Tag: lojtar

  • Guardiola vlerëson sulmuesin: I ri dhe ka një personalitet të madh, një lojtar i jashtëzakonshëm

    Guardiola vlerëson sulmuesin: I ri dhe ka një personalitet të madh, një lojtar i jashtëzakonshëm

    9 Dhjetor 2025

    11:54

    Telesport

    Manchester City përgatitet për ndeshjen ndaj Real Madrid në mesjavë në Champions League. Në prag të kësaj sfide, trajneri Pep Guardiola ka folur për sulmuesin e ri Rayan Cherki, vetëm 22 vjeç.
    Në ndeshjen e fundit në kampionat, ai realizoi 2 asist për “citizens”, ndaj Guardiola e ka vlerësuar performancën e tij: “Rayan është një lojtar i jashtëzakonshëm. Kaq i ri. Ai ka një personalitet të madh, duke u përmirësuar gjatë gjithë kohës”.
    “Rayan na jep pasime shtesë dhe nuk ka frikë. Ai ka diçka të veçantë kur afrohet në zonën kundërshtare. Ajo që admiroj më shumë nuk janë aftësitë, më pëlqen thjeshtësia”, shtoi Guardiola.
    Në fund, trajneri spanjoll komentoi: “Ajo që mësova nga Lionel Messi është që të mos bëjë kurrë gabime me gjërat e thjeshta. Kurrë. Gjërat e thjeshta ai i bën në mënyrë të përsosur”.

  • Sergio Ramos i jep zyrtarisht “lamtumirë” aventurës në Meksikë, gati rikthimi në Europë

    Sergio Ramos i jep zyrtarisht “lamtumirë” aventurës në Meksikë, gati rikthimi në Europë

    8 Dhjetor 2025

    12:45

    Telesport

    Aventura meksikane e Sergio Ramos ka marrë fund. Mbrojtësi spanjoll konfirmoi se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me Monterrey, duke u larguar zyrtarisht nga klubi.
    Megjithatë, ish-lojtari i Real Madrid nuk ka ndërmend të tërhiqet ende nga futbolli, pavarësisht se është 39 vjec. Tani ai është një lojtar i lirë, ndaj do të vlerësojë ofertat e reja për të vazhduar karrierën e tij në fushë.
    Gjatë një sezoni e gjysmë në kampionatin meksikan, Sergio Ramos realizoi 8 gola në 34 ndeshje, duke treguar se është ende një lojtar i vlefshëm në fushë. Ditët e fundit, ai ishte lidhur edhe me një transferim te Milan.

  • “Zhegrova është një lojtar i klasit botëror”, çfarë fjalësh nga ish-futbollisti i Juventusit: Edoni ka talent të pafundëm

    “Zhegrova është një lojtar i klasit botëror”, çfarë fjalësh nga ish-futbollisti i Juventusit: Edoni ka talent të pafundëm

    Edon Zhegrova vazhdon t’i ketë minutat me pikatore te Juventusi, pavarësisht se u afrua me bujë të madhe dhe pritshmëritë janë tejet të larta për të. Megjithatë, edhe në ato pak minuta, ai ka ditur të tregojë se çfarë di të bëjë kur ka topin në këmbët e tij. Ish-lojtari i Juventusit, Xhakerini, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën. Në një intervistë për “Tuttosport” ai ka thënë se futbollisti nga Kosova është i një klasi botëror dhe zotëron një talent të pamasë.
    “Ai është një lojtar i klasit botëror dhe një talent i pafundëm. Sigurisht që pikëpyetja qendron te fitnesi i tij. Duhet ta sjellim në 100%-shin e tij. Si? Duke e futur në lojë. Vitin e shkuar ai pati disa dëmtime serioze erdhi në fund të dritares së transferimit. Me pak më shumë minuta në lojë, ai mund të gjejë vazhdueshmëri”, ka thënë  Emanuele Xhakerini./Sport Ekspres/

  • S.Ramos i vetofrohet Milanit, por Tare “ngrin” spanjollin, zbulohet plani i “djallit” në janar

    S.Ramos i vetofrohet Milanit, por Tare “ngrin” spanjollin, zbulohet plani i “djallit” në janar

    Në krye të Serie A, por Milan vijon të mbajë një profil të ulët, me trajnerin Allegri dhe pjesën tjetër të stafit drejtues që theksojnë se objektivi kryesor është të kapin zonën Champions. Pavarësisht deklaratave, është e pashmangshme që një klub i madh si Milan të mos mendojë për titullin, por ky objektiv pritet të marrë formë gjatë merkatos së janarit.
    Është e qartë që trajnerit Allegrit i duhen disa përforcime, të paktën nga një për çdo repart, por merkato në hyrje është e lidhur ngushtë me atë në dalje, “djalli” është i detyruar të shes përpara se të futet në merkato. Nëse ky plan dështon, atëherë Tare do të fokusohet te goditjet me kosto të ulët, ose zero në rastin më të mirë.

    Në këtë pikë, në Itali po qarkullon fuqishëm një emër shumë i madh, një legjendë si Sergio Ramos. Më 31 dhjetor, Ramos do të dal në treg si një lojtar i lirë, nuk ka ndërmend të vijojë të qëndrojë në Meksikë, por kërkon të rikthehet në Evropë, mbase për aventurën e tij të fundit të madhe. Agjentët e Ramos i kanë ofruar shërbimet e tij Milanit, por Tare është dyshues për këtë afrim. I njëjti diskutim është edhe me Thiago Silvan, një ish lojtar i famshëm i Milan, në dalje nga Fluminense. Fakti që afrimi i një lojtari si Luka Modric rezultoi i goditur ka bërë që Milan t’i ketë në konsideratë këto dy opsione, por për momentin nuk janë prioritet.
    Strategjia e “djallit” në janar është e qartë, klubi duhet të ruajë një stabilitet ekonomik. Nëse Tare arrin të shes ndonjë lojtarë, i pari në dalje sigurisht është Gimenez, atëherë kuqezinjtë do të tentojnë të afrojnë ndonjë lojtar në formë huazimi me të drejtë blerje pasi prioritet për momentin është gjetja e një “bomberi” të ri.

  • E la për herë të parë në stol 90 minuta, Slot: Salah ende një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Liverpool

    E la për herë të parë në stol 90 minuta, Slot: Salah ende një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Liverpool

    1 Dhjetor 2025

    14:48

    Telesport

    Arne Slot beson se Mohamed Salah do të jetë ende një lojtar i rëndësishëm për Liverpool në të ardhmen, pavarësisht se e la jashtë për herë të parë në Premier League nën drejtimin e tij.
    Salah nuk luajti asnjë minutë dhe qëndroi në stol ndërsa “reds“ i dhanë fund serisë së tyre të dobët me një fitore 2-0 ndaj West Ham. Slot tha se vendimi për ta lënë Salah në stol ishte për ta mbajtur të freskët për një seri prej katër ndeshjesh në 10 ditë.
    “Mo Salah ka pasur një karrierë të pabesueshme në këtë klub dhe do të ketë një të ardhme shumë të mirë në këtë klub sepse ai është një lojtar kaq i veçantë. Duhet të vendosësh herë pas here për të krijuar një formacion të caktuar dhe përpiqesh të zgjedhësh formacionin më të mirë për çdo ndeshje të vetme“, tha Slot.
    Më tej, trajneri holandez tha: “Me mënyrën se si janë vendosur rivalët, me një mbrojtës krahu që është vazhdimisht shumë lart dhe një sulmues krahu që është vazhdimisht brenda, mendova se kjo mund ta ndihmonte ekipin. Por siç thashë, ai ka qenë shumë i rëndësishëm për këtë klub dhe do të jetë i rëndësishëm për këtë klub në të ardhmen.”

  • Mijatoviç i tregon Viniciusit derën e largimit: Nëse nuk je i lumtur…, askush nuk të ka lidhur këtu

    Mijatoviç i tregon Viniciusit derën e largimit: Nëse nuk je i lumtur…, askush nuk të ka lidhur këtu

    25 Nëntor 2025

    13:44

    Alfred Lleshi

    Pedja Mijatoviç, ish-lojtar i Real Madridit (1996–1999) dhe ish-drejtor sportiv (2006–2009), foli në “El Larguero” për rinovimin e Vinicius. Sipas “The Athletic”, braziliani mund t’i ketë thënë Pérezit se “nuk do të rinovojë nëse situata me Xabi Alonson mbetet e njëjtë, pasi marrëdhënia mes tyre nuk është optimale”.
    Mijatoviç reagoi ashpër: “Një lojtar, pavarësisht rëndësisë, kurrë nuk mund t’i kërkojë klubit që nuk do këtë trajner, sepse futbolli është sport kolektiv. Gjëra të tilla nuk lejohen. Do t’i kuptoja kërkesat e Vinicius po të shënonte 3 gola në çdo ndeshje, por nuk është kështu”. Mesazhi i tij ishte i qartë: “Reali nuk mund ta tolerojë këtë. Nëse nuk je i lumtur, s’ka problem, askush nuk të ka lidhur këtu”.
    Ai kërkoi më shumë durim për Xabi Alonson: “Është e çuditshme të shkojë gjithçka perfekt në vitin e parë, i duhet kohë”. Sipas tij, Alonso nuk ka humbur kontrollin e dhomës së zhveshjes, ndryshe nga Ancelotti një sezon më parë.
     
     

  • Real Madrid, zbulohen emrat e pesë yjeve që janë kundër Xabi Alonso-s

    Real Madrid, zbulohen emrat e pesë yjeve që janë kundër Xabi Alonso-s

    24 Nëntor 2025

    13:21

    Telesport

    Sipas Mundo Deportivo, Bellingham është ndër pesë lojtarët që nuk janë të kënaqur me trajnerin Xabi Alonso. Midis tyre janë: Vinicius Jr, Valverde, Rodrygo, Endrick.
    Te Real janë mësuar me ankesat e Vinicius te Reali dhe klubi madje synon ta shesë atë, pasi kanë pasur mjaftueshëm teprime të tij jashtë fushës në periudhën pas çmimit Ballon d’Or 2024 deri më sot.
    Alonso është vetë një ish-lojtar i Real Madrid dhe kishte një reputacion të shkëlqyer si lojtar, ndërsa në kohën e tij të mëparshme te Bayer Leverkusen, ai fitoi gjithashtu një reputacion si trajner.
    Pakënaqësitë e lojtarëve që janë plot ego mund t’i kushtojnë Alonsos vendin e punës së tij në të ardhmen.

  • “Po na vjen një tjetër lojtar si Mario Mitaj te Shqipëria”, Plori entuziazmon tifozët e Kombëtares: është Fikaj i Panathinaikosit

    “Po na vjen një tjetër lojtar si Mario Mitaj te Shqipëria”, Plori entuziazmon tifozët e Kombëtares: është Fikaj i Panathinaikosit

    Elvis Plori ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Plori ka komentuar sa i përket shortit të Shqipërisë në Play Off të Botërorit, por njëkohësisht ka bërë edhe një koment shumë interesant. I pyetur për cilësitë fantastike të Mario Mitajn, pas një krahasimi me Zmijanin, Plori ka thënë se edhe Fikaj, lojtari i Shqipërisë U-21, është një lojtar i ngjashëm me cilësitë e Mario Mitaj.
    “Nuk është as i pari dhe as i fundit që vjen nga Shkodra me të tilla lëvizje Mario Mitaj. Hysen Zmijani ishte njësoj, vetëm se ka qenë me këmbën e djathtë. Ka kundër kohën, ka driblimin, ka pasimin e thjesht, është luks ta mbash si mbrojtës. Domethënë ta shoh dikush sesi luan me atë teknikë të admirueshme dhe të thuash që është mbrojtës i majtë, është luks. Por ngjason shumë edhe me Fikajn, janë të ngjashëm, Fikaj po rritet te Panathianikosi”, tha Plori. /Sport Ekspres/?

  • “Asllani është një lojtar i shkëlqyer”, Fabregasi: Kosova shpreson të bëjë historinë dhe të na befasojë

    “Asllani është një lojtar i shkëlqyer”, Fabregasi: Kosova shpreson të bëjë historinë dhe të na befasojë

    Torinoja do të përballet me Komon në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Serisë A. Trajneri i Komos ka folur për mediat përpara këtij takimi, duke u ndalur te cilësia e Asllanit dhe te arritja historike e Kosovës. Fabregasi e ka cilësuar Kristjan Asllanin si një lojtar të shkëlqyer, ndërsa më tej ka komentuar edhe mbërritjen në ‘play off’-in e Kupës së Botës të Vojvodës me fanellën e Kosovës.
    “Torinoja është një skuadër që luan me një 5-3-2, ka mbrojtësa me përvojë. Asllani ka shënuar dhe vjen nga Interi. Është një lojtar i shkëlqyer. Skuadra është e mirë-organizuar. Vojvoda do të luajë në ‘play off’ me Kosovën? Ekziston presioni. Kjo është gjëja më e mirë, tregon se po lufton për diçka. Sa për Vojvodën, ishim në restorant, pamë shortin dhe ai ishte shumë i qetë. Për Kosovën është një dhuratë. Ata shpresojnë që të bëjnë historinë dhe të na befasojnë”, ka deklaruar ndër të tjera Françesk Fabregasi./Sport Ekspres/

  • “Pak lojtarë mendojnë si Shehu”! Gazetari shqiptar flet për mediat në Poloni: Ju keni Lewandowski-n, ne mbahemi te…Armando Broja

    “Pak lojtarë mendojnë si Shehu”! Gazetari shqiptar flet për mediat në Poloni: Ju keni Lewandowski-n, ne mbahemi te…Armando Broja

    Polonia do të përballet kundër Shqipërisë në gjysmëfinalen e Play Off-it të Botërorit. Një ndeshje ku do të vendoset shumcka për rrugëtimin tonë final, teksa të gjithë kërkojnë kalimin për herë të parë në histori në kompeticionin më të rëndësishëm botëror sa i përket Kombëtave. Media e njohur në Poloni, “Weszlo” ka bërë një intervistë me gazetarin shqiptar, Altin Sulçe.
    “Është për të ardhur keq që nuk mundëm ta luanim gjysmëfinalen në shtëpi. Ekipi ynë humbet pak duke mos pasur avantazhin e fushës vendase. Pyes veten se sa tifozë shqiptarë do të shfaqen në Varshavë. Duhet të ketë interes të madh për një udhëtim të tillë, pasi nuk kemi luajtur kurrë në një Kupë Bote. Mendoj se bashkatdhetarët tanë nga Shqipëria do të vijnë, por edhe njerëz që jetojnë në vende të tjera. Shpresoj se do të shohin një surprizë”, tha Altin Sulçe për median polake.
    Polakët janë interesuar për ekipin e Shqipërisë, sesi do të paraqitet në Varshavë. ” ekipi ka një trajner të shkëlqyer, Sylvinhon. Ai sapo debutoi në ndeshjen kundër Polonisë në Varshavë, të cilën e humbëm 1-0. Nuk kishte shumë ndryshim në fushë. Më vonë, nën udhëheqjen e tij, e mundëm Poloninë 2-0 në shtëpi. Nuk do të jemi favoritë në mars, por është vetëm një ndeshje, 90 minuta. Lojtarët polakë luajnë në klube më të mira, por më besoni, Shqipëria ka një mentalitet vërtet të fortë, veçanërisht pasi mundi Serbinë 1-0 jashtë fushe në kualifikuese. Ekipi ynë do të luftojë për këtë Kupë Bote me ambicie të mëdha. Jemi të fortë si ekip”, tha Sulçe.
    Gazetari shqiptar nuk kurse elozhet për lojtarin shqiptar që luan në Poloni, Julian Shehu, duke i dhënë edhe një dorë mes vlerësimeve futbollistit të Kombëtares në mediat e vendit ku ai punon. “Ne kemi një mbrojtës të majtë të shkëlqyer,Mario Mitaj luan për Al-Ittihad. Është liga saudite, por ai luan përkrah N’Golo Kante dhe Karim Benzema dhe është një lojtar kyç në ekip. Qendërmbrojtësi Berat Djimsiti fitoi Europa League me Atalanta Bergamo vitin e kaluar dhe kjo ishte një përvojë e vlefshme. Mbrojtësi i djathtë Elseid Hysaj ishte te Napoli dhe tani luan për Lazion. Shumë njerëz mendojnë se lojtari ynë më i mirë është Kristjan Asllani nga Torino, por unë mendoj se ka një lojtar me aftësi të krahasueshme ose pak më të vogla që luan përkrah tij. Ju e njihni mirë atë sepse ai është Julian Shehu. Një lojtar i shkëlqyer, një lojtar kyç! Jam i impresionuar nga mendja e tij; pak lojtarë mendojnë kështu në fushë dhe parashikojnë se çfarë do të ndodhë”, thotë Sulçe.
    Në fund, nuk mund të mungonte një krahasim mes dy sulmuesve. “Nuk kemi një lidrr sulmi si Lewandowski. Nuk e kemi pasur kurrë. Por ende po mbështetemi te Armando Broja, i cili ka potencial të madh. Ai u lëndua në ndeshjen kundër Anglisë dhe vuajti në fushë, por për fat të mirë, nuk ishte serioze. Kanë mbetur edhe disa muaj deri në ndeshjen kundër Polonisë. Shumë kohë. Kush e di, ndoshta ndonjë lojtar i ri do t’i bashkohet ekipit tonë që do të kontribuojë ndjeshëm në sulm?”, tha gazetari shqiptar. /Sport Ekspres/