Tag: lojës

  • IFAB mblidhet në Londër, në janar rregulla të reja në futboll

    IFAB mblidhet në Londër, në janar rregulla të reja në futboll

    Zyrtarët e ndeshjeve përfshirë ata të VAR, pritet të marrin të tjera ndihma në punën e tyre të arbitrimit.

    E gjitha pritet të vijë nga Londra gjatë janarit 2026 (20 janar), aty ku mbledhja e përgjithshme vjetore e IFAB-it do të vendosë disa rregulla të reja në lojën e futbollit, raporton Sportmediast.

    IFAB është organi i vetëm me fuqinë për të ndryshuar rregullat e futbollit. Para takimit të janarit u zhvillua një takim i Paneleve Këshilluese Teknike dhe të Futbollit të IFAB-it (FAP-TAP), i cili shqyrtoi një propozim për të zgjeruar protokollin VAR për të përfshirë kartonat e verdhë të dyfishtë dhe diskutoi masat e mundshme për të minimizuar ndërprerjet dhe kohën e humbur.

    Jo vetëm për të kuq, tani edhe për dy të verdhë…Aktualisht, protokolli përcakton që një rishikim është i mundur vetëm për një karton të kuq të drejtpërdrejtë, por tani po shqyrtohet mundësia që zyrtarët e VAR-it të jenë në gjendje të ndërhyjnë edhe në rast të një kartoni të verdhë të dyfishtë të padrejtë.

    Shtimi lojes efektive:Prezantimi i rregullit të ri për të parandaluar portierët të mbajnë topin për një kohë të gjatë (limiti tetë sekondash) u prit shumë pozitivisht në të gjithë botën, dhe kështu IFAb FAP-TAP diskutuan mënyra të mëtejshme për të përmirësuar vazhdimësinë e lojës, siç është mundësia e zbatimit të parimit të numërimit në rivënie anësore dhe goditje nga porta, dhe strategji të mundshme për të zvogëluar kohën e humbur për shkak të lëndimeve dhe zëvendësimeve.Pozicioni jashtë loje:Një koncept alternativ i pozicionit jashtë loje po testohet aktualisht, me qëllimin kryesor të minimizimit të vendimeve “të sakta” të pozicionit jashtë loje, duke inkurajuar kështu më shumë lojë sulmuese me bazë konceptin e “dritës midis trupave”, por pjesëmarrësit në takim ranë dakord se çështja kërkon analiza të mëtejshme dhe faza të reja testimi para se të arrihet një vendim përfundimtar.

    Vetëm kapitenët…Prezantimi i udhëzimit “vetëm kapiten” është pritur gjithashtu shumë pozitivisht ndërkombëtarisht. Kjo ka nxitur ndërveprime më respektuese midis gjyqtarëve dhe lojtarëve dhe ka përmirësuar imazhin e përgjithshëm të lojës, aq sa FAP-TAP ka rekomanduar që ta bëjnë atë një protokoll të detyrueshëm brenda Rregullave të Lojës. /Foto ‘X’/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • VIDEO/ Lautaro humbet toruan ndaj ish-trajnerit, i drejtohet me fyerje Kontes: Po dhj** nga poshtë

    VIDEO/ Lautaro humbet toruan ndaj ish-trajnerit, i drejtohet me fyerje Kontes: Po dhj** nga poshtë

    Përballja mes Napolit dhe Interit është shoqëruar me tension në fushën e lojës. Megjithëse më herët ka qenë pjesë  e zikaltërve, me të cilët fitoi edhe titullin kampion, Konte është konfliktuar me ish-lojtarin e tij, Lautao Martinezin. Ky i fundit e humbi toruan gjatë pjesës së dytë të lojës, duke dalë nga vetja me gjestet dhe fjalët e thëna.
    Sulmuesi argjentinas ka ofenduar Antonio Konten me gjeste, si dhe duke i thënë: “Frikacak, je duke dhj*** nga poshtë”. Ndërkohë, i pyetur për këtë përplasje, trajneri italian është përgjigjur pas ndeshjes me fjalët:
    “Sinqerisht, mund të ndodhë kur luhen këto lloj ndeshjesh. Lautaro është një lojtar i shkëlqyer. Ndoshta nuk pata mundësinë ta njihja mirë nga ana njerëzore, por nuk ka problem”./Sport Ekspres/

  • 35 vite Komisioni i Venecias/ Reforma Zgjedhore, ish-kryetari Buquicchio: Rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtarëve

    35 vite Komisioni i Venecias/ Reforma Zgjedhore, ish-kryetari Buquicchio: Rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtarëve

    Ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka rikujtuar kontributin afatgjatë dhe të vazhdueshëm të këtij institucioni në proceset zgjedhore në Shqipëri, duke theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit demokratik dhe shmangies së ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor.
    Buquicchio përshëndeti krijimin e komisionit të ri ndërparlamentar për reformën zgjedhore dhe shprehu gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të bashkëpunuar ngushtësisht me të.
    Sipas tij, ligji zgjedhor dhe kodi elektoral përbëjnë “rregullat e lojës”, të cilat nuk duhet të ndryshohen sipas interesave të subjekteve politike. Çdo ndryshim, theksoi ai, duhet të bazohet në zbatimin e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare.
    “Ligji zgjedhor, kodi elektoral ka qene objekt bashkëpunimi më shumë se tre dekada. Është bërë vendimtar në krizën e 1997. Në vitet e ardhshme zhvilluam diskutuam me palët e ndryshme për të gjetur zgjidhje të përhershme. Që atëherë ne ndërhymë dhe dhamë mendime për një numër reformash zgjedhore. Nuk duhet të harrojmë, si për kushtetutën kemi të bëjmë me rregullat e lojës dhe rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtareve apo disa prej tyre. Nëse parashikohen ndryshime duhet të përqëndrohen në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga organizatat ndërkombëtare. Do të përmendja edhe komisionin e ri ndërparlamentar që do të shqyrtojë këtë temë në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe ne jemi në dispozicionin tuaj”, shprehet ai.

  • Asllani fiton ndaj kampionëve të Serisë A, media italiane: Ishte pika qendrore e lojës

    Asllani fiton ndaj kampionëve të Serisë A, media italiane: Ishte pika qendrore e lojës

    Torino ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Skuadra italiane ka mposhtur kampionët në fuqi të Serisë A, Napolin. Torinezëve u mjaftoi goli i Simeones në minutën e 32-të për të festuar fitoten.
    Titullar në këtë përballje ishte edhe Kristjan Asllani, i cili luajti për 84 minuta. “Tuttomercatoweb”-i e ka vlerësuar mesfushorin shqiptar me notën 6.5, teksa shkruan se lojtari shqiptar ishte pika qendrore e lojës.
    “Pika qendrore e lojës. Ai mban një sasi të madhe topash. Në disa situata ai merr rreziqe të tepërta, por është dakord me këtë”, ka shkruajtur “Tuttomercatoweb”-i./Sport Ekspres/

  • Te Egnatia bëhen gati për Dinamon, analizë me detaje për duelin delikat të javës

    Te Egnatia bëhen gati për Dinamon, analizë me detaje për duelin delikat të javës

    Stafi teknik i Egnatias ka punuar këto ditë me kujdes në aspektin taktik, duke alternuar fazat ofensive me rikuperimin e shpejtë pas humbjes së topit, një element që është bërë pjesë e identitetit të lojës së kampionëve.
    Në fokus ka qenë gjithashtu mënyra se si skuadra duhet të reagojë ndaj presionit dhe lojës fizike të Dinamos, një kundërshtar që di të shfrytëzojë çdo hapësirë. Vëmendje i është kushtuar gjithashtu lojës me krahë, e cila mbetet një nga armët më të forta të Egnatias, sidomos kur skuadra kundërshtare tenton të mbyllet në mbrojtje.

    Stërvitjet janë shoqëruar edhe me analizë video të kundërshtarit, ku trajneri dhe ndihmësit e tij kanë ndaluar gjatë në mënyrën e organizimit të Dinamos në fazën mbrojtëse dhe pikat e saj të dobëta. Kjo qasje analitike po e ndihmon Egnatian të përgatitet jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht për sfidën që e pret.
    © BalkanWeb

  • Ja si e parashikon ChatGpt ndeshjen e sotme mes Serbisë dhe Shqipërisë, rezultati dhe kush do shënojë

    Ja si e parashikon ChatGpt ndeshjen e sotme mes Serbisë dhe Shqipërisë, rezultati dhe kush do shënojë

    Analiza taktike
    Serbia
    Stili i lojës: Mbështetet në qarkullimin e shpejtë të topit dhe përdorimin e krahëve (Tadić, Kostić, Živković).Pika e fortë: Sulmi ajror dhe përvoja — me Mitrović si referencë në zonë.
    Dobësi: Mbrojtja shpesh mbetet e hapur pas humbjes së topit; qendërmbrojtësit janë të ngadaltë ndaj kundërsulmeve.
    Shqipëria
    Stili i lojës: E disiplinuar, luan mirë në tranzicion dhe përdor kundërsulmet me Asanin ose Brojën.
    Pika e fortë: Organizimi defensiv dhe shfrytëzimi i hapësirave.
    Dobësi: Lodhja në pjesën e dytë dhe mungesa e saktësisë në pasimin final.
    ???? Lojtarët kyç
    Serbia: Mitrović (sulm), Kostić (krahu i majtë).
    Shqipëria: Broja (sulm), Asani (krahu i djathtë), Ramadani (mesfusha)
    Serbi-Shqipëri/ Selmani: Në Kosovë po pritet me shumë interes ndeshja, shpresojmë në fitore
    ???? Parashikim i mundshëm i ndeshjes
    Pjesa e parë: Serbia kontrollon topin, Shqipëria mbron fort dhe kërkon kundërsulme.
    Pjesa e dytë: Ndeshja hapet — Serbia shtyn, por Shqipëria shfrytëzon hapësirat.
    Rezultat i mundshëm: ???????? 1 – 1 ????????
    ⚽ Mitrović (38’)
    ⚽ Asani (68’)

  • Toni Kroos paralajmëron Flick dhe Barcelonën: Nëse je i lodhur dhe nuk ndryshon stil loje…

    Toni Kroos paralajmëron Flick dhe Barcelonën: Nëse je i lodhur dhe nuk ndryshon stil loje…

    7 Tetor 2025

    11:04

    Alfred Lleshi

    Toni Kroos, ish-mesfushori i Real Madridit, i cili u tërhoq nga futbolli verën 2024, komentoi situatën e Barcelonës në podcastin “Einfach mal Luppen”. Gjermani theksoi se “Barça ka një nga stilet më tërheqëse të lojës në Europë, por rrezikon shumë”: “Në një ditë të keqe të Pedri, Lamine Yamal ose Raphinha, çdo skuadër mund t’i bëjë dëm dhe ta eliminojë nga Champions-i”.
    Ish-mesfushori kujtoi edhe humbjen ndaj Interit në gjysmëfinale, sezonin e kaluar, dhe paralajmëroi se këtë vit Barcelona mund të hasë përsëri në rivalë të fortë në çdo fazë të Champions-it: “Në La Liga nuk mendoj se do t’i ndodhë befasia, sepse është shumë dominuese”.
    Një problem kryesor, sipas Kroos, është lodhja në minutat e fundit: “Nga minuta e 75-të ndjehet se të gjithë janë më të lodhur, por nuk e ndryshojnë stilin e lojës për t’i mbyllur hapësirat. Nëse je i lodhur dhe nuk ndryshon stilin e lojës, bëhet shumë evidente sa i ekspozuar je ndaj rrezikut”. Kroos e përmbyll analizën e tij duke nënvizuar rëndësinë e adaptimit gjatë ndeshjeve për të shmangur dështimet në nivele të larta.
     

  • Flick justifikohet, pas turpërimit 4-1: Nuk e ka fajin sistemi i lojës, por gabimet individuale

    Flick justifikohet, pas turpërimit 4-1: Nuk e ka fajin sistemi i lojës, por gabimet individuale

    Pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj Sevillas, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në konferencë me ton autokritik, por edhe shpresëdhënës: “Ata e nisën me agresivitet të madh, ne nuk gjetëm zgjidhje. Në pjesën e dytë reaguam, por duhet të përqendrohemi te gabimet, që të mos përsëriten”.
    Flick vlerësoi reagimin e skuadrës: “Në dhomat e zhveshjes pashë zemërim dhe dëshirë për të reaguar, kjo më pëlqeu. Tani vjen pushimi, do të punojmë fort, të shohim nëse dimë të ngrihemi”.
    Ai mohoi që problemi lidhet me sistemin e lojës: “Nuk është çështje strukture, sistemi loje, por gabimesh individuale. Në pjesën e parë gabuam shumë. Penalltia mund ta kishte ndryshuar gjithçka, por tani duhet të mësojmë nga kjo, ashtu si edhe kundër PSG-së”.
    Flick pranoi se ekipi humbi kontrollin në disa zona, por shtoi: “Humbja në Milano ishte më e rëndë. Kjo dhemb, por do na ndihmojë të rritemi. Pushimi do na shërbejë për të rikuperuar energjitë e lojtarët. Duhet të reagojmë menjëherë”.

  • “Guardiola më dha filozofinë e lojës së bukur”, Silvinjo flet për trajnerët me të cilët ka punuar:  Premtoj se do t’i ftoj në Tiranë

    “Guardiola më dha filozofinë e lojës së bukur”, Silvinjo flet për trajnerët me të cilët ka punuar: Premtoj se do t’i ftoj në Tiranë

    Silvinjo ka dhënë një intervistë për “TV Klan”, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij dhe për përvojën e jashtëzakonshme që po përjeton te Shqipëria. Trajneri i Kombëtares e ndjen veten me fat që ka punuar me disa nga më të mirët e këtij sporti, si Guardiola, Venger, Rajkard, Mançini e Tite. Ai shprehet se ka arritur të mësojë diçka të vlefshme nga secili prej tyre. Gjithashtu është shprehur se ndëshiron që një ditë të sjellë në Tiranë Mançinin dhe Titen.
    “Kam qenë me fat. Si lojtar kam punuar me Vengerin, Guardiolën, apo Rajkardin. Si pjesë e stafit kam punuar me Mançinin për 2 vite te Interi, kam mësuar shumë prej tij. E më pas me Titen për 3 vite në Kombëtaren e Brazilit. Çdo trajnet kishte metodologjinë e tij, por nga secili mësova shumë. Vengeri më mësoi disiplinën, Guardiola dhe Rajkardi më dhanë filozofinë e lojës së bukur. Mançini më mësoi menanaxhimin dhe organizimin, ndërsa nga Tite mësova rëndësinë e detajeve. Mëson shumë nga më të mirët. I falenderoj që më kanë hapur derën dhe ruaj ende kontakt me ta. Kam shumë dëshirë që një ditë t’i ftoj në Tiranë. Premtoj që do t’i ftoj, por ata janë shumë të zënë”, ka thënë

  • ‘Shkrihen’ shahu dhe kubi i Rubikut, shpiket loja e kombinuar

    ‘Shkrihen’ shahu dhe kubi i Rubikut, shpiket loja e kombinuar

    Shpikësi i kubit Rubik, Erno Rubik dhe mjeshtri hungarez i shahut, Judit Polgar, kanë prezantuar turneun e parë të lojës së tyre “Shahu i Rubikut” gjatë së martës në Budapest. Rubik thotë se shpreson që do t’u kujtojë njerëzve sesi të përdorin duart dhe mendjen.

    Shahu i Rubikut është një turne me pesë raunde me studentë të ndarë në dyshe ku njëri lojtar mban rolin e shahistit, kurse tjetri zgjidh kubin e Rubikut. Gjatë lojës së shahut, tri pushime që ndodhin në kohë të rastësishme, ndërpresin ndeshjen. Gjatë tyre, dy personat që zgjidhin kubin garojnë për të kryer detyrën dhe më i shpejti i jep avantazh kohor shokut të skuadrës.

    “Ne po harrojmë ngadalë sesi të përdorim duart. Ne po bëjmë, nuk po shkruajmë, por duke shtypur butonët”, tha Erno Rubik duke iu referuar përhapjes së teknologjisë te të rinjtë. “Makineritë po bëjnë dhe fabrikojnë dhe kështu e në vijim. Por unë besoj se duart dhe mendjet tona bashkë na bëjnë njerëz. Kështu që në këtë kuptim, mendoj se është diçka e rëndësishme.”
    Mjeshtri i shahut Judith Polgar iu referua ndikimit në rritjen e Inteligjencës Artificiale në muskulin e kujtesës.

    “Ajo që është e rëndësishme te të dyja është dallimi i shenjav sepse ndërsa luaj një lojë shahu të shpejtë, në disa minuta e gjithë loja ka të bëjë me kujtesën, intuitën. Unë kam shumë shenja në shah, kurse kubistët kanë tret. Kështu që këto dy gjëra kombinojnë, shumë, mendoj.”
    Në turneun e parë morën pjesë 50 ekipe të shkollave fillore. Pasi zgjidhej kubi, vazhdonte loja e shahut. Performanca e të parit ndikonte në kursin e lojës së shahut sipas rregullave të posaçme, ndaj kombinimi i të dyjave u mëson të rinjve bashkëpunimin.
    /tvklan.al