Tag: lojtarë

  • Igli Tare sjell ndryshim radikal te Milani, vetëm 9 lojtarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar

    Igli Tare sjell ndryshim radikal te Milani, vetëm 9 lojtarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar

    2 Shtator 2025

    17:54

    Telesport

    Massimiliano Allegri dhe Igli Tare kanë bërë shumë ndryshime te Milani.
    “Djalli” ka pësuar realisht një diferencë të dukshme, aq sa numerikisht tashmë ka ruajtur vetëm 9 lojtarë nga sezoni 2024/2025.
    Ata që kanë mbetur janë Mike Maignan, Lorenzo Torriani, Fikayo Tomori, Ruben Loftus-Cheek, Matteo Gabbia, Pavlovic, Christian Pulisic, Rafael Leao dhe Youssouf Fofana.
    Presim se sa efikasitet do të kenë afrimet e reja të Tares si drejtor sportiv. Milani këtë vit nuk luan në Champions League, kështu që fokusi do të jetë në kampionat.
    Më shumë energji dhe kohë për t’u përgatitur, ndoshta edhe më shumë sukses i garantuar.

  • Rrapo Taho: Flamurtari një start me probleme, te Kombëtarja na duhen lojtarë që kanë orë pune

    Rrapo Taho: Flamurtari një start me probleme, te Kombëtarja na duhen lojtarë që kanë orë pune

    Adriatik BALLA
    Kategoria Superiore ka luajtur dy javët e para të saj, ku Dinamo, Vllaznia dhe Egnatia duken në formë më të mirë se skuadrat e tjera dhe realisht këto tri skuadra duken pretendente këtë sezon. Për Flamurtarin pati shumë pritshmëri, nisur dhe nga lëvizjet e shumta që bëri në merkaton e verës, por vlonjatët ende nuk janë konsoliduar dhe referuar fjalëve të Rrapo Tahos, duket se trajneri ende nuk i njeh mirë elementët e skuadrës. Në një intervistë që dha për gazetën “SOT”, Taho shtoi se Flamurtarit i duhet kohë të harmonizojë elementët në fushë dhe duhet parë se sa cilësi kanë disa blerje të bëra në ditët e fundit të merkatos. Nga ana tjetër, legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar, foli për përfaqësuesen kuqezi dhe kujtoi se trajneri Silvinjo është mjaftueshëm i njohur me grupin e lojtarëve për të bërë zgjedhjet e duhura dhe nga ana tjetër kujtoi se në sfidat e radhës duhet që kuqezinjtë të tregojnë se dinë të marrin rezultatin e duhur në kohën e duhur. Për Tahon prania e Serbisë në grup dhe përballja me ta s’duhet të marrë ngjyra politike, sepse sporti nuk ka e nuk duhet të ketë lidhje me politikën.
     
    – Kampionati nisi, por me Flamurtarin që ka 1 pikë në dy takime të luajtura. Pritshmëritë për skuadrën kanë qenë të mëdha, por me sa duket nisja nuk është dhe aq e mirë. Cili është opinioni yt për këtë sezon të ri?
    – Për shkak të një fatkeqësie familjare nuk kam mundur ta ndjek kaq afër por kam mbledhur informacion për gjendjen dhe për ecurinë e grupit. Flamurtari me blerjet që bëri, dukej se do të rritej, por ky grup nuk bëri fazë përgatitore të rregullt, pra mungoi një fazë përgatitore e plotë. Shkuan në Turqi, për t’u përgatitur, erdhën por pa pasur gjë në vijë. Ajo që shoh unë te Flamurtari ka të bëjë me mungesën e konsolidimit të grupit. Po vijnë lojtarë, por sa prej tyre bëjnë diferencë? Një tjetër element që duhet përmendur ka të bëjë me trajnerin, i cili nuk ka patur kohë të mjaftueshme për të harmonizuar repartet dhe vetë elementët. Trajneri, unë kam respekt për të, lojtarët duhet t’i shohë, të bëjë vlerësim për ta. Në ndeshjen e parë me Elbasanin nuk më pëlqeu paraqitja e grupit, kurse në Ballsh përballë Bylisit pati një performancë më të mirë e mori një barazim. Për mendimin tim në këtë ndeshje të dytë grupi dha shenja që ka diçka pozitive, që këta lojtarë janë dikush. Por kjo s’mjafton. Duhet që grupi të tregojë cilësi dhe trajneri që e njeh dhe di ta shfrytëzojë këtë cilësi të kontigjentit që ka në dispozicion.
    – Çfarë, konkretisht?
    – Trajneri në strategjinë e tij në lojë shpreh ide të mira dhe unë për të kam mendim pozitiv. Në dukje kontigjenti ka emra, por në dy ndeshje të luajtura shoh që trajneri nuk e njeh skuadrën, pra nuk i njeh lojtarët. Vendosja e lojtarëve duket e vështirë për të pasi lojtarët kanë ardhur tashmë së fundmi. Në këtë moment që flasim, mua trajneri i Flamurtarit s’më duket as në tokë e as në qiell, njëjtë edhe skuadra. Kanë ardhur lojtarë me propozime të ndryshme, sa këtej e sa andej, vendas e të huaj. Në ndeshjen me Ballshin, e thashë, diçka pozitive pati, por e tërësishmja mund të thuhet se është një skuadër krejtësisht e pakonsoliduar, ndaj duhet punuar me të.
    – Natyrisht, është ende herët për të folur për Superioren dhe pritshmëritë e saj këtë sezon, sidomos pas kthimit të bujshëm të Dinamos pas eliminimit nga Conference League dhe shpërthimi në kampionat direkt me fitore ndaj një rivaleje si Vllaznia. Nga këto dy xhiro të garës të luajtura zyrtarisht, çfarë keni evidentuar? Cilat janë skuadrat që mendoni se në fund do të rivalizojnë për titull?
    – E thatë edhe vetë se është ende herët për të folur që tani për pretendentët e sezonit. Janë luajtur fare pak ndeshje. Megjithatë, një farë ideje është dhënë që në start. Dinamo duket ekipi më i përgatitur deri tani. Më duket një skuadër më superiore. por në rivalitet unë shoh edhe Egnatian dhe Vllazninë, pavarësisht humbjes së fundit të shkodranëve. Për momentin emrat e këtyre tri skuadrave mund të përmend, të tjerat nuk shoh të më bindin sa këto të tria.
    – Kombëtarja do të ketë këto ditë dy ndeshje, një miqësore e një zyrtare. Trajneri Silvinjo e ka shpallur listën e lojtarëve, por lista këtë herë nuk ka befasi, janë emra që ishin dhe më parë, pak a shumë të njëjtët. Përtej deklaratave të lojtarëve e të trajnerit, çfarë prisni ju nga kuqezinjtë në këto takime?
    – Njëra nga ndeshjet, e para, është miqësore. Përtej emrit të kundërshtarit mendoj se ndeshjet miqësore janë të vlefshme, ato krijojnë një ide për trajnerin dhe u japin mundësinë edhe lojtarëve të shohin gjendjen e tyre. Në takime të tilla trajneri sheh formën e lojtarëve dhe bën llogaritë e tij për ndeshjen zyrtare që vjen më pas. Por mua më shqetëson një gjë tjetër, ose më saktë dua të flas për një temë të rëndësishme, e cila ka të bëjë me orët e punës së lojtarëve. Një trajner nuk duhet të marrë në grumbullimet e Kombëtares lojtarë që nuk kanë orë pune në këmbët e tyre, pra nëse nuk kanë minuta. Ndeshje të tilla që janë të vështira e me nivel të lartë kërkojnë lojtarë që janë në 100% të formës së tyre. Nga lista e Silvinjos, për shembull, në këtë moment lojtar në formë më duket Uzuni, i cili po luan rregullisht me skuadrën e tij. Nuk e di sa luajnë të tjerët me ekipet e tyre, ndaj dhe performanca në fushë duhet parë. Unë nuk e vë në dyshim që Silvinjo do më të mirën e skuadrës tonë, por është në detyrën dhe profesionalizmin e tij që të shohë formën e lojtarëve. Në lidhje me rivalët në grup, Anglia padyshim që mbetet favorite për vend të parë, kurse përballja jonë më e fortë duket me serbët, në ndeshjen e kthimit me të cilët do të hasim shumë vështirësi. Me Letoninë duhet të fitojmë, sigurisht, por besoj se ky është objektiv parësor edhe për skuadrën dhe trajnerin.
    – Së fundmi, kujtojmë që në ndeshjen e 9 shtatorit kundër letonezëve këtu në Tiranë, pjesët e stadiumit pas porte janë të pezulluar nga UEFA, ndërsa një nga tifogrupet e mëdha ka deklaruar bojkot për shkak të sjelljes sipas tyre jo në përputhje me qëllimet kombëtare të FSHF-së dhe kreut Duka. Kjo, marrë shkas edhe nga fakti se Shqipëria e Serbia do të presin së bashku Europianin U21 në vitin 2027. Çfarë mendoni për këtë situatë të krijuar?
    – Shiko! Unë kam qenë vetë futbollist i Kombëtares dhe i njoh ato emocione që prodhon loja dhe fanella e ekipit kombëtar. Por ne duhet të kuptojmë pozicionin e sportit, i cili është jashtë politikës. Nuk na duhen reagime politike. Ne përplasemi në grup me serbët. Njerëz ne, njerëz ata. Të dy palët luajnë në fushë për topin. Secili ka dëshirë të fitojë dhe kush fiton jepi dorën. Në futboll luhet për të fituar dhe fituesit i jepet dora. Këtu nuk ka politikë dhe sporti nuk duhet ngatërruar me politikë. Unë i këtij mendimi jam, që sportin ta mbajmë jashtë politikës. Futbolli shijon dhe jep adrenalinë kur nuk ka politikë në mes.

  • Miqësoret ndaj Gjermanisë & Zvicrës/ Trajneri Bushi: Dy ndeshje të forta, në “Elbasan Arena” presim mbështetjen e madhe të tifozëve

    Miqësoret ndaj Gjermanisë & Zvicrës/ Trajneri Bushi: Dy ndeshje të forta, në “Elbasan Arena” presim mbështetjen e madhe të tifozëve

    Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli në konferencën për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”, pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.
    Tekniku kuqezi i konsideroi këto dy miqësore shumë të vlefshme dhe të rëndësishme, teksa foli edhe për listën e lojtarëve të grumbulluar, si dhe dy risitë e ardhura zinxhir nga ekipet Kombëtare të moshave, Adi Kurti dhe Alain Taho.
    Në fund, Alban Bushi ftoi të gjithë tifozët për të mbështetur Kombëtaren U-21 në stadiumin “Elbasan Arena” për ndeshjen ndaj Gjermanisë, që do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00.
    Më poshtë konferenca e plotë e trajnerit Alban Bushi:
    Dy risitë në listë? – Kemi dy sfida shumë të rëndësishme, i konsideroj tepër të mëdha dhe me përgjegjësi, siç është Gjermania dhe Zvicra. Duhet të luajmë një futboll të bukur dhe rezultativ përpara publikut tonë në “Elbasan Arena”, gjithashtu edhe në ndeshjen me Zvicrën.
    Gjermania është nënkampione e Europës. E dimë forcën e tyre dhe emrin e madh që ata kanë. Por ne, si gjithmonë, do të futemi për fitore. Kemi pasur dy teste miqësore të kaluara, si me Hungarinë dhe Turqinë, që jam i kënaqur nga të dyja ndeshjet. Me Hungarinë fituam dhe me Turqinë humbëm, por ekipi tregoi shumë karakter në fushë dhe shumë shpresa për të ardhmen. Është një grup i ri, kemi bërë pak ndeshje miqësore me njëri-tjetrin, por dukemi shumë të fortë. Nga dita në ditë po rriten.
    Për sa i përket Kurtit dhe Tahos, kanë qenë pjesë e moshave të ekipeve kombëtare. Ne kemi nevojë për mbrojtës dhe portier. Mendoj që të dy janë lojtarë që do të jenë pjesë edhe e Kombëtares A mbase në të ardhmen, sepse kanë shumë potencial. Për momentin i kemi afruar për t’i parë më nga afër, meqë janë edhe miqësore. Ta dimë edhe më mirë potencialin e tyre. Mendoj se janë dy lojtarë shumë premtues.
    6 lojtarë nga Kategoria e Parë dhe “Abissnet Superiore”? – Mendoj që kemi bërë maksimumin përsa i përket lojtarëve nga kampionati shqiptar. Nuk është se ka shumë. Këta të 6, mendoj, janë cilësorë dhe janë në formë, kanë minuta në këmbë, janë titullarë në ekipet e tyre. Mendoj se do të na ndihmojnë në këto dy ndeshje. Lojtarë që kanë qenë edhe më përpara, siç është Gudjufi. Ka qenë vjet, por nuk ka pasur shumë minuta. Tani ka filluar të luajë te Partizani, kam shumë besim te ai. Ndeshjen e fundit me Vorën e pashë live dhe m’u duk shumë në formë.
    Gjermania dhe Zvicra, si i shikoni si kundërshtarë? A e mbani mend fitoren e fundit kundër Zvicrës me përmbysje? – Me Gjermaninë është një sfidë e rëndësishme, që është me përgjegjësi të madhe. Kam besim te ekipi dhe që do të fitojmë këtë ndeshje, sepse luajmë në shtëpinë tonë. Duhet ta kënaqim ekipin me lojë dhe rezultat. Jemi ekip i ri, por kemi shumë besim. Kemi krijuar një grup shumë të fortë. Gjermania është ekip i fortë, por mund të themi që është e fortë në letër. Në fushë nuk kemi zbritur akoma. Do të luftojmë shumë deri në fund të të dyja ndeshjeve. Me Zvicrën na ka lënë një shije të mirë fitorja e fundit. Nuk e kemi frikë aspak. I kemi mundur. Duhet të bëjmë maksimumin në të dyja ndeshjet, përsa i përket strategjisë dhe lojës taktike që ne kemi vendosur të bëjmë me lojtarët. Grupi ka lojtarë që janë për ekipin, sakrifikojnë, që luajnë me pasion dhe dëshirë, luajnë për fanellën. Kjo është më e rëndësishme se talenti individual që mund të kemi.

  • Silvinjo publikon listën e Kombëtares pa befasi: Me Letoninë s’është momenti për eksperiment, na duhen pikët

    Silvinjo publikon listën e Kombëtares pa befasi: Me Letoninë s’është momenti për eksperiment, na duhen pikët

    Adriatik BALLA
    Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, doli në konferencën zyrtare për shtyp, ku foli për dy ndeshjet e shtatorit, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese ndaj Letonisë. Ndeshjen me Letoninë e cilësoi shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrës. “Ne kemi bërë rreth 50% të rrugëtimit. Kemi luajtur 4 ndeshje dhe na kanë mbetur edhe 4 ndeshje të tjera për të luajtur. Po luftojmë kundër kohës. Është një ndeshje shumë e rëndësishme që e luajmë në shtëpi, do të përgatitemi mirë. Për sa i përket lojtarëve që mungojnë, fola me Ismajlin, i cili tashmë ka ndërruar klub dhe është transferuar te Torino. Ka një dëmtim të lehtë dhe duhet të jetë i qetë për të qenë në 100% e tij. Si çdo transferim i ri, edhe atij i duhet pak kohë për t’u përshtatur me ambientin e ri dhe klubin. Për sa i përket ndryshimeve në listë, një grup ndryshon kur një lojtar nuk ka se çfarë jep më në Kombëtare dhe kur kam bindjen që është ashtu. Ndryshe, nuk ka pse të ndryshojë asgjë në grup, unë kam besim te të gjithë lojtarët. Nëse marr një shenjë që një lojtar nuk do të stërvitet, atëherë do të jetë jashtë. Unë kam vënë re që të gjithë kanë shumë dëshirë dhe krenari që të vijnë të luajnë me Kombëtaren. Nuk është momenti për të eksperimentuar, sepse kemi ndeshje të fortë përpara. Kemi bërë eksperimente gjatë këtyre dy viteve, por tani nuk është momenti, fokusi është për të fituar ndeshjen”, nënvizoi braziliani.
    Përballja me Letoninë
    Trajneri Silvinjo foli pastaj për duelin me Letoninë, që skuadra jonë duhet ta fitojë patjetër për të qenë brnda objektivave. “Do të ketë ndryshime për ndeshjen me Letoninë, duke qenë që kemi dhe një ndeshje miqësore para. Kemi lojtarë si Adrian Bajrami, Medon Berisha dhe Pajaziti që kanë luajtur me Kombëtaren U-21, por ende nuk kanë luajtur 45 minuta me Kombëtaren A. Kemi sigurisht dhe shumë lojtarë të tjerë, rreth 20 që jemi pas tyre, por ende nuk ka ardhur momenti i duhur. 4-5 prej tyre janë shumë lojtarë të mirë që po i ndjekim, por ftesa do të vijë në kohën e duhur. Letonia është ekip i fortë, e dimë që është ndeshje e vështirë, e kemi parë ndeshjen e kaluar dhe mund të ketë ndryshime në këtë rast”, shtoi ai.
    Zgjedhjet e bëra
    “Po, është e vërtetë, kam pasur shumë dilema. Puna me përgatitjen e listës nis shumë kohë më përpara, që nga fillimi i gushtit kur u ktheva nga pushimet. Për sa i përket zgjedhjeve, eksperienca të mëson që një ndeshje si kjo është shumë e rëndësishme. Të sjellësh lojtarë të rinj, ndoshta nuk është momenti i duhur. Duhet të fokusohemi te lojtarët që janë mësuar me stilin e lojës, që marrin përgjegjësi. Ndoshta nuk është momenti i një djaloshi 20-vjeçar, që sigurisht mund të jetë shumë i mirë, por na duhen lojtarë që janë mësuar me skemat tona dhe përgjegjësinë që duhet të marrin. Sigurisht, do të vijë edhe momenti i tyre. Kam folur shumë me stafin, ishte e vështirë, por kemi besim që lojtarët që kemi përzgjedhur do na përgjigjen në fushë”, shtoi më tej trajneri Silvinjo.
    Lista e Kombëtares
    Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani.
    Mbrojtës: Mario Mitaj, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Elseid Hysaj, Adrian Bajrami, Arlind Ajeti, Ivan Balliu.
    Mesfushorë:Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Ernest Muçi, Jasir Asani, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Medon Berisha, Julian Shehu, Adrion Pajaziti.
    Sulmues: Armando Broja, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Rei Manaj.
    Trajner: Sylvio Mendes Campos Junior

  • Lista e Sylvinho-s pa surpriza/ Trajneri lë Jashtë Mehmetin, Berishën e Shpendin për sfidat me Gjibraltarin dhe Letoninë

    Lista e Sylvinho-s pa surpriza/ Trajneri lë Jashtë Mehmetin, Berishën e Shpendin për sfidat me Gjibraltarin dhe Letoninë

    Nga Ervin Sina

    Lista me 25 lojtarëve për duelet e shtatorit të kombëtares shqiptare nuk kishte Brenda asnjë lajm. Ose më saktë nuk kishte lajm sa I takon emrave të thërritur ndërsa nuk mund të thuhet kështu për ata që mungojnë.
    Trajneri Silvinjo mund të justifikohet me Ardian Ismajlin sepse ka probleme fizike, por vështirë se e njëjta gjë mund të thuhet për emra si Kristjan Shpendi, Anis Mehmeti apo Etrit Berisha të cilët po kalojnë një forme sportive shumë të mirë në këtë fillim sezoni.

    Silvinjo e ka një shpjegim mbi pyetjen se përse nuk grumbulloi emra të rinj në raport me duelet e qershorit, me përjashtim të portierit Dajsinani që ka marrë vendin e Simonit.
    “Është e vërtete që kam pasur shumë dilema. Eksperienca të mëson që një ndeshje si kjo është shumë e rëndësishme. Të sjellësh lojtarë të rinj, ndoshta nuk është momenti i duhur. Duhet të fokusohemi te lojtarët që janë mësuar me stilin e lojës, që marrin përgjegjësi. Ndoshta nuk është momenti i një djaloshi 20-vjeçar, që sigurisht mund të jetë shumë i mirë, por na duhen lojtarë që janë mësuar me skemat tona dhe përgjegjësinë që duhet të marrin. Nuk mund të grumbullojmë dot 30 lojtarë dhe të krijojmë 2 skuadra”, tha Silvinjo.
    Por ndërsa nga njeri krah justifikon mungesën e emrave të rinj në listë, nga ana tjetër tekniku i kombëtares deklaron se do të ketë ndryshime për ndeshjen me Letoninë.
    “Kemi lojtarë si Adrian Bajrami, Medon Berisha dhe Pajaziti që kanë luajtur me Kombëtaren U-21, por ende nuk kanë luajtur 45 minuta me Kombëtaren A. Kemi sigurisht dhe shumë lojtarë të tjerë, rreth 20 që jemi pas tyre, por ende nuk ka ardhur momenti i duhur. 4-5 prej tyre janë shumë lojtarë të mirë që po i ndjekim, por ftesa do të vijë në kohën e duhur. Letonia është ekip i fortë, e dimë që është ndeshje e vështirë, e kemi parë ndeshjen e kaluar dhe mund të ketë ndryshime në këtë rast”, shtoi më tej numri një i pankinës kuqezi.
    Veç Strakoshës në portë, apo edhe Hysajt, Gjimshitit, Mitajt, Kumbullës dhe Ajetit në mbrojtjes, trajneri Silvinjo në mesfushë do të vazhdojë Julian Shehut që po shkelqen në Poloni, pa lënë mënjanë edhe Laçin, Asllanin apo Medon Berishën e Pajazitin.
    Faza ofensive me emra si Hoxha, Muçi, Asani, Bajrami si dhe Daku, Uzuni, Manaj dhe Broja në majë vazhdon të jetë e njëjta.
    Grumbullimi i kuqezinjve nis të hënën më 1 shattor në Malaga të Spanjës në prag të miqësores me Gjibraltarin në 4 shtator, e më pas kthimi në Tiranë për tu përgatitur për duelin e rëndësishëm kualifkues të bortërorit kundër Letonisë më 9 shtator.

  • “Frikë” ndaj Letonisë, asnjë emër risi në listë, Sylvinho: Nuk është koha për të eksperimentuar, duhet fitorja, ndeshje e fortë

    “Frikë” ndaj Letonisë, asnjë emër risi në listë, Sylvinho: Nuk është koha për të eksperimentuar, duhet fitorja, ndeshje e fortë

    Sylvinho, trajner I Kombëtares, bëri publike listën me 25 lojtarë të ftuar për dy takimet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Ajo që bie në sy është fakti që këtë herë tekniku kuqezi nuk ftoi asnjë emër risi, por i besoi të njëjtëve lojtarë. Në konferencën për shtyp, Sylvinho sqaroi se nuk është koha për të eksperimentuar me emra të rinj, por sigurt ndaj Gjibraltarit mund të provojë diçka ndryshe, gjithnjë në funskion të sfidës ndaj Letonisë, një ndeshje e fortë ku fitorja është detyrim:
    “Ne kemi bërë rreth 50% të rrugëtimit dhe kemi 4 ndeshje për të luajtur, po luftojmë kundër kohës. Është një ndeshje shumë e rëndësishme që e luajmë në shtëpi, do të përgatitemi mirë. Përsa i përket lojtarëve që mungojnë fola me Ismajlin, i cili ka bërë tashmë një transferim javët e fundit, ka një dëmtim të lehtë dhe duhet të jetë i qetë për të qenë në 100% e tij. Përsa i përket ndryshime në listën, një grup ndryshon kur një lojtar nuk ka se çfarë jep më në Kombëtare dhe kur kam bindjen që është ashtu, ndryshe nuk ka pse të ndryshojë asgjë në grup, unë kam besim te të gjithë lojtarët. Nëse marr një shenjë që një lojtar nuk do të stërvitet, atëherë do të jetë jashtë. Nuk është momenti për të eksperimentuar, sepse kemi ndeshje të fortë përpara dhe kemi bërë eksperimente gjatë këtyre dy viteve, fokusi është për të fituar.

    Do të ketë ndryshime për Letoninë, kemi lojtarë si Bajrami, Berisha dhe Pajaziti që kanë luajtur me U21 por skanë bërë 45 minuta me Kombëtaren tonë. Kemi lojtarë të mirë që sju ka ardhur ende momenti i duhur. Letonia është ekip i fortë, e dimë që është ndeshje e vështirë, e kemi parë ndeshjen e kaluar dhe mund të ketë ndryshime në këtë rast, përsa i përket Nedim Bajramit dhe Ernest Muçit të dy kanë bërë rrugëtime me Kombëtaren shqiptare. Bajrami bëri një Europian të shkëlqyer ndoshta nuk është në momentin e tij më të mirë, Muçi ka pasur një dëmtim të vogël por dje luajti 45 minuta dhe kemi folur me të. Janë lojtarë që përgjigjen në fushë për Kombëtaren, kemi besim te këta dy lojtarë”.
    I bindur trajneri për zgjedhjet apo ka pasur dilema për ndonjë emër të ri? “Po është e vërtetë, kam pasur shumë dilema. Puna me përgatitjen e listës nis shumë kohë më përpara, që nga fillimi i gushtit kur u ktheva nga pushimet. Përsa i përket zgjedhjeve, eksperienca të mëson që një ndeshje si kjo është shumë e rëndësishme. Të sjellësh lojtarë të rinj, ndoshta nuk është momenti i duhet. Duhet të fokusohemi te lojtarët që janë mësuar me stilin e lojës, që marrin përgjegjësi, nuk është momenti i një djaloshi 20 vjeçar që sigurisht mund të jetë shumë i mirë, por na duhen lojtarë që janë mësuar. Do vijë momenti i tyre. Ishte e vështirë, por kemi besim që lojtarët që kemi përzgjedhur do na përgjigjen në fushë”.
    Kur nuk e thërrasim një lojtar në miqësore, kur do jetë momenti i tij? “Kemi 3 lojtarë që kanë bërë rrugëtim me kombëtaren U-21, dhe që nuk ka performuar akoma 45 minuta në fushë. Ka limit për sa i përket ndeshjeve miqësore. Nuk mund të bëjmë dot 10 ndryshime, janë vetëm 6. Nuk mund të grumbullojmë dot 30 lojtarë dhe të krijojmë 2 skuadra. Për lojtarë të tillë që kanë bërë rrugëtim  me ne prej 3 apo 6 muajsh, Berisha ishte në listën e Europianit por akoma nuk i ka bërë 45 minuta, sigurisht për të tjerët do vi momenti. Nuk është momenti i duhur, nuk kemi hapësirë kohe. Na duhet të vlerësojmë lojtarët që kemi tani dhe kanë bërë rrugëtim me ne prej një kohe të caktuar”.
    “Kur duhet të zhvillojmë një ndeshje miqësore para asaj zyrtare është më e lehtë për tu menaxhuar, dua të falenderoj Federatën në aspektin logjistik pasi ka punuar shumë për të shkuar dhe zhvilluar grumbullimin dhe më pas për tu stërvitur dhe në fund për të luajtur me Gjilbratarin e të vish këtu për të luajtur me Letoninë. Miqësoret të japin mundësinë për të parë lojtarë që skanë marrë shumë minuta, do jetë ndeshje e mirë për tu testuar. Nuk është ndoshta momenti më i mirë për lojtarët, por shumica e tyre janë të mësuar, nuk jam i shqetësuar.
    Qefalija është një lojtar që ka bërë ndeshje të mira, e pash edhe mbrëmë, ai nuk luajti shumë se pati një dëmtim të lehtë, është teknik, luan me këmbën e majtë, ka një dalje të bukur, taktikisht është lojtar inteligjent, është në listën e madhe, por nga dëmtimet dhe pas një diskutimi më klubin, nuk u grumbullua. Egnatia, Tirana, Dinamo dhe Partizani kanë lojtarë që ne mund tju referohemi dhe mund të jenë pjesë e Kombëtares, sigurisht në vazhdim. Dajsinani është një portier i shpejtë me këmbët, ka personalitet, vlerësohen të gjitha elementet”, përfundoi trajneri Silvinjo.

  • Silvinjo: Ndaj Letonisë? Nuk është ndeshje e rëndësishme por shumë e rëndësishme

    Në vigjilje të ndeshjes miqësore me Gjibraltarin më 4 shtator në transfertë dhe atë të 9 shtatorit për kualifikueset e Grupit K për Kupën e Botës 2026 (Air Albania Stadium’), trajneri Silvinjo doli para mediave për të komentuar jo vetëm zgjedhjet e elementit të cilat nuk patën thuajse asnjë risi për këto dy takime por dhe për objektivin e Shqipërisë ndaj Letonisë.

    Silvinjo:

    “Ne kemi bërë rreth 50% të rrugëtimit dhe kemi 4 ndeshje për të luajtur, po luftojmë kundër kohës. Është një ndeshje shumë e rëndësishme që e luajmë në shtëpi, do të përgatitemi mirë. Përsa i përket lojtarëve që mungojnë fola me Ismajlin, i cili ka bërë tashmë një transferim javët e fundit, ka një dëmtim të lehtë dhe duhet të jetë i qetë për të qenë në 100% e tij.

    Përsa i përket ndryshimëve në listë, një grup ndryshon kur një lojtar nuk ka se çfarë jep më në Kombëtare dhe kur kam bindjen që është ashtu, ndryshe nuk ka pse të ndryshojë asgjë në grup, unë kam besim te të gjithë lojtarët. Nëse marr një shenjë që një lojtar nuk do të stërvitet, atëherë do të jetë jashtë. Nuk është momenti për të eksperimentuar, sepse kemi ndeshje të fortë përpara dhe kemi bërë eksperimente gjatë këtyre dy viteve, fokusi është për të fituar.

    Do të ketë ndryshime për Letoninë, kemi lojtarë si Bajrami (Adrian-red), Berisha dhe Pajaziti që kanë luajtur me U21 por skanë bërë 45 minuta me Kombëtaren tonë. Kemi lojtarë të mirë që sju ka ardhur ende momenti i duhur. Letonia është ekip i fortë, e dimë që është ndeshje e vështirë, e kemi parë ndeshjen e kaluar dhe mund të ketë ndryshime në këtë rast, përsa i përket Nedim Bajramit dhe Ernest Muçit të dy kanë bërë rrugëtime me Kombëtaren shqiptare. Bajrami bëri një Europian të shkëlqyer ndoshta nuk është në momentin e tij më të mirë, Muçi ka pasur një dëmtim të vogël por dje luajti 45 minuta dhe kemi folur me të. Janë lojtarë që përgjigjen në fushë për Kombëtaren, kemi besim te këta dy lojtarë”.

    I bindur trajneri për zgjedhjet apo ka pasur dilema për ndonjë emër të ri? “Po është e vërtetë, kam pasur shumë dilema. Puna me përgatitjen e listës nis shumë kohë më përpara, që nga fillimi i gushtit më 2 gusht kur u ktheva nga pushimet. Përsa i përket zgjedhjeve, eksperienca të mëson që një ndeshje si kjo është shumë e rëndësishme. Të sjellësh lojtarë të rinj, ndoshta nuk është momenti i duhet. Duhet të fokusohemi te lojtarët që janë mësuar me stilin e lojës, që marrin përgjegjësi, nuk është momenti i një djaloshi 20 vjeçar që sigurisht mund të jetë shumë i mirë, por na duhen lojtarë që janë mësuar. Do vijë momenti i tyre. Ishte e vështirë, por kemi besim që lojtarët që kemi përzgjedhur do na përgjigjen në fushë”.

    Kur nuk e thërrasim një lojtar në miqësore, kur do jetë momenti i tij? “Kemi 3 lojtarë që kanë bërë rrugëtim me kombëtaren U21, dhe që nuk ka performuar akoma 45 minuta në fushë. Ka limit për sa i përket ndeshjeve miqësore. Nuk mund të bëjmë dot 10 ndryshime, janë vetëm 6. Nuk mund të grumbullojmë dot 30 lojtarë dhe të krijojmë 2 skuadra. Për lojtarë të tillë që kanë bërë rrugëtim  me ne prej 3 apo 6 muajsh, Berisha ishte në listën e Europianit por akoma nuk i ka bërë 45 minuta, sigurisht për të tjerët do vijë momenti. Nuk është momenti i duhur, nuk kemi hapësirë kohe. Na duhet të vlerësojmë lojtarët që kemi tani dhe kanë bërë rrugëtim me ne prej një kohe të caktuar”.

    Miqësorja me Gjibraltarin e duhura? “Kur duhet të zhvillojmë një ndeshje miqësore para asaj zyrtare është më e lehtë për tu menaxhuar, dua të falenderoj Federatën në aspektin logjistik pasi ka punuar shumë për të shkuar dhe zhvilluar grumbullimin dhe më pas për tu stërvitur dhe në fund për të luajtur me Gjilbratarin e të vish këtu për të luajtur me Letoninë. Miqësoret të japin mundësinë për të parë lojtarë që skanë marrë shumë minuta, do jetë ndeshje e mirë për tu testuar. Nuk është ndoshta momenti më i mirë për lojtarët, por shumica e tyre janë të mësuar, nuk jam i shqetësuar”.

    Keni ndjekur skuadrat shqiptare në stadium, ndonjë element që keni në mendje? “Qefalija është një lojtar që ka bërë ndeshje të mira, e pash edhe mbrëmë, ai nuk luajti shumë se pati një dëmtim të lehtë, është teknik, luan me këmbën e majtë, ka një dalje të bukur, taktikisht është lojtar inteligjent, është në listën e madhe, por nga dëmtimet dhe pas një diskutimi më klubin, nuk u grumbullua. Dinamo, Egnatia, Partizani dhe Tirana kanë lojtarë që ne mund t’ju referohemi dhe mund të jenë pjesë e Kombëtares, sigurisht në vazhdim. Dajsinani është një portier i shpejtë luan mirë me këmbë, ka personalitet, vlerësohen të gjitha elementet. Më pëlqen”.

    Vazhdo leximin

  • FSHF publikon rregullat e reja për përzgjedhjen e lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave

    FSHF publikon rregullat e reja për përzgjedhjen e lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave

    Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave, duke vendosur një balancë mes futbollistëve që luajnë në kampionatet vendase dhe atyre që aktivizohen jashtë Shqipërisë.
    Këto udhëzime kanë për qëllim rritjen e përfaqësimit të lojtarëve nga kampionati vendas dhe ofrimin e më shumë mundësive për talentet që zhvillohen në Shqipëri. Përqindja ndryshon sipas grupmoshës, duke reflektuar nevojat specifike të secilës kombëtare.
    Për ekipet kombëtare të vajzave:
    U-19 (2007/08): 8 lojtare nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%).
    U-17 (2009): 7 lojtare nga jashtë, 13 nga kampionati vendas (rreth 65%).
    U-16 (2010): 6 lojtare nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%).
    U-15 (2011): 5 lojtare nga jashtë, 15 nga kampionati vendas (rreth 75%).
    U-14 (2012): 4 lojtare nga jashtë, 16 nga kampionati vendas (rreth 80%).
    Për ekipet kombëtare të djemve:
     
    U-21 (2004/05): 16 lojtarë nga jashtë, 7 nga kampionati vendas (rreth 30%).
    U-19 (2007/08): 14 lojtarë nga jashtë, 6 nga kampionati vendas (rreth 33%).
    U-17 (2009): 11 lojtarë nga jashtë, 9 nga kampionati vendas (rreth 45%).
    U-16 (2010): 8 lojtarë nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%).
    U-15 (2011): 6 lojtarë nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%).
    U-14 (2012): 5 lojtarë nga jashtë, 15 nga kampionati vendas (rreth 75%).
    Megjithatë, Drejtoria Teknike e FSHF thekson se përzgjedhja finale e lojtarëve mbetet gjithmonë në vendimmarrjen e saj, duke pasur parasysh nevojat e skuadrës dhe performancën e secilit futbollist.
    Ky vendim synon të krijojë një ekuilibër të qëndrueshëm mes zhvillimit të kampionatit vendas dhe shfrytëzimit të talenteve shqiptare që luajnë në kampionatet e huaja, duke garantuar progres të vazhdueshëm në të gjitha grupmoshat.

  • Shifra të çmendura, Chelsea pritet të arkëtojë 400 mln euro nga shitjet në merkato

    Shifra të çmendura, Chelsea pritet të arkëtojë 400 mln euro nga shitjet në merkato

    Kampionë e botës për klube Chelsea ka arritur të grumbullojë plotë 4 pikë në dy javët e para të Premier League. Pas barazimit zhgënjyes 0-0 në Stamford Bridge në sfidën e parë, skuadra e Enzo Mareskës, arriti një fitore të bujshme me shifrat 1-5 në derbin londinez ndaj West Ham, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se këtë sezon “blutë” pritet të jenë protagonistë në garën për titull kampion.
    Megjithatë përpos paraqitjes në fushë, tek Chelsea lajm bën edhe situata në tregun e transferimeve..Chelsea ka pasur një verë të suksesshme në tregun e transferimeve, duke shpenzuar dhe shitur lojtarë me një strategji fitimprurëse. Ata kanë realizuar shitje të mëdha, si Renato Veiga dhe Noni Madueke, dhe pritet të mbyllin verën me rreth 400 milionë euro të ardhura nga shitjet.
    Disa lojtarë, si Carney Chukwuemeka dhe Aarón Anselmino, janë transferuar ose huazuar, ndërsa për lojtarët si Nico Jackson dhe Christopher Nkunku është ende në diskutim largimi, për shkak të çmimeve dhe pagave të larta. Chelsea po kërkon të maksimizojë fitimet nga këta lojtarë dhe të mbyllë edhe disa marrëveshje të tjera para mbylljes së afatit.
    Problematika e numrit tepër të lartë të futbollistëve në skuadrën londineze këto sezonet e fundit, duket se po merr fund në këtë merkato verore.
     
     

  • Xabi: Nuk ka lojtarë të paprekshëm për mua. Rodrygo? Vendimet janë të miat

    Xabi: Nuk ka lojtarë të paprekshëm për mua. Rodrygo? Vendimet janë të miat

    Pa dashur të zbulojë shumë, por duke theksuar autoritetin e tij, Xabi Alonso foli në konferencën për shtyp para sfidës Oviedo-Real Madrid. Trajneri madrilen nuk deshi të tregojë nëse Mastantuono do ta nisë nga minuta e parë: “Kushdo që është në listën e grumbullimit mund të jetë titullar”.
    E njëjta përgjigje edhe për Vinicius, për të cilin u pyet nëse është i paprekshëm: “Për mua sezoni dhe kjo etapë kanë nisur tani. Kemi luajtur vetëm një ndeshje. Vendimet për formacionin dhe kush luan janë vetëm dhe ekskluzivisht të miat”.
    Ai sqaroi gjithashtu se mungesa e Rodrygo ndaj Osasunës nuk ishte asnjë urdhër nga klubi, për ta shtyrë drejt largimit: “Të gjitha vendimet janë të miat, vetëm unë i marr”.
    Për ndeshjen ndaj Oviedo: “Për ta është një ndeshje speciale, por edhe për ne është e rëndësishme të vazhdojmë të rritemi dhe të jemi konkurrues jashtë fushe. Jemi vetëm në javën e tretë, por e presim me interes ndeshjen në fjalë”.
    Për Mastantuono: “Hyri mirë në lojë ndeshjen e fundit, me energji. Është në listë, pra ka mundësi si të gjithë të luajë”.
    Për Cazorla: “Kam kujtime të shkëlqyera me të si lojtar dhe si shok ekipi. Është fantastike që është kthyer tek Oviedo dhe është bërë simbol atje”.
    Për Vinicius: “Është fillimi i sezonit, të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, nuk bëj dallime”.
    Për punën taktike: “Shenjat në fushë na ndihmojnë për organizim taktik, punë linjash e referenca. E kam përdorur gjithmonë”.
    Për Rodrygo: “Kam folur me shumë lojtarë, edhe me Rodrygo. Është herët, sezoni sapo ka filluar”.
    Për gjuajtjet e dënimit: “Ende nuk kemi punuar shumë, por kemi disa lojtarë me cilësi të mëdha: Arda, Trent, Mastantuono, Kylian…”
    Për merkaton: “Jam i kënaqur me skuadrën, por duhet të jemi gjithmonë vigjilent”.
    Për Bellingham: “Duhet të përshtatemi. Askush nuk do t’i luajë të gjitha minutat”.
    Për Mastantuono si profil: “Mund të luajë si ‘10’ ose në vijën e fundit. Ka cilësi dhe shkathtësi për të dyja rolet”.
    Për Vinicius dhe zhurmat që e rrethojnë:“E shoh mirë, të gjithë kanë dëshirë të bëjnë një sezon të madh”.
    Për sistemin e lojës (4-3-3): “Kemi fleksibilitet, por ideja jonë është e qartë”.
    Për krahasimin me Barcelonën: “Nuk më shqetëson. Më shqetëson niveli ynë. Çdo javë do të përmirësohemi”.
    Për Mbappé: “Nuk i vendos objektiva golash. Dua ta ndihmoj që të udhëheqë skuadrën. Është pjesë themelore e projektit tonë”.