, mesfushori 31-vjeçar që është kapiteni aktual i Fenerbahçes. Lojtari akuzohet se ka vënë baste për ndeshjet e ekipit të tij në faqe të ligjshme bastesh përmes personave të tretë. Për më tepër, Yandaş nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, teksa ka qenë lojtar kyç për José Mourinhon në sezonet e mëparshme.

    Ndër 26 lojtarët e tjerë të ndaluar janë Metehan Baltacı i Galatasarayt. Metin Korkmaz, president i Adanademirsporit, dhe Emrah Çelik, drejtor sportiv i Antalyasporit, ishin zyrtarët aktivë të arrestuar.
    Sipas dokumentit të publikuar, autoritetet filluan arrestimet në orën 07:15 sipas orës lokale, me shumicën e të dyshuarve të ndaluar në provincën e Stambollit. Pesë prej tyre ndodhen jashtë vendit dhe po lokalizohen që të paraqiten para gjykatës.

  • Nuk bëjnë pjesë në planet e Flick, Barcelona nxjerr në treg 3 lojtarë

    Nuk bëjnë pjesë në planet e Flick, Barcelona nxjerr në treg 3 lojtarë

    4 Dhjetor 2025

    17:06

    Telesport

    Sipas asaj që raporton “El Nacional”, Hansi Flick iu ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se 3 lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e tij dhe mund të largohen që në merkaton e janarit,
    I pari është Marc Casado, i cili preferohet nga Flick në minutat e fundit të ndeshjes, atëherë kur rezultati është i qartë. Roli i tij është reduktuar në një zëvendësues të thjeshtë, edhe në mungesë të Frenkie de Jong.
    I dyti në listë është Andreas Christensen. Qendërmbrojtësi danez nuk është më një opsion për mbrojtjen e Barcelonës, pasi Flick kërkon mbrojtës me nivel të qëndrueshëm dhe konkurrues.
    I treti në listën e largimit është Dro Fernandez, 17-vjeçari debutoi në fillim të këtij sezoni me katalanasit, por duke qenë se nuk ka vend për të, është menduar të largohet diku tjetër me shumë mundësi në formë huazimi, për të pasur më shumë minuta dhe për t’u rritur më shumë si lojtar.

  • Maresca: Nuk mund të luash gjithnjë në një nivel të lartë, Chelsea e meritonte humbjen ndaj Leeds

    Maresca: Nuk mund të luash gjithnjë në një nivel të lartë, Chelsea e meritonte humbjen ndaj Leeds

    Enzo Maresca nuk i kursen fjalët kur komenton humbjen në shtëpi ndaj Leeds. Trajneri i Chelsea analizoi situatën: “Ata ishin më të mirë se ne në çdo aspekt dhe e meritonin të fitonin ndeshjen. Nuk ka asgjë që mund të shpëtojmë nga kjo ndeshje”.
    “E vetmja gjë që mund të bëjmë është të përpiqemi të kuptojmë gabimet që bëmë dhe të përpiqemi të rikuperohemi, sepse kemi një ndeshje tjetër të shtunën. Askush nuk luajti në mënyrën më të mirë”, shtoi Enzo Maresca.
    “Patëm një natë të keqe sepse është një ndeshje ku lufton të mësosh diçka. Me top, pa top, në duele, në pasime të dyta, ata ishin shumë më të mirë se ne në çdo aspekt. Sigurisht, për arsye të ndryshme, niveli nuk do të jetë gjithmonë i njëjtë”, tha italiani.
    Më tej, Maresca tha: “Në shtëpi apo jashtë fushe, kundër çdo skuadre, nëse nuk luan 100%, në Premier League është e vështirë të fitosh. Kur luan siç luajtëm ne në dy ndeshjet e fundit kundër Barcelona dhe Arsenal, pret një performancë më të mirë, pa dyshim. Por kjo nuk do të thotë se do të luajmë gjithmonë në të njëjtën mënyrë.”
    “Për arsye të ndryshme, kjo nuk është e mundur, për shkak të situatave që duhet të menaxhojmë. Kemi lojtarë që nuk mund të luajnë çdo tre ditë. Kur ndërron lojtarë, niveli bie, ky është realiteti sepse ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne dhe do të ishin për çdo ekip”, tha Maresca.

  • Alarmi te Barcelona, Deco: Duhet të shesim, na duhen para

    Alarmi te Barcelona, Deco: Duhet të shesim, na duhen para

    Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, foli së fundmi për problemet e katalanasve dhe detyrimin për të bë shitje.
    “Klubi ka nevojë të rindërtohet. Është një proces hap pas hapi. Presidenti ka treguar guxim të madh, duke marrë përsipër të përballojë rikonstruktimin e skuadrës, stadiumit dhe financave – gjë që nuk është e lehtë. Por klubi është në rrugën e duhur.

    Drejtori sportiv vlerësoi nivelin e lartë të talenteve të akademisë La Masia, duke theksuar se prania e tyre zvogëlon nevojën për të kërkuar përforcime jashtë klubit.
    “Si drejtor sportiv, duhet të analizosh atë që ke në klub para se të dalësh në treg. Kur ke lojtarë si Lamine, Cubarsi, Gavi, Balde apo Marc Casado… janë lojtarë të rëndësishëm për ne dhe nuk ke gjithmonë nevojë të nënshkruash me të tjerë”

  • Përçarje të brendshme te Real Madridi, disa lojtarë janë skeptikë ndaj modelit të Xabi Alonso

    Përçarje të brendshme te Real Madridi, disa lojtarë janë skeptikë ndaj modelit të Xabi Alonso

    2 Dhjetor 2025

    14:28

    Alfred Lleshi

    Real Madridi po kalon një sezon shumë të paqëndrueshëm. Pas humbjes në “Anfield” kundër Liverpool-it dhe rënies në vendin e pestë, situata është komplikuar edhe në La Liga, ku tri barazimet radhazi, i fundit ndaj Girona, i kanë kushtuar vendin e parë në renditje. Brenda klubit ka shqetësim të madh.
    Xabi Alonso deklaroi pas barazimit 1-1: “Është një sezon i gjatë…, duhet të vazhdojmë me unitet dhe autokritikë të drejtë”. Por sipas “The Athletic”, dhoma e zhveshjes së bardhë është e përçarë; stili i tij personal dhe disa ide taktike nuk janë pritur mirë nga një pjesë e skuadrës. Largimi i Ancelottit dhe “revolucioni” i Alonso kanë sjellë tensione me disa yje.
    Mbappé, Valverde dhe Camavinga janë përpjekur të mohojnë konfliktet, por disa lojtarë mbeten skeptikë ndaj metodave të tij, ndërsa të tjerë mendojnë se fajin nuk e ka trajneri. Burime të brendshme e përshkruajnë situatën si “shumë të vështirë”, madje si “një katastrofë”, duke theksuar se skuadra po luan shumë keq dhe mesazhet e Alonso “nuk po mbërrijnë” te lojtarët.

  • Arteta: I zhgënjyer kur nuk fiton ndaj një ekipi me 10 lojtarë, por ka qenë një javë e vështirë dhe pozitive

    Arteta: I zhgënjyer kur nuk fiton ndaj një ekipi me 10 lojtarë, por ka qenë një javë e vështirë dhe pozitive

    Arsenal mbron kreun e renditjes në Premier League pas barazimit 1-1 ndaj Chelsea, me “blues” që luajtën me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Trajneri i “topcinjve”, Mikel Arteta, tha: “Që në fillim mund të ndieje se sa e rëndësishme ishte kjo sfidë. Çdo duel dhe aksion ishte plot energji, sekuenca shumë të shkurtra loje”.
    “Me 10 lojtarë prisnim një ndeshje ndryshe, e planifikuam në pushim, por ata shënuan nga një goditje dënimi. Pastaj, u bë një ndeshje shumë e vështirë për t’u luajtur. Në përgjithësi mendoj se kur nuk fiton me 10 lojtarë për 45 minuta duhet të zhgënjehesh. Por, kur mendon javën që kemi kaluar dhe emrin e kundërshtarit e pranojmë barazimin”, tha Arteta.
    “Ata bënë gjithçka që mundën. Ata nuk kanë luajtur kurrë së bashku, kështu që duhet ta ndërtojmë atë sinergji. Kishte shumë gjëra që ndodhnin para ndeshjes. Kemi pasur një javë të madhe si mendërisht ashtu edhe fizikisht dhe mendoj se në përgjithësi është një javë pozitive, ne dhamë gjithcka“, shtoi trajneri spanjoll.
    Duke i bërë një vlerësimin e tij të javës që u mbyll, ai tha: “Nuk i di fjalët e duhura sepse jam i zhgënjyer padyshim që nuk morëm tre pikët ndaj Chelsea, që luajti 45 minuta me 10 lojtarë. Por, me gjithçka që ndodhi gjatë javës, mendoj se në përgjithësi duhet të jem shumë krenar për atë që ka bërë ekipi.”

  • Skena të frikshme, ndeshja e futbollit kthehet në sherr masiv. 17 kartonë të kuq, ndërhyn policia (video)

    Skena të frikshme, ndeshja e futbollit kthehet në sherr masiv. 17 kartonë të kuq, ndërhyn policia (video)

    Skena të çmendura, të pamundura për t’u lidhur me një ndeshje futbolli, tronditën Bolivinë pas ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Kupës Kombëtare mes Real Oruro dhe Blooming. Ndeshja, e mbyllur 2-2, kualifikoi në gjysmëfinale mysafirët, por u shndërrua në një nga sherrat më të dhunshme që janë parë ndonjëherë në futboll.
    Gjithçka filloi pas biblilit të fundit, kur lojtarët e Blooming festuan kualifikimin para syve të kundërshtarëve. Një lojtar i Oruros u ndje i provokuar dhe situata degjeneroi brenda pak sekondash: shtytje, grushta, goditje me këmbë dhe sulme kolektive, ndërsa stolet e dy skuadrave u bashkuan në sherr. Në stadiumin “Jesús Bermúdez”, mbi 3800 metra lartësi nga niveli i detit, u krijua beteja “të gjithë kundër të gjithëve”.

    Pasi gjyqtari nuk arriti të rivendoste rendin, ndërhynë forcat e policisë me uniformë anti-plum. U përdorën shkopinj, mburoja, sprej piperi dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë dy grupet. Arbitri shënoi 17 të përjashtuar me kartonë të kuq; 11 lojtarë dhe 6 anëtarë të stafeve teknike.
    Blooming humbet kësisoji 7 lojtarë, trajnerin Mauricio Soria dhe 2 bashkëpunëtorë; ndërsa Real Oruro humbet 4 lojtarë, trajnerin Marcelo Robledo dhe 2 ndihmës. Dosja do t’i kalojë Gjykatës Disiplinore të Federatës Boliviane, që pritet të vendosë një nga sanksionet më të rënda në historinë e futbollit vendas.

  • Simeone: Interi shumë i fortë, plani ishte ta godisnim në pjesën e dytë

    Simeone: Interi shumë i fortë, plani ishte ta godisnim në pjesën e dytë

    27 Nëntor 2025

    8:10

    Alfred Lleshi

    Diego Simeone analizoi fitoren ndaj Interit duke vlerësuar kundërshtarin dhe theksuar realizimin e planit të ndërtuar për t’i goditur zikaltrit në pjesën e dytë. “Luanim kundër një skuadre shumë të fortë, më të fortës së Champions-it në këtë moment. Për këtë arsye bëmë një pjesë të parë të mbyllur për t’ia bllokuar lojën kundërshtarit”.
    Ai shtoi: “E dinim që në pjesën e dytë mund të shprehnim gjithë repertorin tjetër me lojtarë të nivelit si Griezmann, Sorloth dhe Nico Gonzalez, që hynë shumë mirë dhe na lejuan të shënonim në aksionin e fundit. Ishte shumë bukur, por plani ishte pikërisht ky”.
    Simeone theksoi filozofinë e tij: “Nuk di të jetoj në zonën e rehatisë, preferoj të luaj kështu. Duhet punuar me besim, dashuri dhe cilësi. Kam lojtarë që më ndjekin dhe kjo është vendimtare për çdo trajner. Sulmuesit në stol mezi prisnin të futeshin në lojë dhe, kur u aktivizuan, treguan vlerën e tyre”.

  • Everton tërbon United, i “thyen” në “Old Trafford” me 10 lojtarë, Amorim: E merituan

    Everton tërbon United, i “thyen” në “Old Trafford” me 10 lojtarë, Amorim: E merituan

    Pas një ecurie pozitive, Man.United rikthehet të shoh makthe, me “djajtë e kuq” që pësuan një humbje të rendë, për më tepër brenda në “Old Trafford” ndaj një rivali si Everton që luajti me 10-të lojtarë që nga minuta e 13-të. Në mënyrë të pabesueshme, Gueye u ndëshkua me karton të kuq për një gjest antisportiv ndaj shoku të tij të skuadrës, ku në debat e sipër e qëlloi me shuplakë.
    Pavarësisht se me një lojtar më pak, Everton befasi United ku në minutën e 29-të, Kiernan Hall me një goditje shumë të bukur kaloi miqtë në avantazh. Pjesa e mbetur e sfidës u kthye në një dialog të vazhdueshëm ndërmjet lojtarëve të United dhe portierit të Everton, Pickford, me këtë të fundit që ishte në një mbrëmje fantastike duke ndalur në më shumë se një herë “djajtë e kuq”.

    Flagrante ishte në fund edhe goditja me kokë e Zirkzee, por Pickford bëri një tjetër mrekulli duke mbajtur në lojë këtë 3-pikësh të Everton. Pas javës së 12-të, me 18 pikë, Man.United renditet në vendin e 10-të.
    Nuk e priti mirë këtë humbje trajneri Ruben Amorim: “Ata ishin skuadra më e mirë si me 10 ashtu me 11 lojtarë. Ata e merituan fitoren. A është ky një hap pas? Pa diskutim që po, mbi të gjitha për mënyrën se si e luajtëm këtë ndeshje”, u shpreh Amorim.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • DOKUMENTI – Vllaznisë i bllokohet merkato për 3 periudha, nga klubi kuqeblu minimizojnë çeshtjen…

    DOKUMENTI – Vllaznisë i bllokohet merkato për 3 periudha, nga klubi kuqeblu minimizojnë çeshtjen…

    Në faqen zyrtare të FIFA-s, atë që lidhet me Ndalimin e Regjistrimeve të futbollistëve (FIFA Registration Bans), nga data 19.11.2025, për 3 periudha regjistrimesh të lojtarëve, Vllaznia rezulton e penalizuar. Kjo për shkak të çeshtjeve të gjykuara apo në gjykim në FIFA të dërguara nga lojtarë të Vllaznisë në vite.

    Ky bllokim pranohet edhe nga vetë klubi kuqeblu por drejtues të tij, të cilët nuk duan të identifikohen, e minimizojnë. Sipas tyre, “problemi zgjidhet me një klik, në dhjetor apo në janar dhe bllokimi hiqet”. Ata e cilësojnë rutinë që i ndodh edhe klubeve të tjera, edhe të mirënjohura, si Barcelona. Kjo masë e FIFA- s, nuk përbën shqetësim dhe nuk do të krijojë probleme për Vllazninë, nëse ata duan të futen në merkato në janar, thonë nga klubi shkodran.
    Ndërkohë, vetë FIFA sqaron zyrtarisht se çfarë është kjo listë. Lista e Ndalimeve të Regjistrimit të FIFA-s është një burim jetësor për komunitetin e futbollit, duke detajuar klubet në mbarë botën që aktualisht përballen me ndalime regjistrimi të vendosura nga FIFA. Kjo listë përfshin klubet që janë të ndaluara përkohësisht të regjistrojnë lojtarë të rinj për shkak të shkeljeve të ndryshme, të tilla si mosmarrëveshje financiare ose shkelje rregullatore.
    Duke shërbyer si një mjet thelbësor për Shoqatat Anëtare, konfederatat, klubet, lojtarët dhe agjentët, Lista e Ndalimeve të Regjistrimit të FIFA-s ndihmon në sigurimin e transparencës dhe pajtueshmërisë brenda sportit, duke u lejuar palëve të interesuara të qëndrojnë të informuar se cilat klube nuk janë të pranueshme për të nënshkruar lojtarë të rinj gjatë periudhës së ndalimit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!