Tag: lojtarë

  • “Vendi i parë? Në futboll ndodh çdo gjë”! Silvinjo flet para ndeshjes me Serbinë

    “Vendi i parë? Në futboll ndodh çdo gjë”! Silvinjo flet para ndeshjes me Serbinë

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, doli sot konferencë zyrtare për shtyp, pas publikimit të listës me 27 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e rëndësishme kundër Serbisë dhe Letonisë.
    Tekniku kuqezi foli për zgjedhjet e tij, gjendjen fizike dhe formën e lojtarëve të thirrur, si dhe për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve. Ai u ndal veçanërisht te përballja me Serbinë, duke e cilësuar një ndeshje të fortë, që kërkon përqendrim maksimal dhe përgatitje të detajuar.
    Më poshtë konferenca e plotë e trajnerit Silvinjo:
    Lista dhe gjendja e lojtarëve? – Ky është një moment shumë i vështirë dhe i veçantë i datave FIFA, lojtarët mbyllin sezonin dhe duhet të shohim si mbërrijnë. Ndonjë mbërrin shumë i lodhur, dikush më pak, se ka luajtur më pak, dikush ka mbaruar prej ditësh sezonin. Është moment i veçantë, kemi emra, por kemi lojtarë që janë me 20 ditë në pushime, jo specifikisht në radhët tona. Duhet punuar mirë, kemi 7–10 ditë për të bërë një punë të mirë. Do të jetë e rëndësishme të zhvillojmë një punë të mirë. E përsëris që është një moment i veçantë i sezonit.
    Ndeshja me Serbinë dhe emocionet? – Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, dy skuadra, kundërshtarë shumë fizikë. Ne shpenzojmë shumë energji, duhet të punojmë shumë mirë. Do të jenë të rëndësishëm të 27 lojtarët, mesazhi i parë është që kemi nevojë për të gjithë. Janë dy ndeshje shumë të vështira për të harxhuar shumë energji.
    Të përqendrohemi te e para, Serbia. Nuk është ndeshje normale, e di, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, duhet të bëjmë mirë, të jemi skuadër që lufton me zemër dhe shpirt, të mos humbim identitetin, të shkojmë në fushë e bëjmë futboll. Ata jemi ne. Jam dakord që është ndeshje që duhet përgatitur mirë, e vështirë, por ne kemi shanset tona.
    A mund të kemi ndryshime për të krijuar një efekt surprizë? – E theksoj edhe njëherë që 27 lojtarët që kam janë shumë të rëndësishëm. Janë 7 ditë rresht që duhet t’i përgatisim për këtë ndeshje dhe duhet ta bëjmë mirë. I njohim kundërshtarët, i kemi parë ndeshjet e fundit që kanë bërë Serbia dhe Letonia, por në të njëjtën kohë, ata do të na kenë parë dhe studiuar ne. Ndoshta kemi ndonjë lloj ndryshimi, por ngelet për t’u parë në ditët e ardhshme, ndërkohë që përgatisim ndeshjet. Janë dy ndeshje të forta, të vështira dhe fizike.
    I kemi parë ato që kanë luajtur së fundmi, kemi pasur gati 1 vit ose 1 vit e gjysmë që kemi luajtur me kundërshtarë të vështirë, por të njëjtën gjë ka pasur edhe Serbia. Janë skuadra të forta të dyja, kanë edhe shumë centimetra, lojtarë shumë të gjatë, fizikisht të fortë.
    Do të duhet të harxhojmë shumë energji me ata, por ne do të punojmë mbi mundësitë tona, do ta përgatisim ndeshjen mjaftueshëm mirë. Çdo ndeshje zgjat 90 minuta dhe çdo gjë mund të ndodhë brenda asaj kohe. Ata e nisin lojën mirë, por ne kemi mundësitë tona.
    Nga ajo që keni parë, a mund të marrim fitore me Serbinë? – Janë dy ndeshje të forta, të vështira dhe fizike. Të dyja skuadrat kanë lojtarë të gjatë, kanë centimetra, fizikisht të forta. Për t’u përballuar kjo ndeshje, ti duhet të harxhosh shumë energji. Ne do të punojmë mbi mundësitë tona, jemi përmirësuar, kemi lojtarë të rëndësishëm, shumë prej tyre po kalojnë një moment të mirë.
    Kemi mundësi, duhet të punojmë mbi këtë, të përgatisim mirë të dyja ndeshjet. Futbolli luhet në 90 minuta dhe mund të ndodhë çdo gjë. Kemi pasur një rrugëtim vitin e fundit, duke luajtur me ekipe shumë të forta, por edhe kundërshtari ynë i ardhshëm ka luajtur me kundërshtarë të fortë. Ata janë një skuadër fizike, rinisin mirë, kanë cilësi teknike, por ne duhet të përballemi mirë dhe kemi mundësitë tona.
    Kontrolli i emocioneve ndaj Serbisë? – Jam i sigurt që duhet të punojmë për këtë aspekt, është ndeshje speciale. Por të mos harrojmë që shkojmë në fushë dhe aty është sport, 90 minuta. Duhet të përgatitemi shumë mirë për të përballuar të dy ndeshjet. Qartësisht, këto 7 ditë, që në ditën e parë do të punojmë për të. Kam nevojë për 27 lojtarë me shumë dëshirë për të shkuar në fushë, për të vrapuar e lënë zemrën e shpirtin, nuk kemi rrugë tjetër.
    Teorikisht, në letër është vendi i dytë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne duhet të punojmë mbi gjithçka që mund të marrim. Rrugëtimi është i shpejtë dhe nuk ka kohë për të humbur. Ky është mesazhi; kam nevojë për çdo minutë të lojtarëve, që në stërvitje. Fusha flet. Unë dua të shoh lojtarë që vrapojnë, që bëjnë çdo gjë që kemi bërë, akoma edhe më shumë, edhe më shumë zemër e shpirt. Kjo është karakteristika e skuadrës sonë, nuk duhet ta humbim. Dua edhe më shumë.
    Shanset për vendin e parë? – Në letër, duhet të jemi të sinqertë, Anglia është ekip shumë i fortë; trajner i ri, i mirë, lojtarë të nivelit shumë të lartë. Në futboll mund të ndodhë çdo gjë, është lojë, është gjithçka e shpejtë. Ne duhet të përqendrohemi te vetja jonë, forca jonë, pikët, mundësitë deri në fund, pastaj ta shohim.
    Në tetor-nëntor do të shohim çfarë ndodh. Duhet të bëjmë pikë, sforco, të shpenzojmë energjitë, e pastaj të shohim çfarë ndodh. Anglia është ndër ekipet më të fortat në botë, sipas meje. Por ne duhet të shohim dy kundërshtarët e radhës, të mundohemi të marrim pikë, të bëjmë mirë në 180 minuta, se janë dy ndeshje.

  • Kualifikueset e Botërorit 2026/ Silvinjo: Me Serbinë e Letoninë, dy ndeshje shumë të rëndësishme

    Vazhdo leximin

  • Milan nis “spastrimin”, plot 9 lojtarë do të largohen pas ndeshjes me Monza-n

    Milan nis “spastrimin”, plot 9 lojtarë do të largohen pas ndeshjes me Monza-n

    24 Maj 2025

    20:43

    Telesport

    Milan mbyll pas pak sezonin në Serie A, ku kuqezinjtë do të presin në shtëpi ekipin e fundit në renditje, Monza-n. Mediat italiane raportojnë se kjo mund të jetë ndeshja e fundit për të paktën 9 lojtarë, pasi në verë Milan pritet të pësojë një revolucion të vërtetë, ku do të ketë shumë largime.
    Listën e largimit e prijnë dy të huazuarit në merkaton e janarit, Kyle Walker, i cili do të rikthehet te Man. City dhe Joao Felix, i cili do të rikthehet te Chelsea. Alessandro Florenzi  do jetë i larguari i radhës, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor dhe për të nuk do të ketë rinovim, ndaj do të largohet si lojtar i lirë.
    Ruben Loftus-Cheek, Samuel Chukwueze dhe Filippo Terracciano po ashtu janë me valixhe në duar dhe do të largohen gjatë verës. “Calciomercato” shkon dhe më tutje, ku sipas prestigjozes italiane në listë për t’u larguar nga Milan janë edhe 3 yjet e ekipit: Tijjani Reijnders për të cilin interesohet seriozisht Manchester City, Mike Maignan dhe Theo Hernandez. Po ashtu, sot do të jetë ndeshja e fundit në krye të Milan edhe për Sergio Conceicao-n, portugezi do të largohet pasi nuk arriti asnjë nga objektivat e vendosur kur mori drejtimin e kuqezinjve.

  • Luis Enrique: Më pëlqen shumë si luan Interi, do të jetë një finale spektakolare

    Luis Enrique: Më pëlqen shumë si luan Interi, do të jetë një finale spektakolare

    Trajneri i PSG, Luis Enrique, ka komentuar në një intervistë për “Sky Sport” pritshmëritë e finales së Champions League kundër Interit, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe progresin e bërë nga skuadra e tij gjatë sezonit.
    Për sezonin e PSG-së: “Nuk ishte e mundur ta dija 100% se do ta arrinim këtë nivel, por kur punon maksimalisht, është e rëndësishme të përgatitesh për çdo zhvillim të mundshëm. Nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë dhe si do të reagojë skuadra, por jemi përmirësuar shumë, krahasuar me fillimin e sezonit”.
    Për yjet në skuadër: “Për mua, ka shumë yje në këtë PSG. Bukuria është se ata janë në funksion të skuadrës, jo e kundërta. Ndihem me fat që kam lojtarë me nivel të lartë, por puna e të gjithëve është në shërbim të kolektivit. Futbolli është një sport ekipor, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Nuk varet nga individët”.
    Për Interin dhe ndeshjen me Barcelonën: “E kam parë Inter-Barça 4-3 drejtpërdrejt dhe përsëri më vonë, edhe si tifoz i Barcelonës. Të dyja skuadrat meritonin finalen. Interi luan në nivel të lartë prej vitesh. Zikaltrit luajnë ndryshe nga të tjerët, dinë të luajnë lart apo ulët, kanë lojtarë si Lautaro dhe Thuram, dinë ta ndryshojnë mënyrën e presionit. Është një skuadër e vërtetë, ku të gjithë punojnë për kolektivin, por kanë edhe cilësi individuale të lartë. Të gjithë e dinë çfarë duhet të bëjnë. U shënuan më shumë gola se ç’mendoja. Interi nuk ishte kurrë në disavantazh dhe kjo tregon aftësinë e tij për të menaxhuar çdo moment të ndeshjes. Zikaltrit janë shumë të mirë në ndërtimin e aksioneve në pozicion të qetë dhe gjithashtu të rrezikshëm në goditjet standarde. Shpresoj që finalja të mos jetë si ato dy sfida gjysmëfinale. Atyre iu pëlqen zotërimi i topit, edhe ne kemi të njëjtën karakteristikë”.
    Finale e re Champions-i, pas asaj të fituar me Barcelonën më 2015: “Të arrish në finalen e Champions-it është shumë e vështirë. Ajo që bëra me Barcelonën ishte e jashtëzakonshme, do guxoja të thoja, edhe pse të gjithë thoshin se ishte e lehtë të fitoje me atë skuadër, por kemi parë që nuk është aspak e thjeshtë. Këtu, me presidentin dhe këshilltarin, kemi përzgjedhur lojtarët që donim të merrnim. Kam në skuadër shumë lojtarë të nivelit të lartë, që luajnë me një mentalitet skuadre, gjë e rrallë në futbollin e sotëm. Edhe Interi e ka këtë mentalitet. Këtu është ndryshe nga Barcelona, por cilësia e lojtarëve dhe personaliteti i tyre e bëjnë punën më të lehtë”.
    Për finale e madhe të Mynihut: “Mendoj se do të jetë një finale e hapur, e luftuar, e bukur për t’u parë jo vetëm nga tifozët e dy skuadrave, por nga të gjithë. Më pëlqen shumë mënyra si luan Interi. Zikaltërve iu pëlqen të sulmojnë, vendosin shumë lojtarë në zona ofensive. Do të jetë një spektakël i vërtetë”.
     
  • Ndryshon formati i Kampionatit Europian/ Vendimi i Komitetit të UEFA-s: Mbledhja e radhës në Tiranë

    Ndryshon formati i Kampionatit Europian/ Vendimi i Komitetit të UEFA-s: Mbledhja e radhës në Tiranë

    Vendimi i mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Bilbao

    UEFA ka zyrtarizuar ditën e sotme formatin e ri të kampionatit Europian “EURO 2028”, që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.
    Vendimi i mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Bilbao, para finales së Ligës së Europës, Tottenhem-Manchester United.
    Në një njoftim nga FSHF, thuhet se turneu “EURO 2028” do zhvillohet me 24 skuadra, të cilat do të ndahen në 12 grupe me 4 ose 5 ekipe secili. Nga këto, 12 fituesit e grupeve dhe tetë vendet e dyta më të mira do të kualifikohen direkt.
    Vendet pritëse, Anglia, Irlanda, Skocia dhe Uellsi, do të marrin pjesë në kualifikime dhe mund të sigurojnë kualifikimin automatik nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë përmes grupeve. Deri në dy vende do të rezervohen për kombëtaret pritëse më të mira që nuk kualifikohen direkt.
    Një tjetër risi është dhe për Ligën e Kombeve, ku faza finale do të ndryshohet dhe nga 23 lojtarë, mund të grumbullohen 26 lojtarë.

    Nga ana tjetër, bëhet me dije po ashtu se mbledhja e ardhshme do të zhvillohet në Tiranë për herë të parë.

    Njoftimi i FSHF:

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Bilbao, Spanjë, dhe miratoi sistemin e Kualifikueseve të UEFA EURO 2028 si edhe finalizoi planin e shpërndarjes së përfitimeve për klubet për ciklin 2024–2028.

    Përcaktohet formati i Kualifikueseve për EURO 2028:

    Turneu me 24 skuadra, që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, do të ndjekë një strukturë të njohur. Do të krijohen 12 grupe kualifikuese me katër ose pesë ekipe secili. Nga këto, 12 fituesit e grupeve dhe tetë vendet e dyta më të mira do të kualifikohen direkt.
    Vendet pritëse – Anglia, Irlanda, Skocia dhe Uellsi – do të marrin pjesë në kualifikime dhe mund të sigurojnë kualifikimin automatik nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë përmes grupeve. Deri në dy vende do të rezervohen për kombëtaret pritëse më të mira që nuk kualifikohen direkt.
    Vendet e mbetura do të caktohen përmes fazës play-off me skuadrat e renditura më mirë në Nations League dhe vendet e dyta që nuk janë kualifikuar. Numri i ndeshjeve play-off do të varet nga numri i vendeve të përdorura nga kombëtaret pritëse.
    Orari i turneut pritet të publikohet në vjeshtën e vitit 2025, ndërsa rregullorja e plotë deri në fund të vitit.
    Paketa e miratuar për përfitimet e klubeve prej 244 milionë euro
    UEFA konfirmoi gjithashtu një program për përfitimet e klubeve me vlerë 244 milionë euro për periudhën 2024–2028. Kjo përfshin 7 milionë euro të mbetura nga cikli i mëparshëm, nga të cilat 3 milionë euro do të shkojnë për rritjen e fondit të përfitimeve për UEFA Women’s EURO 2025 nga 6 në 9 milionë euro.
    Shuma e mbetur do të ndahet në dy pjesë: 104 milionë euro për klubet që lëshojnë lojtarë për Nations League dhe kualifikueset europiane, dhe 140 milionë euro për klubet që lëshojnë lojtarë për EURO 2028.
    Vendime të Tjera
    Listat e lojtarëve për Finalet e Nations League 2025 do të zgjaten nga 23 në 26 lojtarë.
    Programi për monitorimin e tribunave me qëndrim në këmbë zgjatet për sezonin 2025–26 në dhjetë federatat më të renditura të UEFA-s.
    Zoran Laković emërohet Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s për Çështjet e Federatave Anëtare të UEFA-s dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
    Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të mbahet më 11 shtator 2025 për herë të parë në Tiranë.

  • Zbulohen objektivat e Igli Tares në merkaton kuqezi. Fantazi dhe muskuj për rilindjen e Milanit

    Zbulohen objektivat e Igli Tares në merkaton kuqezi. Fantazi dhe muskuj për rilindjen e Milanit

    E di mirë që e pret një mision i vështirë, por Igli Tare i ka idetë e qarta për Milanin e së tashmes dhe të së ardhmes. Këtë e ka kuptuar qartë edhe administratori i deleguar Giorgio Furlani, i cili ka zhvilluar disa takime me të në kryeqytet (i dyti zgjati 5 orë) dhe që nga ai moment nuk ka ndërprerë më kontaktet me shqiptarin. Ideja që të dy ndajnë është të ndërtojnë një Milan më italian, si në stol, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes. Duhet një grup më Italian, ose së paku i përbërë nga lojtarë që e njohin mirë Serie A, qoftë nga përvoja e kaluar apo aktuale. Lojtarë me fizik, shpërthim dhe uri. Aq më mirë nëse janë të rinj.
    Udogie dhe NdoyeShumëçka do të varet edhe nga largimet. Kësisoji, nëse Theo Hernandez do të largohet nga “Milanello”, një emër për krahun e majtë është Destiny Udogie, anësori i Tottenham dhe i kombëtares së Italisë. Tare kishte menduar për të që kur ishte te Lazio, por atëherë Tottenham kishte më shumë fuqi ekonomike. Tani, ish-lojtari i Udineses mund të bëhet sërish objektiv për shqiptarin, dhe këtë herë fundi mund të jetë ndryshe.
    Në krahun tjetër, por për t’u përdorur më përpara, vëmendja është te Dan Ndoye, që bëri një sezon fantastik me Bologna dhe i dha Kupën e Italisë pikërisht kundër Milanit. Nëse Vincenzo Italiano do të jetë trajneri i ri kuqezi, zvicerani do të ishte një goditje shumë e pëlqyer. E njëjta gjë vlen për Jens Odgaard, mesfushor ofensiv i Bologna. Të tre këta lojtarë kanë në këmbë futboll me intensitet të lartë, çka preferohet si nga Tare, ashtu edhe nga tekniku italian.
    Një top-lojtar si GilaPër mbrojtjen, që pritet të rindërtohet pasi Tomori dhe Thiaw janë pranë largimit, lojtari i preferuar i Tares është Mario Gila. Ishte pikërisht shqiptari, ai që e mori te Lazio dhe, nëse do të ketë mundësi ta çojë te Milani, s’do të ngurrojë.
    Në lidhje me (ish) lojtarët e Lazios, vëmendje edhe për Luiz Felipe, që u rikthye në janar në Europë, pas aventurës tek Al-Ittihad. Ai ka luajtur pak te Marseille dhe nëse Tare e thërret…
    Për një Milan më italian, mos nënvlerësoni edhe Pietro Comuzzo (sapo ka rinovuar me Fiorentinën, është edhe në shënjestër të Juves), Giovanni Leoni i Parmës dhe Diego Coppola i Hellas Verona. Të tre do të ishin investime për të tashmen dhe të ardhmen.
    Lucca për më shumë centimetraNë sulm, fiziku i Lorenzo Lucca (sulmuesi i Udineses) mund të jetë një ide për Taren, që ndoshta e sheh veten te numri 17 i bardhezinjve, për karakteristikat fizike dhe teknike. Milani nuk e ka një sulmues të tillë, sidomos tani që shkëmbimi mes Abraham dhe Saelemaekers me Romën ka “ngrirë”.
    Në avancë, Milani po ndjek edhe Federico Chiesa, që mund të ketë rastin për t’u rikthyer në Itali, pas një sezoni ku nuk ka pasur rol protagonisti te Liverpool-i. Tare ka bërë shumë operacione të tilla në karrierën e tij, pse të mos shtojë edhe një tjetër?
    Ëndrra Milinkovic-SavicËshtë e qartë që nëse Tare do të mund të zgjidhte një lojtar për ta sjellë në “Milanello”, ai do të ishte Sergej Milinkovic-Savic, të cilin e zbuloi dhe e mori te Lazio. Që t’ia marrë atë Al-Hilal, klub i cili e bleu 40 milionë euro dhe i jep 20 milionë euro në sezon, aktualisht duket si fantashkencë. Kurrë mos thuaj kurrë, por në këtë moment duket më e mundur që Milani të fokusohet te një mesfushor me tipare të ngjashme.

  • U ankua gjithë vitin për dëmtimet, befason Pep: Nuk dua një skuadër të madhe dhe të lë 5-6 lojtarë në shtëpi

    U ankua gjithë vitin për dëmtimet, befason Pep: Nuk dua një skuadër të madhe dhe të lë 5-6 lojtarë në shtëpi

    “I thashë klubit se nuk dua një skuadër më të madhe. Nuk dua të lë pesë ose gjashtë lojtarë në pritje apo në tribunë. Nuk e dua këtë. Do të largohesha nga klubi. Dua të bëj një skuadër më të shkurtër, me më pak lojtarë dhe pastaj do të qëndroj“.
    Është ky mesazhi që trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i ka dërguar klubit në lidhje me skuadrën që dëshiron të ketë në dispozicion sezonin e ri. Një mesazh i qartë për klubin në funksion të tregut të transferimeve të kësaj vere.
    Ajo që e bëri trajnerin të mërzitej ishte nevoja për të mos thirrur 5 lojtarë për ndeshjen që City zhvilloi kundër Bournemouth (të fituar 3-1). Abdukodir Khusanov, Savinho, James McAtee, Claudio Echeverri dhe Rico Lewis mbetën jashtë listës prej 20 lojtarësh dhe e ndoqën ndeshjen nga tribuna.
    Një situatë e papranueshme për trajnerin katalanas, i cili mbështetet shumë te shpirti i ekipit për të arritur suksesin: “Është e pamundur të krijosh një frymë ekipi si kjo, të cilën e kemi humbur pak këtë vit. Ndoshta për tre-katër muaj nuk kemi mundur të nxjerrim 11 lojtarë, nuk kishim asnjë mbrojtës, ishte vërtet e vështirë”.
    “Gjithsesi, sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më kështu. Si trajner nuk mund të stërvit 24 lojtarë dhe sa herë që bëj një përzgjedhje duhet të mbaj katër, pesë, gjashtë prej tyre në shtëpi, sepse nuk mund të luajnë”, tha Guardiola.
    “Kjo gjë nuk do të ndodhë më. I thashë klubit se një gjë të tillë nuk e dua”, deklaroi Pep Guardiola, që shpesh këtë sezon u ankua se dëmtimet ndikuan në rezultatin.

  • Euro U17 2025/ Shqipëria debuton nesër kundër Portugalisë, flet trajneri Tedesko

    Shqipëria U-17 do të debutojë nesër në ndeshjet finale të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” që do të zhvillohet në vendin tonë. Kuqezinjtë e vegjël do të luajnë ndeshjen e parë të grupit A kundër Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare” në ora 18:00.

    Në prag të kësaj sfide historike për Kombëtaren shqiptare U-17, trajneri Andrea Tedesco doli në një konferencë për media ditën e sotme dhe foli për objektivat e Shqipërisë në këto finale. Ndër të tjera, trajneri Tedesco foli për emocionet e zhvillimit të kampionatit në Shqipëri, kundërshtarët, si edhe grupin e lojtarëve të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë fazë finale.

    Tekniku Italian nënvizoi se pjesëmarrja e Shqipërisë U-17 në finalet e këtij Europiani është një mundësi e madhe për skuadrën dhe futbollin shqiptar. Ai shprehu besimin se ekipi mund të sfidojë çdo kundërshtar të fortë, duke kërkuar të shfrytëzojë maksimalisht këtë eksperiencë historike.

    Objektivi në Europian? – Fillimisht dua të them që jam shumë i lumtur që ekipi ynë është pjesë e finaleve të Europianit. Uroj që të jetë një eksperiencë e mirë për gjithë skuadrën, stafin dhe Federatën. Është hera e parë që ne jemi në finalet e një kompeticioni kaq të rëndësishëm. Objektivi ynë primar është që t’i japim kënaqësi tifozëve, atyre që do të na mbështesin dhe ndjekin. Gjithashtu, është e rëndësishme që të kemi një mjedis të mirë brenda skuadrës dhe, nga aspekti teknik, ajo që unë kërkoj është një lloj rritjeje e nivelit, njësoj si performancat e mira që kemi pasur nga shtatori deri në mars. Të kemi momente specifike brenda ndeshjes që tregojnë rritjen e ekipit. Ne kemi punuar shumë mirë dhe kemi pasur performanca të mira.

    Europiani për herë të parë në Shqipëri? – Patjetër që jemi të lumtur që ky event organizohet në Shqipëri. Është një mundësi e jashtëzakonshme. Prej një kohe të gjatë po punojmë si në aspektin organizativ, ashtu edhe me lojtarët. Futbolli është i tillë; kur të jepet një mundësi e tillë, duhet ta jetosh. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj eksperience.

    Sigurisht që kemi kundërshtarë të vështirë, përfshirë Portugalinë, që e ka fituar gjashtë herë Kampionatin Europian U-17 dhe ka një ekip shumë të mirë. Ne jemi gati dhe do të mundohemi të luajmë sa më mirë, ndërsa forcën tonë duhet ta tregojmë në fushë. Me lojtarët e rinj ke mundësi të krijosh surpriza, si për mirë, ashtu edhe për keq. Në futbollin e të rinjve nuk ka rëndësi rezultati; ajo që ka rëndësi është performanca dhe rritja e skuadrës. Ne synojmë të kemi paraqitje shumë të mira.

    Kundërshtarët e Shqipërisë? – Ne po mundohemi të mbështesim dhe të punojmë me lojtarët si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë tekniko-taktik, që ata të përballen sa më mirë me kundërshtarët. Nuk mund të pranojmë rolin e “viktimës” gjatë ndeshjes; do të tentojmë të luajmë futbollin që dimë. Një ndeshje përfshin shumë elementë: emocionalë, psikologjikë, teknikë dhe taktikë. Jemi të ndryshëm emocionalisht, por nesër do të shohim çfarë do të ndodhë, sigurisht duke u ndikuar edhe nga mjedisi, fusha, stadiumi dhe momentet e rëndësishme të lojës. Do të mundohemi të japim më të mirën, por në futboll janë edhe momentet specifike të ndeshjes; jam shumë kurioz nesër të shoh si do t’i menaxhojnë djemtë. Ky është një proces i ri për të gjithë ne dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Gjithsesi, unë do të jem shumë krenar për lojtarët e mi.Kundërshtarët e grupit? – Nëse do të isha shqetësuar, nuk do ta kisha pranuar këtë mundësi që më është dhënë për të qenë trajneri i Shqipërisë. Në momentin që arbitri nis ndeshjen, është e gjitha futboll, si kur luan në rrugë, në plazh apo në stadium. Kjo është puna jonë, e imja fillimisht dhe e stafit teknik me të cilin kemi punuar këto kohë. Për lojtarët është një ëndërr që e kanë imagjinuar që të vegjël. Unë mezi pres ndeshjen e parë për të parë se si do të shkojë. Nëse do t’i referohemi renditjes së UEFA-s, Shqipëria është në vendin e 66-të, ndërsa Portugalia në të shtatin. Ne do ta harrojmë këtë pjesë dhe do të mundohemi të japim më të mirën për të gjetur një lloj ekuilibri. Do të shikojmë se si do të shkojë.

    Keni folur me Silvinjon dhe a keni marrë ndonjë këshillë nga ai për Europianin? – Patjetër që kemi bashkëpunim me Silvinjon. Shihemi dhe flasim çdo ditë për futboll në zyrat e FSHF. Dy javët e fundit kemi diskutuar shumë në lidhje me Europianin. Së fundmi më ka dhënë disa sugjerime të mira. Kam vazhdimisht kontakte me të dhe raport personal.

    Pse nuk ka lojtarë të ftuar nga kampionati shqiptar – Politika e FSHF-së është shumë e qartë. Janë bërë shumë investime, sa i përket stadiumeve, fushave, kurseve, duke sjellë dhe lektorë të huaj të cilët japin mësime për ata që po trajnohen në kuadër të përmirësimit të futbollit vendas. Kur e kam marrë ftesën për të qenë si pjesë e FSHF-së si trajner i U-17 dhe jo si menaxher i saj, jam ftuar për të trajnuar skuadrën. Ne jemi një komision, që përbëhet nga Drejtori Teknik, Shefi i Skautizmit dhe unë, që bëjmë përzgjedhjen për të gjetur lojtarët më të mirë të mundshëm. Nga shtatori deri më tani kemi parë shumë lojtarë, kemi pasur edhe projektin “Step by Step” nga ku kanë dalë shumë lojtarë të cilët i kemi provuar edhe në ndeshje miqësore, apo gjatë periudhës së ndeshjeve ndërkombëtare. Por pjesë të listës mund të bënim vetëm 20 lojtarë, me dëshirën tonë do të kishim 23 lojtarë. Të gjithë kemi preferencat tona, mua mund të më pëlqejë një lojtar, dikujt tjetër një lojtar tjetër. Por jo gjithmonë këto preferenca të plotësohen në raste të tilla. Jemi munduar të zgjedhim më të mirët. Dhe nga ky moment, për mua këto 20 lojtarë janë lojtarët më të mirë në botë. Unë do të mundohem t’i përgatis në kushte sa më të mira në mënyrë që të përfaqësojnë sa më mirë Shqipërinë.

    Si do të luajë Shqipëria në Europian? – Në futbollin modern ajo që ka rëndësi janë duelet, dhe kush fiton duelet, fiton në fushë. Që lojtarët të rriten, është një filozofi që nuk e ka vetëm ekipi kombëtar, por edhe klubet dhe akademitë. Që lojtarët të përparojnë, duhet të kenë sfida, siç është tani Euro U-17. Duhet t’i provosh në momente të ndryshme. Nëse lojtarët duhet të jenë gati në të ardhmen për ekipin e parë, duhet t’u japësh mundësinë t’i testosh. Mund të dështosh, por duhet të rifillosh edhe njëherë nga e para. Forca jonë e madhe duhet të jetë grupi, së bashku me dashurinë për futbollin, kjo ka një rëndësi të veçantë. Nuk jemi të fokusuar te cilësitë individuale, sepse ajo që ka rëndësi është si punon për ekipin. Mund të jesh shumë i mirë “një kundër një”, por më shumë rëndësi ka të jesh lojtar ekipi, dhe kjo është ajo që dua të shoh. Kundërshtarët në letër janë më të fortë se ne, por nëse mendojmë kështu, do ta kemi humbur Kampionatin që tani. Ne duhet të menaxhojmë momentet dhe të bëjmë më të mirën kur të na jepet mundësia.

    Ju motivon prania e tifozëve shqiptarë nesër në stadium? – Do të jenë rreth 10 mijë tifozë nesër në stadium dhe dua t’i falënderoj duke nisur nga familjarët, grupet e tifozëve që do të jenë. Shpresoj të arrijmë t’i kënaqim. Për lojtarët do të jetë pak shok në fillim, por kur fillon ndeshja, nuk e mendon më se çfarë ndodh për rreth. Uroj të bëjmë një ndeshje të mirë dhe tifozët të na mbështesin. Është shtëpia jonë, është vendi ynë, do të bëjmë më të mirën që të përfaqësojmë sa më mirë Shqipërinë.

  • “Kam folur çdo ditë me Silvinjon”! Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Portugalisë në Europian, Tedesco: Nuk kemi frikë

    “Kam folur çdo ditë me Silvinjon”! Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Portugalisë në Europian, Tedesco: Nuk kemi frikë

    Shqipëria U-17 do të debutojë nesër në ndeshjet finale të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” që do të zhvillohet në vendin tonë. Kuqezinjtë e vegjël do të luajnë ndeshjen e parë të grupit A kundër Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare” në ora 18:00.
    Në prag të kësaj sfide historike për Kombëtaren shqiptare U-17, trajneri Andrea Tedesco doli në një konferencë për media ditën e sotme dhe foli për objektivat e Shqipërisë në këto finale. Ndër të tjera, trajneri Tedesco foli për emocionet e zhvillimit të kampionatit në Shqipëri, kundërshtarët, si edhe grupin e lojtarëve të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë fazë finale.
    Tekniku Italian nënvizoi se pjesëmarrja e Shqipërisë U-17 në finalet e këtij Europiani është një mundësi e madhe për skuadrën dhe futbollin shqiptar. Ai shprehu besimin se ekipi mund të sfidojë çdo kundërshtar të fortë, duke kërkuar të shfrytëzojë maksimalisht këtë eksperiencë historike.
    Objektivi në Europian? – Fillimisht dua të them që jam shumë i lumtur që ekipi ynë është pjesë e finaleve të Europianit. Uroj që të jetë një eksperiencë e mirë për gjithë skuadrën, stafin dhe Federatën. Është hera e parë që ne jemi në finalet e një kompeticioni kaq të rëndësishëm. Objektivi ynë primar është që t’i japim kënaqësi tifozëve, atyre që do të na mbështesin dhe ndjekin. Gjithashtu, është e rëndësishme që të kemi një mjedis të mirë brenda skuadrës dhe, nga aspekti teknik, ajo që unë kërkoj është një lloj rritjeje e nivelit, njësoj si performancat e mira që kemi pasur nga shtatori deri në mars. Të kemi momente specifike brenda ndeshjes që tregojnë rritjen e ekipit. Ne kemi punuar shumë mirë dhe kemi pasur performanca të mira.
    Europiani për herë të parë në Shqipëri? – Patjetër që jemi të lumtur që ky event organizohet në Shqipëri. Është një mundësi e jashtëzakonshme. Prej një kohe të gjatë po punojmë si në aspektin organizativ, ashtu edhe me lojtarët. Futbolli është i tillë; kur të jepet një mundësi e tillë, duhet ta jetosh. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj eksperience.
    Sigurisht që kemi kundërshtarë të vështirë, përfshirë Portugalinë, që e ka fituar gjashtë herë Kampionatin Europian U-17 dhe ka një ekip shumë të mirë. Ne jemi gati dhe do të mundohemi të luajmë sa më mirë, ndërsa forcën tonë duhet ta tregojmë në fushë. Me lojtarët e rinj ke mundësi të krijosh surpriza, si për mirë, ashtu edhe për keq. Në futbollin e të rinjve nuk ka rëndësi rezultati; ajo që ka rëndësi është performanca dhe rritja e skuadrës. Ne synojmë të kemi paraqitje shumë të mira.
    Kundërshtarët e Shqipërisë? – Ne po mundohemi të mbështesim dhe të punojmë me lojtarët si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë tekniko-taktik, që ata të përballen sa më mirë me kundërshtarët. Nuk mund të pranojmë rolin e “viktimës” gjatë ndeshjes; do të tentojmë të luajmë futbollin që dimë. Një ndeshje përfshin shumë elementë: emocionalë, psikologjikë, teknikë dhe taktikë. Jemi të ndryshëm emocionalisht, por nesër do të shohim çfarë do të ndodhë, sigurisht duke u ndikuar edhe nga mjedisi, fusha, stadiumi dhe momentet e rëndësishme të lojës. Do të mundohemi të japim më të mirën, por në futboll janë edhe momentet specifike të ndeshjes; jam shumë kurioz nesër të shoh si do t’i menaxhojnë djemtë. Ky është një proces i ri për të gjithë ne dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Gjithsesi, unë do të jem shumë krenar për lojtarët e mi.
    Kundërshtarët e grupit? – Nëse do të isha shqetësuar, nuk do ta kisha pranuar këtë mundësi që më është dhënë për të qenë trajneri i Shqipërisë. Në momentin që arbitri nis ndeshjen, është e gjitha futboll, si kur luan në rrugë, në plazh apo në stadium. Kjo është puna jonë, e imja fillimisht dhe e stafit teknik me të cilin kemi punuar këto kohë. Për lojtarët është një ëndërr që e kanë imagjinuar që të vegjël. Unë mezi pres ndeshjen e parë për të parë se si do të shkojë. Nëse do t’i referohemi renditjes së UEFA-s, Shqipëria është në vendin e 66-të, ndërsa Portugalia në të shtatin. Ne do ta harrojmë këtë pjesë dhe do të mundohemi të japim më të mirën për të gjetur një lloj ekuilibri. Do të shikojmë se si do të shkojë.
    Keni folur me Silvinjon dhe a keni marrë ndonjë këshillë nga ai për Europianin? – Patjetër që kemi bashkëpunim me Silvinjon. Shihemi dhe flasim çdo ditë për futboll në zyrat e FSHF. Dy javët e fundit kemi diskutuar shumë në lidhje me Europianin. Së fundmi më ka dhënë disa sugjerime të mira. Kam vazhdimisht kontakte me të dhe raport personal.
    Pse nuk ka lojtarë të ftuar nga kampionati shqiptar – Politika e FSHF-së është shumë e qartë. Janë bërë shumë investime, sa i përket stadiumeve, fushave, kurseve, duke sjellë dhe lektorë të huaj të cilët japin mësime për ata që po trajnohen në kuadër të përmirësimit të futbollit vendas. Kur e kam marrë ftesën për të qenë si pjesë e FSHF-së si trajner i U-17 dhe jo si menaxher i saj, jam ftuar për të trajnuar skuadrën. Ne jemi një komision, që përbëhet nga Drejtori Teknik, Shefi i Skautizmit dhe unë, që bëjmë përzgjedhjen për të gjetur lojtarët më të mirë të mundshëm. Nga shtatori deri më tani kemi parë shumë lojtarë, kemi pasur edhe projektin “Step by Step” nga ku kanë dalë shumë lojtarë të cilët i kemi provuar edhe në ndeshje miqësore, apo gjatë periudhës së ndeshjeve ndërkombëtare. Por pjesë të listës mund të bënim vetëm 20 lojtarë, me dëshirën tonë do të kishim 23 lojtarë. Të gjithë kemi preferencat tona, mua mund të më pëlqejë një lojtar, dikujt tjetër një lojtar tjetër. Por jo gjithmonë këto preferenca të plotësohen në raste të tilla. Jemi munduar të zgjedhim më të mirët. Dhe nga ky moment, për mua këto 20 lojtarë janë lojtarët më të mirë në botë. Unë do të mundohem t’i përgatis në kushte sa më të mira në mënyrë që të përfaqësojnë sa më mirë Shqipërinë.
    Si do të luajë Shqipëria në Europian? – Në futbollin modern ajo që ka rëndësi janë duelet, dhe kush fiton duelet, fiton në fushë. Që lojtarët të rriten, është një filozofi që nuk e ka vetëm ekipi kombëtar, por edhe klubet dhe akademitë. Që lojtarët të përparojnë, duhet të kenë sfida, siç është tani Euro U-17. Duhet t’i provosh në momente të ndryshme. Nëse lojtarët duhet të jenë gati në të ardhmen për ekipin e parë, duhet t’u japësh mundësinë t’i testosh. Mund të dështosh, por duhet të rifillosh edhe njëherë nga e para. Forca jonë e madhe duhet të jetë grupi, së bashku me dashurinë për futbollin, kjo ka një rëndësi të veçantë. Nuk jemi të fokusuar te cilësitë individuale, sepse ajo që ka rëndësi është si punon për ekipin. Mund të jesh shumë i mirë “një kundër një”, por më shumë rëndësi ka të jesh lojtar ekipi, dhe kjo është ajo që dua të shoh. Kundërshtarët në letër janë më të fortë se ne, por nëse mendojmë kështu, do ta kemi humbur Kampionatin që tani. Ne duhet të menaxhojmë momentet dhe të bëjmë më të mirën kur të na jepet mundësia.
    Ju motivon prania e tifozëve shqiptarë nesër në stadium? – Do të jenë rreth 10 mijë tifozë nesër në stadium dhe dua t’i falënderoj duke nisur nga familjarët, grupet e tifozëve që do të jenë. Shpresoj të arrijmë t’i kënaqim. Për lojtarët do të jetë pak shok në fillim, por kur fillon ndeshja, nuk e mendon më se çfarë ndodh për rreth. Uroj të bëjmë një ndeshje të mirë dhe tifozët të na mbështesin. Është shtëpia jonë, është vendi ynë, do të bëjmë më të mirën që të përfaqësojmë sa më mirë Shqipërinë.

  • Shqipëria shpall listën zyrtare me 20 lojtarë për Kampionatin Europian U-17 2025

    Trajneri Andrea Tedesco ka përzgjedhur listën zyrtare me 20 lojtarë që do të përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare U-17 në Kampionatin Europian.

    Më poshtë, lista e lojtarëve për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”:

    Portierë: Daniel Çuli, Raffaele Huli

    Mbrojtës: Fabjano Nuhaj, Lucas Çekrezi, Kris Gecaj, Fabian Hallidri, Darli Kurti, Hassan Haradini, Leon Sylejmani

    Mesfushorë: Andreas Llana, Alex Ramku, Evangjelos Gjoka, Dijar Ferati, Rikardo Sheji, Enis Rexhepi, Alen Vukaj

    Sulmues: Leon Darius Myrtaj, Gabriel Kulla, Arman Durmishi, Dajan Durmishi

    Kombëtarja U-17 vijon përgatitjet për Europianin. Ndeshja e parë e grupit ndaj Portugalisë do të luhet të hënën, më 19 maj, në “Arena Kombëtare”, ora 18:00.

    Takimet e tjera të grupit janë ndaj Gjermanisë më 22 maj (ora 18:00) dhe ndaj Francës më 25 maj (ora 20:30), të dyja në “Elbasan Arena”.

    Vazhdo leximin