Tag: lojës

  • Milan-Bari! Leao i pafat, shënon gol dhe më pas largohet nga fusha e lojës (video)

    Milan-Bari! Leao i pafat, shënon gol dhe më pas largohet nga fusha e lojës (video)

    17 Gusht 2025

    21:43

    Telesport

    Milan nis sonte zyrtarisht sezonin e ri dhe pse jo për Serinë A, por për Kupën e Italisë. Kuqezinjtë po përballen me Barin në “San Siro” dhe gjetën avantazhin pas 14 minutash lojë.
    Një krosim perfekt në krah nga Fikayo Tomoi dhe Rafael Leao dërgon me kokë topin në rrjetë.  Por, vetëm pas tre minutash pas golit, sulmuesi portugez la fushën e lojës dhe në vend të tij u aktivizua Santiago Gimenez.
    Leao është larguar për shkak të një dëmtimi në pulpë dhe mesa duket stafi ka dashur të mos rrezikojë më tej dhe kryen zëvendësimin. Në vijim pritet të mësohet saktësisht nëse kemi të bëjmë me një dëmtim serioz apo jo.
    SHIKOGOLINELEAO

  • “Motori” i ri i Milanit, por sa mundim për ta pasur… Gjithçka duhet të dini për Ardon Jashari

    “Motori” i ri i Milanit, por sa mundim për ta pasur… Gjithçka duhet të dini për Ardon Jashari

    Ka qenë një nga transferimet më të mëdha të verës, me ulje-ngritje në negociata që shpesh krijuan shijen e pasigurisë. Në fund, Milan ia doli plotësisht, u përputh me disa kërkesa të Club Brugge dhe bleu Ardon Jasharin, mesfushorin që do të jetë thelbësor në lojën e Massimiliano Allegri. Ky operacion merkatoje u realizua për 34 milionë euro si bazë fikse, plus 3 milionë bonuse.
    Çfarë sjell Jashari te MilaniI majtë me këmbë, zvicerani me origjinë shqiptare është një mesfushor i kompletuar, që kombinon ndërtimin e lojës me ndërprerjen e aksioneve të kundërshtarit. Me fizik të mirë (181 cm), ai ka aftësi në kontrollin e topit dhe vizion gjatë lojës. Mund të luajë si “box to box”, te Brugges ka luajtur si në mesfushë dyshe (4-2-3-1, sezonin e fundit), ashtu edhe treshe.
    Një nga tiparet e tij është gatishmëria për t’u tërhequr dhe ndihmuar qendërmbrojtësit në ndërtimin e lojës nga pas. Jashari ka aftësi të shkëlqyera në pasimet drejt zonës së fundit dhe ato të gjata, duke qenë konstant në pesëshen më të mirë të kampionatit belg në këto statistika, sidomos për kërkimin e thellësisë qendrore.
    Si mund të ndryshojë mesfusha e AllegritJashari është përforcimi i tretë, pas Samuele Ricci dhe Luka Modric, në një repart që ka humbur Tijjani Reijnders. Në rotacione, sigurisht do t’i bashkohen Youssouf Fofana dhe Ruben Loftus-Cheek, ndërsa Bondo, Adli dhe Bennacer pritet të largohen (edhe pse i pari dëshiron të qëndrojë dhe mund ta bëjë për arsye rotacioni). Në letër, në bazë të tregut, i rrezikuari kryesor për ta humbur vendin si titullar është mesfushori francez, i cili jep forcë fizike dhe sasi, teksa sezonin e kaluar ka qenë titullar i pandryshuar.
    Nga ky këndvështrim, Jashari mund të zëvendësojë edhe Ricci, edhe Modric. Nga kroati, për arsye moshe (40 vjeç mbush muajin tjetër) nuk është i garantuar minutazhi shumë i lartë, edhe pse sezonin e kaluar luajti 35 ndeshje kampionati me Real Madridin (17 si titullar) dhe gjithsej 63 ndeshje. Me Jasharin në formacion, Milani bëhet skuadër e kompletuar, ndërsa Allegri do të duhet të gjejë ekuilibrin e duhur midis sasisë dhe cilësisë në mesfushë.

  • E rëndë/ 4-vjeçari lëndohet gjatë lojës në kopësht, transportohet në spital, policia nis hetimet

    E rëndë/ 4-vjeçari lëndohet gjatë lojës në kopësht, transportohet në spital, policia nis hetimet

    Sipas informacioneve zyrtare, i mituri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht, ndërsa ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
    Ditën e djeshme, 14 gusht 2025, një djalë 4-vjeçar është paraqitur në spital pas një aksidenti të ndodhur gjatë lojës në kopësht me bashkëmoshatarët e tij.
    Autoritetet po punojnë intensivisht për të verifikuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të siguruar trajtimin e duhur për vogëlushin. Deri tani, nuk janë dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore.
    Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te familjarët dhe komuniteti lokal, ndërsa po bëhen apel për kujdes dhe vëmendje maksimale gjatë kohës së lojës së fëmijëve, veçanërisht në ambiente të jashtme.

  • De Jong e konfirmon: Unë dhe Barcelona jemi të lumtur, do ta rinovoj kontratën

    De Jong e konfirmon: Unë dhe Barcelona jemi të lumtur, do ta rinovoj kontratën

    1 Gusht 2025

    13:57

    Alfred Lleshi

    Barcelona fitoi dje ndaj Seulit me rezultatin e thellë 7-3 në një ndeshje miqësore, gjatë turit aziatik të blaugranave. Pas përfundimit të lojës, gazetarët e pranishëm e shfrytëzuan rastin për të pyetur Frenkie de Jong mbi të ardhmen e tij, pasi kontrata aktuale me katalanasit i skadon në vitin 2026.
    Mesfushori holandez, që është kthyer menjëherë në shtyllë të rëndësishme për skemat e Hansi Flick, pas disa sezoneve të vështira, u shpreh qartë: “Nuk kam rinovuar ende, por jam shumë i lumtur te Barça. Mesa di, edhe Barcelona është e kënaqur me mua. Do ta rinovoj kontratën”. Në këtë mënyrë, holandezi iu dha fund zërave për një largim të mundshëm.
    Në moshën 28-vjeçare, deklarata e tij është një lajm i mirë për tifozët dhe drejtuesit e klubit katalanas, që e shohin atë si pjesë kyçe të projektit afatgjatë. Konfirmimi i rinovimit të kontratës për Frenkie de Jong do të përforconte më tej stabilitetin e skuadrës blaugrana, ndërsa mesfushori i njohur për aftësinë e tij në ndërtimin e lojës pritet të vazhdojë të jetë një nga shtyllat kryesore edhe për vitet në vijim.

  • VIDEO/ Plas sherri pas finales! Luis Enrike humbet toruan, godet lojtarin e Çelsit

    VIDEO/ Plas sherri pas finales! Luis Enrike humbet toruan, godet lojtarin e Çelsit

    Finalja e Botërorit të Klubeve është mbyllur me një skenë aspak të hijshme. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, atëherë kur pritej të niste festa e Çelsit, në fushën e lojës nisi sherri mes dy skuadrave kundërshtare. Protagonistët kryesorë ishin Zhoao Pedroja dhe Luis Enrikja.
    Futbollisti i Çelsit po shkëmbente fjalë me Hakimin, teksa më pas pranë tij u shfaq Luis Enrikja i nervozuar. Trajneri i PSG-së tentoi të kapte prej fyti Zhoao Pedron, i cili më pas përfundoi i shtrirë përtokë. Më tej ka ndërhyrë Donaruma dhe trajneri Mareska për të ftohur gjakrat në fushën e lojës./Sport Ekspres/
     

  • Kampionët e Egnatias, drejt Europës me identitetin e tyre të lojës

    Kampionët e Egnatias, drejt Europës me identitetin e tyre të lojës

    Pas një sezoni historik që kulmoi me ruajtjen e titullit kampion, Egnatia është gati të hedhë hapin e radhës në arenën ndërkombëtare. Ndeshja ndaj Breidablikut në raundin e parë të Champions League nuk do të jetë aspak e lehtë, por skuadra rrogozhinase është e vendosur të konfirmojë nivelin e saj edhe përballë një kundërshtari me më shumë eksperiencë në Europë.
    Për trajnerin Edlir Tetova, ky nuk është thjesht një ndeshje në Europë, por një test i rëndësishëm për të treguar se suksesi në kampionat nuk ka qenë rastësi dhe se rrogozhinasit kanë tanimë më shumë eksperiencë edhe në arenën europiane.

    IDENTITETI I LOJËS – Trajneri Edlir Tetova është i bindur se identiteti i lojës që e çoi Egnatian drejt titullit kampion nuk duhet të ndryshojë as përballë një kundërshtari europian si Breidablik. Për teknikun rrogozhinas, mbajtja e topit dhe presioni i lartë janë dy shtyllat kryesore ku është ndërtuar suksesi i skuadrës dhe këto do të jenë edhe armët kryesore në sfidën ndërkombëtare.
    Në aspektin taktik, Egnatia pritet të shfaqet me një formacion fleksibël në 4-2-3-1, me lojtarët e krahëve që kanë detyra të dyfishta: nga njëra anë të ngushtojnë hapësirat dhe të ndihmojnë në rikuperimin e topit dhe nga ana tjetër, të nisin menjëherë tranzicionin ofensiv kur skuadra e zotëron sërish topin. Një tjetër element kyç në planin e Tetovës është loja me pasime të shkurtra dhe qarkullimi i shpejtë i topit në zonën e mesfushës, për të tërhequr kundërshtarin dhe për të krijuar hapësira mes linjave.
    Mesfusha me lojtarë me eksperiencë pritet të ketë rol thelbësor në menaxhimin e ritmit dhe në dirigjimin e fazës ndërtuese. Aksionet do të nisin nga prapavija, me qëllimin për të ruajtur kontrollin e lojës dhe për të mos lejuar Breidablikun të marrë inisiativën. Në fazën sulmuese, Egnatia do të kërkojë të shfrytëzojë manovrën e gjerë në krahë, duke krijuar superioritet numerik me mbështetjen e mbrojtësve të avancuar.
    VETËM PËR FITORE – Qasja e Tetovës nuk është vetëm një projekt loje, por një sinjal i qartë që Egnatia nuk do të dalë në fushë për t’u mbrojtur, por për të luajtur futbollin e saj, ashtu siç e ka bërë me sukses në kampionatin shqiptar. Sfida ndaj Breidablikut do të jetë testi ideal për të parë sa larg mund të shkojë kjo filozofi në një arenë më të madhe si ajo e Champions League.
    Ndryshe nga sezonet e mëparshme, këtë herë Egnatia ka një grup të konsoliduar, të formuar prej disa muajsh bashkë, ku afrimet e reja janë futur natyrshëm në mekanizmin e skuadrës. Shumica e lojtarëve titullarë kanë kaluar një fazë përgatitore cilësore dhe janë në gjendje të mirë fizike, çka rrit optimizmin në prag të sfidës. Duke parë paraqitjet pozitive në miqësoret e verës, ku ekipi tregoi kohezion dhe ide të qarta loje, stafi teknik beson se Egnatia ka të gjitha mundësitë të jetë konkurruese në përballjen ndaj islandezëve të Breidablik.

  • Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet

    Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet

    Ashtu siç edhe pritej, Sylvinho ka lënë sërish në tribuna tre futbollistë kuqezi për duelin me Letoninë. Portieri Mario Dajsinani dhe dy mesfushorët, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti, nuk do të kenë mundësi të zbresin mbrëmjen e sotme në fushën e lojës.
    Referuar sfidës së shkuar me Serbinë, ai që përfiton është vetëm Adrian Bajrami, i cili federohet për shkak të pezullimit të Berat Gjimshitit. Madje, mbrojtësi mund të “gradohet” edhe titullar ndaj Letonisë, kjo duke parë edhe gjendjen e Arlind Ajetit.
    31-vjeçari u stërvit i diferencuar në seancën e fundit, me Sylvinhon që do të presë deri në momentet e fundit për të parë situatën e mbrojtësit.
    Kjo mund të ndryshojë planet e teknikut për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës. Në varësi të situatës, qendra e mbrojtjes do të jetë totalisht e ndryshme nga ajo e së shtunës. Ismajli dhe Kumbulla janë kandidatë për t’u aktivizuar si titullarë.
    Dyshja ka qenë së bashku në fushë edhe në duelin e tetorit të shkuar kundër Republikës Çeke, përballje ku qëndruan në fushë për 90 minuta në atë humbje 2-0. Klan News

  • Përplasje të vjetra mes Vesa Lumës dhe Big Mamës? Vajza e tezes së Big Bastës bën deklaratën e papritur

    Përplasje të vjetra mes Vesa Lumës dhe Big Mamës? Vajza e tezes së Big Bastës bën deklaratën e papritur

    Situata në “Ferma VIP” është përshkallëzuar ndjeshëm, me Big Bastën që ka hyrë në një fazë të re të lojës, duke qenë me karta të hapura dhe sulme të drejtëpërdrejta. Momentalisht Big Basta dy situata të forta, me Andran dhe me BIg Mamën.

    Përplasja me Big Mamën ka marrë përmasa të mëdha pas një episodi ku ajo i fshehu çantën këngëtarit në kuadër të një “loje”. Por situata doli jashtë kontrollit kur u zbulua se në çantë kishte sende personale që lidhen me djalin e tij, duke prekur një pikë të ndjeshme për artistin. Ky incident solli një debat të ashpër mes tyre, që kaloi në nivelin e ofendimeve personale.
    Pas ngjarjes, Vesa Luma, bashkëshortja e Big Bastës, ka reaguar në rrjetet sociale, duke e konsideruar të papranueshme sjelljen e Big Mamës dhe ka kërkuar largimin e saj nga formati.

    Lori Mancellari, vajza e tezes së Big Bastës, e ftuar në emisionin “Ferma Club” u shpreh:
    “Jam në të njëjtin mendim me Vesën. Që nga dalja e Ronit, LIVE në Prime janë thënë 1001 fjalë drejt Big Bastës nga Big Mama. Por situata kulmoi me një lumë ofendimesh. Ai zgjodhi të mos reagojë me fyerje, ashtu siç është edhe jashtë lojës nuk bullizon dhe nuk ofendon.”

    Në publik janë hedhur hipoteza për një konflikt të mbartur mes Big Mamës dhe Vesa Lumës nisur nga reagimi i kësaj të fundit në rrjete sociale, por Lori i hodhi poshtë:
    “Nuk kanë pasur konflikt më parë. Janë pjesë e të njëjtës industri, por nuk ka asgjë personale. Megjithatë, kur dikush thotë ‘Ty s’të bëhet vonë për djalin tënd’, kjo është goditje poshtë brezit dhe nuk justifikohet në asnjë lojë.”
    Debati mes këngëtarëve po ngjall shumë reagime në rrjet, me ndjekës që ndajnë mendime të forta pro dhe kundër palëve. “Ferma VIP” po dëshmohet si një arenë ku kufiri mes lojës dhe realitetit po bëhet gjithnjë e më i paqartë.
    /vizionplus.tv

  • Ndarja/Ançeloti në lot: Real Madrid dhe agjë tjetër, Luka Modriç, legjendarit kordon festiv në ‘mes’ të lojës

    Për Luka Modriç pati një tifoz special sot në lamtumirë, Toni Kros e pret për t’i dhënë meritën ndër vite.

    Ditë lamtumirash në “Bernabeu”. Pasdite lotësh ndeshje e rrallë për nga risitë. Ngjau sot në duelin Real Madrid-Sociedad përfunduar 2-0 për të zotët e shtëpisë, java e 38-të me dy gola të Kilian Mbape në minutat 38′ dhe 83’…

    Ndërkohë në minutën e 87′ i gjithë stadiumi në këmbë. Për herë të fundit si futbollist Luka Modriç pas 13 edicioneve dhe një ‘mali’ me trofe me Los Blancos, del nga fusha e lojës. E pazakontë mënyra e ndalesës së lojes me të dyja skuadrat që improvizojnë një koridor ‘Nderi’ për legjendeën madrilene. Ka lot në tribuna për kroatin 39 vjeçar të ciin e pret familja tej vijave.

    Më pas teksa ndeshja merr fund, radha e Karlo Ançelotit për të bërë ‘ritin’ e falenderimëve. Emocione dhe për 65 vjeçarin që së fundi i është bashkuar kombëtares së Brazilit. Në ekrane shfaqen momentet e tij me skukseset e pafundme në Madrid dhe më pas lotët e tij teksa përshëndet:

    “Mirëdita. Mos mendoni se është kaq e lehtë të flas sot. Ka qenë një nder, një kënaqësi të stërvit këtë klub, këtë ekip. Para së gjithash, dua të falënderoj presidentin tim të dashur, Florentino Perez. Ka qenë fantastike, faleminderit për këto momente”, ndër të tjera italiani.

    Me quiero tatuar este video ❤️‍🩹 pic.twitter.com/Aj5DR8ltbG— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) May 24, 2025

  • “Mbappé më kufizonte sistemin e lojës te PSG, tani çdo detaj është në dorën time”

    “Mbappé më kufizonte sistemin e lojës te PSG, tani çdo detaj është në dorën time”

    20 Maj 2025

    13:04

    Alfred Lleshi

    Në dokumentarin e “Movistar Plus+” për Luis Enrique, me titull “nuk e keni as idenë më të vogël”, trajneri i PSG-së flet për mënyrën se si ishte i kufizuar nga prania e Kylian Mbappé në skuadrën e tij dhe parashikon se pa sulmuesin francez “ai do të kontrollojë të gjitha aspektet e lojës”.
    Në pamjet e transmetuara nga “Movistar Plus+”, Luis Enrique rikujtoi në vitin 2024 çfarë do të thoshte të luaje me një futbollist të nivelit të Mbappé dhe si kjo e ndikonte punën e tij: “A besoj se do t’i përmirësoj rezultatet sezonin e ardhshëm krahasuar me 2023-2024?
    Pa asnjë dyshim. Fakti që kishim një lojtar (Mbappé), i cili lëvizte ku të donte ai, nënkupton se kishte situata loje që unë nuk i kontrolloja. Sezonin tjetër do t’i kontrolloj të gjitha. Të gjitha”.
    Skuadra e Luis Enrique këtë sezon, tashmë pa Mbappé, ka fituar titullin e Ligue 1 dhe është në garë për të siguruar dy trofe të tjerë. Më 24 maj do të luajë finalen e Kupës së Francës ndaj Reims, ndërsa më 31 maj do të përballet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve.