Tag: lojës

  • “Respektojmë Interin, por s’kemi frikë”, trajneri i Slavias së Pragës: Përpiqemi të imponojmë stilin tonë të lojës

    “Respektojmë Interin, por s’kemi frikë”, trajneri i Slavias së Pragës: Përpiqemi të imponojmë stilin tonë të lojës

    Trajneri i Slavia Pragës, Jindřich Trpišovský, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Interit në Champions. Tekniku i ekipit çek vlerësoi në maksimum zikaltërit, por la të kuptohej se skuadra e tij do futet në fushë pa frikë.
    “A ka ndryshuar Interi? Lojtarët kanë ndryshuar, por stili i lojës mbetet i njëjtë. Po flasim për lojtarët më të mirë në botë këtu.

    Nuk mund të theksoj vetëm disa gjëra: ka shumë më tepër që mund të diskutohen. Ata janë një ekip shumë i organizuar, pasi kanë arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe për këtë arsye kanë armë shumë të fuqishme. Janë të mirë në goditjet standarde dhe në kundërsulme; kjo është forca e tyre. Nuk kemi frikë gjithsesi. Çfarë mund të bëjmë ndryshe sesa në ndeshjen e kaluar? Duhet të jemi më të organizuar. Herën e fundit, ishim nën presion dhe kjo na ç’orientoi. Të gjithë duhet të japin gjithçka”- tha ai.
    © BalkanWeb

  • Elbasani, Gvozdenovic: Çdo pikë vlen, ritmi i lojës s’më pëlqeu

    Elbasani, Gvozdenovic: Çdo pikë vlen, ritmi i lojës s’më pëlqeu

    Tekniku i Elbasanit, Gvozdenovic komentoi barazimin pa gola ndaj Teutës.
    “Presion jo, se është pjesë e futbollit dhe jemi gati për të, stafi dhe lojtarët. Jo vetëm Elbasani, çdo skuadër ka presion. Ajo që nuk funksionoi sot, sipas meje ishte ritmi i lojës. Nuk mund të kapnim ritmin nga fillimi si këto katër javë. Kjo është ajo që nuk më pëlqeu. Çdo pikë ka vlerë, kampionati është i gjatë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund.

    Biseda me Cjapin? Nuk isha shumë i kënaqur nga arbitri. Unë nuk komentoj kurrë dhe kam respekt për arbitrat dhe e di se kanë presion. Por isha mërzitur se ishin shumë faulle, pak ritëm loje. Disa faulle ishin me vonesë. Kur kishim ne topin, jepte faull për Teutën dhe për mendimin tim nuk e mbajti mirë lojën nga fillimi.
    Teuta ka skuadër të mirë dhe ishim përgatitur për ta, ishte ekip agresiv si ndaj Vllaznisë në pjesën e dytë. Ka lojtarë të shpejtë dhe është e fortë në lojën në ajër. Ishim përgatitur mirë, por edhe ata kishin cilës. Minusi ishte ritmi i lojës për ne, jo si në këto katër javë. Ky ishte momenti për ne dhe kapi Teuta një pikë. Kjo ishte situata.
    Ndërrimi i Tsague ishte në minutën e 55, më shpejt është në pushimin mes pjesëve. Edhe ai si skuadra kishte nevojë edhe për pak. Mendoj se ishte koha e duhur, ishte ndërrimi i tij dhe i Qoses. Për Lajthian, ndoshta meriton pak më shpejt, kjo ishte situata, Lajthia tregoi cilësi, sot ndoshta më shumë, duhej më shumë minuta ndoshta.
    Diallo? Jo vetëm DIallo, ishte edhe Abas jashtë. Por Bunjaku bëri maksimumin, ashtu si Loukili, me të tjerët, Manellari tregoi se është i mirë. Na munguan, por çunat bënë mirë. Vetëm ritëm, ritëm, siç thashë nga fillimi.
    Vllaznia? Nesër kemi pushim, nga e hëna do të mendoj për Vllazninë. Javë e vështirë, Vllaznia është e fortë, por kemi një javë punë para”
    © BalkanWeb

  • Veprimet e tifozëve/ Disiplina me dorë të hekurt, gjoba për klubet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë

    Veprimet e tifozëve/ Disiplina me dorë të hekurt, gjoba për klubet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë

    Komisioni i Disiplinës në FSHF, nuk është kursyer në shpërndarjen e gjobave për klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë për shkak të sjelljes së tifozëve të ekipeve në stadiume.
    Për shkak të veprimeve të tifozëve janë dënuar klubet e Elbasanit, Teutës, Vllaznisë, Pogradecit dhe Tiranës, me këtë të fundit që duhet të paguajë edhe dëmet që mbështetësit e saj kanë bërë në stadiumin e rrogozhinasve.

    VENDIMET E DISIPLINËS
    AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
    KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, duke hedhur sende në fushën e lojës, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
    KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, si dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
    KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
    KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Egnatia” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
    KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
    Zyrtari i Besa FC, Shpëtim Duro, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes të nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, duke refuzuar daljen në intervistë pas ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
    KS Korabi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
    Zyrtari i FC Dinamo City U-19, Artan Sakaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    © BalkanWeb

  • Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, plasin gjobat në Superiore

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, plasin gjobat në Superiore

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, plasin gjobat në Superiore – Sporti im

    Skip to content

    AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

    KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, duke hedhur sende në fushën e lojës, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

    KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, si dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

    KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

    KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Egnatia” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

    KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

    Zyrtari i Besa FC, Shpëtim Duro, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes të nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, duke refuzuar daljen në intervistë pas ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

    KS Korabi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

    Zyrtari i FC Dinamo City U-19, Artan Sakaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

    Vazhdo leximin

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • “Duhet të dali në pah agresiviteti për të fituar pikë”, Martini ndjen keqardhje: Nuk na falet humbja e atyre rasteve

    “Duhet të dali në pah agresiviteti për të fituar pikë”, Martini ndjen keqardhje: Nuk na falet humbja e atyre rasteve

    Përballja Teuta-Vllaznia ka ulur siparin e javës së 4-t të “Abissnet Superiore”-s. Sfida ka përfunduar në baraspeshë 1-1 dhe ekipet janë larguar me nga një pikë secila nga fusha e lojës. Kuqeblutë gjetën të parët rrugën e rrjetës në këtë takim. Ishte Esat Mala ai që zhbllokoi shifrat me golin e shënuar në minutën e 24-t.
    Shkodranët qendruan në epërsi deri në minutën e 96, kur edhe u rrëshkiti fitorja nga duart. Beshiraj tundi rrjetën në Vllaznisë në sekondat e fundit të ndeshjes, duke ndezur festën e shfrenuar te Teuta. Një pikë e përjetuar si fitore për durrsakët, të cilët nën drejtimin e trajnerit Dobi nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes në kampionat. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për emisionin “Super Gol” në “RTSH” pas përfundimit të sfidës.
    Martini(Vllaznia): “Të vjen keq, sepse kishim raste si në pjesën e parë, ashtu edhe në pjesën e dytë. Me kualitetet që kemi nuk duhet të na falet që të humbim ato raste. Por gjithsesi, ky është futbolli. Nuk është se unë e përgatita ekipin të ulej poshtë. Kartonat e verdhë na hoqën luftën për topin e parë. E dija, e kisha frikën që mund të na dilte ndonjëri me karton të kuq. Ranë dyluftimet dhe prandaj u kthyem mbrapa. Kështu që dolëm pak nga mënyra e lojës sonë. Ajo që duhet theksuar është që në momentet e fundit duhet të dali në pah ai agresiviteti dhe vendosmëria për të fituar pikët. Komplimente edhe Durrësit, sepse ka bërë një ekip të mirë, pavarësisht se ne kishim mundësinë ta fitonim ndeshjen sot”.
    Dobi (Teuta): “Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për ne. Duhet t’i japim të gjitha meritat Vllaznisë. Në pjesën e parë na futi jo pak në vështirësi. Ishim me një kohë vonesë, si në mbrojtje, si në sulm. Tre gjërat që funksionuan më shumë për ne sot ishin: që treguam më shumë shpirtin e garës, e dyta organizimi i lojës dhe e treta është përgatitja. Kemi luajtur dy ndeshje brenda tre ditëve. Kemi luajtur me dy kundërshtarë të vështirë siç është Dinamo dhe Vllaznia. Me mënyrën si erdhi rrjedha e lojës, në fund duhet të mbetemi të kënaqur me pikën.
    Në pjesën e parë ishim në vështirësi, duhet ta pranojmë këtë. Por ishim të lodhur. Kemi vetëm 4 ndeshja, Vllaznia ka 8. Është vetëm fillimi i kampionatit. Nuk dua të gjej justifikime, sepse nuk jam as tip që bëj justifikime. Por dalë ngadalë do ta rrisim ritmin. Do të vijmë aty ku duhet. Ne trajnerët jemi ata që japim lapsat për të vizatuar diçka të bukur. Ndonjëherë nuk del ashtu siç duhet. Por jemi në rrugën e duhur. Në fund rezultati është gjithmonë më i rëndësishëm. Duhet ta pranojmë që nuk jemi ende në atë nivel që të luajmë çdo tre ditë”./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Arjan Ndoj: Humbim 18 mandate vetëm nga rregullat e njëanshme të lojës, nuk janë zgjedhje të lira

    VIDEO/ Arjan Ndoj: Humbim 18 mandate vetëm nga rregullat e njëanshme të lojës, nuk janë zgjedhje të lira

     

    Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoj, i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka lëshuar akuza të forta ndaj institucioneve shtetërore, duke deklaruar se ato nuk funksionojnë dhe se zgjedhjet e fundit nuk kanë qenë të lira.

    Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko në studion e SYRI TV, Ndoja u shpreh se, opozita futet në betejën elektorale me rregulla të njëanshme dhe e penalizuar.

    ‘Ne kemi disa fakte konkrete, publike, ku asnjë nga organet nuk funksionon, përfshirë edhe presidentin e Republikës, që në mënyrën e sjelljes, mënyrën si vepron, si nga pikëpamja ligjore, por edhe nga pikëpamja vizuale e sjelljes së tij,’ tha Ndoj në një intervistë për SYRI TV.

    Ai shtoi se edhe organet e tjera nuk po ushtrojnë siç duhet rolin e tyre kushtetues.

    ‘Justitët e Kuvendit i japin Peleshit detyra se çfarë duhet të bëjë, por faktikisht funksion si administratë shtetërore, jo si administratë kuvendi. Ne jemi republikë parlamentare dhe Kuvendi është organi më i rëndësishëm në këtë vend.’

    Ndoja e krahasoi situatën politike aktuale me periudha të mëparshme historike.

    ‘Një shekull më parë, mbreti Zog ndërmorri hapat e parë deri sa në vitin 1928 e ktheu vendin në monarki. Për ironi të fatit, po përsëritet e njëjta histori në Shqipëri. Niveli i autokracisë, arrogancës, keqpërdorimit të pushtetit ka shkuar në ato grada që edhe për vetë një pjesë të socialistëve kanë pritshmëri për një opozitë të fortë nga PD.’

    Duke u ndalur te procesi zgjedhor, Ndoj deklaroi se opozita ka qenë e penalizuar që në nisje.

    ‘Këto zgjedhje nuk janë të lira, vetëm nisur nga rregullat e lojës me të cilat ne kemi hyrë në lojë, ne humbim 18 mandate. Pra të humbësh 18 mandate do të thotë se rregullat e lojës nuk janë të njëjta për të dy palët. Në aspektin ligjor ne hyjmë në lojë me këtë mungesë prej 18 deputetësh.’

  • Milani “kameleon” i Allegri, kalon nga 3-5-2 në 3-4-2-1 për ta shpalosur tërë potencialin

    Milani “kameleon” i Allegri, kalon nga 3-5-2 në 3-4-2-1 për ta shpalosur tërë potencialin

    16 Shtator 2025

    15:03

    Alfred Lleshi

    Massimiliano Allegri po punon me një modul fleksibël, që ndryshon sipas nevojës; nga 3-5-2 te 3-4-2-1, për të çliruar talentin individual dhe bërë ndryshimin në ndeshje. Paradoksi është se titullarët e tij më efektivë janë shpesh ata që hyjnë nga stoli. Pulisic dhe Nkunku janë shembuj të qartë, duke sjellë shpejtësi, driblim e kreativitet kur kundërshtari është i lodhur.
    Në sfidën e fundit ndaj Bologna, Allegri e nisi me Loftus-Cheek si shkatërrues dhe mbrojtje me tre, por formacioni mund të ndryshojë gjatë lojës. Mesfusha mund të shkojë nga 5 në 4, sulmi nga 2 në 3, me dy trekuartistë pas një sulmuesi, ose me Leao si “9 fals”.
    Pikat e forta nuk preken; Modric mbetet qendra e lojës, Rabiot partneri i tij dhe Saelemaekers balancuesi. Përreth tyre, Allegri ka shumë alternativa e mundësi taktike. Titullarët e fshehtë, ata që hyjnë për të ndryshuar lojën, janë zemra e Milanit të ri, që shfrytëzon çdo minutë për kreativitet dhe efikasitet.

  • VIDEO/ Luka Modriçi feston golin e parë me Milanin, 40-vjeçari i jep fitoren kuqezinjve

    VIDEO/ Luka Modriçi feston golin e parë me Milanin, 40-vjeçari i jep fitoren kuqezinjve

    “Mosha është thjesht një numër”. Kështu shkruajti pak ditë më parë Luka Modriçi në ditëlindjen e tij të 40. Një frazë të cilës i dha kuptim edhe sot në fushën e lojës. Ligji i natyrës duket sikur nuk funksionon për kroatin, që në këtë mbrëmje i dha fitoren e dytë në Serinë A Milanit.
    Kuqezinjtë mposhtën Bolonjën mininalisht 1-0. Goli i fitores u shënua në minutën e 60 dhe ka autorësinë e Luka Modriçit. Ky ishte goli i parë për të në Serinë A dhe këtë e arriti në moshën 40-vjeçare. Pas përfundimit të lojës, mesfushori kroat u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. “Data e skadencës” për Modriçin duket ende shumë larg. /Sport Ekspres/

  • Allegri rigjen liderin e tij; ja si do të ndryshojë Milani me rikthimin e Leaos

    Allegri rigjen liderin e tij; ja si do të ndryshojë Milani me rikthimin e Leaos

    Allegri është gati të rikthejë liderin e vet absolut; Rafael Leao. Portugezi, i ndalur nga një dëmtim në Kupën e Italisë kundër Barit, ka munguar në dy javët e para të Serie A. Mungesë që ka konfirmuar edhe më shumë rolin qendror të tij në projektin e Milanit. Leao është stërvitur me grupin në Milanello, duke treguar dëshirën për t’u rikthyer në formën më të mirë menjëherë pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve).
    Me të, Allegri nuk do ta ndryshojë modulin 3-5-2, por mënyrën e interpretimit të lojës. Rafa, ndryshe nga Gimenez që e ka zëvendësuar, është një sulmues i lëvizshëm, i aftë të mos iu japë pika fikse referimi kundërshtarëve. Në krah të Pulisic, ai do të shtojë fluiditet dhe befasi në fazën ofensive, ndërsa alternativat Gimenez dhe Nkunku mund ta kthejnë skemën në një “trident” të rëndë gjatë lojës.
    Për Leao kjo do të jetë eksperiencë e re, pasi nga anësor i majtë do të transformohet në qendërsulmues. Për të, më pak sprintime, më shumë finalizim dhe detyra për të krijuar hapësira për mesfushorët si Loftus-Cheek e Fofana, të cilëve Allegri iu kërkon 15 gola. Përtej taktikës, trajneri e sheh Leao si simbol brenda e jashtë fushës, duke i kërkuar pjekuri dhe fokus të plotë. Rafa e di; është ylli teknik i Milanit dhe rikthimi i tij mund ta ndryshojë fytyrën e kuqezinjve.

  • Rrezikon mbi 4 muaj jashtë fushave, Lukaku thyen heshtjen: Dëmtimet janë pjesë e lojës, me ndihmën e Zotit…

    Rrezikon mbi 4 muaj jashtë fushave, Lukaku thyen heshtjen: Dëmtimet janë pjesë e lojës, me ndihmën e Zotit…

    20 Gusht 2025

    13:36

    Alfred Lleshi

    “Faleminderit të gjithëve për mesazhet gjatë këtyre ditëve. E vlerësoj shumë mbështetjen tuaj, por këto gjëra ndodhin, dëmtimet janë pjesë e lojës. Me hirin e Zotit ndihem mirë dhe mbetem pozitiv, pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Shihemi së shpejti”. Ky është mesazhi përmes rrjeteve sociale, ose e thënë ndryshe reagimi i parë i Romelu Lukakut pas dëmtimit të rëndë që pësoi në prag të nisjes së sezonit të ri në Serie A.
    Dëmtimi – Sulmuesi i Napolit u dëmtua gjatë miqësores me Olympiacos dhe iu nënshtrua ekzaminimeve në “Pineta Grande Hospital”, ku iu diagnostikua lezion i shkallës së lartë në muskujt e kofshës së majtë (‘retto femorale’). Klubi njoftoi se lojtari ka nisur tashmë procesin rehabilitues dhe do t’i nënshtrohet një konsulte kirurgjikale për të vlerësuar nëse do të ketë nevojë për operacion.
    Situata te Napoli – Dëmtimi i Lukakut mund të sjellë pasoja edhe në listat e regjistrimit për Serie A dhe Champions League. Napoli ka vetëm një vend të lirë për lojtarët “over”, i cili pritet të shfrytëzohet për një sulmues të ri, që mund të afrohet në merkato për të zëvendësuar belgun. Fillimisht ky vend ishte menduar për Gutierrez, por tani është e mundur që hapësira të krijohet, duke “përjashtuar” pikërisht Lukakun.
    Një goditje e rëndë për Napolin dhe Lukakun, që tashmë duhet të presë rezultatet e konsulencës kirurgjikale për të mësuar kohën e rikuperimit.